GT10O - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GT10O GORENJE në format PDF.

GORENJE GT10O - Boiler
📄 72 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE GT10O - page 66
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik (bojler)
Modeli GT10O
Marka Gorenje
Kapaciteti 10 litra
Konsumi i energjisë 1500 W
Tensioni 230 V / 50 Hz
Temperatura maksimale 75 °C
Presioni i vlerësuar 6 bar
Dimensionet (L x G x Th) 490 x 350 x 350 mm
Pesha (bosh) 7 kg
Lloji i instalimit Mur (horizontal ose vertikal)
Materiali i rezervuarit të brendshëm Çelik i smaltuar
Elementi ngrohës Ngrohës zhytës bakri
Termostati I rregullueshëm, me ndërprerje sigurie
Karakteristikat e sigurisë Mbrojtje nga mbinxehja, valvul lehtësimi presioni, IPX4
Klasa e efikasitetit energjetik B
Konsumi në gatishmëri 0.5 W
Koha e ngrohjes (deri në 65°C) Përafërsisht 25 minuta
Niveli i zhurmës < 25 dB
Lloji i lidhjes Hyrje/dalje 1/2 inç BSP
Mirëmbajtja Pastrim vjetor, inspektim i anodës
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit Termostat, element ngrohës, anodë, guarnicione
Garancia 2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - GT10O GORENJE

Cili është kapaciteti i bojlerit Gorenje GT10O?
GT10O ka një kapacitet prej 10 litrash, i përshtatshëm për familje të vogla ose përdorime në pikë përdorimi.
Sa kohë duhet për të ngrohur ujin?
Koha e ngrohjes deri në 65°C është afërsisht 25 minuta me fuqi të plotë (1500 W).
A mund të instalohet bojleri horizontalisht?
Po, GT10O mbështet instalimin në mur si horizontal ashtu edhe vertikal.
Çfarë karakteristikash sigurie ka?
Përfshin mbrojtje nga mbinxehja, një valvul lehtësimi presioni dhe rezistencë ndaj ujit IPX4.
Si e mirëmbaj bojlerin?
Bëni pastrim vjetor dhe inspektoni anodën e magnezit për të parandaluar korrozionin.
Cilat janë dimensionet dhe pesha?
Dimensionet janë 490 x 350 x 350 mm (LxGxTh) dhe pesha bosh është 7 kg.
Cila është klasa e efikasitetit energjetik?
Bojleri është vlerësuar me klasë energjie B në një shkallë nga A+ në G.
A mund të rregulloj temperaturën e ujit?
Po, ka një termostat të rregullueshëm deri në 75°C.
Cilat pjesë këmbimi janë të disponueshme?
Pjesët e zakonshme të këmbimit përfshijnë element ngrohës, termostat, anodë magnezi dhe guarnicione.
A është i përshtatshëm për furnizim të gjithë shtëpisë?
Kapaciteti 10 litra është më i miri për përdorim në një pikë të vetme (p.sh., nën lavaman), jo për të gjithë shtëpinë.

Pyetjet e përdoruesve rreth GT10O GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GT10O - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GT10O e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT GT10O GORENJE

Udhëzime për përdorim 66

PARALAJMËRIME

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠️ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.

⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE GT10O - PARALAJMËRIME - 1

Prodhimet tona janë të pajisura me komponentë të parrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin, si dhe janë të punuara në mënyrë që në fazën e tyre të fundit jetësore të demontohen dhe riciklohen sa më thjesht. Me riciklimin e materialeve zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, ose tregtarin tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri është prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të janë lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi përputhshmërinë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e të dhënave, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund t'i bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni në hapësirë ku nuk ngrihet, por sa më afër vendit marrës. Në mure e përforconi me vida muri me diametër minimal 5 mm.

Varësisht nga nevoja juaj, mund të zgjidhni tipin mbi sqoll (GT 5 O, GT 10 O; GT 15 O) ose tipin nën sqoll (GT 5 U, GT 10 U; GT 15 U).

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

GORENJE GT10O - MONTIMI - 1

Montimi mbi sqoll Montimi nën sqoll

ABCDE
GT 5 O396270256260
GT 5 U396144256260
GT 10 O500398350265
GT 10 U500122350265
GT 15 O500398350310
GT 15 U500122350310

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuara me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i kyçjes me presion të mbyllur në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 Mpa (1 bar) mbi atë nominal. Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit.

Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike, në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit të rrjedh uji, kjo është shenjë, se valvuli është në rregull.

Te sistemi i hapur, jo-presion në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Sistemi i hapur (pa presion) Sistemi i mbyllur (me presion)GORENJE GT10O - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

7a - Bateria përzierëse nën sqoll 8 - Hinka me kyçësin në derdhje

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni! Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik bëhet nëpërmes kabllos elektrike me spinë. Nëse për lidhje në rrjetin elektrik përdoret kablloja e re, më e gjatë, kablloja futet në kanalin e kabllos, ndërsa telat mbërthehen në lidhëse. Ndërmjet bojlerit dhe instalimit permanent vendoset ndërprerësi, që ndërpret të dy polet e furnizimit. Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në pajtim me standardet për instalimet elektrike.

Legjenda:

1 - Termostati 2 - Siguresa termike 3 - Rezistuesi (ngrohësi) 4 - Llamba kontrolluese 5 - Pjesa lidhëse

L - Përçuesi fazor N - Përçuesi neutral ÷ - Përçuesi mbrojtës

L N 230 V~ 5 2 1 3 4

Skema e lidhjes elektrike

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!

Pas lidhjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me sjelljen e pullës në termostat, në pjesën e përparme të kapakut mbrojtës e zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet min. " * " - mbrojtja nga ngrirja dhe 75 °C, pozita " ●". Preferojmë vendosjen e pullës në pozitën " e ". Rregullimi i tillë kursen më së shumti; në këtë pozitë temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 35 °C (GT 10, GT 15) dhe përafërsisht 41 °C (GT 5), ndarja e gurit të ujit dhe humbja termike do të jetë më e vogël se tek vendosja në temperaturë të lartë. Për shkaqe të sigurisë mund të rregullohen temperaturat më të larta sipas dëshirës, me procedurën në vijim:

GORENJE GT10O - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 2

a) Kaçavidën vendoseni në vrimën 1 dhe largojeni kapakun e pullës 2, b) pastaj vendoseni kufizuesin e pullës 3 sipas dëshirës në temperaturën e dëshiruar: C: 35 °C B: 45 °C A: 55 °C O: 75 °C c) kapakun e pullës 2 kthejeni përsëri në konstruksionin e pullës.

Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese, që shndrit derisa uji në rezervuarin e bojlerit të mos e arrijë temperaturën e zgjedhur, apo deri te ndalje e qëllimshme. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "*". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbajë temperaturën e ujit te përafërsisht në 9 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga bojleri zbrazet nëpër gypin prurës/derdhës të bojlerit.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet e harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme, që kontrollet t'i bëjnë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin, i cili grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijuese.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiGT 5 OGT 5 UGT 10 OGT 10 UGT 15 OGT 15 U
Profili i caktuar i ngarkesësXXSXXSXXSXXSXXSXXS
Klasa e efikasitetit energjetik 1)AAAAAA
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%]35,935,236,335,236,135,3
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1)[kWh]514525508524510523
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2)[kWh]2,4102,4802,3772,4612,3912,465
Rregullimi i temperatiurës së termostatite
Vlera "smart"000000
Vëllimi[l]6,26,69,89,914,814,9
Tensioni nominal[[MPa(bar)]0,6 (6) / 0,9 (9) / 1,0 (10)
Masa / i mbushur me ujë[kg]6,8 / 11,88 / 1811 / 26
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[min]112029
Dimensionet e ambalazhit[mm]300x300x440300x400x530350x400x530

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

08/2015

531532

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : GT10O

Kategori : Boiler