MAKITA DC4001 - Ngarkues baterish

DC4001 - Ngarkues baterish MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DC4001 MAKITA në format PDF.

📄 120 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA DC4001 - page 69
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth DC4001 MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngarkues baterish në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DC4001 - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DC4001 e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT DC4001 MAKITA

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.

KUJDES

  1. RUAJINI KËTO UDHËZIME – Ky manual përmban udhëzime të rëndësishme sigurie dhe përdorimi për karikuesin e baterisë.
  2. Përpara se ta përdorni karikuesin e baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
  3. KUJDES – Për të reduktuar rrezikun e lëndimit, karikoni vetëm bateritë e rikarikueshme të Makita. Llojet e tjera të baterive mund të shpërthejnë duke shkaktuar lëndim personal dhe dëme.
  4. Bateritë e parikarikueshme nuk mund të karikohen me këtë karikues baterish.
  5. Përdorni një burim energjie me tensionin e specifikuar në pllakëzën udhëzuese të karikuesit.
  6. Mos e karikoni kutinë e baterisë në prani të lëngjeve ose gazeve të djegshme.
  7. Mos e ekspozoni karikuesin në shi, borë ose kushte me lagështirë.
  8. Asnjëherë mos e mbani karikuesin nga kordoni ose ta tërhiqni për ta hequr nga priza.
  9. Pas karikimit ose përpara se të përpiqeni të kryeni mirëmbajtje apo pastrim, hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë. Kur e shkëputni karikuesin, tërhiqeni nga spina dhe jo nga kordoni.
  10. Sigurohuni që kordoni të ndodhet aty ku nuk mund të shkelet, ku nuk mund të pengoheni apo ndryshe të mos u nënshtrohet dëmtimeve apo tensioneve.

  11. Mos e përdorni karikuesin me kordon apo spinë të dëmtuar. Nëse kordoni ose spina janë të dëmtuara, kërkojini qendrës së shërbimit të Makita ta zëvendësojë atë për të shmangur rreziqet.

  12. Mos e përdorni apo çmontoni karikuesin nëse ka marrë goditje të fortë, është rrežuar ose ndryshe është dëmtuar në ndonjë mënyrë; çojeni te një teknik i kualifikuar i shërbimit. Përdorimi ose rimontimi i pasaktë mund të rezultojë në rrezik goditjeje elektrike ose zjarr.
  13. Mos e karikoni kutinë e baterisë kur temperatura e dhomës është NËN 10°C (50°F) ose MBI 40°C (104°F). Në temperaturë të ftohtë, karikimi mund të mos fillojë.
  14. Mos u përpiqni të përdorni një transformator me faza, një gjenerator me motor ose prizë me energji DC.
  15. Mos lejoni që diçka të mbulojë ose bllokojë grilat e ajrosjes së karikuesit.
  16. Mos e futni ose hiqni kabllon dhe mos e futni ose hiqni baterinë me duar të lagura.
  17. Mos përdorni kurrë benzinë, benzol, hollues, alkool dhe lëndë të ngjashme për pastrimin e karikuesit. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.

Simbolet

Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.

Vetëm për përdorim të brendshëm.
Lexoni manualin e përdorimit.
IZOLIM I DYFISHTË
Vetëm për shtetet e BE-sëPër shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake!Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit.Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.

Karikimi

⚠KUJDES: Pasi karikimi të përfundojë, sigurohuni që të hiqni fishën e energjisë të karikuesit të baterisë nga burimi i tensionit AC, dhe hiqni folenë e karikuesit të baterisë dhe bashkoni kapakun e baterisë.

VINI RE: Karikuesi i baterisë është prodhuar për të karikuar vetëm paketën elektrike portative MAKITA. Asnjëherë mos e përdorni për qëllime të tjera ose për bateri nga prodhues të tjerë.

VINI RE: Kur karikuesi i baterisë është i lidhur me njësinë, vegla ose makineria nuk ndizet. Në këtë rast, hiqni karikuesin e baterisë nga njësia.

VINI RE: Nëse temperatura e baterisë ulet ose ngrihet gjatë karikimit, karikimi mund të ndalojë. Në këtë rast, prisni derisa bateria të jetë në temperaturën e zakonshme duke e ngrohur ose ftohur baterinë, dhe më pas rinisni karikimin.

  1. Hiqni kapakun e baterisë duke e rrotulluar atë.
    ▶ Fig.1: 1. Kapaku
  2. Bashkërenditni daljen e folesë së karikuesit të baterisë me pjesën e kundërt të fishës së njësisë, dhe më pas bashkojeni fishën me folenë duke rrotulluar folenë.
    ▶ Fig.2: 1. Pjesa e dalë 2. Foleja 3. Fisha
  3. Lidheni folenë e energjisë me karikuesin e baterisë në burimin e duhur të tensionit AC.
  4. Pasi të përfundojë karikimi, hiqni folenë e karikuesit të baterisë, dhe më pas bashkoni kapakun e baterisë.

Gjatë karikimit, Ilamba e rrymës kryesore ndizet në të kuqe dhe llambat treguese tregojnë kapacitetin e mbetur të baterisë. Kur karikimi përfundon, Ilamba e rrymës kryesore dhe llambat treguese fiken.

Llamba e rrymës kryesoreLlambat treguese Kapacitetii mbetur
Ndezur Fikur Dukepulsuar
IwvalIwvalIwvalIwvalKarikimi (75% deri 100%)
IwvalIwvalIwvalIwvalKarikimi (50% deri 75%)
IwvalIwvalIwvalIwvalKarikimi (25% deri 50%)
IwvalIwvalIwvalIwvalKarikimi (0% deri 25%)

▶ Fig.3: 1. Butoni i energjisë 2. Llamba treguese 3. Llamba e rrymës kryesore

Vegla ose makineria nuk punon nëse karikuesi është i lidhur me njësinë. Nëse llama e rrymës kryesore pulson në të kuqe, karikimi nuk fillon sepse njësia është e mbinxehur ose temperatura e njësisë është e ulët. Në këtë rast, ftoheni njësinë ose ngroheni njësinë.

Nëse llama e rrymës kryesore pulson në mënyrë të alternuar në të kuqe dhe të gjelbër, shkëputeni karikuesin dhe hiqni folenë e karikuesit, dhe më pas pastrojeni karikuesin duke hequr pluhurin nga hyrja AC, vrima e hyrjes dhe vrima e daljes. Nëse llama e rrymës kryesore vazhdon të pulsojë në mënyrë të alternuar në të kuqe dhe të gjelbër edhe pas pastrimit të karikuesit, kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të Makita që ta riparojë.

Tabela e mëposhtme tregon llojet e baterive, numrin e gelizave dhe kapacitetin nominal të baterisë që mund të karikohet me karikuesin e baterisë.

Tensioni Numri i qelizavePaketë elektrike portative me jone litiumiKapaciteti (Ah)Koha e karikimit (minuta)
36 V - 40 V maks.100 PDC1200 33,5 360
36 V - 40 V maks.130 PDC1500 43,55450

SHËNIM: Karikuesi është i pajisur me një ventilator ftohjeje. Del zhurmë nga ventilatori i ftohjes gjatë karikimit, por kjo nuk tregon probleme me karikuesin.

MIRËMBAJTJA

⚠KUJDES: Përpara se të përpiqeni të kryeni kontroll apo mirëmbajtje, sigurohuni gjithmonë që paketa elektrike portative të jetë e fikur dhe që bateria të jetë e hequr.

Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.

Pastrimi i karikuesit

Hiqni pluhurin nga hyrja AC, vrima e hyrjes dhe vrima e daljes.

▶ Fig.4: 1. Hyrja AC 2. Vrima e hyrjes 3. Vrima e daljes

SHËNIM: Nëse koha e karikimit zgjat shumë më tepër se zakonisht, kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi të Makita që ta riparojë.

ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : DC4001

Kategori : Ngarkues baterish