MANUAL I PËRDORUESIT LFV429K ELECTROLUX
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë. Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Të merrni këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.electrolux.com/support

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky informacion mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PARALAJMËRIM!
Referojuni broshurës tjetër "Udhëzimet për instalimin" për "Informacionin e sigurisë dhe instalimin". Lexoni me kujdes kapitujt e "Sigurisë" përpara çdo përdorimi ose mirëmbajtje të pajisjes.
2. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
2.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit

| Funksioni | Përshkrimi |
| 1 | Ndez / Fik | Ndez dhe fik aspiratorin. |
| 2 | Shpejtësia e parë | Motori kalon né nivelin e parë të shpejtësisë. |
| 3 | Shpejtësia e dytë | Motori kalon né nivelin e dytë të shpejtësisë. |
| 4 | Shpejtësia e tretë | Motori kalon né nivelin e tretë të shpejtësisë. |
| 5 | Shpejtësia maksimale | Motori kalon né nivelin maksimal të shpejtësisë. |
| 6 | Nxitja e shpejtësisë | Motori kalon né nivelin maksimal të shpejtësisë.Pas 5 minutash pajisja kthehetné cîlësimin e mèparshëm. |
| 7 | Njoftimi mbi filtrin | Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. |
| 8 | Hob?Hood | Treguesi i funksionit të kontrolluar aspiratorin nga pianura. |
| 9 | Llamba | Ndez dhe fik dritat. |
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Përdorimi i aspiratorit
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.
| Y1 | Gjatë ngrohjes SSE ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara. |
| Y2 | Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes SSE lehtë. |
| Y3 | Gjatë zierjes dhe skuqjes SSE sasive të medha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi. |
| dhe | Gjatë gatimit dhe skuqjes SSE sasive të medha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe. |
Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit. Paneli i kontrollit është fushë me sensor. Prekni simbolet për 1 sekondë për të aktivizuar funksionet.
Për të përdorur aspiratorin:
- Ndizeni pajisjen duke shtypur simbolin ①.
Tani mund të aktivizoni funksionet.
- Për të aktivizuar funksionin, prekni simbolin.
- Nëse është nevoja, prekni simbolin e dritës për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit.
Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish simbolin ①.
3.2 Funksioni Hob²Hood
Është një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të modalitetit dhe temperaturës së enës me të nxehët në pianurë. Mund ta përdorni gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës.

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.
3.3 Aktivizimi i shpejtësisë maksimale të motorit
Kur prekni , shpejtësia maksimale e motorit fillon të punojë për 8 minuta. Pas
kësaj kohe, pajisja kthehet në cilësimet e mëparshme të shpejtësisë.

Kur funksioni është aktivizuar, prekja shtesë mbi
nuk ka asnjë efekt.
3.4 Njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit ndizet për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit pulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.

Shikoni pastrimin e filtrit të yndyrës në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

Shikoni pastrimin e filtrit të karbonit ose ndërrimin e filtrit të karbonit në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.
Për të rivendosur funksionin, prekni për 3 sekonda.
Për ta aktivizuar ose çaktivizuar funksionin:
- Ndizni panelin e kontrollit.
- Sigurohuni që ikonat të jenë bërë të bardha.
- Për të aktivizuar funksionin, prekni për 3 sekonda.
Nëse funksioni është i aktivizuar, ikona e filtrit pulson pesë herë.
- Për të çaktivizuar funksionin, prekni për 3 sekonda.
Nëse funksioni është çaktivizuar, ikona e filtrit pulson për 4 sekonda.
| Agjentët e
pastrimit | Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.
Pastroni sipëfAQen e pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një detergjent të butë. |
| Pas pastrimit disa pjese të pajisjes mund të nxehen. Për të
shmongur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me
një lekë ose kartëpeceta të pastra. |
| Pastroni njollat me një detergjent të butë. |
| Mbaijeni
aspiratorin të
pastër | Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesen
e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga
yndryra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të
shkaktojë zjarr.
Ndiŋi udhëzimet për pastrimin e aksesoreëve kur njoftimi i filtrit
ështe i aktivizuuar. Shikoni "Njoftimi i filtrit" né kapitullin "Përdorimi i
përditshëm". |
| Filtrat e yndyrës mund të lahenné lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendosetné temperaturë të ulët dhe cikël të
shkurtër. Filtri i yndyrës mund të Çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te
performanca e pajisjes. |
| Filtri i karbonit | Koha e ngopjes SSE litrat të karbonit ndryshon né varësi të llojit të
gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. |
4.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të këseve dhe kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
- Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit.

- Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, pastaj tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
- Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjent jo gërryes ose në një lavastovilje.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër.
Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
- Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt.
Perserisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
4.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit
Filtri i karbonit duhet të ndërrohet nëse alarmi i filtrit është aktivizuar.

Shikoni "Njoftimi i filtrit" te kapitulli "Përdorimi i përditshëm" Për më shumë informacion rreth funksionit.

PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit NUK mund të lahet! Filtri nuk mund të rigjenerohet!
Për të ndërruar filtrin e karbonit:
- Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
- Rrotullojeni filtrin në drejtim të akrepave të orës (1) dhe më pas tërhiqeni (2).

Për të montuar sërish filtrat, ndiqni hapat në rendin e kundërt.
4.4 Ndërrimi i llambës
Pajisja është e pajisur me një llambë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".
5. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Kthejeni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONE PËR SIGURINË DHE INSTALIMIN 138 2. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 138 3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM 139
- KËSHILLA DHE UDHËZIME 140
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 141
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që zgjodhët Electrolux. Ju zgjodhët një produkt që sjell me vete dekada të përvojës profesionale dhe inovacion. I zgjuar dhe elegant, është projektuar duke pasur parasysh nevojat tuaja. Jini të sigurt se në çdo përdorim do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë:
