DCF102Z - Ventilator MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DCF102Z MAKITA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth DCF102Z MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ventilator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DCF102Z - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DCF102Z e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT DCF102Z MAKITA
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose që kanë mungesë përvoje dhe njohurie nëse janë mbikëqyrur ose udhëzuar për sa i përket përdorimit të pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të bëhet nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
Për të parandaluar lëndimet serioze, ju lutemi lexoni dhe kuptoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet para përdorimit.
Juve do t'ju nevojitet ky manual për paralajmërimet dhe masat paraprake të sigurisë, për montimin, përdorimin, inspektimin dhe procedurat e mirëmbajtjes. Ruajeni këtë manual në një vend të sigurt dhe të thatë që të mund t'i referoheni në të ardhmen.
PARALAJMËRIME DHE RREGULLAT E SIGURISË
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
Kur përdorni një pajisje elektrike, duhet të zbatoni masat paraprake themelore, përfshi ato si më poshtë:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA PËRDORIMIT TË KËSAJ PAJISJEJE.
PARALAJMËRIM - Për të ulur rrezikun nga zjarri, goditjet elektrike ose lëndimet:
- Mos e ekspozoni ndaj shiut. Ruajeni në ambiente të brendshme.
- Mos lejoni që të përdoret si lodër. Kur përdoret nga fëmijët ose afër tyre është e nevojshme të tregoheni tepër i vëmendshëm.
- Përdoreni vetëm sipas përshkrimit në manual. Përdorni vetëm pjesët e rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos e përdorni me bateri të dëmtuara. Nëse pajisja nuk punon siç duhet, për shkak se mund të jetë hedhur përtokë, dëmtuar, është lënë në ambiente të jashtme, ose ka rënë në ujë, atëherë kthejeni në qendrën tonë të shërbimit.
- Mos e mbani pajisjen me duar të lagura.
- Mos vendosni asnjë objekt në pjesën hyrëse të saj.
- Mbajini flokët, rrobat, gishtat dhe të gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe ato lëvizëse.
- Fikini të gjitha butonat komandues para se të hiqni baterinë.
-
Përdorni vetëm përshtatësin AC dhe karikuesin (aksesorë opsionalë) e siguruar nga prodhuesi. Aksesorët që mund të jenë të përshtatshëm për një ventilator me bateri mund të përbëjnë rrezik nëse përdoren në pajisje të tjera.
-
Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
-
Mos e ekspozoni ndaj zjarrit ose temperaturave të larta.
-
Mos e përdorni pranë flakëve të ekspozuara, thëngjijve të ndezur ose ambienteve shpërthyese, si në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Ventilatorët me bateri krijojnë shkëndija të cilat mund të shkaktojnë ndezjen e pluhurit ose tymrave.
-
Asnjëherë mos e përdorni ventilatorin me bateri në vende me lagështi, si në tualet.
-
Ventilatori me bateri duhet të përdoret vetëm në ambiente të brendshme. Asnjëherë mos e përdorni ventilatorin me bateri në ambiente të jashtme.
-
Kjo pajisje është projektuar për përdorim shtëpiak.
-
Lexojeni me kujdes këtë manual udhëzimi dhe manualin e udhëzimit të karikuesit para përdorimit.
-
Ndalojeni menjëherë pajisjen nëse konstatoni anomali.
-
Nëse ventilatori ju bie nga dora ose goditet, kontrollojeni me kujdes për krisje ose dëmtime para përdorimit.
-
Mos e afroni ventilatorin me bateri pranë sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë.
-
Mos e përdorni nëse pajisja është thyer, përkulur ose krisur, ose nëse pjesët e saj janë dëmtuar. Çdo ventilator me bateri që duket i dëmtuar në çfarëdolloj mënyre ose funksionon në mënyrë të çrregullt duhet të hiqet menjëherë nga shërbimi. Inspektojeni para çdo përdorimi.
-
Mos e lini ventilatorin me bateri të ndezur dhe pa mbikëqyrje.
-
Mos e përdorni në mënyrë të papërshtatshme përshtatësin AC (aksesor opsional). Mos e përdorni asnjëherë kordonin e përshtatësit për të lëvizur ventilatorët ose për të hequr prizën nga vendi. Mbajeni përshtatësin AC larg nga nxehtësia, vajrat, objektet e mprehta ose pjesët lëvizëse. Zëvendësojeni menjëherë përshtatësin e dëmtuar. Përshtatësi i dëmtuar mund ta rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
-
Përdorni ventilatorin e përshtatshëm me bateri për përdorimin tuaj. Mos e përdorni ventilatorin për qëllime të tjera për të cilat nuk është projektuar.
- Ventilatori me bateri mund të funksionojë me kutinë e baterisë Li-ion Makita të përcaktuar në seksionin "SPECIFIKIMET" në këtë manual udhëzues ose me për shtatësin AC të siguruar si aksesor opsional. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të shkaktojë rrezik zjarri. Karikojini bateritë vetëm me karikuesin e specifikuar. Një karikues që mund të jetë i për shtatshëm për një lloj baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me bateri tjetër.
- Kur nuk është në përdorim, mbajeni ventilatorin pa bateri larg nga fëmijët dhe personat e tjere të patrajnuar.
- Stakojeni kutinë e baterisë ose përshtatësin AC (aksesor opsional) nga burimi i rrymës elektrike para se ta ruani ventilatorin në një vend. Masa të tilla parandaluese të sigurisë mund ta ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të ventilatorit. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe ventilatorin nga priza para se të kryeni ndonjë inspektim, mirëmbajtje ose procedurat e pastrimit.
- Kur kutia e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg objekteve të tjera metalike. Krijimi i qarkut të shkurtër të terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, djegie ose zjarr.
- Hiqeni njësinë nga priza dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni ose mirëmbani.
- Mos lejoni që njohuritë që keni për pajisjet t'ju shkujdesin. Mos harroni se një fraksion i shkujdesur i një sekonde është i mjaftueshëm për të shkaktuar lëndime serioze.
- Kur fusni/hiqni baterinë ose vendosni/hiqni përshtatësin AC nga priza (aksesor opsional), vendoseni gjithmonë ventilatorin me bateri në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
- Mos përdorni asnjë bateri, pjesë ose aksesorë që nuk janë rekomanduar nga prodhuesi i kësaj pajisjeje. Përdorimi i baterive, pjesëve ose aksesorëve jo të rekomanduar mund të rezultojë në lëndime serioze personale.
SHËRBIMI
- Shërbimi për ventilatorin me bateri duhet të kryhet vetëm nga një personel i kualifikuar riparimi. Shërbimi ose mirëmbajtja që kryhet nga një personel i pakualifikuar mund të rezultojë në rrezik lëndimi.
- Kur jeni duke riparuar një ventilator me bateri, përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i pjesëve të paautorizuara ose nëse nuk ndiqni udhëzimet për mirëmbajtjen, mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike ose lëndime.
- Nëse e hidhni tej ventilatorin, mos e digjni atë, edhe nëse është dëmtuar shumë. Bateritë mund të shpërthejnë në kontakt me zjarrin. Hidheni pajisjen në përputhje me rregulloret lokale.
KUTIA E BATERISË
- Parandalojini ndezjet aksidentale. Sigurohuni që butoni të jetë në pozicionin "fikur" para se ta lidhni me kutinë e baterisë, ta ngrini ose ta lëvizni pajisjen. Mbajtja e pajisjes me gishtin në buton ose ndezja e pajisjes, butoni i së cilës është në pozicionin ndezur, mund të bëhet shkas për aksidente.
- Hiqeni kutinë e baterisë nga pajisja para se të bëni ndonjë rregullim, të ndryshoni aksesorët, ose ta ruani atë në një vend. Masa të tilla parandaluese të sigurisë mund ta ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të pajisjes.
- Karikojeni vetëm me karikues të specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm vetëm për një kuti baterie, mund të shkaktojë rrezik zjarri, kur përdoret me kutinë e një baterie tjetër.
- Përdorini pajisjet vetëm me kutinë e baterisë të përcaktuar në mënyrë specifike. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të shkaktojë rrezik lëndimi dhe zjarri.
- Në kushte të papërshtatshme përdorimi, bateria mund të rrjedhë; kështu që shmangni kontaktin. Nëse rastësisht bini në kontakt me lëngun e baterisë, shpëlajeni pjesën e prekur me ujë të bollshëm. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
- Mos përdorni kuti baterie ose pajisje që janë të dëmtuara ose të modifikuara. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të reagojnë në mënyrë të paparashikueshme duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
- Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose pajisjen ndaj zjarrit ose temperaturave shumë të larta. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim. Temperatura prej 130°C mund të zëvendësohet nga temperatura prej 265°F.
- Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose pajisjen përtej temperaturës së specifikuar në udhëzime. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme i baterisë ose përtej temperaturës së specifikuar, mund ta dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun ndaj zjarrit.
- Shërbimi të kryhet vetëm nga një person i kualifikuar riparimi dhe përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo do të garantojë ruajtjen e sigurisë së produktit.
- Mos e modifikoni ose riparoni pajisjen ose kutinë e baterisë, por vetëm sipas udhëzimeve për përdorimin dhe kujdesin.
- Para përdorimit të kutisë së baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1) karikuesin e baterisë, (2) bateri dhe (3) produktin që përdor këtë bateri.
- Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
- Nëse koha e punës është reduktuar së tepërmi, ndalojeni menjëherë pajisjen. Kjo mund të shkaktojë rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe të shpërthejë.
-
Nëse elektroliti bie në kontakt me sytë, shpëlajini ato me ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë përkujdesje shëndetësore. Kjo mund të shkaktojë humbje të shikimit.
-
Mos krijoni qark të shkurtër te kutia e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me asnjë material përçues.
(2) Shmangeni vendosjen e kutisë së baterisë në të njëjtën kuti së bashku me objekte të tjera metalike si gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose shiut.
16. Qarku i shkurtër i një baterie mund të shkaktojë rrjedhje elektrike, mbinxehje, djegie të mundshme, madje edhe avari.
17. Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50°C.
18. Mos e digjni kutinë e baterisë edhe nëse është e dëmtuar keqas ose është plotësisht jashtë përdorimit. Kutia e baterisë mund të shpërthejë në kontakt me zjarrin.
19. Tregoni kujdes që bateria mos t'ju bjerë nga dora ose të goditet.
20. Bateritë që përmbajnë jone litiumi do t'i nënshtrohen kërkesave të legjislacionit "Për mallrat e rrezikshme". Për transportin komercial, p.sh. nga palë të treta, si agjenci transporti, duhet të respektohen kritere të veçanta për sa i përket paketimit dhe emërtimit të tyre. Për përgatitjen e produktit që do të transportohet, këshillimi me një ekspert për materiet e rrezikshme është i nevojshëm. Gjithashtu, ju lutemi të respektoni, aty ku është e mundur, edhe rregulloret kombëtare më të detajuara. Shtrëngojini ose mbulojini pjesët e ekspozuara dhe paketojeni baterinë në atë mënyrë që mos të lëvizë brenda paketimit.
21. Për sa i përket hedhjes së baterisë, zbatoni rregulloret lokale.
22. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuar nga Makita. Montimi i baterive në produkte të papërshtatshme mund të shkaktojë zjarr, mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
⚠️ KUJDES: Përdorni vetëm bateri originale Makita.
Përdorimi i baterive që nuk janë origjinale, ose baterive të ndryshuara, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë duke shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëme. Kjo gjithashtu do ta bënte të pavlefshme garancinë për produktin dhe karikuesin Makita.
Disa këshilla mbi mirëmbajtjen për një jetëgjatësi maksimale të baterisë:
- Karikojeni kutinë e baterisë para se ajo të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndalojeni pajisjen nga puna dhe karikojeni kutinë e baterisë kur vini re se fuqia e saj është dobësuar.
- Asnjëherë mos e rikarikoni një kuti baterie që është plotësisht e karikuar. Mbikarikimi e shkurton jetëgjatësinë e baterisë.
- Karikojeni kutinë e baterisë në temperaturë dhome në 10°C–40°C. Lejoni që kutia e një baterie të nxehtë të ftohet para se ta karikoni atë.
- Karikojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë (për më shumë se gjashtë muaj).
PËR TË SIGURUAR QË BATERIA TË KETË NJË PERFORMANCEË MAKSIMALE, REKOMANDOHET QË PARA SE TË PËRDORET PËR HERË TË PARË KUTIA E BATERISË DUHET TË KARIKOHET.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
SPECIFIKIMET
Ky ventilator është i pajisur me kontroll me tri shpejtësi, lëvizje të kokës së ventilatorit dhe funksione me kohëmatës me fikje automatike. Furnizimi me energji elektrike mund të realizohet me kutinë e baterisë Makita ose përshtatësin AC (aksesor opsional).
| Modeli: CF101D DCF102 | |||
| [Tensioni nominal]Kutia e baterisë | [10,8 V / 10,8 V - 12 V maks.]BL1015, BL1016, BL1020B,BL1021B, BL1040B, BL1041B | [14,4 V]BL1415, BL1415N, BL1430, BL1430B,BL1440, BL1450, BL1460B[18 V]BL1815, BL1815N, BL1820, BL1820B,BL1830, BL1830B, BL1840, BL1840B,BL1850, BL1850B, BL1860B | |
| Përshtatësi AC(aksesor opsional) | Hyrja 100–240 V, 50/60 Hz, 0,6 A maksimumi | ||
| Dalja 12 V 1,5 A | |||
| Dimensionet (G x G x L) 185 x 260 x 284 mm 185 x 272 x 284 mm | |||
| Pesha neto (pa kutinë e baterisë) 1,3 kg | |||
KUJDES
Përdorni vetëm kutitë e baterisë të listuara më lart. Përdorimi i kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë lëndime dhe/ose zjarr.
Kohëzgjatja e baterisë
Tabela e mëposhtme u referohet disa kutive të baterisë nga Makita. Kohëzgjatja e përllogaritur e baterisë së karikuar plotësisht jepet më poshtë:
| Modeli Kutia e paterisë | Shpejtësia e ajrit | ||
| E ulët Mesatare E lartë | |||
| CF101D BL1040B, BL | 1041B 630 min 380 min | 275 min | |
| DCF102 BL1460B 860 | min 465 min 365 min | ||
| BL1860B 1270 min 70 | 5 min 575 min | ||
Simbolet
Më poshtë jepen simbolet e përdorura për pajisjen. Sigurohuni që të kuptoni domethënien e tyre para përdorimit.

Lexoni manualin e udhëzimit.

Vetëm për shtetet e BE-së.
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën e baterive së bashku me mbetjet shtëpiake! Në respektim të Direktivës Evropiane, “Për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike, akumulatorët, mbetjet e baterive dhe akumulatorët” dhe zbatimit të tyre në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike, bateritë dhe paketën(at) e baterive që kanë arritur ciklin e tyre të jetëgjatësisë duhet të mblidhen veçmas dhe të dërgohen në një impiant riciklimi që është në pajtim me kushtet mjedisore.
Përshkrimi i pjesëve (Fig. 1-11)
- Butoni i ndezjes dhe i fikjes 2. Butoni i ndryshimit të shpejtësisë së lëvizjes së ajrit
- Butoni i kohëmatësit me fikje automatike
- Butoni i lëvizjes 5. Treguesi i shpejtësisë së lëvizjes së ajrit
- Treguesi i kohëmatësit me fikje automatike
- Vrima e rripit mbajtës 8. Butoni i lëshimit (Vetëm DCF102) 9. Vendi i caktuar i baterisë
- Mbajtësja 11. Priza 12 V DC
- Përshtatësi AC
- Treguesi i dritës së kuqe 14. Butoni
- Kutia e baterisë
- Llamba treguese 17. Butoni i kontrollit
- Vrima e dados (5/8"-11 UNC)
SI TA PËRDORNI NJËSINË
Montimi ose heqja e kutisë së baterisë (Fig. 3)
KUJDES:
- Mbajeni fort pajisjen dhe kutinë e baterisë kur jeni duke e montuar ose hequr kutinë e baterisë. Në rast se nuk e mbani fort pajisjen dhe kutinë e baterisë, ato mund t'ju rrëshqasin nga duart dhe ta dëmtojnë pajisjen dhe kutinë e baterisë dhe t'ju shkaktojnë lëndime.
- Montojeni plotësisht atë derisa treguesi i dritës së kuqe (13) të fiket. Nëse jo, atëherë ajo mund të bjerë aksidentalisht nga pajisja dhe t'ju shkaktojë lëndime juve dhe ndonjë personi tjetër afër jush.
Për të hequr kutinë e baterisë, tërhiqeni nga pajisja në të njëjtën kohë që tërhiqni edhe butonin (14).
Për të instaluar baterinë, vendoseni në vijë të drejtë gjuhëzën në kutinë e baterisë me kanalin në vendin e caktuar dhe më pas shtyjeni në vend. Gjithmonë shtyjeni deri në fund derisa të shkojë në vend dhe të dëgjoni një kërcitje të vogël. Nëse mund ta shikoni treguesin e dritës së kuqe (13), në pjesën e sipërme të butonit, atëherë ju nuk e keni mbyllur plotësisht atë.
Mos përdorni forcë gjatë vendosjes së kutisë së baterisë. Nëse kutia nuk futet lehtësisht, atëherë ju nuk jeni duke e futur në mënyrë të saktë atë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 4)
Vetëm për kutitë e baterive me tregues
Shtypni butonin e kontrollit (17) mbi kutinë e baterisë për të treguar kapacitetin e mbetur të saj. Llambat treguese (16) ndizen për disa sekonda.
| Llambat treguese | Kapaciteti i mbetur | ||
| E ndezur E fikur Pulsimi | |||
| 75 % deri në 100 % | |||
| 50 % deri në 75 % | |||
| 25 % deri në 50 % | |||
| 0 % deri në 25 % | |||
| Karikojeni baterinë.(Vetëm për bateri 18 V dhe 14,4 V) | |||
| Bateria mund të ketë pësuar avari.(Vetëm për bateri 18 V dhe 14,4 V) | |||
SHËNIM:
- Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë disi në krahasim me kapacitetin aktual.
Sistemi mbrojtës i pajisjes / baterisë
Pajisja është e pajisur me sistem mbrojtës. Ky sistem e fik automatikisht energjinë në motor për të ruajtur pajisjen dhe jetëgjatësinë e baterisë. Pajisja do të ndalojë automatikisht gjatë punës, nëse ajo ose bateria gjenden në një nga kushtet e mëposhtme.
- Mbrojtja nga mbingarkesa: Kur pajisja është duke u përdorur në atë mënyrë që tërheq një rrymë të lartë anormale, pajisja ndalon automatikisht pa ndonjë tregues. Në këtë situatë, fikeni pajisjen dhe ndaleni mënyrën e përdorimit që ka shkaktuar këtë mbingarkesë. Më pas, rindizeni pajisjen.
- Mbrojtja nga mbinxehja: Kur pajisja është e mbinxehur, ajo ndalon automatikisht. Lëreni pajisjen që të ftohet para se ta ndizni përsëri.
- Mbrojtja nga karikimi i tepërt: Kur kapaciteti i baterisë bie, pajisja ndalon automatikisht. Nëse pajisja nuk punon edhe kur butonat janë në pozicionin ndezur, atëherë hiqeni kutinë e baterisë nga pajisja dhe karikojeni atë.
Ndezja / fikja e ventilatorit (Fig. 1, 2)
Shtypni butonin e ndezjes dhe të fikjes (1) për ta ndezur ventilatorin. Shtypni përsëri butonin e ndezjes për ta fikur ventilatorin.
Ndryshimi i shpejtësisë së ajrit (Fig. 5)
Shtypni butonin e ndryshimit të shpejtësisë së lëvizjes së ajrit (2) ndërsa ventilatori është duke punuar. Shpejtësia e ajrit ndryshon çdo herë që shtypni butonin. Shpejtësia e ajrit do të kthehet në shpejtësinë më të ulët kur është duke punuar në shpejtësinë më të lartë.
Ventilatori me bateri do të fillojë me të njëjtën shpejtësi si në cilësimin e parë.
Përshtatja e këndit të kokës së ventilatorit (Fig. 6, 7)
Këndi i kokës së ventilatorit mund të përshtatet manualisht. Variantet e lëvizjes në kokën e ventilatorit jepen në figurën e paraqitur. Për DCF102, për të përshtatur këndin e kokës së ventilatorit, shtypni dhe mbajeni butonin e lëshimit (8).
SHËNIM:
Mos e ktheni kokën e ventilatorit përtej varianteve të lëvizjes.
Lëvizja e kokës së ventilatorit (Fig. 8)
Shtypni butonin e lëvizjes (4) që koka e ventilatorit të lëvizë. Shtypni përsëri butonin për ta ndaluar lëvizjen. Koka e ventilatorit fillon të lëvizë nga pozicioni aktual kur shtypet butoni i lëvizjes. Koka e ventilatorit lëviz me kënd 90 gradë.
KUJDES:
- Gjatë lëvizjes së kokës së ventilatorit, largojini objektet që mund të jenë në hapësirën përreth. Ventilatori me bateri mund të pengohet dhe të bjerë gjatë lëvizjes.
- Mos e ndaloni lëvizjen duke e mbajtur kokën e ventilatorit. Gjithmonë shtypni butonin e lëvizjes për ta ndalur.
SHËNIM:
Në varësi të pozicionit të kokës së ventilatorit, koka e ventilatorit mund të mos lëvizë menjëherë pasi të keni shtypur butonin e lëvizjes, për shkak të mekanizimit të lëvizjes.
Kohëmatësi me fikje automatike (Fig. 9)
Shtypni butonin e kohëmatësit me fikje automatike (3) ndërsa ventilatori është duke punuar. Kohëzgjatja për aktivizimin e kohëmatësit me fikje automatike ndryshon sa herë që shtypni butonin (për 1 orë / 2 orë / 4 orë / fikur). Numri nën çdo tregues në kohëmatësin me fikje automatike tregon orën(t) që kanë mbetur deri në fikjen e ventilatorit. Kohëmatësi me fikje automatike do të fiket me kalimin e kohës.
SHËNIM:
Në varësi të llojit të kutisë së baterisë dhe kapacitetit të mbetur, kohëmatësi me fikje automatike mund të aktivizohet më herët, sesa koha e përcaktuar.
Mënyra për të varur ventilatorin (Fig. 10)
Përdorni mbajtëset (10) në dorezë për ta varur ventilatorin me bateri në një tub ose në vende të tjera të përshtatshme. Për të shmangur rënien aksidentale të ventilatorit me bateri, vendosni një rrip në vrimën e rripit mbajtës (7) dhe sigurojeni atë.
KUJDES:
- Mos e varni asnjëherë ventilatorin me bateri në vende të larta ose në vende ku pajisja mund të bjerë.
- Për të mbajtur ventilatorin me bateri, përdorni metal të fortë si p.sh. një tub metali. Diametri i tubit të përdorur për të varur pajisjen duhet të jetë më i vogël se 24 mm dhe të mbajë 8,0 kg. Mos e vendosni ventilatorin me bateri më lart se 2,3 m.
Montimi mbi një këmbalec (Fig. 11)
Ventilatori me bateri mund të montohet mbi këmbalecin Makita.
Kur e përdorni këmbalecin me boshtin e filetuar 5/8"-11 UNC, montojeni ventilatorin me bateri duke përdorur vrimën e dados (18).
Përdorimi i përshtatësit AC (aksesor opsional)
PARALAJMËRIM
- Mos e përdorni asnjëherë ventilatorin me bateri kur kordoni ose priza janë të dëmtuar.
- Mos e mbani prizën me duar të lagura ose me yndyrë.
- Mos e lini përshtatësin AC të shkëputur nga ventilatori me bateri, ndërsa furnizohet me energji nga rrjeti. Fëmijët e vegjël mund ta vendosin prizën në gojë dhe kjo mund t'u shkaktojë lëndime.
Vendoseni prizën 12 V DC të përshtatësit AC në prizën 12 V DC (Fig.1, 2) dhe më pas vendoseni kunjat AC në rrymën elektrike. Sigurohuni që shkalla e tensionit të rrjetit elektrik të korrespondojë me atë të përshtatësit.
SHËNIM:
- Pas lidhjes së përshtatësit AC, ventilatorit me bateri do t'i duhen 3–5 sekonda për t'u ndezur.
- Përshtatësi mund të gërvijë, ndërsa jeni duke e përdorur për furnizim me energji elektrike. Kjo nuk e ndikon përdorimin normal të tij.
- Përshtatësi AC nuk e karikon baterinë e vendosur te ventilatori me bateri.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM
- Në rast shërbimi, kontaktoni me Qendrat e Autorizuara të Shërbimit Makita dhe përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i pjesëve të tjera mund të shkaktojë rrezik ose ta dëmtojë produktin.
- Për të shmangur lëndime serioze personale, hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë ose përshtatësin AC (aksesor opsional) nga njësia, kur jeni duke e pastruar ose mirëmbajtur.
- Lejoni që ventilatori me bateri të ftohet plotësisht, para se të kryeni ndonjë inspektim, mirëmbajtje, procedurat e pastrimit apo ta ruani në një vend.
Mirëmbajtje e përgjithshme
Pasi ventilatori me bateri të ftohet, përdorni peceta të pastra për ta pastruar nga papastërtitë, pluhuri, vajrat, yndyrat, etj. Mos përdorni kurrë gazolinë, benzinë, hollues, alkool ose lëndë të ngjashme. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim ose çarje.

PARALAJMĚRIM
- Të gjitha pjesët duhet të zëvendësohen në qendrën e autorizuar të shërbimeve.
Ruajtja
Për të parandaluar zjarrin ose djegien, lejoni që ventilatori me bateri të ftohet plotësisht para se ta ruani në një vend. Mos e lini në një vend për një kohë të gjatë baterinë e shkarkuar, pasi kjo mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e saj.
Nëse keni pyetje teknike, ju lutemi të kontaktoni me agjentin e shitjeve.
AKSESOR OPSIONAL

KUJDES:
Këta aksesorë ose pjesë rekomandohen të përdoren me produktet Makita të specifikuara në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve ose pjesëve të tjera mund të shkaktojë rrezik lëndimi. Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë për qëllimin e caktuar.
Nëse keni nevojë për asistencë për më shumë detaje në lidhje me këta aksesorë, kontaktoni me Qendrën lokale të shërbimeve Makita.
•Përshtatësi AC
•Karikuesi dhe bateria originale Makita
SHËNIM:
Disa nga pjesët në listë mund të përfshihen në paketën e pajisjes si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.