0755 AA - Korrëse bari SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 0755 AA SKIL në format PDF.
| Lloji i produktit | Kositës bari pa tel |
| Marka | Skil |
| Modeli | 0755 AA |
| Furnizimi me energji | Bateri litium-jon 18 V |
| Gjerësia e prerjes | 25 cm |
| Diametri i fillit | 1,2 mm |
| Autonomia | Përafërsisht 20 min (sipas përdorimit) |
| Shpejtësia në bosh | 8000 min⁻¹ |
| Përmasat (Gj x Gj x L) | 105 x 25 x 15 cm |
| Pesha (pa bateri) | 2,3 kg |
| Niveli i zhurmës | 82 dB(A) |
| Dridhja | 2,5 m/s² |
| I palosshëm | Po |
| Mbrojtja e motorit | Mbingarkesë elektronike |
| Sistemi i prerjes | Fije najloni me avancim automatik |
| Funksionet kryesore | Prerje bari, skaj |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastroni pas çdo përdorimi, kontrolloni fillin rregullisht |
| Siguria | Bllokim i këmbëzës, mbrojtje duarsh |
| Pjesë këmbimi | Fije, bateri, karikues (shiten veçmas) |
| Garancia | 2 vjet |
| Përmbajtja e paketimit | Kositës bari, udhëzues përdorimi |
Pyetjet më të shpeshta - 0755 AA SKIL
Pyetjet e përdoruesve rreth 0755 AA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Korrëse bari në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 0755 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 0755 AA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 0755 AA SKIL
Krasitëse bari/shkurresh me bateri 0755
HYRJE
- Kjo pajisje është e projektuar për prerjen e barit, gardheve dhe shkurreve dhe është e projektuar vetëm për përdorim familjar
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para përdorimit dhe ruajeni për t'iu referuar në të ardhmen ③
- Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëmtime të rënda
- Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë të ilustruara në skicë ②
- Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E VEGËL ②
A Bateria e integruar
B Karikuesi
C Kontakti i ngarkuesit
D Drita e ngarkimit
E Çelësi i sigurisë
F Çelësi i aktivizimit
G Butoni i lëshimit të kapakut
H Kapaku mbrojtës
J Thika e prerjes së barit
K Thika e prerjes së shkurreve
L Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen)
M Mbrojtëset e thikës (2)
N Kapësja për magazinimin për thikën
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e paraqitura me këtë vegël pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregulta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjere larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni
burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju lejojë të tregoheni të vetëkënaqur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrešhqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga prodhuesi. Një karikues që është i për shtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me një bateri tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë. Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIMET SPECIFIKE TË SIGURISË PËR KRASITËSET ME BATERI PËR SHKURRET/BARIN
TË PËRGJITHSHME
- Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë të përshtatshme artificiale
- Mos i prisni shkurret kur janë të lagura
- Mbajini duart dhe këmbët larg nga thika prerëse, veçanërisht gjatë ndezjes së veglës
- Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të tjerë (veçanërisht fëmijëve) dhe kafshëve
- Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
- Fikeni gjithmonë pajisjen dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bblokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale PARA PËRDORIMIT
- Para se ta përdorni veglën për herë të parë, rekomandohet që të merrni informacione praktike
- Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e karikuesit
- Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
- Para përdorimit, kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes dhe hiqni të gjitha objektet e huaja që mund të ngatërrohen në thikat prerëse (si gurë, gozhdë, gardhe me tela, shtylla metalike për bimët)
GJATË PËRDORIMIT
- Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gja
- Mbani gjithmonë pantallona të gjata, mëngë të gjata dhe këpucë të forta kur përdorni pajisjen
- Mbani një qëndrim të sigurt gjatë punës (mos u zgjasni shumë, veçanërisht kur përdorni ose jeni mbi shkallë)
- Mbajeni veglën e punës vetëm nga pjesët e izoluara të kapjes pasi thikat prerëse prerëse mund të bien në kontakt me tela të fshehur ose kordonin (thikat e prerjes që bien në kontakt me një tel elektrik mund të bëjnë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
- Mbani të gjitha pjesët e trupit larg nga thikat prerëse, mos hiqni materialin e prerë ose materialin e mbajtur për prerje kur thikat janë në lëvizje, dhe sigurohuni që çelësi të jetë i fikur kur pastroni materialet e bblokuara (një moment mungese vëmendje gjatë përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale)
- Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga zona e prerjes (gjatë përdorimit kordoni mund të fshihet në shkurre dhe mund të pritet aksidentalisht nga thikat)
- Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të pastra nga copërat e mbetura
- Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
PAS PËRDORIMIT
- Mbajeni veglën nga doreza me thikat prerëse të ndaluara dhe, kur e transportoni ose e magazinoni veglën, montoni gjithmonë kapakun e thikës (manovrimi i duhur i veglës do të zvogëlojë mundësinë e dëmtimeve personale nga thikat prerëse)
NDËRRIMI I BATERIVE
- Ky karikues mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore ose mendore ose mungesë eksperience ose njohurish nëse një person përgjegjës për sigurinë e tyre i monitoron ose i ka udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të karikuesit dhe ata i kanë kuptuar rreziqet përkatëse (në rast të kundërt, ekziston rreziku i gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë përdorimit)
- Monitoroni fëmijët (kjo do të garantojë që fëmijët të mos luajnë me karikuesin)
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi për karikuesin e baterisë nuk duhet të kryhet nga fëmijët të pamonitoruar
- Përdorni vetëm karikuesin 2610Z01333 nga SKIL për këtë vegel
- Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar me veglën
- Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të njoma
- Mos e ekspozoni pajisjen/ngarkuesin në shi
- Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të SKIL për një kontroll të sigurisë
- Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të SKIL
- Mos e çmontoni ngarkuesin ose pajisjen
- Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 0...+45°C
- gjatë punës -20...+50°C
- gjatë magazinimit -20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË PAJISJE/NGARKUES
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Mos e ekspozoni pajisjen/ngarkuesin në shi
⑤ Paralajmërim! Pas fikjes së pajisjes, thika vazhdon të lëvizë për disa sekonda
⑥ Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëntime nga copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në një distancë të sigurt nga zona e punës)
⑦ Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
⑧ Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
⑨ Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
⑩ Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me karikuesin e përfshirë)
⑪ Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
- Karikimi i baterisë ⑫
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e karikuar ! hiqeni ngarkuesin nga pajisja pasi të përfundojë periudha e ngarkimit për të zgjatur jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME: - gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon një problem
! një bateri me jone litiumi që është e re ose nuk është përdorur për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 3 ciklesh ngarkimi/shkarkimi - lidhni ngarkuesin B me prizën në mur dhe me kontaktin C
- drita e ngarkimit D do të ndizet duke treguar se pajisja është në ngarkim
- kur bateria të jetë plotësisht e ngarkuar, drita e ngarkimit D do të fiket (pas 4-6 orë)
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë (ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para karikimit (nuk ka "efektin e memories" si bateritë me nikel-kadmium)
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga burimi i energjisë
- Mbrojtja e baterisë
Fik automatikisht pajisjen kur
1) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në +60°C
2) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të dëmtohet
- Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes ⑬
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë E ② dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit F ②
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit F
- largojeni veglën nga zona e prerjes para se ta fikni
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet për disa sekonda
! mbani doreza mbrojtëse
- kthejeni veglën përmbys
- butoni i lëshimit me shtypje G
- rrëshqisni kapakun mbrojtës H në të njëjtin drejtim me shigjetën e printuar në kapak dhe ngrijeni nga mbajtësja
! kini kujdes kur të ngrini kapakun mbrojtës; sidomos thika e krasitjes së shkurreve mund të bjerë papritur
- hiqeni thikën J ose K dhe montoni thikën e duhur si në ilustrim
- vendosni përsëri kapakun mbrojtës H dhe rrëshqiteni drejt thikës deri sa të zërë vend
- Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri ⑮
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni dorën tjetër larg nga thikat e prerjes
- Prerja e shkurreve ⑯
- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe më pas pjesën e sipërme
- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë pak më e ngushtë lart
- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të prerë degët më të trasha
- thika e krasitjes së shkurreve K si dhe thika e krasitjes së barit J mund të përdoren për krasitjen e gardheve
• Krasitja e barit dhe e shkurreve ⑰
- kur prisni barëra të gjatë, punoni me faza nga sipër dhe kryeni prerje të vogla
- për rezultate optimale në prerje, prisni vetëm barëra të thatë
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur thikat prerëse nga konsumi i tepërt
- thika e krasitjes së barit J mund të përdoret gjithashtu për krasitjen e shkurreve
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë
- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në lartësinë e dëshiruar
- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango
- Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa Perëndimore)
- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor
- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe në gusht
- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë çdo 6 javë nga maji deri në tetor
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Hapja e mbulesës së kasës mund ta dëmtojë ose ta shkatërrojë veglën
- Mbajini të pastra veglën, karikuesin dhe thikat prerëse
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para pastrimit
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni produkte pastrimi ose tretës)
- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe lubrifikoni pak thikat prerëse
! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni thikat prerëse
- Kontrolloni rregullisht kushtet e thikave prerëse dhe shtrëngimin e bulonave të veglës
-
Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e nevojshme
• Mprehja e thikave prerëse -
hiqni thika prerëse para mprehjes
-
mprehni thikat prerëse me një limë të vogël dhe të butë, në rast se janë dëmtuar nga një objekt i fortë
-
sidoqoftë, ne ju këshillojmë që thikat të mprehen nga një specialist
- lubrifikoni thikat prerëse pas mprehjes
- Magazinimi ⑱
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit L me 4 vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- përdorni mbrojtëset e thikës M ② kur të magazinoni pajisjen
- lubrifikoni thikat e prerjes para se ta magazinoni pajisjen
- Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve, shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin, kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të shërbimit)
★ Vegla punon me ndërprerje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
★ Motori punon por thikat qëndrojnë të palëvizura
-
defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
★ Thikat prerëse të nxehta -
thikat prerëse të topitura -> mprehni thikat
- thikat prerëse kanë dhëmbëzime -> kontrolloni thikat
- shumë förkim për shkak të mungesës së lubrifikantit -> lubrifikoni thikat
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑪ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! hiqeni baterinë para hedhjes së veglës
• Heqja/hedhja e baterive ⑲
! hiqini bateritë vetëm nëse janë plotësisht bosh
- mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
- hidheni baterinë në një pikë zyrtare të grumbullimit për bateritë
! bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
ZHURMA / VIBRIMI
- E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 56 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 76 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi <2,5 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës

محيط زیست