Kärcher HD 10154 Cage Food - Pastrues me presion të lartë

HD 10154 Cage Food - Pastrues me presion të lartë Kärcher - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HD 10154 Cage Food Kärcher në format PDF.

📄 264 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice Kärcher HD 10154 Cage Food - page 246
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth HD 10154 Cage Food Kärcher

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues me presion të lartë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HD 10154 Cage Food - Kärcher dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HD 10154 Cage Food e markës Kärcher.

MANUAL I PËRDORUESIT HD 10154 Cage Food Kärcher

Para përdorimit të parë të aparatit tuaj, lexoni këto

udhëzime originale për përdorim, veproni sipas tyre dhe ruajini për një përdorim të mëvonshëm ose për pronarë të mëvonshëm të aparatit.

Pasqyra e lëndës

Mbrojtja e mjedisit. . . . . . . . SQ 1

Elementet e aparatit ..... SQ 1

Shënime sigurie .... SQ 2

Përdorimi sipas qëllimit të parashikuar .... SQ 2

Mekanizmat e sigurisë ..... SQ 2

Para vënies në përdorim. . . . . SQ 3

Vënia në përdorim. . . . . . . . SQ 3

Përdorimi. SQ 4

Transporti SQ 5

Magazinimi SQ 5

Kujdesi dhe mirëmbajtja ..... SQ 6

Ndihma në rast defektesh. . . . SQ 6

Aksesorë dhe pjesë këmbimi. SQ 7

Garancia .... SQ 7

Në pajtim me deklarata të EU-sëSQ 8

Të dhëna teknike .... SQ 9

Mbrojtja e mjedisit

Kärcher HD 10154 Cage Food - Mbrojtja e mjedisit - 1

Materialet e ambalazhit janë të riciklueshme. Ju lutem mos i hidhni ambalazhet në mbeturinat shtëpiake, por bëni që të riciklohen.

Kärcher HD 10154 Cage Food - Mbrojtja e mjedisit - 2

Aparatet e vjetra përmbajnë materiale të vlefshme të riciklueshme, që duhet të shfrytëzohen. Bateritë, vaji dhe lëndë të ngjashme nuk duhet të hyjnë në mjedis. Për këtë, ju lutem, mënjanoni aparate të vjetra nëpërmjet sistemeve të përshtatshme mbledhjeje për riciklim.

Pajisjet elektrike dhe elektronike përmbajnë shpesh komponentë që, nëse përdoren në mënyrë të gabuar ose asgjësohen në mënyrë të parregullt, mund të paraqesin rrezik të mundshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Megjithatë, këta komponentë janë të nevojshëm për funksionimin e duhur të pajisjes. Pajisjet e shënuara me këtë simbol nuk lejohen të hidhen me mbeturinat shtëpiake.

Informacione mbi përbërësit (REACH)

Informacionet aktuale mbi përbërësit mund t'i gjeni në:

1 Këmbëza
2 Leva e sigurimit
3 Tubi i presionit të lartë EASY!Lock
4 Mengenja e shtytjes
5 Kapaku i aparatit
6 Depoja e tubit të rrezes
7 Çelësi i aparatit
8 Bllokimi i kapakut të aparatit
9 Pllaka e poshtme mbuluese

10 Manometri

11 Lidhja e ujit

12 Lidhja e presionit të lartë EASY!Lock

13 Filtri i ujit

14 Treguesi i nivelit të vajit

15 Mbajtësi i vajit

16 Depoja e pipëzës

17 Kablloja e rrjetit me fishën e rrjetit

18 Hapja e karkasës së pompës shtytëse

19 Mbajtësi notues

20 Mbajtësi për 2 bidona me lëndë pastrimi me një përmbajtje prej nga 5 litra

21 Zorra thithëse për lëndë pastrimi me filter dhe kapak të vidhosshëm

22 Mbajtësi i kabllos

23 Ventili i dozimit të lëndës së pastrimit

24 Pipëza me rreze të sheshtë 25°

25 Vidhosja e pipëzës

26 Pipëza me rreze të sheshtë 40°

27 Sprucator EASY!Lock

28 Rregullimi i presionit/sasisë

29 Pistoletë dore për spërkatje EASY!Force

30 Mekanizmi ndalues

Identifikimi i ngjyrave

– Elementet e kontrollimit për proces të pastrimit janë të verdha.
– Elementet e kontrollimit për mirëmbajtje dhe servisim janë ngjyrë hiri të çeltë.

Shënime sigurie

  • Para vënies së parë në përdorim duhet domosdo t'i lexoni udhëzimet për siguri nr. 5.951-949!
    – Respektoni rregullimet përkatëse kombëtare të ligjvënësit për aparatet për spërkatje.
    – Respektoni rregullimet pärkatëse kombëtare të ligjvënësit për shmangien e aksidenteve. Aparatet për spërkatje duhet të verifikohen rregullisht dhe rezultati i verifikimit duhet të mbahet me shkrim.
    – Në pajisje/aksesor nuk lejohet të bëhet asnjë ndryshim.

Shkalla rreziku

⚠️RREZIK

Shënim lidhur me një rrezik të mundshëm me pasojë lëndime të rënda trupore ose vdekjen.

⚠PARALAJMËRIM

Shënim lidhur me një situatë potencialisht të rrezikshme me pasojë lëndime të rënda trupore ose vdekjen.

△KUJDES

Shënim lidhur me një situatë potencialisht të rrezikshme me pasojë lëndime të lehta.

VËMENDJE

Shënim lidhur me një situatë potencialisht të rrezikshme me pasojë dëme materiale.

Simbolet mbi aparatin

Kärcher HD 10154 Cage Food - Simbolet mbi aparatin - 1

Rrezet me presion të lartë mund të jenë të rrezikshme në rast

përdorimi joprofesional. Rrezja nuk duhet t'u drejtohet njerëzve, kafshëve, pajisjeve aktive elektrike ose vetë aparatit.

Sipas rregulloreve në fuqi, pajisja nuk duhet të përdoret kurrë pa një kundërvalvulë në rrjetin e ujit të

Kärcher HD 10154 Cage Food - Simbolet mbi aparatin - 2

pijshëm. Duhet përdorur një kundërvalvulë e përshtatshme e prodhuar nga KÄRCHER ose si alternativë një kundërvalvulë në përputhje me standardin evropian EN 12729, tipi BA.

Uji që ka kaluar nëpër një kundërvalvulë konsiderohet jo i pijshëm.

△KUJDES

Kundërvalvula duhet lidhur gjithmonë në pikën e furnizimit me ujë dhe asnjëherë në pajisje.

Përdorimi sipas qëllimit të parashikuar

Përdoreni këtë aparat vetëm për pastrimin me rreze me presion të lartë pa/me lëndë pastruese (p. sh. industria ushqimore, ndërmarrjet e prerjes së mishit etj.).

Mekanizmat e sigurisë

Ventili i shkarkimit me çelës presioni

Kur sasia e ujit reduktohet me rregullimin e presionit/sasisë, ventili i shkarkimit hapet dhe një pjesë e ujit rrjedh prapë në anën e thithjes së pompës.

Nëse lëshohet këmbëza e pistoletës së dorës, çelësi i presionit fik pompën, rryma e presionit të lartë ndalet. Nëse këmbëza tërhiqet, pompa ndizet sërish.

Ventili i sigurisë

Ventili i sigurisë hapet kur tejkalohet mbipresioni i lejueshëm i operimit; uji rrjedh prapë në anën e thithjes së pompës.

Ventili i shkarkimit, çelësi i presionit dhe ventili i sigurisë janë të rregulluar nga prodhuesi dhe të mbyllur me plumb.

Rregullimet duhet të bëhen vetëm nga shërbimi për klientë.

Siguresa kundër mungesës së ujit

Siguresa kundër mungesës së ujit në mbajtësin notues e fik motorin në rastin e furnizimit të pamjaftueshëm me ujë (presioni i ujit tepër i ulët).

Pompa mbrohet nga puna në gjendje të thatë.

Para vënies në përdorim

Shpaketimi

  • Verifikoni përmbajtjen e pakos gjatë shpaketimit.
    – Në rast dëmi transporti njoftoni menjëherë shitësin.

Kontrollimi i nivelit të vajit

→ Zhvidhosni vidhën me kokë të ylltë për bblokimin e kapakut të aparatit dhe hapni kapakun e aparatit.
→ Nxirrni lart pllakën e poshtme mbuluese dhe hiqeni nga menteshat poshtë.
→ Lexoni treguesin e nivelit të vajit nga aparati i ndalur. Niveli i vajit duhet të gjendet midis të dy shenjave në mbajtësin e vajit.

Aktivizimi i ajrosjes së mbajtësit të vajit

→ Hapni bllokimin e kapakut të aparatit dhe ktheni lart kapakun e aparatit.
→ Nxirrni lart pllakën e poshtme mbuluese dhe hiqeni nga menteshat poshtë.
→ Hiqni majën e kapakut të mbajtësit të vajit.
→ Mbërtheni pllakën e poshtme mbuluese dhe kapakun e aparatit.

Montimi i pistoletës së sprucimit, sprucatorit dhe dizës

Shënim: Me anë të një kunji me filetim të shpejtë, sistemi EASY!Lock vetëm me një xhiro të vetme i lidh komponentët shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Kärcher HD 10154 Cage Food - Montimi i pistoletës së sprucimit, sprucatorit dhe dizës - 1

→ Futja e dizës së presionit të lartë në sprucator.
→ Montoni dadon dhe shtrëngojeni fort me dorë (EASY!Lock).
→ Lidhni sprucatorin me pistoletën dhe shtrëngojini fort me dorë (EASY!Lock).
→ Lidhni tubin e presionit të lartë me pistoletën dhe lidhjen e presionit të lartë të pajisjes dhe shtrëngojini fort me dorë (EASY!Lock).

Vënia në përdorim

Lidhja elektrike

△RREZIK

Rrezik lëndimi nga goditja elektrike.

– Pajisja duhet të lidhet domosdoshmërisht në rrjetin elektrik me anë të një spine. Ndalohet lidhja e pandashme nga rrjeti elektrik. Spina shërben për ndarjen nga rrjeti.
– Siguresa minimale e prizës (shih të dhënat teknike).
– Nuk lejohet të tejkalohet impedanca maksimale e lejueshme e rrjetit në pikën e lidhjes elektrike (shih të dhënat teknike). Në rast paqartësish lidhur me impedancën e rrjetit në pikën e lidhjes ju lutemi të kontaktoni kompaninë tuaj të furnizimit me energji elektrike.
– Përdorni një kabllo shtesë me një gjerësi të mjaftueshme (shih "Të dhënat teknike") dhe shpështjelleni krejt nga rrotulla e kabllos.

Për vlerat e lidhjes shih pllakëzën/të dhënat teknike.

→ Çmbështillni kabllon e rrjetit dhe shtrijeni në dysheme.
→ Futni spinën në një prizë.

Lidhja e ujit

Lidhja me ujësjellësin

⚠️PARALAJMËRIM

Ndiqni rregullat e kompanisë së furnizimit me ujë.

Sipas rregulloreve në fuqi, pajisja nuk duhet të përdoret kurrë pa një kundërvalvulë në rrjetin e ujit të pijshëm.

Kärcher HD 10154 Cage Food - ⚠️PARALAJMËRIM - 1

Duhet përdorur një kundërvalvulë e përshtatshme e prodhuar nga KÄRCHER ose si alternativë një kundërvalvulë në përputhje me standardin evropian EN 12729, tipi BA.

Uji që ka kaluar nëpër një kundërvalvulë konsiderohet jo i pijshëm.

Për vlerat e lidhjes shih të dhënat teknike.

→ Lidhni zorrën e hyrjes (gjatësi minimale 7,5 m, diametër minimal 1") me lidhjen e ujit të aparatit dhe me hyrjen e ujit (për shembull rubinetin e ujit).

Shënim:

Zorra e furnizimit me ujë nuk është e përfshirë në paketim.

→ Hapni hyrjen e ujit.
→ Ajroseni aparatin:

Zhvidhosni pipëzën.

Lëreni aparatin të punojë derisa uji të dalë pa filluska.

Lëreni aparatin eventualisht të punojë për 10 sekonda - fikeni. Përsëriteni këtë proces disa herë.

→ Fikeni aparatin dhe vidhoseni pipëzën përsëri.

Përdorimi

⚠️RREZIK

Rrezik lëndimi! Mos e përdorni kurrë pajisjen pa montuar sprucatorin. Përpara çdo përdorimi kontrolloni nëse sprucatori është shtrënguar fortë. Vidhosja e sprucatorit duhet kryer fort me dorë.

Rrezik shpërthimi!

Mos spërkatni lëngje të djegshme.

Kur përdorni pajisjen në zona të rrezikshme (p.sh. pikat e karburantit) respektoni rregulloret përkatëse të sigurisë.

Rrezik lëndimi! Pistoleta dhe sprucatori gjatë punës duhen mbajtur me të dyja duart.

Rrezik lëndimi! Këmbëza dhe leva e sigurisë nuk lejohen të mbahen të bllokuara gjatë punës.

Rrezik lëndimi! Nëse ka defekt leva e sigurisë, kontaktoni shërbimin ndaj klientit. Rrezik lëndimi nga rryma e presionit të lartë të ujit. Përpara të gjitha punëve në pajisje shtyni përpara mekanizmin ndalues në pistoletë.

△KUJDES

Motorët pastrojini vetëm në vendet e pajisura me një ekstraktor përkatës vaji (mbrojtja e mjedisit).

Hapja / mbyllja e pistoletës

→ Hapja e pistoletës: Aktivizoni levën e sigurisë dhe këmbëzën.
→ Mbyllja e pistoletës: Lëshoni levën e sigurisë dhe këmbëzën.

Përdorimi me presion të lartë

Shënim:

Pajisja e pajisur me një çelës presioni. Motori fillon punë vetëm kur pistoleta e hapur.

→ Vini çelësin e aparatit në "l".
→ Hiqni pistoletën nga siguresa duke shtyrë mbrapa mekanizmin e ndalimit.
→ Hapni pistoletën.

⚠️RREZIK

Gjatë regjistrimit të kontrollit të presionit / vëllimit, sigurohuni që vidhosja e sprucatorit të mos lirohet.

→ Rregulloni presionin e punës dhe sasinë e ujit duke rrotulluar (në mënyrë të vazhdueshme) rregullimin e presionit dhe sasisë (+/-).

Zgjedhja e llojit të rrezes

→ Mbyllni pistoletën e sprucimit me dorë.
→ Vini çelësin e aparatit në "0".
→ Vendosni pipëzën e dëshiruar mbi tubir e rrezes.

Përdorimi me lëndë pastrimi

⚠PARALAJMËRIM

Detergjentet e papërshtatshme mund të dëmtojnë pajisjen si dhe objektin që duhet pastruar. Përdorni vetëm detergjente të konfirmuar nga Kärcher. Respektoni dozat e rekomanduara dhe udhëzimet bashkëlidhur detergjenteve. Për të ruajtur mjedisin përdorini me kursim detergjentet Respektoni udhëzimet e sigurisë të shënuara te detergjentet.

Lëndët e pastrimit Kärcher garantojnë një punë pa defekte. Ju lutem këshillohuni ose

kärkoni katalogun tonë ose fletët tona informative për lëndët e pastrimit.

→ Vendosni bidonin me lëndën e pastrimit në mbajtësin.
→ Varni zorrën thithëse për lëndë pastrimi në bidonin e lëndës së pastrimit.

Shënim:

Nëse detergjenti duhet të thithet nga një bidon që ndodhet mbi dysheme, atëherë duhet përdorur zgjatuesi i zorrës 2.641-944.0 (nuk është i përfshirë në paketim).

→ Vidhosni kapakun e vidhosshëm mbi bidonin.
→ Vini ventilin e dozimit të lëndës së pastrimit në lëndën e dëshiruar të pastrimit dhe koncentracionin e dëshiruar.
→ Kryejeni pastrimin.
→ Pas përdorimit zhyteni filtrin në ujë të kthjellët.
→ Vini ventilin e dozimit të lëndës së pastrimit në "0".
→ Lëreni aparatin të punojë pak me pistoletën e sprucimit me dorë të hapur për të shpëlarë jashtë mbetjet e lëndës së pastrimit.

Ndërprerja e përdorimit

→ Mbyllni pistoletën e sprucimit me dorë. Pajisja fiket vetë.
→ Siguroni pistoletën duke shtyrë përpara mekanizmin ndalues.

Pas ndërprerjes:

→ Hiqni pistoletën nga siguresa duke shtyrë mbrapa mekanizmin e ndalimit.
→ Hapni pistoletën. Pajisja ndizet vetë.

Fikja e aparatit

→ Mbyllni hyrjen e ujit.
→ Hapni pistoletën.
→ Ndizni pompën me anë të çelësit të pajisjes dhe lëreni të punojë për 5-10 sekonda.
→ Mbyllni pistoletën e sprucimit me dorë.
→ Vendosni çelësin e pajisjes në pozicionin "0/OFF".
→ Hiqni spinën nga priza vetëm me duar të thata.
→ Hiqni lidhjen e ujit.

→ Aktivizoni pistoletën deri sa pajisja të mos ketë më presion.
→ Siguroni pistoletën duke shtyrë përpara mekanizmin ndalues.

Ruajtja e aparatit

→ Vendosni pistoletën e sprucimit me dorë me gjithë tubin e rrezes në depon e tubit të rrezes.
→ Mbështillni zorrën e presionit të lartë përreth mengenes së shtytjes.
→ Mbështillni kabllon shtesë përreth mbajtësit të kabllos.

Mbrojtja nga ngrica

VËMENDJE

Ngrica e shkatërron pajisjen nëse ajo nuk është plotësisht e zbrazur nga uji. Ruajeni aparatin në një vend pa ngricë.

Transporti

△KUJDES

Rrezik lëndimi dhe dëmtimi! Gjatë transportit merrni në konsideratë peshën e pajisjes.

VËMENDJE

Gjatë transportit ruani këmbëzën nga dëmtimet.

→ Për transportin nëpër distanca të gjata tërhiqeni aparatin me kapjen prapa vetes suaj.
→ Para transportit nxirrni bidonin e lëndës së pastrimit në pozitë të shtrirë nga mbajtësi dhe mbylleni.

Shënim:

Kur pajisja mbahet e shtrirë, sasia e ujit e mbetur në depozitën e ujit derdhet nga pajisja.

→ Pranë transportit në automjete, pajisja duhet të sigurohet sipas rregulloreve të vlefshme kundër rrëshqitjes dhe animit.

Magazinimi

△KUJDES

Rrezik lëndimi dhe dëmtimi! Gjatë transportit merrni në konsideratë peshën e pajisjes.

Kjo pajisje guxon të magazinohet vetëm në hapësira të mbyllura (brendshme).

Kujdesi dhe mirëmbajtja

⚠️RREZIK

Rrezik lëndimi nga pajisja e lënë pa dashje në punë dhe goditja elektrike.

Përpara gjithë punëve në pajisje, fikeni atë dhe hiqni spinën nga priza.

Shënim:

Vaji i përdorur duhet të hidhet vetëm në vendet e caktuara për të. Ju lutemi dorëzojeni atje vajin e përdorur. Ndotja e mjedisit me mbeturinat e vajit përbën vepër penale.

Inspektimi i sigurisë/Kontrata e mirëmbajtjes

Me shitësin tuaj mund të merreni vesh për një inspektim të rregullt sigurie ose mund të lidhni një kontratë mirëmbajtjeje. Ju lutem këshillohuni.

Para çdo përdorimi

→ Verifikoni kabllon lidhëse për dëmtime (rrezik nga goditja elektrike), zëvendësojeni kabllon e dëmtuar lidhëse menjëherë nëpërmjet shërbimit të autorizuar për klientë ose një elektriku të specializuar.
→ Verifikoni zorrën e presionit të lartë për dëmtime (rrezik shpërthimi). Zorrën e dëmtuar të presionit të lartë zëvendësojeni menjëherë.
→ Verifikoni padepërtueshmërinë e aparatit (pompës). 3 pika ujë në minutë janë të pranueshme dhe mund të dalin në faqen e poshtme të aparatit. Nëse përshkueshmëria është më e fortë, kontaktoni shërbimin për klientë.

Çdo javë

→ Verifikoni nivelin e vajit. Nëse vaji duket qumështor (ujë në vaj), kontaktoni menjëherë shërbimin për klientë.
→ Pastroni filtrin e ujit.
→ Pastroni filtrin në zorrën thithëse për lëndë pastrimi.

Pas çdo 500 orësh pune, të paktën një herë në vit

→ bëni inspektimin e pajisjes nga shërbir teknik.
→ Ndërrimi i vajit duhet të kryhet vetëm nga shërbimi për klientë.

Shënim:

Sasia dhe lloji i vajit, shih "Të dhënat teknike".

Ndihma në rast defektesh

⚠️RREZIK

Rrezik lëndimi nga pajisja e lënë pa dashje në punë dhe goditja elektrike.

– Përpara gjithë punëve në pajisje, fikeni atë dhe hiqni spinën nga priza.
– Kontrolloni dhe riparoni pjesët elektrike vetëm nga shërbimi i autorizuar teknik.
– Në rast defektesh, të cilat nuk janë përmendur në këtë kapitull, rekomandohet këshillimi me një pikë të autorizuar të shërbimit teknik.

→ Verifikoni kabllon e lidhjes për dëmtime
→ Verifikoni tensionin e rrjetit.
→ Punoi siguresa e mungesës së ujit: Verifikoni hyrjen e ujit, hapni rubinetin e ujit, siguresa e mungesës së ujit duhet të verifikohet nga shërbimi për klientë.
→ Në rast defekti elektrik kontaktoni shërbimin për klientë.

Aparati nuk arrin presionin

→ Vendosni pipëzën e presionit të lartë ose pipëzën e rotorit mbi tubin e rrezes.
→ Pastrojeni pipëzën.
→ Zëvendësojeni pipëzën.
→ Ajroseni aparatin (shih "Vënia në përdorim").
→ Zhvidhosni vidhën mbyllëse të pompës shtytëse me një kaçavidhë nëpër hapjen e pompës shtytëse. Lironi boshtin e pompës shtytëse duke e rrotulluar. Mbërtheni dhe shtrëngoni vidhën mbyllëse.

→ Verifikoni sasinë e ujit hyrës (shih të dhënat teknike).
→ Pastroni filtrin e ujit.
→ Verifikoni të gjitha lidhjet prurëse të pompës.
→ Në rast nevoje kontaktoni shërbimin për klientë.

Pompa nuk është e papërshkueshme

3 pika ujë në minutë janë të pranueshme dhe mund të dalin në faqen e poshtme të aparatit.

→ Nëse përshkueshmëria është më e fortë, aparati duhet të verifikohet nga shërbimi për klientë.

Shënim:

Gjatë punës mund të dalin spërkatje uji nga depozita e ujit apo rrjedhje të tyre nga pajisja. Kjo është diçka normale dhe nuk duhet ngatërruar me mosizolimin e pompës.

Pompa troket

→ Verifikoni lidhjet thithëse për ujë dhe lëndë pastrimi për përshkueshmëri.
→ Mbyllni ventilin e dozimit të lëndës së pastrimit në rast përdorimi pa lëndë pastrimi.
→ Ajroseni aparatin (shih "Vënia në përdorim").
→ Në rast nevoje kontaktoni shërbimin për klientë.

Nuk thithet lënda pastruese

→ Verifikoni/pastroni zorrën thithëse për lëndë pastrimi me filter.
→ Hapni ose verifikoni/pastroni ventilin e dozimit të lëndës së pastrimit.
→ Në rast nevoje kontaktoni shërbimin për klientë.

Aksesorë dhe pjesë këmbimi

Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë këmbimi origjinale, pasi ato ofrojnë garancinë për një funksionim të sigurt dhe pa defekte të pajisjes.

Informacionet mbi aksesorët dhe pjesët e këmbimit i gjeni në www.kaercher.com.

Garancia

Në çdo vend vlejnë kushtet e garancisë të botuara nga shoqata jonë përgjegjëse të shpërndarjes. Defekte eventuale në aparatin tuaj i mënjanojmë falas brenda afatit të garancisë, në qoftë se arsyja është një defekt materiali ose prodhimi. Në rast garantie kontaktoni, ju lutem, shitësin tuaj ose pikën më të afërt të autorizuar të shërbimit për klientë duke paraqitur faturën tuaj të blerjes.

Në pajtim me deklarata të EU-së

Me këtë deklarojmë se makina e përmendur më poshtë, për shkak të konceptimit të saj dhe mënyrës së ndërtimit si dhe në cilësinë me të cilën e shpërndajmë, përputhet me kërkesat përkatëse të sigurisë dhe shëndetit sipas direktivave të BE-së. Në rastin e një ndryshimi të makinës i cili nuk u koordinua me ne, kjo deklaratë humb vlefshmërinë e saj.

Produkti: Makinë pastrimi me presion të lartë

Tipi: 1.524-xxx

Direktivat përkatëse të BE-së:

2006/42/EG (+2009/127/EG)

2014/35/EU

2014/30/EU

2000/14/EG

Normat e zbatuara të harmonizuara

EN 60335-1

EN 60335-2-79

EN 55014-1: 2006+A1: 2009+A2: 2011

EN 55014-2: 1997 + A2: 2008

EN 61000-3-2: 2006+A1: 2009+A2: 2009

EN 61000-3-3: 2006

EN 61000-3-11: 2000

EN 50366: 2003 + A1: 2006

Procedura e zbatuar e vlerësimit të konformitetit

2000/14/EG Shtojca V

Niveli i fuqisë së zërit dB(A)

I matur: 84

I garantuar: 86

Nënshkruesit veprojnë në ngarkim dhe me autorizim të udhëheqjes së biznesit.

Kärcher HD 10154 Cage Food - Në pajtim me deklarata të EU-së - 1

Kärcher HD 10154 Cage Food - Në pajtim me deklarata të EU-së - 2

I autorizuari i dokumentacionit:

S. Reiser

Alfred Kärcher SE & Co. KG

Alfred-Kärcher-Str. 28 - 40

Lidhja me rrjetin
Tensioni V 400
Lloji i rrymës Hz 3~50
Shpejtësia e motorit 1/min 1400
Kablloja shtesë kW 6,4
Lloji i mbrojtjes IPX5
Siguresa (e plogësht, karak. C) A 16
Kabbloja shtesë 30 m mm22,5
Lidhja e ujit
Temperatura e hyrjes (maks.) °C 85
Sasia e hyrjes (min.) l/h (l/min) 1200 (20)
Presioni i hyrjes (maks.)MPa (bar)1 (10)
Të dhënat e rendimentit
Presioni i punës Ujë (me dizë standarde)MPa (bar)2...15(20...150)
Mbipresioni maksimal i punësMPa (bar)17,5 (175)
Sasia e pompimitl/h (l/min) 400...990(6,67...16,5)
Madhësia e dizës për dizat standarde062
Thithja e lëndës së pastrimitl/h (l/min) 0...60 (0...1)
Forca reaktive e pistoletës së sprucimit me dorë (maks.)N48
Vlerat e përllogaritura sipas EN 60335-2-79
Lartësia e vibracionit në dorë - krah
Pistoleta e sprucimit me dorë m/s^2 <2,5
Tubi i rrezes m/s^2 <2,5
Pasiguria K m/s^2 1
Niveli i presionit akustik L_pA dB(A)70
Pasiguria K_pA dB(A)2
Lartësia e zhurmës L_WA + Pasiguria K_WA dB(A)86
Lëndët e operimit
Sasia e vajitI0,75
Lloji i vajit-- Hypoid SAE 90
Masat dhe peshat
Gjatësiamm524
Gjerësiamm650
Lartësiamm1100
Peshë tipike operativekg77

Kärcher HD 10154 Cage Food - Në pajtim me deklarata të EU-së - 3

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Kärcher

Modeli : HD 10154 Cage Food

Kategori : Pastrues me presion të lartë