Inglesina Electa - Karrocë fëmijësh

Electa - Karrocë fëmijësh Inglesina - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Electa Inglesina në format PDF.

📄 176 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice Inglesina Electa - page 140
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Electa Inglesina

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Karrocë fëmijësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Electa - Inglesina dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Electa e markës Inglesina.

MANUAL I PËRDORUESIT Electa Inglesina

- Ky produkt éshtë i përshtatshëm për bebe nga lindja deri në 9 kg.

Inglesina Electa - 1

NJËSIA E NDENJËSES

  • Sipas standardit EN 1888-2:2018, ky produkt éshtë i përshtatshëm për fëmijë nga lindja deri në peshën 22 kg, dhe deri në 4 vjeç, në varësi të asaj që arrihet e para.
  • Produkti miratohet për fëmijë deri 22 kg me ndenjësen e karrocës së fëmijës e drejtim përpara. Ndenjësja e karrocës së fëmijës duhet të përdoret me drejtim mbrapa gjatë muajve të para të jetës së fëmijës dhe, në çdo rast, jo përtej 15 kg.

NDENJËSJA E FËMIJËS E MAKINËS

- Ky produkt éshtë i përshtatshëm për bebe nga lindja deri në 13 kg.

- Ndenjësja e karrocës mbajtëse dhe/ose karrocës së fëmijës duhet të rregullohet në pozicionin më të ulët të tyre kur përdoren me fëmijë të sapolindur.

- Shasia Electa Inglesina duhet të përdoret së bashku me ndenjësen përkatëse të karrocave për fémijë Electa, karrocat e dorës Maxi Electa, dhe ose sexholinot për makina Darwin Infant ose Darwin Infant Recline. Në rast dyshimi, kontrolloni faqen ueb inglesina.com ose kontaktoni në Distributor të Autorizuar ose Shërbimet e Klientit Inglesina.

KARROCJA E FËMIJËS - SISTEMI I LËVIZJES

• PARALAJMËRIM ASNJËHERË MOS E LINI FËMIJËN TË PAMBIKËQYRUR.
• PARALAJMËRIM SIGUROHUNI QË TË GJITHA MJETET E KYÇJES TË JENË TË MBYLLURA PARA SE TA PËRDORNI.
• PARALAJMËRIM PËR TË SHMANGUR LËNDIMET, SIGUROHUNI QË FËMIJËT TË MBAHEN LARG KUR E SHPALOSNI DHE PALOSNI KËTË PRODUKT.
• PARALAJMËRIM MOS I LINI FËMIJËT TË LUAJNË ME KËTË PRODUKT.
• PARALAJMËRIM GJITHMONË PËRDORNI SISTEMIN E SHTRËNGIMIT.
• PARALAJMËRIM KY PRODUKT NUK ëSHTË I PËRSHTATSHËM PËR TË VRAPUAR OSE PËR SKI.
• KY PRODUKT ëSHTË PËRSHTATSHËM VETËM PËR TË ECUR.
• PARALAJMËRIM KONTROLLONI QË TRUPI I KARROCËS OSE NJËSIA E NDENJËSES OSE PAJISJET E BASHKIMIT TË NDENJËSES SË MAKINËS TË JENË KAPUR SIÇ DUHET PARA PËRDORIMIT.
• PËR TË PARANDALUAR AKSIDENTET, SIGUROHUNI QË MJETI TË MBAHET

LARG NGA DYERT QË MBYLLEN AUTOMATIKISHT (P.SH. NË TRENA, ASHENSORË).

  • Evitoni dëntime të rënda nga rrëzimi ose rrešhqitja. Përdorni gjithmonë sisteme kufizimi dhe rregullojeni sîç duhet.
  • Përdorimi i duhur i sistemit të shtrëngimit nuk zëvendëson mbikëgyrjen e të rriturve.
  • Mbani parasysh se shufra e goditjeve nuk është mjet mbrojtës i mjaftueshëm. Përdorni gjithnjë sistemin e sigurimit.
  • Mos e ngitni karrocën nga shufra e parakolpit pasi mund të shkëputet.

KARROCA

• KYPRODUKTËSHTËIPËRSHTATSHËM PËR NJË FËMIJË QË NUK MUND TË NGRIHET NË KËMBË VETË, NUK MUND TË RROKULLISET DHE QË NUK MUND TË NGRIHET MBI KËMBË OSE GJUNJË. PESHA MAKSIMALE E FËMIJËS: 9 KG.
• MOS I LINI FËMIJËT E TJERË QË TË LUAJNË AFËR KARROCËS PA MBIKËQYRJE.
• MOS E PËRDORNI KARROCËN NËSE KA PJESË TË PRISHUARA, TË GRISURA OSE QË MUNGOJNË.

- Mos përdorni ose mos shtoni dyshekë, përveç atyre që janë dhënë bashkë me karrocën ose që janë aprovuar nga prodhuesi.

- RREZIK ZËNIE FRYME: Fëmijëve mund t'ju zihet fryma. Sigurohuni gjithmonë që të ketë hapësirë të mjaftueshme përreth fytyrës së bebes suaj që të mos pengohet qarkullimi i ajrit. Spangot mund të shkaktojnë mbërthim. Mos vendosni sende me spango përreth qafës së fëmijëve, të tilla si spango kapuçi ose qetësues. Mos i mbani spangot sipër produktit ose mos i bashkoni spangot te lodrat. Mbajini larg karrocës objektet e buta, lodra të mbushura, parakolpet ose pozicionuesit, pasi mund të jenë të rrezikshëm.

- | Karroca Inglesina Maxi Electa nuk mund të përdoret me Inglesina Standup.

- Koka e fëmijës në karrocë nuk duhet të jetë asnjëherë më e ulët sesa trupi i fëmijës.

- Para se ta mbani ose ta ngrini karrocën, kontrolloni gjithmonë që doreza është në pozicion vertikal e dhe e kyçur mirë në të dyja anët.

- Para se ta merrni me vete ose ta ngrini karrocën, kontrolloni gjithnjë që mbështetësja e shpinës të çohet në pozicionin më të ulët.

- Gjithmonë kontrollojini që mbështetësi i shpinës të jetë i rregulluar në pozicionin më të ulët për gjumë.

- Sigurohuni që, para përdorimit, karroca të jetë e bashkuar sic duhet me shasinë duke e tërhegur dorezën lart.

- Karroca për fëmijë nuk është e përshtatshme për përdorim si sistem mbajtës për transport në makinë.

• Doreza dhe fundi i karrocës duhet të kontrollohet

rregullisht nëse ka shenja dëmtimi dhe vjetërimi.

PËRDORIMI I KARROCËS PA SHASINË

• KY PRODUKT ëSHTË PËRSHTATSHËM PËR NJË FËMI QË NUK MUND TË NGRIHET I PAMNDIHMUAR.
- PËRDORNI VETËM NJË NIVEL TË QËNDRUESHËM, HORIZONTAL DHE SIPËRFAQE TË THATË.
- RREZIK RRËZIMI: Lëvizjet e fëmijës mund ta rrëzojnë produktin. Mos e vendosni asnjëherë produktin afër cepave të banakut, tavolinave, ose sipërfaqeve të ngritura.
- RREZIK ZËNIE FRYME: produkti mund të rrokulliset në sipërfaqe të buta dhe t'ia marrë frymën fëmijës. MOS e vendosi kurrë produkti mbi krevate, divane ose materiale të tjera të buta.
- Bëni kujdes të mos goditni fëmijën kur e vendosni shportën mbi dysheme, kur kaloni nëpër dyer, kur jeni pranë mobilieve ose objekteve të tjera të forta etj.
- Mos lejoni që fëmija të ketë shumë nxehtë ose shumë ftohtë. Prindërit dhe kujdestarët duhet të kontrollojnë fëmijën nëse ka shenja që ka vapë. Temperatura e dhomës në të cilën fle fëmija duhet të jetë rreth 20°C, me lagështi 50/60%.

SIGURIA

  • Para se ta montoni, sigurohuni që produkti dhe të gjithë komponentët e tij të mos jenë dëmtuar gjatë transportit. Nëse janë dëmtuar, mos e përdorni produktin dhe mbajeni larg fëmijëve.
  • Për sigurinë e fëmijës suaj, hiqni dhe eliminoni të gjitha qeset plastike dhe elementët që i përkasin paketimit para se ta përdorni dhe, në çfarëdo rasti, mbajini larg nga të sapolindur dhe nga fëmijët.
  • Ky produkt duhet të përdoret për të akomoduar vetëm një fëmijë.
  • Përpara përdorimit:

Sigurohuni që produkti të jetë montuar saktë, që të gjithë komponentët e tij të jenë shtrënguar saktë dhe që të gjithë mekanizmat të jenë të kapur. Sigurohuni që

veshja të jetë e siguruar siç duhet në strukturë.

  • Sigurohuni që shasia të jetë e hapur plotësisht dhe që të gjithë pajisjet e kyçjes së jenë të kapura.
  • Sigurohuni që trupi i karrocës, njësia e ndenjëses ose ndenjësja e makinës të jenë të bashkuara siç duhet duke i tërhequr lart.
  • Evitoni zënien e gishtave, kini kujdes kur palosni dhe shpalosni produktin. Ndiqni me kujdes hapat që tregohen në figura në manual.
  • Mos e hapni, palosni ose çmontoni produktin bashkë me fëmijën brenda.
  • Në çdo rast, tregoni kujdes të veçantë kur kryeni këto veprimi ndërsa fëmija është afër.
  • Mund të ndodhë bllokim dhe kafshim gërshërë i gishtave gjatë këtyre veprimeve.
  • Gjithmonë sigurohuni që frena të jetë e kapur kur vendosni fëmijën në ndenjësen e karrocës së fëmijës/së mbajtjes ose kur e merrni atë, si dhe gjatë ndalimeve dhe kur montoni/çmontoni aksesorët.
    Përdorni gjithmonë frenin e parkimit edhe kur qëndroni vetëm për pak minuta.
  • Kur parkoni, kontrolloni nëse frenat janë kapur mirë duke e lëvizur produktin para/mbrapa. Sigurohuni që frenat e të dyja rrotave janë të shtrënguara.
  • Mos e vendosni kurrë produktin afër shkallëve ose shkallëve të lëvizshme edhe kur është i shtypur freni, pasi lëvizjet e fëmijës mund ta bëjnë produktin që të rrešhqasë.
  • Mos e lini shasinë të montuar me njësinë e ndenjëses/karrocës/ndenjëses së fëmijëve të makinës në një skarpatë me fëmijën brenda, edhe nëse është e shtypur frena. Efikasiteti i frenave është i kufizuar në pjerrësi të larta.
  • Mbajeni mirë dorezën kur jeni në rrugë me shumë lëvizje, në hekurudha, kur fryn erë e fortë pasi produkti mund të lëvizë edhe nëse frena është e kapur si duhet.
  • Mos e përdorni kurrë shasinë e montuar me njësinë e ndenjëses/karrocën/ndenjësen e fëmijës së makinës në shkallë ose elevatorë me beben brenda, pasi papritur mund të humbë kontrollin e produktit ose fëmija mund të dalë jashtë. Bëni gjithashtu kujdes kur hipni ose zbritni nga një trotuar ose sipërfaqe të tjera jo të sheshta.
  • Pesha maksimale për objektet e vendosura në shportë éshtë 5 kg. Ngarkesa maksimale e mbajtëses së shishes éshtë 0,5 kg. Mos përdorni mbajtësin e shishes për të mbajtur pije të nxehta. Mos tejkaloni peshën maksimale të rekomanduar.
  • Çdo peshë që zbatohet mbi dorezë dhe/ose mbështetësen e shpinës dhe/ose në anë të produktit mund të komprometojë gëndrueshmërinë e produktit.
  • Kafshët shtëpiake të lidhura me produktin mund të ndikojnë në gëndrueshmërinë e tij dhe të bëjnë që ai të humbë kontrollin.
  • Bëni kujdes nga rreziqet që lidhen me flakët e ndezura ose burimet et tjera të nxehtësisë si radiatorët, oxhaqet e zjarrit, sobat elektrike dhe ato me gaz, etj.: mos e lini produktin pranë këtyre burimeve të nxehtësisë.
  • Sigurohuni që të gjitha burimet e mundshme të rreziqeve (p.sh. kabllot, telat elektrikë, etj.) të mbahen larg fëmijës.
  • Asnjëherë mos e lini produktin me fëmijën brenda në vende ku fëmija mund të përdorë litarë, perde ose objekte të tjera për të hipur lart ose ku mund të shkaktohen rreziqe mbytjeje ose varjeje.
  • Mos e ngrini kurrë shasinë të montuar me njësinë e ndenjëses/karrocën/ndenjësen e fëmijës të makinës me fëmijën brenda.
  • PARALAJMËRIM: RREZIK NGATËRRIMI - Dorezat, rripat mbajtës të çantës duhet të lihen jashtë djepit dhe jashtë pjesës ku gëndron fëmija.
  • RREZIK RRËZIMI - Mos lejoni që fëmijët të ulen sipër mbështetëses së shpinës. Vendi i uljes është vetëm për sistemin e sigurimit.
  • Asnjëherë mos e lini fëmijën të hipë ose të ulet në shportë, pasi kjo mund ta rrëzojë karrocën dhe mund të shkaktojë lëndime të mëdha.

SUGJERIME PËR PËRDORIMIN

- Mos e përdorni produktin nëse ka pjesa të prishura, të shqyera ose që mungojnë.

- Kontrolloni rregullisht produktin dhe komponentët e tij për ndonjë shenjë dëmtimi dhe/ose konsumi, shqepjeje dhe grisjeje. Në rast dëmtimi ose defekti, mbajeni produktin larg fëmijëve, dhe mos e përdorni dhe/ose mos u mundoni ta riparoni, por kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar për pjesë këmbimi ose servis.

- Mos e lini fëmijën ose kafshët shtëpiake të luajnë pranë produktit ose të hipin mbi të pa u mbikëqyrur.

- Montimi, çmontimi dhe rregullimet mund të bëhen vetëm nga të rriturit. Sigurohuni që personi që përdor produktin (kujdestare, gjyshër, etj.) të jenë në dijeni për përdorimin e duhur. Ky produkt duhet të përdoret nga një i rritur.

- Kur bëni çfarëdo rregullimi, sigurohuni që asnjë pjesë lëvizëse e produktit (p.sh. mbështetësja, çatia, etj.) të mos bjere në kontakt me fëmijën. Gjithmonë sigurohuni që frenat të jenë kapur mirë kur bëni këto veprime.

- Mos e lini beben në shasi të montuar njësinë e ndenjëses/karrocës/ndenjëses së fëmijëve të makinës kur udhëtoni me mjete transporti (p.sh. tren, autobus, etj.).

- Mos përdorni njësinë e ndenjëses së karrocës së fëmijës si ndenjëse për makinën.

- Hiqini gjërat nga shporta para se ta palosni shasinë.

- Kur produkti nuk përdoret, duhet të mbahet larg fëmijëve. Produkti nuk duhet të përdoret si lodër! Mos e lini fëmijën të luajë me të.

- Mos i hiqni/bashkoni njësinë e ndenjëses kur fëmija po qëndron në të dhe mos e transportoni beben në ndenjësën e karrocës së fëmijës të ndarë nga shasia.

- Në rast të një ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve të diellit, lërëni produktin të ftohet para se ta përdorni.

- Për të evituar mbinxehjen dhe djegie të lëkurës, mod e ekspozoni fëmijën direkt në dritën e diellit për një periudhë të gjatë kohe, edhe nëse gemeri është i shtrirë plotësisht.

- Për ndenjëset e makinës që përdorura së bashku shasinë, ky nuk zëvendëson karrocën ose krevatin. Nëse fëmija ka nevojë për fëmijë, atëherë kjo pajisje duhet të zëvendësohet me një trup karroce, karrocë fëmijësh ose krevat.

RAINCOVER

PARALAJMËRIM!

- Përdorni nën një mbikëgyrje të rriturit.

- Kur është në përdorim, sigurohuni që mbulesa e shiut të mos bjerë në kontakt me fytyrën e fëmijës, pasi mun t'i marrë frymën.

- Asnjëherë mos e përdorni mbulesën e shiut me produktin pa kapakun që e mban mbulesën e shiut larg fytyrës së fëmijës. Montimi i duhur i mbulesës së shiut është me kapak të hapur sîç tregohet në udhëzime.

- Përdorni vetëm produktin e deklaruar si INGLESINA.

- Mos përdorni produkte tjera nga ato të rekomanduara nga prodhuesi.

- Për të shmangur rrezikun e mbytjes ose nxehjes, mos e përdorni asnjëherë kapakun e shiut në diell ose në hapësira të mbyllura.

- Larje me dorë në 30°C.

GARANCIA KONVENCIONALE E PRODHUESIT

- Inglesina Baby S.p.A. garanton se çdo artikull éshtë projektyar dhe prodhuar në përputhje me cilësinë e përgjithshme të produktit dhe standardet/rregullat e sigurisë në fuqi në Bashkimin Evropian dhe në shtetet në të cilat tregtohet.

- Inglesina Baby S.p.A. garanton se gjatë dhe pas procesit të prodhimit, çdo produkt i është nënshtruar kontrolleve të ndryshme të cilësisë. Inglesina Baby S.p.A. garanton se, në kohën e blerjes nga shitësi i autorizuar, çdo produkt nuk ka

asnjë defekt instalimi dhe prodhimi.

- Kjo garanci nuk i zhvlerëson të drejtat që i njihen klientit nga legjislacioni kombëtar i zbatueshëm të cilat mund të ndryshojnë sipas shtetit në të cilin është blerë produkti dhe masat e të cilave, në rast të një mospërputhjeje, dalin sipër garancisë këtu.

- Në rast të defekteve në material ose prodhim të gjetura në momentin e blerjes ose gjatë përdorimit normal, sîç tregohet në manualin përkatës të udhëzimeve, Inglesina Baby S.p.A. jep një garanci vijuese 24-mujore nga data e blerjes.

- Garancia është e vlefshme vetëm në shtetin ku është blerë produkti dhe nëse është blerë nga një shitës i autorizuar.

- Garancia është e vlefshme për pronarin e parë të produktit të blerë.

- Garancia mbulon zëvendësimin ose riparimin falas të pjesëve me defekte fabrike. Inglesina Baby S.p.A. ushtron të drejtën të vendosë vetë nëse duhet të zbatojë garancinë përmes riparimit ose këmbimit të produktit.

- Për të zbatuar garancinë, duhet të paraqitet numri i serisë së produktit, së bashku me një kopje të faturës të dhënë në momentin e blerjes së produktit, duke u siguruar që data e blerjes të tregohet në një formular të lexueshëm gartë.

- Kjo garanci do të bëhet e pavlefshme automatikisht në rast se:

- produkti përdoret për qëllime që nuk janë treguar shprehimisht në manualin përkatës të udhëzimeve.

- produkti nuk është përdorur sipas manualit përkatës të udhëzimeve.

- produkti është riparuar nga qendra të paautorizuara dhe jozyrtare për kujdesin ndaj klientit.

- pjesa strukturore ose tekstile e produktit është modifikuar dhe/ose ngacmuar, pa autorizimin e dhënë shprehimisht nga prodhuesi. Çfarëdo modifikimi i bërë në produkte e liron Inglesina Baby S.p.A. nga çdo përgjegjësi.

- defekti ka ndodhur për shkak të neglizhencës ose pakujdesisë (p.sh. goditje të forta në pjesët strukturore, ekspozim ndaj substancave kimike agresive, etj.).

- produkti ka konsumim normal (p.sh. rrotat, pjesët lëvizëse, copa) për shkak të përdorimit për kohë të gjatë dhe të vazhdueshëm.

- produkti është dëmtuar, qoftë aksidentalisht, nga vetë pronari ose nga palë të treta (për shembull kur është dërguar si bagazh në avion ose duke përdorur mjete të tjera).

- produkti i është dërguar shitësit për asistencë pa faturën originale dhe/ose pa numrin e serisë ose kur data e blerjes në faturë dhe/ose numri i serisë nuk janë të lexueshëm qartë.

- Çdo dëmtim i shkaktuar nga përdorimi i aksesorëve që nuk janë dhënë bashkë me produktin dhe/ose nuk janë aprovuar nga Inglesina Baby, nuk do të mbulohet nga garancia.

• Inglesina Baby S.p.A. nuk do të mbajë përgjegjësi për çfarëdo dëmtimi të shkaktuar pronave ose lëndimeve ndaj personave që vijnë nga përdorimi i papërshtatshëm dhe/ose keqpërdorimi i produktit.

- Pasi të ketë mbaruar periudha e garancisë, kompania ofron shërbim për kujdesin ndaj klientit për konsideratën për produktet e saj për një periudhë maksimale prej katër (4) vjetësh nga data kur produktet në fjalë janë hedhur në treg; pas kësaj periudhe, ndërhyrjet e asistencës do të vlerësohen sipas rastit.

PJESËT E KËMBIMIT / SHËRBIMET PAS SHITJES

- Kontrolloni rregullisht pajisjet e sigurisë për të garantuar funksionimin e produktit gjatë gjithë kohës. Mos e përdorni produktin në rast të ndonjë defekti dhe/ose anomalie. Kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar ose shërbimin e kujdesit ndai klientit të Inglesina.

- Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë dhënë bashkë me produktin dhe/ose që nuk janë aprovuar

- Nëse ju duhet ndihmë për produktin tuaj, kontaktoni menjëherë shitësin e pakicës të Inglesina që ju ka shitur produktin duke pasur në dorë "numrin e serisë" të objektit në fjalë.

- Ēshtė detyra e shitėsit të pakicës që të kontaktojë Inglesina për të llogaritur ndërhyrjen më të përshtatshme sipas çdo rasti dhe pastaj të japë udhëzimet pasuese.

- Shërbimi i kujdesit ndaj klientit të Inglesina mund të japë çfarëdo informacioni pas kërkesës me shkrim duke plotësuar formularin që gjendet në faqen e internetit: inglesina.com - pjesa Garancia dhe Asistenca.

SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PRODUKTIT

- Ky produkt kärkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.

- Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët lëvizëse; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni më parë udhëzimet.

- Mos e lini produktin në se është akoma i njomë dhe mos e lini në ambiente me lagështi pasi mund të formohet myk.

- Mbajeni produktin në një vend të thatë.

- Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë ndryshime në ngjyrën e shumë materialeve.

- Nëse produkti do të përdoret në plazh, pas kësaj pastrojeni dhe thajeni me kujdes për të hequr rërën dhe kripës, pasi mund të shkaktojnë ndryshk.

- Pastroni pjesët plastike dhe metalike me leckë të njomë ose me detergjent të butë; mos përdorni hollues, amoniak

ose benzinë.

- Thani me kujdes pjesët metalike pas çdo kontakti me ujin për të parandaluar formimin e ndryshkut.

- Mbajini të pastra të gjitha pjesët lëvizëse dhe, nëse është e nevojshme, lyejini pak me vaj lubrifikant.

SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE

  • Rekomandohet që t'i lan copat veç nga gjërat e tjera.
  • Rigjallërojini rregullisht pjesët e copave duke përdorur një furçë të butë për rroba.
  • Ndiqni udhëzimet e larjes së copave që ndodhen në etiketa.

Inglesina Electa - SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE - 1

Lajini me dorë në ujë të ftohtë

Inglesina Electa - SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE - 2

Mos përdorni klor

Inglesina Electa - SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE - 3

Mos i thani në tharëse

Inglesina Electa - SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE - 4

Shtrijini të thahen në hije

Inglesina Electa - SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE - 5

Mos i hekurosni

Inglesina Electa - SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE - 6

Mos i lani në pastrim kimik

Mos e thani në centrifugë

  • Thajini copat tekstile komplet para se t'i përdorni ose t'i lini.
  • Për të parandaluar formimin e mykut, këshillohet ajrimi i karrocës në mënyrë periodike. Në veçanti, ndajeni veshjen e tekstilit nga struktura dhe vendosni një leckë të thatë në fund.

UDHËZIME

LISTA E KOMPONENTËVE

fig. 1

SHASIA ELECTA

A Rrotat e pasme
B Montimi i rrotave të para

KARROC ELECTA

C Copa e çatisë
D Platforma e karrocës

KARROCA E FËMIJËS ELECTA

E Ndenjësja e karrocës së fëmijës
F Parmak
G Kapaku

AKSESORËT

J Mbajtësja e shishes
H Shporta
K Muftja e këmbës (nëse ka)
L Mbulesa e shiut (nëse ka)

NDENJËSJA E FËMIJËS DARWIN INFANT / DARWIN INFANT RECLINE (NËSE KA)

VARËSJA (NËSE KA)

SHASIA ELECTA

HAPJA E SHASISË

fig. 2 Duke mbajtur poshtë levën (T1) ngrit shasinë fort

derisa të hapet tërësisht.

fig. 3 Kujdes: sigurohuni që të gjitha mekanizmat e kyçjes të jenë kapur mirë në të dyja anët para se ta përdorni dhe që asnjë prej treguesve të kuq të mos jetë i dukshëm.

MONTIMI/HEQJA I RROTAVE TË PASME

fig. 4 Vendosni rrotat e pasme (A) në vendet e tyre mbi shasi dhe shtyjini derisa të klikojnë në vend.
fig. 5 Kujdes: sigurohuni që rrotat të jenë lidhur mirë para përdorimit.
Nëse është e nevojshme, rrotat e pasme mund të hiqen me lehtësi.
fig. 6 Për ta hequr rrotën e pasme (A) shtyjeni levën (A1) dhe nxirreni njëkohësisht nga vendi i saj në shasi.

HEQJA/MONTIMI E GRUPIT TË RROTËS SË PARME

Nëse është e nevojshme, të dy grupet e rrotave (B) mund të higen lehtësisht.

fig. 7 Duke shtypur butonin e vogël (B1) nxirr grupin e rrotës nga trupi në mbështetëse.
fig. 8 Për ta montuar përsëri, thjesht pozicionojeni dhe shtyjeni derisa të klikojë në vend.
fig. 9 Kujdes: sigurohuni që rrotat të jenë lidhur mirë para përdorimit.

MBYLLJA E SHASISË

fig. 10 Duke përdorur të dy butonat e rregullimit (T2), përthyejeni shiritin në pozicionin më të ulët.
fig. 11 Shtypni butonin (T3) dhe rrotullojeni njëkohësisht dorezën e pasme (T4) derisa shasia të mbyllet komplet.

Inglesina Electa - MBYLLJA E SHASISË - 1

Kujdes: kontrolloni gjithnjë që shasia të mbyllet si duhet.

fig. 12 Për ta transportuar shasinë të mbyllur, përdorni dorezën e pasme (T4).

Mos ngrini kurrë shasinë nga shufra e dorezës.

FRENA E RROTAVE TË PASME

fig. 13 Për të përdorur frenën, shtypni sipër levës së pasme (T5).

fig. 14 Për ta liruar frenën, shtypni mbi levën e majtë (T6). Gjithmonë kapni frenat gjatë ndalesave.

fig. 15 Kujdes: mos i ngrini asnjëherë frenën dhe levat e lirimit, vetëm shtypini ato.

BLLOKIMI/ZHBLLOKIMI I RROTAVE TË PASME

Veçoria ka rrota të lëvizshme.

fig. 16 Për t'i bblokuar ose liruar, sigurohuni që të jenë në të njëjtin drejtim, më pas lëvizeni levën (B2) që ndodhet te rrotat e para.

RREGULLIMI I SHUFRËS SË DOREZËS

Shasia është e pajisur me një dorezë të lëvizshme.

fig. 17 Përdorni të dy butonat (T2) dhe njëkohësisht ngrijeni ose uleni shufrën në pozicionin që doni.

SHPORTA

Shasia është e pajisur me një shportë të madhe (H), e cila mund të higet me lehtësi nëse është e nevojshme.

fig. 18 Për ta hequr shportën, lironi 4 kapëset (H1) që e fiksojnë në tubat anësore dhe shkëputni ngjitëset Velcro (H2) nga tubi distancator.

fig. 19 Hiqni dy çengelët e pasmë (H3) nga vendet e tyre përkatës.

fig. 20 Lironi të dyja ngjitëset Velcro (H4) dhe tërhiqini nga mbështetësja e këmbëve të shasisë, dhe më pas hiqeni shportën nga çengelët e vegjël përpara (H5).

Për ta montuar përsëri shportën, bëni veprimet e mësipërme sipas radhës së kundërt.

MBAJTËSJA E SHISHES

Shasia është e pajisur me një mbajtës shishe standarde ushqimi (J).

fig. 21 Për të fiksuar mbajtësin e shishes së ushqimit, vendosni udhëzuesin e sipërm në afërsi të grepit (J1) në shasi dhe shtyjeni në trupit e vet derisa të bashkohet plotësisht.

NJËSI SHTESË MBAJTËS PËR SHASINË: KARROCA, NDENJËSJA E KARROCËS SË FËMIJËS DHE NDENJËSJA E MAKINËS (nëse është e pranishme)

fig. 22 Shasia mund të përdoret me karrocë dore Electa, karrocë dore Electa, ndenjëse karroce Electa dhe sedilje makine Darwin Infant / Darwin Infant Recline, nëse ka.

KARROC ELECTA

BASHKIMI I KARROCËS SË FËMIJËS ME SHASI

fig. 23 Hiqeni karrocën nga doreza dhe lidheni me shasinë duke e puthitur në të dyja anët e strukturës, dhe vendoseni gjithnjë me orientim nga prindërit.

fig. 24 Pasi të instalohet karroca e fëmijës, kontrolloni nëse llambat treguese (C1) në të dyja pajisjet e bashkimit të jenë Jeshile. Nëse janë në pozicionin e Kuq, ndryshojeni si duhet karrocën e dorës derisa treguesit të bëhen Jeshilë.

fig. 25 Kujdes: sigurohuni që karroca e dorës të jetë gjithnjë e fiksuar në të dyja anët para se ta tërhiqni lart.

SHKËPUTJA E KARROCËS SË FËMIJËS ME SHASI

fig. 26 Aktivizoni dorezën (C2) që ndodhet në pjesën e jashtme të karrocës dhe ngrijeni njëkohësisht, duke e kapur nga doreza.

INSTALIMI I VESHJES SË KAPAKUT

fig. 27 Mbështilleni veshjen e kapakut (C) përreth dorezës,

duke e fiksuar me butonat e dedikuara (C3) dhe me shiritin gendror fiksues Velcro (C4).

fig. 28 Përfundojeni instalimin duke bashkuar anën e fiksuesit të pasmë Velcro (C5) në karrocën e fëmijës.

RREGULLIMII DOREZËS DHE KAPAKUT

fig. 29 Për të rregulluar dorezën dhe kapakun e karrocës, shtypni njëkohësisht butonat e brendshëm (C6).

fig. 30 Kujdes: Para se ta mbani ose ta ngrini karrocën, kontrolloni gjithmonë që doreza është në pozicion vertikal e dhe e kyçur mirë në të dyja anët.

BASHKIMI I PLATFORMËS

fig. 31 Për ta montuar kapakun (D) kapni kapësen me zinxhir në karrocë dhe mbylleni fletën me kapakun.

fig. 32 Mbyllësja e përparme e platformës (D1) mund të zgjatet dhe fiksohet në një pozicion që mbron fëmijën tuaj nga të ftohtët.

fig. 33 Zinxhiri dyanësh në kapak bën të mundur që ta arrini me lehtësi fëmijën.

PËRSHTATJA E MBËSHTETËSES

fig. 34 Aktivizoni dorezën (C6) për të rregulluar mbështetësen e pasme: pasi të arrihet pozicioni i dëshiruar, vendoseni dorezën në pozicionin e nisjes.

VENTILIMI I KARROCËS SË FËMIJËVE

Karroca Electa ka një sistem ventilimi të koordinuar.

fig. 35 Ventilimi i bazës mund të rregullohet duke përdorur dorezën (C7) përpara.

fig. 36 Nëse ka: rrjeta në kapak bën të mundur qarkullim më të mirë të ajrit brenda karrocës.

MIRËMBAJTJA E DYSHEKUT DHE VESHJES SË BRENDSHME Këshillohet që dysheku dhe veshja e brendshme të hiqen periodikisht për mirëmbajtje të duhur.

fig. 37 Për të hequr veshjen e brendshme thjesht lirojeni nga cepi i karrocës.

MIRËMBAJTJA E VESHJES SË KARROCËS SË FËMIJËS

fig. 38 Nëse është e nevojshme që ta hiqni kapakun e karrocës, thjesht ngrijeni duke i shkëputur rripat e perimetrit nga vendet e tyre në strukturë.

fig. 39 Kur e montoni përsëri, sigurohuni që dy liqet elastike (C8) të montohen në mënyrë perfekte poshtë liqeve të poshtme (C9) në të dyja mjetet bashkuese.

Kujdes! Pozicionimi jo korrekt i veshëve elastikë mund të pengojë bashkimin e duhur të karrocës me shasinë.

NDENJËSJA E KARROCËS SË FËMIJËS ELECTA

BASHKIMI I NDENJËSES SË KARROCËS SË FËMIJËS ME SHASI

fig. 40 Bashkojeni ndenjësen e karrocës së fëmijës (E) në shasi, duke e pozicionuar në trupat e dedikuara në të dyja anët e strukturës.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË PASME

fig. 41 Mbështetësja mund të rregullohet në 4 pozicione; përdorni pajisjen qendrore (E2) dhe çojeni mbështetësen në pozicionin e dëshiruar.

fig. 42 Kujdes: mos e përdorni karrocën me mbështetësen të anuar te doreza.

fig. 43 Kujdes: sigurohuni që ndenjësja e karrocës të jetë gjithnjë e fiksuar në të dyja anët para se ta tërhiqni lart.

SHKËPUTJA E NDENJËSES SË KARROCËS SË FËMIJËS ME SHASI

fig. 44 Aktivizoni dorezën (E1) dhe ngrini njëkohësisht ndenjëse e karrocës së fëmijës nga shasia.

Kujdes: në asnjë rrethanë mos e bëni këtë operacion kur

foshnja është brenda.

fig. 45 Ndenjësja e karrocës mund të përdoret qoftë e drejtuar nga prindi, qoftë nga rruga.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KËMBËS

fig. 46 Për ta ulur mbështetësen, përdorni të dyja levat (E3) që ndodhen në pjesën e poshtme dhe shtyjini poshtë njëkohësisht.

fig. 47 Për ta ngritur mbështetësen, thjesht ngrijeni lart dhe ajo mbyllet automatikisht në pozicion.

RRIPAT E SIGURISË

fig. 48 Sigurohuni që rripat e sigurisë të jenë futur në çengelat në lartësinë e supit ose pak më lart. Nëse pozicioni nuk është i saktë, hiqni rripat nga çifti i parë i çengelave dhe futni sërish në të dytin.

Pozicionojini të dy rripat e shpinës në të njëjtën lartësi.

fig. 49 Vendosni dy anët e rripave të pasmë (E4) dhe të rripit të mesit (E5) në tokëzën e mesit (E6).

fig. 50 Përdoreni gjithnjë rripin e mesit së bashku me rripat e shpinës, duke i rregulluar si duhet.

Kujdes! Mosndjekja e këtyre masave mund të bëjë që fëmija të rreezohet ose të dalë jashtë me rreziqe lëndimi serioze.

Kujdes: rregulloni lartësinë dhe gjatësinë e pajimit sipas rritjes së fëmijës.

VENDOSJA E SHUFRËS SË DORËS

fig. 51 Për ta vendosur shufrën kundër përplasjeve (F), vendoseni në hapësirat e posaçme (F2) në ndenjësen e karrocës derisa të fiksohet.

fig. 52 Parmaku mund të hapet në njërën anë ose të hiqet plotësisht; për ta hapur, shtypni butonin (F1) dhe hiqeni nga trupi, përsëritni procedurën në anën tjetër.

BASHKIMI I KAPAKUT TË KARROCËS SË FËMIJËS

fig. 53 Për të fiksuar mbulesën (G), pozicionohuni te pikat bashkuese anësore (G3) mbi ndenjëse, vendosni rripin (G4) dhe shtyjeni fort derisa të fiksohet plotësisht.

fig. 54 Në fillim mbërtheni kapëset (G2) në pikat bashkuese anësore (G3), më pas të gjitha kopsat e pasme (G1) te mbështetësja e shpinës.

fig. 55 Për të rregulluar kapakun, thjesht shoqërojeni në pozicionin e dëshiruar.

fig. 56 Kapaku ka një pjesë shtesë doku dhe hije kundër diellit që zgjerojnë shkallën e mbulimit, duke përmirësuar mbrojtjen nga dielli.

SHKËPUTENI KAPAKUN NGA KARROCA

fig. 57 Për ta hequr kapakun (G) nga ndenjësja e karrocës, hiqni të gjithë butonat (G1) që e fiksojnë te mbështetësja e shpinës.

fig. 58 Hiqini dy kapëset (G2) që e fiksojnë kapakun me bashkimet anësore (G3), më pas (G4) nga bashkimet, duke e tërhequr fort nga të dyja anët.

MIRËMBAJTJA E COPËS SË ÇATISË

Astari i çatisë mund të hiqet për të bërë të mundur mirëmbajtjen e duhur.

fig. 59 Pasi kapaku të jetë liruar nga karroca, thjesht tërhiqni rripin e brendshëm (G4).

MBYLLJA E SHASISË ME NDENJËSEN E KARROCËS SË FËMIJËS TË BASHKUAR (KONFIGURIMII KARROCËS)

Shasia mund të mbyllet me ndenjësen e karrocës të lidhur, qoftë e drejtuar nga prindi, qoftë nga rruga.

Drejtimi nga prindi

fig. 60 Para se ta mbyllni karrocën, mbylleni shufrën mbajtëse në pozicionin më të ulët.

fig. 61 Paloseni kapakun, anojeni mbështetësen e shpinës në pozicionin më horizontal të mundshëm dhe ngrijeni

komplet mbështetësen e këmbëve.

fig. 62 Më pas vazhdoni për ta mbyllur plotësisht karrocën, siç tregohet më sipër.

Drejtimi nga rruga

fig. 63 Para se ta mbyllni karrocën, mbylleni shufrën mbajtëse në pozicionin më të ulët.

fig. 64 Paloseni kapakun dhe çojeni mbështetësen e shpinës komplet përpara.

fig. 65 Më pas vazhdoni për ta mbyllur plotësisht karrocën, siç tregohet më sipër.

MIRËMBAJTJA E VESHJES SË KARROCËS SË FËMIJËS

Rekomandohet që ta hiqni astarin rregullisht për të bërë punët e duhura të mirëmbajtjes.

Për të bërë të mundur heqjen e veshjes, më parë hiqni kapakun dhe shufrën mbajtëse.

fig. 66 Hiqeni kapakun nga mbështetësja e këmbëve.

fig. 67 Në fillim hiqni dy kapëset e poshtme (E7) që e fiksojnë kapakun me ndenjësen, më pas dy kapëset (E8) që fiksojnë panelet anësore me shasinë.

fig. 68 Lironi dy kopsat (E9) në mbështetëse dhe lirojeni kapakun nga çengelët e shufrës mbajtëse.

fig. 69 Hiqeni rripin e mesit të këmbëve nga vata mbrojtëse, duke e liruar nga lichësja elastike, dhe më pas nga vendi në ndenjëse.

fig. 70 Tërhiqini rripat e pjesës së poshtme të shpinës nga vendi në mes të mbështetëses së shpinës.

fig. 71 Hiqini rripat e pjesës së poshtme të shpinës nga të dy rripat e supave dhe lirojeni kapakun nga lidhjet anësore.

fig. 72 Pasi t'i keni hequr rripat e pjesës së poshtme të shpinës nga vendet në kapak, tërhiqini nga shasia e karrocës.

HEQJA/INSTALIMI I SISTEMIT TË SIGURISË

Karroca Electa është e pajisur me një sistem sigurie i cili mund të higet nëse është e nevojshme.

fig. 73 Për ta hequr rripin e mesit të këmbëve, tërhiqeni unazën e poshtme (E10) nga vendi në ndenjëse (E11).

Rripi i pjesës së poshtme të mesit dhe dy lidhëset e shpinës janë të lidhura me mbështetësen e shpinës me anë të unazave të sigurisë, të cilat hiqen dhe instalohen në të njëjtën mënyrë.

fig. 74 Pèr ta hequr rripin e pjesës sè poshtme të mesit dhe lidhësen e shpinës, shtyjini rripat në vendet e tyre në mbështetësen e shpinës (E12) dhe tërhiqini fort derisa unazat (E13) të lirohen nga vendet e tyre. Më pas hiqini unazat (E13) nga vendet e tyre (E12) dhe tërhiqini rripat komplet.

fig. 75 Për të montuar rripin e mesit të këmbëve, montojeni unazën e poshtme (E10) vetëm te vendi në ndenjëse (E11). Unaza e poshtme (E14) duhet të qëndrojë në pjesën e jashtme.

fig. 76 Për të montuar si rripin e pjesës së poshtme të shpinës, ashtu edhe dy lidhëset e shpinës, vendosini unazat (E13) në vendet e duhura në mbështetëse, dhe pasi të jenë pozicionuar poshtë një prej lidhëseve (E15), shtyjini fort në vend.

Kujdes! Pozicionojini lidhëset e shpinës gjithnjë në të njëjtën lartësi.

fig. 77 Kujdes! Sigurohuni që të gjithë rripat të jenë lidhur si duhet me ndenjësen e karrocës duke i tërhequr një nga një.

MUFTJA E KËMBËS (nëse ka)

fig. 78 Pozicionojeni muften e këmbës (K), duke e kaluar poshtë shufrës së parakolpit, dhe bashkoni prixhonerët (K1).

fig. 79 Mbyllësja e muftes së këmbës mund të zgjerohet dhe bashkohet në një pozicion të përshtatshëm për mbrojtjen e fëmijës nga të ftohtët, duke e fiksuar me kunjat anësore të jashtme në elementët përkatës (K2) në mbulesë.

fig. 80 Muftja e karrocës mund të përdoret qoftë e drejtuar nga prindi, qoftë nga rruga.

MBULESA E SHIUT (nëse ka)

fig. 81 Për të vendosur mbulesën e shiut (L), pozicionojeni mbi kapak dhe mbyllini të dyja kopsat (L1) në anët e ndenjëses së karrocës.

fig. 82 Pastaj kapini brezat (L3) përreth tubave të përparmë në grupin e rrotës.

NDENJËSJA E FËMIJËS DARWIN INFANT / DARWIN INFANT RECLINE (NËSE KA)

BASHKIMI I NDENJËSES SË MAKINËS ME SHASINË

fig. 83 Hiqeni ndenjësen e karrocës nga doreza dhe lidheni

me shasinë duke e puthitur në të dyja anët e strukturës, dhe vendoseni gjithnjë me orientim nga prindërit.

fig. 84 Kujdes: sigurohuni që ndenjësen e fëmijës të makinës të jetë gjithnjë e fiksuar në të dyja anët para se ta tërhiqni lart.

SHKËPUTJA E NDENJËSES SË MAKINËS NGA SHASIA

fig. 85 Aktivizoni levën (S1) në ndenjësen e pasme dhe ngrini njëkohësisht atë nga shasia, duke e kapur me dorezë. Për ta përdorur sïç duhet ndenjësen e fëmijës të makinës, referojuni manualit të dedikuar.

ΠΡΟΕΙΔΟΠΟΙΗΣΕΙΣ

Inglesina Electa - ΠΡΟΕΙΔΟΠΟΙΗΣΕΙΣ - 1

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Inglesina

Modeli : Electa

Kategori : Karrocë fëmijësh