800 Series EAF12B - Fryer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 800 Series EAF12B ELECTROLUX në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 800 Series EAF12B ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 800 Series EAF12B - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 800 Series EAF12B e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT 800 Series EAF12B ELECTROLUX
Faleminderit që bletë një pajisje Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt që përfaqëson dekada përvojë profesionale dhe risi.
Gjenial dhe me stil, është dizajnuar me ju në mendje. Ndaj, sa herë ta përdorni, e dini që do të keni rezultate të shkëlqyera çdo herë.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë:

Merrni këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion mbi problemet dhe shërbimin:
www.electrolux.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.registerelectrolux.com

Blini aksesorë, materiale dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen tuaj: www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithnjë pjesë këmbimi origjinale.
Kur të kontaktoni me Qendrën tonë të Shërbimit të Autorizuar, sigurohuni të keni këto të dhëna: Modelin, PNC, numrin serial.
Informacioni mund të gjendet te pllaka seriale.
Simbole në udhëzim:
⚠️ Kujdes / informacion mbi kujdesin dhe sigurinë.
i Informacion i përgjithshëm dhe këshilla.
Informacion mbi ambientin.
Subjekt ndryshimi pa paralajmërim.
1. INFORMACION MBI SIGURINË
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie, nëse ata janë të mbikëqyrur ose kanë marrë udhëzime për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijë nëse nuk janë 8 vjeç dhe të mbikëqyrur.
- Kjo pajisje nuk është e destinuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveçse kur u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira falë personit përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren që të mos luajnë me pajisjen.
- Lutemi ta mbani fritezën me ajër dhe kordonin e rrymës larg fëmijëve nën 8 vjeç.
- Kjo pajisje është e destinuar vetëm për përdorim shtëpiak.
- Nëse kordoni i rrymës është dëmtuar apo prishur, duhet të zëvendësohet nga një agjent shërbimi apo nga një person me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
- Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
- Mos e mbuloni pikën hyrëse dhe dalëse të ajrit kur pajisja është ndezur.
- Gjithnjë kthejeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi për kontroll apo riparim.
- Mos u përpiqni ta riparoni pajisjen vetë.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo afër një stufe të nxehtë me gaz, në asnjë stufë elektrike, në pllaka elektrike gatimi apo në një furrë të nxehtë.
- Sigurohuni gjithnjë që kordoni të futet në prizë siç duhet.
- Mbajeni kordonin kryesor larg sipërfaqeve të nxehta apo objekteve të mprehta për të shmangur dëmtimin.
- Mos vendosni kurrë asgjë të djegshme, shpërthyese apo gërryese në shportë.
- Mos kapni, pärkulni, përdridhni apo vendosni objekte të rënda në kordonin e rrymës për të parandaluar zhveshjen apo thyerjen e telave.
-
Mos e përdorni pajisjen nëse fisha, kordoni kryesor apo vetë pajisja janë të dëmtuara.
-
Mos e filloni kurrë gatimin pa vënë shportën.
- Mos e mbushni shportën mbi vijën "MAX" që ushqimi të mos bjerë në kontakt me elementin nxehës.
- Mos e prekni shportën direkt me duar gjatë apo menjëherë pas përdorimit që të shmangni djegien.
- Mos përdorni asnjë mjet plastik apo letër të zakonshme për ta mbështjellë ushqimin për gatim.
- Mos fusni kunja, tela apo objekte të tjera në asnjë hapje të fritezës me ajër për të shmangur goditje elektrike apo lëndime.
- Sigurohuni të hiqni fritezën me ajër nga priza para pastrimit apo riparimit.
- Mos e lëvizni apo tundni fritezën me ajër gjatë përdorimit.
- Mos fusni asnjë objekt të huaj te çelësi i sigurisë për shmangur çdo rrezik.
- I papërshtatshëm për kontakt me acid të fortë dhe/ose përbërës me përqindje të lartë kripe.
- Shmangni përdorimin e sendeve metalike kur përzieni ushqimin në shportë.
- Pajisjet nuk janë të destinuara për t'u përdorur me kohëmatës të jashtëm ose me një sistem të veçuar telekomandimi.
- Kjo pajisje është e destinuar të përdoret në shtëpi dhe në aplikime të ngjashme si:
- kuzhina e stafit në dyqane, zyrä dhe në ambiente të tjera pune;
- ferma;
- nga klientë në hotele, motele dhe ambiente të tjera rezidenciale;
- në ambiente të ngjashme me bujtinat.

VINI RE: Sipërfaqe e nxehtë

2. PËSHKRIMI I PRODUKTIT
2.1 Pasqyrë e përgjithshme

text_image
A Njësia qendrore B Dalja e pasme me ajër C Paneli i kontrollit D Skarat E Dera portative F Dera prej qelqi G Doreza e derës H Tabakaja kulluese I Shporta J Doreza e shportës K Helli L Pirunët e hellit M Çengeli mbajtës i hellit3. PARA PËRDORIMIT TË PARË
- Hiqni gjithë materialet paketuese dhe etiketat reklamuese brenda dhe jashtë pajisjes.
- Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar dhe rezistente ndaj nxehtësisë, duke lënë mjaftueshëm hapësirë për të hapur derën.
-
Pastroni pajisjen dhe aksesorët (shiko MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI).
-
Nxeheni pajisjen për 10 minuta duke përdorur funksionin e skuqjes me ajër.
SHËNIM: Gjatë nxehjes së parë mund të shikoni një sasi të vogël tymi dhe/ose aromë vaji.
4. UDHËZIME MBI PËRDORIMIN
4.1 Përdorimi i panelit i kontrollit

text_image
8:00:00 °C min + - 1 AIRFRY 2 BAKE 3 REHEAT 4 DEHYDRATE 5 ROTISSERIE 6 - - 8 9 ≡ 101 ▶II1 Rregullimi i temperaturës:
Shtypni + ose - te butonat e temperaturës për të zgjedhur temperaturën. Për një përshtatje të shpejtë, mbajeni butonin shtypur.
SHËNIM: Temperatura e gatimit varion nga 60°C në 200°C (Funksioni i tharjes varion nga 30°C në 80°C)
2 SKUQJE ME AJËR
Me zgjedhjen e funksionit të skuqjes me ajër, mund të zgjidhni mes shtatë recetave të paracaktuara ose do të përshtatni manualisht përgatitjen.
3 PJEKJE
Me zgjedhjen e funksionit të pjekjes, gatuani ushqimet tuaja të parapëlqyera si biskota, kekë, role me kanellë dhe shumë të tjera.
4 RINXEHJE
Ngrohni me shpejtësi ushqimet tuaja të parapëlqyera.
5 THARJE
Thani fruta dhe perime në temperatura të ulëta për ushqime të shëndetshme.
6 PJEKJE NË HELL
Me hellin në pajisje, përdorni këtë funksion për ta rrotulluar mishin për gatim të njëtrajtshëm.
SHËNIM: Temperatura e paracaktuar dhe koha në funksionet e gatimit, mund të përshtaten manualisht sipas preferencës tuaj.
7 Përshtatja e kohës
Shtypni butonat e kohës + ose - për të zgjedhur kohën e gatimit. Për një përshtatje të shpejtë, mbajeni butonin shtypur.
SHËNIM: Koha e gatimit varion nga 1 minutë në 99 minuta (përveç funksionit të "tharjes" që varion nga 5 në 300 minuta).
8 Drita
Shtypni butonin e dritës për të fikur dhe ndezur dritën.
9 Drita treguese e nxehjes paraprake
Drita treguese do të ndizet duke ju informuar që pajisja po nxhet paraprakisht. Nxehja paraprake zgjat maksimumi 5 minuta.
10 Butoni i përgatitjes
Shtypni menynë e funksioneve të përgatitjes për të zgjedhur një nga 5 funksionet e përgatitjes.
11 Ndezur / Fikur
Ky buton ka tre funksione:
Shtypni butonin për të aktivizuar panelin i kontrollit.
Nëse pajisja nuk është në përdorim, shtypni butonin që paneli të kalojë në funksionin e pushimit.
Paneli do të numërojë mbrapsht 20 sekonda që pajisja të ftohet.
12 Fillo/Ndalo
Shtypni butonin për të filluar përgatitjen e ushqimit apo për të ndaluar procesin gjatë gatimit. Gjatë pushimit, është i mundur rregullimi i temperaturës/kohës së ciklit nëse është e nevojshme.
SHËNIM: Nëse friteza me ajër pushon më shumë se 10 minuta, pajisja do të nxjerrë ekranin kryesor.
13 Drita treguese e kthimit të ushqimit
Sinjali tregues do të shfaqet në mes të kohës së gatimit për disa nga recetat e paracaktuara dhe për përshtatjen manuale.
4.2 Recetat e paracaktuara
Zgjidhni një nga 7 recetat me përgatitje paraprake:
SHËNIM: Êshtë e nevojshme që të kthehen disa ushqime të caktuara në mes të kohës së gatimit për përbërje të njëtrajtshme. Përdorni doreza apo kapëse për të qenë të sigurt dhe për të shmangur aksidente.
Procesi i gatimit ndalon nëse dera hapet. Procesi vazhdon sërish pasi dera mbyllet.
| Ushqimi | Temp. (°C) | Koha e përgatitjes (minuta) | Njësia matëse (kg) | Kthim i ushqimit në gjysmë të procesit? | |
| Patate të skuqura | ![]() | 180 20 0.4 Po | |||
| Kek | ![]() | 165 15 | 0.45 (50g x 9copë) | Jo | |
| Mish | ![]() | 180 30 0.9 Po | |||
| Pulë | ![]() | 200 40 1 Po | |||
| Bukë 180 | 30 ![]() | ||||
| Peshk | ![]() | 180 15 | 0.2(40x120x100mm) | Jo | |
| Perime | ![]() | 180 30 0.8 Po | |||
SHËNIM: Buka e madhe: 500g, 180°C, 30 minuta; Bukë e ngrirë me djathë: 50g x 18copë, 160°C, 24 minuta
ME RËNDËSI
Temperatura dhe kohët e përgatitjes të renditura në tabelë janë të përgjithshme dhe ndryshojnë në varësi të recetave dhe sasisë së përbërësve, formës dhe përbërjes së ushqimeve. Kohën dhe temperaturën e gatimit mund ta përshtatni sipas dëshirës. Kohën dhe temperaturën e gatimit mund ta përshtatni sipas dëshirës.
4.3 Përdorimi i fritezës me ajër
- Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar dhe rezistente ndaj të nxehtit duke lënë mjaftueshëm hapësirë për të hapur derën.
ME RËNDËSI
Mos pengoni daljet e ajrit të produktit.
-
Vëreni pajisjen në prizë.
-
Tërhiqni dorezën për të hapur derën.

- Fusni tabakanë kulluese në fund të pajisjes që yndyra dhe mbeturinat të mos bien në pajisje.

-
Pajisja juaj ka 3 aksesorë për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme (Shikoni Pasqyrën e Përgjithshme).
-
Vendoseni ushqimin në aksesorin e zgjedhur dhe mbyllni derën e pajisjes.
-
Shtypni butonin Ndezur/Fikur një herë për të ndezur pajisjen.
-
Zgjidhni një recetë, funksion ose përshtatni manualisht temperaturën dhe kohën sipas dëshirës.
-
Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të filluar përgatitjen e ushqimit.
SHËNIM:
- Butonat e panelit i kontrollit sinjalizojnë për të konfirmuar përzgjedhjen.
- Pajisja nxehet paraprakisht automatikisht kur shtypet butoni fillo/ndalo. Drita e nxehjes paraprake gëndron ndezur për deri në 5 min. Numërimi mbrapsht i kohës fillon kur arrihet temperature e gatimit.
- Në fund të kohës së programuar, paneli tregon "END" duke sinjalizuar tre herë.
- Tërhigni dorezën për të hapur derën.
- Përdorni një send që i reziston nxehtësisë për të hequr ushqimin dhe për ta vënë në një enë.

KUJDES
Mbajini fytyrën, krahët dhe duart larg avullit gë del kur hapet dera.
13. Hiqeni pajisjen nga priza kur mbaroni, ose kthehuni te hapi 8 nëse doni të përgatisni më tepër ushqim.
4.4 Skarat
- Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar dhe rezistente ndaj të nxehtit duke lënë mjaftueshëm hapësirë për të hapur derën.

- Përdorni skarat për të tharë fruta/perime.
SHËNIM: Nëse të dyja skarat përdoren në të njëjtën kohë, këshillohet që pozicioni i tyre të ndërrohet në gjysmë të gatimit për pjekje më të njëtrajtshme.
4.5 Shporta
Doreza e shportës duhet të jetë e kapur kur fut apo heq ushqim.
- Shtypni anët e dorezës (A) dhe futeni dorezën në shinat e shportës.

- Lëshoni dorezën dhe më pas mbyllni çelësin për ta mbërthyer dorezën në vend.

- Vendoseni shportën në raftin e dëshiruar dhe hiqni dorezën e shportës.

Sigurohuni që dorezat të jenë montuar dhe shtrënguar siç duhet.
4.6 Helli rrotullues
Futeni hellin në mishin që keni zgjedhur. Sigurohuni që mishi të rrotullohet me lehtësi në dhomëz. Nëse mishi është shumë i madh, mund të mos gatuhet siç duhet dhe mund të godasë anët e dhomëzës duke dëmtuar pajisjen.
- Vendosini pirunët dhe kapini me vidha që ushqimi të shtrëngohet siç duhet.
SHËNIM: Përdorni pirunët për ta vendosur ushqimin mirë.

- Përdorni çengelin e dorezës për ta vënë hellin në shina dhe për ta futur te pikat mbërthyese. Sigurohuni që helli të vendoset siç duhet në vrimën rrotulluese në anën e majtë të pajisjes.

- Për të hequr hellin, përdorni çengelin e dorezës duke hequr hellin dhe duke e shtyrë pak në të djathtë për ta nxjerrë nga kllapat bblokuese. Më pas, tërhiqeni hellin poshtë shinave dhe jashtë pajisjes.

Për të shmangur goditje elektrike, hiqeni fishën nga priza para se të filloni pastrimin apo mirëmbajtjen. Pastrimi duhet bërë kur pajisja të jetë e ftohtë.
Përdorni vetëm një rrobë të lagur për të pastruar pjesën e jashtme të pajisjes dhe kordonin elektrik.
- Hapeni derën në 45° dhe hiqni derën portative duke ngritur më parë lart anën e majtë dhe më pas, duke e tërhequr derën majtas. Pastrojini të dyja anët me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë.

VINI RE
Mos e fusni derën portative në lavastovilje. Vetëm larje me dorë.

- Përdorni sfungjer dhe detergjent të butë dhe shpëlajeni mirë për të pastruar aksesorët.
SHËNIM: Tabakaja e kullimit (H), Shporta (I), Doreza e shportës (J), Helli (K), Pirunët e hellit (L) dhe Çengeli i mbajtjes së hellit (M), mund të lahen në lavastovilje. (Shiko Pasqyrën e Përgjithshme)
- Përdorni një rrobë të thatë dhe të butë për të pastruar pjesën e jashtme të pajisjes.

VINI RE
Kurrë mos e fusni pajisjen, fishën apo kordonin elektrik në ujë apo në ndonjë lëng tjetër.
Kurrë mos e pastroni pajisjen me lëngje të djegshme si alkool, vajgur, benzinë, hollues, tretës, pastrues apo kimikate si detergjentë me amoniak, acid, uthull, gazozë apo gërryes si sapuni.
Mos përdorni pajisje me avull për të pastruar pajisjen.
- Āshtë e rëndësishme ta pastroni pajisjen tuaj pas çdo përdorimi sepse grumbullimi i vajit,yndyrës dhe ushqimit mund të shkaktojë aroma të pakëndshme, keqfunksionime apo dhe dobësim të performancës.
5.2 Magazinimi
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet plotësisht.
- Sigurohuni që të gjitha pjesët përbërëse dhe aksesorët të jenë të pastër dhe të thatë.
- Mbajeni pajisjen në një vend të sheshtë,të thatë dhe të sigurt larg fëmijëve.
6. ÇFARË TË BËNI NËSE ...
Përdorni këtë udhëzues për t'ju ndihmuar me problemet e vazhdueshme që pengojnë performancën e produktit. Nëse situata nuk përmirësohet, lutemi të kontaktoni me kujdesin e klientit.
| PROBLEMI SHKAKU I MUNDUR ZGJIDHJA | ||
| Pajisja nuk ndizet ose nuk nxehet. | Pajisja nuk futet në prizë. F | Futeni pajisjen në prizë. |
| Dera nuk mbyllet siç duhet. | Kontrolloni nëse dera është mbyllur. | |
| Përgatitja e ushqimit vonon më shumë se sa pritet. | Koshi tejmbushet me ushqim. | Përgatisni një sasi më të vogël përbërësish. |
| Temperatura e caktuar është shumë e ulët. | Rriteni temperaturën me çelësat që kontrollojnë temperaturën. | |
| Ushqimi nuk është kthyer dhe nuk është përzier. | Kthejeni apo përziejeni ushqimin pas disa minutash gatim. | |
| Ushqimi është i gjallë nga brenda dhe/ose i djegur nga jashtë. | Temperatura e caktuar është shumë e lartë. | Ulni temperaturën duke përdorur çelësat që kontrollojnë temperaturën. |
| Skarat nuk janë në lartësinë e përshtatshme. | Vendosini skarat në lartësinë e përshtatshme. | |
| Ushqimi nuk është kthyer dhe nuk është përzier. | Kthejeni apo përziejeni ushqimin pas disa minutash gatim. | |
| Nga pajisja del tym i bardhë. | Përgatitja e ushqimeve me yndyrë. | Vaji i lëshuar nga gatimi i disa ushqimeve mund të spërkasë elementin nxehës dhe të krijojë tym të bardhë. Kjo është normale dhe nuk ndikon tek ushqimi. |
| Mbetje nga përdorimi i mëparshëm. | Sigurohuni ta lani pajisjen pas çdo përdorimi. | |
7. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin 📊 Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin ⚠️ e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
OBSAH
- BEZPEČNOSTNÍ INFORMACE 37
- POPIS PRODUKTU 39
- PŘED PRVNÍM POUŽITÍM 39
- NÁVOD K POUŽITÍ ....40
- ČIŠTĚNÍ A ÚDRŽBA 45
- CO DĚLAT, KDYŽ.... 46
- POZNÁMKY K OCHRANĚ ŽIVOTNÍHO PROSTŘEDÍ .....46






