TGR100NGC6 - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TGR100NGC6 GORENJE në format PDF.

GORENJE TGR100NGC6 - Boiler
📄 64 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TGR100NGC6 - page 58
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik me depozitë
Modeli TGR100NGC6
Marka Gorenje
Kapaciteti 100 L
Dimensionet (LxGxL) 800 x 500 x 500 mm
Pesha (bosh) 30 kg
Furnizimi me energji 230 V / 50 Hz
Fuqia nominale 2.4 kW
Gama e temperaturës 30 °C – 80 °C
Elementi ngrohës Ngrohës zhytës bakri me termostat
Karakteristikat e sigurisë Ndërprerës termik, valvul lehtësimi presioni, mbrojtje nga mbinxehja
Izolimi Shkumë poliuretani, trashësi 50 mm
Lidhja me rrjetin Me kabllo fikse ose me prizë (në varësi të modelit)
Lidhja e ujit Hyrje dhe dalje G 1/2"
Presioni maksimal 0.6 MPa (6 bar)
Materiali Rezervuari prej çeliku të smaltuar
Klasa e efikasitetit të energjisë C (tipike)
Konsumi në gatishmëri 1.2 kWh/24h
Lloji i instalimit Montim vertikal në mur
Klasa e mbrojtjes IPX4
Mirëmbajtja Kontroll vjetor i shufrës së anodës dhe valvulës së lehtësimit të presionit
Pjesë këmbimi Termostat, element ngrohës, shufër anode, guarnicione

Pyetjet më të shpeshta - TGR100NGC6 GORENJE

Si e instaloni bojlerin Gorenje TGR100NGC6?
Instalimi duhet të kryhet nga një profesionist i kualifikuar. Sigurohuni që muri të mund të mbajë peshën, lidheni me furnizimin me ujë të ftohtë dhe daljen, dhe lidheni me një qark 230 V me tokëzim të duhur. Ndiqni hapat e detajuar në manual.
Cila është temperatura maksimale e caktimit?
Termostati mund të rregullohet deri në 80 °C. Për kursim energjie dhe siguri, rekomandohet një vendosje prej 55-60 °C.
Pse nuk nxehet uji?
Kontrolloni nëse furnizimi me energji është i ndezur dhe termostati nuk është i ndërprerë. Nëse elementi ngrohës ka dështuar, mund të ketë nevojë për zëvendësim. Gjithashtu verifikoni që mbrojtja nga mbinxehja nuk është aktivizuar.
Sa shpesh duhet të zëvendësoj shufrën e anodës?
Inspektoni shufrën e anodës prej magnezi çdo vit dhe zëvendësoni çdo 2-3 vjet, ose më herët nëse është shumë e gërryer. Kjo parandalon ndryshkjen e rezervuarit.
Çfarë bën valvula e lehtësimit të presionit?
Ajo lëshon presionin e tepërt nëse temperatura e ujit ngrihet shumë lart ose presioni kalon 0.6 MPa (6 bar). Testojeni rregullisht duke ngritur levën.
A mund ta instaloj bojlerin jashtë?
Jo, ky bojler është projektuar për instalim të brendshëm në një mjedis pa ngrica. Ekspozimi ndaj motit mund të dëmtojë komponentët elektrikë.
Si ta shkallëzoj bojlerin?
Heqja e gëlqeres duhet të bëhet nga një profesionist duke përdorur një produkt të përshtatshëm. Për gëlqere të lehtë, mund ta shpëlani rezervuarin me tretësirë uthull, por ndiqni udhëzimet e manualit.
Çfarë do të thotë kodi i gabimit E1?
E1 zakonisht tregon një defekt të sensorit ose mbinxehje. Provoni ta rivendosni bojlerin duke fikur energjinë për 10 sekonda. Nëse vazhdon, kontaktoni shërbimin.
Sa kohë duhet për të ngrohur 100 litra?
Me një element 2.4 kW, ngrohja nga 15 °C në 60 °C zgjat afërsisht 2 orë 15 minuta, në varësi të izolimit.
Ku mund të gjej pjesë këmbimi?
Qendrat e autorizuara të shërbimit Gorenje kanë pjesë origjinale si termostatë, elementë ngrohës dhe shufra anode. Përdorni vetëm pjesë origjinale për siguri.

Pyetjet e përdoruesve rreth TGR100NGC6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGR100NGC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGR100NGC6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TGR100NGC6 GORENJE

Udhëzime për përdorim 58

PARALAJMËRIME

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të

temperaturës.

⚠️ Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes. ⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE TGR100NGC6 - PARALAJMËRIME - 1

Prodhimet tona janë të pajisura me komponentë të parrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin, dhe janë punuar në mënyrë që në fazën e tyre të fundit jetësore të demontohen dhe riciklohen sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull

metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave, vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave ose tregtarin tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.

Bojleri është prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i testuar zyrtarisht, ndërsa për të janë lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi përputhshmërinë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e të dhënave, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, heqjes së gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar i servisit.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve të përdorimit. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vida muri me diametër nominal minimalisht 8 mm. Murin me kapacitet të dobët mbajtës, në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund ta përforconi në mur vetëm vertikalisht. Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe ndërrimit të anodës së magnezit, rekomandojmë që ndërmjet ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shih masën G në skicat e masave përkatëse). Në të kundërtën, gjatë ndërhyrjes servisore të përmendur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muri.

100 350 100 F øE G C B D A G 1/2

ABCDEFG
TGR 30 N468275173-45446180
TGR 50 N585365200-454461130
TGR 80 N790565205-454461180
TGR 100 N950715215-454461260
TGR 120 N1090865205-454461260
TGR 150 N13051065220-454461260
TGR 200 N15141050444800500507260

Dimensionet e lidhjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuara me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet të instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, jo nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupi sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujin që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 litra në gypin hyrës të bojlerit.

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues, ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen e ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit do të rrjedhë uji, gjë që është shenjë se ventili është në rregull.

graph LR A["Top Tank"] --> B["Valve"] B --> C["Reactor Unit"] C --> D["Flow Control Valve"] D --> E["Return Line"] E --> F["Outlet H"] G["Turbeter"] --> B H["Pressure Gauge"] --> C I["Flow Indicator"] --> C J["Directional Flow Indicator"] --> C K["External Component 8"] --> L["1"] K --> M["7"] N["Ex…

Sistemi i mbyllur (me presion)

graph TD A["Container Tank"] --> B["T"] A --> C["H"] B --> D["Component 3"] C --> E["Component 5"] D --> F["Return Line"] E --> F style A fill:#f9f,stroke:#333 style B fill:#ccf,stroke:#333 style C fill:#ccf,stroke:#333 style D fill:#cfc,stroke:#333 style E fill:#cfc,stroke:#333

Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Ventili sigurues 2 - Ventili provues 3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil) 4 - Ventili reduktues i shtypjes 5 - Ventili mbyllës

6 - Shtojca provuese 7 - Hinka me kyçësin në derdhje 8 - Ena e ekspansionit H - Uji i ftohtë T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse shtypja në rrjet është më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse.

Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE TGR100NGC6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës. Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

230 V~ ± N L 1 2 7 v> v 3 4

Skema e lidhjes elektrike

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse 2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike 3 - Rezistuesi (ngrohësi) 4 - Llamba kontrolluese

L - Përçuesi fazor

N - Përçuesi neutral

± - Përçuesi mbrojtës

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 10 °C dhe 65 °C +5 °C/-0 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco".

Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurma në bojler.

Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, që lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në bojler gjendet uji i ngrohtë. Termometri tregon temperaturën në vendin e instalimit, përderisa me rrotullimin e butonit për navigim në termostat, përcaktoni temperaturën e ujit në pjesën e poshtme të kaloriferit. Për këtë arsye, këto dy temperatura mund të ndryshojnë. Termometri tregon vetëm përafërsisht temperaturën e ujit, ai nuk është instrument matës.

Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos e shkyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "※". Te ky rregullim, ngrohësi do ta mbajë temperaturën e ujit të përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose valvul shkarkuese. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet valvulës së sigurisë duke lëvizur dorezën, respektivisht kapakun rrotullues të valvulës, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta shkyçni nga rrjeti elektrik dhe pastaj të hapni dorezën për ujin e ngrohtë në rubinet (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël uji, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretje të butë detergjenti për larje. Mos

përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet e harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet t'i bëjë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës pastron gurin që grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar, do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijues.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTGR 30 NTGR 50 NTGR 80 NTGR 100NTGR 120 NTGR 150 NTGR 200N
Profili i caktuar i ngarkesësSMMLLXLXL
Klasa e efikasitetit energjetik 1) CCCCCCD
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1) [%]33,136,036,037,137,038,035,2
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1) [kWh]558142714282762277044134756
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2) [kWh]2,6716,6926,69812,85012,90120,40122,430
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco""eco""eco""eco""eco""eco""eco"
Vlera "smart"0000000
Vëllimi[l]30,448,173,093,4110,7139,8195,4
Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 2) [l]-6792131155212274
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h]0:591:342:203:103:464:426:32
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]15,5/45,521/7127/10731/13135/15541/19165/265
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP23

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona

http://www.gorenje.com.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TGR100NGC6

Kategori : Boiler