HEZ9TY010 - Pllakë gatimi BOSCH - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HEZ9TY010 BOSCH në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth HEZ9TY010 BOSCH
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pllakë gatimi në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HEZ9TY010 - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HEZ9TY010 e markës BOSCH.
MANUAL I PËRDORUESIT HEZ9TY010 BOSCH
[sq] Manuali i përdorimit 177
[sr] Uputstvo za upotrebu 184
Pasqyra e përmbajtjes
1 Siguria.... 178
2 Pastrimi i enës së gatimit përpara përdorimit të parë...... 180
3 Përdorimi i enëve të gatimit .... 180
4 Përdorimi i enëve të gatimit në furrë 181
5 Pastrimi i enëve të gatimit...... 181
6 Tabela e gatimit.... 182
7 Garancia 183

1 Siguria
Ndiqni këto udhëzime për sigurinë kur përdorni aksesorin. Ky produkt është në përputhje me rregulloret për produktet që kanë kontakt me produktet ushqimore.
■ Ena e gatimit nuk është e përshtatshme për përdorim në mikrovalë.
■ Ena e gatimit është zhvilluar vetëm për përdorim familjar.
■ Ena e gatimit është parashikuar vetëm për zierje.
■ Mos ruani asnjë produkt ushqimor brenda enës së gatimit për periudhë të gjatë kohe. Ushqimet me përmbajtje të lartë acide mund të shkaktojnë çngjyrosje të padëshiruara në enët e gatimit.
■ Mos e ndryshoni enën e gatimit në asnjë lloj mënyre.
■ Mos e lini kurrë jashtë vëmendjes enën e gatimit gjatë gatimit.
■ Mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje fëmijët në afërsi të një ene gatimi të nxehtë.

PARALAJMËRIM – Rrezik zjarri!
Vaji dhe yndyra e nxehtë marrin flakë shpejt.
▶ Mos e lini asnjëherë pa mbikëqyrje vajin dhe yndyrën e nxehtë.
- Mos përdorni për skuqje vajra vendas me pikë të ulët të lëshimit të tymit.
▶ Kurrë mos e fikni me ujë një zjarr nga vaji ose yndyra e nxehtë.
- Mbuloni flakët me një mbulesë ose me mbulesë për fikjen e zjarrit.

PARALAJMËRIM – Rrezik djegiesh!
Dorezat mund të jenë shumë të nxehta.
▶ Përdorni gjithmonë doreza kuzhine për tenxheret.

PARALAJMËRIM – Rrezik përvëlimi!
Lëngu, spërkatja dhe avulli i nxehtë mund të shkaktojë përvëlime të trupit.
▶ Veproni me kujdes kur bëhet fjalë për lëngjet e nxehta.
⚠️ PARALAJMËRIM – Rrezik lëndimi!
Ena e gatimit që rrëzohet poshtë mund të shkaktojë lëndime.
▶ Rrotulloni dorezat në atë mënyrë që të mos zgjaten mbi syprinën e banakut.
VINI RE!
Përdorimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë enën e gatimit ose planin e gatimit.
- Asnjëherë mos e nxehni enën e gatimit për një kohë të gjatë, sepse përndryshe ajo mbinxehet shpejt dhe mund të deformohet.
2 Pastrimi i enës së gatimit përpara përdorimit të parë
- Hiqni materialin e paketimit dhe të gjitha etiketat.
- Kontrolloni me kujdes bazamentin për plasaritje, të ngritura ose dëmtime të tjera, të cilat mund të jenë krijuar gjatë përpunimit, transportit ose gjatë shitjes.
- Pastroni enën e gatimit me ujë të ngrohtë me detergjent dhe me një sfungjer të butë.
- Thani enën e gatimit me një leckë.
- Krijoni një solucion duke përzier tre pjesë ujë dhe një pjesë acid citrik ose uthull.
- Për t'i mbrojtur sipërfaqet prej inoksi nga njollat dhe oksidimi, ziejeni solucionin ngadalë për 15 minuta në gradim të ulët në një enë gatimi prej inoksi pa veshje.
- Lëreni enën e gatimit që të ftohet.
3 Përdorimi i enëve të gatimit
VINI RE!
Përdorimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë dëme dhe këto dëme nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit.
▶ Për të shmangur gërvishtjet në planin e gatimit, ngrini lart enën e gatimit nga sipërfaqja e xhamit të planit të gatimit.
- Mos vendosni enët e gatimit sipër njëra-tjetrës pa një shtresë mbrojtëse midis tyre.
▶ Për të siguruar një qëndrueshmëri të mirë të enës së gatimit, mos e mbinxehni tiganin.
- Mos pritni kurrë ushqimet brenda në tigan, në mënyrë që të mos gërvishtni sipërfaqen e tij. Mos përdorni mikser ose rrahëse brenda në tigan.
- Përdorni gjithmonë një material mbrojtëse nëse ena e nxehtë e gatimit vendoset mbi tavolinë apo mbi syprinën e banakut.
Kërkesë: Përdorni një tigan të pastër.
- Për të arritur rezultatin më të mirë në gatim, vendoseni enën e gatimit mbi një sipërfaqe gatimi me madhësi që përshtatet me fundin e enës.
- Bëni ngrohjen paraprake me nivelin 8 ose 8.5 dhe më pas zgjidhni nivelin e duhur të gradimit. Ena e gatimit nxehet shumë shpejt. Mos e përdorni as funksionin Boost, as nivelin 9.
- Ne rekomadojmë që t'i rrotulloni ushqimet me një shpatull inoksi dhe t'i nxirrni nga ena e gatimit.
Shënime
■ Tiganët me cepa kënddrejtë nuk kanë fund plotësisht të drejtë, por kjo nuk ka asnjë ndikim në gatim dhe në funksionimin e duhur të planit të gatimit.
- Kur i nxehni tiganët më shumë sesa duhet ose kur digjen ushqimet, inoksi mund të marrë ngjyrë blu ose gjithashtu kafe dhe mund të shfaqen edhe shenja oksidimi. Megjithatë, kjo nuk ka asnjë ndikim në rezultatin e gatimit ose në cilësinë e ushqimeve.
■ Sipërfaqja e plasaritur nuk ka asnjë ndikim në rezultatin e gatimit ose në cilësinë e ushqimit.
4 Përdorimi i enëve të gatimit në furrë
Ju mund t'i përdorni enët e gatimit brenda në furrë, duke mbajtur nën mbikëqyrje temperaturën maksimale.

PARALAJMËRIM
Rrezik djegiesh!
Enët e gatimit dhe skara nxehen shumë.
- Përdorni doreza kuzhine për tenxheret.
Ena e gatimit Temperatura maks. në °C
Teppan Yaki 220
5 Pastrimi i enëve të gatimit
VINI RE!
Pastrimi i pasaktë mund ta dëmtojë enën e gatimit.
- Mos e lani enën e gatimit në enëlarëse.
- Mos përdorni produkte pastrimi gërryese që përmbajnë zbardhues klor.
-
Mos përdorni pastrues për furra ose produkte të tjera pastrimi me veti gërryese.
-
Lani enën e gatimit pas çdo përdorimi me dorë me një sfungjer ose pecetë për enë, ujë të ngrohtë dhe një detergjent enësh të veçantë të përshtatshëm për larje me dorë.
Rezultatin më të mirë të pastrimit e arrini kur ena e gatimit është ende e ngrohtë. Megjithatë, bëni kujdes që të mos digjeni gjatë pastrimit.
Nëse mbetjet e ushqimit ngjitin në enën e gatimit, mbuloni fundin e tiganit me ujë dhe lërini ato të zbuten, ndërkohë që e nxehni me kujdes tiganin në temperaturë të ulët, derisa të krijohet avull. Uji nuk duhet të vlojë.
- Pastroni përsëri enën e gatimit me dorë.
- Shpëlani enën e gatimit me ujë të ngrohtë.
- Thani menjëherë enën e gatimit me një leckë të butë.
Këshillë
■ Lani gjithmonë mirë enët e gatimit, sepse gjatë përdorimit herën e ardhshme mbetjet e ushqimit mund të digjen në sipërfaqe ose ushqimi që gatuhet mund të ngjitë.
■ Mbani enët e gatimit të pastra dhe bosh në kohën që ato nuk përdoren.
- Për të laguar njollat dhe ndotjet e forta, mbuloni enën e gatimit me lëng limoni ose me uthull dhe ngroheni paksa, derisa të krijohet avull. Më pas përsëritni procesin e pastrimit të përshkruar më lart.
- Njollat e thara mund të higen me një sfungjer me rrjetë teli dhe/ose me një pastrues për inoks.
6 Tabela e gatimit
Tabela më poshtë përmban disa shembuj. Kohët e gatimit varen nga lloji, pesha dhe cilësia e ushqimit. Për këtë arsye mund të ketë edhe ndryshime. Nivelet e gradimit të gatimit 8 deri në 8.5 janë ideale për nxehjen paraprake.
Mish
| Ushqimi Niveli i gradimit | të gatimit | Koha e skuqjes në minuta |
| Gjoks pule, 2 cm trashësi 5 - 6 10 - 20 | ||
| Biftekë me filetë derri, kotëleta me mish derri (i papërpunuar) | 6 - 7 4 - 12 | |
| Biftek, 3 cm trashësi 7 - 8 8 - 12 | ||
| Qofte, hamburger, 3 cm trashësi 4.5 - 5.5 30 - 40 | ||
| Shpek 6.5 - 7.5 3 - 6 |
Peshk
| Ushqimi Niveli i gradimit | të gatimit | Koha e skuqjes në minuta |
| Karkaleca deti të vegjël dhe të mëdhenj | 7 - 8 5 - 10 | |
| Filetë salmoni 5 - 6 10 - 15 | ||
| Troftë 3.5 - 4.5 15 - 25 | ||
| Filetë peshku 6 - 7 10 - 15 |
Gatime me vezë
| Ushqimi Niveli i gradimit | të gatimit | Koha e skuqjes në minuta |
| Vezë sy 5 - 6 3 - 9 | ||
| Vezë e rrahur 4 - 5 3 - 9 |
Perime
| Ushqimi Niveli i gradimit | të gatimit | Koha e skuqjes në minuta |
| Hudhra, qepë 5 - 6 2 - 10 | ||
| Kunguj të vegjël, patëllxhanë 6 - 7 5 - 10 | ||
| Speca, asparag jeshil 6 - 7 5 - 15 | ||
| Kërpudha 7 - 8 8 - 15 |
7 Garancia
Pikat e mëposhtme përjashtohen nga garancia e ofruar nga prodhuesi:
■ Dëmet nga përdorimi i papërshtatshëm, p.sh. nga mbinxehja, goditja ose rrëzimi poshtë
■ Dëmet nga pastrimi i gabuar
■ Konsumimi normal
Gjurmët e përdorimit që shihen lehtë, si p.sh. çngjyrosjet, të cilat krijohen nga lärja në lavastovilje ose nga përdorimi i vajrave dhe yndyrave
■ Dëmet në zonën e gatimit, si p.sh. gërvishtjet nga sipërfaqja e ashpër ose dëmet e tjera në fundin e enës së gatimit.
Kontaktoni shërbimin tonë për klientin nëse keni pyetje.
sr