4300,MV - Sharr elektrik SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 4300,MV SKIL në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Sharr elektrik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 4300,MV - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 4300,MV e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 4300,MV SKIL
- Kjo pajisje është e projektuar për kryerjen e prerjeve tejpërtej dhe të çarave në dru, plastikë, metal, pllaka qeramike dhe gomë, dhe është e përshtatshme për prerje të drejta dhe me hark me kënde me kllapë 45°
- Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, ngjitni ngjitësen në gjuhën tuaj kombëtare mbi tekstin në anglisht të etiketës paralajmëruese A 2
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit 3
Etiketa paralajmëruese Çelësi për ndezje/fikje dhe kontrolli i shpejtësisë Butoni për bllokimin e çelësit Rrota për të rregulluar shpejtësinë e sharrës Zgjatimi për fshesën me korrent Leva për zgjedhjen e modalitetit të sharrimit Lazeri i çelësit të ndezjes/fikjes Të çarat e ajrosjes Rregullatori paralel Sistemi me klikim për ndërrimin e lamave të sharrës Vendi i ruajtjes së çelësit SIGURIA UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente. b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt. c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike. b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar. c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike. d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike. e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale. b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale. c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente. d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale. e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura. f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje. g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar. b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet. c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës. d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar. e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet. f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më të lehta për t’u kontrolluar. g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
- Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me një burim 220 V)
- Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
- Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen)
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç
- Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A); mbani mbrojtëse për veshët
- Mbani syze mbrojtëse kur punoni me materiale që krijojnë ashkla
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
- Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve
- Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e prerjes para se të filloni prerjen
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
- Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
- Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
- Kur pajisja e vendosur në prizë nuk është në përdorim, doreza e pajisjes mund të ngrohet; kjo është normale dhe nuk përbën një problem
- Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla
- Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
- Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
- Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
- Mbajini duart larg nga thika e sharrës kur pajisja është në përdorim AKSESORËT
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
- Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e deformuar ose jo e mprehtë
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
- Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme me një prizë kundër ujit
- Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
- Mos shikoni drejt në rrezen e lazerit (rrezatimi i lazerit) 4
- Mos e drejtoni rrezen e lazerit drejt pesonave apo kafshëve
- Mos përdorni mjete optike për zmadhim (si lupë, teleskop ose dylbi) për të parë rrezen e lazerit
- Mos e përdorni pajisjen në praninë e lëngjeve të djegshme, gazeve ose pluhurave të tillë
- Mos e përdorni pajisjen kur ka fëmijë përreth PËRDORIMI
Ndezje/Fikje 5 Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 6 Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7 Ndërrimi i thikave të sharrës 8 ! futeni thikën deri në fund me dhëmbët përpara 9 ! përdorni vetëm thika T-shank (me skaj T) Sharrimi në 15°/30°/45° 0 Rregullimi i shpejtësisë së sharrimit për materialin e përdorur ! ! nëse pajisja nuk funksionon me rrotën D në pozicionin 1, zgjidhni një shpejtësi më të lartë për sharrën dhe uleni shpejtësinë e sharrimit kur pajisja të jetë në punë Thithja e pluhurave@ - lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit E ! mos përdorni një fshesë më korrent kur prisni metale Zgjedhja e modalitetit të sharrimit # Përdorni levën F 2 për të rregulluar veprimin orbital nga prerja me saktësi (= 0) deri te prerja e shpejtë (= III) - 1 përcaktim (“0”) për prerje të sakta në të gjitha materialet, të drejta + të harkuara - 3 përcaktime për prerje të shpejtë në materiale të ndryshme, vetëm prerje të drejta I = metal II = plastikë III = dru i fortë ! zgjidhni gjithmonë “0” kur sharroni materiale që bëjnë shumë ashkla MJEDISI
- Vija e lazerit $ - për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të shënuar në materialin e punës - fikeni/ndizeni vijën e lazerit duke shtypur çelësin G - para se të filloni një punë, kontrolloni përputhjen e vijës së lazerit me vijë aktuale të prerjes duke bërë një prerje provë në një copë materiali që nuk ju duhet ! mos u përpiqni të rregulloni vijën e lazerit me vidën X, e cila është e caktuar paraprakisht në momentin e prodhimit ! mos hiqni dhe mos dëmtoni etiketën paralajmëruese A 2
- Funksionimi i veglës - para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që ana përpara e pllakës mbështetëse të jetë rrafsh mbi materialin e punës - mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet ! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri % - sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e pllakës mbështetëse të qëndrojë fort mbi materialin e punës ! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht para se ta hiqni veglën nga materiali i punës - mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së) - në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin. - simboli ) do t’ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t’i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
- Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/ EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
- Përdorni thikat e duhura për sharrën ^ ! përdorni vetëm thika T-shank (me skaj T)
- Kur prisni metale, lubrifikojeni thikën e sharrës rregullisht me vaj
- Përdorni drejtuesin paralel J për realizimin e prerjeve paralele &
- Për një prerje të drejtë me saktësi, lëvizeni pajisjen me pllakën mbështetëse përgjatë anës së një druri të drejtë
- Shponi paraprakisht një vrimë para se të kryeni të çara (
- Prerje pa ashkla - mbulojeni vijën e prerjes me disa shtresa ngjitës të gjerë para prerjes - vendoseni gjithmonë poshtë anën e mirë të materialit të punës
- Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2) ! shkëputni spinën para pastrimit
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL - dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com) ZHURMA/VIBRIMI
- E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 88 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 99 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi ✱ (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²) ✱ kur prisni dru 6,7 m/s² ✱ kur prisni metal 11,4 m/s²
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura - përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit - kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit ! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës
Notice-Facile