SAMSUNG RB50DG6320B1 - Ngrirës

RB50DG6320B1 - Ngrirës SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RB50DG6320B1 SAMSUNG në format PDF.

📄 182 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SAMSUNG RB50DG6320B1 - page 141

Pyetjet e përdoruesve rreth RB50DG6320B1 SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RB50DG6320B1 - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RB50DG6320B1 e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RB50DG6320B1 SAMSUNG

Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi

KODI I MODELIT: RB45\*, RB50\*, RB53\*

  1. Në adresën http://samsung.com/support mund të shihni se ku të blini pjesët e këmbimit
  2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit.
  3. Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.
  4. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.
  5. Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kufizohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.

SHËNIM

Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualifikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia.

KUJDES

  • Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
  • Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
  • Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet.

Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - KUJDES - 1

Zëvendësimi i guarnicionit

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Zëvendësimi i guarnicionit - 1

KUJDES

Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi.

Për të hequr guarnicionin

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Për të hequr guarnicionin - 1

Hapni derën dhe hiqni guarnicionin nga dera.

Për të zëvendësuar guarnicionin

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Për të zëvendësuar guarnicionin - 1

Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës.

Shqip

Zëvendësimi i sirtarit

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Zëvendësimi i sirtarit - 1

KUJDES

Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit.

Për të hequr sirtarët

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Për të hequr sirtarët - 1

SHËNIM

Në fillim higni koshin e poshtëm të derës.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - SHËNIM - 1

  1. Tërhiqni pak përpara sirtarin e perimeve.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - SHËNIM - 2

  1. Ngrijeni pak sirtarin e perimeve dhe më pas nxirreni jashtë.

Për të rimontuar sirtarët

Rimontimi i sirtarëve bëhet duke ndjekur në rend të kundërt hapat përkatës të heqjes

Shqip

Zëvendësimi i menteshave

Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni fillimisht dyert.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Zëvendësimi i menteshave - 1

KUJDES

  • Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
  • Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
  • Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
  • Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.
  • Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
  • Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - KUJDES - 1

PARALAJMĚRIM

  • Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
  • Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt.

Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 1

Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Çelës dadosh 11 mm
SAMSUNG RB50DG6320B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 2

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 3
(për boshtin e menteshës)

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 4
Çelës kriket 8 mm (për bulona)

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 5
Çelës kriket 10 mm (për bulona)

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 6
Çelës hekzagonal 5 mm (për menteshën e mesit)

Për të zëvendësuar menteshat

Shkëputni linjën e ujit

! KUJDES

  • Sigurohuni që zorrët e ujit të jenë lidhur sipas ngjyrave përkatëse. (vetëm për modelin me aparat uji)
  • Për të parandaluar rrjedhjet e ujit, çdo zorrë uji duhet të futet plotësisht në qendrën e xhuntos transparente. (vetëm për modelin me aparat uji)
  • Sigurohuni që sipërfaqja e zorrës së ujit të mos dëmtohet. (vetëm për modelin me aparat uji)

Hiqni dyert

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Hiqni dyert - 1

  1. Përdorni një kaçavidë Philips për të liruar vidat (x3) e tri vrimave mbi syprinë. Më pas, tërhiqeni me kujdes syprinën.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Hiqni dyert - 2

  1. Shkëputni bashkuesit e telave.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Hiqni dyert - 3

  1. Lironi bulonat në menteshën e sipërme.

SAMSUNG RB50DG6320B1 - Hiqni dyert - 4

Hiqni menteshën dhe boshtin e derës
SAMSUNG RB50DG6320B1 - Hiqni dyert - 5

  1. Ngrijeni me kujdes derën e ngrirësit për ta hequr.

  2. Përdorni kaçavidën dhe çelësin për të liruar bulonat dhe higni menteshën e mesit.

  3. Rrèshqiteni me kujdes derën e frigoriferit jashtë boshtit të menteshës dhe më pas ngrijeni për ta hequr.

Përdorni kaçavidën për të hequr vidën në menteshën e poshtme.

Shqip

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RB50DG6320B1

Kategori : Ngrirës