0732 AA - Prerës bari SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 0732 AA SKIL në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Prerës bari në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 0732 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 0732 AA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 0732 AA SKIL
EU Deklarata e konformitetit Prerëse bari Numri i nenit Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se produktet e paraqitura janë në përputhje me të gjitha dispozitat e zbatueshme të direktivave dhe rregulloreve të listuara më poshtë dhe janë në përputhje me standardet si më poshtë. 0732 F0150732.. 2006/42/EC 2014/30/EU 2011/65/EU 2000/14/EC EN 60335-1:2012 + A11:2014 EN 50636-2-91:2014 EN 55014-1:2006 + A1:2009 + A2:2011 EN 55014-2:2015 EN 61000-3-2:2014 EN 61000-3-3:2013 EN 50581:20124
2000/14/EC: Niveli i fuqisë së zërit i matur 92,3 dB(A), pasiguria K = 0,9 dB, niveli i fuqisë së zërit i garantuar 93 dB(A); procedura e vlerësimit të konformitetit në përputhje me shtojcën VIKategori produkti: 33Organizmi i njoftuar : DEKRA Certifcation BV (0344), Meander 1051, 6825 MJ Arnhem, NLDosja teknike në:* Skil BV Konijnenberg 62 4825 BD Breda The Netherlands
Prerëse bari 0732 HYRJE
- Kjo vegël është e projektuar për prerjen e barit dhe barërave të këqija poshtë shkurreve, si dhe në pjerrësi dhe anë që nuk mund të arrihen me kositësen e barit
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë të ilustruara në skicë 2
- Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin96
- Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen 3
- Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëmtime të rënda
A Pjesa e sipërme e mbajtëses B Pjesa e poshtme e mbajtëses C Vidat shtrënguese (4) D Mbrojtësja e prerjes E Bllokuesi i kordonit F Çelësi i aktivizimit G Kapaku i thikës së prerjes H Doreza drejtuese J Butoni për futjen e fijes K Thika prerëse e fijes L Kapaku i rrotullës M Të çarat e ajrosjes N Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen) P Kapësja për vendosje SIGURIA
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat që kanë kufizime fizike, ndijore ose mendore ose mungesë eksperience ose njohurish nëse një person përgjegjës për sigurinë e tyre i monitoron ose i ka udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe ata i kanë kuptuar rreziqet përkatëse (në rast të kundërt, ekziston rreziku i gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë përdorimit)
- Monitoroni fëmijët (kjo do të garantojë që fëmijët të mos luajnë me veglën)
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi për pajisjen nuk duhet të kryhet nga fëmijët të pamonitoruar
- Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të veglës
- Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
- Përdoreni veglën vetëm kur temperatura e ambientit është 0°C deri në 40°C
- Përdorni vetëm aksesorët dhe pjesët e ndërrimit të rekomanduara nga SKIL
- Mos montoni kurrë elemente për prerjen e metaleve në këtë vegël SIGURIA PERSONALE
- Mbajini duart dhe këmbët larg nga fijet prerëse gjatë procesit të prerjes, veçanërisht gjatë ndezjes së veglës
- Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë, pantallona të gjata dhe këpucë të forta kur përdorni veglën
- Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të tjerë; ndaloni përdorimin e veglës kur keni pranë persona të tjerë (veçanërisht fëmijë) ose kafshë shtëpiake
- Mos e përdorni kurrë veglën kur jeni të lodhur, të sëmurë ose nën ndikimin e alkoolit ose ilaçeve të tjera SIGURIA ELEKTRIKE
- Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
- Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë kundër ujit
- Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 40 metra (1,0 mm²), 60 metra (1,5 mm²) ose 100 metra (2,5 mm²)
- Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30
- Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
- Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga fijet prerëse rrotulluese
- Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni kordonin para se të hiqni spinën)
- Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët e mprehta
- Mos lidhni një kordon të dëmtuar me burimin e energjisë dhe mos prekni një kordon të dëmtuar para se ta hiqni nga burimi i energjisë (kordonët e dëmtuar mund të bien në kontakt me pjesët që e përcjellin energjinë)
- Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë të përshtatshme artificiale
- Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me një burim 220 V)
- Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
- Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
- Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
- Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të dëmtuar të prerjes ose pa mbrojtësen e montuar
- Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe pas çdo goditje; në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar (mos e hapni kurrë vetë pajisjen)97
- Para përdorimit kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes dhe hiqni çdo objekt që mund të godasë vegla gjatë prerjes (si gurë, copa druri, etj.)
- Shmangni përdorimin e pajisjes në kushtet e motit të keq, sidomos kur ekziston rreziku i vetëtimave
- Mos e përdorni pajisjen në kopshte të lagështa
- Mbani një ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve në çdo moment; mos u zgjasni
- Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta dhe mos kositni në pjerrësi shumë të madhe
- Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi)
- Fijet prerëse vazhdojnë të rrotullohen për pak kohë pasi fiket vegla
- Mos prisni barin nëse nuk është në tokë (p.sh. mbi mure ose gurë)
- Mos kapërceni rrugët ose rrugicat me zhavorr kur vegla është ende në punë
- Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po bëni
- Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht - sa herë që e lini veglën të pamonitoruar - para pastrimit të materialeve të bllokuara - para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël - pas goditjes së një objekti të huaj - sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
- Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të pastra nga copërat e mbetura
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Paralajmërim! Lexoni manualin e udhëzimeve 4 Mos e ekspozoni veglën në shi 5 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin 6 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në një distancë të sigurt nga zona e punës) 7 Hiqni menjëherë spinën nëse kordoni (zgjatues) dëmtohet ose pritet gjatë punës 8 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim) 9 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve familjare PËRDORIMI
- Udhëzimet për montimin 0 - montoni pjesën e sipërme të mbajtëses A në pjesën e poshtme të mbajtëses B si në ilustrim me 2 vidhat C e përfshira - montoni mbrojtësen e prerjes D si në ilustrim me 2 vidhat C e përfshira ! mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësen e prerjes D
- Bllokuesi i kordonit ! - kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues E si në ilustrim - tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
- Ndezje/Fikje @ - ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit F - fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit F ! pas fikjes së veglës, fijet prerëse vazhdojnë të rrotullohen për disa sekonda - lërini fijet prerëse të ndalojnë së rrotulluari para se ta ndizni përsëri ! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
- Prerja - sigurohuni që kapaku G të jetë i hequr nga thika e prerjes së fijeve para përdorimit të pajisjes ! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra të hedhura dhe objekte të tjera të huaja ! filloni të prisni vetëm kur vegla të punojë me shpejtësi të plotë - filloni të prisni pranë prizës së rrjetit elektrik dhe largohuni gjatë punës - priteni barin e gjatë në shtresa (filloni nga maja) - prisni vetëm me majën e fijes prerëse - mos prisni bar të lagësht ose të njomë - parandaloni bllokimin e rrotullës nga bari i prerë (mos bëni prerje të rënda) - mos e mbingarkoni veglën - prisni me kujdes rreth pemëve dhe shkurreve, në mënyrë që të mos bien në kontakt me fijet prerëse - mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur fijet prerëse nga konsumi i tepërt - kini parasysh forcat e goditjes së kthimit kur prekni objekte të forta
- Mbajtja dhe drejtimi i veglës # - për prerjen e barit të gjatë, lëvizeni ngadalë veglën nga e djathta në të majtë dhe e kundërta - për prejen e barit më të shkurtër, anoni veglën si në ilustrim - mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet - mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës - mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi
- Nxjerrja e fijes $ - shtypeni lehtë butonin J në tokë (mundësisht në sipërfaqe të fortë) kur motori është në punë - dy fijet prerëse do të lëshohen dhe do të priten në gjatësinë e duhur nga thika e prerjes së fijeve K - sigurohuni që kapaku G të jetë i hequr nga thika e prerjes së fijeve para përdorimit të pajisjes ! kini kujdes nga dëmtimet nga thika prerëse e fijeve K - pas daljes së fijeve, kthejeni gjithmonë veglën në pozicionin normal të punës para se ta ndizni - nxirrni rregullisht fijet për të siguruar një rreth të plotë të prerjes - kur motori punon pa ngarkesë ose nuk pritet bar, fijet prerëse do të konsumohen ose do të këputen; mblidheni rrotullën ose ndërroni sistemin e rrotullës
- Mbledhja e rrotullës % Në rast se fijet prerëse nuk arrijnë që të dalin nga kapaku i rrotullës L ! fikni pajisjen dhe hiqni spinën - hiqni sistemin e rrotullës nga vegla dhe nxirrni rrotullën nga kapaku i saj L - mblidhni mirë fijet prerëse në mënyrë të njëtrajtëshme në drejtimin e shigjetës - futni të dyja fijet në foletë e rrotullës X dhe sigurohuni që të jenë të siguruara mirë (lini një gjatësi të mjaftueshme të fijes) - kaloni të dyja fijet në vrimat e rrotullës Y para se ta vendosni rrotullën e mbledhur në kapakun e saj L98 ! sigurohuni që rrotulla të jetë vendosur mirë në vend dhe më pas nxirrni të dyja fijet nga foletë X duke i tërhequr fort - montoni sistemin e rrotullës në pajisje
- Ndërrimi i rrotullës^ ! fikni pajisjen dhe hiqni spinën - thjesht hiqni/montoni rrotullën e vjetër/e re si në ilustrim - përdorni vetëm bobinën 2610Z07373 nga SKIL për këtë pajisje (dëmtimi nga përdorimi i bobinave të tjera përjashtohet nga garancia) - pas zëvendësimit të rrotullës, provoni veglën për të paktën një minutë pa ngarkesë për t’u siguruar që vegla punon si duhet ! sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në prizë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes) - pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni produkte pastrimi ose tretës) - pastroni thikën prerëse të fijeve K 2 dhe mbrojtësen e prerjes D 2 pas çdo përdorimi - pastroni të çarat e ajrosjes M 2 rregullisht me një furçë ose me ajër të ngjeshur
- Kontrolloni rregullisht kushtet e thikës prerëse dhe shtrëngimin e dadove, bulonave dhe vidave
- Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e nevojshme
- Magazinimi & - magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët - montoni mirë në mur shinën e magazinimit N me 4 vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL - dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve, shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin, kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të shërbimit) ! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të shqyrtoni problemin ★ Vegla nuk funksionon - priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një prizë tjetër - kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin zgjatues ★ Vegla punon me ndërprerje - lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit - çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit ★ Vegla dridhet në mënyrë jo normale - bari shumë i lartë -> pritni me faza ★ Vegla nuk pret - fija shumë e shkurtër/e këputur -> futeni fijen në mënyrë manuale ★ Fija nuk mund të dalë - rrotulla bosh -> ndërroni rrotullën - fija e ngatërruar brenda rrotullës -> kontrolloni rrotullën; mblidheni nëse duhet ★ Fija nuk pritet në gjatësinë e duhur -> hiqni kapakun nga thika e prerjes ★ Fija vazhdon të këputet - fija e ngatërruar brenda rrotullës -> kontrolloni rrotullën; mblidheni nëse duhet - prerësja e përdorur gabim -> prisni vetëm me majën e fijes; shmangni gurët, muret dhe objektet e tjera të forta; nxirrni rregullisht fijet MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së) - në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin. - simboli 9 do t’ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t’i hedhur ZHURMA / VIBRIMI
- E matur në përputhje me EN 60335, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 84,3 dB(A) (pasiguria K = 2,5 dB) dhe niveli i fuqisë së tingullit 92,3 dB(A) (pasiguria K = 0,9 dB) dhe vibrimi 4,9 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60335; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura - përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit - kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit ! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës99
Notice-Facile