GT10UC6 - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GT10UC6 GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës uji elektrik me rezervuar |
| Kapaciteti | 10 L |
| Dimensionet (L x G x T) | 362 x 360 x 362 mm |
| Pesha | 7.3 kg |
| Furnizimi me energji | 230 V ~ 50 Hz |
| Konsumi i energjisë | 1500 W |
| Elementi ngrohës | Me mbështjellje bakri |
| Temperatura maksimale | 75 °C |
| Lidhja e ujit | G 1/2" |
| Karakteristikat e sigurisë | Ndërprerës termik, Valvul sigurie, IPX4 |
| Materiali | Rezervuar çeliku i emaluar |
| Lloji i instalimit | I montuar në mur |
| Lloji i kontrollit | Dorezë manuale |
| Klasa e efikasitetit energjetik | C |
| Konsumi në pritje | 0.5 kWh/24h |
| Niveli i zhurmës | <25 dB |
| Mirëmbajtja | Zëvendësoni anodën çdo vit |
| Pastrimi | Shpëlajeni rezervuarin çdo 6 muaj |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | Qendrat e autorizuara të shërbimit |
| Riparueshmëria | I riparueshëm nga teknik i kualifikuar |
| Garancia | 2 vjet |
| Miratimet | CE, RoHS |
Pyetjet më të shpeshta - GT10UC6 GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth GT10UC6 GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GT10UC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GT10UC6 e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT GT10UC6 GORENJE
Udhëzime për përdorim 66
PARALAJMËRIME
Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.
⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.
⚠️ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!
Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri te tejngarkesat e përmendura të temperaturës.
Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

Produktet tona janë të pajisura me komponentë të padëmshëm për mjedisin dhe shëndetin, dhe janë prodhuar në mënyrë të tillë që në fund të jetës së tyre të mund të çmontohen dhe riciklohen sa më lehtë. Me riciklimin e materialeve zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e materialeve bazë (për shembull, metalit), i cili kërkon shumë energji dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit zvogëlojmë shpenzimin e burimeve natyrore, pasi mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.
Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave, vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave ose tregtarin nga i cili e keni blerë produktin.
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.
Bojleri është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është testuar zyrtarisht, dhe për të janë lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata e përputhshmërisë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e të dhënave, e cila është ngjitur midis tubave hyrës. Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm me ndihmën e një profesionisti të kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësi të tij për shkak të përmirësimit, heqjes së gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit, mund t'i bëjë vetëm shërbimi i autorizuar i servisit.
MONTIMI
Bojlerin montojeni në një hapësirë ku nuk ngrin, por sa më afër vendit të përdorimit. Në mur e fiksoni me vida muri me diametër minimal 5 mm.
Në varësi të nevojës tuaj, mund të zgjidhni tipin mbi lavaman (GT 5 O, GT 10 O; GT 15 O) ose tipin nën lavaman (GT 5 U, GT 10 U; GT 15 U).
Dimensionet e lidhjes dhe montimit të bojlerit [mm]

Montimi mbi lavaman Montimi nën lavaman
| A | B | C | D | E | |
| GT 5 O | 396 | 270 | 256 | 260 | |
| GT 5 U | 396 | 144 | 256 | 260 | |
| GT 10 O | 500 | 398 | 350 | 265 | |
| GT 10 U | 500 | 122 | 350 | 265 | |
| GT 15 O | 500 | 398 | 350 | 310 | |
| GT 15 U | 500 | 122 | 350 | 310 |
LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuara me ngjyra në tuba. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë blu, ndërsa dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.
Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet të instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.
Te sistemi i kyçjes me presion të mbyllur në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 Mpa (1 bar) mbi atë nominal. Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.
Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit.
Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike, në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit të rrjedh uji, kjo është shenjë se valvuli është në rregull.
Te sistemi i hapur, jo-presion në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.
Sistemi i hapur (pa presion) Sistemi i mbyllur (me presion)
7a - Bateria përzierëse nën sqoll 8 - Hinka me kyçësin në derdhje
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni! Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK
Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik bëhet nëpërmes kabllos elektrike me spinë. Nëse për lidhje në rrjetin elektrik përdoret kablloja e re, më e gjatë, kablloja futet në kanalin e kabllos, ndërsa telat mbërthehen në lidhëse. Ndërmjet bojlerit dhe instalimit permanent vendoset ndërprerësi, që ndërpret të dy polet e furnizimit. Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në pajtim me standardet për instalimet elektrike.
Legjenda:
1 - Termostati 2 - Siguresa termike 3 - Rezistuesi (ngrohësi) 4 - Llamba kontrolluese 5 - Pjesa lidhëse
L - Përçuesi fazor N - Përçuesi neutral ÷ - Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike
VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!
Pas lidhjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me sjelljen e pullës në termostat, në pjesën e përparme të kapakut mbrojtës e zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet min. " * " - mbrojtja nga ngrirja dhe 75 °C, pozita " ●". Preferojmë vendosjen e pullës në pozitën " e ". Rregullimi i tillë kursen më së shumti; në këtë pozitë temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 35 °C (GT 10, GT 15) dhe përafërsisht 41 °C (GT 5), ndarja e gurit të ujit dhe humbja termike do të jetë më e vogël se tek vendosja në temperaturë të lartë. Për shkaqe të sigurisë mund të rregullohen temperaturat më të larta sipas dëshirës, me procedurën në vijim:

a) Kaçavidën vendoseni në vrimën 1 dhe largojeni kapakun e pullës 2, b) pastaj vendoseni kufizuesin e pullës 3 sipas dëshirës në temperaturën e dëshiruar: C: 35° C B: 45 ° C A: 55 ° C O: 75 ° C c) kapakun e pullës 2 kthejeni përsëri në konstruksionin e pullës.
Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese, që shndrit derisa uji në rezervuarin e bojlerit të mos e arrijë temperaturën e zgjedhur, apo deri te ndalje e qëllimshme. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "*". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 9 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga bojleri zbrazet nëpër gypin prurës/derdhës të bojlerit.
Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.
Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet e harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme, që kontrollet t'i bëjnë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin, i cili grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijuese.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.
CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | GT 5 O | GT 5 U | GT 10 O | GT 10 U | GT 15 O | GT 15 U | |
| Profili i caktuar i ngarkesës | XXS | XXS | XXS | XXS | XXS | XXS | |
| Klasa e efikasitetit energjetik 1) | A | A | A | A | A | A | |
| Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1) | [%] | 35,9 | 35,2 | 36,3 | 35,2 | 36,1 | 35,3 |
| Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1) | [kWh] | 514 | 525 | 508 | 524 | 510 | 523 |
| Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2) | [kWh] | 2,410 | 2,480 | 2,377 | 2,461 | 2,391 | 2,465 |
| Rregullimi i temperatiurës së termostatit | e | ||||||
| Vlera "smart" | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
| Vëllimi | [l] | 6,2 | 6,6 | 9,8 | 9,9 | 14,8 | 14,9 |
| Tensioni nominal | [[MPa(bar)] | 0,6 (6) / 0,9 (9) / 1,0 (10) | |||||
| Masa / i mbushur me ujë | [kg] | 6,8 / 11,8 | 8 / 18 | 11 / 26 | |||
| Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit | emaluar / anoda Mg | ||||||
| Fuqia kyçëse | [W] | 2000 | |||||
| Tensioni | [V~] | 230 | |||||
| Klasa e mbrojtjes | I | ||||||
| Shkalla e mbrojtjes nga lagështia | IP24 | ||||||
| Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C | [min] | 11 | 20 | 29 | |||
| Dimensionet e ambalazhit | [mm] | 300x300x440 | 300x400x530 | 350x400x530 | |||
1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440
E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.
Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.
08/2015
531532