HISENSE

FC325D4AW1 - Frigorifer HISENSE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas FC325D4AW1 HISENSE në format PDF.

📄 49 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice HISENSE FC325D4AW1 - page 17
Shiko manualin : English EN Македонски MK Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth FC325D4AW1 HISENSE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FC325D4AW1 - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FC325D4AW1 e markës HISENSE.

MANUAL I PËRDORUESIT FC325D4AW1 HISENSE

Para se të përdorni këtë pajisje, ju lutemi lexoni plotësisht këtë manual dhe ruajeni për referencë në të ardhmen

FC325D4AW1

PËRMBAJTJA

INFORMACION MBI SIGURINË DHE

PARALAJMËRUES 1-7

SI TË PËRDORNI 8

Informacion mbi sigurinë dhe paralajmërues

HISENSE FC325D4AW1 - Informacion mbi sigurinë dhe paralajmërues - 1

Para se të instaloni dhe përdorni fillimisht pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual përdorimi duke përfshirë sugjerimet dhe paralajmërimet e tij, për sigurinë tuaj dhe përdorimin e duhur. Për të shmangur gabimet dhe aksidentet e panevojshme, është e rëndësishme të siguroheni që të gjithë njerëzit që përdorin pajisjen të jenë plotësisht të njohur me funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë. Ruani këto udhëzime dhe sigurohuni që ato të mbeten me pajisjen nëse ajo zhvendoset ose shitet, në mënyrë që kushdo që e përdor atë gjatë gjithë kohëzgjatjes së përdorimit së saj, të informohet siç duhet për përdorimin e saj dhe njoftimet e sigurisë.

Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatoni masat paraprake të këtyre udhëzimeve të përdoruesit pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga gabimet tuaja.

Siguria për fëmijët dhe të tjerët që janë njerëz në rrezik

- Sipas standardit EN Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e më lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie, nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe ata kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.

- Sipas standardit IEC Kjo pajisje nuk është e destinuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të zvogëluara fizike ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse atyre u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

  • Mbajeni të gjithë paketimin larg fëmijëve pasi ekziston rreziku i asfiksimit.
  • Nëse doni ta hidhni pajisjen, nxirreni spinën nga priza, prisni kabllon e lidhjes (sa më afër pajisjes që të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar që fëmijët që luajnë të mos pësojnë goditje elektrike ose të mbyllen brenda saj.
  • Nëse kjo pajisje, e pajisur me një mbyllës magnetik të derës, do të zëvendësojë një pajisje të vjetër që ka një bakllama elastike (shul) në derë ose kapak, sigurohuni që ta bëni bakllamanë elastike të papërdorshme përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që ajo të kthehet në një kurth vdekjeje për një fëmijë.

Siguria e përgjithshme

HISENSE FC325D4AW1 - Siguria e përgjithshme - 1

Kjo pajisje është e destinuar të përdoret në amvisëri dhe në përdorime të ngjashme, si p.sh - personeli i kuzhinës në dyqane, zyre dhe ambiente të tjera pune;

  • shtëpi fermash dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera të tipit rezidencial;
  • ambiente të tipit fjetje dhe mëngjes;
  • aplikacione të furnizimit ushqimor të ngjashme jo-shitëse.

- PARALAJMËRIM — Mos ruani substanca shpërthyese në këtë pajisje si p.sh. kanaçe aerosol me një lëndë shtytëse të ndezshme.

- PARALAJMËRIM — Nëse kabilloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i servisimit ose persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur një rrezik.

- PARALAJMËRIM — Mbani vrimat e ventilimit, në kabinën e pajisjes ose në strukturën e integruar, pa pengesa.

- PARALAJMËRIM — Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.

• PARALAJMËRIM — Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

• PARALAJMËRIM — Mos përdorni pajisje elektrike

brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje, përveç rasteve kur ato janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi.

  • PARALAJMËRIM — Ftohësi dhe izolimi janë të ndezshëm. Kur e hidhni pajisjen, bëjeni këtë vetëm në një qendër të autorizuar për depozitimin të mbeturinave. Mos e ekspozoni në flakë.
  • PARALAJMËRIM — Kur e poziciononi pajisjen, sigurohuni që kablloja i furnizimit të mos jetë e bllokuar ose e dëmtuar.
  • PARALAJMËRIM — Mos vendosni priza të shumta lëvizëse ose furnizime të lëvizshme të energjisë elektrike në pjesën e pasme të pajisjes.
  • PARALAJMËRIM — Kablloja e dëmtuar e furnizimit duhet të zëvendësohet me një kabllo ose njësi të veçantë që posedohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i servisimit.

Zëvendësimi i dritës LED:

- PARALAJMËRIM — Drita LED nuk duhet të zëvendësohet nga përdoruesi! Nëse drita LED është e dëmtuar, kontaktoni linjën e ndihmës së klientit për ndihmë.

Ftohësi

Ftohësi izobuten (R600a) gjendet brenda qarkut të ftohësit të pajisjes, një gaz natyror me një nivel të lartë përputhshmërie mjedisore, i cili megjithatë është i ndezshëm. Gjatë transportit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga komponentët e qarkut të ftohësit të mos dëmtohet. Ftohësi (R600a) është i ndezshëm.

- PARALAJMËRIM — Frigoriferët përmbajnë ftohës dhe gazra në izolim. Ftohësi dhe gazrat duhet të asgjësohen në mënyrë profesionale pasi mund të shkaktojnë lëndime të syrit ose ndezje. Sigurohuni që tubi i qarkut të ftohësit të mos dëmtohet para se të asgjësohet siç duhet.

HISENSE FC325D4AW1 - Ftohësi - 1

Paralajmërim: rrezik zjarri/materiale të ndezshme

Nëse qarku i ftohësit është i dëmtuar:

  • Shmangni flakët e zhveshura dhe burimet e ndezjes.
  • Ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja.

Ešhtë e rrezikshme të ndryshosh specifikimet ose të modifikosh këtë produkt në çfarëdo mënyre.

Çdo dëmtim i kabllosë mund të shkaktojë një qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

Siguria elektrike

  1. Kablloja e rrymës nuk duhet të zgjatet.
  2. Sigurohuni që spina elektrike të mos jetë e thyer ose e dëmtuar. Një spinë e thyer ose e dëmtuar mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.
  3. Sigurohuni që mund të përdorni spinën kryesore të pajisjes.
  4. Mos e tërhiqni kabllon kryesore.
  5. Nëse priza e rrymës është e lirshme, mos e futni spinën e frigoriferit. Ekziston rreziku i goditjes elektrike ose zjarrit.
  6. Nuk duhet ta përdorni pajisjen pa kapakun e llambës së ndriçimit të brendshëm.
  7. Frigoriferi punon vetëm me furnizim me energji elektrike me rrymë alternative njëfazore prej 220\~240V/50Hz. Nëse luhatja e tensionit në zonën e përdoruesit është aq e madhe sa tensioni tejkalon kufirin e mësipërm, për hir të sigurisë, sigurohuni që të aplikoni rregullator automatik të tensionit.

Rregullator automatik të tensionit më shumë se 350 W në frigorifer. Frigoriferi duhet të përdorë një prizë të posaçme elektrike në vend të një prize të zakonshme me pajisjet e tjera elektrike. Spina e saj duhet të

HISENSE FC325D4AW1 - Siguria elektrike - 1

përputhet me prizën me telin e tokëzimit.

Përdorimi i përditshëm

  • Mos ruani gaz ose lëngje të ndezshme në pajisje. Ekziston rreziku i një shpërthimi.
  • Mos përdorni asnjë pajisje elektrike në pajisje (p.sh. akullore bërës, miksera etj.).
  • Kur e shkëputni, tërhiqeni gjithmonë spinën nga priza, mos e tërhiqni kabllon.
  • Mos vendosni sende të nxehta pranë pjesëve plastike të frigoriferit.
  • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërsëdrejti kundrejt vrimave së ajrit në murin e pasmë.
  • Ruani ushqimet paraprakisht të ngrira të paketuara në përputhje me udhëzimet e prodhimit të ushqimit të ngrirë.
  • Rekomandimet e prodhuesve për ruajtje duhet të respektohen rreptësishtë. Referojuni udhëzimeve përkatëse për ruajtje.

  • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në ndarjen e ngrirjes pasi krijon presion mbi enë, gjë që mund të shkaktojë shpërthimin e saj, duke rezultuar në dëmtimin e pajisjes.

  • Ushqimi i ngrirë mund të shkaktojë djegie nga ngrica nëse konsumohet drejtpërdrejt nga ndarja e ngrirësit.
  • Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.
  • Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të jenë në kontakt me ushqimin dhe sistemet e qasshme të kullimit.
  • Ruajeni mishin dhe peshkun e papërpunuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos jetë në kontakt ose të pikojë mbi ushqime të tjera.
  • Nëse pajisja ftohëse lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
  • Mos e vendosni pajisjen në rrezet e diellit direkte.

  • Mbani qirinjtë, llambat dhe sendet e tjera me flakë të ndezur larg pajisjes në mënyrë që të mos i vini zjarrin pajisjes.

  • Pajisja është menduar për ruajtjen e ushqimeve dhe/ose pijeve në familje e zakonshme, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese. Pajisja është e rëndë. Duhet pasur kujdes gjatë lëvizjes së tij.
  • Mos hiqni ose prekni sendet nga ndarja e ngrirësit nëse duart tuaja janë të njoma/të lagura, pasi kjo mund të shkaktojë gërvishtje të lëkurës ose djegie nga ngrica/ngrirësi.
  • Asnjëherë mos përdorni bazën, sirtarët, dyert etj. për të qëndruar mbi to ose si mbështetëse.
  • Ushqimi i ngrirë nuk guxon të ngrihet sërish pasi të jetë shkrirë.
  • Mos konsumoni kokoshka akulli ose kube akulli direkt nga ngrirja pasi kjo mund të shkaktojë djegie nga ngrirja në gojë dhe buzë.
  • Për të shmangur rënien e sendeve dhe shkaktimin e lëndimit ose dëmtimit të pajisjes, mos i mbingarkoni raftet e derës ose mos vendosni shumë ushqime në sirtarët freskues.

Kujdes!

Kujdesi dhe pastrimi

  • Para pastrimit, fikni pajisjen dhe shkëputni spinën nga priza.
  • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike, pastrues me avull, vajra eterikë, tretës organikë ose pastrues gërryes.
  • Mos përdorni objekte të mprehta për të hequr ngricën nga pajisja. Përdorni një kruese plastike.

Instalimi i rëndësishëm!

- Për lidhjen elektrike, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në këtë manual.

- Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime në të. Mos e lidhni pajisjen nëse është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmet e mundshme në vendin ku e keni blerë. Në këtë rast ruajeni paketimin.

- Këshillohet që të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen për të lejuar që vaji të rrjedhë përsëri në kompresor.

- Duhet të lejohet qarkullimi adekuat i ajrit rreth pajisjes duke reduktuar rrezikun e mbinxehjes. Për të arritur ajrosje të mjaftueshme, ndiqni udhëzimet në lidhje me instalimin.

- Kur është e mundur, pjesa e pasme e produktit nuk duhet të jetë shumë afër murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të ngrohta (kompresorit, kondensatorit) për të parandaluar rrezikun e zjarrit, ndiqni udhëzimet përkatëse në lidhje me instalimin.

- Pajisja nuk duhet të jetë afër radiatorëve ose furrave te gatimit.

- Sigurohuni që spina të jetë e qasshme pas instalimit të pajisjes.

Servisimi

- Çdo punë elektrike që kërkohet për të kryer servisimin e pajisjes, duhet të kryhet nga elektricisti i kualifikuar ose personi kompetent. Ky produkt duhet të servisohet nga një Qendër Servisimi e Autorizuar dhe duhet të përdoren vetëm pjesët origjinale për ndërrim.

Shënim: Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç lejohen të ngarkojnë dhe shkarkojnë në pajisjet frigoriferike. (Kjo klauzolë vlen vetëm për rajonin e BE-së.)

Kur vendosni ushqime në frigorifer, ju lutemi keni kujdes që të mos kontaktoni drejtpërdrejt me sipërfaqen e kutisë së brendshme.

Kur keni ushqimi të ngrirë duhet ta ndani ruajtjen e ushqimeve të ndryshme të mbyllura, për të parandaluar humbjen e lagështisë dhe erën, si dhe duhet të përdorni vetëm materiale mbyllëse jo toksike, pa shije, të padepërtueshme, material izolues i papërshkueshëm nga uji.

Ushqimi i nxehtë duhet fillimisht të ftohet në temperaturën e dhomës, pastaj të futet në ngrirje, përndryshe do të ndikojë në statusin e ruajtjes së ushqimeve të tjera dhe do të rrisë konsumin e energjisë.

Ndarjet e ushqimeve të ngrira me dy yje janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve të ngrira paraprakisht, ruajtjen ose përgatitjen e akullores dhe prodhimin e kubeve të akullit.

Ndarjet me një-, dy- dhe tre- yje nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.

NumriLLOJET e NdarjeveTemperatura e dëshiruar e ruajtjes. [°C]Ushqimi i duhur
1Fridge (Frigoriferi)+2~+6Vezët, ushqimet e gatuara, ushqimet e paketuara, frutat dhe perimet, produktet e qumështit, ëmbëlsirat, pijet dhe ushqimet e tjera që nuk janë të përshtatshme për ngrirje.
2(***)*-Ngrirësi≤-18Ushqimet e detit (peshku, karkalecat, butaku), produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet e mishit (rekomandohen për 3 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe shija dhe vlerat ushqyese), të përshtatshme për ushqime të freskëta të ngirira.
3***-Ngrirësi≤-18Ushqimet e detit (peshku, karkalecat, butaku), produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet e mishit (rekomandohen për 3 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe shija dhe vlerat ushqyese), nuk janë të përshtatshme për ushqime të freskëta të ngirira.
4**-Ngrirësi≤-12Ushqimet e detit (peshku, karkalecat, butaku), produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet e mishit (rekomandohen për 2 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe shija dhe vlerat ushqyese), nuk janë të përshtatshme për ushqime të freskëta të ngirira.
5*-Ngrirësi≤-6Ushqimet e detit (peshku, karkalecat, butaku), produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet e mishit (rekomandohen për 1 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe shija dhe vlerat ushqyese), nuk janë të përshtatshme për ushqime të freskëta të ngirira.

HISENSE FC325D4AW1 - Servisimi - 1

SI TË PËRDORNI

Kjo pajisje është e destinuar të përdoret në amvisëri dhe në përdorime të ngjashme, si p.sh

  • personeli i kuzhinës në dyqane, zyre dhe ambiente të tjera pune;
  • shtëpi fermash dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera të tipit rezidencial;
  • ambiente të tipit fjetje dhe mëngjes;
  • aplikacione hotelierike dhe të ngjashme jo-shitëse

PARA PËRDORIMIT

  • Hiqni paketën e transportit, shiritin, etj. dhe lërini dyert të hapura për pak kohë në mënyrë që të ajrosni pajisjen.
  • Njësia pastrohet përpara dërgesës. Megjithatë, rekomandohet të pastroni pjesën e brendshme të ndarjes një herë pas pranimit të pajisjes.
  • Ju lutemi futni spinën e furnizimit me energji elektrike në prizën e murit, të llojit "të tokëzuar njëfazore 220-240 V".
  • Lëreni pajisjen të funksionojë për rreth 1 orë për të ftohur ndarjet përpara se të vendosni artikujt në pajisje.

PRISNI 5 MINUTA APO MË SHUMË PARA SE RINDIZNI

- Rindezja e pajisjes menjëherë pasi të jetë fikur mund të shkaktojë fryrjen e siguresave dhe aktivizimin e ndërprerësit, kompresori mund të mbingarkohet dhe/ose mund të ketë dëmtime të tjera.

PËRDORIM EFIKAS

Ju lutemi ndiqni udhëzimet e mëposhtme, për të kursyer konsumin e energjisë.

  • Për të parandaluar daljen e ajrit të ftohtë ndarja e ngrirësit, hapeni dhe mbyllni derën shpejt dhe mbajeni derën të hapur për një periudhë sa më të shkurtër kohore.
  • Ju lutemi instaloni pajisjen në një vend të ajrosur mirë.
  • Mos e përdorni pajisjen për të ruajtur ujë ose ushqim që kërkon ujin si medium për ruajtje. Asnjëherë mos vendosni ushqime deti të freskëta që përmbajnë ujë direkt në pajisje.

KONTROLLET

Për të garantuar sigurinë, kryeni kontrollet e mëposhtme pas pastrimit të njësisë:

  • A është futur spina e kabllos së rrymës në një prizë të veçantë muri? Konfirmoni që spina nuk është e nxehtë në mënyrë jonormale.
  • Kontrolloni kabllon e rrymës nëse ka çarje dhe dëmtime. Nëse vërehet parregullsia më e vogël, kontaktoni shitësin nga i cili keni blerë këtë pajisje ose departamentin tonë të shërbimit të klientit.

Për të parandaluar çdo rrezik nga goditjet elektrike ose dëmtim nga ventilatori qarkullues rrotullues, shkyçni spinën e kabllos së rrymës nga priza në mur përpara se ta pastroni.

PJESA E JASHTME

Fshijeni me një leckë të butë dhe të thatë. Nëse është shumë e ndotur, fshijeni me një leckë të lagur me detergjent. Më pas fshijeni me një leckë që është zhytur në ujë të pastër.

PARALAJMËRIM:

Mos spërkatni ujë direkt në ndarjen e ngrirësin dhe mos e lani me ujë. Mund të shkaktohet një qark i shkurtër dhe/ose goditje elektrike.

  • Pastroni rregullisht ftohësin për ta mbajtur të pastër gjatë tërë kohës.
  • Asnjëherë mos përdorni pluhur lustrues, pluhur sapuni, benzinë, vaj ose ujë të nxehtë pasi këto do të dëmtojnë ngjyrën dhe përbërësit plastikë.
  • Mbani vrimat e ventilimit, në kabinën e pajisjes ose në strukturën e integruar, pa pengesa.
  • Hapni derën dhe pastroni me një leckë të thatë.

HISENSE FC325D4AW1 - PARALAJMËRIM: - 1

text_image Electrostatic Aqueous Colorless Therapy Scrub brush

SHKRIRJA/PERDORIMI I PARË DHE INSTALIMI

Ju duhet të shkrini ndarjen e ngrirësit dy ose tre herë në vit kur akulli është rreth 4 mm i trashë. Për të shkrirë, ndiqni këto hapa:

  • Vendoseni termostatin në modalitetin "Më të ftohtë" të paktën 12 orë përpara shkrirjes.
  • Pasi të ketë kaluar kjo periudhë, fikni ndarjen e ngrirësit duke hequr spinën nga burimi kryesor i energjisë.
  • Hiqni të gjitha ushqimet nga ngrirja dhe mbështillini me letër dhe ruajini në një vend të ftohtë dhe lërini derën hapur.
  • Kur të përfundojë shkrirja, ndarja duhet të pastrohet dhe thahet me leckë.
  • Ndizni sërish pajisjen duke përdorur termostatin e vendosur në modalitetin "Më ftohtë" dhe prisni të paktën një orë përpara se t'i vendosni ushqimet.
  • Pas disa orësh termostati mund të kthehet në pozicionin original.

PARALAJMËRIM:

Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.

PARALAJMĚRIM:

Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje, përveç rasteve kur ato janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi.

Pastrimi para përdorimit

Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, lani pjesën e brendshme dhe të gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun neutral, në mënyrë që të hiqni erën tipike të një produkti krejt të ri, më pas thajeni tërësisht.

E rëndësishme! Êshtë e nevojshme të ketë ventilim të mirë rreth ngrirësit për të lejuar shpërndarjen e nxehtësisë, efikasitetin e lartë dhe konsumin e ulët të energjisë. Për këtë arsye, duhet të ketë hapësirë të lirë të mjaftueshme rreth ngrirësit. Këshillohet që pjesa e pasme e ngrirësit të ketë 75mm hapësirë nga muri dhe të paktën 100mm hapësirë në të dy anët e tij dhe 100mm hapësirë mbi pjesën e sipërme të tij.

HISENSE FC325D4AW1 - Pastrimi para përdorimit - 1

Kjo pajisje funksionon mirë në klasën e klimës nga N deri në ST të treguar në tabelën e mëposhtme. Mund të mos funksionojë sïç duhet nëse lihet për një periudhë të gjatë në një temperaturë më të lartë apo më të ultë se kufiri i treguar.

Klasa e klimësTemperatura e ambientit
SN+10°C deri +32°C
N+16°C deri +32°C
ST+16°C deri +38°C
T+16°C deri +43°C

Pajisjet nuk duhet të ekspozohen në shi. Ajri i mjaftueshëm duhet të lihet të qarkullojë në pjesën e poshtme të pasme të pajisjes, pasi qarkullimi i dobët i ajrit mund të ndikojë në performancën. Pajisjet e integruara duhet të vendosen larg burimeve të nxehtësisë siç janë ngrohësit dhe rrezet direkte të diellit.

Nivelizimi

Pajisja duhet të jetë e nivelizuar për të eliminuar dridhjet. Për ta bërë nivelizimin e pajisjes, ajo duhet të jetë e drejtë dhe të dy rregulluesit duhet të jenë në kontakt të qëndrueshëm me dyshemenë.

Ju gjithashtu mund të rregulloni nivelin duke e zhvidhosur rregullimin e përshtatur të nivelizimit në pjesën e përparme (përdorni gishtat ose një çelës të përshtatshëm).

NË RAST TË NDODHIVE TË MËPOSHTME

HISENSE FC325D4AW1 - NË RAST TË NDODHIVE TË MËPOSHTME - 1

Paralajmërim! Përpara zgjidhjes së problemeve, shkyçni furnizimin me energji elektrike. Vetëm një elektricist ose një person tjetër i kualifikuar duhet të zgjidh problemet që nuk janë në manual.

E rëndësishme!

Riparimet e pajisjes mund të kryhen vetëm nga inxhinierë kompetentë të servisimit. Riparimet jo të duhura mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme për përdoruesin. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparim, ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj të specializuar ose qendrën tuaj lokale të Shërbimit Të Klientit.

Problemi Zgjidhja
DËSHTIMI I FURNIZIMITMbajeni hapjen dhe mbylljen e derës për një kohë minimale për të parandaluar daljen e ajrit të ftohtë.
Shmangni vendosjen e artikujve të rinj në ftohës pasi kjo do të rrisë temperaturën brenda ndarjes.
Në rast të pezullimit të gjatë të energjisë, vendosni akull të thatë në ngrirës
PROBLEMET E KABLLOS SË RRYMËSNëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar. Duhet të zëvendësohet një kabllo ose njësi të veçantë që posedohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i servisimit.
Vitrina duhet të vendoset në mënyrë që spina të jetë e aksesueshme për në prizën e murit mur.
KUR NUK PËRDORET PËR NJË PERIUDHË TË GJATËHiqni të gjithë artikujt nga ndarja dhe shkyçni spinën e kabllos së energjisë nga priza në mur.
Pastroni pjesën e brendshme të ndarjes dhe fshini të gjithë ujin.
Për të parandaluar formimin e mykut dhe aromën e keqe, lëreni derën e hapur për të tharë plotësisht ndarjen.
TRANSPORTIShkyçni spinën e kabllo së rrymës nga priza në mur.
Kur lëvizni pajisjen, sigurohuni që këmbët të mos dëmtojnë kabllon e rrymës.
Mos lejoni që këmbët të godasin shkallët e dyshemesë, pragjet, etj.
RUAJTJA E PËRKOHSHMEVendosni një copë druri ose send tjetër të ngjashëm midis derës dhe pjesës kryesore të frigoriferit për të parandaluar mbylljen e plotë të derës.
Sigurohuni që të mos e ruani ngrirësin e papërdorur në një vend ku luajnë fëmijët.
Nëse një fëmijë hyn në ndarje dhe dera është e mbyllur, fëmija mund të mos jetë në gjendje ta hapë derën nga brenda.

Ju lutemi shikoni pjesën e mëposhtme nëse hasni probleme me njësinë. Nëse problemi vazhdon pasi të keni ndërmarrë veprimet e duhura korrigjuese, shkyçni spinën e kabllosë së rrymës nga priza në mur.

Transferoni artikujt e ruajtur në ftohës në një kuti ose enë tjetër. Më pas kontaktoni shitësin nga i cili keni blerë këtë njësi dhe jini të gatshëm të jepni informacionin e listuar në "INFORMACIONET E KËRKUARA" më poshtë.

Për të parandaluar ndonjë rrezik të goditjes elektrike, mos e shkyçni spinën e kabllos së rrymës nga priza në mur me duar të lagura.

Nuk ka fare frigoriferA është ndërprerë furnizimi me energji elektrike?
A është shkyçur spina e kabllos së rrymës nga priza në mur?
A janë ndezur siguresat e rrymës në dyqan dhe/ose a janë aktivizuar ndërprerësi?
A është aktivizuar kontrolli i temperaturës?
Ftohje joadekuateA është i ajrosur vendi i instalimit?
A është ngrirësi i ekspozuar ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, i vendosur pranë një ngrohësi apo stufe?
A hapen dhe mbyllen shpesh kapakët?
A janë të vendosur artikuj më shumë se që është e lejuar?
A është çelësi i kontrollit të temperaturës në drejtimin më të Ftohtë. Nëse është shumë ftohtë, kthejeni numrin në drejtim e Ftohtë.
A po krijohet shumë ngrica në dhomëzën e ngrirësit?
Zhurma e tepërtA është mjaft e fortë dyshemeja poshtë frigoriferit?
A është pajisja duke u lëkundur dhe/ose tronditur?
A është paneli i pasmë i njësisë në kontakt me një mur, etj.?
A ka ndonjë enë apo diçka pas ngrirësit?Kompresori do të prodhojë një tingull mjaft të lartë për një kohë pasi të fillojë funksionimin e tij. Zhurma do të pushojë së bashku me frigoriferin.
Kondensimi në pjesën e jashtme të ftohësitKondensimi mund të bëhet në pjesën e jashtme të pajisjes dhe derës gjatë ditëve të nxehta dhe të lagështa ose në varësi të vendit të instalimit. Kjo ndodh kur lagështia është e lartë dhe grimcat e ujit gjenden në sipërfaqet e ftohta. Kjo është normale. Fshijeni kondensimin me një leckë të thatë.
Perimetri i ngrirësit është i nxehtëSidomos në verë ose në periudhën e fillimit të funksionimit, perimetri i ngrirësit është i nxehtë sepse ngrirësi i brenda ka një tub për rrezatimin dhe parandalimin e kondensimit.Nxehtësia nuk ndikon brenda ushqimit.HISENSE FC325D4AW1 - E rëndësishme! - 1

EMRI DHE FUNKSIONI I PJESËVE

Numri i modelit: FC325D4AW1

HISENSE FC325D4AW1 - EMRI DHE FUNKSIONI I PJESËVE - 1

text_image Doreza e derës Dera LED Mentesha Shporta Kablloja e Furnizimit me Energji Elektrike me Prizë Kullimi Këmba Temp. Vendorsja Super Freeze (Super Ngrirja) Mbulesa Anësore

Shënim!

• Për të marrë efikasitetin më të mirë energjetik të këtij produkti, ju lutemi vendosni të gjitha raftet, sirtarët në pozicionin e tyre original si në ilustrimin e mësipërm.

Asnjëherë mos prekni pjesën e brendshme të dhomës së ngrirësit ose ushqimet e ngrira në ndarje me duar të lagura pasi kjo mund të rezultojë në lëndim nga ngrirja.

Imazhi i mësipërm është vetëm për referencë; konfigurimi bëhet sipas produktit aktual.

RREGULLIMI I TEMPERATURËS DHE PËRSHKRIMI I PAJISJES

1. Paneli i kontrollit

Përdoret për të kontrolluar mënyrën e funksionimit të ngrirësit, i vendosur në pjesën e përparme të ngrirësit.

HISENSE FC325D4AW1 - Paneli i kontrollit - 1

flowchart
graph TD
    A["Treguesi i Bllokimit"] --> B["80°C"]
    B --> C["Zonën e shfaqjes së temperaturës"]
    D["Tasti i përcaktimit të temperaturës"] --> E["Temp. Set"]
    E --> F["Super Freeze"]
    F --> G["Tasti i modalitetit të ngrirjes së shpejtë"]
    H["Electronic"] --> I["Unlock 3""]
    I --> E

SHËNIM: Vendosja e temperaturës së lartë do të përshpejtojë prishjen e ushqimit.

Shënim: Kjo figurë është vetëm një diagram skematik, prandaj ju lutemi referojuni objektit fizik për detaje.

  1. Këshillë: Meqenëse temperatura e vendosur që shfaqet nuk është temperatura aktuale, por temperatura e synuar, temperatura brenda frigoriferit do të ndryshojë në varësi të ushqimeve të ruajtura.
  2. Zhblokimi

Kur ikona e kyçjes së tastit të frigoriferit ndizet, kjo do të thotë që tastet e frigoriferit janë të bblokuara. Nëse tasti i ngrirjes dhe ngrirjes së shpejtë shtypet dhe mbahet për rreth 3 sekonda në këtë moment, treguesi i bblokimit do të fiket, testet do të zhblllokohen dhe temperatura dhe modalitetet mund të rregullohen.

Nëse asnjë tast nuk shtypet brenda rreth 20 sekondash pas 5 minutash të ndezjes, tastet do të bllokohen automatikisht. Nëse asnjë tast nuk shtypet brenda rreth 60 sekondash, treguesi do të fiket. Kur ndonjë tast preket pak në këtë moment, treguesi do të ndizet përsëri. Tastet nuk janë të bllokuar dhe treguesi ndizet brenda 5 minutave pas ndezjes.

  1. Rregullimi i temperaturës

Kur tastet janë të zhbllokuuar, sa herë që shtypet tasti i ngrirjes, zona e shfaqjes së temperaturës do të ndryshojë nga temperatura e cilësuar aktuale sipas rendit e mëposhtëm: "-14->-15->-16...-22->-23->-24->-14".

Rreth 2 sekonda pas përfundimit të cilësimit të temperaturës, temperatura e cilësuar pulson 5 herë dhe cilësimi hyn në fuqi.

  1. Ndërrimi i modalitetit të ngrirjes së shpejtë

Pasi tasti i ngrirjes së shpejtë të shtypet në një modalitet tjetër nga modaliteti i ngrirjes

së shpejtë kur tastet janë të shkyçura, "-25" do të shfaqet në zonën e shfaqjes së temperaturës dhe ikona e ngrirjes së shpejtë ndizet. Nëse nuk shtypet asnjë tast atëherë, "-25" në zonën e shfaqjes së temperaturës do të pulsojë 5 herë dhe vendosja e modalitetit të ngrirjes së shpejtë hyn në fuqi.

Kur tastet janë të shkyçura, modaliteti i ngrirjes së shpejtë del nga funksioni nëse shtypet tasti i ngrirjes së shpejtë në modalitetin e ngrirjes së shpejtë. Kur shtypet tasti i ngrirjes, ikona e ngrirjes së shpejtë do të pulsojë 5 herë për t'i kujtuar përdoruesit se frigoriferi është në modalitetin e ngrirjes së shpejtë.

Pas një periudhe ngrirjeje të vazhdueshme të detyruar në modalitetin e ngrirjes së shpejtë, modaliteti do të dalë automatikisht dhe temperatura origjinale e cilësuar do të vendoset gjatë funksionimit.

Shënime: Modaliteti i ngrirjes së shpejtë lejon ftohje të shpejtë, por gjithashtu rrit konsumin e energjisë.

Frigoriferi mund të kujtojë automatikisht gjendjen para fikjes në rast të ndonjë ndërprerjeje të energjisë dhe të funksionojë sipas gjendjes para fikjes pas rifillimit të energjisë, në të cilën modaliteti i ngrirjes së shpejtë nuk do të mbahet mend.

6. Alarmi dhe trajtimi

Kur shfaqet "E1" në zonën e shfaqjes së temperaturës, kjo do të thotë se koka e sensorit të temperaturës së frigoriferit është jashtë funksionit. Megjithëse pllaka e kompjuterit do të kontrollojë automatikisht funksionimin, duhet të kontaktoni pikën e mirëmbajtjes për riparim sa më shpejt.

RREGULLIMI I TEMPERATURËS DHE PËRSHKRIMI I PAJISJES

Ndërrimi i prizës (vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë)

Nëse duhet të ndërroni spinën, telat në kabllon e rrymës janë të ngjyrosura në mënyrën e mëposhtme:

Blu – 'N' Neutrale

Kafe - 'L' Faza

E gjelbër dhe e verdhë - 'E' Tokëzimi

Meqenëse ngjyrat e telave në kabllon e energjisë mund të mos korrespondojnë me shenjat me ngjyra që identifikojnë terminalet në prizën tuaj, dhe veproni si më poshtë:

Teli jeshil dhe i verdhë duhet të lidhet me terminalin në spinën që shënohet me shkronjën E ose me simbolin e tokëzimit.

Teli blu duhet të lidhet me terminalin që është shënuar me shkronjën 'N'.

Teli kafe duhet të lidhet me terminalin që është shënuar me shkronjën 'L'.

Nëse kabilloja e furnizimit me energji është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i servisimit ose një person i ngjashëm i kualifikuar për të shmangur një rrezik.

HISENSE FC325D4AW1 - Ndërrimi i prizës (vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë) - 1

text_image Litheni telu jeshni/vandhá mo E' oss Tokzamin Litheni teln alu mo L' - Face Litheni telin blu né N' Neutral

Specifikimet mund të ndryshojnë, ju lutemi referojuni pllakës së emrit të qarkut në pjesën e pasme të frigoriferit tuaj.

PËRSHKRIMI I PAJISJES

Asgjësimi i pajisjes

Ndalohet asgjësimi i kësaj pajisjeje në mbeturinat shtëpiake. Materialet e paketimit

Materialet e paketimit me simbolin e riciklimit janë të riciklueshme. Hidhni paketimin në një kontejner të përshtatshme grumbullimi të mbeturinave për ta ricikluar.

Para asgjësimit të pajisjes.

  1. Shkyçni spinën kryesore nga priza kryesore.
  2. Prisni kabllon kryesore dhe hidheni atë.
Asgjësimi i duhur i këtij produkti
HISENSE FC325D4AW1 - Para asgjësimit të pajisjes. - 1Ky simbol në produkt ose në paketimin e tij tregon se ky produkt nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj, ajo duhet të dërgohet në pikën përkatëse të grumbullimit të mbetjeve për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt hidhet siç duhet, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Për informacion më të detajuar në lidhje me riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni këshillin tuaj lokal, shërbimin e depozitimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Hisense

life reimagined

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HISENSE

Modeli : FC325D4AW1

Kategori : Frigorifer