MANUAL I PËRDORUESIT GMM41MSBEM LG
Ky manual mund të rishikohet nga prodhuesi.
UDHËZIME SIGURIE
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA PËRDORIMIT 3
PARALAJMËRIM. 3
KUJDES. 9
INSTALIMI
Para instalimit. 12
Heqja e derës së frigoriferit dhe ngrirësit 13
Nivelimi dhe regjistrimi i dyerve 15
Ndezja e pajisjes. 15
Si ta lëvizim pajisjen për ta zhvendosur 16
PËRDORIMI
Para përdorimit 17
Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar i produktit.
Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES', siç tregohet më poshtë.
Mesazhe Sigurie

Ky simbol shërben për të treguar rastet dhe punimet që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni me kujdes pjesën me këtë simbol dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet.

PARALAJMËRIM
Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime serioze ose vdekje.

KUJDES
Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të vogla ose dëmtime në produkt.
PARALAJMËRIM

PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.
Siguria teknike
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i
4 UDHËZIME SIGURIE
kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen. - Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen t'i mbushin dhe t'i zbrazin pajisjet frigoriferike. - Kjo pajisje ka për qëllim të përdoret në kushte shtëpie dhe në përdorimet e ngjashme të mëposhtme:
- në hapësirat e kuzhinave të stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
- Në shtëpi, në ferma dhe nga klientë në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi;
- Në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
- Për katering dhe aplikime të ngjashme jo për shitje.
- Kjo pajisje frigoriferi nuk është projektuar për t'u përdorur si pajisje inkaso. Kjo pajisje nuk mund të përdoret në instalime portative ose të lëvizshme, të tilla si përdorime detare ose RV, ku do të jetë në lëvizje gjatë përdorimit.

Ky simbol ju paralajmëron për materialet e djegshme që mund të marrin flakë dhe të shkaktojnë zjarr nëse nuk tregoni kujdes.
Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi izobutan (R600a), i cili është gjithashtu i djegshëm. Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të bëhet kujdes për t'u siguruar që asnjë pjesë e qarkut të lëngut ftohës të mos dëmtohet.
Lëngu ftohës dhe gazi i izolimit i përdorur në pajisje kërkojnë procedura të veçanta për t'u hedhur. Konsultohuni me agjentin e shërbimit ose një person të ngjashëm të kualifikuar para se t'i hidhni. - Mos e dëmtoni qarkun e lëngut ftohës. - Nëse kablloja e energjisë është dëmtuar ose vrima e daljes së prizës është shumë e lirshme, ai duhet të zëvendësohet. Mos e përdorni kabllon e energjisë dhe kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar për të shmangur një rrezik. - Mos vendosni dalje prizash të shumëfishta portative apo furnizues portativë me energji në pjesën e pasme të pajisjes. - Fiksojeni mirë spinën e energjisë në daljen e prizës pasi ta keni pastruar nga lagështia dhe pluhuri. - Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni drejt nga dalja e prizës. - Mos lini pengesa në hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose në strukturën e integruar. - Mos ruani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz të djegshëm në këtë pajisje. - Mos e anoni pajisjen për ta tërhequr ose shtyrë kur e lëvizni. - Kur ta poziciononi pajisjen, sigurohuni që kabulli i energjisë të mos jetë i bllokuar ose i dëmtuar. - Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes. - Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të pajisjes ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat. - Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve të vendosjes së ushqimeve në pajisje, përveç nëse janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi. - Sigurohuni që të mos ju ngecë ndonjë pjesë trupi si dora apo këmba kur lëvizni pajisjen. - Shkëputni kordonin e energjisë përpara se të pastroni pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes.
6 UDHËZIME SIGURIE
- Mos hidhni ujë ose substanca të djegshme (pastë dhëmbësh, alkool, hollues, benzinë, lëngje të ndezshme, materiale gërryes etj.) për të pastruar pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes.
- Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me sipërfaqe të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.
- Vetëm personeli i kualifikuar i servisit nga qendra e shërbimit të LG Electronics duhet të bëjë çmontimin, riparimin ose modifikimin e pajisjes. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse e lëvizni ose instaloni pajisjen në një vend tjetër.
Rreziku i zjarrit dhe materialeve të djegshme
- Nëse zbulohet se ka rrjedhje, largoni çdo flakë ose burim të mundshëm ndezjeje dhe ajroseni dhomën në të cilën ndodhet pajisja për disa minuta. Për të shmangur rrezikun e përzierjes së ajrit me gazin e djegshëm nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e lëngut ftohës, madhësia e dhomës në të cilën përdoret pajisja duhet të përkasë me sasinë e lëngut ftohës të përdorur. Sipërfaqja e dhomës duhet të jetë 1m2 për çdo 8 g gaz ftohës R600a brenda pajisjes. Gazi ftohës që del nga tubat mund të marrë flakë ose të shkaktojë shpërthim.
- Sasia e lëngut ftohës në pajisjen tuaj të caktuar është treguar në etiketën e identifikimit brenda pajisjes.
Instalimi
- Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy njerëz ose më shumë duke e mbajtur pajisjen mirë.
- Montojeni pajisjen mbi dysheme të fortë dhe të niveluar.
- Mos e instaloni pajisjen në një vend të lagur ose me pluhur. Mos e instaloni ose mbani pajisjen në një vend jashtë, ose në një vend që është subjekt i kushteve të motit si drita direkte e diellit, era, shiu ose temperaturat nënngrirje.
- Mos e vendosni pajisjen nën dritën direkte të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë prej pajisjeve me nxehtësi të tilla si sobat ose ngrohëset.
- Bëni kujdes të mos e ekspozoni pajisjen kur e instaloni.
- Instalojeni pajisjen në një vend ku të jetë e lehtë të shkëputet spina e energjisë.
- Kini kujdes të mos e lini pajisjen të rrëzohet gjatë montimit ose çmontimit.
- Kini kujdes të mos kafshoni, shtypni ose dëmtoni kabllon e energjisë gjatë montimit ose çmontimit të derës së pajisjes.
- Kini kujdes të mos e drejtoni spinën e energjisë lart ose ta lini pajisjen të mbështetet mbi spinën e energjisë.
- Mos lidhni përshtatës prize ose aksesorë të tjerë me prizën e rrymës.
- Mos e modifikoni ose zgjatni kordonin e energjisë.
- Sigurohuni që dalja e prizës të jetë e tokëzuar mirë dhe që kunja e tokëzimit në kordonin e energjisë të mos jetë e dëmtuar ose e hequr nga spina. Për më shumë detaje mbi tokëzimin, pyesni në një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
- Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një përcjellës tokëzimi dhe një spinë tokëzimi. Spina e energjisë duhet të lidhet me një dalje prize të përshtatshme që është instaluar dhe tokëzuar sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendase.
- Asnjëherë mos e ndizni pajisjen kur ka shenja të dukshme dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin.
- Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të shkaktojnë mbytje.
- Mos e lidhni pajisjen me një prizë shumëfishuese që nuk ka kabllo rryme të vetin (të montuar).
- Pajisja duhet të lidhet me një linjë të dedikuar të energjisë e cila është më vete.
- Mos përdorni një prizë të shumëfishtë që nuk është e tokëzuar mirë (portative). Në rast të përdorimit të një prize të shumëfishtë portative të tokëzuar siç duhet, duhet të përdorni prizën e shumëfishtë e cila ka kabllo me kapacitet rryme elektrike të njëjtë ose
8 UDHËZIME SIGURIE
edhe më të lartë dhe të përdorni prizën e shumëfishtë vetëm për pajisjen në fjalë.
Përdorimi
- Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim (ruajtje të materialeve ose ngarkesave mjekësore ose eksperimentale) përveçse për ruajtjen e ushqimeve shtëpiake.
- Nëse uji depërton në pjesët elektrike të pajisjes, shkëputeni spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientë të LG Electronics.
- Hiqeni spinën e energjisë gjatë stuhive ose rrufeve të mëdha ose kur nuk përdoret për kohë të gjatë.
- Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.
- Mos e përkulni kabllon e rrymës tepër dhe mos vendosni objekte të rënda mbi të.
- Hiqeni menjëherë spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientë të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë zhurmë ose erë të çuditshme ose tym që del nga pajisja.
- Mos i vendosni duart ose objekte metalike brenda vendit që nxjerr ajrin e ftohtë, ose mos e mbuloni ose nxehni grilën e shkarkimit mbrapa.
- Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos e goditni kapakun e pasmë të pajisjes.
- Bëni kujdes për fëmijët pranë kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes. Dera mund të godasë fëmijën dhe të shkaktojë lëndime. Mos lini asnjë person të varet tek dyert pasi mund të ndodhë që pajisja të bjerë dhe të shkaktojë lëndime serioze.
- Shmangni rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda pajisjes. Një fëmijë i bllokuar brenda pajisjes mund të mbytet.
- Mos futni kafshë, si p.sh. kafshë shtëpiake, brenda produktit.
- Mos vendosni sende të rënda ose delikate, enë të mbushura me lëng, substanca të djegshme, sende të ndezshme (si p.sh. qirinj, llamba etj.), ose pajisje ngrohëse (si p.sh. soba, ngrohës etj.) mbi pajisje.
- Mos vendosni asnjë pajisje elektronike (si ngrohëse ose celular) brenda pajisjes.
- Nëse ka rrjedhje gazi (izobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos e prekni pajisjen ose spinën e energjisë dhe ajroseni vendin menjëherë. Kjo pajisje përdor një gaz ftohës (izobutan, R600a). Megjithëse përdor një sasi të vogël gazi, përsëri është gaz i djegshëm. Rrjedhja e gazit gjatë transportit, instalimit ose përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose lëndime nëse ndodhin shkëndija.
- Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes. Kjo pajisje përfshin një tokëzim vetëm për qëllime funksionale.
- Lidheni vetëm me furnizimin me ujë të pijshëm.
- Nëse do ta lidhni me furnizimin me ujë, lidheni vetëm me furnizim me ujë të pijshëm.
- Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.
- Nëse përdorni një prodhues akulli ose deposizë uji, sigurohuni që ta mbushni vetëm me ujë të pijshëm.
Hedhja
- Kur ta hidhni pajisjen, hiqeni gomën e derës duke i lënë raftet dhe koshët në vend dhe mbajini fëmijët larg nga pajisja.
KUJDES

KUJDES
Për të pakësuar rrezikun e lëndimeve të lehta te njerëzit, defekteve ose dëmtimeve të produktit ose pronës kur e përdorni produktin, ndiqni masat paraprake bazë, përfshirë të mëposhtmet:


10 UDHËZIME SIGURIE
Instalimi
- Pasi të keni hequr paketimin, kontrolloni pajisjen për ndonjë dëm që mund të ketë ndodhur gjatë transportit.
- Prisni të paktën 3 deri në 4 orë në mënyrë që të siguroheni që qarku i frigoriferit të jetë plotësisht efikas.
- Për të shmangur dëmtimin e dyshemesë, lëvizeni pajisjen me kujdes nëse dyshemeja është delikate.
Përdorimi
- Mos i prekni ushqimet e ngrira ose pjesët metalike në vendin e ngrirjes me duar të lagura ose të njoma. Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice.
- Mos vendosni enë qelqi, shishe ose kanaçe (sidomos ato që përmbajnë pije të gazuara) në ndarësin e ngrirësit, në rafte apo në koven e akullit të cilat do të ekspozohen ndaj temperaturave në zero. Xhami i temperuar në anën e përparme të derës së pajisjes ose xhami i rafteve mund të dëmtohet nga ndonjë përplasje e mundshme. Nëse është thyer, mos e prekni me duar.
- Mos u varni në dyert e pajisjes, dhomën e mbajtjes së ushqimeve, raftet ose mos hipni në të.
- Mos mbani tepër sasi shishesh uji ose enë mbi koshat e derës.
- Mos e hapni ose mbyllni derën e pajisjes me tepër forcë.
- Nëse mentesha e derës së produktit dëmtohet ose nuk punon mirë, mos e përdorni dhe kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics.
- Mos i lejoni kafshët të ngacmojnë kabllon e energjisë ose tubin e ujit.
- Asnjëherë mos hani ushqime të ngrira menjëherë pasi janë nxjerrë nga ngrirja.
- Sigurohuni që të mos ju ngecë dora apo këmba kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes ose derën-në-dere.
Mirëmbajtja
- Kjo pajisje është e pajisur me një llambë të brendshme LED që nuk ka nevojë për mirëmbajtje. Mos e hiqni kapakun apo llambën LED në përpjekje për ta riparuar ose rregulluar. Kontaktoni një qendër informacioni për klientët e LG Electronics.
- Mos i pastroni raftet ose kapakët prej xhami me ujë të ngrohtë kur janë të ftohtë. Ato mund të prishen nëse ekspozohen ndaj ndryshimeve të papritura të temperaturës.
- Mos futni raftet me përmbys. Raftet mund të rrëzohen.
- Për të hequr ngricën nga pajisja, kontaktoni një qendër informacioni për klientët e LG Electronics.
- Hidheni akullin që ndodhet në koven e akullit në ngrirje gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë.
12 INSTALIMI
INSTALIMI
Përpara instalimit
Përmasat dhe distancat
Distanca tepër e vogël nga artikujt pranë mund të sjellë degradimin e kapacitetit të ngrirjes dhe rritjen e kostove të energjisë elektrike. Gjatë instalimit të pajisjes, duhet të mbahet një distancë minimale prej 100 mm nga të gjitha muret fqinje.

| - Lloji A (mm) |
| A | 833 |
| B | 1 |
| C | 653 |
| D | 570 |
| E | 653 |
| F | 1 |
| G | 1 |
SHËNIM
- Duke parë etiketën brenda pajisjes mund të përcaktoni llojin e pajisjes.
Temperatura e ambientit
Pajisja është konceptuar për të funksionuar brenda një rrezeje të kufizuar të temperaturave mjedisore, në varësi të zonës klimaterike. - Temperatura e brendshme mund të ndikohet nga vendndodhja e pajisjes, temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe kështu me radhë. - Klasa klimaterike mund të gjendet në etiketën e vlerësimit.
| Kategorie klimaterike | Rrezja e Temperaturës së Ambientit °C |
| SN (E moderuar e shtrirë) | +10 - +32 |
| N (E moderuar) +16 - | +32 |
| ST (Subtropikale) +16 | - +38 / +18 - +38** |
| T (Tropikale) +10 - +43 | 3* / +16 - +43 / +18 - +43** |
* Australi, Indi, Kenia
** Argjentinë
7 5
SHËNIM
Pajisjet e vlerësuara nga SN tek T janë konceptuar të përdoren në një temperaturë të mjedisit ndërmjet 10°C dhe 43°C
Aksesorët
Heqja e derës së frigoriferit dhe ngrirësit
Nëse dera e hyrjes është shumë e ngushtë që të kalojë pajisja, hiqni dyert e pajisjes dhe kalojeni pajisjen nga anash.
PARALAJMËRIM
- Shkëputeni kordonin e energjisë, siguresën e shtëpisë ose automatin përpara se të instaloni, hiqni dyert apo pastroni pajisjen. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet vdekje, zjarr ose goditje elektrike.
Heqja e kapakut të menteshës
Hiqni vidhat nga kapaku i menteshës sipër pajisjes. Ngrini çengelin (nuk duket), i cili ndodhet poshtë anës së përparme të kapakut, me një kaçavidë minus.

Heqja e derës së majtë të frigoriferit
1 Shkëputni të gjithë kompletin e telave. Zhvidhosni vidhat.

SHËNIM
- Numri i pajisjeve të telave mund të ndryshojë në varësi të modelit.
2 Ngrini dorën nga kunji i mesit i menteshës dhe hiqni derën.

KUJDES
Vendoseni derën në një sipërfaqe jo gërvishtëse, me pjesën e brendshme të kthyer nga lart.
14 INSTALIMI
Heqja e derës së djathtë të frigoriferit
1 Shkëputni të gjitha kompletet e telave.

SHËNIM
Numri i pajisjeve të telave mund të ndryshojë në varësi të modelit.
2 Ngrini derën e djathtë të frigoriferit derisa të shkëputet nga mentesha e mesit.

KUJDES
Vendoseni derën në një sipërfaqe jo gërvishtëse, me pjesën e brendshme të kthyer nga lart.
Heqja e derës së ngrirësit
1 Hiqni dy bulonat e menteshes.

2 Rrotulloni menteshen për të ngritur fundin qendror që dera të ngrihet. Ngrini derën nga kunji i poshtëm i menteshes dhe hiqeni atë.

3 Hiqni derën duke ngritur kunjin e menteshes së poshtme.

Rimontimi i derës së frigoriferit dhe ngrirësit
Rimontojeni në rend të kundërt të heqjes, pasi pajisja të ketë kaluar nëpër derë.
Nivelimi dhe regjistrimi i dyerve
Përpara se të filloni
Nëse dyert e pajisjes nuk janë të barabarta, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të regjistruar dyert.
Nivelimi i pajisjes
Pajisja ka dy këmbë të përparme niveluese.
Rregulloni këmbët për të ndryshuar animin nga para prapa ose nga ana në anë. Nëse pajisja duket e paqëndrueshme, ose dyert nuk mbyllen lehtësisht, rregulloni animin e pajisjes duke përdorur udhëzimet më poshtë.
Është shumë normale që pajisja të anohet prapa edhe kur këmbët e përparme janë rrotulluar.
Procedura e rregullimit:
Ktheni këmbët në drejtim të akrepave të orës për të ngritur frigoriferin. Ktheni këmbët në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të ulur frigoriferin. Rregulloni këmbën e djathtë dhe të majtë në një nivel horizontal bazuar në procedurat e mësipërme.

SHËNIM
Nivelimi i dyerve mund të mos jetë i mundur kur dyshemeja nuk është në nivel, ose ka konstruksion të dobët. - Frigoriferi është i rëndë dhe duhet të instalohet në sipërfaqe të fortë, të sheshtë dhe të qëndrueshme.
- Disa dysheme prej druri mund të shkaktojnë vështirësi në nivelim nëse janë shumë fleksibël.
Regjistrimi i derës për derën e frigoriferit
Nëse dera është shumë e ulët, ngrijeni derën dhe përdorni një palë pinca me hundë të gjatë për të vendosur shtresa metalike unazore derisa të dy dyert të jenë në nivel.

Ndezja e pajisjes
Lidhja e pajisjes
Pasi ta keni vendosur pajisjen, lidheni spinën e rrymës në daljen e prizës. Mos e lidhni në të njëjtën prizë bashkë me pajisje të tjera.
SHËNIM
- Pasi të keni lidhur kabllon e energjisë (ose spinën) në prizë, prisni 3-4 orë para se të futni ushqime në pajisje. Nëse futni ushqime në pajisje para se ajo të jetë ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen.
- Për ta fikur pajisjen, shkëputeni spinën e rrymës nga dalja e prizës.


16 INSTALIMI
Si ta lëvizim pajisjen për ta zhvendosur
Lëvizja e pajisjes
1 Hiqni të gjitha ushqimet nga pajisja.
2 Fiksoni spinën e energjisë.
Modelet me kapëse elektrike: Tërhiqeni spinën, futeni dhe fiksojeni atë në cengelin e spinës në pjesën e pasme ose të sipërme të pajisjes. Modelet pa kapëse elektrike: Tërhiqeni spinën dhe fiksoni kabllon e furnizimit me energji elektrike me një shirit në anën e pajisjes ku ndodhet priza në vendin e instalimit.
- Mos e lëvizni pajisjen në formë zigzage.

5 Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën e rrymës në një dalje kryesore prizë dhe ndizeni atë.
3 Pjesët e tilla, si raftet dhe doreza e derës, fiksojini me shirit ngjitës për të mos lejuar që të lëvizin ndërsa lëvizni pajisjen. 4 Lëvizeni pajisjen me kujdes me më shumë se dy persona. Kur ta transportoni pajisjen në distancë të gjatë, mbajeni në pozicion vertikal.
KUJDES
- Për të shmangur dëmtimin e dyshemesë, lëvizeni pajisjen me kujdes nëse dyshemeja është delikate.
- Përdorni karton, tapet për dysheme ose qilim për të parandaluar gërvishtjet në dysheme kur instaloni ose lëvizni pajisjen.
PËRDORIMI
Përpara përdorimit
- Përdoruesit duhet të mbajnë në mend se mund të formohet ngricë nëse dera nuk mbyllet plotësisht ose nëse lagështia është shumë e lartë gjatë verës.
- Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të mbajtura mbi raft ose koshin e derës për të lejuar që dera të mbyllet komplet.
- Nëse e mbani hapur derën për një kohë të gjatë, mund të shkaktoni rritjen e ndjeshme të temperaturës në dhomat e pajisjes.
- Nëse pajisjen ftohëse e lini bosh për një kohë të gjatë, duhet ta fikni, shkrini, pastroni, thani dhe lini derën e saj hapur për të parandaluar krijimin e mykut brenda pajisjes. Vini re se rritja e temperaturës pas shkrirjes ka një rrezik të lejueshëm në specifikimet e pajisjes. Nëse doni që të minimizoni ndikimin në ruajtjen e ushqimeve për shkak të rritjes së temperaturës, mbulojini ose mbështillini ushqimet e ruajtura me disa shtresa.
Alarmi i derës së hapur
Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.
Alarmi tingëllon nëse dera lihet hapur ose jo plotësisht e mbyllur.
SHËNIM
- Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse alarmi vazhdon edhe pasi të keni mbyllur të gjitha dyert.
Identifikimi i problemit
Pajisja mund të gjejë automatikisht problemet gjatë punimit.
SHËNIM
- Nëse gjendet një problem, pajisja nuk punon dhe shfaqet një kod gabimi edhe kur shtypet ndonjë buton.
- Nëse shfaqet ndonjë kod gabimi në ekran, mos e fikni energjinë. Kontaktoni menjëherë qendrën e informacionit për klientët e LG Electronics dhe raportoni kodin e gabimit. Nëse e fikni energjinë, tekniku i riparimit nga qendra jonë e informacionit për klientët mund të ketë vështirësi në gjetjen e problemit.
Sugjerim për kursimin e energjisë
- Për përdorim më efikas të energjisë, mbajini të gjitha pjesët e brendshme (p.sh. koshët e derës, sirtarët dhe raftet) në vendin e tyre fillestar.
- Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të vëna. Kjo lejon që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm dhe ul faturat e energjisë elektrike. Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të jenë ftohur me qëllim që të parandalohet formimi i lagështisë ose akullit.
- Kur vendosni ushqime në ndarjen e ngrirësit, vendoseni temperaturën e ngrirjes më të ulët se temperatura e treguar në ushqim.
- Mos e vendosni temperaturën e pajisjes më të ulët se sa është e nevojshme.
- Mos vendosni ushqime pranë sensorit të temperaturës së frigoriferit. Mbani një distancë prej të paktën 3 cm nga sensori.
Mbajtja e ushqimeve në mënyrë efikase
- Ushqimi mund të ngrijë nëse e vendosni në temperaturën e gabuar. Vendoseni frigoriferin në temperaturën e duhur për ushqimet që do të ruani.
18 PËRDORIMI
- Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura brenda enëve të mbyllura.
- Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën (udhëzimet e ruajtjes) para se t'i vendosni ushqimet në pajisje.
- Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata kohore nëse prishen lehtë në temperatura të ulëta.
- Mos i vendosni ushqimet e shkrira në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimet e ngrira. Mund të lindë nevoja të reduktoni sasinë që duhet të ngrini nëse parashikoni që të vendosni çdo ditë ushqime në ngrirje.
Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës menjëherë pasi t'i keni blerë.
- Ruani mishin dhe peshkun e pagatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos ketë kontakt dhe as të mos pikojë mbi ushqimet e tjera.
- Ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimorë mund të ruhen në pjesën e sipërme të sirtarit të perimeve.
- Mos i ngrini përsëri ushqimet që janë shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat ushqyese.
- Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja është e mbingarkuar.
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni. Nëse vendoset tepër ushqim i ngrohtë brenda, temperatura e brendshme e pajisjes mund të rritet dhe të ndikojë negativisht në ushqimet e tjera të ruajtura në pajisje.
- Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni temperaturë më të ulët se temperatura që duhet për t'i ruajtur ushqimet mirë.
- Nëse në pajisje ka ndarje të ftohjes, mos i ruani perimet dhe frutat që kanë përmbajtje më të lartë lagështie në të (në ndarjen e ftohjes) pasi ato mund të ngrijnë për shkak të temperaturës më të ulët.
- Në rast të një ndërprerjeje të energjisë, telefononi kompaninë e energjisë elektrike dhe kërkoni kohëzgjatjen e ndërprerjes.
- Duhet të shmangni hapjet e derës kur nuk ka rrymë.
- Me kthimin e funksionimit normal të furnizimit me energji, kontrolloni gjendjen e ushqimit.
Kapaciteti maksimal i ngrirjes
- Për një kapacitet maksimal të ngrirjes, caktoni temperaturën e ngrirësit në cilësimin më të ftohtë të temperaturës.
- Funksioni Super Ngrirjes lejon frigoriferin të arrijë kapacitetin maksimal të ngrirjes. Kjo zgjat zakonisht deri në 43 orë dhe çaktivizohet automatikisht. Super Ngrirja duhet të ndizet për 5 orë përpara se të vendosen produktet e freskëta në ndarjen e ngrirësit.
- Per te ngrire shpejt artikujt ushqimor, vendosini ushqimet ne mbajteset e siperme te ngrirësit. Artikujt ushqimor do te ngrijnë më shpejt në mbajtëset e ngrirësit.
- Per te pasur qarkullim më të mirë të ajrit, vendosini të gjitha pjesët e brendshme si koshët, sirtarët dhe raftet.
Ngrirja e sasisë maksimale të ushqimeve
Nëse duhet të ruhen sasi të mëdha ushqimi, të gjithë sirtarët e ngrirësit duhet të nxirren jashtë pajisjes përveç sirtarit të poshtëm dhe ushqimi do të vendoset pirg direkt në ndarjet e ngrirësit.
KUJDES
- Për të hequr sirtarët, së pari hiqni ushqimet nga sirtarët dhe më pas tërhiqni jashtë me kujdes sirtarët. Nëse nuk veproni kështu mund të lëndoheni ose të shkaktoni dëmtime të sirtarëve.
SHËNIM
- Forma e secilit sirtar mund të jetë e ndryshme, vendosini në pozicionin e duhur.
Veçoritë e Produktit
Pamja ose komponentët e pajisjes mund të ndryshojnë nga modeli në model.
Ndarjet për ruajtjen e ushqimeve
Mbajtja e ushqimeve në pjesën e frigoriferit
- Rafti
- Mbani ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimorë.
- Mbajini ushqimet me përmbajtje më të lartë uji në raftin e sipërm.
Sirtari i frigoriferit
- Mban frutat dhe perimet të freskëta. Koshi i derës
- Mbani pakot e vogla me ushqime të ftohura, pije dhe enë salce.
Mbajtja e ushqimeve në pjesën e ngrirjes
Tabakaja e ngrirësit - Ruan paketime të vogla ushqimesh të ngrira ose ushqime që përdoren shpesh. Mbajtëset me rrëshqitje ju lejojnë të merrni lehtë ushqimet dhe lehtësi në përdorim. Sirtari i ngrirësit - Ruan ushqime të ngrira për më shumë kohë.
SHËNIM
- Për më shumë informacion për pjesët e tjera, vizitoni faqen lg.com dhe shkarkoni manualet e përdoruesit.
20 PËRDORIMI
Paneli i kontrollit
Paneli i kontrollit mund të ndryshojë nga modeli në model.
Paneli i kontrollit dhe funksionet
*1 Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Ikona e ftohjes Ekrani i temperaturës 3 Ikona e super ftohje/ngrirje 4 Ikona e fruta/perime Butoni i ngrirjes së temperaturës Temp. Control
Butoni i përzgjedhjes së zonës së temperaturës
7 Butoni i uljes së temperaturës 8 Ikona e ngrirjes 9 Ikona e mishit
10 Ikona e pijeve 1 Fresh Switch
Shtypni butonin për të rregulluar temperaturën e cilësimit të ndarjeve të ndryshme të temperaturës.
12 LOCK
Butoni kyç/shkyç
Ekrani
Udhëzimet e funksionimit
Ekrani
- Kur frigoriferi është i ndezur, ekrani ndizet për 3 sekonda dhe bie alarmi.
- Temperaturat e paracaktuara të frigoriferit dhe ngrirësit janë 4°C dhe -18°C
- Kur ndodh gabimi, ekrani tregon kodin e gabimit (referojuni seksionit Treguesi i gabimeve).
- Në rrethana normale, nëse nuk funksionon paneli i ekranit ose hapja e derës brenda 30 sekondave, atëherë ekrani është i kyçur.
Kyç/shkyç
Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit.
- Për të kyçur butonat e panelit të kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin LOCK 2 për 3 sekonda në gjendje të shkyçur derisa të aktivizohet funksioni.
- Për të çaktivizuar këtë funksion, shtypni dhe mbani shtypur butonin LOCK 2 për 3 sekonda derisa funksioni të çaktivizohet.
Vendosja e temperaturës së ndarjes së ftohjes
- Shtypni butonin Temp. Control për të zgjedhur zonën e cilësimit të temperaturës së ndarjes së ftohjes dhe më pas shtypni A ose V për të rregulluar temperaturën e cilësimit të ndarjes së ftohjes. Diapazoni i cilësimit të temperaturës për ndarjen e ftohjes është nga 2°C deri në 8°C.
Vendosja e temperaturës së ndarjes së ngrirjes
- Shtypni butonin Temp. Control për të zgjedhur zonën e cilësimit të temperaturës së ndarjes së ngrirjes dhe më pas shtypni A ose V për të rregulluar temperaturën e cilësimit të ndarjes së ngrirjes.
- Diapazoni i cilësimit të temperaturës për ndarjen e ngrirjes është nga -24°C deri në -16°C.
Vendosja e temperaturës së ndarjes me temperaturë të ndryshueshme
Shtypni butonin Fresh Switch për të rregulluar temperaturën e cilësimit të ndarjes.
- Fruta/perime: të përshtatshme për ruajtjen e të gjitha llojeve të frutave dhe perimeve
- Pije: e përshtatshme për ruajtjen e artikujve të thatë dhe pijeve
- Mishi: e përshtatshme për një sasi të vogël mishi të ruajtur për 1-2 ditë
Vendosja e modalitetit Super Ftohje dhe Super Ngrirje
- Modaliteti Super Ftohjes
- Për të vendosur modalitetin Super Ftohje, shtypni butonin e uljes së temperaturës (V) pasi temperatura e ndarjes së ftohjes të jetë rregulluar në 2°C. Në modalitetin Super Ftohje, temperatura e ndarjes së ftohjes vendoset automatikisht në 2°C.
- Modaliteti Super Ftohje çaktivizohet automatikisht pas 6 orësh. Për ta çaktivizuar modalitetin manualisht, shtypni butonin e rritjes së temperaturës (A). Pas çaktivizimit të modalitetit Super Ftohje, temperatura e ndarjes së ftohjes do të kthehet automatikisht në temperaturën e vendosur përpara modalitetit.
- Modaliteti Super Ngrirjes
Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.
- Për të vendosur modalitetin Super Ngrirje, shtypni butonin e uljes së temperaturës (V) pasi temperatura e ndarjes së ngrirësit të jetë rregulluar në -24°C. Në modalitetin Super
Ngrirje, temperatura e ndarjes së ngrirësit vendoset automatikisht në -24 °C.
- Modaliteti Super Ngrirje çaktivizohet automatikisht pas 43 orësh. Për ta çaktivizuar modalitetin manualisht, shtypni butonin e rritjes së temperaturës (A). Pas çaktivizimit të modalitetit Super Ngrirje, temperatura e ndarjes së ngrirjes do të kthehet automatikisht në temperaturën e vendosur përpara modalitetit.
Modaliteti Shabbath
- Për të vendosur modalitetin Shabbath, shkyçni frigoriferin dhe më pas shtypni njëkohësisht butonin V dhe butonin LOCK për 4 sekonda.
- Për ta çaktivizuar modalitetin, shtypni çdo buton për të dalë.
Në modalitetin Shabbath:
- Kontrolloni kontrollin dhe dritat mbeten të fikura dhe alarmi çaktivizohet.
- Frigoriferi ftoh normalisht.
- Statusi i motorit të kompresorit dhe ventilatorit nuk ndryshon brenda pesë minutave nga hapja e derës.
Treguesi i gabimeve
Pajisja mund të gjejë automatikisht problemet gjatë punimit.
- Nëse gjendet një problem, pajisja nuk punon dhe shfaqet një kod gabimi edhe kur shtypet ndonjë buton.
- Nëse shfaqet ndonjë kod gabimi në ekran, mos e fikni energjinë. Kontaktoni menjëherë qendrën e informacionit për klientët e LG Electronics dhe raportoni kodin e gabimit. Nëse e fikni energjinë, tekniki i riparimit nga qendra jonë e informacionit për klientët mund të ketë vështirësi në gjetjen e problemit.
| Kodi i gabimit | Përshkrim |
| E1 Defekt i sensori | orit tê temperaturës në ndarjen e frigoriferit |
22 PËRDORIMI
| Kodi i gabimit | Përshkrim |
| E2 Defekt i sensorit të temperaturës në ndarjen engrirësit | E3 Defekt i sensorit të temperaturës në ndarjen me temperaturë të ndryshueshme |
| E4 Defekt i sensorit të shkrirjes nëndarjen e frigoriferit | E5 Gabim i qarkut të zbulimit tësensorit të shkrirjesngrirjes |
| E6 Gabim komunikimi | E7 Gabim i qarkut të zbulimit tëqarkullimit të temperaturës |
| EH Gabim i sensorit të lagështirës | |
SHËNIM
- Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me 1°C nga temperatura e paracaktuar për secilën ndarje.
- Paneli i kontrollit fiket automatikisht për të kursyer energji.
- Nëse e prekni me gisht ose lëkurë panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të vihet në punë.
- Temperatura reale e brendshme ndryshon në varësi të gjendjes së ushqimit, pasi temperatura e vendosur e treguar është temperatura e synuar, jo temperatura reale brenda pajisjes.
- Në rast të ndërprerjes së energjisë, statusi i funksionimit bllokohet menjëherë dhe mbetet i tillë derisa të kthehet sërish energjia.
MIRËMBAJTJA
Pastrimi
Këshilla për pastrimin e përgjithshëm
- Shkrirja manuale, mirëmbajtja ose pastrimi i pajisjes ndërkohë që ushqimet ndodhen ende në ngrirës mund të rrisin temperaturën e ushqimit dhe të pakësojnë jetëgjatësinë e ushqimit.
- Pastroni rregullisht çdo sipërfaqe që mund të ketë kontakt me ushqimin. Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e fshini atë me furçë të ashpër, pastrues hembesh apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të djegshme. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosjen ose dëmtimin e pajisjes.
- Substancat e ndezshme: alkool (etanol, metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj), hollues, zbardhues, benzen, lëng i djegshëm, abraziv, etj.
- Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar kablli elektrik.
Pastrimi i pjesës së jashtme
Kur pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, duhet të hiqet kordoni i energjisë nga priza për të shmangur çdo shkarkesë statike që mund të dëmtojë pjesët elektronike ose që mund të shkaktojë goditje elektrike. Rekomandohet pastrimi sistematik i kapakëve të pasmë dhe anësore të ventilimit për të ruajtur funksionimin e besueshëm dhe ekonomik të njësisë. Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë pajisjes. Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të shkaktojnë zjarr ose të dëmtojnë pajisjen. - Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një leckë të pastër ose leckë të butë dhe detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos përdorni pastrues gërryes ose të fortë. Thajeni mirë me leckë të butë. Mos përdorni lecka të ndotura kur pastroni dyert prej çelik inoksi. Gjithmonë përdorni një leckë të dedikuar dhe fshijeni në drejtimin njëjtë me vijat. Kjo
ndihmon në reduktimin e njollave dhe humbjes së shkëlqimit të sipërfaqes.
Pastrimi i pjesës së brendshme
Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes, hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet në pajisje. Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për shkak të peshës së ushqimeve të vëna. - Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe pastaj thajini mirë para se t'i vendosni përsëri. Fshijeni rregullisht gomën e derës me një leckë të butë të njomë. - Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet. - Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në lavastovilje. Pjesët mund të deformohen për shkak të nxehtësisë. - Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje lejon që ndarja të mos akumulojë asnjëherë akull në kushte normale funksionimi. Nuk është nevoja që përdoruesit të bëjnë shkrirje manuale.
Pastrimi i Kapakut të Kondensatorit
Përdorni një fshesë me korrent me një furçë për të pastruar kapakun e kondensatorit dhe ventilatorët. Mos zhvendosni panelin që mbulon zonën e bobinës së kondensatorit.
Ju rekomandojmë fuqimisht që kjo të bëhet çdo 12 muaj për të ruajtur efikasitetin e funksionimit. Nëse nuk veproni kështu, mund të shkaktohet

24 MIRËMBAJTJA
humbje e ftohjes, përdorim më i lartë i energjisë dhe mbinxehje e kompresorit.






ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Para se të Telefononi për servis
Kujdesi dhe Shërbimi ndaj Klientit
Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
- Për të gjetur informacion për qendrën e autorizuar të shërbimit të LG, vizitoni faqen tonë të internetit në faqen www.lg.com.
- Vetëm personeli i kualifikuar i shërbimit nga qendra e autorizuar e shërbimit të LG duhet të bëjë çmontimin, riparimin apo modifikimin e pajisjes.
- Periudha minimale e garancisë së kësaj pajisje frigoriferike është 24 muaj.
- Pjesët rezervë të përmendura në Rregulloren BE 2019/2019 janë të disponueshme për 7 vjet (vetëm gomat e dyerve janë të disponueshme për 10 vjet).
- Për të blerë pjesë rezervë, kontaktoni me qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics në faqen tonë të internetit www.lg.com.
SHËNIM
Rregullorja BE 2019/2019, e vlefshme nga 1 mars 2021, lidhet me klasat e Efiçencës së Energjisë sipas Rregullores BE 2019/2016. - Për më shumë informacion rreth efiçencës së energjisë së kësaj pajisjeje, vizitoni faqen https://eprel.ec.europa.eu dhe kërkoni duke përdorur emrin e modelit (e vlefshme nga 1 mars 2021). - Skanoni kodin QR në etiketën e energjisë të dhënë bashkë me pajisjen, ku është shënuar një link në internet për informacionin që lidhet me performancën e pajisjes në bazën e të dhënave të EPREL të BE-së. Ruajeni për referencë etiketën e energjisë së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të dhëna me pajisjen (e vlefshme nga 1 mars 2021). - Emri i modelit mund të gjendet në etiketën e vlerësimit të pajisjes. - Ky produkt përmban një burim të lehtë të efiçencës së energjisë së klasës G.



UDHËZIME PËR PËRDORUESIN
FRIGORIFËR-NGRIRËS

Para se të filloni instalimin, lexoni me kujdes këto udhëzime. Kjo do të thjeshtojë instalimin dhe do të sigurojë që produkti të instalohet saktë dhe në mënyrë të sigurt. Mbajini këto udhëzime pranë produktit pas instalimit për përdorim në të ardhmen.
SHQIP
Për informacione më të hollësishme, shikoni udhëzimet e përdorimit në faqen e internetit të kompanisë LG.
www.lg.com
E drejta e autorit © 2024 LG Electronics Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara
PËRMBAJTJA
Ky manual mund të përmbajë imazhe ose përmbajtje që ndryshojnë nga modeli që keni blerë.
- Të gjitha produktet elektrike dhe elektronike duhet të hidhen veçmas nga mbetjet e bashkisë përmes pikave të grumbullimit të caktuara nga qeveria ose autoritetet vendase. Hedhja e duhur e pajisjes suaj të vjetër do të ndihmojë në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
- Për informacione më të hollësishme rreth hedhjes së pajisjes suaj të vjetër, ju lutemi kontaktoni zyrën e qytetit, shërbimin për hedhjen e mbeturinave ose dyqanin ku e keni blerë produktin.
SHQIP
Hedhja e pajisjes së vjetër