TG120NC6 - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TG120NC6 GORENJE në format PDF.

GORENJE TG120NC6 - Boiler
📄 76 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TG120NC6 - page 51
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
MarkaGorenje
ModeliTG120NC6
LlojiNgrohës elektrik me akumulim
Vëllimi120 litra
Presioni nominal0,6 MPa (6 bar)
Fuqia elektrike2000 W
Tensioni i furnizimit230 V ~
Përmasat (A x B x C)1081 x 865 x 205 mm
Pesha bosh38 kg
Pesha në ngarkesë158 kg
Konsumi i energjisë (24h)2,60 kWh/24h
Sasia e ujit të përzier në 40°C236 litra
Mbrojtja kundër korrozionitSmaltim dhe anodë magnezi
Temperatura e rregullueshme20°C deri 75°C
Lloji i lidhjesE mbyllur (presion) ose e hapur (pa presion)
MirëmbajtjaKontrolli i anodës çdo 36 muaj
Garancia kundër korrozionitNën kushtin e kontrollit periodik

Pyetjet më të shpeshta - TG120NC6 GORENJE

Si të instaloni ngrohësin e ujit Gorenje TG120NC6 ?
Instalimi duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar. Fiksoni pajisjen vertikalisht në mur me vida me diametër minimal 8 mm. Respektoni distancat minimale nga tavani (dimensioni G = 260 mm) për të lehtësuar kontrollin e anodës. Ngrohësi i ujit duhet të instalohet në një dhomë në përputhje me normën IEC 60364-7-701 (banjë). Para lidhjes elektrike, mbushni patjetër enën me ujë.
Cilin lloj lidhjeje uji të zgjidhni: e mbyllur apo e hapur ?
Sistemi i mbyllur (nën presion) lejon disa pika marrjeje dhe kërkon një valvul sigurie dhe një reduktues presioni nëse presioni i rrjetit kalon 0,5 MPa. Sistemi i hapur (pa presion) lejon vetëm një pikë marrjeje dhe përfshin një valvul kthimi. Zgjedhja varet nga instalimi juaj; për përdorim shtëpiak standard, sistemi i mbyllur rekomandohet.
Si të lidhni ngrohësin e ujit me rrjetin elektrik ?
Përdorni një kabllo furnizimi me seksion minimal 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Lidhni telat e fazës (L), neutrit (N) dhe tokëzimit (PE) në kutinë e lidhjes së termostatit. Një pajisje ndarëse omnipolare duhet të instalohet para pajisjes. Shkëputni gjithmonë pajisjen para çdo ndërhyrjeje të brendshme.
Çfarë të bëni në rast pikimi uji në valvulën e sigurisë ?
Një pikim i lehtë është normal gjatë ngrohjes, për shkak të rritjes së presionit. Nëse rrjedha është e tepërt, kontrolloni nëse valvula nuk është e bllokuar. Mund të instaloni një enë zgjerimi prej 3 litrash për të zvogëluar pikat. Mos e shtrëngoni dorezën e valvulës: kjo mund ta dëmtojë atë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni një profesionist.
Si të rregulloni temperaturën e ujit ?
Temperatura është paracaktuar në fabrikë për një ekonomi optimale të energjisë. Për ta ndryshuar, shkëputni pajisjen, hiqni kapakun dhe ktheni vidën e rregullimit në termostat (intervali 20°C deri 75°C). Një temperaturë më e ulët zvogëlon konsumin dhe gëlqerorët. Nuk rekomandohet të modifikohet ky rregullim.
Si të zbrazni ngrohësin e ujit ?
Shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik. Hapni rubinetin e ujit të nxehtë në një mikser. Përdorni valvulën e sigurisë duke aktivizuar levën e saj ose zhvidhosni dadon për të zbrazur përmes tubit të hyrjes së ujit. Një sasi e vogël uji i mbetur mund të rrjedhë gjatë çmontimit të fllaxhës. Nëse rrezikon ngrirje, zbrazni plotësisht pajisjen.
Cila mirëmbajtje është e nevojshme për anodën e magnezit ?
Anoda e mbrojtjes kundër korrozionit duhet të kontrollohet çdo 36 muaj nga një teknik i autorizuar. Nëse është shumë e konsumuar, duhet të zëvendësohet për të garantuar garancinë kundër korrozionit. Tekniku do të shënojë kontrollin në fletën e garancisë dhe gjithashtu mund të pastrojë brendësinë nga gëlqerorët nëse është e nevojshme.
Çfarë të bëni nëse ngrohësi i ujit nuk nxehet ?
Kontrolloni së pari furnizimin elektrik (ndërprerësin, prizën). Sigurohuni që zorra e ujit është e hapur dhe ena është e mbushur. Nëse drita treguese është e fikur, termostati ose rezistenca mund të jenë të dëmtuara. Mos u përpiqni të riparoni vetë; kontaktoni shërbimin pas shitjes të autorizuar.
A është e mundur të instaloni ngrohësin e ujit në një banjë ?
Po, me kusht që të respektohet norma IEC 60364-7-701 (VDE 0100 pjesa 701). Pajisja duhet të vendoset jashtë vëllimeve të sigurisë (zonat 0, 1, 2). Instalimi duhet të kryhet nga një elektricist i kualifikuar. Përdorni një fiksim të fortë në mur.
Cili është konsumi ditor i energjisë elektrike ?
Konsumi i energjisë për të mbajtur ujin në 65°C në një temperaturë ambienti 20°C është 2,60 kWh/24h sipas normës EN 60379. Konsumi real ndryshon sipas temperaturës së caktuar, temperaturës së hyrjes së ujit të ftohtë dhe frekuencës së marrjeve.

Pyetjet e përdoruesve rreth TG120NC6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TG120NC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TG120NC6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TG120NC6 GORENJE

Bojleri është i prodhuar në ujdi me standardet në fuqi dhe zyrtarisht i sprovuar, e për atë, janë të lëshuara vërtetime të sigurisë dhe vërtetim për kompatibilitetin elektromagnetik.

Cilësitë tjera fillestare teknike janë të shënuara në tabelën e shenimeve, të ngjitura ndërmjet gypave aderues. Bojlerin, ka të drejtë ta aderojë në rrjetën elektrike dhe atë të ujësjellësit vetëm personi i profesionalizuar për të. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të ndreqjes, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korodimit mund t'i kryejë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montoni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëqoftëse do ta instaloni ngrohësin e ujit në hapësirë ku gjendet banjoja ose dushi, patjetër nevojitet që të merren në përfillje kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vida për muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me mbajtje të dobët në të cilin keni ndërmend ta varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mundeni ta përforconi në mur vetëm vertikalisht.

Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë që ndërmjet ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shiko masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muri.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTG 30 N TG 50 N TG 80 N TG 100 N TG 120 N TG 150 N TG 200 N
Modeli TG 30 N TG 50 N TG 80 NTG 100 N TG 120 N TG 150 N TG 200 N
Vellimi [I] 30 50 80 100 120 150 200
Tensioni fi llestar [MPa]0,6
Sasija / e mbushur me ujë [kg]20/5024/7430/11034/13438/15844/19470/270
Mbotja künderin korodimit te kazanitemajluar / Mg anoda
Forca aderuese [W]2000
Tensioni [V~]230
Koha e ngrohjes deri nè 75°C 1) [h]105155305355435545740
Sasia e ujit të pörzier te 40°C [I]50 89 145 200 236298 399
Shpenzimi energjik 2) [kWh/24h]0,901,321,852,202,603,202,80

1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik te nisja e temperaturës së ujit nga ujësjellësi 15°C . 2) Shpenzimi energetik te mirëmbajtja konstante e temperaturës së ujit në bojler 65°C dhe te temperatura e rrethit 20°C , e matur sipas EN 60379.

ABCDEF
TG 30 N 459275 173- 454 461 80
TG 50 N 561365 185- 454 461 130
TG 80 N 766565 190- 454 461 180
TG 100 N 926 715 200 - 454 461 260
TG 120 N 1081 865 205 - 454461 260
TG 150 N 1296 1065220 - 454461 260
TG 200 N 1505 1050444 800500 507 260

GGORENJE TG120NC6 - MONTIMI - 1

GORENJE TG120NC6 - MONTIMI - 2

Masat aderuese dhe ato montuese të bojlerit [mm]

ADERIMI NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit në bojler janë të shënuara me ngjyra. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltërt, kurse dalja e tij me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund ta aderoni në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Mënyra e mbyllur, sistemi aderues me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende, sistemi i hapur, joshtypës, mundëson furnizim vetëm nga një vend.

Sipas sistemit të zgjedhur të aderimit, duhet të furnizoheni edhe me bateri përkatëse të ujit. Te sistemi i hapur, ai jo me shtypje, duhet që para bojlerit të montohet ventili kundërthyes, i cili ndërpret rrjedhjen e ujit nga kazani, nëqoftëse në rrjetën ujësjellëse ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem aderues, patjetër të përdorni flucks bateri përziese. Për shkak të ngrohjes së ujit, shkaktohet rritja e vëllimit të ujit në bojler, e kjo shkakton pikjen e ujit nga baterija fluktare. Me shtërngimin e tepërt të dorëzës në bateri, pikjen e ujit nuk do ta ndërprisni, por mundeni vetëm ta prishni baterinë.

Te sistemi aderues i mbyllur, në vendet furnizuese duhet të përdorni flucka baterie përzieje me shtypje. Në gypin dalës, për shkak të sigurimit të punimit, duhet montuar ventil sigurues ose grupë siguruese, e cila ndërpret rritjen e shtypjes në kazan tepër se 0,1 MPa, mbi atë nominale. Hapësira e daljes në ventilin sigurues nevojitet të përmbajë dalje në presion atmosferik.

Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri ku është ajo e rregulluar në ventilin sigurues. Për shkak se kthyerja e ujit në rrjetën e ujësjellësit është e ndërprerë, mund të vijë deri te pikja e ujit nga hapësira dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta udhëzoni në dalje nëpërmjet të mbaresës tubuese, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën lëshuesin e ventilit sigurues, duhet të jetë i montuar në kahje vertikale të drejtuar poshtas dhe në ambient ku nuk ngrinë.

Në rast se, për shkak të instalimit jo të rregullt nuk keni mundësi të kanalizoni në tubacion ujin që pikon nga ventili sigurues kthyes, pikimit të ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës për ekspansion, me vëllim prej 3 litra në gypin ngarkues të nxehësit të ujit.

Për funksionimin e rregullshëm të ventilit sigurues nevojitet, që vetë të realizoni kontrollime periodike. Te kontrolli duhet, që me lëvizjen e dorëzës ose të zhvidhosjes së dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të çelni daljen nga ventili sigurues dhe kthyes. Tash duhet, që nëpërmjet të shobës dalëse të ventilit të rrjedhë uji, e kjo është shenjë, që ventili është krejt në rregull.

Sistemi (me shtypje) i mbyllur Sistemi i hapur (pa shtypje)GORENJE TG120NC6 - ADERIMI NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT - 1

Legjenda:

1 - Ventili kthyes sigurues 6 - Mbaresa për provë 2 - Ventili provues 7 - Taftari me kyçësin në tubacion 3 - Ventili kundërthyes 4 - Ventili reduktiv i shtypjes H - Uji i ftohtë 5 - Ventili mbyllës T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues kthyes nuk është i lejuar montimi i ventilit mbyllës, sepse, kështu ç'mundësoni punimin e ventilit sigurues kthyes.

Bojlerin mund ta aderoni në rrjetën e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, në qoftë se është shtypja në rrjetë më e ulët se 0,5 MPa (5 bar). Në qoftë se shtypja tejkalon 0,5 MPa (5 bar), patjetër duhet të instaloni ventil reduktiv.

Para aderimit elektrik, së pari duhet mbushur bojleri me ujë. Te mbushja e parë, çelni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzieje. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin dhe del nëpër gypin e baterisë përzieje.

ADERIMI NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës nevojitet të instaloni kabllo nyçëse me diametër minimal të paktën 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Aderimi i bojlerit në rrjetin elektrik duhet të rrjedhë në përputhje me standardet për rrjetin elektrik.

Që të bëni këtë, duhet që prej bojlerit të zhdridhni kapakun mbrojtës. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalacionit permanent, nevojitet të jetë e instaluar mbaresa për ndarjen e të gjithë poleve nga rrjeta furnizuese, edhe atë në udhë me rregullat nacionale të instalimeve.

Legjenda:

1 - Termostati dhe siguresa dypoleshe ngrohëse 2 - Ngrohësi 3 - Gjuhëza aderuese 4 - Dritëza kontrolluese

L - Tejçuesi fazor N - Tejçuesi neutral Tejçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrikeGORENJE TG120NC6 - ADERIMI NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, atë patjetër shkyçeni nga rrjeta elektrike!

PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit është i përgatitur për përdorim.

Temperaturën e ujit në aparat automatikisht e rregullon termostati, i cili është i rregulluar fabrikisht. Rregullimin mund ta ndryshoni me rrotullimin e vidhës rregulluese në termostat, në brendësinë e bojlerit. Zona rregulluese arrin prej 20 e deri në 75°C. Ndryshimin e rregullimit fabrikor nuk e preferojmë, sepse ai ju mundëson shpenzim ekonomik të energjisë elektrike dhe veçimin më të vogël të gurit të ujit. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon dritëza kontrolluese. Ngrohësi i ujit përmban në shtëpi termometër bimetal i cili lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në ngrohës gjendet uji i ngrohtë. Në qoftë se nuk keni ndërmend që bojlerin ta përdorni gjatë kohës, shkyçeni nga rrjeta elektrike. Kur ekziston rreziku i ngrirjes së ujit në bojler, ai duhet shprazur. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet që ndërmjet ventilës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fitting i posaçëm (T-copë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilës së sigurisë me lëvizjen e dorëzës, respektivisht kapakut rrotullues të ventilës, në pozicion siç tek kontrollimi i funksionimit. Paraprakisht të zbrazjes, ngrohësin nevojitet ta shkyçni nga rrjeta elektrike dhe pastaj të çelni dorëzën për ujin e ngrohtë në rubineta (bateritë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet sasi e vogël e ujit, i cili rrjedh tek evitimi i filanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirën e lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetën e gjatë të punimit të ujëngrohësit. Garancioni për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm në qoftë se i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrollit, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korodimit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do t'ju preferojë edhe datën e kontrollës vijuese.

Ju lutemi, për prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmëroni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë. Ju lutemi, para instalimit dhe përdorimit të parë të bojlerit, lexoni me kujdes udhëzimet.

Ky aparat nuk është i destinuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, përveç rastit kur atyre u është ofruar mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e aparatit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata nuk luajnë me aparatin.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TG120NC6

Kategori : Boiler