MANUAL I PËRDORUESIT EasyCut 2318V P4A GARDENA
SQ Manual përdorimi
Prerësi me bateri
ET Kasutusjuhend
Akuga trimmer
SQ Prerësi me bateri
| 1. SIGURIA | 119 |
| 2. MONTIMI | 121 |
| 3. PÉRDORIMI | 121 |
| 4. MIRÉMBAJTJA | 122 |
| 5. MAGAZINIMI | 122 |
| 6. NDREQJA E GABIMEVE | 122 |
| 7. TÉ DHÉNAT TEKNIKE | 123 |
| 8. AKSESORÉ | 123 |
| 9. SERVISI/GARANCIA | 123 |
Përkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali.
Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç si dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, sensorike dhe mentale ose me mungesë përvoje dhe dijesh, nëse ato do të jenë nën monitorim ose nëse janë instruktuar në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe kuptojnë rreziqet që rezultojnë nga kjo gjë. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me produktin. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijë nëse nuk janë nën monitorim. Ne këshillojmë përdorimin e produktit vetëm nga të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç.
Përdorimi i parashikuar:
Prerësi GARDENA shërben për prerjen dhe qethjen e barit të kopshteve nëpër oborret private dhe ato të shtëpive të pushimit.
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë.

RREZIK! Plagosje!
→ Mos e përdorni produktin për prerjen e gardheve me shkurre, për copëtimin e materialeve dhe për kompostim.
1. SIGURIA
ME RËNDËSI!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë.
Simbolet mbi produkt:



Mbani gjithmonë një mbrojtëse të autorizuar të dëgjimit. Mbani gjithmonë një mbrojtëse të autorizuar të shikimit.

Hiqeni baterinë para pastrimit ose mirëmbajtjes.

Mos e ekspozoni ndaj shiut.

RREZIK! Rrezik plagosjeje për personat e tjerë!
Mbajini personat e tjerë larg zonës ku punoni.

Për përdoruesin:
Hiqeni spinën menjëherë nga rrjeti elektrik nëse është dëmtuar ose është këputur përçuesi.
Këshilla të përgjithshme sigurie
Siguria elektrike

RREZIK! Goditja elektrike!
Rrezik plagosjeje për shkak të goditjes elektrike.
→ Produkti duhet të furnizohet me rrymë elektrike nëpërmjet një ndërprerësi diferencial (RCD) me një rrymë nominale aktivizimi prej maksimumi 30 mA.
Mundohuni të shmangni mbajtjen e trupit në një pozicion jo normal. Ruani gjithmonë ekuilibrin, në mënyrë që të keni gjithmonë një pozicion të fiksuar mirë kur jeni në punë. Ecni dhe mos vraponi.
Mos i prekni me dorë asnjëherë pjesët lëvizëse të makinerisë, për sa kohë nuk e keni shkëputur nga rryma elektrike dhe pjesët lëvizëse nuk kanë pushuar plotësisht së lëvizuri.
Kur të jeni duke e përdorur makinerinë, mbani gjithmonë të veshura këpucë pune dhe pantallona të gjata.
Përdorimi i sigurt
1 Shkollimi
a) Lexoni me vëmendje shpjegimet e përdorimit. Familjarizohuni me pjesët e përdorimit dhe mënyrën korrekte për përdorimin e pajisjes. b) Mos lejoni asnjëherë fëmijë apo persona të cilët nuk e njohin pajisjen ta përdorin atë. Ka mundësi që rregullime ligjore lokale ta kufizojnë moshën e përdoruesit në veçanti. c) Mbani parasysh që përdoruesi mban përgjegjësi për aksidentet e mundshme dhe dëmin e shkaktuar ndaj personave të tretë ose pasurisë së tyre.
2 Përdorimi
a) Përpara përdorimit kontrolloni kabllon si dhe zgjatimet nëse kanë shenja defekti ose janë vjetruar. Në rast se kablloja dëmtohet gjatë përdorimit, hiqeni nga priza menjëherë. MOS E PREKNI KABLLON PËRPARA SE TA KENI SHKËPUTUR NGA PRIZA. Mos e përdorni pajisjen në rast se kablloja është e dëmtuar ose e amortizuar. b) Përpara përdorimit të pajisjes kontrolloni me shikim nëse ka dëmtime, nëse mungojnë pjesë, ose nëse pjesët mbrojtëse apo mbuluese janë montuar gabim. c) Mos e përdorni pajisjen asnjëherë në rast se ka persona të tjerë, veçanërisht fëmijë apo kafshë shtëpiake në afërsi.
3 Vënia në punë
a) Mbajeni kabllon së bashku me zgjatuesin larg pjesës prerëse. b) Ju duhet të mbani syze mbrojtëse dhe këpucë të sigurta pune gjatë gjithë kohës që përdorni pajisjen. c) Shmangni përdorimin e pajisjes kur kushtet e motit janë të papërshtatshme, veçanërisht kur ka rrufe. d) Përdoreni pajisjen vetëm gjatë ditës ose kur ndriçimi artificial është optimal. e) Mos e përdorni asnjëherë makinerinë në rast se ajo i ka mbulesën apo pajisjen mbrojtëse të dëmtuara, ose kur këto pjesë mbrojtëse mungojnë. f) Ndizeni motorin vetëm në ato raste kur i keni duart dhe këmbët larg pjesës prerëse të pajisjes. g) Ruajeni pajisjen të shkëputur nga rryma elektrike (pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të shkëputur nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen bllokuese si dhe baterinë) 1) gjithnjë në ato raste, kur pajisjen nuk e keni nën vëzhgim; 2) përpara heqjes së një bllokimi; 3) përpara kontrollit, pastrimit ose përpunimit të pajisjes; 4) pas kontaktit me një trup të huaj; 5) gjithnjë kur pajisja fillon të dridhet në mënyrë të pazakonshme. h) Kujdes, rrezikoni të shkaktoni prerje në duar dhe në këmbë. Siguroni gjithnjë që hyrjet e ajrit të mbahen të lira nga ndikimi i trupave të huaj.
4 Mirëmbajtja dhe magazinimi
a) Makina duhet të shkëputet nga ushqimi me energji (d.m.th. shkëputeni spinën nga rrjeti i energjisë, hiqni pajisjen e bllokimit ose baterinë e çmontueshme), para se të kryhen punimet e mirëmbajtjes ose të pastrimit. b) Përdorni pjesë këmbimi dhe përdorimi që ju janë këshilluar vetëm nga prodhuesi. c) Pajisja duhet kontrolluar vazhdimisht dhe duhet mirëmbajtur. Kryeni ndreqjet e saj vetëm në një punishte e cila është e autorizuar me kontratë. d) Në qoftë se pajisja nuk është në përdorim, mbajeni të magazinuar larg fëmijëve.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive

gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.
→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
→ Karikoni vetëm bateri litium-jon të POWER FOR ALL System tipi PBA 18V, me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 qeliza baterie ose më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme. Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës. Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.
→ Mbajeni karikuesin pastër. Për shkak të papastërtisë ekziston rreziku i goditjes elektrike. → Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe të specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
→ Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
→ Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klientit për vegla elektrike GARDENA për të shmangur rreziqet e sigurisë.
→ Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
→ Këto udhëzime sigurie vlejnë vetëm për bateritë litium-jon të POWER FOR ALL Systems PBA 18V.
→ Përdoreni baterinë vetëm me produktet e prodhuesit të POWER FOR ALL Systems. Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.
→ Karikoni bateritë vetëm me karikues të cilët këshillohen nga prodhuesi. Për shkak të një karikuesi që është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
→ Bateria dërgohet pjesërisht e karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.
→ Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të arrihet nga fëmijët.
→ Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
→ Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt mund të irritojnë aparatin e frymëmarrjes.
→ Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
→ Nëse bateria është e dëmtuar, mund të dalë lëng dhe të lagë objektet pranë. Kontrolloni pjesët e prekura. Pastrojini ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
→ Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike, pasi ato mund të shkaktojnë një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
→ Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose kaçavida, ose nga forca e ushtruar nga jashtë. Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
→ Mos u bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
→ Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
→ Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti midis -20 °C dhe +50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në temperatura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
→ Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit është midis 0 °C dhe +45 °C. Karikimi jashtë këtij diapazoni të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
Siguria elektrike

RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Përdoreni produktin e baterisë vetëm ndërmjet temperaturave 0 °C deri 40 °C. Në rast se keni një aksident, hiqni baterinë akumuluese.
Mos e përdorni produktin në afërsi të ujit apo për mirëmbajtjen e pelligjeve.
Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
Siguria personale

RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltiten me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijëve të vegjël gjatë montimit.
Kur prerësja e barit dridhet fort, zëvendësoni thikën dhe kontrolloni mbajtësin e thikave nëse ka dëmtim.
Kontrolloni para përdorimit brinjën e konsumimit nëse është në rregull.
Transportojeni prerësen e barit në dorezën e përparme.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Kur të pastroni pjesët prerëse vishni doreza mbrojtëse.
Mbani gjithmonë një pajisje për mbrojtjen e syve.
Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse si për shembull doreza, këpucë sigurie që nuk rrëshqasin, ose pajisje për mbrojtjen e veshëve, të cilat janë parashikuar për përdorim, ulin rrezikun e plagosjes.
Tregohuni të kujdesshëm gjatë konfigurimit të produktit, për të mënjanuar ngërcimin e gishtave ndërmjet pjesëve të lëvizshme dhe të palëvizshme të makinës ose gjatë montimit të mbulesës mbrojtëse.
Mos përdorni ujë apo substanca kimike për të pastruar ndotjet apo pjesë të tjera të prerësit.
I shtrëngoni mirë vidhat dhe dadot e produktit, në mënyrë që të jetë e sigurt që ai të mund të përdoret pa rrezik.
Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është dorëzuar.
Vini re! Në rast se përdorni një pajisje për mbrojtjen e veshëve, mund të ndodhë që përdoruesi i produktit të mos kuptojë afrimin e njerëzve të tjerë.
Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm gjatë përdorimit dhe transportimit të pajisjes, në mënyrë që persona të tjerë të mos rrezikohen.
Tregohuni gjithmonë i kujdesshëm gjatë përdorimit të produktit dhe përdorni logjikën e shëndoshë njerëzore të nevojshme për përdorimin e pajisjeve elektrike. Mos përdorni vegla pune elektrike në rast se jeni i lodhur, jeni nën influencën e lëndëve narkotike, të alkoolit ose të medikamenteve mjekësore.
Një moment i mungesës së vëmendjes gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike mund të shkaktojë plagosje të rrezikshme trupore.
2. MONTIMI

KUJDES! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Prisni derisa thika plastike të jetë ndaluar plotësisht dhe hiqeni baterinë para se të montoni produktin.
Montoni mbulesën mbrojtëse dhe stafën mbrojtëse të bimëve [Fig A1/A2]:

→ Produkti lejohet të përdoret vetëm në rast se mbulesa mbrojtëse është e montuar.
- Shtyjeni pjesën e përparme të mbulesës mbrojtëse ③ në kokën e prerëses së barit ① derisa ajo të fiksohet duke kërcitur.
- Shtyjeni pjesën e përparme të mbulesës mbrojtëse ② deri në fiksim në kokën e prerëses së barit ①.
- Shtrëngoni me kujdes të dyja vidat ④.
- Shtyjeni stafën mbrojtëse të bimëve ⑤ mbi kokën e prerëses së barit ① derisa të fiksohet duke kërcitur.
Fiksoni thikën plastike në dorezë [Fig A3]:
Në ambalazh do të gjeni 5 thika plastike 8 . Nga to, 4 thika plastike rezervë gjenden në vrimat 9 në dorezë.
Për montimin e thikës plastike në mbajtësen e thikave, shihni
- NDREQJA E GABIMEVE Ndërrimi i thikave plastike.
3. PËRDORIMI

ZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Prisni derisa thika plastike të jetë ndaluar plotësisht dhe hiqeni baterinë para se ta rregulloni ose montoni produktin.
Karikimi i baterisë [Fig 01/02/03]:

ES!
→ Vini re tensionin e rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë elektrike duhet të përputhet me të dhënat në pllakën e tipit të karikuesit.
Tek GARDENA prerëse bari me bateri Art. 14700-55/14701-55 nuk përfshihen bateri dhe karikues në setin e livrimit.
Falë procesit inteligjent të karikimit, gjendja e karikimit të baterisë dallohet automatikisht dhe karikohet me korrentin përkatës optimal në varësi të temperaturës dhe tensionit të baterisë.
Në këtë mënyrë bateria mbrohet dhe mbahet përherë e karikuar plotësisht kur ruhet në karikues.
- Shtypni të dy butonat lirues Ⓐ dhe hiqni baterinë Ⓑ nga foleja e baterisë Ⓓ.
- Lidheni karikuesin e baterisë © në një prizë të rrjetit të energjisë elektrike.
- Shtyjeni karikuesin e baterisë © mbi bateri ®.
Nëse treguesi i karikimit të baterisë Ⓛ në karikues pulson jeshil, bateria karikohet.
Nëse treguesi i karikimit të baterisë në karikues ndriçon vazhdimisht me ngjyrë të gjelbër, bateria është karikuar plotësisht (kohëzgjatja e karikimit, shih 7. TË DHËNAT TEKNIKE).
- Kontrolloni në periudha të rregullta kohore nivelin e karikimit gjatë karikimit.
- Nëse bateria Ⓐ është karikuar plotësisht, mund ta shkëputni baterinë Ⓑ nga karikuesi Ⓓ.
Kuptimi i elementeve të treguesit:
Treguesi në karikues [Fig. O3]:
Pulsanti i treguesit të karikimit të baterisë ⑯: Procesi i karikimit sinjalizohet nëpërmjet pulslimit të treguesit të karikimit të baterisë (1).
![GARDENA EasyCut 2318V P4A - Treguesi në karikues [Fig. O3]: - 1](/content/2026/03/535329/images/d5532ab82f2172046e287c4fcdcb59d63fe05dfdefbad8edb1baff577b087659.jpg)
Udhëzim: Procesi i karikimit është i mundur vetëm kur temperatura e baterisë është në diapazonin e lejuar të temperaturës së karikimit, shih 7. TË DHËNAT TEKNIKE.
Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë
Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë sinjalizon që bateria është karikuar plotësisht ose që temperatura e baterisë është jashtë diapazonit të temperaturës së karikimit dhe prandaj nuk mund të karikohet. Në momentin që arrihet diapazoni i lejuar i temperaturës, bateria karikohet.
![GARDENA EasyCut 2318V P4A - Treguesi në karikues [Fig. O3]: - 2](/content/2026/03/535329/images/640e910ef21ea75b969ffb19d6dcbfe371ec98a1309c4b271a11e82a39e531b4.jpg)
Kur bateria nuk është e futur, drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë (1) sinjalizon që spina është e futur në prizë dhe që karikuesi është gati për punë.
Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë Ⓟ në produkt [Fig. 04/014]:
Pas nisjes së produktit, tregohet treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë Ⓓ për 5 sekonda.
| Gjendja e karikimit të baterisë | Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë |
| 67 – 100 % e karikuar | 1, 2 dhe 3ndriçojnë me ngjyrë të gjelbër |
| 34 – 66 % e karikuar | 5 dhe 9 ndriçojnë me ngjyrë të gjelbër |
| 11 – 33 % e karikuar | 1 ndriçon me ngjyrë të gjelbër |
| 0 – 10 % e karikuar | 1 pulson me ngjyrë të gjelbër |
Nëse LED-i Ⓛ pulson me ngjyrë të gjelbër, bateria duhet të karikohet.
Nëse LED-i i defektit Ⓗ ndriçon ose pulson, shih 6. NDREQJA E GABIMEVE.
Vendosja në pozicionin e punës:
Pozicioni i punës 1 [Fig. O5]:
Për kositje standarde.
Pozicioni i punës 2 [Fig. O6/O7]:
Kositja në kushte të vështira.
Tubi mund të ulet për të prerë barin poshtë pengesave nga pozicioni standard 1 në dy pozicione të ulura 2 ose 3.
- Vendoseni prerësen e barit mbi dysheme.
- Mbajeni prerësen e barit me të dyja duart në tub ⑦ në mënyrë të tillë që të mund ta shtypni butonin lirues ⑩.
- Shtypni butonin lirues ⑩ dhe uleni tubin ⑦ në pozicionin e dëshiruar.
- Lëshoni butonin lirues ⑩ dhe fiksojeni sërish tubin ⑦.
Pozicioni i punës 3 (vetëm për Art. 14701) [Fig. O8/O9]:
Pritni në qoshet e barit.
KUJDES! Makina prerëse duhet të përdoret vetëm kur koka prerëse mbërthehet nga 0° në 90°.
Në mënyrë që koka e prerëses së barit ① të mund të rrotullohet me 90°, tubi duhet të gjendet në pozicionin standard 1.
- Mbajeni prerësen e barit me të dyja duart në tub ⑦ në mënyrë të tillë që të mund ta shtypni butonin lirues ⑪.
- Shtypni butonin lirues ⑪ dhe rrotullojeni kokën e prerëses së barit ① nga 0° në 90° derisa ai të mbërthehet.
- Lëshoni butonin lirues ⑪ dhe fiksojeni sërish tubin ⑦.
Rregulloni gjatësinë e tubit [Fig O10]:

RREZIK!
Produkti nuk duhet të përdoret nëse tubi është i nxjerrë plotësisht (pozicioni i transportit).
- Lironi manikotën shtrënguese ⑥.
- Tërhiqeni tubin ⑦ në gjatësinë e dëshiruar.
- Shtrëngoni sërish manikotën shtrënguese ⑥.
Rregullimi i pozicionit të dorezës shtesë [Fig O11]:
Doreza shtesë mund të pozicionohet në varësi të gjatësisë së trupit tuaj.
- Shtrëngoni levën ⑫.
- Përkuleni dorezën shtesë ⑬ në pozicionin e dëshiruar.
- Lëshojeni sërish levën ⑫.
Kur kositësja e barit është vendosur mirë sipas gjatësisë trupore, trupi duhet mbajtur drejt dhe koka e kositëses duhet të anohet lehtë përpara në pozicionin e punës 1.
→ Mbajeni prerësen e barit në dorezën kryesore ⑭ dhe dorezën shtesë ⑬, në mënyrë të tillë që koka e prerëses së barit të anohet lehtë përpara.
Rregullimi i harkut për mbrojtjen e bimëve:
- Pozicioni i punës [Fig. O12]
- Pozicioni i parkimit [Fig. O13]
→ Tërhiqeni stafën mbrojtëse të bimëve ⑤ dhe shtyjeni në pozicionin e dëshiruar derisa të fiksohet duke kërcitur.
Ndezja e prerësit [Fig. O1/O14]:
RREZIK! Plagosje!
Ekziston rreziku i plagosjes, nëse produkti nuk ndalon pas lëshimit të dorezës së startit.
→ Mos i anashkaloni mekanizmat e sigurisë ose çelësat. Për shembull, mos e fiksoni levën e startit në dorezë.
Ekziston rreziku i plagosjeve në rast se prerësi nuk ndalon pasi ta keni lëshuar levën e startit.
Produkti është i pajisur me një mekanizëm sigurie që përdoret me dy çelësa (leva e startit me çelës ndezës), që pengon një ndezje të padëshiruar të produktit.
Start:
- Vendoseni baterinë Ⓑ në folenë e baterisë Ⓓ derisa ajo të fiksohet duke kërcitur.
- Mbajeni dorezën shtesë ⑬ me një dorë.
- Mbajeni dorezën kryesore ⑭ me njërën dorë, shtyjeni përpara bllokuesin e ndezjes ⑮ dhe tërhiqni levën e pasme të startit ⑯. Prerësja e barit niset dhe treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë ⑰ tregohet për 5 sekonda.
- Lëshojeni sërish bllokuesin e ndezjes ⑮.
KUJDES! Shmangni kontaktin e thikës plastike dhe të mbajtësit të thikave me objekte të forta (mure, gurë, gardhe, etj.), për të parandaluar konsumimin ose thyerjen e thikës plastike ose mbajtësit të thikave.
Stop:
- Lëshojeni levën e startit ⑯.
Prerësi pushon punën.
- Shtypni të dy butonat lirues Ⓐ dhe hiqni baterinë Ⓑ nga foleja e baterisë Ⓓ.
4. MIRËMBAJTJA
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Prisni derisa thika plastike të jetë ndaluar plotësisht dhe hiqeni baterinë para se të mirëmbani produktin.
Pastrimi i pjesës prerëse [Fig M1]:
RREZIK! Plagosje!
Brazik plagosje dhe rreziku i dëmtimit të produktit.
→ Mos e pastroni produktin me ujë ose me rrëke uji (sidomos rrëke uji me presion të lartë).
→ Mos pastroni me kimikate, përfshirë benzinën ose solventët. Disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej plastike.
Hapësirat e ajrimit duhet të jenë gjithmonë të pastra.
- Pastroni hapësirat e ajrimit ⑰ me një furçë të butë (mos përdorni kaçavidë).
- Pastroni të gjitha pjesët lëvizëse pas çdo përdorimi. Largoni veçanërisht mbetjet e barit dhe papastërtitë e tjera nga mbulesa mbrojtëse ②.
Pastrimi i baterisë dhe karikuesit të baterisë:
Sigurohuni që sipërfaqja dhe kontaktet e baterisë dhe të karikuesit të baterisë të jenë gjithmonë të pastra dhe të thata, para se të lidhni karikuesin e baterisë.
Mos përdorni ujë të rrjedhshëm.
→ Karikuesi i baterisë: Pastroni kontaktet dhe pjesët plastike me një leckë të butë, të thatë. → Bateria: Pastroni herëpashere hapësirat e ajrimit dhe lidjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.
5. MAGAZINIMI
Nxjerrja jashtë funksionimit:
Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.
- Hiqni baterinë.
- Karikoni baterinë.
- Pastrojeni prerësin, baterinë akumuluese dhe ushqyesin e baterisë (shiko pikën 4. tek MIRËMBAJTJA).
- Depozitojeni prerësin, baterinë akumuluese dhe ushqyesin e baterisë në një vend të thatë, të mbyllur dhe pa ngrica.
Asgjësimi:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU)

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
→ Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
Asgjësimi i baterisë:

Bateria GARDENA përmban celula jonesh litiumi, të cilat në përfundim të jetëgjatësisë së tyre duhet të asgjësohen të ndara nga mbetjet normale të shtëpisë.
Li-ion
ME RËNDËSI!
→ Asgjësojini bateritë nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit. 1. Shkarkoni plotësisht celulat e joneve të litiumit (drejtojuni një servisi GARDENA). 2. Sigurojini kontaktet e celulave të joneve të litiumit kundër lidhjes së shkurtër. 3. Hidhini në përputhje me rregullat celulat e joneve të litiumit.
6. NDREQJA E GABIMEVE
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.
Prisni derisa thika plastike të jetë ndaluar plotësisht dhe hiqeni baterinë para se të ndreqni gabime të produktit.
Ndërroni thikën plastike [Fig. T1/T2]:
![GARDENA EasyCut 2318V P4A - Ndërroni thikën plastike [Fig. T1/T2]: - 1](/content/2026/03/535329/images/8379c2ada5d804420b690889b0afa69030917fdd4d897cc2dae9c5a7ce91a5c1.jpg)
RREZIK! Rrezik prerjeje!
Mos përdorni elementë prerës metalikë ose pjesë këmbimi zëvendësuese që nuk janë projektuar nga GARDENA.
Kur brinja e konsumimit 19 të mos duket më, mbartësi i thikave 18 duhet të ndërrohet. Drejtojuni servisit GARDENA.
Thikat plastike duhet të konsumohen maksimumi deri në gjysmë të gjatësisë. Duhet të përdoren vetëm thika zëvendësuese RotorCut originale GARDENA. Thika plastike zëvendësuese mund të gjeni pranë dyqanit GARDENA ose tek qendra e shërbimit GARDENA.
Thikë zëvendësuese RotorCut GARDENA për prerësen e barit turbo Art. 5368
Hiqni thikën plastike:
- Rrotullojeni kositësin.
- Shtypeni lehtë fundin e thikës plastike (A), shtyjeni nga brenda thikën plastike ⑧ nëpërmjet mbajtësit të thikës ⑯ (B) dhe nxirreni jashtë.
Vendosni thikën plastike:
Shtyjeni thikën e re plastike Ⓑ nëpërmjet të çarës metalike të mbajtësit të thikës Ⓔ derisa të dëgjohet mbërthimi i lidhjes (klik).
Nëse thika e re plastike është e vendosur saktë, ajo luhatet lehtësisht.
Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma
| Prerësja e barit nukpret ose pret keq | Thika plastike është e konsu-muar ose shumë e shkurtër. | → Ndërrojeni thikën plastike. |
| Thika plastike është e thyer. → | Ndërrojeni thikën plastike. |
| Prerësja e barit vibronshumë | Thika plastike ështëkonsumuar shumë dheshkakton një çekuilibër. | → Ndërrojeni thikën plastike. |
| Mbajtësi i thikës ështëi konsumuar. | → Ndërrojeni mbajtësin e thikës. |
| Prerësi nuk pushon sëpunuari | Leva e startit ngec. → | Hiqeni baterinë dhe lironilevën e startit. |
| Prerësja e barit nukstarton ose ndalet.LED-i 11 pulson mengjyrë të gjelbër[Fig 04] | Bateria është bosh. → Karikoni baterinë. |
| Prerësja e barit nukstarton ose ndalet.LED-i 12 i defektitndriçon kuq [Fig 04 ] | Temperatura e baterisë ështëjashtë diapazonit të lejuar. | → Pritni derisa temperatura ebaterisë të jetë sërisht midis 0 °C - + 45 °C . |
| Midis kontakteve të baterisë nëprerësen e barit gjenden pikaujl ose lagështi. | → Hiqni pikat e ujit / lagështinëme një leckë të thatë. |
| Motori është blokuar. → | Largoni pengesën.Stortojini sërish. |
| Prerësja e barit nukstarton ose ndalet.LED-i 13 i defektitpulson kuq [Fig 04 ] | Produkti ka defekt. → | Drejtojuni servisit GARDENA. |
| Prerësja e barit nukstarton ose ndalet.LED-i 14 i defektit nukndriçon [Fig 04] | Bateria nuk është futurplotësisht në folenëe baterisë. | → Vendoseni baterinë plotësishtnë folenë e baterisë deri saajo të fiksohet duke kërcitur. |
| Bateria ka defekt. → Zëvendësoni baterinë. |
| Produkti ka defekt. → | Drejtojuni servisit GARDENA. |
| Procesi i karikimit nukështë i mundur.Treguesi i karikimit tëbaterlë€13 ndriçon nëmënyrë të vazhdueshme[Fig 03] | Bateria nuk është lidhur(korrekt). | → Lidhenl baterinë korrekt nëkarikues. |
| Kontaktet e baterisë janëtë ndotura. | → Pastroni kontaktet e baterisë(p. sh. duke e futur dhenxjerrë disa herë baterinë.Zëvendësoni baterinë,nëse nevojitet). |
| Temperatura e baterisë ështëjashtë diapazonit të lejuar tëtemperaturës së karikimit. | → Pritni derisa temperatura ebaterisë të jetë sërisht midis 0 °C - + 45 °C . |
| Bateria ka defekt. → Zëvendësoni baterinë. |
| Treguesi i karikimit të baterisë 14 nukndriçon [Fig 03] | Spina e karikuesit nuk ështëfutur (korrekt). | → Futeni spinën (plotësisht)në prizë. |
| Priza, kabilloja ose karikuesikanë defekt. | → Kontrolloni tensionin e rrjetit.Nëse nevojitet, kontrollonikarikuesin nga një tregtari aturizuar me kontratë osenga GARDENA Service. |

KËSHILLË: Në rast defektesh të tjera ju lutemi, drejtojuni qendrës tuaj të servisit GARDENA. Riparimet lejohen të kryhen nga qendrat e servisit GARDENA si dhe nga tregtarët e specializuar të cilët janë të autorizuar nga GARDENA.
Procesi i matjes në përputhje me: 1) EN 50636-2-91 2) RL 2000/14/EC

KËSHILLË: Vlera e dhënë e vibrimit të emetuar u mat në përputhje me një procedurë të normuar kontrolli dhe mund të përdoret për krahasimin e veglave elektrike me njëra-tjetrën. Kjo vlerë mund të përdoret edhe për vlerësimin e ekspozimit. Vlera e vibrimit të emetuar mund të variojë gjatë përdorimit të veglës elektrike.
| Bateria e sistemit | Njësia Vlera (Art. 14902)PBA 18V 2,0Ah W-B | Vlera (Art. 14903)PBA 18V 2,5Ah W-B |
| Tensioni I baterisë | V (DC) | 18 | 18 |
| Kapaciteti I baterisë | Ah | 2,0 2,5 | |
| Numri i pilave (Li-jon) | | 5 | 5 |
Karikues baterish të përshtatshëm POWER FOR ALL System: AL 18..CV.
| Karikues i baterisëAL 1810 CV P4A | Njësia Vlera (Art. 14900) |
| Tensioni I rrjetit | V (AC) | 220 – 240 |
| Frekuenca e rrjetit | Hz | 50 – 60 |
| Fuqla nominale | W | 26 |
| Tensioni I karikimit të baterisë | V (DC) | 18 |
| Korrenti maks. I karikimit të baterisë | mA | 1000 |
| Koha e karikimit të baterisë80% / 97 – 100% (rreth) | | |
| PBA 18V 2,0Ah W-B | min | 96 / 124 |
| PBA 18V 2,5Ah W-B | min | 120 / 154 |
| PBA 18V 4,0Ah W-C | min | 192 / 244 |
| Diapazoni i lejuar i temperaturës së karikimit | °C | 0 – 45 |
| Pesha slpas procedurësEPTA 01:2014 | kg | 0,17 |
| Klasa e mbrojtjes | | ☐/ II |
Bateri të përshtatshme POWER FOR ALL System: PBA 18V.
8. AKSESORË
| Thlkë rezervë GARDENA RotorCut për prerësen e barit turbo | Për ndërimin e thikës plastike të përdorur. | Art. 5368 |
| Mbjaltës thilkash rezervë GARDENA | Porositet nëpërmjet shërbimit të klientit të GARDENA. | |
| GARDENA Set rrote për prerëse të barit (vetëm për Art. 14701) | Për prerjen e lehtë të qosheve të barit. | Art. 9880 |
| Bateri GARDENA System PBA 18V/45 P4A PBA 18V/72 P4A | Bateri për kohëzgjatje shtesë pune ose për ta ndërruar. | Art. 14903 Art. 14905 |
| GARDENA Karikues I shpejtë baterle AL 1830 CV P4A | Për karikimin e shpejtë të baterisë POWER FOR ALL System PBA 18V..W-.. | Art. 14901 |
9. SERVISI/GARANCIA
Servisi:
Ju lutemi kontaktoni në adresën në pjesën e pasme.
Deklarata e garancisë:
Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara.
Për të gjithë produktet e reja originale GARDENA, GARDENA Manufacturing GmbH jep 2 vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produktet janë përdorur ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e prodhuesit nuk vlen për produktet e blera nga një treg dytësor. Kjo garanci i referohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose në fabrikim. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një produkt zëvendësues tërësisht funksional ose duke riparuar produktin defektiv që na dërgohet falas; ne ruajmë të drejtën të zgjedhim midis këtyre dy mundësive. Ky shërbim u nënshtrohet dispozitave të mëposhtme:
- Produkti është përdorur për qëllimin e synuar sipas rekomandimeve në udhëzimet e punës.
- As blerësi dhe as një palë e tretë nuk janë përpjekur ta hapin apo ta riparojnë produktin.
- Për operim janë përdorur vetëm pjesë këmbimi dhe konsumimi originale GARDENA.
- Paraqitja e kuponit tatimor.
Garancia nuk përfshin konsumimin normal të pjesëve dhe komponentëve (për shembull në thika, në pjesët e fiksimit të thikave, turbina, mjete ndriçimi, rripa trapezoidalë dhe rripa të dhëmbëzuar, helika, filtra ajri, kandela), ndryshimet optike, si dhe pjesët e konsumimit dhe përdorimit.
Garancia e prodhuesit kufizohet në dërgesën zëvendësuese dhe riparimin pas kushteve të sipërpërmendura. Pretendime të tjera kundër nesh si prodhues, si p.sh. për zhdëmtim, nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit. Kjo garanci e prodhuesit nuk prek të drejtat ligjore dhe kontraktuale ekzistuese për garancinë kundrejt tregtarit / shitësit.
Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës të Republikës Federale të Gjermanisë.
Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA.
Pjesët e konsumit:
Thika plastike dhe mbajtësi i thikës janë pjesë konsumi dhe në këtë mënyrë të përjashtuara nga garancia.
ET Akuga trimmer
- OHUTUS 124
- MONTAAŽ 125
- KÄSITSEMINE 126
- HOOLDUS 126
- HOIULEPANEK 127
- TÖRGETE KÖRVALDAMINE....127
- TEHNILISED ANDMED....127
- LISATARVIKUD 128
- TEENINDUS/GARANTII 128