FTG80SM - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas FTG80SM GORENJE në format PDF.

GORENJE FTG80SM - Boiler
📄 72 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE FTG80SM - page 52
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik me rezervuar (bojler)
Modeli FTG80SM
Marka Gorenje
Kapaciteti 80 Litra
Përmasat (L × G × T) Përafërsisht 860 × 450 × 470 mm
Pesha (bosh) Përafërsisht 28 kg
Furnizimi me energji 220–240 V ~ 50 Hz
Fuqia e vlerësuar 2.0 kW (ose modalitet i dyfishtë 1.5/2.0)
Temperatura maksimale 75°C
Lloji i instalimit Montimi në mur, vertikal ose horizontal
Materiali i rezervuarit të brendshëm Çelik i smaltuar me anodë magnezi
Klasa e efikasitetit energjetik C (ose B në varësi të modelit)
Karakteristikat e sigurisë Termostat, valvul lehtësimi presioni, ndërprerës termik sigurie, mbrojtje IPX4 nga spërkatjet
Elementi ngrohës Çelik inox i veshur, dy elementë (nëse është i dyfishtë)
Lloji i kontrollit Termostat rrotullues me dritë treguese
Mirëmbajtja Inspektimi vjetor i anodës, heqja e gëlqeres sipas nevojës
Lidhja e ujit Hyrje/dalje G 1/2" ose G 3/4"
Garancia 2 vjet (garancia e rezervuarit mund të ndryshojë)
Pajtueshmëria CE, Direktiva ErP

Pyetjet më të shpeshta - FTG80SM GORENJE

Cili është kapaciteti i bojlerit Gorenje FTG80SM?
Bojleri Gorenje FTG80SM ka një kapacitet prej 80 litrash, i përshtatshëm për një familje prej 3-4 personash.
A mund të instalohet FTG80SM horizontalisht?
Po, FTG80SM mbështet montimin në mur si vertikal ashtu edhe horizontal. Sigurohuni për kullimin dhe hapësirën e duhur.
Si ta rregulloj temperaturën në këtë bojler?
Kthejeni çelësin e termostatit në panelin e përparmë në temperaturën e dëshiruar (deri në 75°C). Drita treguese tregon kur ngrohja është aktive.
Cilat janë veçoritë e sigurisë së FTG80SM?
Përfshin një ndërprerës termik sigurie, valvul lehtësimi presioni dhe termostat. Pajisja është e vlerësuar IPX4 për mbrojtje nga spërkatjet.
Sa shpesh duhet ta zëvendësoj anodën e magnezit?
Inspektoni anodën e magnezit çdo vit. Zëvendësojeni nëse është gërryer më shumë se 50% për të mbrojtur rezervuarin nga ndryshku.
Cili është konsumi i energjisë i FTG80SM?
Fuqia e vlerësuar është zakonisht 2.0 kW (ose e dyfishtë 1.5/2.0 kW). Me 2.0 kW, ngrohja e 80L nga 15°C në 75°C zgjat rreth 2.5 orë.
Pse bojleri im po lëshon ujë nga valvula e lehtësimit të presionit?
Kjo ndodh zakonisht kur presioni i ujit tejkalon kufijtë e sigurt ose valvula është e dëmtuar. Kontrolloni presionin e sistemit; nëse është nën 6 bar, valvula mund të ketë nevojë për zëvendësim.
A mund ta përdor FTG80SM me ngrohje diellore të ujit?
Po, bojleri mund të lidhet me një sistem diellor si ngrohës rezervë. Sigurohuni që lëngu diellor të jetë i pajtueshëm me rezervuarin e smaltuar.
Cili është orari i rekomanduar i mirëmbajtjes?
Çdo vit: kontrolloni anodën, pastroni sitën, provoni valvulën T&P. Çdo 2-3 vjet: heqja e gëlqeres nga elementi ngrohës nëse jeni në zonë me ujë të fortë.
Ku mund të gjej pjesë këmbimi për FTG80SM?
Pjesë si termostatët, anodat dhe elementët ngrohës janë të disponueshme përmes qendrave të autorizuara të shërbimit Gorenje ose shitësve online të pjesëve të këmbimit.

Pyetjet e përdoruesve rreth FTG80SM GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FTG80SM - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FTG80SM e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT FTG80SM GORENJE

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

GORENJE FTG80SM - 1

Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

GORENJE FTG80SM - 2

Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

GORENJE FTG80SM - 3

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

GORENJE FTG80SM - 4

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

GORENJE FTG80SM - 5

Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

GORENJE FTG80SM - 6

Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

GORENJE FTG80SM - 7

Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bilokuar.

GORENJE FTG80SM - 8

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

GORENJE FTG80SM - 9

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

GORENJE FTG80SM - 10

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

GORENJE FTG80SM - 11

Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.

GORENJE FTG80SM - 12

Uji nga bojleri i montuar vertikalisht në mur derdhet nëpër gypin prurës në ngrohës. Për këtë arsye preferohet që gjatë montimit të vendoset një element-T i posaçëm me valvul shfryrës ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës. Zbrazjen e bojlerit të montuar horizontalisht në mur, mund ta bëjë vetëm shërbimi i servisit të autorizuar.

GORENJE FTG80SM - 13

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri është i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të janë të lëshuara certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat themelore teknike të tij janë shënuar në tabelën e shënimeve, që është e ngjitur në fund të bojlerit afër gypave kyçës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund t'i bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8 mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend ta varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin FTG 30 E5 mund ta montoni në mur vetëm vertikalisht, ndërkaq bojlerët tjerë mund të montohen vertikalisht në mur, apo horizontalisht në mur, medoemos të kthyer me gypat kyçës në të majtë. Për shkak të ndërhyrjeve eventuale servisore ju preferojmë që bojlerin ta montoni në pajtim me dimensionet e montimit (shihni fig. 1 dhe fig. 2).

350 100 100 490 300 100 278 A>500 200 C D B G1/2 * G3/4

Fig. 1: Montimi vertikal në mur (vlen për FTG 30 E5, FTG 50 E5, FTG 80 E5, FTG 100 E5) *G3/4 - vetëm tek versioni 1,0 MPa

G1/2 * G3/4 B C D 350 > 500 200 A

Fig. 2: Montimi horizontal në mur (vlen për FTG 50 E5, FTG 80 E5, FTG 100 E5)

A B C D
FTG 30 E5635 515 150 250
FTG 50 E5920 765 185 500
FTG 80 E51350 1195 185 930
FTG 100 E51635 1365 300 1100

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i kyçjes me presion të mbyllur (fig. 3), në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit, duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 Mpa (1 bar) mbi atë nominal. Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit.

Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike, në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen e valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit do të rrjedhë uji, gjë që është shenjë se valvuli është në rregull.

Te sistemi i hapur, jo-presion (fig. 4), në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

graph LR A["1 2 3 4 a b 5"] --> B["T"] B --> C["Valve"] C --> D["6"] D --> E["7"] E --> F["Directional Control Valve"] F --> G["Return Line"] G --> H["H"]

Fig. 3: Sistemi i mbyllur (me presion)

graph TD A["Container Tank"] --> B["T"] A --> C["H"] B --> D["Valve 9"] C --> E["Valve 8"] D --> F["Control Point"] E --> G["Control Point"] F --> H["Return Line"] G --> I["Return Line"]

Fig. 4: Sistemi i hapur (pa presion)

LEGJENDA

1 Bateritë përzierëse të presionit 2 Ena e ekspansionit 3 Valvuli sigurues a - Valvuli provues b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil) 4 Hinka me kyçësin në derdhje 5 Shtojca provuese 6 Valvuli reduktues i shtypjes 7 Valvuli mbyllës 8 Valvuli jo-kthyes (ireverzibil) 9 Bateritë përzierëse qarkulluese H Uji i ftohtë T Uji i ngrohtë

GORENJE FTG80SM - LEGJENDA - 1

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni!

Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.

GORENJE FTG80SM - LEGJENDA - 2

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë.

Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE FTG80SM - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në bojler duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²), për ç'arsye duhet ta largoni kapakun mbrojtës.

Në instalimin elektrik duhet të montohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve, në pajtim me dispozitat nacionale për instalime.

Fig. 5: Largimi i kapakut mbrojtës230 V~ ± NL 1 2a 2b 4b 4a H2 H1 L K1 T1 T2 5 N K2 T3 T4 6 3

Fig. 6: Skema e lidhjes elektrike

LEGJENDA

1 Pjesa lidhëse 2a Siguresa termike 2b Siguresa termike 3 Rregullatori elektronik 4a Rezistuesi (ngrohësi) (1000 W apo 1600 W) 4b Rezistuesi (ngrohësi) (1000 W) 5 Sensori i temperaturës 6 Sensori i temperaturës L Përçuesi fazor N Përçuesi neutral ± Përçuesi mbrojtës

GORENJE FTG80SM - LEGJENDA - 1

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!

PËRDORIMI I BOJLERIT

Pas kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik, bojleri është i gatshëm për përdorim. Me kyçje në tension, bojleri kalon në gjendje të gatishmërisë. Në gjendjen e gatishmërisë bojleri e mban temperaturën e ujit në 10 °C.

gorenje eco 1 * 2 3 4 EcoSmart

LEGJENDA

1 - treguesi i temperaturës së rregulluar / faktike të ujit në bojler, sinjalizimi i gabimeve 2 - pulla On/Off, rregullimi i temperaturës 3 - indikacioni i funksionimit të funksionit "SMART" 4 - pulla për ndezje / fikje të funksionit "SMART"

Fig. 7: Pllaka drejtuese

Bojleri e ka rregullatorin elektronik "EcoSmart", që mundëson rregullimin e temperaturës së ujit, diagnostifikimin e gabimeve dhe funksionimin në mënyrën e mençur, me të cilën e zvogëloni harxhimin e energjisë elektrike

Bojlerin e ndizni me një shtypje të gjatë (3s) të pullës 2.

Me shtypjen e re të gjatë (3s) të pullës 2 bojleri kalon në gjendjen e gatishmërisë.

Funksionimi i bojlerit - rregullimi manual

Rregullimin e temperaturës e bëni me shtypjen e pullës 2 në nivelin e dëshiruar (temperatura e rregulluar paraprakisht është 57 °C):

* - Mbrojtja nga ngrirja, temperatura përafërsisht 10 °C. - Temperatura e ujit përafërsisht 35 °C. eco - Temperatura e ujit përafërsisht 57 °C. - Temperatura e ujit përafërsisht 75 °C.

Kur ta arrini nivelin maksimal "”, me rastin e shtypjes tjetër të pullës 2 ktheheni në fillim *. Preferojmë rregullimin në pozitën " e Rregullimi i tillë është më kursyesi; këtu temperatura e ujit do të jetë afërsisht 57 °C. Shkrirja e gurit të ujit dhe humbjet termike do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturave më të larta.

Temperaturën e ujit në bojler e tregon treguesi 1.

Nëse bojlerin nuk dëshironi ta përdorni për një kohë të gjatë, ruajeni përmbajtjen e tij nga ngrirja me vendosjen e temperaturës në pozitën *. Në këtë pozitë bojleri e ruan temperaturën e ujit në afërsisht 10 °C.

Funksionimi i bojlerit në mënyrën "EcoSmart"

Kjo mënyrë e funksionimit është e përshtatshme posaçërisht atëherë kur keni shprehi të rregullta rreth harxhimit të ujit të ngrohtë (p.sh. bërja dush çdo ditë përafërsisht në orë të njëjtë). Për funksionimin e bojlerit në mënyrën “EcoSmart” duhet ta aktivizoni incizimin. Në kohën e incizimit rregullatori elektronik i mban mend shprehitë tuaja, të cilat i merr parasysh gjatë ngrohjes së ujit pas përfundimit të incizimit. Incizimi zgjat 7 ditë. Funksionimi në mënyrën “EcoSmart” e zvogëlon harxhimin e energjisë elektrike.

  • Me të shtypur tastin 4 aktivizoni incizimin e shprehive tuaja. Gjatë incizimit pulson llambushka e gjelbër kontrolluese 3. Pasi që incizimi të përfundoj pas 7 ditësh, regjimi incizues fillon të realizohet në mënyrë automatike. Përgjatë veprimit të ngrohësit në mënyrën "EcoSmart" ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese 3.
  • Me shtypjen e sërishme e pullës 4 e ç'kyçni incizimin apo veprimin e funksionit "EcoSmart". Bojleri kthehet në mënyrën bazë të funksionimit. Ujin e ngroh në bazë të temperaturës të parapërcaktuar.
  • Kyçja e sërishme e funksionit "EcoSmart" është e mundur përmes shtypjes së tastit 4. Nëse regjimi i veprimit tashmë është incizuar (incizimi nuk është ndërprerë), ky tashmë fillon të realizohet. Ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese 3. Nëse incizimi është ndërprerë, fillon incizimi i ri 7 ditor. Pulson llambushka e gjelbër kontrolluese 3.
  • Nëse rregullatori elektronik e ka të ruajtur nga përpara regjimin e funksionimit dhe ndryshojnë shprehitë e harxhimit të ujit të ngrohtë, duhet të bëhet incizimi i ri. Këtë e aktivizoni me shtypje të gjatë në pullën 4. Incizimi zgjat 7 ditët që vijojnë.

Funksioni i antilegionelit

Nëse uji në bojler brenda 14 ditësh nuk e arrin 65 °C, aktivizohet funksioni i antilegionelit që e ngroh ujin në bojler në 70 °C dhe e mban ashtu 120 minuta.

Indikacioni i gabimeve

Në rast të gabimit fillojnë të vezullojnë llambat kontrolluese në treguesin 1.

Gabimi Përshkrimi i gabimit Sinjalizimi zgjidhja
E1• Gabimi i sensorit të temperaturës• Vezullim i shpejtë që përsëritet 2x i llambës kontrolluese në treguesin 1 .• Thirreni servisin (bojleri nuk punon).
E5• Tejngrohja (temperatura >90 °C)• Vezullim i shpejtë që përsëritet 3x i llambës kontrolluese në treguesin 1 .• Gabimi fshihet automatikisht me rënien e temperaturës nën vlerën e përcaktuar.• Nëse gabimi përsëritet, thirreni servisin.
E44 • Kyçje e thatë• Vezullim i shpejtë që përsëritet 4x i llambës kontrolluese në treguesin 1 .• Bojlerin mbusheni me ujë.• Gabimi fshihet me fikjen e bojlerit, gjegjësisht me shtypje 3s në pullën 2 .

Zbrazja e bojlerit

Nëse do ta ç'kyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujët nga ai për shkak të rrezikut nga ngrirja. Uji nga bojleri i montuar vertikalisht në mur derdhet nëpër gypin prurës në ngrohës. Për këtë arsye preferohet që gjatë montimit të vendoset një element-T i posaçëm me valvul shfryrës ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës. Para zbrazjes bojlerin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik si dhe ta hapim dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta derdhim ujin e ngrohtë. Kur të ftohet uji në bojler mbyllet ventili i prurjes së ujit të ftohtë dhe shpërdridhet gypi lakues në daljen e ujit të ngrohtë të bojlerit. Tani bojlerin mund ta zbrazim nëpër ventilin shfryrës në gypin prurës. Gjatë zbrazjes së ujit nëpër gypin prurës, në bojler mbetet një sasi më e vogël e ujit. Gjatë mbushjes së sërishme me ujë preferojmë ta hapni dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta lejoni ujin të rrjedhë së paku 2 minuta nëpër gypin derdhës të baterisë përzierëse (rrjedhja e ujit le të jetë e njëtrajtshme, me intensitet mesatar, me trashësi të lapsit).

GORENJE FTG80SM - Zbrazja e bojlerit - 1

Zbrazjen e bojlerit të montuar horizontalisht në mur, mund ta bëjë vetëm shërbimi i servisit të autorizuar.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me pastrues të butë të lëngtë, të destinuar për pastrimin e sipërfaqeve të lëmuara me llak. Mos përdorni pastrues që përbëjnë alkool apo mjete abrazive.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë. Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

GORENJE FTG80SM - Zbrazja e bojlerit - 2

Ju lutemi që prishjet eventuale në bojler të mos i përmirësoni vetë, por lidhur me to lajmërojeni shërbimin më të afërt të servisit të autorizuar.

GORENJE FTG80SM - Zbrazja e bojlerit - 3

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiFTG30 E5FTG50 E5FTG80 E5FTG100 E5
Profili i caktuar i ngarkesës S M M L
Klasa e efikasitetit energjetik 1)B B B C
Efikasiteti energjetik gjatëngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%] 36,240 39,5 39,8
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1)[kWh] 5091270 12992572
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2)[kWh] 3,1107,3667,45113,420
Rregullimi i temperatiurës së termostatitECO
Vlera "smart" 3)1111
Harxhimi javor i energjisë elektrike me menaxhim të mençur[kWh] 13,39024,72825,38550,140
Harxhimi javor i energjisë elektrike pa menaxhim të mençur[kWh] 17,49031,58432,38657,385
Vëllimi[l]28,348,777,998,1
Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 2)[l]73123149
Tensioni nominal[MPa (bar)]0,6 (6) / 0,9 (9) / 1,0 (10)
Masa / i mbushur me ujë[kg]22/5231/8148/12858/158
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit emaluar / anoda Mg• / •• / •• / •• / •
Mbrojtja nga ngrohja e tepërt
Mbrojtja nga kyçja e thatë
Fuqia kyçëse[W]20002600
Numri dhe fuqia e ngrohësve[W]2 x 10001 x 1600, 1 x 1000
Tensioni[V-]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h] 112 202 233 312
Dimensionet e ambalazhit[mm]350 x 560 x 715350 x 560 x 1000350 x 560 x 1430350 x 560 x 1715

Të dhënat në tabelë vlejnë për montimin vertikal të bojlerit në mur. 1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440 3) Të dhënat mbi efikasitetin energjetik dhe mbi harxhimin e energjisë elektrike vlejnë vetëm me rastin e kyçjes së pajisjes drejtuese të mençur.

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : FTG80SM

Kategori : Boiler