TGR150NC6 - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TGR150NC6 GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës uji elektrik me akumulim |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | TGR150NC6 |
| Vëllimi nominal | 150 litra |
| Presioni nominal | 0,6 MPa |
| Fuqia e lidhur | 2000 W |
| Tensioni i furnizimit | 230 V ~ |
| Koha e ngrohjes në 75°C | 5 orë 45 min (rreth) |
| Sasia e ujit të përzier në 40°C | 298 litra |
| Konsumi i energjisë (në pritje) | 3,20 kWh/24h |
| Mbrojtje kundër korrozionit | Rezervuar i smaltuar + anodë magnezi |
| Pesha bosh | 44 kg |
| Pesha e ngarkuar | 194 kg |
| Përmasat (A x B x C) | 1305 x 1065 x 220 mm |
| Lidhja elektrike | Kabllo H05VV-F 3G 1,5 mm², prizë e veçantë |
| Lidhja e ujit | E mbyllur (presion) ose e hapur (pa presion) |
| Gama e temperaturës | 25°C deri 75°C (pozicioni Eco ~55°C) |
| Siguria | Valvul sigurie, mbrojtje nga ngrirja |
| Mirëmbajtja | Kontrolli i anodës së magnezit çdo 36 muaj, pastrim nga shkalla nëse nevojitet |
| Pastrimi i jashtëm | Tretësirë detergjente e butë, pa tretës abrazivë |
| Garancia kundër korrozionit | Me kusht të kontrolleve të rregullta |
| Instalimi | Vertikale, në mur ose në dysheme, nga teknik i kualifikuar |
Pyetjet më të shpeshta - TGR150NC6 GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth TGR150NC6 GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGR150NC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGR150NC6 e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT TGR150NC6 GORENJE
Bojleri është i prodhuar në ujdi me standardet në fuqi dhe zyrtarisht i sprovuar, e për atë, janë të lëshuara vërtetime të sigurisë dhe vërtetim për kompatibilitetin elektromagnetik.
Cilësitë e tj fillestare teknike, janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitura ndërmjet gypave aderues. Bojlerin, ka të drejtë ta aderojë në rrjetën elektrike dhe atë të ujësjellësit vetëm personi i profesionalizuar për të. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të ndreqjes, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korodimit mund të kryej vetëm shërbimi i autorizuar servisor.
MONTIMI
Bojlerin montoni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëqoftëse do ta instaloni ngrohësin e ujit në hapësirë ku gjendet banjoja ose dushi, patjetër nevojitet që të merren në përfillje kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vida për muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend ta varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mundeni ta përforconi në mur vetëm vertikalisht.
Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë, që ndërmjet të ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shiqo masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muri.
CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | TGR 30 N | TGR 50 N | TGR 80 N | TGR 120 | N TGR 150 | N TGR 200 N | |
| Modeli TGR 30 N TGR 50 N TGR | 80 N TGR 100 | N TGR 120 | N TGR 150 N | TGR 200 N | |||
| Vellimi [I] 30 50 80 100 120 150 200 | |||||||
| Tensioni fi llestar [MPa] | 0,6 | ||||||
| Sasija / e mbushur me ujë [kg] | 20/50 | 24/74 | 30/110 | 34/134 | 38/158 | 44/194 | 70/270 |
| Mbotja künderin korodimit te kazanit | emajluar / Mg anoda | ||||||
| Forca aderuese [W] | 2000 | ||||||
| Tensioni [V~] | 230 | ||||||
| Koha e ngrohjes deri nè 75°C 1) [h] | 105 | 155 | 305 | 355 | 435 | 545 | 740 |
| Sasia e ujit të pörzier te 40°C [I] | 50 89 1 | 45 200 236 | 298 399 | ||||
| Shpenzimi energjik 2) [kWh/24h] | 0,90 | 1,32 | 1,85 | 2,20 | 2,60 | 3,20 | 2,80 |
1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik te nisja e temperaturës së ujit nga ujësjellësi 15°C . 2) Shpenzimi energetik te mirëmbajtja konstante e temperaturës së ujit në bojler 65°C dhe te temperatura e rrethit 20°C , e matur sipas DIN 60379.
| A | B | C | D | E | F | |
| TGR 30 N 46 | 8 275 17 | 3 - 454 | 461 80 | |||
| TGR 50 N 57 | 0 365 18 | 5 - 454 | 461 130 | |||
| TGR 80 N 77 | 5 565 19 | 0 - 454 | 461 180 | |||
| TGR 100 N 9 | 35 715 | 200 - 454 | 461 260 | |||
| TGR 120 N | 1090 865 | 205 - 454 | 461 260 | |||
| TGR 150 N | 1305 1065 | 220 - 454 | 461 260 | |||
| TGR 200 N | 1514 1050 | 444 800 | 500 507 | 260 |
G

Masat aderuese dhe ato montuese të bojlerit [mm]
ADERIMI NË RRJETEN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit në bojler janë të shënuara me ngjyra. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e tij me ngjyrë të kuqe.
Bojlerin mund ta aderoni në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Mënyra e mbyllur, sistemi aderues me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende, sistemi i hapur, joshtypës, mundëson furnizim vetëm nga një vend.
Sipas sistemit të zgjedhur të aderimit, duhet të furnizoheni edhe me bateri përkatëse të ujit. Te sistemi i hapur, ai jo me shtypje, duhet, që para bojlerit të montohet ventili kundërthyes, i cili ndërpret rrjedhjen e ujit nga kazani, nëqoftëse, në rrjetën ujësjellëse ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem aderues, patjetër të përdorni flucks bateri përziese. Për shkak të ngrohjes së ujit, shkaktohet rritja e vëllimit të ujit në bojler, e kjo shkakton pikjen e ujit nga baterija fluktare. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzes në bateri, pikjen e ujit nuk do ta ndërprisni, por mundeni vetëm të prishni baterinë.
Te sistemi aderues i mbyllur, në vendet furnizuese duhet të përdorni flucka baterie perzises me shtypje. Në gypin dalës, për shkak të sigurimit të punimit, duhet montuar ventil sigurues ose roupë siguruese, e cila ndërpret rritjen e shtypjes në kazan tepër se 0,1 MPa, mbi atë nominale. Hapësira e daljes në ventilin sigurues nevojitet të përmbajë dalje në presion atmosferik.
Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri ku është ajo e rregulluar në ventilin sigurues. Për shkak se kthyerja e ujit në rrjetën e ujësjellësit është e ndërprerë, mund të vijë deri te pikja e ujit nga hapësira dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta udhëzoni në dalje nëpërmjet të mbaresës tubuese, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën lëshuesin e ventilit sigurues, duhet të jetë i montuar në kahje vertikale të drejtuar poshtas dhe në ambient ku nuk ngrinë.
Në rast se, për shkak të instalimit jo të rregullt nuk keni mundësi të kanalizoni në tubacion ujin që pikon nga ventili sigurues kthyes, pikimit të ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës për ekspansion, me vëllim prej 3l në gypin ngarkues të nxehësit të ujit.
Për funksionimin e rregullshëm të ventilit sigurues nevojitet, që vetë të realizoni kontrollime periodike. Te kontrolli duhet, që me lëvizjen e dorëzës ose të zhvidhosjes së dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të çelni daljen nga ventili sigurues dhe kthyes. Tash duhet, që nëpërmjet të shobës dalëse të ventilit të rrjedhë uji, e kjo është shenjë, që ventili është krejt në rregull.
Sistemi (me shtypje) i mbyllur Sistemi i hapur (pa shtypje)
Legjenda:
1 - Ventili kthyes sigurues 6 - Mbaresa për provë 2 - Ventili provues 7 - Taftari me kyçësin në tubacion 3 - Ventili kundërthyes 4 - Ventili reduktiv i shtypjes H - Uji i ftohtë 5 - Ventili mbyllës T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet bojlerit dhe ventililit sigurues kthyes nuk është i lejuar montimi i ventililit mbyllës, sepse, kështu ç'mundësoni punimin e ventililit sigurues kthyes.
Bojlerin mund ta aderoni në rrjetën e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, në qoftë se është shtypja në rrjetë më e ulët se 0,5 MPa (5 bar). Në qoftë se shtypja tejkalon 0,5 MPa (5 bar), patjetër duhet të instaloni ventil reduktiv.
Para aderimit elektrik, së pari duhet mbushur bojlerin me ujë. Te mbushja e parë, çelni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përziese. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin dhe del nëpër gypin e baterisë përziese.
ADERIMI NË RRJETËN ELEKTRIKE
Para kyçjes në rrjetën elektrike, në ngrohës nevojitet të instaloni kabllo kyçëse me diametër minimal të paktën 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Aderimi i bojlerit në rrjetën elektrike duhet të rrjedhë në përputhje me standardët për rrjetën elektrike.
Që të bëni këtë duhet që prej bojlerit të zhvidhosni kapakun mbrojtës.
Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalacionit permanent, nevojitet të instalohet mbaresa për ndarjen e të gjithë poleve nga rrjeta furnizuese dhe atë në përputhje me rregullat kombëtare të instalimeve.
Legjenda:
1 - Termostati dhe siguresa dypolëshe ngrohëse 2 - Ngrohësi 3 - Gjuhëza aderuese 4 - Dritëza kontrolluese
L - Tejçuesi fazor N - Tejçuesi neutral Tejçuesi mbrojtës
Skema e lidhjes elektrike
VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, atë patjetër shkyçeni nga rrjeta elektrike!
PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, nxehësi i ujit është i pregaditur për përdorim.
Me rrotullimin e pullës në termostat e cila gjendet në anën e frontale të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 25° dhe 75°C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicion "eco". Ky lloj rregullimi është më kursyes; e këtu, temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55°C, veçimi i gurit të ujit dhe humbjet e ngrohësisë do të jenë më të ulta se te rregullimet në temperaturë më të lartë. Funksionimin e nxehësit elektrik e tregon dritëza kontrolluese. Ngrohësi i ujit përmban në shtëpi termometër bimetal i cili lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në ngrohës gjendet uji i ngrohtë. Në qoftë se nuk e keni ndërmend përdorjen e nxehësit të ujit gjatë kohës, siguroni përmbajtjen e tij nga ngrirja në atë mënyrë, që të mos shkyçni elektrikën, e pullën e termostatit të rregulloni në pozicion "**". Te ky rregullim, nxehësi do të mbajë temperaturën e ujit të përafërsisht 10°C. Në qoftë se megjithatë nxehësin do ta shkyçni nga rrjeta elektrike, të rezikut nga ngrirja duhet të zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilës siguruese dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fitting i posaçëm (T-copë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet të ventilës siguruese me lëvizjen e dorezës, resp. kapakut rrotullues të ventilës, në pozicion siç tek kontrollimi i funksionimit. Paraprakisht të zbrazjes, ngrohësin nevojitet ta shkyçim nga rrjeta elektrike dhe pastaj të çelet doreza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet sasi e vogël e ujit, i cili rrjedh tek evitimi i filanxhës ngrohëse nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse. Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirën e lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.
Me kontrolle të rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetë më të gjatë të punimit të ujëngrohësit. Garancioni për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm në qoftë se i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrollit, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do t'ju preferojë edhe datën e kontrollës vijuese.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmëroni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.