AssistCut - Gërshërë elektrike GARDENA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas AssistCut GARDENA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth AssistCut GARDENA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Gërshërë elektrike në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AssistCut - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AssistCut e markës GARDENA.
MANUAL I PËRDORUESIT AssistCut GARDENA
Pörkthimi i mènyrës së përdorimit nga origjinali.

Ky produkt nuk është parashikuar të përdoret nga persona (duke përfshirë këtu edhe fëmijët) me aftësi fizike, ndjeshmëri dhe aftësi mendore të kufizuara, ose nga ata që nuk kanë njohuritë apo përvojën e nevojshme,
me përjashtim të rasteve, kur ata shoqërohen në këtë proces pune nga persona që mund të garantojnë për sigurinë e tyre ose sqarohen paraprakisht prej tij për mënyrën e përdorimit të produktit.
Fëmijët duhen monitoruar për të garantuar që ato të mos luajnë me produktin. Ne këshillojmë për-dorimin e produktit vetëm nga të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç.
Përdorimi i parashikuar:
GARDENA AssistCut éshtë konceptuar për prerjen degëve dhe bimëve deri në një diametër prej 25 mm në kopshtin e shtëpisë dhe kopshte të tjerë.
Produkti nuk éshtë i përshtatshëm për përdorimin e vazhdueshëm.
1. SIGURIA
ME RËNDËSI!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë.
Simbolet mbi produkt:

oni manualin e përdorimit.

Mbani duart larg nga thika.

ekspozoni kundrejt shiut.
Këshilla të përgjithshme sigurie
Këshilla të përgjithshme sigurie për makineri:

PARALAJMËRIM!
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat teknike të furnizuara me këtë makineri. Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe / ose plagosje të rënda.
Ruani të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen. Termi i përdorur në këshillat e sigurisë "Makineri," i referohet makinerive që ushqehen me energji elektrike nga rrjeti (me kabillo ushqimi) dhe makinerive që ushqehen me bateri (pa kabillo ushqimi).
1) Siguria në vendin e punës
a) Mbajeni sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja dhe sektorët e punës të pandriçuar mund të shkaktojnë aksidente.
b) Mos punoni me makinerinë në ambiente që janë të rrezikuara nga shpërthimi, në të cilat gjenden lëngje, gaze ose pluhura të djegshme. Makineritë gjenerojnë shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjerë gjatë përdorimit të makinerisë. Nèse ju tërhiqet vëmendja mund të humbisni kontrollin kundrejt makinerisë.
2) Siguria elektrike
a) Spina e furnizimit me energji e makinerisë duhet të përshtatet me prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni përshtatësh spine bashkë me makineri me mbrojtje me tokëzim. Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikon e një goditje elektrike.
b) Mënjanoni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si të tubacioneve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve.
Ekziston një rrezik i lartë për shkak të goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
c) Mbani makineritë larg shiut ose lagshtirës. Depërtimi i ujit në një makineri rit rrezikun e një goditje elektrike.
d) Mos e përdorni kabllon e ushqimit për qëllime të tjera, për ta mbajtur, për ta varur makinerinë ose për të hequr spinën nga priza. Mbajeni kabllon larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të lëvizshme të makinerisë. Kabujt e dëmtuar ose të ngatërruar risin rrezikun e një goditje elektrike.
e) Nëse punoni jashtë me një makineri, përdorni vetëm kabillo zgjatuese, të cilët janë të përshtats-hëm për ambientet e jashtme.
Përdorimi i një linje zgjatuese, të përshtatshme për ambientet e jashtme, ul rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i makinerisë në ambient të lagësht është i paevitueshëm, përdorni një automat diferencial. Përdorimi i një automati diferencial ul rrezikun e një goditje elektrike.
3) Siguria e personave
a) Jeni të vëmendshëm, kushtoni vëmendje asaj se çfarë bëni dhe veproni me kujdes gjatë punës me një makineri. Mos përdorni një makineri nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose të medikamenteve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të makinerisë mund të shkaktojë dëntime të rënda.
b) Mbani pajimet mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse. Mbajtja e pajimeve mbrojtëse personale si maska e pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskë mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në varësi të llojit dhe përdorimit të makinerisë, ul rrezikun e dëntimeve.
c) Mënjanoni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që makineria të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elektrike dhe / ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani.
Nëse gjatë mbajtjes së makinerisë e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni makinerinë të ndezur me rjetin e furnizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente.
d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin e vidave para se të ndizni makinerinë. Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një piesë të lëvizshme të makinerisë, mund të shkaktojë plagosje.
e) Mënjanoni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni më mirë makinerinë në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, rrobat dhe dorezat larg nga pjesët që lëvizin.
Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesë të lëvizshme.
g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe të grumbullimit të pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren sîç duhet.
Përdorni i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.
h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigurisë së makinerisë, edhe nëse jeni familjarizuar ma makinerinë pas disa përdorimesh. Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëntime brenda një fraksioni sekondi.
4) Përdorimi dhe trajtimi i makinerisë
a) Mos e mbingarkoni makinerinë. Përdorni për punën tuaj makinerinë të përcaktuar për atë gjë. Me makinerinë e duhur punoni më mirë dhe më të sigurt në zonën e dhënë të performancës.
b) Mos përdorni një makineri, çelësi i së cilës éshtë me defekt.
Një makineri, e cila nuk mund të ndizet ose fiket më është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë para se të bëni konfigurime në makineri, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku makinerinë. Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të makinerisë.
d) Ruani makineritë të papërdorura në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin makinerinë personat që nuk janë të familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime. Makineritë janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona jo me përvojë.
e) Pastrojini me kujdes makinerinë. Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer ose dëmtuar pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e makinerisë. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të makinerisë. Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek makineritë të mirëmbajtura keq.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.
g) Përdorini makineritë, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve të punës dhe aktivitetit gë duhet kryer.
Përdorimi i makinerive për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe pa vaj ose graso.
Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rëshqasin nuk lejojnë operim dhe kontroll të sigurt të makinerisë në situata të papa rashikueshme.
5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri
a) Karikoni bateritë vetëm në karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi. Për një karkikues i cili është i përshtatshem për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarni nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë gjë në makineritë. Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kër- koni edhe ndihmën e mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndryshuar. Bateritë e dëmtuara ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të çojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta. Zjarri dhe temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën me bateri
kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në manualin e përdorimit. Karikimi í gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të lejuar të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të risë rrezikun e ndezjes.
6) Servisi
a) Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Në këtë mënyrë garanto- het që siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.
→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
→ Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme. Pëmdryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës. Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
→ Mbajeni karikuesin pastër. Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
→ Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëntime. Mos e hapni karikuesin vetë dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi originale. Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
→ Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p. sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
→ Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
→ Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi.
Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtats-hëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
→ Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.
→ Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mëny-rës së parashikuar të baterisë mund të dalin
avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
→ Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iriti-me të lëkurës ose djegie.
→ Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
→ Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara.
Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhue-
si ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
→ Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
→ Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti midis - 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në temperatura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
→ Karikojeni baterinë me një lidhje USB vetëm nëpërmjet saj në një temperaturë ambienti ndërmjet 0 °C dhe + 35 °C.
Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
Siguria elektrike
BREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Vini re këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për karikuesin me spinë.
Mbajeni produktin larg fushave të jashtme dhe të forta magnetike.
Kontrolloni me kujdes vendin ku do të vendoset produkti dhe largoni të gjitha kabllot dhe objektet e huaja.
Para përdorimit dhe pas marjes së një goditjeje të fuqishme, produkti duhet të kontrollohet nëse vërehet konsumim ose dëmtim. Nëse është e nevojshme, dërgojeni për të kryer punimet e nevojshme të riparimit.
Nëse, për shkak të një defekti, produkti nuk fiket, vendoseni produktin mbi një sipërfaqe të fortë dhe prisni duke e vrojtuar atë deri sa të harxohet bateria. Në rast defekti kyçeni produktin.
Produktin me defekt dërgojeni në servisin GARDENA. Mos u përpiqni asnjëherë të punoni me një produkt të paplotë, ose kur në të janë kryer modifikime të paautorizuara.
Fikeni produktin nëse fillon të dridhet në mënyrë anomale. Dridhjet e forta mund të shkaktojnë dëmtime.
Mos e përdorni produktin afër ujit.
Mos punoni në afërsi të pishinave apo pellgjet e kopshteve.
Siguria personale

RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.
Mos e operoni produktin në një pozicion trupi të pafavorshëm. Kjo mund të çojë në lëndime të rënda. Mbajeni dorën tuaj të lirë në një distancë të sigurt nga zona e punës. Mos i prekni thikat. Ato janë shumë të mprehta dhe mund të priteni në to.
Ju duhet të dini si ta fikni menjëherë produktin në çdo kohë në një rast emergjence.
Evitoni kontaktin me vajin e thikës, në veçanti kur keni alergji ndaj tij.
Punoni vetëm gjatë dritës së diellit ose në kushte të mira shikimi.
Kontrollojeni produktin tuaj para çdo përdorimi. Para çdo përdorimi, kryeni një kontroll pamor të produktit.
Kontrolloni gërshërët para çdo përdorimi.
Mbajeni thikën në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtur.
Nëse, gjatë punës së produktit, shkaktohet një nxehtësi e madhe, lëreni të ftohet para magazinimit.
Mos e mbingarkoni produktin.
Mbani gjithmonë uniforma të përshtatshme, doreza mbrojtëse dhe këpucë të forta pune.
Mos punoni në terren rrëshqitës.
Tregoni kujdes kur punoni me produktin në një shkallë: rreziku i devijimit mund të çojë në rrežim.
2. PËRDORIMI

EZIK! Plagosje!
ik plagosjeje për shkak të prer-jeve nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Mbyllni dorezat, kyçni thikën dhe fikeni produktin para se ta transportoni produktin.
Karikimi i baterisë [Fig A/B]:
![GARDENA AssistCut - Karikimi i baterisë [Fig A/B]: - 1](/content/2026/04/705177/images/9441553d7809bd3075ef7baa089182b665c3bdfd02af22469e269fdd04709423.jpg)
KUJDES!
→ Vini re tensionin e rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë elektrike duhet të përputhet me të dhënat në pllakën e tipit të karikuesit.
Kablloja e spinës 5 V me fishën USB nuk përfshihet në setin e livrimit. Për të përdorur AssistCut ju nevo-jitet një kabllo spine USB (5 V) me autorizime standarde të certifikuara / specifie sipas vendeve.
Për të arritur shpejtësinë e plotë të karikimit dhe kohën më të shkurtër të karikimit rekomandojmë një kabllo spine 2 A. Një kabllo spine USB me rnymë të ulët zgjat kohën e karikimit.
Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht.
Gjatë karikimit AssistCut është jashtë funksioni.
- Hapni kapakun e pluhurit ①.
-
Futni kabllon e karikimit USB-C të dërguar në prizën e karikimit ©.
-
Futni kabllon e karikimit USB-C në kabllon e spinës.
- Mbylleni kabllon e spinës në prizën e rrjetit. Bateria është duke u karikuar. LED-et e gjelbra (①, ② dhe ③) tregojnë progresin aktual të karikimit.
Kur bateria të jetë plotësisht e karikuar, të 3 dritat LED (⑪, ⑫ dhe ⑬) ndriçojnë me ngjyrë të gjelbër për të paktën 5 minuta.
- Mbyllni kapakun e pluhurit ①.
Kur bateria të jetë karikuar plotësisht, AssistCut mbështet deri në 1400 prerje.
Treguesi i karikimit të baterisë [Fig B]:
Treguesi i karikimit të baterisë gjatë karikimit:
| 100 % karikuar | L1, L2 dhe L3 ndriçojnë |
| 67 - 99 % karikuar | L1 dhe L2 ndriçojnë, L3 pulson |
| 34 - 66 % karikuar | L1 ndriçon, L2 pulson |
| 0 - 33 % karikuar | L1 pulson |
Treguesi i karikimit të baterisë në ndezje (për 5 sek.):
| 67 – 100 % karikuar | L1, L2 dhe L3 ndriçojne |
| 34 – 66 % karikuar | L1 dhe L2 ndriçojne |
| 2 – 33 % karikuar | L1 ndriçon |
| 1 % karikuar | L1 pulson |
Ndizni/fikni AssistCut [Fig C/D/E]:
Ndezja:
Produkti i pajisur me 2 mekanizma t sigurisë (Çelësi NDIZUR / FIKUR ^② dhe fiksuesi ^③ ), t cilët pengojnë një ndezje t pa dashje t produktit.
- Mbajeni AssistCut në zonën e përparme të dorezave dhe shtyjeni çelësin NDEZUR/FIKUR ② mbrapa në pozicionin ON.
(Mos e mbani die AssistCut në zonën e pasme të dorezave ose me gisht(a) midis dorezave).
- Shtyjeni mbrapa fiksuesin ③ në një pozicion të shkyçur Ⓓ/ Ⓓ. Doreza e poshtme hapet dhe AssistCut është gati për punë.
Fikja:
- Shtypini së bashku dorezat dhe shtyjeni fiksue-sin ③ përpara në pozicionin e kyçur Ⓞ.
- Shtyjeni përpara çelësin NDEZUR/FIKUR ② në pozicionin OFF.
Nëse AssistCut nuk përdoret për 6 minuta, ai fiket automatikisht. Për ta ndezur sërish në fillim duhet që çelësi NDEZUR/FIKUR ② të ndizet dhe të ndizet sërish.
Gërshërë kopshti të mbështetura nga bateritë:
AssistCut mbështet operatorin gjatë prerjes. Ai përdoret si një gërshëre kopshti tradicionale dhe degët me diametër të vogël i pret pa mbështetje të forcës. Te degët me diametër të madh motori i integruar ndizet për mbështetje të forcës. Krijimi i zhurmës gjatë prerjes me mbështetje të forcës është normal. Mbështetje e forcës punon vetëm për aq kohë sa forca ushtrohet mbi doreza. Pa presion mbi doreza AssistCut ndalon.
Gjerësia e hapjes me 2 shkallë e dorezave [Fig D]:
Fiksuesi ③ ka 3 rregullimeve:
P0 AssistCut éshtë i kyçur
P1 Gjerësia e parë e hapjes për duar të vogla
P2 Gjerësia e dytë e hapjes për duar të mëdha
Këshilla për përdorimin e AssistCut:
- Mos e bëni prerjen shumë afër trungut, në mënyrë që vendi i prerjes të mund të shërohet.
- Vendoseni prerjen rreth 8 mm mbi syth.
- Prerja duhet të bjerë nga sythi poshtë, në mënyrë që të rrjedhë shiu.
- Nëse hiqni një trung të plotë, priteni deri në degëzimin e tij.
- Mos i futni thikat e AssistCut në dhe për të prerë me të trungje rrënjësh.
- Pritini degët një nga një.
- Hiqni bimësinë tepër të dendur ose degët që kryqëzohen.
- Hiqni bimësinë e hollë ose të dobët.
- Hiqni gjithmonë degët e vdekura, të dëmtuara ose të sëmura.
3. MIRËMBAJTJA
PREZIK! Plagosje! Brezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Mbyllni dorezat, kyçni thikën, fikeni produktin dhe vishni dorezat para se ta mirëmbani produktin.
Pastrimi i AssistCut
PREZIK! Plagosje! Prezik plagosje dhe rreziku i dëmtimit të produktit.
→ Mos e pastroni produktin me ujë ose me rreke uji (sidomos rreke uji me presion të lartë).
→ Mos pastroni me kimikate, përfshirë benzinën ose solventët. Disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej plastike.
- Pastrojeni AssistCut me një leckë të njomur.
- Lyeni thikën me sprej kujdesi GARDENA Art. 2366.
Mënjanoni e vajit me pjesët plastike.
4. MAGAZINIMI
Nxjerrja jashtë funksionimit:
Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.
- Shtyjeni përpara çelësin NDEZUR/FIKUR ② në pozicionin OFF.
- Karikoni baterinë.
- Pastrimi i AssistCut (shih 3. MIRËMBAJTJA).
- Ruajeni AssistCut në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt kunder ngricave.
Asgjësími:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU/S.I. 2013 No. 3113)

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret të mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
→ Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
Asgjësimi i baterisë:

Bateria GARDENA përmban celula jonesh litiumi, të cilat në përfundim të jetëgjatësisë së tyre duhet të asgjëra nga mbetjet normale të shtëpisë.
ME RËNDËSI!
Bateria duhet të çmontohet vetëm nga një specialist.
- Nëse keni pyetje lidhur me çmontimin e baterisë, lutemi drejtojuni servisit GARDENA.
- Asgjësojini bateritë nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
5. NDREQJA E GABIMEVE

RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Mbyllni dorezat, kyçni thikën, fikeni produktin dhe vishni dorezat para se të ndreqni defektet e produktit.
| Problemi | Shkaku i mundshëm | Ndihma |
| AssistCut nuk ndalon | Doreza e poshtme është e bilokuar. | → Fikeni AssistCut. Dhe shish 1. SIGURIA. |
| AssistCut ndalon gjatë prerjes | Ka shumë pak presion mbi doreza. | → Mblidhini më fort dorezat. |
| Dega është shumë e fortë. | → Kontrolloni gjendjen e karikimit për mbështetje maksimale të forcës dhe pritni sërish. | |
| Koha e lëvizjes është tepër e shkurtër | Thika është e ndotur. | → Pastroni thikën. |
| AssistCut nuk starton ose ndalet. | Bateria është plotësisht bosh. | → Karikoni baterinë. |
| Të gjitha 3 LED-et pulsojnë gjelbër [Fig B] | Temperatura e baterisë është jashtë diapazonit të lejuar. | → Prisni derisa temperatura e baterisë të jetë sërish midis 0 °C dhe + 45 °C. |
192
Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma
AssistCut nuk starton ose ndalet.
Produkti ka defekt. → Drejtojuni servisit GARDENA.
LED-et ① dhe ③ pulsojnë gjelbër [Fig B]

KËSHILLË: Në rast defektesh të tjera ju lutemi, drejtojuni qendrës tuaj të servisit GARDENA. Riparimet lejohen të kryhen nga qendrat e servisit GARDENA si dhe nga tregtarët e specializuar të cilët janë të autorizuar nga GARDENA.
| Diametri maksimal i degës mm 25 | ||
| Prerje maks. për karikim të baterisë | 1400 | |
| Pesha | g | 500 |
| Dridhja dorë-krah a_vhw^1) Pasiguria k_vhw | m/s^2 | 0,51,5 |
| Tensioni maksimal i baterisë | V (DC) | 4,2 |
| Tensioni nominal | V (DC) | 3,6 |
| Kapaciteti i baterisë | Ah | 2 |
| Numri i pilave (Li-jon) | 1 | |
Procesi i matjes në përputhje me: 1) EN 62841-1

KËSHILLË: Vlera e dhënë e vibrimit të emetuar u mat në përputhje me një procedurë të normuar kontrolli dhe mund të përdoret për krahasimin e veglave elektrike me njëra-tjetrën. Kjo vlerë mund të përdoret edhe për vlerësimin paraprak të
ekspozimit. Vlera e vibrimit të emetuar mund të variojë gjatë përdorimit vetjak të veglës elektrike.
7. AKSESORË
GARDENA Sprej kujdesi Zgjat jetëgjatësinë e thikës dhe ruan
kohëzgjatjen e baterisë.
Art. 2366
8. GARANCIA/SERVISI
8.1 Regjistrimi i produktit:
Regjistrojeni produktin tuaj te gardena.com/registration.
8.2 Servisi:
Ju lutemi t'i gjeni detajet aktuale të kontaktit me shërbimin tonë në faqen e pasme dhe online: