BHCB93640BH - Kapuçina kuzhine BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BHCB93640BH BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth BHCB93640BH BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BHCB93640BH - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BHCB93640BH e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT BHCB93640BH BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen . Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.
Mos harroni se ky udhëzues përdorimi mund të jetë i vlefshëm për disa modele të produktit. Udhëzuesi tregon në mënyrë të qartë çdo ndryshim të modeleve të ndryshme.
Simbolet dhe kuptimi i tyre
Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

Informacione të rëndësishme dhe reko- mandime për përdorimin e pajisjes.

KUJDES: Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës.

Paralajmërim për goditje elektrike,

Paralajmërim për rrezik zjarri.

Ky produkt është prodhuar në struktura moderne që respektojnë mjedisin pa e dëmtuar natyrën.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.1 Siguria e përgjithshme
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë. Lexojini me kujdes dhe mbajini për referencë në të ardhmen. Në këtë pjesë përfshihen udhëzimet për sigurinë që do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga rreziku i zjarrit, goditjes elektrike, ekspozimit ndaj rrjedhjeve të energjisë së mikrovalëve, lëndimeve personale ose dëmtimeve të pronës. Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve do ta bëjë të pavlefshme garancinë.
- Produktet Beko janë në përputhje me standardet përkatëse të sigurisë; për këtë arsye, në rast dëmtimi të pajisjes ose të kabllos elektrike, ajo duhet të riparohet ose të zëvendësohet nga shitësi, qendra e shërbimit ose një specialist dhe shërbim i autorizuar i ngjashëm për të shmangur çdo rrezik. Riparimet e gabuara ose të pakualifikuara mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë rrezik për përdoruesin.
- Kjo pajisje është planifikuar të përdoret në shtëpi dhe në aktivitete të ngjashme si p.sh.:
- Zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune;
- Shtëpi në ferma
- Nga klientët në hotele dhe ambiente të tjera banimi;
- Ambiente të tipit të moteleve.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e planifikuar siç përshkruhet në këtë manual.
- Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi për dëmtimet që shkaktohen nga instalimi i gabuar ose keqpërdorimi i produktit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi më të ulëta fizike, ndjesore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse u janë dhënë udhëzime ose janë monitoruar në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen.
- Fëmijët nuk duhet të lejohen që të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
- Distanca minimale mes sipërfaqes mbështetëse për enët e gatimit në vatrën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të produktit tuaj duhet të jetë të paktën 65 cm.
- Nëse udhëzimet për instalimin për vatrën e gazit specifikojnë një distancë më të madhe, kjo duhet të merret parasysh.
- Sigurohuni që furnizimi me energji nga rrjeti elektrik është në përputhje me informacionet e dhëna në tabelën e karakteristikave të pajisjes.
- Mos e përdorni asnjëherë pajisjen nëse kablloja elektrike ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Parandaloni dëmtimin e kabllos elektrike duke mos e shtypur, përkulur ose prekur në
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
cepa të mprehtë. Mbajeni kabllon elektrike larg nga sipërfaqet e nxehta dhe flakët e pambrojtura.
- Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim.
PARALAJMËRIM: Mos e lidhni pajisjen me rrjetin elektrik deri sa instalimi të ketë përfunduar plotësisht.
- Vendoseni pajisjen në një mënyrë të tillë që spina të jetë gjithmonë lehtësisht e arritshme.
- Mos i prekni llambat nëse janë përdorur për një kohë të gjatë. Ato mund t'ju djegin duart nëse nxehen.
- Ndiqni rregullat e përcaktuara nga autoritetet kompetente për shkarkimin e ajrit të papastër (ky paralajmërim nuk është i vlefshëm për përdorim pa tuba).
- Përdoreni pajisjen pasi të vendosni një tenxhere, tigan etj. në vatrën e gatimit. Në rast të kundërt, nxehtësia e lartë mund të shkaktojë deformime në disa pjesë të produktit tuaj.
- Fikeni vatrën e gatimit para se ta hiqni tenxheren, tiganin etj. nga ajo.
- Mos lini vaj të nxehtë që vatrën e gatimit. Tiganët me vaj të nxehtë mund të marrin zjarr.
- Tregoni kujdes ndaj perdeve dhe mbulesave pasi vaji mund të marrë zjarr gjatë gatimit të ushqimeve si p.sh. patateve të skuqura.
- Filtri i yndyrës duhet të ndërrohet të paktën
çdo muaj. Filtri i karbonit duhet të ndërrohet të paktën çdo 3 muaj.
- Produkti duhet të pastrohet në përputhje me manualin e përdorimit. Nëse pastrimi nuk kryhet në përputhje me manualin e përdorimit, ekziston rreziku i zjarrit.
- Mos përdorni materiale filtrimi që nuk janë rezistente ndaj zjarrit në vend të filtrit aktual.
- Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos e përdorni produktin pa filtrin dhe mos i hiqni filtrat kur produkti është në përdorim.
- Në rast se ndizen flakë, shkëputeni produktin nga rrjeti elektrik dhe pajisjet e gatimit.
- Në rast se ndizen flakë, mbulojini flakët dhe mos përdorni asnjëherë ujë për fikjen e tyre.
- Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit dhe kur pajisja nuk është në përdorim.
- Presioni negativ në ambient nuk duhet të kalojë 4 Pa (4 x 10 bar) kur përdoren njëkohësisht aspiratori për vatrat elektrike dhe pajisje që funksionojnë me një lloj tjetër energjie.
- Në ambientin ku përdoret pajisja, ajri i shkarkimit i pajisjeve që punojnë me karburant ose gaz, si p.sh. ngrohësit e dhomës, duhet të izolohet në mënyrë absolute ose pajisja duhet të jetë e tipit
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
hermetik.
- Kur lidhni tubat, përdorni tuba me diametër 120 ose 150 mm. Lidhja e tubave duhet të jetë sa më e shkurtër dhe me sa më pak bërryla.
Rrezik mbytje! Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve.
KUJDES: Pjesët e arritshme mund të jenë të nxehta kur përdoren me pajisjet e gatimit.
- Shkarkimi i produktit nuk duhet të lidhet me kanale ajri që përfshijnë tymra të tjerë. - Ajrimi në dhomë mund të mos jetë i mjaftueshëm kur aspiratori për vatrën elektrike përdoret në të njëjtën kohë me pajisje që funksionojnë me gaz ose karburante të tjera (kjo mund të mos jetë e vlefshme për pajisjet që e nxjerrin ajrin përsëri vetëm në dhomë).
- Objektet e vendosura mbi produkt mund të bien. Mos vendosni objekte mbi produkt. - Mos ndizni flakë gjatë gatimit nën produkt.
PARALAJMËRIM: Para se të instaloni aspiratorin, hiqni shtresat mbrojtëse.
- Mos lini asnjëherë flakë të hapura të larta nën aspirator kur ai është në funksionim.
- Fritezat duhet të monitorohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i nxehur shumë mund të shpërthejë në flakë.
1.2 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit
Ky produkt është në përputhje me direktivën WEEE të BE-së (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi
për pajisjet e përdorura elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturinat e tjera të shtëpisë në fund të kohëzgjatjes së shërbimit. Pajisja e përdorura duhet të kthehet te pika zyrtare e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për t'i gjetur këto sisteme grumbullimi, kontaktoni me autoritetet lokale ose me shitësin ku e keni blerë produktin. Çdo shtëpi ka një rol të rëndësishëm
në rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Hedhja e pajisjes së përdorur në mënyrën e duhur ndihmon për të parandaluar pasoja të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
1.3 Përputhja me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Nuk përmban
materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në direktivë.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.4 Informacionet për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me
rregulloret tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat e shtëpisë ose mbeturina të tjera. Dërgojini ato te pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.
2 Pamja e përgjithshme
2.1 Përmbledhje

text_image
261 250 804 380 70 290 52 504 250 (BH) (BH) (Figu)- Oxhaku i brendshëm
- Oxhaku i jashtëm
- Paneli i kontrollit
- Filtrat anti-yndyrë prej alumini
- Ndriçuesi i sobës
(Figura 2)
2.2 Të dhëna teknike
| Modeli | BHCB 93640 B - BHCB 93640 BH |
| Voltazhi | 220-240V ~ 50 Hz |
| Fuqia e llambës (W) | 2 x 3 W |
| Fuqia e motorit (W) | 210 W |
| Sasia e thithjes (m3/h) – 3. Niveli | 645 m3/h |
| Klasa e izolimit të motorit | Klasa F |
| Klasa e izolimit | Klasa I |
2 Pamja e përgjithshme
| BUTONI FUNKSIONI | |
| (A) : Drita ndezur / fikur | Mund të ndriçoni sipërfaqen e gatimit duke shtypur këtë buton. Rishtypni butonin për të fikur llambën. |
| (B) : 1. Butoni i fazës | Operon pajisjen në shpejtësinë e 1-rë. Kur ju shtypni këtë buton përsëri për të fikur pajisjen, ekrani i fazës së shpejtësisë fiket. |
| (C) : 2. Butoni i fazës | Operon pajisjen në shpejtësinë e 2-të. Kur ju shtypni këtë buton përsëri për të fikur pajisjen, ekrani i fazës së shpejtësisë fiket. |
| (D) : 3. Butoni i fazës | Operon pajisjen në shpejtësinë e 3-të. Kur ju shtypni këtë buton përsëri për të fikur pajisjen, ekrani i fazës së shpejtësisë fiket. |
3.2 Përdorim efikas i energjisë për sa i përket kursimit të energjisë Përdorimi
- Kur përdorni pajisjen, rregulloni parametrat e shpejtësisë në përputhje me intensitetin e avullit dhe të aromës, në mënyrë që të kurseni energji.
- Përdorni shpejtësitë e ulëta (1-2) në kushte normale, dhe shpejtësinë e lartë (3) kur ka aroma të forta dhe avull.
• * Llambat në aspirator janë vendosur për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit.
Përdorimi i tyre për të ndriçuar ambientin do të shkaktojë shpenzim të panevojshëm të energjisë dhe ndriçim të pamjaftueshëm.
3.3 Udhëzimete përdorimit
- Pajisja juaj ka një motor me shpejtësi të ndryshme.
- Për një performancë më të mirë, rekomandojmë të përdorni shpejtësitë e ulëta në kushte normale dhe shpejtësitë e larta në rastin kur ka aroma të forta dhe shumë avull.
- Mund ta ndizni pajisjen duke shtypur butonin e parametrit të shpejtësisë së dëshiruar. (A, B, C)
- Mund të ndriçoni sipërfaqen e gatimit duke shtypur llambën (D).
3.4 Ndalja automatike
Pajisja juaj ka veçorinë e Ndaljes automatike, e cila mundëson të ajroset ambienti edhe pak më shumë dhe të hiqen erërat e padëshiruara dhe avulli brenda ambientit e të fiket automatikisht pasi gatimi ka përfunduar. Për të aktivizuar veçorinë e Ndaljes automatike, shtypni çdo buton të fazës së shpejtësisë (A, B, C) te paneli i kontrollit për më shumë se 2 sekonda; funksioni i kohëmatësit prej 15-minutash do të aktivizohet. Kur veçoria e ndaljes automatike është aktive, shtypja e të njëjtit buton të shpejtësisë do të çaktivizojë funksionin e ndaljes automatike dhe motori i pajisjes do të ndalojë. Kjo veçori çaktivizohet kur kaloni në faza të ndryshme të shpejtësisë. Nëse dëshironi që pajisja të ndalet automatikisht, duhet të aktivizoni përsëri veçorinë e ndaljes automatike.
3 Përdorimi i pajisjes
3.5 Ndërrimi i Ilambës
MAX 3 W


Bëni lidhjet elektrike të pajisjes. Pajisja juaj përdor llambë spot LED 3W. Për të ndërruar llambat, shtypeni poshtë mbajtësen nga prapa, rrotullojeni në drejtim të kundërt me akrepat e orës dhe tërhiqeni poshtë. Kryeni të njëjtat veprime nga ana e kundërt për të montuar llambat e reja (Figura 3).
| Llamba | ![]() | |
| Fuqia e llambës (W) | 3 | |
| Mbajtësja / Foleja | GZ 10 | |
| Voltazhi i llambës (V) | 220 - 240 | |
| Madhësia (mm) 53 x 50 | 0 | |
| Kodi ILCOS DR/F3-220 | -240-GZ10-50-53 | |
3.6 Përdorimi me oxhak

- Avulli nxirret nëpërmjet tubit të oxhakut, i cili është mbërthyer te koka bashkuese në aspirator.
- Diametri i tubit të oxhakut duhet të jetë i njëjtë me unazën bashkuese. Kur është i vendosur horizontalisht, tubi duhet të ketë një pjerrësi pakëz të ngritur (rreth 10°) në mënyrë që ajri të dalë lehtë nga dhoma.
3.7 Përdorimi pa oxhak

- Ajri filtrohet nëpërmjet filtrit prej karboni dhe riqa- rkullohet në dhomë. Filtri prej karboni përdoret kur është e pamundur të përdoret një oxhak në shtëpi.
- Në përdorimin pa oxhak, hiqni fletët brenda reduktorit të oxhakut.
- Hiqni filtrin anti-yndyrë. Për të montuar filtrin prej karboni, puthiteni filtrin te gjuhëzat duke e e vënë në qendër të pjesës plastike në lidhje me të dyja anët e trupit të ventilatorit. Shtrëngojeni duke e rrotulluar djathtas ose majtas.
- Rivendosni filtrin anti-yndyrë prej alumini.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Para pastrimit dhe mirëmbajtjes, hiqni produktin nga priza ose fikni çelësin.

Gjithashtu, mund t'i lani filtrat anti-yndyrë prej alumini në pjatalarëse.
4.1 Pastrimi i filtrave anti-yndyrë prej alumini
Filtri anti-yndyrë prej alumini mbledh grimcat e yndyrërave që janë në ajër. Filtrat prej alu- mini mund të ndryshojnë ngjyrë kur lahen disa herë. Kjo është normale dhe nuk ka nevojë t'i ndërroni filtrat tuaj.

- Shtyni para mbërtheckën e filtrit anti-yndyrë prej alumini.
- Pastaj tërhiqeni pak poshtë dhe nxirreni jashtë filtrin (Figura 4). Në të kundërt, mund ta shtrembëroni filtrin. Lani dhe shpëlani filtrat anti-yndyrë prej alumini me detergjent të lëngshëm dhe rivendosni filtrat anti-yndyrë prej alumini në foletë e tyre duke ndjekur hapat e specifikuar më sipër në radhën e kundërt. Këta filtra anti-yndyrë prej alumini përdoren për të mbledhur grimcat e yndyrërave që janë në ajër.

KUJDES
Në rast përdorimi normal, pastrojeni filtrin anti-yndyrë prej alumini një herë në muaj.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
4.2 Ndërrimi i filtrave prej karboni

text_image
1 2 2(Fig. 5)
Pajisja që keni blerë është e përshtatshme për t'u përdorur me filtra karboni.
- Hiqni filtrat anti-yndyrë prej alumini (Figura 4).
- Vendoseni pjesën e poshtme të filtrit prej karboni në kabinën e motorit (Figura 5).
- Shtypni mbërtheckën e filtrit të karbonit dhe shtyjeni përpara e sigurohuni që gjuhëzat e filtrit të karbonit të lëvizin dhe të bllokohen. (Figura 5).
- Montoni filtrat anti-yndyrë prej alumini.

KUJDES
Filtri prej karboni nuk duhet të lahet kurrë.

KUJDES
Ndërrojini filtrat prej karboni një herë në 3 muaj.

KUJDES
Mund ta gjeni filtrin prej karboni te serviset e autorizuara.
Para se të filloni montimin, lexoni informacionet për sigurinë në Manualin e Përdorimit.

KUJDES!
Nëse pajisja nuk montohet me vida dhe bulona në përputhje me këto udhëzime, kjo mund të rezultojë në goditje elektrike.
Për montimin e aspiratorit, ju lutemi kontaktoni Servisin e Autorizuar më të afërt.
Ešhtë përgjegjësia e klientit të përgatitë vendndodhjen dhe montimin elektrik të aspiratorit.
5.1 Pozicioni i pajisjes

text_image
65 cm(Figura 6)
- Distanca midis sobës dhe aspiratorit të kuzhinës duhet të merret parasysh para montimit. Distanca duhet të jetë 65 cm (Figura 6).
- Distanca duhet matur nga sipërfaqja e skarës për sobat me gaz,
- Nga sipërfaqja e xhamit për sobat elektrike.
5.2 Aksesorët e montimit

- Produkti
- Oxhaku i brendshëm
- Oxhaku i jashtëm
- Reduktori i oxhakut ∅150/120mm
- Pillaka bashkuese e oxhakut
- Manuali i përdorimit
- Shablloni i montimit
- 2x pllakëza mbajtëse
- 2x ∅6mm upa plastike
- 4x upa plastike ∅10mm
- 4x vida muri 5.5x60
- 2x vida për pllakëzat mbajtëse M5x35
- 2x vida për pllakën bashkuese të oxhakut 3.9x22
- 2 rondele M4
- Diafragma e ajrit
- Adaptori plastik (elementi i shmangies së ajrit)
- Vidë për pllakë lidhëse oxhaku 2x 3,5x9,5
- Kapëse oxhaku
Informacionet që nevojiten për ta bërë vendin të përshtatshëm për montimin e aspiratorit jepen më poshtë.
- Muri duhet të jetë i sheshtë, i drejtë dhe të ketë aftësi mbajtëse të mjaftueshme.
- Thellësia e vrimave që do të shpohen duhet të përputhet me gjatësinë e bulonave.
- Bulonat dhe upat e siguruara janë të përshtatshme për muret me tulla. Për materiale të tjera ndërtimi (p.sh. karton gips, veshje metalike, beton poroz), duhen përdorur upa dhe vida të përshtatshme.

text_image
A,B Ø6 mm 2x Ø6 mm 2x 3,9x22 mm 5 mm A B C,D,E Ø10 4x Ø10mm 2x 5,5x60 E F(Figura 7)

KUJDES
Para se të hapni vrimat, sigurohuni që pranë vendit ku do të shponi me trapan të mos ketë tuba korrenti, gazi ose uji.
Vizatoni një vijë në mes të vendndodhjes së aspiratorit nga tavani pingul me skajin e poshtëm të aspiratorit ().
Fiksojeni shabllonin e montimit në mur. Për pikat A dhe B, merrni si referim përmasat maksimale të aspiratorit, dhe hapni vrima te pikat A dhe B që keni shënuar, me punto ∅6mm, dhe futni duke i
goditur lehtë upat plastike ∅6mm. Fiksoni në mur pllakën bashkuese të oxhakut me 2 vidat 3,9x22 (Figura 8).
Për të montuar trupin e aspiratorit, hapni vrima te pikat C,D,E,F të specifikuara në shabllonin e montimit me punto ∅10mm dhe futni në këto vrima duke i goditur lehtë upat plastike ∅10mm (Figura 8).
Montoni 2 vida montimi 5.5x60 te pikat C dhe D duke lënë një hapësirë 5 mm midis kokës së vidës dhe murit (Figura 8).

text_image
1 2(Figura 8)
Montoni dy pllakëza mbajtëse te trupi i aspiratorit me vida montimi M5x35 (Figura 8).

Mbajeni aspiratorin e kuzhinës te trupi i tij dhe vendoseni te vidat e montimit në mur dhe shtrën-gojini vidat (Figura 9).
Instaloni rondelet M4 me vidat e varjes 5,5 x 60. Fiksojeni aspiratorin e kuzhinës në mur me një vidë 5.5x60 nga vrima e montimit që gjenden në anën e brendshme të pajisjes (Figura 9).
5.4 Lidhja me oxhakun
Nëse do të përdorni reduktorin plastik të oxhakut ∅ 120/150 mm, lidheni njërin skaj të tubit me këtë reduktor, nëse nuk do ta përdorni, drejtpërdrejt te gryka dalëse e produktit. Lidheni anën tjetër të tubit me oxhakun. Kontrolloni që këto dy lidhje të jenë shtrënguar mjaftueshëm që të mos dalin nga vendi kur pajisja të punojë me tërë fuqinë. Kontrolloni nëse fletët brenda oxhakut funksionojnë pasi janë kapur
me mbërhecka. Lidheni tubin bashkues me oxhakun nga ana e jashtme e reduktorit (Figura 11/a). Nëse tubi bashkues vendoset brenda reduktorit, nuk do të thithet ajri pasi fletët e oxhakut që pengojnë rikthimin e ajrit do të qëndrojnë të mbyllura (Figura 11 / b). Gjatësia e tubit bashkues si edhe numri i bërrylave duhet të jenë sa më minimale.
A : Tubi dalës i oxhakut
B : Fletët që hapen vetëm nga njëra anë
C: Reduktori plastik
Valvulat mbyllen kur pajisja nuk punon dhe pengon që erërat dhe pluhurat nga jashtë të mos hyjnë brenda.

Bëni lidhjen elektrike të aspiratorit para se të filloni montimin e oxhakut. Hiqini pllakëzat e oxhakut që janë përreth trupit duke i rrëshqitur.
Montojeni oxhakun te pllaka bashkuese e oxhakut që është mbërthyer në mur duke e vendosur nga cepat e tij të jashtëm që ndodhen sipër (Figura 12).

text_image
1 2 3(Figura 12)
- Oxhaku i brendshëm
- Vidë 3.5x9.5
- Pllaka bashkuese e oxhakut
5.6 Montimi i diafragmës së ajrit (BHCB 93640 BH)
Kur përdoret filtri prej karboni, bashkë me pajisjen ju jepet edhe një diafragmë ajri me gëllimin për të rinxjerrë ajrin që pastrohet nga filtri prej karboni nga e çara që ndodhet në oxhak. Montojeni diafragmën e ajrit si më poshtë.

text_image
39.50mm 188mm 46.50mm Ø6mm 160mm A B C D E F B A D F E 6x Ø6mm 2x Ø 3,9 x 22 mm(Fig. 13)
Ka një gjuhëz në mes të pllakës bashkuese të oxhakut. Vendoseni mesin e kësaj gjuhëze te vija që është vizatuar pingul në mur. Drejtojeni horizontalisht dhe shënoni me stilolaps vrimat ku do të montohet pllaka bashkuese (Figura 13 / A, B).
Hapni vrimat te vendet e shënuara me punto ∅6mm dhe futni dy upa plastike ∅6mm te vri-mat e hapura (Figura 13/A, B).
Fiksoni në mur pllakën bashkuese të oxhakut me vidat 3.9x22. (Figura 13/ A, B).
Për të montuar diafragmën e ajrit, hapni vrima në pikat C, D, E, F me punto ∅6mm dhe futni upat plastike ∅6mm (Figura 13).

text_image
1 2(Fig. 14)
1- Diafragma e ajrit 2- Reduktori plastik
Futeni reduktorin plastik të oxhakut, i cili përfshihet në paketim, në drejtim të diafragmës së ajrit. Bllokojeni reduktorin plastik duke e rrotulluar në drejtim të shigjetës (Figura 13).

Montojeni grupin e diafragmës së ajrit me vidat 3.9 x 22 në pikat C, D, E, F që keni përgatitur tashmë (Figura 13).
Montoni trupin e aspiratorit (Faqja 12 / Figura 7).
1- Tubi shkarkues i ajrit prej alumini Bëni montimin e tubit shkarkues të ajrit (Figura 16).

Meqë përdredhjet dhe përkuljet e tubit të aluminit do të bëjnë që të reduktohet fuqia e thithjes së ajrit, shmangini sa më shumë këto përdredhje dhe përkulje.
Montoni pllakëzat mbajtëse të aspiratorit (Faqja 13 / Figura 12)
6 Zgjidhja e problemeve
| Zgjidhja e proble-meve | Shkaku Ndihma | |
| Pajisja nuk punon. Kontrolloni siguresat. Siguresa mund të ketë plasur, kontrollojeni dhe ndërrojeni. | ||
| Pajisja nuk punon. Kontrolloni lidhjen elektrike. Voltazhi kryesor duhet të jetë nga 220 deri në 240 V. | ||
| Pajisja nuk punon. Kontrolloni lidhjen elektrike. Kontrolloni nëse punojnë pajisjet e tjera në kuzhinë. | ||
| Drita ndriçuese nuk punon. | Kontrolloni lidhjen elektrike. Voltazhi kryesor duhet të jetë nga 220 deri në 240 V. | |
| Drita ndriçuese nuk punon. | Kontrolloni çelësin e llambës. Çelësi i llambës duhet të jetë në pozicionin "ndezur". | |
| Drita ndriçuese nuk punon. | Kontrolloni llambat Llambat e pajisjes duhet të ndriçojnë. | |
| Sasia e ajrit që futet në pajisje është e papërshtatshme. | Kontrolloni filtrin prej alumini. Nën kushte normale pune, filtri anti-yndyrë prej alumini duhet pastruar të paktën një herë në muaj. | |
| Sasia e ajrit që futet në pajisje është e papërshtatshme. | Kontrolloni tubin e shkarkimit të ajrit. | Tubi i shkarkimit të ajrit duhet të jetë në pozicionin “hapur”. |
| Sasia e ajrit që futet në pajisje është e papërshtatshme. | Kontrolloni filtrin prej karboni. Filtrat e pajisjeve me filtra prej karboni duhen ndër-ruar një herë në 3 muaj në kushte normale. | |
