HCG1600DBT - Grill elektrik HISENSE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HCG1600DBT HISENSE në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth HCG1600DBT HISENSE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Grill elektrik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HCG1600DBT - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HCG1600DBT e markës HISENSE.
MANUAL I PËRDORUESIT HCG1600DBT HISENSE
SQ Udhëzime për përdorim ....131
Udhëzime për sigurinë
Kujdes!
Pajisja është e nxehtë kur është e ndezur - kujdes nga djegia e lëkurës! Lëreni pajisjen të ftohet plotësisht përpara se ta vendosni diku.
- Lexoni me kujdes udhëzimet përpara përdorimit për herë të parë.
Asnjëherë mos e lidhni këtë pajisje me një ndërprerës me kohëmatës të jashtëm apo një sistem telekomandimi në mënyrë që të shmangni ndonjë situatë të rrezikshme. - Fëmijët nën moshën 8 vjeç duhet të mbahen larg nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
- Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Pastrimi dhe mirëmbajta nuk duhet të bëhet nga fëmijët nëse nuk janë mbi 8 vjeç dhe nuk mbikëqyren.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve të moshës nën 8 vjeç.
- Përdoreni pajisjen vetëm për arsyen që është krijuar. Mos u përpiqni të zëvendësoni asnjë nga pjesët përbërëse të saj.
- Sigurohuni që kordoni i rrymës të mos prekë asnjë pjesë të nxehtë të skarës.
- Pastrojeni mirë përpara përdorimit të parë.
- Përpara se të montohen pllakat e skarës, kontrolloni nëse janë plotësisht të thata.
- Kontrolloni nëse pllakat e skarës janë fiksuar fort në sipërfaqen e saj dhe nëse kapësja e fiksimit është në pozicionin e kyçjes.
- Mbajeni në një vend të paarritshëm nga fëmijët. Mos e lini pa mbikëqyrje gjatë funksionimit.
- Shkëputeni gjithmonë:
- Përpara se të mënjanoni ose të hiqni pllakat e skarës,
- Para pastrimit,
-
Pas përdorimit.
-
Përdorni gjithmonë kordonë zgjatues të certifikuar.
- Vetëm për përdorim të brendshëm.
- Për të shkëputur spinën, tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
- Ndizeni pasi të jenë fiksuar pllakat e skarës.
- Ftoheni pajisjen në temperaturën e dhomës përpara se ta mënjanoni.
- Mos i prekni pllakat e skarës me metal apo objekte të tjera të mprehta.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ta zëvendësohet nga qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur ndonjë rrezik.
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane (Direktiva WEEE) 2012/19/EU e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike. Ky udhëzues është kuadri me vlefshmëri në të gjithë Evropën i kthimit dhe riciklimit të mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Përshkrim i përgjithshëm
- Doreza
- Kapaku i sipërm
- Tasti i lëshimit të pllakës së pjekjes
- Tasti i bblokimit
- Ndërro për të hapur dhe mbyllur kapakun

- Baza
- Kutia e yndyrës
- Kutia e sondës së ushqimit
- Paneli i kontrollit
- Pillakat e pjekjes
- Sonda e temperaturës

Përpara përdorimit të parë
- Hiqni produktin nga paketimi i tij.
- Para se të hidhni materialet e paketimit, kontrolloni të gjithë përbërësit për t'u siguruar që nuk mungon asgjë.
- Lexoni me kujdes manualin e produktit dhe mbajeni të sigurt për përdorim të mëvonshëm.
- Kontrolloni nëse pajisja është plasaritur ose dëmtuar, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kabllos së energjisë. Nëse konstatohen dëme, kontaktoni me shitësin.
- Para përdorimit, pastroni pllakat e sipërme dhe të poshtme dhe depozitat e yndyrës me ujë të nxehtë, detergjent dhe një sfungjer jogërryes dhe duke lejuar që pllakat të thahen para montimit.
- Shtoni pak ujë në kutinë e yndyrës dhe shtyjeni ngadalë nga fundi i skarës.
Vini re: është normale që produkti të mbajë pak erë ose të lëshojë tym për një kohë të shkurtër kur përdoret për herë të parë. Ajrosni dhomën nëse ka erë të pakëndshme.
Udhëzuesi i rregullimit të modalitetit të pjekjes
- Modaliteti i bllokimit për pllakat e sipërme dhe të poshtme të pjekjes, ku përdoret tasti i bllokimit (shih rrethin më poshtë). Pllaka e sipërme dhe e poshtme përputhen në mënyrë të përkryer njëra me tjetrën dhe nuk hapen. Ky modalitet përdoret për ruajtjen ose transportimin e produktit dhe nuk mund të përdoret ndërsa produkti është duke u nxehur.

- Modaliteti i mbyllur për pllakën e sipërme dhe të poshtme të pjekjes. Në këtë modalitet, tasti i blloki mit nuk është në përdorim (shih rrethin më poshtë). Pllaka e sipërme qëndron përkohësisht pezull dhe distanca mi dis pllakës së sipërme dhe të poshtme përcaktohet nga ushqimi i vendosur në mes.

- Pllaka e sipërme e hapur dhe modaliteti i qëndrimit. Mbani dorezën për të hapur pllakën e sipërme. Në këtë pikë, pllaka e sipërme dhe ajo e poshtme e pjekjes duhet të ndahen në një kënd prej rreth 9 5°, siç tregohet më poshtë. Në këtë modalitet, pllaka e poshtme mund të zëvendësohet me një pllak ë të sheshtë, e cila mund të përdoret për të bërë krepa, vezë dhe substanca të tjera ushqimore. Tava e sipërme e pjekjes rekomandohet të ndalojë nxehjen për shkak të gjendjes së saj vertikale të var ur.

- Ktheni pllakën e sipërme dhe të poshtme në 180° në modalitetin vertikal të tavës së sipërme të pjekjes. Tërhiqni butonin e kapakut të mbylljes lart ndërsa mbani dorezën dhe shtyni poshtë; atëherë tepsia e sipërme dhe eposhtme e pjekjes mund të hapen në 180°, siç tregohet në figurën më poshtë.

Udhëzime për heqjen dhe montimin e pllakave
- Heqja e pllakës. Hapni pllakën e sipërme dhe të poshtme të pajisjes në 95°(ose 180°). Shtypni butonin për të lëshuar pllakën dhe pllaka do të kërcejë automatikisht. Në këtë pikë, përdoruesi mund të heqë drejtpërdrejt pllakën nga konsola e fiksuar, siç tregohet në figurën më poshtë.

- Ndërsa tepsia e sipërme e pjekjes është në pozicionin vertikal, mbajeni pllakën me dorë kur të shtypni butonin e lëshimit të pllakës së sipërme, në mënyrë që të mos bjerë.
-
Kur pjekja të ketë mbaruar dhe pllakat janë ende të nxehta, mos i nxirrni menjëherë pllakat. Për të shmangur djegiet, prisni derisa pllakat të jenë ftohur.
-
Montoni pllakat, hapni pllakën e sipërme dhe atë të poshtme të pajisjes në 95° (ose 180°), futni dy skajet e pllakave me dhëmbëza në konsolat e fiksimit të pllakës, pastaj vendoseni pllakën në tabakanë reflektuese. Shtypni poshtë në pllakë derisa të dëgjoni një tingull "klik". Pllaka është montuar, siç tregohet në figurën më poshtë.

- Pllaka është një pjesë e nevojshme e këtij produkti. Ajo duhet medoemos të instalohet para se të përdoret pajisja.
Sonda e temperaturës
Duke përdorur një sondë temperature, ju mund të zbuloni temperaturën e brendshme të ushqimit në mënyrë që të matni më mirë temperaturën dhe shkallën e gatimit. Kur keni nevojë të përdorni sondën, nxirrni kutinë e sondës nga ana e djathtë e pajisjes. Pastaj nxirrni sondën dhe futni terminalin në vrimën e rrumbullakët të pajisjes, duke u siguruar që të jetë në vendin e duhur.

- Sonda e ushqimit funksionon vetëm me funksionin e biftekut dhe modalitetin manual; nuk funksionon me modalitete të tjera.
- Në rastin e funksionit të biftekut, sonda e ushqimit nuk do të ndalojë së nxehuri derisa të arrijë temperaturën e paracaktuar, jo kohën e paracaktuar.
- Futni sondën e ushqimit në vrimë përpara se të zgjidhni funksionin. Futja e sondës së ushqimit pas nisjes së funksionit, mund të shkaktojë ndalimin e programit.
- Kur përdoret sonda, vlera e saj e temperaturës do të shfaqet në pozicionin e ekranit të temperaturës të pllakës së sipërme. Pra, pas futjes së sondës, temperatura e pllakës së sipërme shfaqet si temperatura e sondës (shih figurën më poshtë).

text_image
MED RARE 230°C 230°CUdhëzimet e përdorimit

text_image
Hamburger Sanduic Nxehja e pllakës së sipërme On/off Konfirmo Biftek Mish pule Salsiçe Nxehja paraprake Temperatura Tasti + Shkalla e gatimit të biftekut Peshk Proshutë Perime Shto ushqimin Temperatura Tasti - Modaliteti manual Nxehja e pllakës së poshtme Modaliteti manual Nxehja e pllakës së poshtme-
Futni kabllon e energjisë në një prizë të përshtatshme të shtëpisë. Në këtë pikë, sinjalizuesi do të lëshojë një tingull "pikimi" dhe të gjithë treguesit në panelin e kontrollit do të vezullojnë një herë para se të fiken. Vetëm drita treguese për on/off do të vazhdojë të vezullojë.
-
Shtypni butonin "On/off" dhe të gjithë treguesit kryesorë të funksionit do të ndizen, siç tregohet në figurën më poshtë.

- Funksioni i biftekut është si në vijim:bazuar në hapin 2, shtypni tastin e biftekut për të zgjedhur shkallën e gatimit. Shkallët e gatimit janë: i pjekur mesatarisht pak→i pjekur mesatarisht→i pjekur mesatarisht mirë→i pjekur mirë. Përsëriteni në këtë mënyrë, ashtu që treguesi i shkallës së zgjedhur të gatimit të vezullojë dhe treguesit e tjërë të gatimit të qëndrojnë të ndezur. Pas zgjedhjes së shkallës së gatimit të biftekut, shtypni butonin "Konfirmo" dhe pajisja do të hyjë në gjendjen e nxehjes paraprake. Treguesi i tastit ON, treguesi i tastit "Konfirmo", treguesi i tastit të biftekut dhe treguesi i shkallës së zgjedhur të gatimit, do të qëndrojnë të ndezur. Kur treguesi i nxehjes paraprake vezullon dhe treguesit e tjërë fiken, shfaqet temperatura e nxehjes paraprake të pllakës së sipërme dhe të poshtme, siç tregohet në figurën në vijim.

text_image
MED RARE 320°C 320°CPas përfundimit të nxehjes paraprake, sinjalizuesi do të lëshojë tre alarme. Në të njëjtën kohë, treguesi i nxehjes paraprake kthehet nga të vezulluarit në ndezur dhe treguesi për shtimin e ushqimit vezullon për t'i kujtuar përdoruesit që të shtojë ushqimin. Pas shtimit të ushqimit, shtypni butonin "Konfirmo" dhe produkti do të hyjë në gjendjen e nxehjes. Kur drita treguese e nxehjes paraprake dhe drita treguese e shtimit të ushqimit të fiken, temperatura e nxehjes do të shfaqet në pllakën e sipërme dhe të poshtme, siç tregohet në figurën më poshtë:

text_image
MED RARE 230°C 230°CPas përfundimit të kohës së nxehjes së këtij funksioni, paneli do të kthehet në hapin 2.
- Funksione të tjera automatike të menusë: Përveç funksionit të biftekut, ekzistojnë shtatë programe automatike të menusë, duke përfshirë mishin e pulës, hamburgerët, salsiçet, sanduiçët, peshkun, proshutën dhe perimet. Këto menu automatike funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Merrni si shembull mishin e pulës: shtypni tastin e mishit të pulës në bazë të hapit 2. Në këtë kohë, drita treguese e tastit të mishit të pulës do të vezullojë dhe paneli i kontrollit do të shfaqë temperaturën e nxehjes të funksionit të mishit të pulës. Shtypni butonin "Konfirmo" dhe produkti do të hyjë në gjendjen e nxehjes paraprake. Treguesi i opsonit on/off, treguesi i opsonit "konfirmo" dhe treguesi i opsonit "mish pule" do të qëndrojnë të ndezur, ndërsa treguesi i nxehjes paraprake do të vezullojë. Kur treguesit e tjerë të fiken, paneli i kontrollit do të shfaqë temperaturën e nxehjes paraprake të pllakës së sipërme dhe të poshtme, siç tregohet në figurën më poshtë:

text_image
200°C 200°CPas përfundimit të nxhjes paraprake, sinjalizuesi do të lëshojë tre alarme. Në të njëjtën kohë, drita treguese e nxhjes paraprake do të ndryshojë nga të vezulluarit në ndezur dhe drita treguese e shtimit të ushqimit do të vezullojë për t'u kujtuar përdoruesve që të shtojnë ushqim. Pas shtimit të ushqimit, shtypni butonin "Konfirmo" dhe produkti do të hyjë në gjendjen e nxhjes.Drita treguese e nxhjes paraprake dhe drita treguese e shtimit të ushqimit do të jenë të fikura, ndërsa paneli i kontrollit do të shfaqë temperaturën e nxhjes së mishit të pulës, siç tregohet në figurën më poshtë:

text_image
228°C 228°CPas përfundimit të kohës së nxehjes së këtij funksioni, paneli do të kthehet në hapin 2.
5. Përdorimi i funksionit manual:
a. Kur pllakat e sipërme dhe të poshtme kanë të njëjtën temperaturë, shtypni butonin "Modaliteti manual" bazuar në hapin 2. Treguesit e tastit të modalitetit manual, tastit të nxehjes së pllakës së sipërme dhe tastit të nxehjes së pllakës së poshtme, do të vezullojnë në të njëjtën kohë. Temperatura e pllakës së sipërme dhe të poshtme është "--". Shtypni tastin + (-) për të vendosur temperaturën e pllakës së sipërme dhe të poshtme në mënyrë sinkrone. Cilësimet e temperaturës sillen nga 80 deri në 230°C. Sa herë që shtypet + (-), temperatura rritet (ose zvogëlohet) me 10°C. Pas zgjedhjes së temperaturës, shtypni butonin "Konfirmo" dhe pajisja do të fillojë të nxhet. Kur pajisja të nxhet në temperaturën e zgjedhur, sinjalizuesi do të lëshojë një tingull paralajmërues. Pas arritjes së temperaturës së zgjedhur, pajisja do të funksionojë automatikisht për 60 minuta, pastaj do të dalë nga modaliteti manual dhe do të kthehet në hapin 2.
b. Kur temperatura e pllakës së sipërme dhe asaj të poshtme nuk janë të njëjta, shtypni butonin "Modaliteti manual" bazuar në hapin 2. Treguesit e tastit të modalitetit manual, tastit të nxehjes së pllakës së sipërme dhe tastit të nxehjes së pllakës së poshtme, do të vezullojnë në të njëjtën kohë. Temperatura e pllakës së sipërme dhe të poshtme është "--". Në këtë kohë, shtypni tastin e nxehjes të diskut të sipërm (ose të poshtëm). Treguesi i tastit të nxehjes së diskut të sipërm (ose të poshtëm) do të vezullojë dhe treguesi i nxehjes së diskut të poshtëm (ose të sipërm) do të qëndrojë i ndezur. Në këtë kohë, produkti është në gjendjen e diskut të sipërm (të poshtëm). Kur përdorni tastin + (-) për të vendosur temperaturën e diskut të sipërm (ose të poshtëm), diapazoni i vendosjes së temperaturës do të jetë nga 80°C deri në 230°C. Sa herë që shtypet + (-), temperatura rritet (ose zvogëlohet) me 10°C. Pas vendosjes së temperaturës së një disku, shtypni butonin "Konfirmo" për të vendosur temperaturën e diskut tjetër. Kur temperatura e dy disqeve të jetë vendosur, pajisja do të fillojë të nxhet. Kur pajisja të arrijë temperaturën e zgjedhur, sinjalizuesi do të lëshojë një tingull paralajmërues. Pas arritjes së temperaturës së zgjedhur, produkti do të funksionojë automatikisht për 60 minuta, pastaj do të dalë nga modaliteti manual dhe do të kthehet në hapin 2.
Vëmendje:
- Kur përdoret tasti -, nëse temperatura shfaqet si "--", kjo tregon që pllakat e pjekjes nuk janë të nxehura për momentin.
- Mbani shtypur tastin + (ose -) për të rritur (ose ulur) vazhdimisht vlerën e temperaturës.
Programet dhe menutë
| Menuja | Temperatura e nxehjes paraprake (°C) | Temperatura e pjekjes (°C) | Koha e pjekjes | Temperatura e sondës (°C) |
| Mish pule | 200 | 220 | 260 sek. | |
| Hamburger | 220 | 230 | 300 sek. | |
| Salsiçe 160 180 | 270 sek. | |||
| Sanduiç | 160 | 180 | 105 sek. | |
| Peshk | 190 | 210 | 300 sek. | |
| Proshutë | 190 | 220 | 110 sek. | |
| Perime | 170 | 200 | 130 sek. | |
| Biftek i pjekur mesatarisht pak | 220 | 230 | 60 sek. | 57 |
| Biftek i pjekur mesatarisht | 220 | 230 | 90 sek. | 62 |
| Biftek i pjekur mesatarisht mirë | 220 | 230 | 120 sek. | 65 |
| Biftek i pjekur mirë | 220 | 230 | 200 | 71 |
Zgjidhja e problemeve
| Problemi | Shkaku i mundshëm | Zgjidhja |
| Pajisja nuk punon | Kablloja e rrymës nuk është e futur në prizë. | Futni kabllon e rrymës në prizë |
| Ka tym midis dy pllakave të pjekjes | Ka ngelur mbetje pas përdorimit të fundit | Pastroni pllakën e sipërme dhe të poshtme dhe depozitat e yndyrës pas çdo përdorimi për të hequr mbetjet |
| Ushqimi është i gatuar tepër (i djegur) ose i gatuar më pak se ç'duhet. | Pas nisjes, temperatura përkatëse nuk rregullohet sipas ushqimit të gatuar. Temperatura e kësaj pajisjeje mund të rregullohet. | Rregulloni temperaturën sipas ushqimit të gatuar, duke e vendosur në pozicionin më të lartë |
| Buka digjet kur gatuhet | Koha për gatimin e bukës është e ndryshme midis një pajisjeje të ftohtë dhe një pajisjeje të nxehtë. Koha e nevojshme për të gatuar bukë në një pajisje të ftohtë është më e gjatë. | Për një pajisje të nxehtë, shkurtoni kohën e gatimit |
| Pajisja punon për një periudhë kohe, ndalon papritmas dhe lëshon një tingull "di"; | Koha maksimale e punës së kohëmatësit është 60 minuta dhe kohëmatësi do të fiket automatikisht pas arritjes së cakut. | Aktivizoje përsëri |
| Ushqimi nuk është gatuar në mënyrë të njëtrajtshme | Madhësitë e ushqimit ndryshojnëLlojet e ushqimit ndryshojnëKur tepsia e pjekjes hapet në 95°dhe 180°, ushqimi nuk është kthyer nga ana tjetër gjatë procesit të pjekjes. | Ushqimi është me të njëjtën madhësiI njëjti grup ushqimeshGjatë pjekjes së ushqimit, ai duhet të kthehet. |
| Bifteku ishte përcëllyer nga jashtë | Koha e gatimit është shumë e gjatë | Referoju menusë për të caktuar kohën |
Pastrimi
Paralajmërim:
- Para pastrimit, hiqni kabllon e rrymës nga priza dhe lejoni që pajisja dhe pllakat të ftohen plotësisht për të shmangur djegiet.
- Mos e zhysni kabllon e rrymës, spinën apo pajisjen në ujë ose lëngje të tjera.
- Kur pastroni, mos përdorni materiale pastrimi me veti metalike.
-
Kur pastroni, mos përdorni një shpatull metalike për të pastruar pllakat.
-
Pas çdo përdorimi, pastroni sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme me një leckë të lagur ose sfungjer.
-
Pillakat mund të lahen në ujë ose në pjatalarëse.
- Kur pastroni, mund të përdorni një sasi të përshtatshme të detergjentit alkalin.
- Pas pastrimit të të gjithë komponentëve, thajini ato me një leckë të pastër për të parandaluar oksidimin dhe ndryshkun.
- Së fundi, ndiqni hapat e duhur për të vënë pllakat në pajisje për përdorim të ardhshëm.
MJEDISI
Në fund të jetëgjatësisë së dobishme të pajisjes, mos e hidhni me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Çojeni në një qendër të autorizuar riciklimi. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.
GARANCI DHE RIPARIM
Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Hisense në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Hisense ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve të vogla shtëpiake të hisense.
Vetëm për përdorim personal!
Hisense
HISENSE
JU URON SHUMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E PAJISJES SUAJ!
Ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime.