SAMSUNG BRB38G703EWW - Frigorifer

BRB38G703EWW - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas BRB38G703EWW SAMSUNG në format PDF.

📄 156 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SAMSUNG BRB38G703EWW - page 121
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth BRB38G703EWW SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BRB38G703EWW - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BRB38G703EWW e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT BRB38G703EWW SAMSUNG

Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi

  1. Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë zëvendësuese.
  2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit.
  3. Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.
  4. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.
  5. Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kufizohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.

SHËNIM

Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualifikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia.

⚠️ KUJDES

  • Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
  • Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
  • Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet.

Shqip

Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.

SAMSUNG BRB38G703EWW - ⚠️ KUJDES - 1

text_image 01 02 03 02 04 05

01 Mentesha e sipërme 02 Sirtari
03 Mentesha e mesit 04 Etiketa e barkodit
05 Mentesha e poshtme

Shqip

Zëvendësimi i guarnicionit

SAMSUNG BRB38G703EWW - Zëvendësimi i guarnicionit - 1

KUJDES

Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi.

Për të hequr guarnicionin

SAMSUNG BRB38G703EWW - Për të hequr guarnicionin - 1

Hapni derën dhe hiqni guarnicionin nga dera.

Për të zëvendësuar guarnicionin

Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit.

Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës.

Shqip

Zëvendësimi i sirtarit

KUJDES

Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit.

Për të hequr sirtarin

SAMSUNG BRB38G703EWW - Për të hequr sirtarin - 1

Ngrini me kujdes pjesën e përparme të sirtarit dhe nxirreni duke e rrëshqitur.

Për të rimontuar sirtarët

Rimontimi i sirtarëve bëhet duke ndjekur në rend të kundërt hapat përkatës të heqjes.

Zëvendësimi i menteshave

Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni fillimisht dyert.

! KUJDES

  • Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
  • Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
  • Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
  • Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjere dhe t'ju lëndojë.
  • Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
  • Kontrolloni gë mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

⚠️ PARALAJMËRIM

  • Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
  • Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt.

Shqip

Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)

SAMSUNG BRB38G703EWW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 1

SAMSUNG BRB38G703EWW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 2

SAMSUNG BRB38G703EWW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 3

Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Çelës kriket 12 mm

SAMSUNG BRB38G703EWW - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 4

  1. Hiqni kapakun e menteshës së SIPËRME.

  2. Hiqni 2 vidat në menteshën e sipërme në derën e ndarjes së sipërme të ngrirësit.

  3. Hiqni menteshën.

KUJDES

Rekomandohet të kërkoni ndihmë për mbajtjen e derës gjatë heqjes së menteshës.

  1. Hiqni kapakun e shinës mbajtëse.

! KUJDES

Bëni kujdes të mos e gërvishtni.

Shqip

SAMSUNG BRB38G703EWW - ! KUJDES - 1

  1. Pasi të keni zhvidhosur dhe të keni hequr pesë vidat, çmontoni MENTESHËN E MESIT (1).

  2. Hiqni derën duke e ngritur me kujdes (2).

⚠️ KUJDES

Bëni kujdes të mos e gërvishtni.

  1. Përdorni kaçavidën për të liruar dhe për të hequr menteshat e sipërme, të mesit dhe të poshtme në derën e frigoriferit ose në derën e ngrirësit në drejtimin e shigjetës, siç tregohet.

  2. Rimontoni në rendin e kundërt të çmontimit pasi të keni zëvendësuar menteshën e sipërme, menteshën e mesit dhe/ose menteshën e poshtme.

⚠️ KUJDES

- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.

- Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

Shqip

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : BRB38G703EWW

Kategori : Frigorifer