SAMSUNG RZ32M7120B1 - Frigorifer

RZ32M7120B1 - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RZ32M7120B1 SAMSUNG në format PDF.

📄 182 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SAMSUNG RZ32M7120B1 - page 141
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth RZ32M7120B1 SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RZ32M7120B1 - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RZ32M7120B1 e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RZ32M7120B1 SAMSUNG

Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi

  1. Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë zëvendësuese.
  2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit.

- Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.

  1. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.

- Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kufizohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.

SHËNIM

Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualifikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia.

KUJDES

  • Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zajiidhni emrin e duhur të piesës.
  • Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputien e derës.
  • Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet.

Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.

RZ32* RR39*
SAMSUNG RZ32M7120B1 - KUJDES - 1

text_image 01 02 03 04 05

SAMSUNG RZ32M7120B1 - KUJDES - 2

Rendi i çmontimit dhe montimit të pjesëve është i njëjtë si për ngrirësin, ashtu dhe për frigoriferin.

Shqip

Zëvendësimi i dorezave

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Zëvendësimi i dorezave - 1

KUJDES

  • Bëni kujdes që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës kur zëvendësoni dorezën e saj.
  • Shtyni fort dorezat në mbështetëse. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe derës.
  • Shtrëngoni fort vidat kur montoni dorezën.
  • Përpara se të përdorni produktin, kontrolloni gë doreza është montuar mirë.

Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 1

Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë

Për të shkëputur dorezat

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Për të shkëputur dorezat - 1

SHËNIM

Kjo procedurë aplikohet si për ndarjen e frigoriferit ashtu edhe për atë të ngrirësit.

SAMSUNG RZ32M7120B1 - SHËNIM - 1

  1. Zhbllokoni dhe hiqni kapakun e dorezës.

  2. Hiqni secilën vidë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të dorezës.

  3. Montoni dorezën e re në rendin e kundërt të çmontimit.

Shqip

Zëvendësimi i guarnicionit

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Zëvendësimi i guarnicionit - 1

KUJDES

Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi.

Për të hequr guarnicionin

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Për të hequr guarnicionin - 1

text_image Guarnicioni

Hapni derën dhe hiqni guarnicionin nga dera.

Për të zëvendësuar guarnicionin

Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës.

Zëvendësimi i sirtarit

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Zëvendësimi i sirtarit - 1

KUJDES

Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit.

Për të hequr sirtarin

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Për të hequr sirtarin - 1

  1. Tërhiqeni sirtarin përpara.
  2. Hiqeni sirtarin duke e anuar.

Për të rimontuar sirtarët

Rimontimi i sirtarëve bëhet duke ndjekur në rend të kundërt hapat përkatës të heqjes.

Shqip

Zëvendësimi i menteshave

Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni fillimisht dyert.

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Zëvendësimi i menteshave - 1

KUJDES

  • Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
  • Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
  • Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
  • Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjere dhe t'ju lëndojë.
  • Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
  • Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

SAMSUNG RZ32M7120B1 - KUJDES - 1

PARALAJMĚRIM

  • Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
  • Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt.

Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 1

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 2

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 3

Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Çelës dadosh 10 mm

(për boshtin e menteshës së sipërme)

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 4

Çelës dadosh 8 mm (për dadot)

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) - 5

Çelës dadosh 12 mm (për boshtin e menteshës së poshtme)

Shqip

Anasjellja e derës

SAMSUNG RZ32M7120B1 - Anasjellja e derës - 1

  1. Përdorni një kaçavidë të sheshtë në të gjitha vrimat në pjesën e sipërme të derës për të hequr kapakun e kornizës së sipërme.

SHËNIM

Filloni nga vrima që gjendet më larg menteshës.

  1. Nxirrni anën e majtë të kapakut të menteshës për ta hequr dhe më pas ngrini lehtë lart pjesën e poshtme për ta nxjerrë.

KUJDES

Kur hiqni kapakun e menteshës, bëni kujdes të mos dëmtoni bashkuesit dhe telat mbi ose përreth derës së frigoriferit.

SHËNIM

Mbajeni kapakun e menteshës në një vend të sigurt. Ai nevojitet kur të ktheni derën në pozicionin fillestar (përpara anasjelljes së derës).

  1. Shkëputni bashkuesit mbi ose përreth derës së frigoriferit. Lironi vidat nga mentesha e sipërme për t'i hequr.

⚠️ KUJDES

Për të parandaluar rrëzimin e derës së frigoriferit, sigurohuni që ta mbani fort ndërsa hiqni menteshën e sipërme.

Shqip

SAMSUNG RZ32M7120B1 - ⚠️ KUJDES - 1

  1. Pasi të keni hequr menteshën e sipërme, ngrini derën e frigoriferit për ta hequr. Mbajeni derën në një vend të sigurt.

⚠️ KUJDES

Dera është e rëndë. Për të parandaluar dëmtimin ose lëndimin, bëni kujdes gjatë heqjes së derës.

  1. Shtrijeni produktin poshtë.

  2. Zhvidhosni menteshën e poshtme nga poshtë duke përdorur një kaçavidë kryq.

! KUJDES

  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm

Shqip

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RZ32M7120B1

Kategori : Frigorifer