MAKITA CF100D - Ventilator

CF100D - Ventilator MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CF100D MAKITA në format PDF.

📄 188 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA CF100D - page 124

Pyetjet e përdoruesve rreth CF100D MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ventilator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CF100D - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CF100D e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT CF100D MAKITA

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose që kanë mungesë përvoje dhe njohurie nëse janë mbikëqyrur ose udhëzuar për sa i përket përdorimit të pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të bëhet nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.

Për të parandaluar lëndimet serioze, ju lutemi lexoni dhe kuptoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet para përdorimit.

RUAJENI KËTË MANUAL

Juve do t'ju nevojitet ky manual për paralajmërimet dhe masat paraprake të sigurisë, për montimin, përdorimin, inspektimin, procedurat e mirëmbajtjes, pastrimin dhe listën e pjesëve. Ruajeni këtë manual në një vend të sigurt dhe të thatë që mund t'i referoheni në të ardhmen.

PARALAJMËRIME DHE RREGULLAT E SIGURISË

E RËNDËSISHME

UDHËZIMET PËR SIGURINË

Kur përdorni një pajisje elektrike, duhet të zbatoni masat paraprake themelore, përfshi ato si më poshtë:

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA PËRDORIMIT TË KËSAJ PAJISJEJE.

PARALAJMËRIM - Për të ulur rrezikun nga zjarri, goditjet elektrike ose lëndimet:

  1. Mos e ekspozoni ndaj shiut. Ruajeni në ambiente të brendshme.
  2. Mos lejoni që të përdoret si lodër. Kur përdoret nga fëmijët ose afër tyre është e nevojshme të tregoheni tepër të vëmendshëm.
  3. Përdoreni vetëm sipas përshkrimit në manual. Përdorni vetëm pjesët e rekomanduara nga prodhuesi.
  4. Mos e përdorni me bateri të dëmtuara. Nëse pajisja nuk punon siç duhet, për shkak se mund të jetë hedhur përtokë, dëmtuar, është lënë në ambiente të jashtme, ose ka rënë në ujë, atëherë kthejeni në qendrën i vëmendshëm.
  5. Mos e mbani pajisjen me duar të lagura.
  6. Mos vendosni asnjë objekt në pjesën hyrëse të saj.
  7. Mbajini flokët, rrobat, gishtat dhe të gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe ato lëvizëse.
  8. Fikini të gjitha butonat komandues para se të hiqni baterinë.
  9. Përdorni vetëm përshtatësin AC ose karikuesin e siguruar nga prodhuesi. Aksesorët që mund të jenë të përshtatshëm për një ventilator me bateri mund të përbëjnë rrezik nëse përdoren në pajisje të tjera.
  10. Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
  11. Mos e ekspozoni ndaj zjarrit ose temperaturave të larta.
  12. Mos e përdorni pranë flakëve të ekspozuara, thëngjijve të ndezur ose ambienteve shpërthyese, si në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Ventilatorët me bateri krijojnë shkëndija të cilat mund të shkaktojnë ndezjen e pluhurit ose tymrave.

RUAJINI KËTO UDHËZIME

Kjo pajisje është projektuar për përdorim shtëpiak.

RREGULLA SHTESË TË SIGURISË

  1. Lexojeni me kujdes këtë manual udhëzimi dhe manualin e udhëzimit të karikuesit para përdorimit.
  2. Ndalojeni menjëherë pajisjen nëse konstatoni anomali.
  3. Nëse ventilatori ju bie nga dora ose goditet, kontrollojeni me kujdes për krisje ose dëmtime para përdorimit.
  4. Mos e afroni pranë sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë.
  5. Mos e përdorni nëse pajisja është thyer, përkulur ose krisur, ose nëse pjesët e saj janë dëmtuar. Çdo ventilator me bateri që duket i dëmtuar në çfarëdolloj mënyre ose funksionon në mënyrë të çrregullt duhet të hiqet menjëherë nga shërbimi. Inspektojeni para çdo përdorimi.
  6. Mos e lini ventilatorin me bateri të ndezur dhe pa mbikëqyrje.

  7. Mos e keqpërdorni përshtatësin AC. Mos e përdorni asnjëherë kordonin e përshtatësit për të lëvizur ventilatorët ose për të hequr prizën nga vendi. Mbajeni përshtatësin AC larg nga nxehtësia, vajrat, objektet e mprehta ose pjesët lëvizëse. Zëvendësojeni menjëherë përshtatësin e dëmtuar. Përshtatësi i dëmtuar mund ta rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.

RUAJINI KËTO UDHËZIME

PËRDORIMI DHE PËRKUJDESJA PËR VENTILATORIN ME BATERI

  1. Përdorni ventilatorin e përshtatshëm me bateri për përdorimin tuaj. Mos e përdorni ventilatorin për qëllime të tjera për të cilat nuk është projektuar.
  2. Ventilatori me bateri mund të funksionojë me përshtatësin AC që e shoqëron ose me kutinë e baterisë Li-ion 10,8 V / 10,8 V–12 V maksimumi të siguruar nga Makita. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të shkaktojë rrezik zjarri. Karikojini bateritë vetëm me karikuesin e specifikuar.
  3. Kur nuk është në përdorim, mbajeni ventilatorin pa bateri larg nga fëmijët dhe personat e tjerë të patrajnuar.
  4. Stakojeni kutinë e baterisë ose përshtatësin AC nga burimi i rrymës para se ta ruani në një vend ventilatorin. Masa të tilla parandaluese të sigurisë mund ta ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të ventilatorit. Hiqeni gjithmonë ventilatorin nga priza para se të kryeni ndonjë inspektim, mirëmbajtje ose procedurat e pastrimit.
  5. Kur kutia e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg objekteve të tjera metalike. Krijimi i qarkut të shkurtër të terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, djegie ose zjarr.
  6. Hiqeni njësinë nga priza dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni ose mirëmbani.

SHËRBIMI

  1. Shërbimi për ventilatorin me bateri duhet të kryhet vetëm nga një personel i kualifikuar riparimi. Shërbimi ose mirëmbajtja që kryhet nga një personel i pakualifikuar mund të rezultojë në rrezik lëndimi.
  2. Kur jeni duke riparuar një ventilator me bateri, përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i pjesëve të paautorizuara ose nëse nuk ndiqni udhëzimet për mirëmbajtjen, mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike ose lëndime.

SIMBOLET

Më poshtë jepen simbolet e përdorura për pajisjen. Sigurohuni që të kuptoni domethënien e tyre para përdorimit.

MAKITA CF100D - SIMBOLET - 1

- Lexoni manualin e udhëzimit.

MAKITA CF100D - SIMBOLET - 2

- Vetëm për shtetet e BE-së

Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake!

Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit. Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.

SPECIFIKIMET

Kutia e baterisë Bateri e karikueshme Makita Li-ion10,8 V / 10,8 V–12 V maksimumi
Përshtatësi AC Rryma hyrëse: 100–240 V, 50/60 Hz0,6 A maksimumi;Rryma dalëse: 12 V 1,5 A
Dimensioni (G x G x L)Pa bateri 148 mm x 260 mm x 252 mm
Me bateri BL1015/BL1016/BL1020B/BL1021B149 mm x 260 mm x 252 mm
Me bateri BL1040B/BL1041B 168mm x 260 mm x 252 mm
Pesha neto 1,2–1,4 kg
  • Pesha mund të ndryshojë në varësi të aksesorit(ëve), përfshirë kutinë e baterisë. Kombinimi më i lehtë dhe më i rëndë, sipas Procedurës EPTA 01/2014, tregohet në tabelë.

KOHËZGJATJA E BATERISË

I referohet vetëm Ilojeve të mëposhtme të baterisë të siguruara nga Makita. Kohëzgjatja e përllogaritur e baterisë së karikuar plotësisht jepet më poshtë:

Shpejtësiae ajritBateri
BL1015BL1016BL1020BBL1021BBL1040BBL1041B
E lartë Përafërsisht 105 minuta Përafërsisht135 minuta Përafërsisht 275 minuta
Mesatare Përafërsisht 145 minuta Përafërsisht190 minuta Përafërsisht 380 minuta
E ulët Përafërsisht 240 minuta Përafërsisht315 minuta Përafërsisht 630 minuta

PËRSHKRIMI I PJESËVE (Fig. 1–5, Fig. 7–9)

  1. Butoni i ndezjes dhe i fikjes
  2. Treguesi i shpejtësisë
  3. Butoni i ndryshimit të shpejtësisë
  4. Vrima e rripit mbajtës 5. Doreza 6. Vendi i caktuar i baterisë
  5. Mbajtësja 8. Priza 12 V DC 9. Përshtatësi AC
  6. Butoni 11. Treguesi i dritës së kuqe 12. Kutia e baterisë
  7. Llamba treguese 14. Butoni i kontrollit 15. Vrima A e dados (5/8"-11 UNC)
  8. Vrima B e dados
  9. Vrima për montimin në mur 18. Vrima për mbështetjen në mur
  10. Vida shtrënguese me dorë

SI TA PËRDORNI NJËSINË

MAKITA CF100D - SI TA PËRDORNI NJËSINË - 1

PARALAJMËRIM

  • Mos lejoni që njohuritë që keni për pajisjet t'ju bëjnë të shkujdesur. Mos harroni se një fraksion i shkujdesur i një sekonde është i mjaftueshëm për të shkaktuar lëndime serioze.
  • Mos përdorni asnjë bateri, pjesë ose aksesorë që nuk rekomandohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje. Përdorimi i baterive, pjesëve ose aksesorëve jo të rekomanduar mund të rezultojë në lëndime serioze personale.
  • Mos e mbani kordonin dhe baterinë me duar të lagura ose me yndyrë.
  • Mos e përdorni asnjëherë ventilatorin me bateri kur kordoni ose priza është e dëmtuar.
  • Mos e lini përshtatësin AC të shkëputur nga ventilatori me bateri ndërsa furnizohet me energji nga rrjeti. Fëmijët e vegjël mund ta vendosin prizën në gojë dhe kjo mund t'u shkaktojë lëndime.
  • Kur fusni/hiqni baterinë ose kur e vendosni përshtatësin AC në prizë ose e hiqni nga priza, vendoseni gjithmonë ventilatorin me bateri në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.

Ky ventilator éshtë i pajisur me një kontroll me 3 shpejtësi duke përdorur çelësin e shpejtësisë. Furnizimi me energji mund të bëhet nëpërmjet përstatësit AC ose kutisë së baterisë (AKSESORË OPSIONAL).

PËRDORIMI I PËRSHTATËSIT AC

Vendoseni prizën 12 V DC të përshtatësit AC në prizën 12 V DC (Fig. 2) dhe më pas vendoseni AC-në në prizën e rrymës elektrike. Sigurohuni që shkalla e tensionit të rrjetit elektrik të korrespondojë me atë të përshtatësit.

RUAJINI KËTO UDHËZIME

Pas lidhjes së përshtatësit AC, ventilatorit do t'i duhen 3–5 sekonda për t'u ndezur.

Përshtatësi mund të gërvijë ndërsa jeni duke e përdorur për furnizim me energji. Kjo nuk e ndikon përdorimin normal të tij.

Përshtatësi AC i siguruar nuk e karikon baterinë e vendosur te ventilatori me bateri.

PËRDORIMI I KUTISË SË BATERISË

PËR TË SIGURUAR QË BATERIA TË KETË NJË PERFORMANCË MAKSIMALE, REKOMANDOHET QË PARA SE TË PËRDORET PËR HERË TË PARË KUTIA E BATERISË DUHET TË KARIKOHET.

  1. Para përdorimit të kutisë së baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1) karikuesin e baterisë, (2) bateri dhe (3) produktin që përdor këtë bateri.
  2. Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
  3. Nëse koha e punës është reduktuar së tepërmi, ndalojeni menjëherë pajisjen. Kjo mund të shkaktojë rrezik tejnxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe të shpërthejë.
  4. Nëse elektroliti bie në kontakt me sytë, shpëlajini ato me ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë përkujdesje shëndetësore. Kjo mund të shkaktojë humbje të shikimit.

  5. Mos krijoni qark të shkurtër te kutia e baterisë:

(1) Mos i prekni kontaktet elektrike (terminalet) me asnjë material përçues.
(2) Shmangeni vendosjen e kutisë së baterisë në të njëjtën kuti së bashku me objekte të tjera metalike si gozhdë, monedha, etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose shiut. Qarku i shkurtër i një baterie mund të shkaktojë rrjedhje elektrike, tejnxehje, madje edhe avari.

  1. Mos e mbani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50°C.
  2. Mos e digjni kutinë e baterisë edhe nëse është e dëmtuar keqas ose është plotësisht jashtë përdorimit. Kutia e baterisë mund të shpërthejë në kontakt me zjarrin.
  3. Tregoni kujdes që bateria mos t'ju bjerë nga dora ose të goditet.
  4. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
  5. Asnjëherë mos e rikarikoni një kuti baterie që është plotësisht e karikuar. Mbikarikimi e shkurton jetëgjatësinë e baterisë.
  6. Bateritë që përmbajnë jone litiumi janë objekt i kërkesave të legjislacionit "Për mallrat e rrezikshme". Për transportin komercial, p.sh. nga palë të treta, si agjenci transporti, duhet të respektohen kritere të veçanta për sa i përket paketimit dhe emërtimit të tyre. Për përgatitjen e produktit që do të transportohet, këshillimi me një ekspert për materiet e rrezikshme është i nevojshëm. Gjithashtu, ju lutemi të respektoni, aty ku është e mundur, edhe rregulloret kombëtare më të detajuara. Shtrëngojini ose i mbuloni pjesët e ekspozuara dhe paketojeni baterinë në atë mënyrë që mos të lëvizë brenda paketimit.
  7. Për sa i përket hedhjes së baterisë, zbatoni rregulloret lokale.

RUAJINI KËTO UDHËZIME

MAKITA CF100D - RUAJINI KËTO UDHËZIME - 1

KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.

Përdorimi i baterive që nuk janë origjinale, ose baterive të ndryshuara, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë duke shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëme. Kjo gjithashtu do ta bënte të pavlefshme garancinë për pajisjen dhe karikuesin nga Makita.

Disa këshilla mbi mirëmbajtjen për një jetëgjatësi maksimale të baterisë:

  1. Karikojeni kutinë e baterisë para se ajo të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndalojeni pajisjen nga puna dhe karikojeni kutinë e baterisë kur vini re se fuqia e saj është dobësuar.
  2. Asnjëherë mos e rikarikoni një kuti baterie që është plotësisht e karikuar. Mbikarikimi e shkurton jetëgjatësinë e baterisë.
  3. Karikojeni kutinë e baterisë në temperaturë dhome në 10°C–40°C. Lejoni që kutia e një baterie të nxehtë të ftohet para se ta karikoni atë.
  4. Karikojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë (për më shumë se gjashtë muaj).

Montimi ose heqja e kutisë së baterisë (Fig. 3)

Për të hequr kutinë e baterisë, tërhiqeni nga pajisja në të njëjtën kohë që tërhiqni edhe butonin (10). Sigurohuni që ta mbani fort ventilatorin me bateri ndërsa tërhiqni kutinë.

Për të instaluar baterinë, vendoseni në vijë të drejtë gjuhëzën në kutinë e baterisë me kanalin në vendin e caktuar dhe më pas shtyjeni në vend. Gjithmonë shtyjeni deri në fund derisa të shkojë në vend dhe të dëgjoni një kërcitje të vogël. Nëse mund ta shikoni treguesin e kuq (11), në pjesën e sipërme të butonit, atëherë ju nuk e keni mbyllur plotësisht atë. Montojeni plotësisht atë derisa treguesi i kuq (11) të fiket. Nëse jo, atëherë ajo mund të bjerë aksidentalisht nga pajisja dhe t'ju shkaktojë lëndime juve dhe ndonjë personi tjetër afër jush.

Mos përdorni forcë gjatë vendosjes së kutisë së baterisë. Nëse kutia nuk futet lehtësisht, atëherë ju nuk jeni duke e futur në mënyrë të saktë atë.

Për ta vënë në punë ventilatorin me bateri duke përdorur kutinë e baterisë, ju lutemi referojuni udhëzuesit të përshtatësit AC.

Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 4)

Vetëm për kutitë e baterive me tregues

Shtypni butonin e kontrollit (14) mbi kutinë e baterisë për të treguar kapacitetin e mbetur të saj. Llambat treguese (13) ndizen për disa sekonda.

Llambat tregueseKapaciteti i mbetur
E ndezur E fikur
75% deri në 100%
50% deri në 75%
25% deri në 50%
0% deri në 25%

SHËNIM:

  • Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë disi në krahasim me kapacitetin aktual.
  • Mbrojtja e baterisë nga mbi-shkarkimi do të funksionojë kur kapaciteti i baterisë reduktohet. Në këtë rast, ventilatori me bateri ndalon automatikisht. Nëse ventilatori me bateri nuk punon edhe kur butoni është në pozicionin e ndezjes, atëherë hiqeni baterinë nga pajisja dhe karikojeni atë.

Ndezja / fikja e ventilatorit (Fig. 1)

Shtypni butonin e ndezjes (1) për ta ndezur ventilatorin. Shtypni përsëri butonin e ndezjes për ta fikur ventilatorin.

Ndryshimi i shpejtësisë së erës (Fig. 5)

Shtypni butonin e ndryshimit të shpejtësisë (3) ndërsa ventilatori është duke punuar. Shpejtësia e erës ndryshon çdo herë që shtypni butonin. Shpejtësia e erës do të kthehet në shpejtësinë më të ulët kur është duke punuar në shpejtësinë më të lartë.

Ventilatori me bateri do të fillojë me të njëjtën shpejtësi si në cilësimin e parë.

Përshtatja e këndit të kokës së ventilatorit (Fig. 6)

Këndi i kokës së ventilatorit mund të përshtatet. Variantet e lëvizjeve në kokën e ventilatorit jepen në figurën e paraqitur.

SHËNIM:

- Mos e ktheni kokën e ventilatorit përtej varianteve të lëvizjeve.

Mbajtësja e ventilatorit (Fig. 7)

Përdorni një mbajtëse në dorezë për ta mbajtur ventilatorin me bateri në një tub ose në vende të tjera të përshtatshme. Për të shmangur rënien aksidentale të ventilatorit me bateri, vendosni një rrip në vrimën e rripit (4) dhe sigurojeni atë.

MAKITA CF100D - Mbajtësja e ventilatorit (Fig. 7) - 1

KUJDES:

  • Mos e vendosni asnjëherë ventilatorin me bateri në vende të larta ose në sipërfaqe jo të sheshta pasi pajisja mund të bjerë.
  • Për të mbajtur ventilatorin me bateri, përdorni metal të fortë si p.sh. një tub metali. Diametri i tubit të përdorur për mbështetjen e pajisjes duhet të jetë më i vogël se 24 mm dhe të mbajë 5,6 kg. Mos e vendosni ventilatorin me bateri më lart se 2,3 m.

Montimi mbi një këmbalec (Fig. 8, Fig. 9)

Ventilatori me bateri mund të montohet mbi disa lloje të ndryshme këmbalecësh Makita.

Kur e përdorni këmbalecin me boshtin e filetuar 5/8"-11 UNC, montojeni ventilatorin me bateri duke përdorur vrimën A të dados (15).

Kur e përdorni këmbalecin për ndriçuesin Makita për punë, montojeni ventilatorin me bateri duke e fiksuar vidën shtrënguese me dorë (19) në vrimën B të dados (16).

Montimi në mur (Fig. 8, Fig. 9)

Përgatisni dy vida dhe i fiksoni në mur siç tregohet në figurë. Vendoseni ventilatorin me bateri duke përdorur vrimat për montimin në mur (17).

MAKITA CF100D - Montimi në mur (Fig. 8, Fig. 9) - 1

KUJDES:

• Gjatë kohës së montimit në mur, hiqeni pajisjen nga priza dhe baterinë nga ventilatori me bateri.
- Tregoni kujdes që të zgjidhni një pjesë muri të qëndrueshme për montimin e ventilatorit me bateri. Sigurohuni që ventilatori me bateri të jetë vendosur në mënyrë të sigurt në mur.
- Uleni gjithmonë ventilatorin me bateri nga muri kur të vendosni/hiqni baterinë. Në të kundërtën, ventilatori me bateri mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime.
- Ky ventilator është projektuar për t'u montuar në distancë të lartë dhe duhet të instalohet me qëllim që fletët e pajisjes të jenë më lart se 2,3 m nga dyshemeja ose dritaret.

MIRËMBAJTJA

MAKITA CF100D - MIRËMBAJTJA - 1

PARALAJMËRIM

- Në rast shërbimi, kontaktoni me Qendrat e Autorizuara të Shërbimit Makita dhe përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i pjesëve të tjera mund të sjellë rrezik ose ta dëmtojë produktin.

  • Për të shmangur lëndime serioze personale, hiqeni gjithmonë përshtatësin AC ose kutinë e baterisë nga njësia kur jeni duke e pastruar ose mirëmbajtur.
  • Lejoni që ventilatori me bateri të ftohet plotësisht para se të kryeni ndonjë inspektim, mirëmbajtje, procedurat e pastrimit apo ta ruani në një vend.

MIRËMBAJTJE E PËRGJITHSHME

Shmangeni përdorimin e tretësve kur pastroni pjesët plastike. Një pjesë e mirë e lëndëve plastike është delikate ndaj dëmtimit nga lloje të ndryshme tretësish komercialë dhe mund të dëmtohet nga përdorimi i tyre. Pas ftohjes së ventilatorit të lëvizshëm, përdorni pece të pastra për të hequr papastërtitë, pluhurin, vajrat, yndyrat, etj.

MAKITA CF100D - MIRËMBAJTJE E PËRGJITHSHME - 1

PARALAJMËRIM

  • Në asnjë moment mos lejoni që rrjedhjet e lengshme, benzina, produktet me bazë nafte, vajrat depërtues, etj. të bien në kontakt me pjesët plastike. Kimikatet mund ta dëmtojnë, dobësojnë ose ta shkatërrojnë plastikën që mund të shkaktojë lëndime personale serioze.
  • Të gjitha pjesët duhet të zëvendësohen në Qendrën e Autorizuar të Shërbimeve.

RUAJTJA

Për të parandaluar zjarrin ose djegien, lejoni që ventilatori i lëvizshëm të ftohet plotësisht para se ta ruani në një vend.

Mos e lini për një kohë të gjatë baterinë e shkarkuar pasi kjo mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e saj.

Nëse keni pyetje teknike, ju lutemi të kontaktoni me agjentin e shitjeve.

Български

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : CF100D

Kategori : Ventilator