0640 CA - Gërshërë për gjelbërim SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 0640 CA SKIL në format PDF.
| Lloji i produktit | Shkurtues gardhesh në shtyllë pa tela |
| Marka | Skil |
| Modeli | 0640 CA |
| Furnizimi me energji | Bateri litium-jon (SKIL BR1*31****) |
| Karikues i pajtueshëm | SKIL CR1*31**** |
| Kapaciteti maksimal i prerjes | 18 mm (degë) |
| Këndet e kokës rrotulluese | 8 pozicione |
| Niveli i presionit të zërit | 77 dB(A) (pasiguri K = 3 dB) |
| Niveli i fuqisë akustike | 87,6 dB(A) (pasiguri K = 1,3 dB) |
| Dridhjet (vlera triaksiale) | < 2,5 m/s² (pasiguri K = 1,5 m/s²) |
| Temperatura e funksionimit | -20 deri +50 °C |
| Temperatura e karikimit | 4 deri 40 °C |
| Temperatura e ruajtjes | -20 deri +50 °C |
| Gjatësia e shtyllës | E zgjatueshme (shtylla e përparme, zgjatimi, e pasme) |
| Mbrojtja e tehut | Kapak i tehut dhe mbrojtje e fundit të tehut |
| Siguria | Çelës sigurie, ndalim automatik në rast mbingarkese |
| Pajisjet e përfshira | Rrip supe, shina magazinimi, lidhës në formë U |
| Mirëmbajtja | Pastroni me një leckë të lagur, lyeni tehet pas përdorimit |
| Standardet | EN 62841 |
Pyetjet më të shpeshta - 0640 CA SKIL
Pyetjet e përdoruesve rreth 0640 CA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Gërshërë për gjelbërim në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 0640 CA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 0640 CA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 0640 CA SKIL
Gërshërë krasitëse me bateri 0640
HYRJE
- Mjeti me bateri është bërë për të krasitur dhe për t'u dhënë formë gardheve dhe shkurreve
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë të ilustruara në skicë ②
- Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ③
- Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëmtime të rënda
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E PAJISJES ②
A Mbrojtësja e majës së thikës
B Thikat prerëse
C Kapaku i thikës
D Koka e lëvizshme
E Të çarat e ajrosjes
F Butoni i lëshimit të kokës së lëvizshme
G Boshti përpara
H Manikot me fileta (2)
J Kapësja për magazinimin me lehtësi (2)
K Bashkuesi me fileta (2)
L Bosht zgjatimi
M Rripi i supit
N Shina për magazinimin me lehtësi
P Lidhja U
Q Doreza përpara
R Boshti i pasmë
S Çelësi i sigurisë
T Çelësi i aktivizimit
U Doreza prapa
V Treguesi i nivelit të baterisë
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë mjet pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen.
Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar
mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse është e pashmangshme përdorimi i një mjeti me korrent në një vend me lagështi, përdorni një pajisje mbrojtëse nga rryma (RCD). Përdorimi i një RCD pakëson rrezikun e goditjeve elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëntime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni rroba të gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju bëjë të ndiheni tepër të sigurt në vetvete dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur, nga mjeti me korrent para se të bëni rregullime, ndryshoni aksesorët ose vendosni mjetet me korrent. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të krijuara në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëntime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë. Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u përpiqni asnjëherë t'i riparoni bateritë e dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të bëhet vetëm nga prodhuesi ose nga ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SPECIFIKE SIGURIE PËR GËRSHËRËT KRASITËSE
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika. Mos e hiqni materialin e prerë ose mos e mbani materialin që duhet prerë kur thikat janë në lëvizje. Thikat vazhdojnë të lëvizin edhe pasi çelësi është fikur. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëses së gardheve mund të shkaktojë lëndime serioze.
b) Mbajeni prerësen e gardheve nga doreza me thikën të ndaluar, dhe duke bërë kujdes që të mos aktivizoni asnjë çelës energjie. Mbajtja e mirë e prerëses së gardheve do të ulë rrezikun e vënies në punë padashur, dhe të lëndimeve për shkak të thikave.
c) Kur transportoni ose lini prerësen e gardheve, gjithnjë montoni kapakun e thikës. Trajtimi si duhet i prerëses së gardheve do të pakësojë rrezikun e lëndimeve nga thikat.
d) Kur e pastroni materialin e bblokuar ose i bëni shërbime mjetit, sigurohuni që të gjithë çelësat e energjisë të jenë të fikur dhe që bateria të jetë hequr ose të jetë shkëputur. Aktivizimi i papritur i prerëses së gardheve ndërkohë që pastroni materialet e bblokuara ose gjatë bërjes së shërbimeve mund të shkaktojë lëndime serioze.
e) Mbajeni prerësen e gardheve vetëm duke kapur sipërfaqet e kapjes me dorë, pasi thika mund të bjerë në kontakt me telat e fshehur. Në rast se thika bie në kontakt me një tel me korrent, kjo mund të bëjë që pjesët e ekspozuara metalike të prerëses së gardheve të marrin korrent dhe t'i shkaktojë goditje elektrike përdoruesit.
f) Mbajini të gjithë kordonët dhe kabllot e korrentit larg nga vendi i prerjes. Kordonët ose kabllot e energjisë mund të jenë të fshehur nëpër gardhe ose shkurre dhe mund të priten padashur nga thika.
g) Mos e përdorni prerësen e gardheve në kushte të këqija moti, sidomos kur ekziston rreziku i rrufeve. Kjo pakëson rrezikun që t'ju godasë rrufeja.
UDHËZIME SHTESË SIGURIE PËR GËRSHËRËN KRASITËSE
a) Për të pakësuar rrezikun e goditjeve elektrike, mos e përdorni asnjëherë gërshërën krasitëse pranë linjave të energjisë elektrike. Kontakti me linjat e energjisë elektrike ose përdorimi pranë tyre mund të shkaktojë plagosje të rënda ose goditje elektrike, duke shkatuar vdekje.
b) Përdorni gjithnjë dy duar kur përdorni gërshërën krasitëse. Mbajeni gërshërën krasitëse me të dyja duart për të shmangur humbjen e kontrollit.
c) Përdorni gjithnjë mbrojtëse për kokën kur përdorni gërshërën krasitëse mbi kokë. Mbetjet që bien mund të shkaktojnë plagosje të rënda.
PARA PËRDORIMIT
- Ky mjet nuk është bërë për t'u përdorur nga fëmijët dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë eksperience dhe njohurie
- Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
- Mos e lini pajisjen të punojë pa e monitoruar
- Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë të përshtatshme artificiale
- Mos i prisni shkurret kur janë të lagura
- Mos e përdorni kurrë veglën nëse mbrojtësja e thikës është me defekt
- Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
- Para përdorimit, kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes dhe hiqni të gjitha objektet e huaja që mund të ngatërrohen në thikat prerëse (si gurë, gozhdë, gardhe me tela, shtylla metalike për bimët)
- Disa rajone kanë rregulla që kufizojnë përdorimin e produktit. Flisni me autoritetin vendës për këshilla.
GJATË PËRDORIMIT
- Mbani doreza mbrojtëse, një maskë për pluhurat, rroba të ngushta dhe këpucë të forta
- Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur apo me sandale të hapura
- Vishni gjithmonë pantallona të gjata dhe mëngë të gjata kur përdorni këtë pajisje
- Mbajini personat e tjerë dhe kafshët në një distancë prej 15 metrash gjatë përdorimit të veglës
- Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë mjetin dhe hiqni baterinë
- Vendosini këmbët mirë mbi terren të niveluar kur punoni dhe jo mbi shkallë apo mjete mbajtëse të tjera të papërshtatshme.
PAS PËRDORIMIT
- Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët - mbajeni baterinë veçmas nga mjeti
BATERITË
- Bateria jepet e karikuar pjesërisht (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni mjetin për herë të parë)
- Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
Karikues SKIL: CR1*31****
- Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet ndërruar
- Mos e çmontoni baterinë
- Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
- Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës -20...+50°C
- gjatë magazinimit -20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
⑤ Mos e ekspozoni mjetin në shi
⑥ Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
⑦ Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku temperatura nuk i kalon 50°C
⑧ Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me mbeturinat shtëpiake
⑨ Vendosni mbrojtëse për kokën
⑩ Mbajini duart larg nga thika
⑪ Qëndroni në një distancë të mjaftueshme nga linjat e energjisë elektrike
PËRDORIMI
-
Udhëzimet për montimin ! hiqeni baterinë nga mjeti
• Vendosja e shufrave ⑫ -
Montoni shufrën përpara G së bashku me njërën anë të shufrës zgjatuese L, shtrëngojini së bashku me manikotën me fileta H duke e rrotulluar. Sigurohuni që të dyja pjesët të jenë montuar siç duhet
- Përsëriteni këtë proces për ta lidhur anën tjetër të shufrës zgjatuese L me boshtin e pasmë R
• Vendosja e rripit të supit ⑬
- Vendosni çengelët e supave në liqet e rripit të supave që ndodhen në pjesët e kapjes
- Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të dhëna me karikuesin
• Heqja/instalimi i baterisë ②
• Treguesi i nivelit të baterisë ⑭
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë T për të shfaqur nivelin aktual të baterisë 1 ^14 a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të baterisë pasi keni shtypur butonin V ⑭b, bateria është bosh
! kur 2 nivele të treguesit të baterisë fillojnë të pulsojnë pasi keni shtypur butonin V ⑭c, bateria nuk është brenda temperaturës së lejuar
- Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit të lejuar të temperaturës prej -20 deri në +50°
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të pulsojnë kur shtypni butonin V ⑭c; prisni derisa bateria të jetë brenda temperaturës së lejuar - bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të baterisë ⑭b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë kur shtypni butonin V; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të dëmtohet
• Rregullimi i kokës së lëvizshme ⑭
- Shtypni njëkohësisht dy butonat e lëshimit të kokës së lëvizshme F
- Rrotulloni kokën e lëvizshme D në pozicionin që doni duke e lëvizur kokën e lëvizshme lart ose poshtë
- Lëshoni butonat e lirimit të kokës së lëvizshme F dhe sigurohuni që koka e lëvizshme D të jetë kyçur siç duhet.
Koka e lëvizshme D mund të pozicionohet në një nga 8 këndet e ndryshme.
- Ndezje/Fikje ⑯
ndizni mjetin duke shtypur fillimisht çelësin e sigurisë S dhe më pas duke tërhequr çelësin T
- fikeni mjeti duke lëshuar çelësin T
• Vënia e mjetit në punë ⑰
- kapeni mirë dorezën përpara me një dorë dhe dorezën e pasme me dorën tjetër, dhe vendosini mirë këmbët - drejtojeni veglën përpara
! Sigurohuni që manikontat me fileta të boshteve të jenë shtrënguar plotësisht para se ta vini mjetin në punë. Kontrollojeni rregullisht nëse është shtrënguar siç duhet për të shmangur plagosjet.
! Sigurohuni që koka e lëvizshme të kyçet siç duhet para se ta vini në punë mjetin.
! filloni të prisni vetëm kur motori është në punë ! mos e mbingarkoni pajisjen duke prerë shkopinj më të mëdhenj se 18 mm në trashësi
! mos e përdorni më afër se 15m linjave elektrike ! mos e përdorni gërshërën krasitëse pranë linjave të energjisë, gardheve, tabelave, ndërtesave ose objekteve të tjera të palëvizshme
- largojeni veglën nga zona e prerjes para se ta fikni ! pas fikjes së veglës, thikat vazhdojnë të lëvizin për disa sekonda
- Mbrojtësja e majës së thikës A ②
- parandalon goditjen e kthimit të pajisjes kur prekni objekte të forta (si shtylla në gardh ose mure të shtëpisë)
- mbron thikat fundore nga dëmtimet
- Prerja e shkurreve ⑱
- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe më pas pjesën e sipërme
- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë pak më e ngushtë lart
- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të prerë degët më të trasha
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë
- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në lartësinë e dëshiruar
- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango
- Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa Perëndimore)
- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor
- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe në gusht
- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë çdo 6 javë nga maji deri në tetor
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Mbajeni mjetin dhe thikat prerëse të pastra
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni hapësirat e ajrimit E rregullisht me një furçë ose me ajër me presion
- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe lubrifikoni pak thikat prerëse
! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni thikat prerëse
- Kontrolloni rregullisht kushtet e thikave prerëse dhe shtrëngimin e bulonave të veglës
- Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e nevojshme
• Mprehja e thikave prerëse
! hiqeni baterinë nga mjeti
- mprehni thikat prerëse me një limë të vogël dhe të butë, në rast se janë dëmtuar nga një objekt i fortë
- sidoqoftë, ne ju këshillojmë që thikat të mprehen nga një specialist
- lubrifikoni thikat prerëse pas mprehjes
- Magazinimi ⑲
- fiksoni mirë dy shinat ruajtëse N në mur me 4 vida (nuk janë dhënë) dhe të niveluara horizontalisht, një për varjen e boshtit të zgjatimit së bashku me dorezën e pasme duke përdorur lichhjen U P, një për varjen e kokës së energjisë
- përdorni kapakun e thikës C kur e magazinoni veglën
- para se të magazinoni veglën, fshini thikat prerëse me një copë me vaj për të parandaluar gërryerjen kur lidhja U P nuk përdoret, mund të vendoset te shina e magazinimit N
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
- Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës ose manovrimit të papërshtatshëm të produktit janë të përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve, shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin, kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të shërbimit)
!! në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë mjetin dhe hiqeni baterinë
Motori nuk ndizet ose ndalon papritur
- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- thikat prerëse të bblokuara -> pastroni materialin e bblokuar
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
Vegla punon me ndërprerje
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
- helika e bblokuar nga një objekt i huaj -> hiqni bblokimin Motori punon por thikat qëndrojnë të palëvizura
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
Tikat prerëse të nxehta
- thikat prerëse të topitura -> mprehni thikat
- thikat prerëse kanë dhëmbëzime -> kontrolloni thikat
- shumë förkim për shkak të mungesës së lubrifikantit -> lubrifikoni thikat
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
- I matur sipas EN 62841, niveli i presionit të zhurmës së këtij mjeti është 77 dB(A) (toleranca K = 3 dB), dhe niveli i fuqisë së zhurmës 87.6 dB(A) (toleranca K = 1.3 dB) dridhja < 2.5 m/s² (shuma e vektorit triax; toleranca K = 1.5 m/s²)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesore të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund
- të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit ! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës
