MAKITA DCF301Z - Ventilator

DCF301Z - Ventilator MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DCF301Z MAKITA në format PDF.

📄 232 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA DCF301Z - page 155
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth DCF301Z MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ventilator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DCF301Z - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DCF301Z e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT DCF301Z MAKITA

  • Për përdoruesit në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
  • Për përdoruesit në zona ndryshe nga Evropa: Kjo pajisje nuk është prodhuar për t’u përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e kësaj pajisjeje nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.

SPECIFIKIMET

Ky ventilator është i pajisur me kontroll me 3 shpejtësi, lëvizje të kokës së ventilatorit dhe funksione të kohëmatësit me fikje automatike. Furnizimi me energji mund të bëhet me kutinë e baterisë Makita ose përshtatësin AC.

Modeli: DCF301
Tensioni nominal D.C. 14,4 V / 18 V
Përshtatësi AC Hyrja 100 – 240V, 50 / 60 Hz, 1,2 A maks.
Dalja 12 V, 3,5 A
Përmasat (GJ x T x L) 261 x 439 x 602 mm
Pesha neto (pa kutinë e baterisë) 3,8 kg
  • Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
  • Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Kutia e aplikueshme e baterisë dhe karikuesi

Kutia e baterisë Modeli D.C.14,4V BL1415N / BL1430B / BL1440 /BL1460B
Modeli D.C.18 V BL1815N / BL1820B / BL1830B / BL1840B / BL1850B / BL1860B
Karikuesi DC18RC / DC18RD / DC18RE / DC18SD / DC18SE / DC18SF /DC18SH

- Disa prej kutive të baterive dhe karikuesve të renditura më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të zonës ku ju banoni.

⚠️PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm kutitë e baterisë dhe karikuesit e listuar më lart. Përdorimi i karikuesve dhe kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.

Koha e funksionimit të baterisë

Tabela e mëposhtme u referohet disa prej kutive të baterisë nga Makita. Tregohet koha e përllogaritur e funksionimit e baterisë së karikuar plotësisht:

Kutia e baterisë Shpejtësia e erës
E lartë Mesatare E ulët
BL1460B 160 min 320 min 630 min
BL1860B 215 min 430 min 850 min

Simbolet

Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.

MAKITA DCF301Z - Simbolet - 1

MAKITA DCF301Z - Simbolet - 2

MAKITA DCF301Z - Simbolet - 3

Ni-MH Li-ion

Lexoni manualin e përdorimit.

Vetëm për shtetet e BE-së

Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake!

Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit.

Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.

MAKITA DCF301Z - Simbolet - 4

Vetëm për vendet e BE-së

Hedhja e duhur e këtij produkti Ky shënim tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturinat e tjera shtëpiake në asnjë vend të BE-së. Për të parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbetjeve, riciklojeni me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni me shitësin ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin këtë produkt për riciklim të sigurt për mjedisin. Për shkak të pranisë së komponentëve të rezikshëm në pajisje, pajisjet e përdorura elektronike dhe elektrike mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Përdorimi i synuar

Pajisja është prodhuar për të krijuar qarkullim ajri.

PARALAJMËRIME SIGURIE

Për të parandaluar lëndimet serioze, lexoni dhe kuptoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet përpara përdorimit.

Ky manual do t'ju nevojitet për paralajmërimet e sigurisë dhe masat paraprake, procedurat e montimit, funksionimit, inspektimit dhe mirëmbajtjes. Mbajeni këtë manual në një vend të sigurt dhe të thatë për t'iu referuar në të ardhmen.

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

Kur përdorni një pajisje elektrike, duhen zbatuar masat e kujdesit paraprak, duke përfshirë sa vijon:

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES.

PARALAJMËRIM

Për të reduktuar rrezikun nga zjarri, goditja elektrike apo lëndimi:

  1. Mos e ekspozoni në kohë me shi. Ruajeni në ambiente të brendshme.
  2. Mos lejoni të përdoret si lodër. Nevojitet vëmendje e kujdesshme kur përdoret nga ose në afërsi të fëmijëve.
  3. Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të këtij manuali. Përdorni vetëm shtojcat e rekomanduara nga kompania prodhuese.

  4. Mos përdorni bateri të dëmtuar. Nëse pajisja nuk funksionon sîç duhet, është përplasur, dëmtuar, lënë në ambiente të jashtme ose ka rënë në ujë, dërgojeni në qendrën tonë të shërbimit.

  5. Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.

  6. Mos vendosni objekte në pjesët e hapura.

  7. Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe të lëvizshme.

  8. Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni baterinë.

  9. Përdorni vetëm përshtatësin AC dhe karikuesin e dhënë nga prodhuesi. Aksesorët që mund të jenë të përshtatshëm për pajisjen mund të bëhen të rrezikshëm kur përdoren me të tjera pajisje.

  10. Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.

  11. Mos e ekspozoni ndaj zjarrit ose temperaturave të larta.

  12. Mos e përdorni produktin pranë flakëve, prushit të ndezur ose atmosferave shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave të ndezshme. Pajisja krijon shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt.

  13. Asnjëherë mos e përdorni pajisjen në vende me lagështirë si p.sh. në banjë.
  14. Kjo pajisje është vetëm për përdorim të brendshëm. Asnjëherë mos e përdorni pajisjen në ambiente të jashtme.
  15. Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak.
  16. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe manualin e përdorimit të karikuesit para përdorimit.
  17. Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka jonormale.
  18. Nëse pajisja ju rreżohet ose goditet, kontrollojeni me kujdes për plasaritje ose dëmtim para përdorimit.
  19. Mos e afroni pajisjen me sobat apo burime të tjera nxehtësie.
  20. Mos e përdorni nëse ka pjesë të thyera, të përthyera, të krisura ose të dëmtuara. Çdo pajisje që duket e dëmtuar në ndonjë mënyrë apo funksionon në mënyrë anormale, duhet të hiqet nga shërbimi menjëherë. Inspektojeni përpara çdo përdorimi.
  21. Mos e lini pajisjen të furnizuar me energji dhe të pamonitoruar.
  22. Mos abuzoni me përshtatësin AC. Asnjëherë mos e përdorni kordonin e përshtatësit për të transportuar pajisjen ose për të tërhequr spinën nga priza. Mbajeni përshtatësin AC larg nxehtësisë, vajrave, pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse. Zëvendësoni menjëherë përshtatësin e dëmtuar. Përshtatësi i dëmtuar mund të rrisë rrezikun e goditjes elektrike.

Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri

  1. Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e speciïkuar nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
  2. Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të përcaktuara në mënyrë speciïke. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
  3. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
  4. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
  5. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është e dëmtuar ose e modiïkuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik plagosjeje.

  6. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.

  7. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kuijve të temperaturës të speciïkuar te udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.

  8. Përdorni ventilatorin e duhur me bateri për përdorimin tuaj. Mos e përdorni ventilatorin për qëllime për të cilat nuk është prodhuar.

  9. Pajisja mund të punojë me kuti baterie me jone litiumi Makita të përcaktuara në seksionin "SPECIFIKIMET" në këtë manual udhëzimesh ose me përshtatës AC. Përdorimi i baterive të tjera mund të paraqesë rrezik zjarri. Rikarikojini bateritë vetëm me karikuesin e specifikuar. Karikuesit e përshtatshëm për një lloj baterie mund të paraqesin rrezik zjarri kur përdoren me një bateri tjetër.
  10. Kur nuk është në punë, ruajeni pajisjen në një vend larg fëmijëve dhe personave të tjerë të patrajnuar.
  11. Shkëputeni kutinë e baterisë dhe përshtatësin AC nga burimi i rrymës përpara se ta magazinoni pajisjen, të kryeni procedura inspektimi, mirëmbajtjeje ose pastrimi. Masa të tilla parandaluese të sigurisë mund të ulin rrezikun e ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
  12. Kur kutia e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, djegie ose zjarr.
  13. Shkëputeni njësinë dhe lëreni të ftohet përpara se të kryeni procedura inspektimi, mirëmbajtje, pastrimi ose ta magazinoni.
  14. Mos lejoni që njohja juaj me pajisjet t'ju bëjë të pakujdesshëm. Kini parasysh se një pakujdesi në fraksion të sekondës mjafton që të sjellë lëndim të rëndë.
  15. Gjithmonë vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të niveluar dhe të qëndrueshme. Nëse pajisja bie, ajo mund të shkaktojë lëndim të personit ose mund dëmtim të pajisjes.
  16. Mos përdorni bateri, shtojca ose aksesorë që nuk rekomandohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje. Përdorimi i baterive, shtojcave ose aksesorëve të parekomanduar mund të shkaktojë lëndim të rëndë të personit.
  17. Mbani larg nga ventilatori flokët ose veshjet e lirshme si shalli. Ato mund të kapen në ventilator dhe mund të rezultojnë në lëndim të personit.
  18. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes përpara se ta ngrini ose ta transportoni pajisjen. Transportimi i pajisjes me gishtin në çelës bëhet shkak për aksidente.
  19. Mos e modifikoni apo mos u përpiqni të riparoni pajisjen ose kutinë e baterisë përveçse siç tregohet në udhëzimet e përdorimit dhe kujdesit.

SHËRBIMI

  1. Shërbimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet vetëm nga personel i kualifikuar për riparimet. Shërbimi ose mirëmbajtja e kryer nga personeli i pakualifikuar mund të rezultojë në rrezik ose lëndim.
  2. Kur bëni shërbim të kësaj pajisjeje, përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i pjesëve të paautorizuara ose mosrespektimi i udhëzimeve të mirëmbajtjes mund të krijojë rrezik për goditje elektrike ose lëndim.
  3. Mos e digjni këtë pajisje, edhe nëse është shumë e dëmtuar. Bateritë mund të shpërthejnë në zjarr. Hidheni pajisjen në përputhje me rregulloret lokale.

Udhëzime të rëndësishme rreth sigurisë për kutinë e baterisë

  1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
  2. Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë. Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
  3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe shpërthim.
  4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.

  5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:

(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje prishje.

  1. Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).

  2. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.

  3. Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë e baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.

  4. Mos përdorni bateri të dëmtuar.

  5. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.

Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifike mbi paketimin dhe etiketimin.

Për përgatitjen e artikullit për transport, është i nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me gjasë më të detajuara vendore. Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë që të mos lëvizë në paketim.

  1. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.

  2. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.

  3. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.

  4. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë mund të nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose djegie në temperaturë të ulët. Tregoni kujdes gjatë manovrimit të kutive të nxehta të baterive.

  5. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të shkaktojë djegie.

  6. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, pluhurave ose papastërtive në terminalet, vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment të ulët ose dëmtim të veglës ose të kutisë së baterisë.

  7. Përveç kur vegla e mbështet përdorimin pranë linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës ose të kutisë së baterisë.

  8. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

⚠ KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.

Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë maksimale të baterisë

  1. Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
  2. Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
  3. Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
  4. Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë nga vegla ose karikuesi.
  5. Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).

PËRSHKRIMI I PJESËVE

▶ Fig.1

1Butoni i ndezjes së energjisë2Butoni i ndërrimit të shpejtësisësë erës3Butoni i kohëmatësit të fikjes automatike
4Butoni i lëvizjes5Treguesi i shpejtësisë së erës6Treguesi i kohëmatësit të fikjes automatike
7Foleja e baterisë812V9Përshtatësi AC

PËRSHKRIMI I PUNËS

⚠KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e pajisjes.

Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë

AKUJDES: Fikeni gjithmonë pajisjen përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
⚠KUJDES: Mbajeni fort pajisjen dhe kutinë e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë. Mosmbajtja fort e pajisjes dhe e kutisë së baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të pajisjes dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim të personit.

Për të hequr kutinë e baterisë, rrrèshqiteni atë nga pajisja ndërsa rrèshqitni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.

Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rërèshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në vend.

▶ Fig.2: 1. Butoni 2. Kutia e baterisë

AKUJDES: Gjithmonë instalojeni plotësisht kutinë e baterisë. Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga pajisja duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
A KUJDES: Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni sîç duhet.

Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive

Vetëm për kuti baterie me llambë

▶ Fig.3: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit

Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat treguese ndizen për pak sekonda.

Llambat treguese Kapaciteti imbetur
Ndezur Fikur Duke pulsuar
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni baterinë.
Llambushka mund të ketë keqfunksionuar.

SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas) do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është në punë.

Sistemi i mbrojtjes së pajisjes/baterisë

Pajisja është e pajisur me sistem mbrojtjeje. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes dhe baterisë. Pajisja do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse pajisja ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme.

- Mbrojtja nga mbingarkesa: Kur pajisja ose bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, pajisja fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë, fikeni pajisjen dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi mbingarkesën e pajisjes. Pastaj ndizeni pajisjen për ta rinisur.

  • Mbrojtja ndaj mbinxehjes: Kur pajisja ose bateria është e mbinxehur, pajisja ndalon automatikisht. Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
  • Mbrojtja nga mbishkarkimi: Kur kapaciteti i baterisë ulet, pajisja ndalon automatikisht. Nëse pajisja nuk funksionon edhe kur përdoren çelësat, hiqni kutinë e baterisë nga pajisja dhe karikojeni atë.

PËRDORIMI

⚠KUJDES: Ventilatori është prej rezine polipropileni. Disa Iloje agjentësh vaji ose lëndësh kimike që dëmtojnë rezinën mund ta prishin ventilatorin dhe të shkaktojnë lëndim.

Ndezja / ndalimi i ventilatorit

Shtypni butonin e energjisë për të ndezur ventilatorin. Shtypni butonin e energjisë sërish për të fikur ventilatorin.

Ndryshimi i shpejtësisë së erës

Shtypni butonin e ndryshimit të shpejtësisë së erës ndërkohë që ventilatori është në funksionim. Shpejtësia e erës rritet sa herë që shtypni butonin. Shpejtësia e erës do të kthehet në shpejtësinë më të ulët kur punon në shpejtësinë më të lartë. Ventilatori me bateri do të ndizet në të njëjtën shpejtësi si cilësimi i mëparshëm.

▶ Fig.4: 1. Butoni i ndërrimit të shpejtësisë së erës

Rregullimi i këndit të kokës së ventilatorit

Këndi i kokës së ventilatorit mund të rregullohet manualisht. Kufijtë e rregullueshëm të kokës së ventilatorit janë siç tregohet në figurë.

▶ Fig.5

VINI RE: Mos e rrotulloni kokën e ventilatorit pärtej kufijve të rregullueshëm.

Lëvizja e kokës së ventilatorit

AKUJDES: Kur rrotulloni kokën e ventilatorit, mbajini pengesat larg nga kufijtë e lëvizjes së kokës së ventilatorit. Ventilatori me bateri mund të shtyhet dhe të bjerë nga lëvizja.
⚠KUJDES: Mos e ndaloni lëvizjen duke mbajtur kokën e ventilatorit. Gjithmonë shtypni butonin e lëvizjes për ta ndaluar.

Shtypni butonin e lëvizjes për të lëvizur kokën e ventilatorit. Shtypni sërish butonin për të ndaluar lëvizjen. Koka e ventilatorit fillon të lëvizë nga pozicioni aktual kur shtypet butoni i lëvizjes. Koka e ventilatorit lëviz në kufij prej 90 gradësh.

▶ Fig.6: 1. Butoni i lëvizjes

SHËNIM: Në varësi të pozicionit të kokës së ventilatorit, koka e ventilatorit nuk mund të lëvizë pasi shtypet butoni i lëvizjes për shkak të mekanizmit të lëvizjes.

Kohëmatësi i fikjes automatike

Shtypni butonin e kohëmatësit të fikjes automatike ndërkohë që ventilatori është në funksionim. Kohëzgjatja për të aktivizuar kohëmatësin e fikjes automatike ndryshon sa herë që shtypni butonin (1 orë / 2 orë / 4 orë / fikur). Numri poshtë çdo treguesi të kohëmatësit të fikjes automatike shfaq orën(t) e mbetur(a) për të fikur ventilatorin. Treguesi i kohëmatësit të fikjes automatike do të fiket me kohën.

▶ Fig.7: 1. Butoni i kohëmatësit të fikjes automatike

SHËNIM: Në varësi të llojit të kutisë së baterisë dhe të kapacitetit të mbetur, kohëmatësi i fikjes automatike mund të aktivizohet më herët se koha e caktuar.

Përdorimi i përshtatësit AC

⚠️PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e përdorni pajisjen kur kordoni ose priza është e dëmtuar.
⚠️PARALAJMËRIM: Mos e prekni prizën me duar të lagura ose me yndyrë.
⚠️ PARALAJMËRIM: Mos e lini përshtatësin AC të shkëputur nga pajisja ndërkohë që furnizohet energji nga rryma. Fëmijët e vegjël mund ta fusin në gojë spinën me energji dhe mund të shkaktohen lëndime.
⚠️PARALAJMËRIM: Mos e fusni në gojë spinën ose kordonin me rrymë. Duke vepruar kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.

Futni spinën 12V DC të përshtatësit AC në folenë 12V DC dhe më pas fusni fishat e AC në furnizimin e rrymës së rrjetit. Sigurohuni që vlerësimi i tensionit të furnizimit të rrymës së rrjetit t'i korrespondojë atij të përshtatësit.

▶ Fig.8

SHËNIM: Pasi të lidhet përshtatësi AC, pajisjes mund t'i duhen 3–5 sekonda për t'u lidhur.
SHËNIM: Përshtatësi mund të lëshojë kërcitje gjatë përdorimit të tij për furnizim me energji. Kjo nuk ndikon në përdorimin normal.
SHËNIM: Edhe kur përdoret në regjimin e energjisë DC, pajisja kalon automatikisht në regjimin e energjisë AC kur është e lidhur.
SHËNIM: Kur ventilatori me bateri e ndryshon regjimin e energjisë nga DC në AC dhe anasjelltas, shpejtësia e erës mund të ndryshojë përkohësisht.
SHËNIM: Përshtatësi AC nuk e karikon baterinë e futur në pajisje.

MIRËMBAJTJA

⚠KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë fikur, e shkëputur, dhe që kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo mirëmbajtje.

VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.

Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.

Mirëmbajtja e përgjithshme

Pasi të ftohet pajisja, përdorni lecka të pastra për të hequr papastërtitë, pluhurin, yndyrën, grason etj.

⚠PARALAJMËRIM: Të gjitha pjesët duhet të zëvendësohen te një qendër e autorizuar shërbimi.

Pastrimi i ventilatorit

⚠KUJDES: Sigurohuni që ventilatori të jetë i fikur nga furnizimi i rrjetit përpara se të hiqni mbrojtësen.

Kur pastroni pjesën e brendshme të kapakut të ventilatorit, hiqni kapakun e ventilatorit sipas mënyrës së mëposhtme.

  1. Lironi vidën që ndodhet në pjesën e pasme të kapakut të ventilatorit.

▶ Fig.9: 1. Vida

  1. Rrotullojeni kapakun e ventilatorit në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe hiqni kapakun e ventilatorit kur shenjat janë të bashkërenditura sîç ilustrohet.

▶ Fig.10: 1. Shenja

▶ Fig.11

Fshini ventilatorin dhe kapakun e ventilatorit duke përdorur një leckë të njomur me ujë me sapun. Për ta vendosur kapakun e ventilatorit, ndiqni procedurën e anasjelltë të heqjes. Kur vendosni kapakun e ventilatorit, sigurohuni që kapaku i ventilatorit të kyçet me një kërcitje.

AKUJDES: Sigurohuni gjithnjë që kapaku i ventilatorit të jetë vendosur përpara përdorimit.

⚠KUJDES: Vendoseni mirë kapakun e ventilatorit. Nëse kapaku i ventilatorit është i vendosur përgjysmë ose gabim, mund të bjerë dhe të rezultojë në lëndim të personit ose dëmtim të pajisjes.

VINI RE: Shmangni aplikimin e një ngarkese të tepërt në kapakun e ventilatorit. Kjo mund të sjellë prishje.

Magazinimi

Për të parandaluar zjarrin ose djegien, lëreni pajisjen të ftohet plotësisht përpara se ta magazinoni. Mos e magazinoni baterinë e shkarkuar për periudha të gjata, sepse kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit.

AKSESORË OPSIONALË

⚠ KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim me pajisjen Makita të specifikuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.

Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.

• Bateri dhe ngarkues origjinal Makita

SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : DCF301Z

Kategori : Ventilator