MAKITA DML818 - Llambë

DML818 - Llambë MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DML818 MAKITA në format PDF.

📄 154 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA DML818 - page 119

Pyetjet e përdoruesve rreth DML818 MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Llambë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DML818 - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DML818 e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT DML818 MAKITA

1Kapak teleskopik2Shirit drite LED 3Butoni 4 Bateria 5 Treguesi i kuq 6Drita e treguesit7Butoni i kontrollit8Pjesa e drites fikse (LED-24 copë)
9Pjesa e drites të pärkonsnirne (LED-18 copë)10Çelësi 11Selektuesi i modaliteteve12Tregues i baterisë së ulët13Pjesa e lëvizshme14Grep metal 15 Ripi16 Unaza
17Vrima e rripit 18Hole pozicionimi i klipsit të transportuesit19Shiriti kryesor 20Shiriti i brendshëm21Klipsi i transportuesit22Kabëlli kthyes 23Pozicioni i kapur

SPECIFIKIME

Modeli:DML818
DritaFluksi i drites (I/L/M) 1700 lm /800 lm /400 lm
Përmasat (Gj × Gj × L)(pa pako baterie)975 mm × 80 mm × 101 mm
Voltazhi nominalD.C. 14,4 V / 18 V
Pesha neto(pa bateri)1,1 kg
Kapak teleskopikPërmasat (Gj × Gj × L )(me klipse)1181 mm × 99 mm × 259 mm
Pesha neto(me klipse)1,5 kg
Gjërësia e disponueshme *1130 mm - 1900 mm
  • Specifikimet mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
  • Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkimit dhe zhvillimit, specifikimet këtu mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
    * Gjërësia e vërtetë e disponueshme mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes dhe formës.

Bateria përkatëse dhe karikuesi

Bateria14,4 VBL1415N / BL1430B / BL1440 / BL1460B
18 V BL1815N / BL1820B / BL1830B / BL1840B / BL1850B / BL1860B
KarikuesiDC18RC / DC18RD / DC18RE / DC18SD / DC18SE / DC18SF / DC18SH / DC18WC
  • Disa prej bateritë të listuara më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të rajonit tuaj të banimit.

MAKITA DML818 - 1

PARALAJMĚRIM: Përdorni vetëm bateritë e listuara më lart. Përdorimi i ndonjë baterie tjetër mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.

Koha e funksionimit

BateriaKoha e funksionimit (përafërsisht)
Drita e tërë (LED-42 copë)
E lartëE mesmeE ulët
BL1415N1,0 orë2,2 orë4,0 orë
BL1430B1,6 orë3,5 orë7,0 orë
BL14402,6 orë5,5 orë11 orë
BL1460B3,3 orë7,0 orë15 orë
BL1815N1,3 orë2,8 orë5,5 orë
BL1820B1,7 orë3,5 orë7,5 orë
BL1830B2,4 orë5,0 orë10 orë
BL1840B3,0 orë7,0 orë15 orë
BL1850B4,0 orë9,5 orë19 orë
BL1860B5,0 orë11 orë23 orë
  • Kohët e funksionimit në tabelën më sipër janë vlera të përafërta. Ato mund të ndryshojnë nga vlerat reale të kohës së funksionimit.
  • Bateria mund të ndryshojë nga një shtet në tjetrin.
  • Kohët e funksionimit mund të ndryshojnë në varësi të llojit të baterisë, statusit të karikimit dhe gjendjes së përdorimit.

Simbolet

Më poshtë shfaqen simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që e kuptoni kuptimin e tyre përpara përdorimit.

MAKITA DML818 - Simbolet - 1

MAKITA DML818 - Simbolet - 2

MAKITA DML818 - Simbolet - 3

  • Lexoni manualin e udhëzimeve.
  • Vetëm për vendet e BE-së. Për shkak të pranisë së përbërjeve të rrezikshme në pajisje, pajisjet e mbetura elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë mund të kenë një ndikim negativ për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbeturinat shtëpiake! Në përputhje me Direktivën Evropiane për pajisjet e mbetura elektrike e elektronike dhe për akumulatorët dhe bateritë edhe akumulatorët e bateritë të mbetura, si dhe përshtatjen e tyre me ligjin kombëtar, pajisjet e mbetura elektrike, bateritë dhe akumulatorët duhet të ruhen veçmas dhe të dërgohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke u operuar në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e mjedisit. Kjo tregohet nga simboli i koshit me rrota të kryqëzuar të vendosur në pajisje.
  • Rrezatimi optik (UV dhe IR). Minimizoni ekspozimin ndaj syve ose lëkurës.
  • Mos ia ngulni sytë llambës.
  • Përdorni mbrojtje të duhur ose mbrojtjen e syve.
  • Kujdes dhe vëmendje të veçantë!
  • Për përdorim brenda vetëm

MAKITA DML818 - Simbolet - 4

MAKITA DML818 - Simbolet - 5

MAKITA DML818 - Simbolet - 6

MAKITA DML818 - Simbolet - 7

MAKITA DML818 - Simbolet - 8

ËZIME TË RËNDËSISHME SIGURINË

PARALAJMËRIM:

Për të zvogëluar rrezikun e lëndimit, mos merrni parasysh pajisjet në veprim. Mund të ndodhë lëndim serioz i syve.

KUJDES:

Kur përdorni pajisje, duhet të ndiqen gjithmonë masat paraprake themelore të sigurisë për të zvogëluar rrezikun nga zjarri, goditjen elektrike dhe lëndimin personal, përfshirë këtu:

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET.

  1. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimit, është e nevojshme mbikqyrje e vazhdueshme kur pajisja përdoret pranë fëmijëve.
  2. Për të zvogëluar rrezikun e shoku elektrik, mos vendosni pajisjen në ujë ose lëng tjetër. Mos vendosni ose ruani pajisjen aty ku mund të bie ose të tërhiqet në një tabinë ose lavaman.
  3. Mos e mbuloni pajisjen me leckë ose karton, etj. Përndryshe mund të shkaktojë flakë.
  4. Mos prekni në pjesën e brendshme të pajisjes me pinca, vegla metalike etj.

  5. Mos e ekspozoni pajisjen në shi ose borë. Mos e lani në ujë.

  6. Mos prekni në pjesën e brendshme të pajisjes me pinca, vegla metalike etj.
  7. Mos prekni pjesët e nxehta.
  8. Kur pajisja nuk është në përdorim, gjithmonë fikeni dhe hiqni baterinë nga pajisja.
  9. Mos shkaktoni goditje të pajisjes nga rrëzimet, përplasjet etj.
  10. Përdorni vetëm përbërësit e rekomanduar ose të shitur nga prodhuesi.
  11. Ruani produktin brenda kur nuk është në përdorim. Mbani larg nga fëmijët.
  12. Informacione sigurie për ndriçuesit portativë me bateri.
  13. Flakja e baterisë së përdorur duhet të bëhet në përputhje me rregulloret lokale që trajtojnë hedhjen e materialeve të rrezikshme.
  14. Mos i vini flakën baterisë.
  15. Informacione shtesë për ndriçuesit.
  16. Burimi i dritës i këtij ndriçuesi nuk është i zëvendësueshëm; kur burimi i dritës arrin fundin e jetës së tij, i gjithë ndriçuesi duhet të ndërrohet.
  17. Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri.
  18. PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha udhëzimet dhe paralajmërimet për sigurinë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
  19. Parandaloni ndezjen e paqëllimtë. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicion e fikjes para se të vendosni paketën e baterisë, të ngrini ose mbani pajisjen. Mbajtja e pajisjes me gishtin tuaj në çelës ose pajisjen energjetike që ka çelësin të ndezur bëhet shkak për aksidente.
  20. Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja përpara se të bëni ndonjë rregullim, ndërrim të aksesorëve ose magazinimin e pajisjes. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
  21. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të krijojë rrezik zjarri kur përdoret me një tjetër paketë baterie.
  22. Përdorni pajisje vetëm me paketa baterie të përcaktuara posaçërisht. Përdorimi i çdo tjetër pakete baterie mund të krijojë rrezik lëndimi dhe zjarri.
  23. Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëse letre, monedha, çelësa, gozhdë, vida ose objekte të tjera të vogla metalike, të cilat mund të bëjnë lidhje nga një terminal në tjetrin. Qarku i shkurtër i terminaleve të baterisë së mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
  24. Në kushte abuzive, lëngu mund të nxirret nga bateria; shmangni kontaktin me të. Nëse kontakti ndodh rastësisht, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore krahas kësaj. Lëngu i nxjerrë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
  25. Mos përdorni një paketë baterie ose pajisje që është e dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimi.
  26. Mos e ekspozoni një paketë baterie ose pajisje ndaj zjarrit ose temperaturës së tepruar. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturës mbi 130 °C (265 °F) mund të shkaktojë shpërthim.
  27. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni paketën e baterisë ose pajisjen jashtë gamës së temperaturës, të specifikuar në udhëzime. Karikimi i gabuar ose në temperatura jashtë kufijve të caktuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.

  28. Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo siguron që siguria e produktit të ruhet.

  29. Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni pajisjen apo paketën e baterisë, përveç siç tregohet në udhëzimet për përdorim dhe kujdes.

  30. Udhëzime të rëndësishme të sigurisë për baterinë.

- Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese mbi (1) karikuesin e baterisë, (2) baterinë dhe (3) produktin që përdor baterinë.

- Mos e çmontoni ose ndërhyni te bateria. Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.

- Nëse koha e funksionimit është bërë shumë më e shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund të rezultojë në rrezik të mbinxehjes, djegie të mundshme, madje edhe në shpërthim.

- Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini me ujë të pastër dhe menjëherë körkoni kujdes mjekësor. Mund të rezultojë në humbjen e shikimit tuaj.

- Mos bëni qark të shkurtër me baterinë.

- Mos e mbani dhe mos e përdorni veglën dhe baterinë në vende ku temperatura mund të arrijë ose të tejkalojë 50 °C (122 °F).

- Mos e baterinë edhe nëse është dëmtuar rëndë ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund të shpërthejë në zjarr.

- Mos e shponi, prisni, shtypni, hidhni, rrežoni baterinë dhe mos e përplasni baterinë me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.

- Mos përdorni një bateri të dëmtuar.

- Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Për transporte tregtare p.sh. nga palë të treta, agjentët transporti, duhet të respektohet kërkesa e veçantë për paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e transportimit të artikullit, kërkohet konsultimi me një ekspert për materiale të rrezikshme. Ju lutemi respektoni rregullat kombëtare ndoshta më të detajuara. Ngjisni me shirit ngjitës ose mbuloni kontaktet e hapura dhe paketoni baterinë në atë mënyrë gë të mos lëvizë në paketim.

- Përdorni bateritë vetëm me produktet e specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në produkte jo në përputhje mund të rezultojë në zjarr, mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të elektrolitit.

- Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore të gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.

- Gjatë dhe pas përdorimit, bateria mund të nxhet, gjë që mund të shkaktojë djegie nga temperatura e lartë ose edhe e ulët. Tregoni kujdes gjatë manovrimit të baterive të nxehta.

- Mos e prekni terminalin e veglës menjëherë pas përdorimit pasi mund të nxehet sa të shkaktojë djegie.

- Mos lejoni ashkla, pluhura ose dhera të mbetura në terminale, vrima dhe kanale të baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment të ulët ose shkatërrim të veglës ose baterisë.

- Përveçse nëse vegla mbështet përdorimin në afërsi të linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni baterinë në afërsi të linjave elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të shkaktojë defekt ose shkatërrim të veglës ose baterisë.

- Mbajeni baterinë larg nga fëmijët.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

⚠ KUJDES: Përdorni vetëm bateri originale Makita. Përdorimi i baterive jo originale Makita ose baterive që janë ndryshuar, mund të rezultojë në shpërthimin e baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim personal dhe dëmtim. Gjithashtu do të anulojë garancinë e Makita për veglën dhe karikuesin Makita.

  1. Këshilla për ruajtje të jetëgjatësisë maksimale të baterisë.

  2. Karikoni baterinë para se të shkarkohet plotësisht. Ndaloni gjithmonë përdorimin e veglës dhe karikoni baterinë kur vini re një ulje të fuqisë së veglës.

  3. Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar plotësisht. Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
  4. Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni që bateria e nxehtë të ftohet para se ta karikoni.
  5. Kur nuk e përdorni baterinë, hiqeni atë nga vegla ose karikuesi.
  6. Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).

PËRSHKRIMI FUNKSIONAL

! KUJDES:

Gjithmonë sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe bateria të jetë hequr përpara se ta rregulloni ose kontrolloni funksionin në pajisje.

Instalimi ose heqja e baterisë (Fig. 2)

KUJDES:

Gjithmonë çaktivizoni pajisjen para se të instaloni ose heqni kartucën e baterisë.

KUJDES:

Mbajeni fort pajisjen dhe baterinë kur instaloni ose hiqni baterinë.

Mosmbajtja fort e pajisjes dhe baterisë mund të bëjë që të rrëshqasin nga duart tuaja dhe të rezultojë në dëmtimin e pajisjes dhe baterisë si dhe në lëndim personal.

Për të instaluar baterinë, përputheni gjuhëzën e baterisë me kanalin e kasës dhe vendoseni me rrëshqitje. Futeni deri në fund derisa të bllokohet në vend me një klikim të vogël. Nëse mund ta shihni treguesin e kuq siç tregohet në figurë, ai nuk është i kyçur plotësisht.

Për të hequr baterinë, rrëshqiteni atë nga pajisja ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të baterisë.

! KUJDES:

Gjithmonë instaloni baterinë mirë derisa treguesi i kuq të mos shihet. Nëse jo, mund të bjerë aksidentalisht nga pajisja, duke shkaktuar lëndimin tuaj ose të dikujt përreth jush.

! KUJDES:

Mos instaloni baterinë me forcë: Nëse bateria nuk rrëshqet lehtë, nuk po futet siç duhet.

Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3)

Shtypni butonin e kontrollit në bateri për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat treguese ndizen për disa sekonda.

MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 1Kapaciteti i mbetur
NdezurMAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 2
MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 3
MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 4
MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 5
MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 6
MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 7
MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 8MAKITA DML818 - Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3) - 9Bateria mund të ketë funksionuar keq.

SHËNIM:

Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës së ambientit, kapaciteti i treguar mund të ndryshojë pak nga kapaciteti aktual.

SHËNIM:

Llamba e parë treguese (e fundit majtas) do të pulsojë kur është në funksionim sistemi i mbrojtjes së baterisë.

Pajisjet / sistemi i mbrojtjes së baterisë

Kjo pajisje është e pajisur me sistem mbrojte, i cili e ndërpret automatikisht energjinë dalëse për një jetëgjatësi më të madhe shërbimi.

Mbrojtja nga mbingarkesa

Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, pajisja ndalon automatikisht punën. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga pajisja dhe karikoni baterinë.

Mbrojtje ndaj shkaqeve të tjera

Sistemi i mbrojtjes është dizajnuar gjithashtu për shkaqe të tjera që mund të dëmtojnë pajisjen dhe lejon që pajisja të ndalohet automatikisht. Merrni të gjitha hapat e mëposhtëm për të menjanuar shkaqet, kur pajisja është ndalur ose ndaluar përkohësisht në punë.

  1. Fikeni pajisjen dhe më pas ndizeni përsëri për të rifilluar.
  2. Karikoni baterinë (bateritë) ose zëvendësoni me bateri të ringarkuar(a).
  3. Lëreni pajisjen dhe baterinë(të) të ftohen.

Nëse nuk ka asnjë përmirësim duke rivendosur sistemin e mbrojtjes, atëherë kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit Makita.

Ndezja e përzgjedhjes së modalitetit të dritës dhe ndriçimit(Fig. 4)

KUJDES:

Mos shikoni drejt dritën dhe mos shikoni drejtpërdrejt në burimin e dritës.

  1. Çelësi: Sekuenca e ndriçimit éshtë: Modaliteti i lartë (Në) / Modaliteti mesatar / Modaliteti i ulët / I çaktivizuar për secilën shtypje.
  2. Selektuesi i modaliteteve: Sekuenca e ndezjes është: Drita e tërë / Pjesa e drites fikse / Pjesa e drites të përkohshme për secilën shtypje kur kyçja është në ON.

SHËNIM:

Kur kyçni pajisjen, do të ndizet në të njëjtin modalitet drite si herën e fundit që e përdorni.

Treguesi i baterisë së ulët (Fig. 5)

Kur bateria bëhet e ulët, dritat LED shuhet, përveç një drite LED siç është ilustruar. Pastaj, rreth pesë deri në dhjetë minuta më pas, pajisja automatikisht çaktivizohet.

PËRDORIMI

KUJDES:

Rrotulloni shiritin e drites LED dhe zbukuroni pjesën e drites të përkohshme për të stabilizuar ekuilibrin e pajisjes kur e vendosni pajisjen në pozitën e drejtë siç është treguar në fig. 4. Përndryshe, pajisja mund të rreżohet dhe të ndodhë lëndim personal.

Këndi i shiritit të drites LED (Fig. 6, Fig. 7)

KUJDES:

Kujdesuni që të mos bllokoni gishtin(at) kur rregulloni këndin e dritës.

KUJDES:

Sigurohuni që pjesa e drites fikse dhe e drites të përkohshme të mbahen të ngjiturë me ngulje të forta në pozicionet e përkuljes dhe zbukurimit respektivisht.

Shiriti i drites LED mund të rrotullohet në shtatë nivele për çdo 45°. (90° në të djathtë dhe 180° në të majtë) Pjesa e drites të përkohshme mund të përkulë në 0° ose 180°.

Kabëll metalik (Fig. 8)

Ngrini dhe lëvizni kabëllin metalik në pozicionin qendror kur përdorni kabëllin metalik.

Rrip (Fig. 9)

KUJDES:

Mos përdorni unazën dhe orificin e rripit për qëllim tjetër përveç instalimit të rripit. Përndryshe mund të ndodhë plagosje personale.

Instaloni rripin në pajisje siç është ilustruar.

Instalimi i klipseve të transportuesit në kabëllin teleskopik (Fig. 10, Fig. 11)

MAKITA DML818 - Instalimi i klipseve të transportuesit në kabëllin teleskopik (Fig. 10, Fig. 11) - 1

KUJDES:

Kujdesuni të mos këputni gishtin(e) kur instaloni klipset e transportuesit në kabëllin teleskopik.

Instaloni klipset e transportuesit në kabëllin teleskopik siç është ilustruar.

SHËNIM:

Sigurohuni që çdo klip i transportuesit lëviz në orificinën e pozicionimit të klipsit të transportuesit në shiritin kryesor.

SHËNIM:

Sigurohuni që dy klipset e transportuesit janë të instaluar në të njëjtin drejtim.

Instalimi i pajisjes në kabëllin teleskopik (Fig. 12)

Instaloni pajisjen në kabëllin teleskopik me ndihmën e klipseve të transportuesit siç është ilustruar.

SHËNIM:

Sigurohuni që çdo klip i transportuesit mban pozicionin e kapjes së pajisjes.

Montimi i kabëllit teleskopik (Fig. 13)

MAKITA DML818 - Montimi i kabëllit teleskopik (Fig. 13) - 1

KUJDES:

Mos varni asgjë tjetër përveç pajisjes në kabëllin teleskopik. Përndryshe, kërkësët do të dëmtoheshin dhe mund të ndodhë lëndim personal.

MAKITA DML818 - KUJDES: - 1

KUJDES:

Sigurohuni që çdo pjesë është fiksuar me siguri para përdorimit.

MAKITA DML818 - KUJDES: - 1

KUJDES:

Operohuni duke mbajtur shiritin kryesor dhe kärkëset kur montoni kabëllin teleskopik. Kujdesuni të mos këputni duar dhe gishta tuaj, sepse shiriti i brendshëm kthehet në pozicionin origjinal me forcën e kangjellave.

Mbajeni një nga kärkëset për ta montuar aty ku dëshironi.

Mbani një tjetër nga kärkëset e mbajtësit ndërsa zgjatni kabëllin teleskopik për ta montuar në vendin e dëshiruar (anë tjetër).

Ndizni pajisjen dhe rregulloni këndin e ndriçimit të pajisjes për të ndriçuar vendin e dëshiruar siç është ilustruar.

NJOFTIM:

Nëse përdorni baterinë e rëndë, rrotulloni vetëm shiritin e drites LED për rregullimin e këndit të ndriçimit.

MIRËMBAJTJA

MAKITA DML818 - MIRËMBAJTJA - 1

KUJDES:

Sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e fikur dhe bateria të jetë e hequr para se të përpiqeni të kryeni mirëmbajtjen ose inspektimin e saj.

NJOFTIM:

Asnjëherë mos përdorni benzinë, vajguri, hollues, alkool ose të ngjashme. Si rezultat mund të ketë çngjyrosje, deformim ose çarje.

Për të ruajtur QËNDRUESHMËRINË dhe SIGURINË e produktit, riparimet dhe çdo rregullim ose mirëmbajtje tjetër duhet të kryhen nga qendrat e shërbimit të fabrikës ose të autorizuara nga Makita, duke përdorur gjithmonë pjesë ndërrimi Makita.

Pastrimi

MAKITA DML818 - Pastrimi - 1

KUJDES:

Asnjëherë mos e lani pajisjen në ujë.

Në kohë të caktuar, pastrojeni jashtë pajisjes (trupin e pajisjes) duke përdorur një leckë të lagur në ujë me sapun.

AKSESORË OPSIONALË

MAKITA DML818 - AKSESORË OPSIONALË - 1

KUJDES:

Këta aksesorë ose pjesë shtesë rekomandohen për t'u përdorur me pajisjen tuaj Makita të specifikuar në këtë manual. Përdorimi i ndonjë aksesori ose pjese shtesë mund të paraqesë rrezik lëndimi të personave. Përdorni vetëm aksesorin ose pjesën shtesë për qëllimin e deklaruar të tij.

Nëse keni nevojë për ndihmë për më shumë detaje në lidhje me këto pajisje, pyesni qendrën tuaj lokale të shërbimit Makita.

• Bateri dhe karikues original Makita

SHËNIM:

Disa artikuj në listë mund të jenë të përfshirë në paketimin e veglës si aksesorë standardë.

Këto mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

БЪЛГАРСКИ (Оригинални инструкции)

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : DML818

Kategori : Llambë