BEKO HCP61310B - Kapuçina kuzhine

HCP61310B - Kapuçina kuzhine BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HCP61310B BEKO në format PDF.

📄 236 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BEKO HCP61310B - page 211

Pyetjet e përdoruesve rreth HCP61310B BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

L'email reste privé : il sert seulement à vous prévenir si quelqu'un répond à votre question.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HCP61310B - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HCP61310B e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT HCP61310B BEKO

Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!

I dashur klient,

Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.

Mos harroni se ky udhëzues përdorimi mund të jetë i vlefshëm për disa modele të produktit. Udhëzuesi tregon në mënyrë të qartë çdo ndryshim të modeleve të ndryshme.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

BEKO HCP61310B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe rekomandime për përdorimin e pajisjes.

BEKO HCP61310B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

KUJDES: Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës.

BEKO HCP61310B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

Paralajmërim për goditje elektrike.

BEKO HCP61310B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 4

Paralajmërim për rrezik zjarri.

BEKO HCP61310B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 5

Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike

BEKO HCP61310B - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 6

Ky produkt është prodhuar në struktura moderne që respektojnë mjedisin pa e dëmtuar natyrën.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

1.1 Siguria e përgjithshme

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë Lexojini me kujdes dhe ruajini për t’iu referuar në të ardhmen.

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë që do të ndihmojnë për t'u mbrojtur nga rreziku i zjarrit, goditjet elektrike ose dëmtime materiale. Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.

- Produktet Beko përputhen me standardet e aplikueshme të sigurisë. Prandaj, nëse kjo pajisje apo kablli i saj i energjisë dëmtohet, ato duhen riparuar ose ndërruar nga shitësi, qendra e servisit ose një ekspert dhe shërbim i autorizuar. Operacionet e pasakta ose të papërshtatshme të riparimit mund të vënë në rrezik përdoruesin.

- Ky produkt nuk është projektuar për përdorim tregtar, ai duhet përdorur në shtëpi dhe në këto raste:

- Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyrä dhe ambiente të tjera pune,

- Në shtëpi në ferma, - nga klientët në hotele, motele dhe struktura të tjera

akomoduese;

- Në hostele ose ambiente të ngjashme.

- Përdoreni pajisjen vetëm sipas qëllimit të përcaktuar që përshkruhet në këtë manual.

- Prodhuesi nuk mund të konsiderohet përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar nga montimi ose përdorimi i papërshtatshëm i pajisjes.

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër, personat me kapacitete të zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, për sa kohë mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes nga një person përgjegjës dhe i kuptojnë rreziqet.

- Fëmijët nuk duhet ta ngacmojnë pajisjen. Veprimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen si përdorues nuk duhet të kryhen nga fëmijët përveçse kur janë të mbikëqyrur.

- Kur montimi i pajisjes suaj ka përfunduar, distanca minimale midis pjesës fundore të pajisjes dhe sipërfaqes ku vendosen tenxheret e gatimit duhet të jetë 65 cm.

- Nëse tek udhëzimet e montimit të sobës me gaz specifikohet

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

një distancë më e madhe se ajo e specifikuar më sipër, kjo duhet marrë parasysh.

  • Sigurohuni që rryma elektrike të jetë në përputhje me informacionet e specifikuara tek etiketa me të dhënat e pajisjes.
  • Mos e përdorni pajisjen nëse kablli i saj është i dëmtuar.
  • Për të parandaluar dëmtimin e kabllit elektrik, mos lejoni të cimbiset, të përdridhet ose të fërkohet pas teheve të mprehta. Mbajeni kabllin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta dhe flakëve të zjarrit.
  • Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim.

PARALAJMËRIM: Mos e futni pajisjen në prizë para se të jetë montuar.

  • Vendoseni pajisjen në atë mënyrë që priza të jetë gjithnjë në një pozicion të arritshëm.
  • Mos i prekni llambat e produktit kur kanë punuar për një kohë të gjatë. Meqë do të jenë të nxehta, mund t'ju djegin dorën.
  • Përputhuni me rregullat dhe udhëzimet në lidhje me shkarkimin e ajrit dalës, të përcaktuara nga autoritetet përkatëse. (Ky paralajmërim nuk

vlen për përdorimet pa oxhak.)

  • Ndizeni produktin pasi keni vendosur tenxheren, tiganin etj. mbi vatrat e sobës. Përndryshe, për shkak të temperaturës së lartë disa pjesë të produktit tuaj mund të deformohen.
  • Fikeni vatrën e sobës para se të hiqni prej saj tenxheren, tiganin, etj.
  • Mos lini mbi sobë vaj të nxehtë. Tenxheret që përmbajnë vaj të nxehtë mund të marrin flakë vetvetiu.
  • Meqë vajrat mund të marrin flakë sidomos kur gatuani ushqime të skuqura, kini kujdes nga perdet dhe mbulesat e tavolinës.
  • Lajini filtrat anti-yndyrë një herë në muaj. Ndërrojini filtrat prej karboni një herë në 3 muaj.
  • Nëse pastrimi periodik i produktit tuaj nuk bëhet në kohën e duhur, ai mund të përbëjë rrezik zjarri.
  • Mos përdorni në vend të filtrit materiale filtrimi jo zjarrduruese.
  • Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të siguruara nga prodhuesi.
  • Mos e përdorni produktin tuaj pa filtër dhe mos i hiqni filtrat kur produkti është në punë.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Në rast zjarri, shkëputni nga rryma pajisjen dhe çdo pajisje tjetër gatimi. (Hiqni pajisjen nga priza ose fikni çelësin kryesor).
  • Në rast zjarri, mbuloni flakët. Kurrë mos përdorni ujë për të fikur zjarrin.
    • Gjithmonë hiqni nga priza pajisjen para se ta pastroni pajisjen dhe mos e përdorni pajisjen kur është në përdorim.
  • Kur aspiratori elektrik i kuzhinës dhe pajisjet që furnizohen me energji tjetër përveç asaj elektrike punojnë njëkohësisht, presioni negativ në dhomë nuk duhet të jetë më shumë se 4 Pa (4 X 10 bar).
  • Pajisjet me gaz ose vaj, si për shembull ngrohësit e dhomës, të cilat ndodhen në të njëjtin ambient me produktin tuaj, duhen izoluar plotësisht nga tubi i shkarkimit i këtij produkti ose ato duhet të jenë hermetike.
  • Kur bëni lidhjen me oxhakun të produktit tuaj, përdorni tuba me diametër 150 mm ose 120 mm. Gjatësia e lidhjes me tub si edhe numri i bërrylave duhet të jenë sa më minimale.

Rrezik mbytjeje! Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve.

KUJDES: Kur përdoren bashkë me pajisjet e gatimit, pjesët e arritshme mund të jenë të nxehta.

  • Tubi shkarkues i aspiratorit nuk duhet lidhur me tubat e ajrimit ku janë lidhur burime të tjera të tymit.
  • Kur një aspirator elektrik kuzhine përdoret njëkohësisht me pajisjet që përdorin gaz ose lëndë të tjera djegëse, dhoma duhet ajrosur në mënyrën e duhur. Ky paralajmërim nuk vlen për përdorimin pa oxhak (përdorimi me filter karboni).
  • Objektet e vendosura mbi pajisje mund të bien. Mos vendosni objekte mbi pajisjen.
  • Ndalohet rreptësisht të gatuhen nën pajisjen ushqime që pëlcasin.

PARALAJMËRIM: Hiqni cipat mbrojtëse para se të montoni aspiratorin.

  • Mos lini flakë të lirshme nën pajisjen ndërsa ajo është duke punuar.
  • Skuqja me shumë vaj duhet bërë nën mbikëqyrje, vaji që arrin temperatura të larta mund të marrë flakë.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

1.2 Përputhja me rregulloret AEEE dhe asgjësimi i produktit

BEKO HCP61310B - Përputhja me rregulloret AEEE dhe asgjësimi i produktit - 1

Ky produkt nuk përmban materiale të rrezikshme dhe të ndaluara të përcaktuara në "Rregulloren për kontrollin e pajisjeve elektrike dhe elektronike si mbeturina" të botuar nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit e Republikës së Turqisë. Êshtë në përputhje me rregulloret WEEE. Ky produkt është prodhuar nga pjesë dhe materiale të riciklueshme dhe të ripërdorshme të cilësisë të lartë. Për këtë arsye, mos e hidhni këtë produkt me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të ciklit të tij të jetës. Dërgojeni atë në një pikë grumbullimi për pajisjet elektrike dhe elektronike. Mund të pyesni pranë administratës lokale për këto pika grumbullimi. Ju mund të ndihmoni për mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore duke i dërguar për riciklim produktet e përdorura.

1.3 Paketimi i produktit

BEKO HCP61310B - Paketimi i produktit - 1

Paketimi i përdorur në pajisjen tuaj është i përbërë nga

materiale të riciklueshme. Sigurohuni që paketimi të hidhet veçmas sipas rregullave të autoriteteve vendëse në mënyrë që paketimi i pajisjes suaj të

përfshihet në procesin e riciklimit për qëllime mjedisore.

2 Pamja e përgjithshme

2.1 Përmbledhje

60 cm 90 cm
BEKO HCP61310B - Përmbledhje - 1

text_image Fig.1A Fig.1B HCP61310I HCP61310IH HCP61310W HCP61310B 197 mm 598 mm 450 mm

BEKO HCP61310B - Përmbledhje - 2

text_image HCP91310I HCP91310W HCP91310IH 197 mm 898 mm 450 mm

(Figura 1)

BEKO HCP61310B - Përmbledhje - 3

2.2 Të dhëna teknike

Modeli HCP61310I - HCP61310IH - HCP61310W - HCP61310B - HCP91310I - HCP91310W - HCP91310IH
Voltazhi 220-240V ~ 50 Hz
Fuqia e llambës (W) 2 x 3
Fuqia e motorit (W) 90
Sasia e thithjes ( m^3/h ) – 3.Niveli 395
Klasa e izolimit të motorit Klasa F
Klasa e izolimit Klasa II

3 Përdorimi i pajisjes

BEKO HCP61310B - Përdorimi i pajisjes - 1 BEKO HCP61310B - Përdorimi i pajisjes - 20 1 2 3 0 1
Për ta fikur llambën, vendoseni çelësin e llambës ( ) te pozicioni "0".
Për ta ndezur llambën, vendoseni çelësin e llambës ( ) te pozicioni "1".
Për ta fikur motorin, vendoseni çelësin e llambës ( ) te pozicioni "0".
Mund ta përdorni motorin me shpejtësi minimale në nivelin 1 dhe me shpejtësi maksimale në nivelin 3, në varësi të intensitetit të avujve të gatimit.

3.2 Përdorimi efikas në lidhje me kursimin e energjisë

  • Kur përdorni pajisjen, rregulloni parametrat e shpejtësisë në përputhje me intensitetin e avullit dhe të aromës, në mënyrë që të kurseni energji.
  • Përdorni shpejtësitë e ulëta (1-2) në kushte normale dhe shpejtësitë e larta (3) kur ka aroma të forta dhe avull.
  • Aspiratori është i pajisur me llamba për të ndriçuar zonën e gatimit.

Përdorimi i tyre për të ndriçuar ambientin do të shkaktojë shpenzim të panevojshëm të energjisë dhe ndriçim të pamjaftueshëm.

3.3 Udhëzimet e përdorimit

  • Pajisja juaj ka një motor me shpejtësi të ndryshme.
  • Për një performancë më të mirë, rekomandojmë të përdorni shpejtësitë e ulëta në kushte normale dhe shpejtësitë e larta në rastin kur ka aroma të forta dhe shumë avull.

3 Përdorimi i pajisjes

3.4 Ndërrimi i Ilambës

Bëni lidhjet elektrike të pajisjes. Pajisja juaj ka një llambë ndriçimi LED 3 W. Për të ndërruar llambat, shtypeni poshtë mbajtësen nga prapa, rrotullojeni në drejtim të kundërt me akrepat e orës dhe tërhiqeni poshtë. Kryeni të njëjtat veprime nga ana e kundërt për të montuar llambat e reja (Figura 3).

BEKO HCP61310B - Ndërrimi i Ilambës - 1

3.5 Përdorimi me oxhak

BEKO HCP61310B - Përdorimi me oxhak - 1

- Avulli nxirret nëpërmjet tubit të oxhakut, i cili është mbërthyer te koka bashkuese në aspirator.

- Diametri i tubit të oxhakut duhet të jetë i njëjtë me unazën bashkuese. Kur është i vendosur horizontalisht, tubi duhet të ketë një pjerrësi pakëz të ngritur (rreth 10°) në mënyrë që ajri të dalë lehtë nga dhoma.

BEKO HCP61310B - Përdorimi me oxhak - 2

3.6 Përdorimi pa oxhak

- Ajri filtrohet nëpërmjet filtrit prej karboni dhe riqarkullohet në dhomë. Filtri prej karboni

përdoret kur është e pamundur të përdoret një oxhak në shtëpi.

- Në përdorimin pa oxhak, hiqni fletët brenda reduktorit të oxhakut.

- Hiqni filtrin anti-yndyrë. Për të montuar filtrin prej karboni, puthiteni filtrin te gjuhëzat duke e e vënë në qendër të pjesës plastike në lidhje me të dyja anët e trupit të ventilatorit. Shtrëngojeni duke e rrotulluar djathtas ose majtas.

• Rivendosni filtrin anti-yndyrë prej alumini.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

BEKO HCP61310B - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

Para pastrimit dhe mirëmbajtjes, hiqni pajisjen nga priza ose fikni çelësin.

4.1 Pastrimi i filtrave anti-yndyrë prej alumini

Filtri mbledh grimcat e yndyrave që janë në ajër. Filtrat antiyndyrë prej alumini mund të ndryshojnë ngjyrë kur lahen; kjo është normale dhe nuk kërkon që t'i ndërroni filtrat.

BEKO HCP61310B - Pastrimi i filtrave anti-yndyrë prej alumini - 1

  • Shtyni para mbërtheckën e filtrit anti-yndyrë prej alumini.
  • Pastaj tërhiqeni pak poshtë dhe nxirreni jashtë filtrin (Figura 4). Në të kundërt, mund ta shtrembëroni filtrin. Lani dhe shpëlani filtrat antiyndyrë prej alumini me detergjent të lëngshëm dhe rivendosini filtrat e aluminit në foletë e tyre duke ndjekur hapat e specifikuar më sipër në radhën e kundërt. Filtri mbledh grimcat e yndyrave që janë në ajër.

BEKO HCP61310B - Pastrimi i filtrave anti-yndyrë prej alumini - 2

Gjithashtu, mund t'i lani filtrat e aluminit në lavastovilje.

BEKO HCP61310B - Pastrimi i filtrave anti-yndyrë prej alumini - 3

KUJDES

Në rast përdorimi normal, pastrojeni filtrin një herë në muaj.

4.2 Ndërrimi i filtrave prej karboni

Filtrat për heqjen e erërave përmbajnë gymyr druri (Karbon aktiv). Filtrat anti-yndyrë duhen montuar në produkt, pavarësisht nëse përdoren apo jo filtrat e karbonit.

BEKO HCP61310B - Ndërrimi i filtrave prej karboni - 1

• Hiqni filtrat e aluminit (Figura 4).
- Hiqeni filtrin duke rrotulluar kunjat nga niveli S në nivelin R në drejtim orar. (Figura 5).
- Instaloni filtrin e ri duke zbatuar procedurën e mësipërme në rend të kundërt.
- Montoni filtrat e aluminit.

BEKO HCP61310B - Ndërrimi i filtrave prej karboni - 2

KUJDES

Filtri prej karboni nuk duhet të lahet kurrë.

BEKO HCP61310B - KUJDES - 1

KUJDES

Ndërrojini filtrat prej karboni një herë në 3 muaj.

BEKO HCP61310B - KUJDES - 1

KUJDES

Mund ta gjeni filtrin e karbonit nga serviset e autorizuara.

Para montimit, lexoni informacionet e sigurisë në manualin e përdorimit

BEKO HCP61310B - KUJDES - 1

PARALAJMĚRIM!

Nëse pajisja nuk montohet me vida dhe bulona në përputhje me këto udhëzime, kjo mund të rezultojë në goditje elektrike.

BEKO HCP61310B - PARALAJMĚRIM! - 1

Shihni faqen 235 për udhëzimet e konfigurimit.

Për montimin e aspiratorit, ju lutemi kontaktoni Servisin e Autorizuar më të afërt.

Ešhtë përgjegjësia e klientit të përgatitë vendndodhjen dhe montimin elektrik të aspiratorit.

5.1 Pozicioni i pajisjes
BEKO HCP61310B - PARALAJMĚRIM! - 2

text_image 65 cm

(Figura 6)

  • Distanca midis sobës dhe aspiratorit të kuzhinës duhet të merret parasysh para montimit. Distanca duhet të jetë 65 cm (Figura 6).
  • Distanca duhet matur nga sipërfaqja e skarës për sobat me gaz,
  • Nga sipërfaqja e xhamit për sobat elektrike.

6 Zgjidhja e problemeve

Zgjidhja e problemeveShkaku Ndihma
Pajisja nuk punon. Kontrolloni siguresat. Siguresa mund të ketëplasur,kontrollojeni dhe ndërrojeni.
Pajisja nuk punon. Kontrolloni lidhjen elektrike. Voltazhi kryesor duhet të jetënga 220 deri në 240 V.
Pajisja nuk punon. Kontrolloni lidhjen elektrike. Kontrolloni nëse punojnëpajisjet e tjera në kuzhinë.
Drita ndriçuese nuk punon.Kontrolloni lidhjen elektrike. Voltazhi kryesor duhet të jetënga 220 deri në 240 V.
Drita ndriçuese nuk punon.Kontrolloni çelësin e llambës. Çelësi i llambës duhet të jetënë pozicionin "ndezur".
Drita ndriçuese nuk punon.Kontrolloni llambat Llambat e pajisjes duhet tëndriçojnë.
Sasia e ajrit që futet në pajisje është epapërshtatshme.Kontrolloni filtrin prej alumini. Nën kushte normale pune, filtri anti-yndyrë prej alumini duhet pastruar të paktën një herë në muaj.
Sasia e ajrit që futet në pajisje është epapërshtatshme.Kontrolloni tubin e shkarkimit të ajrit. Tubi i shkarkimit të ajrit duhet të jetë në pozicionin “hapur”.
Sasia e ajrit që futet në pajisje është epapërshtatshme.Kontrolloni filtrin prej karboni. Filtrate pajisjeve me filtrakarboni duhen ndërruar njëherë në 3 muaj në kushtenormale.
Asistenti i manualit
Powered by Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : HCP61310B

Kategori : Kapuçina kuzhine