DKB5960HM - Furrë e integruar AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DKB5960HM AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Aspirator i integruar |
| Marka | AEG |
| Modeli | DKB5960HM |
| Përmasat (G x T x L) | 60 x 50 x 70 cm |
| Pesha neto | 12 kg |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V, 50 Hz |
| Fuqia maksimale e motorit | 200 W |
| Ndriçimi | LED, 2 x 3 W |
| Shpejtësitë e thithjes | 4 shpejtësi + funksioni Breeze (shpejtësi e ulët 60 min) |
| Filtri i yndyrës | Filtër metalik i larë (të paktën 1 herë në muaj) |
| Filtri i karbonit aktiv | Tipi 20 LONG LIFE i larë (pastrim çdo 2 muaj, zëvendësim çdo 3 vjet) |
| Niveli maksimal i zhurmës | 65 dB(A) |
| Diametri i daljes së ajrit | 150 mm |
| Funksionet speciale | Hob²Hood (lidhje pa tel me pllakën e gatimit), tregues i ngopjes së filtrave |
| Siguria | Ndalim automatik pas 5 minutash në shpejtësinë 4, mbrojtje nga flakët e zhveshura |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastrim i jashtëm me një leckë të lagur dhe detergjent neutral, jo alkool |
| Pjesë rezervë dhe riparueshmëria | Pjesë origjinale të disponueshme, llambë LED e zëvendësueshme nga shërbimi pas shitjes |
| Informacione të përgjithshme | Garancia 2 vjet, në pritje të ndryshimeve |
Pyetjet më të shpeshta - DKB5960HM AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth DKB5960HM AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë e integruar në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DKB5960HM - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DKB5960HM e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT DKB5960HM AEG
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
(1*)
(2*)

(4*) (Tipi 20) (Tipi 15 - Tipi 20)
4.4 Filtri i ripërtëritshëm i karbonit
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bën jetën më të thjeshtë - karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:
www.aeg.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve
të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.
Informazioni mund të gjenden në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri serial.
Paralajmërim/Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
!INFORMACION SIGURIA
Përpara çdo lloj operacioni për pastrim ose mirëmbajtje, hiqni aspiratorin nga rrjeti elektrik duke hequr spinën ose duke stakuar kuadrin e përgjithshëm elektrik të banesës.
Për të gjitha operacionet e instalimit dhe mirëmbajtjes përdorni doreza pune.
Aspiratori mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më të vogël se 8 vjeç dhe nga persona me kapacitet fizik, sensor dhe mental të reduktuar, nëse janë nën mbikëqyrje ose pasi ata të kenë marrë udhëzime të duhura për një përdorim të sigurt dhe për rreziqet që mund të ndodhin.
Fëmijët duhen kontrolluar që të mos luajnë me aspiratorin.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen bërë nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Vendi ku është vënë aspiratori duhet të ketë një ventilacion të
mjaftueshëm, kur ai përdoret në të njëjtën kohë me pajisjet e tjera që funksionojnë me gaz o me një djegie tjetër.
Aspiratori duhet pastruar shpesh brenda dhe jashtë (të paktën një herë në muaj), megjithatë respektoni udhëzimet e mirëmbajtjes të shkruara në këtë libër.
Mos përdorimi i rregullave të pastrimit të aspiratorit, të zëvendësimit e pastrimit të filtrave mund të shkaktojë rrezik zjarri.
Është e ndaluar rreptësisht të gatuhet në flakë të lirë poshtë aspiratorit.
1. UDHËZIME PËR SIGURINË
Përdorimi i flakës është i dëmshëm për filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, për këtë arsye duhet shmangur gjithsesi.
Ushqimet e skuqura duhen bërë nën kontroll për të shmangur që vaji i nxehtë të marrë flakë.
KUJDES: Kur vatrat e sobës janë në funksionim, disa pjesë të aspiratorit mund të nxehen.
Për të zëvendësuar llambën duhet përdorur vetëm tipi që është dhënë në seksionin e mirëmbajtjes/zëvendësimit të llambës të këtij libri.
Kujdes! Mos e lidh aspiratorin në rrjetin elektrik derisa instalimi nuk është i kompletuar.
Në lidhje me masat teknike e të sigurisë që duhen aplikuar për shkarkimin e tymrave, duhen marrë parasysh rregullat e autoriteteve lokale kompetente.
Ajri i thithur nga aspiratori nuk duhet përcjellë në të njëjtin tub që përdoret për shkarkimin e tymrave të pajisjeve të tjera që funksionojnë me gaz ose me një tjetër djegie. Mos përdor ose mos le aspiratorin pa llambat e vëna në mënyrë korrekte, se mund të shkaktojë shok elektrik.
Asnjëherë mos e përdor aspiratorin pa grilat e vendosura korrektësisht!
Aspiratori nuk përdoret ASNJËHERË si bazë mbështetëse, vetëm në qoftë se është shkruar në udhëzimet.
Përdor vetëm vida fiksimi që janë brenda kutisë së aspiratorit ose, në qoftë se nuk janë, bli vetëm tipin korrekt të tyre.
Përdor vida me gjatësinë e duhur që janë dhënë në udhëzimet për instalim. Në rast dyshimi, konsultoni qendrën e autorizuar të asistencës ose personelin e kualifikuar.
Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit në përputhje me udhëzimet e dhëna mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
2. PËRDORIMI
Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi. Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion, mes variantit thithës me nxjerrje
jashtë të tymrave ose filtrues me riqarkullim të brendshëm.
3. MONTIMI
Tensioni i rrjetit duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me spinën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrjetin elektrik dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithmonë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithmonë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresat e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jo gërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOOL.
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastrimit të pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtimit nuk ndryshojnë aspak.

4.2 Type 20 LONG LIFE - Filter prej karboni aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C (në rastin kur lahet në makinë larëse përdorni ciklin e plotë të larjes pa enë brenda). Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10 minuta në 100°C për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.
Type 15 - Filtër karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vihet re pas një përdorimi pak a shumë të gjatë, sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.


Type 20 - Type 15 - Type 20
4.3 Filtri me qymyr të rigjenerueshëm Yndyra ngjyhet në tepricë, duhet të pastrohet sipas mënyrës së përshkruar (NUK duhet të përdoret sistemi i larjes për filtër nëse është i parashikuar në modelet që posedojnë këtë nevojë), dhe në përputhje me procedurën e mëposhtme:
1. Shkëputni aparatin nga rrjeti elektrik. 2. Pastroni sipërfaqen e filtrit me ndihmën e një lecke të lagur për të hequr yndyrën sipërfaqësore. 3. Vendoseni filtrin në furrë në 200 gradë për 45 minuta. 4. Fikeni furrën dhe prisni një orë para se ta hiqni filtrin.
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë të ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Komandat gjenden në panelin ballor të pajisjes:

1 Çelësi ON/OFF i shpejtësisë Çelësi i aktivizimit-çaktivizimit të panelit të kontrollit 2 Çelësi i Shpejtësisë (fuqisë) së thithjes 1 3 Çelësi i Shpejtësisë (fuqisë) së thithjes 2 4 Çelësi i Shpejtësisë (fuqisë) së thithjes 3 5 Çelësi i Shpejtësisë (fuqisë) së thithjes 4 Shënime: Shpejtësia (fuqia) e thithjes 4 mbetet në funksion për 5 minuta, më pas kthehet në mënyrën e mëparshme. 6 Çelësi me funksion "Breeze" (Ajrosja e ambientit) Oxhaku ndizet me shpejtësi të ulët (fuqi) thithjeje për 60 minuta, pas kësaj fiket. 7 Çelësi i kontrollit dhe aktivizimit -çaktivizimit të mbushjes së filtrave 8 Sinjalizimi Funksioni Hob²Hood 9 Çelësi ON/OFF i dritave


Funksioni i Aktivizimit - Çaktivizimit të panelit të kontrollit
A oxhaku në stanby shtypni Çelësin 1, të gjitha dritat led fiken: paneli i kontrollit është çaktivizuar.
Shtypni përsëri çelësin 1, të gjitha dritat led ndizen: paneli i kontrollit është aktiv.
Funksioni Aktivizimi - Çaktivizimi i kontrollit të mbushjes së filtrit me karbon
A oxhaku në stanby shtypni Çelësin 5 për më shumë se 3 sekonda
Çelësi 7 ndizet me ndërprerje dritash për të treguar që kontrolli i mbushjes së filtrit me karbon është aktivizuar.
Celesi ndizet pa nderprerje për të treguar që kontrolli i mbushjes së filtrit me karbon është çaktivizuar.
Funksioni i kontrollit dhe reset-i i mbushjes së filtrit
Me intervale të rregullta, sipas kohës së përdorimit të oxhakut, çelësi do të ndizet për të treguar se është e nevojshme të vazhdohet me mirëmbajtjen e filtrave sipas treguesve të përmendur në paragrafët përkatës.
Çelësi 7 i ndezur pandërprerë: është e nevojshme të kryhet mirëmbajtja e filtrit për yndyrat
Çelësi 7 i ndezur me ndërprerje: është e nevojshme të kryhet mirëmbajtja e filtrit me karbon.
Reset i treguesit të mbushjes së filtrave
A oxhaku në standby shtypni Çelësin 7 për më shumë se 3 sekonda.
Përsëriteni veprimin nëse është e nevojshme.
5.1 Hob²Hood
Aspiratori është i pajisur me një funksion "pa fije" (wireless) që lidhet me sobën me vatra për të rregulluar automatikisht shpejtësinë e duhur. Lexoni librin e udhëzimeve të sobës me vatra për të verifikuar nëse ky funksion është i pranishëm dhe i duhur.
Në rast të lidhjes për herë të parë ose të ndërprerjes së papritur të rrjetit elektrik pritet 1 minut për t'i dhënë mundësi aspiratorit të rivendosë lidhjen me sobën me vatra. Në momentin kur oxhaku është duke punuar në Funksionin Hob2Hood çelësi 8 është i ndezur.
6. NDRIÇIMI
Aspiratori ka një sistem ndriçimi që bazohet në teknologjinë LED.
LED garantojnë një ndriçim optimal, që zgjat deri 10 herë më shumë se të llambave tradicionale dhe japin mundësinë të kursehet 90% i energjisë elektrike.

Kujdes: Mos shiko drejt në sy dritën LED.
Per nderrimin e llampave, kontaktoni qendren e autorizuar per pjese nderrimi.
XbaIa StTO cTe Oda6paII N OBaj AEG npOn3BOD. HApnbNIM CMO ra KaKo 6nCmo Bam y HapeDNIM roDInHama Obe36eDNI pa4 Be3 3aJcToja 3ajeHObNJm TexHOJrNJaMa Koje OJAKsabAJy CBaOJdHeBNUy. OBe FynKUne J BepOBaTHo HeHeTe HaHn KOr yobuajehnxypehaja. IocBeTnte ce uHTaHbY hapeDNHX HeKoJIko MmHyTa KaKo 6nCTe DoBuNl Kopnche INHopMaunJe.
Iocetnte hau We6 cajHa aapecn:

Obes3eDnte cabete y Be3n ca kopniuHHeBem, 6poUype, peuheBa 3a npo6IeMe, nHΦopMaunje o cepBucnPaHy:
www.aeg.com

Perncptpyjte cBoJ npOn3BOD paAn 6oJIe ycIyre: