CYBEX Sirona Z2 iSize - Ulëse makine

Sirona Z2 iSize - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Sirona Z2 iSize CYBEX në format PDF.

📄 174 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice CYBEX Sirona Z2 iSize - page 118
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Vend për makinë me bazë ISOFIX, orientim i kthyeshëm
Marka Cybex
Modeli Sirona Z2 iSize
Madhësitë e rekomanduara 61 deri 105 cm (45 deri 105 cm me futje të porsalindur)
Pesha maksimale e fëmijës 18 kg
Norma e certifikimit UN R129/03 (baza Z2), UN R129/02 (baza Z)
Instalimi ISOFIX + këmbë mbështetëse përpara
Rrotullimi i vendit Po, me dorezë në bazë
Mbrojtja anësore Mbrojtje lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) e tërheqshme
Orientimi Mbrapa (45-105 cm) dhe përpara (76-105 cm, >15 muaj)
Rregullimi i mbështetëses së kokës Po, 12 pozicione me dorezë të pasme
Pjerrësia Disa pozicione përmes dorezës së përparme
Parzmore 5 pika me kapëse dhe gjuhëza magnetike
Futje për të porsalindur Përfshirë, për fëmijët 45 deri 60 cm
Bateria e bazës CR2032, ndarje e arritshme me kaçavidë
Pastrimi i mbulesës Larje në 30°C program delikat, pa tharëse rrobash
Pastrimi i pjesëve plastike Ujë të ngrohtë dhe detergjent i butë, pa produkte agresive
Jetëgjatësia Maksimum 8 vjet
Garancia 3 vjet nga prodhuesi

Pyetjet më të shpeshta - Sirona Z2 iSize CYBEX

Cila është madhësia minimale për të përdorur vendin pa futjen e të porsalindurit ?
Futja e të porsalindurit duhet të hiqet kur fëmija arrin 60 cm. Pa futjen, vendi mund të përdoret nga 61 cm në orientim mbrapa.
A mund ta rrotulloj vendin gjatë vozitjes ?
Jo, vendi duhet të jetë i kyçur në pozicion mbrapa ose përpara gjatë vozitjes. Përdorni dorezën e rrotullimit vetëm në ndalesë për të lehtësuar hipjen ose ndryshimin e orientimit.
Si të aktivizoni mbrojtjen anësore L.S.P. ?
Shtypni butonin e zhbllokimit L.S.P. dhe shpalosni mbrojtjen në anën e derës. Sigurohuni që të jetë e kyçur mirë. Në vendin qendror, ajo nuk duhet të paloset kurrë.
Nga cila kohë fëmija im mund të vendoset përpara ?
Fëmija duhet të jetë të paktën 15 muaj dhe të jetë mbi 76 cm. Treguesi i madhësisë në vend bëhet i gjelbër kur konvertimi lejohet.
Si të pastroni mbulesën e vendit ?
Shkëputni 5 pjesët e mbulesës dhe lani ato veçmas në 30°C në program delikat. Mos thani në tharëse rrobash dhe mos ekspozoni në diell. Hiqni shkumën nga futja e të porsalindurit para larjes.
Baza lëshon një bip të vazhdueshëm, çfarë të bëj ?
Bipi tregon se këmba mbështetëse nuk është instaluar siç duhet. Kontrolloni që të prekë mirë dyshemenë dhe treguesi të bëhet i gjelbër. Nëse bipi vazhdon, kontrolloni baterinë CR2032 në ndarjen nën bazë.
A mund ta instaloj këtë vend përpara me një airbag aktiv ?
Jo, instalimi në vendin e pasagjerit përpara është i ndaluar nëse airbag-u është aktiv. Duhet të çaktivizoni airbag-un ose të instaloni vendin në prapavend.
Cila është garancia e produktit ?
Cybex ofron një garanci prej 3 vjetësh nga data e blerjes. Për të përfituar garancinë, vizitoni faqen go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats.
Si të instaloni bazën me ISOFIX ?
Shpalosni krahët ISOFIX duke shtypur butonat e zhbllokimit, shtyjini në ankorimet ISOFIX të automjetit deri në klik. Treguesit duhet të kalojnë nga e kuqe në të gjelbër. Më pas, shpalosni këmbën mbështetëse derisa të prekë tokën dhe treguesi të bëhet i gjelbër.
A mund ta përdor këtë vend me një bazë Z ?
Po, Sirona Z2 është i pajtueshëm me bazën Z. Në këtë rast, ju lutemi referojuni fletës shtesë 'Sirona Z2 me bazë Z' të furnizuar me manualin.

Pyetjet e përdoruesve rreth Sirona Z2 iSize CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sirona Z2 iSize - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sirona Z2 iSize e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Sirona Z2 iSize CYBEX

Përmasat 61-105 cm (45-105 cm me shtrojën për foshnja*)

Pesha: maks.: 18 kg

UN R129/03 në Base Z2

UN R129/02 në Base Z

Faleminderit që zgjodhët Sirona Z2 i-Size si sexholino për makinën tuaj.

Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e caktuar (29).

Përdoruesit e Base Z duhet të lexojnë faqen shtesë 'Sirona Z2 me Base Z' si pjesë e manualit të përdorimit.

INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME

Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të asnjë lloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Mos e ktheni sexholinon në drejtim të lëvizjes nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.

CYBEX Sirona Z2 iSize - INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME - 1

NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.

Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Inserti për të foshnjën shërben për mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe duhet të përdoret deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
Rripat e prehrit të sistemit të rripit të sigurimit duhet të kalojnë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit me pesë pika lidhëse të jetë rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripat e shpatullave të puthiten siç duhet.

Kjo sexholino mund të përdoret vetëm e shoqëruar me një bazament Base Z2 ose Base Z të montuar duke përdorur ISOFIX.

Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.

Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim të lëvizjes ose në drejtim të kundërt të lëvizjes.

Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.).

Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme të mjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.

Sexholinoja éshtë testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.

Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bblokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.

Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar lëndime fatale.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi ajo përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos. Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.

Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxhen në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.

Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.

*Mjete ekstra

Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

PJESËT E PRODUKTIT

Ndarja e baterisë (1)Doreza e lëshimit të ndenjëses (15)
Bazamenti (2)Pozicioni i ndalimit të këmbëzës mbështetëse (16)
Këmbëza mbështetëse (3)
Shtroja për foshnjat* (4)Mbështetësja e kokës (17)
Treguesi i përmasave (5)Doreza e rregullimit të mbështetëses së kokës (18)
Butonat e lëshimit-ISOFIX (6)
Krahët fiksues-ISOFIX (7)Doreza e rregullimit të pozicionit (19)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (8)Doreza e rrotullimit të ndenjëses (20)
Treguesi-ISOFIX (9)Kontrolli i drejtimit të udhëtimit (D.D.C) (21)
Butoni i rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10)Treguesi i drejtimit të lëvizjes (22)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11)Butoni i rregullimit të rripit (23)
Treguesi i fiksimit të sexholinos (12)Rripi i shpatullave (24)
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (13)Tokëza e rripit (25)
L.S.P. Butoni i lëshimit (14)Gjuhëza e tokëzës (26)
Rripat e prehrit (27)
Rripi qendror i rregullimit (28)
Ndarja për udhëzuesin e përdorimit (29)

POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET

Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 në Base Z2 dhe nr. R129/02 në Base Z, për përdorim në sediljet e mjeteve që përmbushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manualët e përdorimit të mjetit. Nëse mjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size", kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur të mjetit. Versionin më të përditësuar të listës së llojeve mund ta merrni në www.cybex-online.com.

*Mjete ekstra

PËRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS

45 – 105 cm,maks. 18 kg76 – 105 cm,> 15 Mmaks. 18 kg
CYBEX Sirona Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 1CYBEX Sirona Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 2
45 – 60 cm > 60 cmCYBEX Sirona Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 3CYBEX Sirona Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 4CYBEX Sirona Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 5

Nëse e keni blerë sexholinon me shtrojë për foshnja* (4), ajo do të jetë e vendosur tashmë në sexholino kur e nxirrni nga kutia. Ai duhet të hiqet nëse fëmija është më i gjatë se 60 cm.

Treguesi i përmasave (5) tregon përmasat që duhet të arrijë fëmija juaj përpara se të lejohet konvertimi i sexholinos për përdorim në drejtim të lëvizjes.

PËRGATITJA PËR INSTALIMIN E BASE Z2

Përpara përdorimit për herë të parë të bazamentit, duhet të hiqet ripi plastik i folesë së baterisë (1) në këmbëzën mbështetëse. Bazamenti (2) do të lëshojë një sinjal zanor paralajmërues derisa ajo të jetë instaluar siç duhet. Nëse këmbëza mbështetëse (3) është e palosur dhe nuk lëshohet asnjë tingull, duhet të kontrollohet bateria. Për të kontrolluar baterinë, hapni me një kaçavidë ndarjen e baterisë (1) në pjesën e pasme të këmbëzës mbështetëse. Bateria mund të zëvendësohet vetëm me një bateri me madhësi CR2032.

INSTALIMI NË AUTOMJET

Sigurohuni gjithmonë që...

  • mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  • gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e mjetit sa më pas që të jetë e mundur.

Sexholinoja është bërë vetëm për sediljet e drejtuara përpara, të cilat janë të pajisura me ISOFIX.

Instalimi i sexholinos me Base Z2

  1. Mbani shtypur butonin e kontrollit të drejtimit të udhëtimit (D.D.C.) (21) dhe sigurohuni që baza të rregullohet për sediljet e kthyera mbrapa të paktën derisa fëmija të ketë arritur gjatësinë 76 cm dhe të jetë më shumë se 15 muajsh.
  2. Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal përpara. Do të bjerë një sinjal paralajmërues akustik derisa këmba mbështetëse të jetë instaluar siç duhet
  3. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (6) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (7).
    Tëjly butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
  4. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) deri në fund jashtë bazamentit.
  5. Vendoseni bazamentin (2) në një sedilje të përshtatshme në mjet.
  6. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8) derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy treguesve ISOFIX (9) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
  7. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
  8. Shtyjeni bazamentin (2) drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit derisa të drejtvendoset plotësisht me të.

Edhe lëvizja e bazamentit nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me mbështetësen e shpinës të mjetit.

  1. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e mjetit.

  2. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të siguruar transmetim optimal të forcave.

  3. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet I GJELBËR kur këmbëza mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali akustik paralajmërues ndalon.

  4. Vendoseni sexholinon në bazament (2).

  5. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të dëgjueshëm.

  6. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (12) në bazament është në ngjyrë të GJELBËR.

  7. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen lineare për goditjet anësore (13) në pjesën anësore të sexholinos që është përballë derës së mjetit. Për ta bërë këtë, shtypni butonin e lëshimit të L.S.P (14).

Sexholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Për të bërë këtë, shtypni butonin e lëshimit L.S.P dhe njëkohësisht palosni L.S.P.

NXJERRJA NGA MJETI

  1. Për ta liruar sexholinon nga baza (2), ngrini lart dorezën e lëshimit të sexholinos (15).
  2. Anojeni paksa sexholinon dhe ngrijeni nga baza (2).
  3. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (7) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (6).
  4. Nxirrni bazamentin (2) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
  5. Hiqni bazamentin (2) dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (7) plotësisht në pozicionin e tyre të transportit.
  6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas paloseni për të krijuar hapësirë.
  7. Āshtë e rëndësishme që këmba mbështetëse të paloset plotësisht në mënyrë që paralajmërimi akustik të heshtet. Poshtë bazës tregohet një pozicion i parkimit të këmbës mbështetëse (16).

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e lëvizshme e kokës (17) mund të lëvizet duke përdorur dorezë e rregullimit të mbështetëses së kokës (18) mbrapa mbështetëses së kokës (17). Kur rregulloni mbështetësen e kokës (17), sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.

FUNKSIONI I RROTULLIMIT

Tërhiqeni dorezën e rrotullimit të sexholinos (20) mbi bazë për ta kthyer sexholinon.

Ju rekomandojmë që të çaktivizoni L.S.P. përpara se ta ktheni sexholinon.

Përpara se të filloni udhëtimin tuaj, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë dhe që treguesi i drejtimit të lëvizjes (22) të jetë JESHIL.

RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË

Për ta rregulluar sexholinon në pozicion të shtrirë, shtypni dorezën e rregullimit të pozicionit (19) në pjesën e përparme të sexholinos.

Pär fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë që të perdoret pozicioni më i shtrirë.

Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të fiksohet në vend kur e lëvizni qoftë në pozicionin e pjerrët, qoftë në atë ulur.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
  2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (23) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat e shpatullave (24) për t'i liruar ato.
  3. Zbërtheni tokëzën e rripit (25) duke shtypur fort butonin e kuq.
  4. Tani gjuhëzat e tokëzës (26) mund të fiksohen në pozicionet e treguara në kapak me anë të magneteve të integruara.
  5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
  6. Vendosini rripat e shpatullave (24) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
  7. Vendosini të dyja gjuhëzat e tokëzës (26) së bashku dhe fiksojini në vend me tokëzën e rripit (25). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
  8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe", shtypeni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe rreshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (25).
  9. Shträngoni rripat e prehrit (27) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të rregullimit (28) për të shtränguar rripat e shpatullave (24) derisa të puthiten në mënyrë komode pas trupit të fëmijës.

Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos jetë e mundur palosja e rripave.

  1. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.

  2. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e preferuar të udhëtimit. Drejtimi përpara lejohet vetëm për fëmijët që janë më tepër se 15 muajsh dhe kanë gjatësi të paktën 76 cm.

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 5 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.

Nëse e keni blerë me shtrojën për foshnja* (4), duhet të hiqni sfungjerin para se ta lani. Për këtë qëllim, copa ka disa vrima.

*Mjete ekstra

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Pëmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund t'i gjeni në faqen tonë kryesore:

go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

CYBEX Sirona Z2 iSize - GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT - 1

Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CERTIFIKACIJA

SIRONA Z2 i-Size

Raspon veličina: 61-105 cm (45-105 cm s umetkom za novorođenčad*)

Težina: maks. 18 kg

UN R129/03 na Base Z2

UN R129/02 na Base Z

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Sirona Z2 iSize

Kategori : Ulëse makine