ZANUSSI ZRA 319 SW - Frigorifer

ZRA 319 SW - Frigorifer ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ZRA 319 SW ZANUSSI në format PDF.

📄 104 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ZANUSSI ZRA 319 SW - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ZRA 319 SW ZANUSSI

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZRA 319 SW - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZRA 319 SW e markës ZANUSSI.

MANUAL I PËRDORUESIT ZRA 319 SW ZANUSSI

SQ Udhëzimet për përdorim 2

Të dhëna për sigurinë ____ 2
Funksionimi ____ 4
Përdorimi i parë ____
Përdorimi l përditshëm ____
Udhëzime dhe këshilla tënevojshme ____ 6
Kujdesi dhe pastrimi7
Si të veprojmë nëse...9
Të dhëna teknike11
5Instalimi11

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

Të dhëna për sigurinë

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj. Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.

Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

  • Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
  • Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
  • Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më

pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.

- Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

Siguria e përgjithshme

⚠️ Kujdes Mos bblokoni zgavrat e ventilimit.

  • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
  • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.
  • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
  • Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse (antipiretikut).

- Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet. Nëse qarku ftohtës dëmtohet:

– shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
- ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja

- Āshtë e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit.

  1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
  2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
  3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
  4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
  5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
  6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës 1) së ndriçimit të brendshëm.

- Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.

- Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim

1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën

2) Nëse pajisja është Pa formim bryme

të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.

- Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.

Përdorimi i përditshëm

  • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
  • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
  • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë. ^2)
  • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
  • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
  • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
  • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
  • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.

Kujdesi dhe pastrimi

  • Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza. Nëse nuk e arrini dot spinën kryesore, shkëpusni energjinë elektrike.
  • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
  • Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike.

- Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.

Instalimi

E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.

  • Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.
  • Ešhtë e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
  • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.
  • Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të shmangur djegie të mundshme.
  • Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.

Funksionimi

Ndezja

Futni spinën në prizën e murit.

Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.

Fikja

Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në pozicionin "O".

Rregullimi i temperaturës

Temperatura rregullohet automatikisht.

Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:

3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin

  • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Lidheni vetëm me ujë të pijshëm. 3)

Shërbimi

  • Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
  • Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi originale.

Mbrojtja e Mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin janë të riciklueshme.

  • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar minimumin e ftohtësisë.
  • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.

Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.

Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura brenda në pajisje varet nga:

  • temperatura e dhomës
  • shpeshtësia e hapjes së derës
  • sasia e ushqimit të depozituar
  • vendndodhja e pajisjes.

E rëndësishme Nëse temperatura e ambientit është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot, dhe pajisja është vendosur në

temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë reduktimin e konsumit të energjisë.

Përdorimi i parë

Pastrimi i brendësisë së pajisjes

Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr

erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.

E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.

Përdorimi I përditshëm

Ngrirja e ushqimeve të freskëta

Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.

Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen mesatare.

Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të lartë për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.

E rëndësishme Në këto kushte, temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.

Depozitimi i ushqimeve të ngrira

Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.

E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën "koha në rritje",

ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).

Shkrirja e akullit

Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.

Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.

Raftet e lëvizshme

Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Raftet e lëvizshme - 1

E rëndësishme Mos e lëvizni raftin prej xhami mbi sirtarin e zarzavateve për të siguruar një qarkullim të mirë të ajrit.

Vendosja e rafteve të derës

Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të vendosen në lartësi të ndryshme.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Vendosja e rafteve të derës - 1

Tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të shigjetave, derisa të lirohet, e më pas rivendoseni sipas dëshirës.

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme

Tingujt e Funksionimit Normal

  • Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose tubave. është normale.
  • Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Eështë normale.
  • Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Êshtë një fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Êshtë normale.
  • Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të temperaturës. Éshtë normale.

Këshilla për kursimin e energjisë

  • Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet.
  • Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni

Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.

Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta

Për të arritur një funksionim më të mirë:

  • mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës
  • mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë
  • vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij

Këshilla për ftohjen

Këshilla të nevojshme:

Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.

Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.

Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj.: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft.

Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.

Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur.

Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e shisheve tek dera.

Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në ftohës.

Këshilla për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme:

  • sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave;
  • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj periudhe;
  • ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
  • përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
  • mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë hermetik;
  • mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë

tashmë të ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;

  • ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
  • akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
  • është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.

Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:

  • të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
  • të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë sa më të shkurtër;
  • të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet.
  • Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
  • Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

Kujdesi dhe pastrimi

⚠️ Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.

Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.

Pastrimi periodik

Pajisja duhet pastruar rregullisht:

  • pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
  • kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra dhe nuk kanë papastërti.
  • shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.

E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.

Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.

Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e energjisë.

E rëndësishme Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.

Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës. Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.

Shkrirja e frigoriferit

Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon.

Ešhtë e rëndësishme të pastroni periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ushqime. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e kullimit.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Shkrirja e frigoriferit - 1

Shkrirja e ngrirësit

i Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark dhomëzës së sipërme.

E rëndësishme Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.

Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  1. Fikni pajisjen.
  2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend të freskët.
  3. Lëreni derën hapur.
  4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar, thani pjesët e brendshme të pajisjes tërësisht dhe rivendoseni tapën.

  5. Ndizni pajisjen.

  6. Vendoseni çelësin e temperaturës në pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.

  7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët më parë.

E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla metalike me majë për të kruar brymën nga avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.

Kohë të gjata mos-përdorimi

Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:

  • shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
  • nxirrni jashtë gjithë ushqimet
  • shkrirja ^4) dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj

- lëreni derën/dyert pak hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.

Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë për të shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike.

Si të veprojmë nëse...

ZANUSSI ZRA 319 SW - Si të veprojmë nëse... - 1

Paralajmërim Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.

Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.

E rëndësishme Gjatë përdorimit normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).

Problemi Shkaku imundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon.Llambushka nuk punon.Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë nëprizë.Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Nëprizën kryesore nuk kalontension.Lidhni një pajisje tjetër elektrikenë prizë.Kontaktoni një elektricist tëkualifikuar.
Llambushka nuk punon. Llambushka është nëmodalitetin stand-by.Mbylleni dhe hapeni derën.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi illambushkës.
Kompresori punon panderprerje.Temperatura nuk ështëvendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë mëtë lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja ederës.
Dera është hapur shumëshpesh.Mos e lini derën të hapur mëgjatë se ç'duhet.
Temperatura e produktitështë shumë e lartë.Lëreni temperaturën eproduktit të bjerë nëtemperaturën e ambientit,përpara se ta futni në pajisje.
Temperatura e ambientitështë shumë e lartë.Ulni temperaturën e ambientit.

4) Nëse parashikohet.

Problemi Shkaku imundshëm Zgjidhja
Në pllakëzën e pasme të ftohësit rrjedh ujë.Gjatë procesit automatik të shkrirjes, bryma shkrin në pllakëzën e pasme.Është normale.
Brenda në frigorifer rrjedh ujë.Tubi i daljes së ujit është bllokuar.Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin të rrjedhë në kolektorin e ujit.Sigurohuni që produktet të mos prekin pllakën e pasme.
Uji rrjedh në dysheme. Uji ishkrirë që del jashtë nuk shkon në depozitën avulluese që ndodhet mbi kompresor.Bashkoni tubin e daljes së ujit të shkrirë me depozitën avulluese.
Temperatura në pajisje është shumë e ulët.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Temperatura në pajisje është shumë e lartë.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të ulët.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës.
Temperatura e produktitështë shumë e lartë.Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Keni futur shumë produktenjëkohësisht në pajisje.Futni më pak produkte njëkohësisht në pajisje.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i ftohtë.Sigurohuni që në pajisje të qarkullojë ajër i ftohtë.

Ndërrimi i Ilambushkës

Nëse doni të ndërroni llambushkën, ndiqni këta hapa:

  1. Shkëputeni pajisjen nga rryma.
  2. Hiqni vidhën nga kapaku i llambushkës.
  3. Zbërtheni pjesën e lëvizshme duke e shtypur siç tregohet në figurë.
  4. Zëvendësoni Ilambushkën me një tjetër të së njëjtës fuqi (fuqia maksimale tregohet në mbështjellën e Ilambushkës)
  5. Fiksojeni kapakun e llambushkës në vend.
  6. Vidhoseni vidhën e kapakut të llambushkës.
  7. Rilidheni pajisjen me rrymën.
  8. Hapni derën dhe kontrolloni nëse drita ndizet.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Ndërrimi i Ilambushkës - 1

  1. Pastroni guarnicionin e derës.
  2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
  3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Përmasat
Lartësia 1050 mm
Gjerësia 550 mm
Thellësia 612 mm
Koha në rritje 11 h

Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në etiketën e energjisë.

Instalimi

Kujdes Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.

Pozicionimi

Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:

Klasa e klimësTemperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C

Ndarëset e pasme

Në çantën e dokumentave, gjeni dy ndarëse që duhet të montohen siç tregohet në figurë.

  1. Vendosini ndarëset nëpër vrima. Sigurohuni që shigjeta (A) është vendosur siç tregohet në figurë.

  2. Rrotullojini ndarëset në drejtim kundër- orar me 45° derisa të mbërthehen në vend.

A 45°

Nivelimi

Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme në pjesën e poshtme ballore (2). Nëse është e nevojshme, rregulloni këmbëzat duke hequr ndarëset (1).

ZANUSSI ZRA 319 SW - Nivelimi - 1

Pajisja duhet të montohet larg burimeve të nxehtësisë, të tillë si radiatorë, kazanë uji, drita e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës së pasme të dollapit. Për të siguruar performancën më të mirë, nëse pajisja është vendosur poshtë një njësie të varur në mur, largësia minimale midis pjesës së sipërme të dollapit dhe njësisë së murit duhet të jetë minimalisht 100 mm . Në një rast ideal, do të ishte mirë që pajisja të mos vendosej nën njësive që varen në mur. Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes një ose më shumë këmbëzave të rregullueshme që ndodhen nën dollap.

Nëse dollapi është vendosur në një qoshe dhe pjesët anësore me menteshat përballë murit, distanca midis murit dhe dollapit duhet të jetë të paktën 10 mm për t'i mundësuar derës të hapet mjaftueshëm që të mund të nxirren jashtë raftet.

Ndryshimi i drejtimit të derës

E rëndësishme Për të kryer veprimet e mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni së bashku me një person tjetër që do të

Paralajmërim

Pajisja duhet të mund të shkëputet lirisht nga korrenti; për këtë, spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.

min,100 mm 15 mm 15 mm

mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë procesit.

Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës, ndiqni këta hapa:

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 2

  1. Hiqni spinën nga priza e korrentit.
  2. Zhvidhosni dy vidhat në pjesën e pasme.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 3

  1. Shtyjeni pas pjesën e sipërme dhe ngrijeni atë.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 4

  1. Zhvidhosni dy këmbëzat e rregullueshme.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 5

  1. Zhvidhosni vidhat e menteshës së poshtme të derës. Hiqni menteshën. Vendoseni kunjin në drejtim të shigjetës

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 6

  1. Zhvidhosni dhe montoni vidhën në anën e kundërt.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 7

  1. Montoni menteshën në anën e kundërt.
  2. Vidhosni të dyja kämbëzat e rregullueshme.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 8

  1. Zhvidhosni vidhat e menteshës së sipërme të derës.
  2. Hiqni menteshën. Vendoseni kunjin në drejtim të shigjetës. Montoni menteshën në anën e kundërt.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Paralajmërim - 9

  1. Shtrëngojeni menteshën.

1 2 3

  1. Vendoseni pjesën e sipërme në vend.

  2. Shtyjeni përpara pjesën e sipërme.

  3. Vidhosni dy vidhat në pjesën e pasme.

  4. Hiqni dhe montoni dorezën 1) - në anën e kundërt.

  5. Rivendoseni, niveli pajisjen, prisni për të paktën katër orë dhe më pas lidheni atë në prizë.

1) Nëse parashikohet

Bëni një kontroll përfundimtar për t'u siguruar që:

• Të gjitha vidhat janë shtrënguar.

- Dera hapet dhe mbyllet në mënyrë të saktë. Nëse temperatura e ambientit është e ftohtë (p.sh. në Dimër), rondela mund të mos futet

mirë në dollap. Në atë rast, prisni që rondela të hyjë natyrshëm.

Në rast se nuk doni të kryeni veprimet e sipërpërmendura, kontaktoni Qendrën më të

Ndryshimi i drejtimit të derës së ngrirësit

afërt të Shërbimit të Klientit. Specialisti i Qendrës së Shërbimit të Klientit do të kryejë ndryshimin e drejtimit të derës, me shpenzimet tuaja.

ZANUSSI ZRA 319 SW - Ndryshimi i drejtimit të derës së ngrirësit - 1

Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.

Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar,

lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçistelektricist. Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme.

Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ZANUSSI

Modeli : ZRA 319 SW

Kategori : Frigorifer