SAMSUNG RF44A5202SL - Frigorifer

RF44A5202SL - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RF44A5202SL SAMSUNG në format PDF.

📄 312 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice SAMSUNG RF44A5202SL - page 241
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RF44A5202SL

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RF44A5202SL - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RF44A5202SL e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RF44A5202SL SAMSUNG

1. Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë

2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për

të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit. - Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.

3. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në

këtë manual. - Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kuzohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat. SHËNIM Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia. KUJDES

  • Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
  • Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
  • Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet. RF5000A_User-servicing-manual.indb 1 2020-12-22 5:46:29Shqip Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.
  • Bëni kujdes që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës kur zëvendësoni dorezën e saj.
  • Shtyni fort dorezat në mbështetëse. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe derës.
  • Shtrëngoni fort vidat kur montoni dorezën.
  • Përpara se të përdorni produktin, kontrolloni që doreza është montuar mirë. Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) Çelës hekzagonal (diametër 4 mm) RF5000A_User-servicing-manual.indb 2 2020-12-22 5:46:29Shqip Për të shkëputur dorezat Doreza e derës së ngrirësit

1. Vendosni çelësin hekzagonal në vrimën

në pjesën e poshtme të dorezës.

2. Rrotulloni çelësin hekzagonal në drejtim

kundërorar. Ky veprim mundëson lirimin e vidave.

3. Tërhiqni dorezën.

SHËNIM Kthejeni dorezën me 90 gradë për të lejuar akses në pozicionin fundor të ksimit. RF5000A_User-servicing-manual.indb 3 2020-12-22 5:46:29Shqip Doreza e derës së frigoriferit

1. Vendosni çelësin hekzagonal në vrimën

në pjesën e poshtme të dorezës. Rrotulloni çelësin hekzagonal në drejtim kundërorar. Ky veprim mundëson lirimin e vidave.

2. Tërhiqni dorezën (Çmontojeni njësoj edhe

anën tjetër). SHËNIM Kthejeni dorezën me 90 gradë për të lejuar akses në pozicionin fundor të ksimit. RF5000A_User-servicing-manual.indb 4 2020-12-22 5:46:30Shqip Për të montuar dorezat Doreza e derës së ngrirësit

1. Vendosni mbështetëset e dorezave në

menteshën izoluese. SHËNIM Sigurohuni që mentesha izoluese të jetë montuar siç duhet dhe që vrimat për çmontimin e dorezës të jenë në pjesën e poshtme.

2. Tërhiqni dorezën.

RF5000A_User-servicing-manual.indb 5 2020-12-22 5:46:30Shqip Doreza e derës së frigoriferit

1. Vendosni mbështetëset e dorezave në

menteshën izoluese. SHËNIM Sigurohuni që mentesha izoluese të jetë montuar siç duhet dhe që vrimat për çmontimin e dorezës të jenë në pjesën e poshtme.

2. Rrotulloni çelësin hekzagonal në drejtim

orar. për të ksuar dorezën. RF5000A_User-servicing-manual.indb 6 2020-12-22 5:46:30Shqip Zëvendësimi i guarnicionit KUJDES Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi. Për të hequr guarnicionin

Për të zëvendësuar guarnicionin Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës. RF5000A_User-servicing-manual.indb 7 2020-12-22 5:46:30Shqip Zëvendësimi i sirtarit KUJDES Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit. Për të hequr sirtarin Ngrini me kujdes pjesën e përparme të sirtarit dhe nxirreni duke e rrëshqitur.

  • Ne rekomandojmë që të hiqni koshat e dyerve përpara se të hiqni sirtarin. Kjo bëhet me qëllim që të shmanget dëmtimi i koshave të dyerve.
  • Për ta rivendosur, futeni sirtarin në shinat e kornizës dhe pastaj rrëshqiteni për brenda. RF5000A_User-servicing-manual.indb 8 2020-12-22 5:46:31Shqip Zëvendësimi i menteshave Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni llimisht dyert. KUJDES
  • Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
  • Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
  • Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
  • Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.
  • Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
  • Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm. PARALAJMËRIM
  • Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
  • Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt. Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Çelës kriket 10 mm Pinca Çelës hekzagonal 5 mm RF5000A_User-servicing-manual.indb 9 2020-12-22 5:46:31Shqip Për të zëvendësuar menteshat PARALAJMËRIM Bëni kujdes që të mos e rrëzoni dhe gërvishtni derën e frigoriferit gjatë heqjes!

1. Përdorni një kaçavidë kryq për të hequr

vidat që shtrëngojnë kapakun e sipërm (A).

2. Shkëputni telat në pjesën e sipërme të

3. Përdorni një çelës kriket (10 mm) për të

hequr vidat që shtrëngojnë menteshën e sipërme (B).

4. Përdorni një kaçavidë kryq për të hequr

vidën që shtrëngon telin e tokëzimit (C). RF5000A_User-servicing-manual.indb 10 2020-12-22 5:46:32Shqip

5. Hiqni menteshën e sipërme nga dera.

SHËNIM Hiqni me kujdes menteshën e sipërme. Telat e derës sistemohen përmes boshtit të menteshës.

6. Ngrijeni me kujdes derën e frigoriferit

për ta hequr. Mos ushtroni forcë të tepërt mbi derën. Dera mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim zik.

7. Shtrijeni derën poshtë në një sipërfaqe të

8. Ngrijeni derën lart për ta hequr. Bëni

kujdes që të mos i rrëzoni dhe gërvishtni dyert gjatë heqjes. Mentesha e mesit

9. Hiqni vidën që gjendet te menteshat e

mesit majtas dhe djathtas duke përdorur një kaçavidë kryq (+). RF5000A_User-servicing-manual.indb 11 2020-12-22 5:46:32Shqip

10. Hiqni 2 bulonat me kokë hekzagonale

që gjenden te menteshat e mesit majtas dhe djathtas duke përdorur një çelës hekzagonal (Ø 5 mm).

11. Rimontoni në rendin e kundërt të

çmontimit pasi të keni zëvendësuar menteshën e sipërme dhe/ose të mesit. KUJDES

  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.