CYBEX Solution T iFix - Ulëse makine

Solution T iFix - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Solution T iFix CYBEX në format PDF.

📄 134 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice CYBEX Solution T iFix - page 93
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Markë Cybex
Modeli Solution T iFix
Lloji i produktit Sedilje makine për fëmijë
Kategoria Ngritës me mbështetëse (rrip 3 pikësh)
Grupi i moshës Rreth 3 deri 12 vjet
Lartësia e fëmijës 100 deri 150 cm
Standardi i certifikimit R129/03 (i-Size)
Mënyra e instalimit ISOFIX + rripi i sigurisë 3 pikësh i automjetit
Funksionet kryesore Mbështetëse koke e anueshme (3 pozicione), rregullim në lartësi (12 pozicione), mbrojtje anësore L.S.P.
Siguria Tregues vizualë të kyçjes ISOFIX, mbrojtje lineare nga goditjet anësore, kalim i detyrueshëm i rripit nëpër udhëzuesit e gjelbër
Mirëmbajtja dhe pastrimi Mbulesë e larë në makinë në 30°C cikël delikat; plastika pastrohen me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë
Pjesë këmbimi Vetëm mbulesa origjinale CYBEX
Garancia e prodhuesit 3 vjet
Aksesorët e përfshirë Krahë kyçjeje ISOFIX, udhëzues rripi
Përdorimi i rekomanduar Sediljet e pasme të automjetit (ose para nëse respektohen rekomandimet)
Jetëgjatësia maksimale 9 vjet pas datës së blerjes
Furnizimi me energji Asnjë (mekanike)

Pyetjet më të shpeshta - Solution T iFix CYBEX

Si të instaloni sediljen me sistemin ISOFIX ?
Tërhiqni krahët e kyçjes ISOFIX nga jashtë, rrotulloni ato 180° dhe shtyjini në pikat e ankorimit ISOFIX të automjetit derisa të dëgjoni një 'KLIK'. Shtyjeni sediljen kundër shpinëzës duke përdorur dorezën e rregullimit ISOFIX. Shenjat e gjelbra të sigurisë duhet të jenë të dukshme nga të dyja anët.
Si të rregulloni lartësinë e mbështetëses së kokës ?
Përdorni pajisjen e rregullimit të lartësisë (c) të vendosur në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës. 12 pozicione janë të disponueshme. Rregulloni në mënyrë që të ketë maksimumi 2 cm (gjerësi dy gishtash) midis shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
Çfarë të bëni nëse rripi i sigurisë së automjetit është shumë i gjatë ?
Nëse lirshmëria e rripit është e tepruar, sedilja e makinës nuk është e përshtatshme për atë pozicion në automjet. Në rast dyshimi, kontaktoni prodhuesin e sistemit të mbajtjes për fëmijë.
Si të hiqni dhe lani mbulesën ?
Mbulesa përbëhet nga 5 pjesë të mbajtura me butona presioni, velcro dhe elastikë. Lëshoni të gjitha fiksimet dhe hiqni pjesët. Lani në 30°C program delikat, veçmas, pa tharëse dhe pa ekspozim të drejtpërdrejtë në diell.
A mund ta përdor këtë sedilje në sediljen e pasagjerit të përparmë ?
Po, në raste të jashtëzakonshme. Respektoni gjithmonë rekomandimet e prodhuesit të automjetit. Lëvizeni sediljen e përparme prapa sa më shumë dhe palosni mbrojtjen anësore L.S.P. të brendshme nëse është e nevojshme.
Cila është jetëgjatësia e sediljes së makinës ?
Sedilja nuk duhet të përdoret më shumë se 9 vjet pas blerjes, pasi materialet degradohen me kalimin e kohës.
Si të përdorni mbrojtjen anësore L.S.P. ?
Hapni mbrojtjen lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) përballë derës duke shtypur zonën e shënuar 'PRESS'. Paloseni nëse është në anën e brendshme ose nëse sedilja është në pasagjerin e përparmë. Mos e palosni nëse sedilja është në qendër.
Çfarë të bëni pas një aksidenti ?
Një aksident mund të dëmtojë sediljen edhe pa shenja të dukshme. Zëvendësoni sediljen pas një aksidenti. Në rast dyshimi, konsultohuni me tregtarin tuaj ose prodhuesin.
A është sedilja e përputhshme me të gjitha automjetet ?
Jo. Konsultoni listën e automjeteve të përputhshme në go.cybex-online.com/solution-t-ifix-car-compatibility. Për fëmijët më të gjatë se 135 cm, përputhshmëria mund të jetë e reduktuar.
Si të rregulloni mbështetësen e kokës së anueshme ?
Shtyjeni mbështetësen e kokës së anueshme (b) përpara në pozicionin e dëshiruar (3 pozicione). Për ta kthyer në pozicionin fillestar, ngrini atë dhe tërhiqeni prapa. Koka e fëmijës duhet të jetë gjithmonë në kontakt me mbështetësen e kokës.

Pyetjet e përdoruesve rreth Solution T iFix CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Solution T iFix - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Solution T iFix e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Solution T iFix CYBEX

Rekomandohet përafërsisht

nga moshat 3 deri në

12 vjeç

CYBEX Solution T iFix - 1

Faleminderit që zgjodhët Solution T i-Fix si sexholino për fëmijën tuaj.

Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi para se ta instaloni sexholinon në automjet dhe mbajeni gjithnjë në një vend praktik për t'iu referuar në të ardhmen.

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.

Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.

Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje me manualin e automjetit.

Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores 16 të OKB-së ose sipas një standardi të barasvlershëm.

Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.

Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me mbështetësen e automjetit.

Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie. Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.

Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.

Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara. Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me jeshile te sexholinoja.

Ripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.

Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi i sigurimit trepikësh i automjetit të rregullohet si duhet dhe të puthitet mirë me trupin e fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!

Vetäm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.

Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.

Sexholinoja është testuar dhe miratuar gjithashtu pa mbrojtësit nga goditjet lineare anësore.

Mbrojtesja lineare per goditjet anesore (L.S.P.) me drejtim nga brenda automjetit duhet te paloset nese sexholinoja perdoret ne sediljen e perparme ose nese dikush tjeter eshte ulur ne sediljen e pasme te automjetit.

Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme të automjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.

Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda makinës duke shkaktuar lëndime fatale.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.

Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.

Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit.

Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.

Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 9 vjet. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.

Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrosje. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

PJESËT E PRODUKTIT

(a) Mbështetësja e shpinës
(b) Mbështetësja këndore e kokës
(c) Rregulluesi i lartësisë së mbështetëses së kokës
(d) Përforcuesi
(e) Pika e kalimit të rripit të prehrit
(f) Pika e kalimit të rripit të shpatullave

(g) Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.)
(h) Krahët e kyçjes ISOFIX
(i) Doreza e rregullimit ISOFIX
(j) Butoni i lëshimit ISOFIX
(k) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(Ⅰ) Pikat e kapjes ISOFIX

MONTIMI FILLESTAR

Lidheni mbështetësen (a) me përforcuesin (d) duke e fiksuar kunjën te aksi i përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (a) paloset përpara.

POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET

Me krahët e kyçjes ISOFIX të tërhequr (h), sexholinoja mund të përdoret në sedilje makinash që janë të pajisur me rrip sigurimi automatik në tre pika. Për përdorimin e ISOFIX, ju lutemi t'i referoheni listës së automjeteve të pajtueshme në go.cybex-online.com/solution-t-ifix-car-compatibility.

Në rast se fëmija ka trup mbi 135 cm, mund të reduktohet pajteshmëria mes Solution T i-Fix dhe automjetit tuaj. Ju lutemi të shikoni listën e automjeteve të pajuteshme për të kontrolluar nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime në të gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës.

Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.

INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET

SQ

  1. Sigurohuni gjithmonë që...
  2. mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  3. kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
  4. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (i) poshtë përforcuesit (d) dhe tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX (h) deri në maksimum.
  5. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (h) 180° në mënyrë që të jenë përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (I).
  6. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
  7. Shtyjini dy krahët e kyçjes ISOFIX (h) në pikat e kapjes ISOFIX (l) derisa të fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".

  8. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (i) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt sediljes së automjetit.

  9. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (a) së sexholinos të jetë e mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.

Nõse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë, tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).

  1. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e kapjes ISOFIX (I). Treguesit jeshil të sigurisë (k) duhet të jenë të dukshëm qartë në të dyja anët e sexholinos.
  2. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX, ajo mund të mbahet poshtë sexholinos.

Duke përdorur ISOFIX, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit sigurinë për fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e sigurimit trepikësh të automjetit.

  1. Hapni në drejtim të derës së automjetit mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (g) duke shtypur fort zonën e markuar "PRESS" (SHTYPE) në L.S.P.
  2. Për ta mbyllur mbrojtësen e goditjeve anësore (L.S.P.) (g) jo përballë derës së automjetit, lëvizeni mbrapa dhe më pas shtyjeni për brenda derisa të fiksohet. Për ta palosur përsëri mbrojtësen e goditjeve anësore (L.S.P) (g), shtypni fort te pjesa mbi L.S.P. ku është shënuar "PRESS".

Søxholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka hapësirë të mjaftueshme.

HEOJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI

Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.

  1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (i) në të dyja anët duke i shtyrë butonat e lëshimit ISOFIX (j) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
  2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (I).
  3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX sipas radhës së kundërt të instalimit.

MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS

Mbështetësja e kokës me pjerrësi (b) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej 3 pozicioneve. Shtyjeni mbështetësen e kokës (b) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni. Për ta kthyer në pozicionin fillestar, mbështetësja këndore e kokës (b) duhet të ngrihet dhe të tërhiqet mbrapa.

CYBEX Solution T iFix - MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS - 1

a e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen kës.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e kokës (b) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e lartësisë së mbështetëses së kokës (c) në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës (b). Mund të vendoset në 12 pozicione të ndryshme. Çojeni mbështetësen e kokës (b) në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm (reth sa gjërësia e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (b).

CYBEX Solution T iFix - RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 1

tësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që sexholinoja ntë e montuar në makinë.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një "KLIKIM".
  2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë jeshile të kalimit të rripit të prehërit (e) në sexholino.
  3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
  4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (e).
  5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (f) derisa të jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
  6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e mbështetëses së kokës (b) për të ndryshuar pozicionin e rripit.

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Mbulesa e sexholinos së fëmijës përbëhet nga 5 pjesë (2x mbështetësja e kokës, 2x mbështetësja e shpinës dhe përforcuesi). Këto qëndrojnë të fiksuarä në vend në disa pika me kopsä, velkro dhe rripa elastikë. Pasi të jenë liruar të gjitha, pjesët e mbulesës mund të higen një nga një.

Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për heqjen.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat lärjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!

GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CERTIFIKACIJA

R129/03

CYBEX Solution T i-Fix

100 - 150 cm

Preporučuje se za približno od 3 godine do 12 godina

CYBEX Solution T iFix - CERTIFIKACIJA - 1

Hvala vam što ste se odlučili za Solution T i-Fix prilikom izbora auto sjedišta.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Solution T iFix

Kategori : Ulëse makine