SAMSUNG RS67A8811WW - Frigorifer

RS67A8811WW - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RS67A8811WW SAMSUNG në format PDF.

📄 260 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SAMSUNG RS67A8811WW - page 201
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth RS67A8811WW SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RS67A8811WW - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RS67A8811WW e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RS67A8811WW SAMSUNG

Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi

KODI I MODELIT: RF6H*, RS68A*, RS6GA*, RS67A*, RS66A*, RS68N*, RS67M*, RS66M*, RS6GN*, RS6JN*, RS6KN*

  1. Në adresën http://samsung.com/support mund të shihni se ku të blini pjesët e këmbimit
  2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit.
  3. Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.
  4. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.
  5. Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kufizohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.

SAMSUNG RS67A8811WW - Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi - 1

SHËNIM

Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualifikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia.

SAMSUNG RS67A8811WW - SHËNIM - 1

KUJDES

  • Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
  • Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
  • Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet.

Shqip

Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.

SAMSUNG RS67A8811WW - KUJDES - 1

Zëvendësimi i guarnicionit

SAMSUNG RS67A8811WW - Zëvendësimi i guarnicionit - 1

KUJDES

Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi.

Për të hequr guarnicionin

SAMSUNG RS67A8811WW - Për të hequr guarnicionin - 1

Hapni derën dhe hiqni guarnicionin nga dera.

Për të zëvendësuar guarnicionin

Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës.

Shqip

Zëvendësimi i sirtarit

SAMSUNG RS67A8811WW - Zëvendësimi i sirtarit - 1

KUJDES

Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit.

Sirtarët

SAMSUNG RS67A8811WW - Sirtarët - 1

Ngrini lehtë pjesën e përparme të sirtarit dhe nxirreni duke e rrëshqitur.

Sirtari i ruajtjes së perimeve/ushqimeve të thata dhe mishit

SAMSUNG RS67A8811WW - Sirtari i ruajtjes së perimeve/ushqimeve të thata dhe mishit - 1

Për të hequr sirtarin e perimeve nga frigoriferi ose sirtarin e produkteve të thata nga ngrirësi:

  1. Nëse është e nevojshme, hiqni fillimisht sirtarët shumëfunksionalë përreth.

SAMSUNG RS67A8811WW - Sirtari i ruajtjes së perimeve/ushqimeve të thata dhe mishit - 2

  1. Nëse frigoriferi ka një kapak (A) për sirtarin e perimeve/produkteve të thata, higeni sipas metodës së mëposhtme.

a. Tërhiqni sirtarin deri në gjysmë. b. Tërhiqni kapakun ndërsa shtyni anët e pasme (siç shënohet në figurë).

  1. Nxirreni me kujdes sirtarin e perimeve/produkteve të thata.

Për të rimontuar sirtarët

Rimontimi i sirtarëve bëhet duke ndjekur në rend të kundërt hapat përkatës të heqjes

Shqip

Zëvendësimi i menteshave

Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni fillimisht dyert.

SAMSUNG RS67A8811WW - Zëvendësimi i menteshave - 1

KUJDES

  • Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
  • Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
  • Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
  • Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.
  • Sigurohuni gë boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
  • Kontrolloni gë mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

SAMSUNG RS67A8811WW - KUJDES - 1

PARALAJMËRIM

  • Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
  • Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt.

Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)

SAMSUNG RS67A8811WW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 1

SAMSUNG RS67A8811WW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 2

SAMSUNG RS67A8811WW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 3

Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Çelës kriket

(10 mm)

SAMSUNG RS67A8811WW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 4

Çelës hekzagonal në formë L-je (5 mm)

Shqip

Për të zëvendësuar menteshat

Shkëputni linjën e ujit

! KUJDES

  • Sigurohuni që zorrët e ujit të jenë lidhur sipas ngjyrave përkatëse. (vetëm për modelin me aparat uji)
  • Për të parandaluar rrjedhjet e ujit, çdo zorrë uji duhet të futet plotësisht në qendrën e xhuntos transparente. (vetëm për modelin me aparat uji)
  • Sigurohuni që sipërfaqja e zorrës së ujit të mos dëmtohet. (vetëm për modelin me aparat uji)

SAMSUNG RS67A8811WW - ! KUJDES - 1

  1. Nga pjesa e poshtme prapa frigoriferit tërhiqeni linjën e ujit përpara.

SHËNIM

Linja e ujit e frigoriferit éshtë një linjë për qarkullimin e ujit, e cila lidhet midis tubit të ujit nga burimi i ujit dhe zorrëve nga sistemi i filtrimit të ujit të frigoriferit.

SAMSUNG RS67A8811WW - SHËNIM - 1

  1. Për të shkëputur zorrët, shtypni dhe mbani xhunton transparente (A) dhe shkëputni zorrën e ujit (B).

KUJDES

Mos ushtroni forcë të tepërt mbi xhunton. Mund ta thyeni.

Shkëputni dyert

⚠️ KUJDES

Gjatë ndonjë prej këtyre hapave, dera mund të bjerë ose të përmbyset dhe të dëmtohet. Tregoni kujdes maksimal gjatë kryerjes së këtyre hapave për të parandaluar aksidentet.

SAMSUNG RS67A8811WW - ⚠️ KUJDES - 1

  1. Përdorni një kaçavidë kryq për të zhvidhosur kapakët e menteshave (A) në pjesën e sipërme të secilës derë.

  2. Hapni dyert për të liruar menteshat dhe hiqni kapakët e menteshave. Mbyllini dyert pasi të keni hequr kapakët.

  3. Shkëputni instalimet elektrike.

SAMSUNG RS67A8811WW - ⚠️ KUJDES - 2

  1. Ngrijeni lehtë morsetën.

SHËNIM

Për të shmangur dëmtimin e morsetës apo lëndimet, mos e ngrini me forcë morsetën.

SAMSUNG RS67A8811WW - SHËNIM - 1

  1. Tërhiqeni morsetën për ta hequr.

Shqip

SAMSUNG RS67A8811WW - SHËNIM - 2

  1. Hapeni derën me 90 gradë. Ndërsa mbani derën, hiqni menteshën.

! KUJDES

Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjere dhe t'ju lëndojë.

Shqip

Mentesha e poshtme

SAMSUNG RS67A8811WW - Mentesha e poshtme - 1

SAMSUNG RS67A8811WW - Mentesha e poshtme - 2
Tërhiqni udhëzuesin dhe zorrën

SAMSUNG RS67A8811WW - Mentesha e poshtme - 3

  1. Lëreni kompletin poshtë.

KUJDES

  • Puna duhet të bëhet nga më shumë se 2 persona.
  • Përpara se të kryeni veprimin e mësipërm, sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik.

  • Shkëputni zorrën. (Vetëm mentesha e poshtme majtas)

  • Shkarkoni ujin në zorrë. (Vetëm mentesha e poshtme majtas)

  • Higni bulonin (3ea). (Përdorni çelës dadosh ose çelës poligon 10 mm)

  • Hiqni menteshën e poshtme L/R.

  • Rimontojeni në rend të kundërt me çmontimin, pasi të keni zëvendësuar menteshën e sipërme, të mesit dhe/ose të poshtme.

KUJDES

  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

Shqip

Rilidhni zorrët e ujit

Pasi frigoriferi të ketë kaluar përmes hyrjes, lidhni sërish zorrët e ujit.

SAMSUNG RS67A8811WW - Rilidhni zorrët e ujit - 1

  • Sigurohuni që zorrët e ujit të jenë lidhur sipas ngjyrave përkatëse.
  • Për të parandaluar rrjedhjet e ujit, çdo zorrë uji duhet të futet plotësisht në gendrën e xhuntos transparente.
  • Pas rilidhjes së zorrëve të ujit, shtyjini nën mobilie dhe sistemojini te grepi.

SAMSUNG RS67A8811WW - Rilidhni zorrët e ujit - 2

KUJDES

  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

Shqip

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RS67A8811WW

Kategori : Frigorifer