DFJ301Z - Veshje të ventiluar pa tela MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DFJ301Z MAKITA në format PDF.
| Lloji i produktit | Veshje e ajrosur pa tela (xhaketë ftohëse) |
| Marka | Makita |
| Modeli | DFJ301Z |
| Furnizimi me energji | Bateri litium-jon 10,8 V / 14,4 V / 18 V (e përputhshme me Makita) |
| Port USB dalës | 5 V DC, 2,1 A, tipi A (për të ngarkuar pajisje) |
| Shpejtësitë e ajrit | 3 shpejtësi (të lartë, mesatare, të ulët) + modalitet turbo (1 minutë) |
| Autonomia (shembuj) | Deri në 6 orë (shpejtësia 1) me BL1860B; deri në 14 orë (shpejtësia 3) me BL1860B (sipas baterisë) |
| Kapuç | Po, i integruar në modelin DFJ301 (i palosshëm) |
| Xhep për baterinë | Po, brenda xhaketës (i përputhshëm me mbajtësin 10,8 V) |
| Grep për rrip | Po, në ventilator |
| Funksioni kundër rënies së mbajtësit të baterisë | Po (për mbajtësit 14,4 V dhe 18 V) |
| Materiali i jashtëm | Poliestër (100 %) |
| Materiali i brendshëm | Poliestër (100 %) |
| Mirëmbajtja | Hiqni ventilatorin dhe baterinë përpara larjes. Lani në makinë në 30 °C (cikël delikat) ose 40 °C (cikël normal). Mos zbardhni. Thajeni në hije. Mos përdredhni. Hekurosje e butë (maksimumi 110 °C). Pastrimi kimik i ndaluar. |
| Siguria | Mos e mbani mbi lëkurë të zhveshur; mos e përdorni nëse temperatura >50 °C; mos flini me të; mos ekspozoni në shi; përdorni vetëm bateri origjinale Makita; mos futni objekte në ventilator. |
| Aksesorë opsionalë | Filtër kundër pluhurit, bateri dhe karikues origjinal Makita |
| Vendi i origjinës | I paspecifikuar (prodhuar sipas standardeve Makita) |
| Garancia | Garancia standarde Makita (referojuni dokumentit të dhënë) |
Pyetjet më të shpeshta - DFJ301Z MAKITA
Pyetjet e përdoruesve rreth DFJ301Z MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Veshje të ventiluar pa tela në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DFJ301Z - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DFJ301Z e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT DFJ301Z MAKITA
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për pajisjen.
Sigurohuni që dini kuptimin e tyre përpara përdorimit.

Lexoni udhëzimet.

Lajeni në makinë larëse nën 30°C në cikël delikat.

Lajeni në makinë larëse nën 40°C në cikël delikat.

Lajeni në makinë larëse - në makinë larëse shtëpiake ose profesionale në cilësim normal.

Mos e çngjyrosni.

Thajeni të nderë në hije.

Mos e shtrydhni.

Hekuroseni në temperaturë të ulët
(jo mbi 110°C).
Hekuroseni në temperaturë mesatare
(jo mbi 150°C).

Mos e hekurosni.


Mos e pastroni në pastrim kimik.

Vetëm për vendet e BE-së Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën e baterisë së bashku me mbeturinat e shtëpisë!
Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike, për bateritë dhe akumulatorët dhe mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët dhe implementimin e tyre në përputhje me legjislacionin kombëtar, pajisjet elektrike, bateritë dhe paketën(at) e baterisë që kanë arritur fundin e jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen veçmas dhe të dorëzohen në një objekt riciklimi që nuk dëmton mjedisin.

UDHËZIMET E SIGURISË

PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha udhëzimet d paralajmërimet për sigurinë.
Created with

Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Përdorimi i synuar
Xhaketa me ventilator ka për synim ftohjen e temperaturës së trupit.
- Mos e përdorni xhaketën për qëllime të pasynuara.
- Nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë, fikeni xhaketën dhe hiqni menjëherë mbajtësen e baterisë.
- Mos e mbani xhaketën në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.
- Mos e përdorni kurrë xhaketën me ventilator në vende ku temperatura arrin mbi 50°C (122°F). Përndryshe, mund të shkaktojë djegie të lëkurës. Shmangni gjithashtu përdorimin në lagështi të lartë.
- Mos e stamponi, hidhni apo keqpërdorni xhaketën me ventilator.
- Shmangni ujin në pjesët elektrike.
- Mos flini kurrë me xhaketën me ventilator të veshur. Rënia e menjëhershme e temperaturës së trupit mund t'ju dëmtojë shëndetin.
- Mos e ndizni xhaketën me ventilator nëse nuk e keni
- Mos i futni gishtat në njësinë e ventilatorit. Sidomos, bëni kujdes që fëmijët të mos luajnë me xhaketën me ventilator.
- Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara ose personat e pandjeshëm ndaj temperaturës, për shembull një person me qarkullim të dobët të gjakut, nuk duhet ta përdorin xhaketën.
- Nëse ndodh ndonjë anomali, kontaktoni qendrën lokale të shërbimit për riparim.
- Ruani etiketat e mirëmbajtjes dhe pllakëzën e specifikimeve. Nëse ato bëhen të palexueshme ose humbin, kontaktoni qendrën lokale të shërbimit për riparim.
- Zgjidhni shpejtësinë e përshtatshme të ventilatorit në përputhje me mjedisin e përdorimit për përdorim të vazhdueshëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pambikëqyrur.
- Përpara larjes, shkëputni njësinë e ventilatorit, mbajtësen e baterisë dhe hiqni kutinë e baterisë. Lani vetëm pjesën e xhaketës.
- Mos fryni ajër të komprimuar drejt ventilatorit. Mos futni shkopinj të vegjël në njësinë e ventilatorit. Përndryshe, ventilatori dhe motori mund të dëmtohen.
- Mos e ekspozoni xhaketën ndaj shiut ose kushteve me lagështirë. Uji që hyn në xhaketë mund të rrisë rrezikun e goditjes elektrike.
- Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni asnjëherë kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr ose për ta hequr xhaketën nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, vajit dhe anëve të mprehta.
- Mos e përdorni xhaketën kur jeni nën ndikimin e drogave, alkoolit ose medikamenteve.
- Mos e lini xhaketën me ventilator në vende me temperaturë të lartë, si p.sh. në automjet që ndodhet nën rrezet e diellit. Përndryshe, pjesët plastike mund të shkrijnë dhe të dëmtohen.
- Për magazinim për një kohë të gjatë, hiqni mbajtësen e baterisë dhe kutinë e baterisë nga xhaketa dhe hiqni kutinë e
vaterise nga mbajtësja e baterisë.
- Kjo pajisje nuk është synuar për përdorim mjekësor në spitale.
Siguria elektrike
- Mos futni gozhdë, tel etj. në folenë USB të furnizimit me energji. Përndryshe, qarku i lidhjes së shkurtër mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
- Mos e lidhni burimin e energjisë me folenë USB. Përndryshe, ka rrezik zjarri. Foleja USB është menduar vetëm për ngarkimin e pajisjes me tension më të ulët. Vendosni gjithmonë kapakun në folenë USB kur nuk ngarkoni pajisjen me tension më të ulët.
Udhëzime të rëndësishme sigurie për kutinë e baterisë
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i baterive joorigjinale Makita ose i baterive të modifikuara mund të rezultojë në shpërthimin e baterisë, duke shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëme. Gjithashtu, ky veprim do të bëjë të pavlefshme garancinë e Makita-s për ngarkuesin dhe veglën Makita.
- Ringarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga prodhuesi. Ngarkuesit e përshtatshëm për një lloj t caktuar pakete baterie mund të
paraqesin rrezik zjarri kur përdoren me një paketë tjetër baterie.
- Përdoreni xhaketën vetëm me paketat e baterisë të krijuara specifikisht. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
- Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1) ngarkuesin e baterisë, (2) bateri dhe (3) produktin që përdor baterinë.
- Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
- Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi, ndalojeni menjëherë përdorimin. Kjo mund të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegieje të mundshme, madje edhe shpërthim.
- Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Kjo mund sjellë humbje të shikimit.
- Mos bëni qark të shkurtër në kutinë e baterisë:
-
Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
-
Shnangni ruajtjen e kutisë se baterise né kuti me download the free trial online at nitropdf.com/professional
objekte të tjera metalike si gozhdë, monedha etj.
-
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose shiut. Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim të madh rryme elektrike, mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje avari.
-
Mos e ruani xhaketën, mbajtësen e baterisë dhe kutinë e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose të tejkalojë 50°C (122°F).
- Mos e digjni kutinë e baterisë edhe nëse është shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
- Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni baterinë.
- Mos përdorni bateri të dëmtuar.
- Ndiqni rregulloret lokale në lidhje me hedhjen e baterisë.
- Bateritë e përfshira me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar, p.sh. nga palë të treta apo agjentë përcjellës, duhet të zbatohen kërkesat e posaçme për paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit që transportohet, nevojitet të konsultoheni me një ekspert të materialeve të rrezikshme. Ndiqni gjithashtu dhe rregunet
më të detajuara të mundshme kombëtare.
Mbulojini ose vendosni shirit ngjitës mbi kontaktet e zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të atillë që të mos lëvizë brenda paketimit.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë maksimale të baterisë
- Mos e ringarkoni asnjëherë kutinë e baterisë të ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
- Ngarkojeni kutinë e baterisë në temperaturë dhome në 10°C - 40°C (50°F - 104°F).
- Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni.
- Ngarkojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për një periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
- Për jetëgjatësi optimale, kutia e baterisë duhet të jetë plotësisht e ngarkuar pas përdorimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
(Shikoni pjesën e fundit të manualit të përdorimit për të gjitha ilustrimet.)
EMËRTIMI I PJESËVE (Fig. 1 dhe 2)
DFJ202, DFJ203, DFJ300, DFJ301 (Fig. 1)
(1) Lidhësja për distinktivin
(2) Lidhësja për distinktivin e krahut
(3) Mbaitësju e mengëve
( ) Xnei baterisë
(5) Grepi i ventilatorit
(6) Butoni mbérthyes
(7) Njësia e ventilatorit
(8) Kablloja elektrike
Vetëm për DFJ203 dhe DFJ301
(9) Goma kundër rrëshqitjes
(10) Kapuçi
DFJ400, DFJ401 (Fig. 2)
(1) Lidhësja për distinktivin
(2) Lidhësja për distinktivin e krahut
(3) Mbajtësja e mëngëve
(4) Xhepi i baterisë
(5) Grepi i ventilatorit
(6) Butoni mbërthyes
(7) Njësia e ventilatorit
(8) Kablloja elektrike
(11) Vatat
(12) Xhepi prej rrjete për kompresë akulli
Vetëm për DFJ401
(9) Goma kundër rrëshqitjes
(10) Kapuçi
SPECIFIKIMET
Energjia (Të gjitha modelet)
| Foleja USB e furnizimit me energji | DC 5 V, 2,1 A, Iloji A |
| Tensioni nominal (V) DC | 10,8 V |
| DC 14,4 V | |
| DC 18 V | |
| Kutia e baterisë 10,8 V | BL1015, BL1020B, BL1040B |
| 14,4 V | |
| BL1415, BL1415N, BL1430, BL1430B, BL1440, BL1450, BL1460B | |
| 18 V | |
| BL1815, BL1815N, BL1820, BL1820B, BL1830, BL1830B, BL1840, BL1840B, BL1850, BL1850B, BL1860B |
Koha e përdorimit (orë afërsisht)
| Shpejtësia e ajrit | me BL1040B | me BL1460B | me BL1860B |
| 1 | 1 | 6 | 2 |
| 2 | 1 | 1 | 1 |
| 3 | 6 | , | 0 |
Materiali
| DFJ202 | Materiali i jashtëm: Poliester (100%) |
| DFJ203 | Materiali i brendshëm: Poliester (100%)Xhepi: Pambuk (100%) |
| DFJ300 | Materiali i jashtëm: Pambuk (100%) |
| DFJ301 | Materiali i brendshëm: Poliester (100%)Xhepi: Pambuk (100%) |
| DFJ400 | Materiali i jashtëm: Poliester (100%) + veshje me shkëlqim titani |
| DFJ401 | |
| Materiali i brendshëm: Poliester (100%)Xhepi: Pambuk (100%)Vatat: Poliester (65%) + pambuk (35%) |
- Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet e përmendura këtu mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
- Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
- Koha e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të llojit të baterisë, gjendjes së ngarkimit dhe kushteve të përdorimit.
MONTIMI
Montimi ose heqja e kutisë së baterisë nga mbajtësja e baterisë (Fig. 3)
! KUJDES:
- Mbani fort mbajtësen e baterisë dhe kutinë e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë. Mosmbajtja fort e mbajtëses së baterisë dhe e kutisë së baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të mbajtëses së baterisë dhe të kutisë së baterisë, si edhe lëndim personal.
Për të vendosur kutinë e baterisë (15), bashkoni gjuhëzën në kutinë e baterisë me kanalin në mbajtësen e baterisë dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund derisa të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq (13) në anën e sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar plotësisht.
Montojeni gjithmonë kutinë e baterisë plotësisht derisa treguesi i kuq të mos duket. Në të kundërt, ajo mund të bjërë aksidentalisht nga mbajtësja e baterisë duke ju lënduar juve ose personat përreth.
Mos e montoni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia nuk rërshqet me lehtësi brenda, nuk po e futni siç duhet. Për
6 ta hequr kutisë e baterisë,5rëshqiteni nga mbajtësja e baterisë ndërkohë që rëshqitni butonin (14) në pjesën e përparme të kutisë.
Montimi ose heqja e njësisë së ventilatorit në xhaketë (Fig. 4, 5 dhe 6)
Vendosni grepin e ventilatorit në njësinë e ventilatorit dhe kalojeni përmes xhaketës në mënyrë që grepi i ventilatorit të mund të mbajë rripin tuaj. Grepi i ventilatorit është i dobishëm për komoditet më të lartë në lëvizje.
Vendoseni njësinë e ventilatorit në xhaketë duke mbyllur zinyhirin. Pastaj's rengoni butonir mbërthyes për ta sigruir ne vend.
Gjate neqjes, ndiqni procedurën e kundërt të montimit.
Vendosja e mbajtëses së baterisë (Fig. 7 dhe 8)
Lidhni mbajtësen e baterisë me kabllon elektrike të xhaketës.
Mund ta varni mbajtësen e baterisë në rripin e mesit.
Për mbajtëset e baterisë 18 V dhe 14,4 V
Mbajtësja e baterisë përdor funksionin kundër rëzimit. Gjatë heqjes së mbajtëses së baterisë nga rripi, tërhiqni mbajtësen e baterisë me butonin e zhbllokimit (16) të shtypur.
Vendosja e kompletit të filtrave (aksesor opsional) (Fig. 9)
Kompleti i filtrave mbron njësinë e ventilatorit nga papastërtitë dhe pluhuri. Rekomandohet përdorimi i kompletit të filtrave në vend pune të papastër ose me pluhur.
Vendosni filtrin sfungjer (17) në njësinë e ventilatorit dhe më pas vendosni filtrin (18) mbi të. Gjatë heqjes, ndiqni procedurën e kundërt të montimit.
PËRSHKRIMI I PUNËS

KUJDES:
- Xhaketa me ventilator aktivizohet kur hyn ajër me temperaturë dhe lagështi më të ulët se sipërfaqja e trupit. Xhaketa me ventilator mund të mos aktivizohet në rast se temperatura dhe/ose lagështia e ajrit janë më të larta se ato në xhaketë.
Për ta ndezur xhaketën, shtypni dhe mbani butonin e ndezjes (21). Xhaketa ndizet me shpejtësi të lartë ajri. Çdo herë që prekni butonin e ndezjes, shpejtësia e ajrit ndryshon nga e lartë në mesatare, nga mesatare në të ulët dhe nga e ulët në të lartë. Treguesi i shpejtësisë së ajrit (20) tregon shpejtësinë aktuale të ajrit. Për ta fikur, shtypni dhe mbani sërish butonin e ndezjes.
Butoni turbo (Fig. 10)
Me shtypjen e butonit turbo (19), xhaketa punon në modalitet turbo për ftohje të shpejtë. Modaliteti turbo zgjat një minutë dhe shpejtësia e ajrit kthehet në normale.
Kontrolli i qarkullimit të ajrit (Fig. 11, 12, 13 dhe 14)
Për të ruajtur qarkullim të qëndrueshëm të ajrit, mbyllni kopsën në grykën e xhaketës. (Fig. 11)
Mund ta kontrolloni qarkullimin e ajrit brenda xhaketës duke mbyllur ose hapur zinxhirët e brendshëm.
Gjatë mbylljes së zinxhirëve të brendshëm (Fig. 12), pjesa më e madhe e ajrit qarkullon me vëllim të lartë ajri përmes vrimës te qafa. Gjatë hapjes së zinxhirëve të brendshëm (Fig. 13), ajri qarkullon nëpërmjet vrimave te qafa dhe mëngët.
Për modelelet me kapuç (Fig. 14)
Vendoseni kapuçin kur keni vënë kaskën. Ajri që del nga ventilatori kalon përmes kaskës dhe ju freskon kolë
Xhepi i baterisë (Fig. 15)
Ofrohet një xhep për të mbajtur mbajtësen e baterise (me baterinë) brenda xhaketës. Lidhni kabllon elektrike me mbajtësen e baterisë dhe më pas futeni në xhep. Mbajtësja e baterisë 10,8 V është e përshtatshme për këtë xhep.
Lidhja e pajisjeve USB (Fig. 16)
! KUJDES:
- Lidhni vetëm pajisje që mbështesin folenë USB të furnizimit me energji. Përndryshe, ajo mund t'i shkaktojë defekt mbajtëses së baterisë.
Mbajtësja e baterisë (me baterinë) mund të funksionojë si burim i jashtëm energjie për pajisjet USB.
Hapni kapakun dhe lidhni kabllon USB (nuk përfshihet) me folenë e furnizimit me energji (22) të mbajtëses së baterisë. Më pas, lidhni skajin tjetër të kabllos me pajisjen dhe ndizni çelësin (23) pranë folesë USB.
Mbajtësja e baterisë (me baterinë) furnizon DC 5 V, 2,1 A. Për lehtësi përdorimi, kablloja USB mund të vendoset brenda xhaketës, duke përdorur vrimën e xhepit dhe mbajtësen e kabllos.
SHËNIM:
- Përpara se të lidhni pajisjen USB me mbajtësen e baterisë (me baterinë), rezervoni gjithmonë të dhënat e pajisjes USB. Përndryshe, ka mundësi të humbisni të dhënat.
- Ngarkuesi mund të mos i furnizojë me energji disa pajisje USB.
- Gjatë mospërdorimit ose pas ngarkimit, hiqeni kabllon USB dhe mbyllni kapakun.
- Energjia e baterisë konsumohet kur ndizet çelësi pranë folesë USB. Fikeni gjithmonë çelësin kur nuk e përdorni.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
- Sigurohuni gjithmonë që xhaketa të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo mirëmbajtje. Nëse xhaketa nuk ndizet ose nëse ka defekt në kutinë plotësisht të ngarkuar të baterisë, pastroni terminalet e mbajtëses së baterisë dhe kutinë e baterisë. Nëse xhaketa vazhdon të mos funksionojë siç duhet, ndaloni përdorimin e xhaketës dhe kontaktoni gendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
- Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i xhaketës
Përpara larjes, shkëputni njësinë e ventilatorit dhe mbajtësen e baterisë nga xhaketa. Ndiqni udhëzimet në etiketën e kujdesit.
Për DFJ400 dhe DFJ401
Gjatë larjes në makinë larëse, përdorni rrjetë rrobash.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES
Përdorimi i aksesoreöse shtojca rekomandohen për Përdorimi me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesoreöve apo i shtojcave të download the free trial online at nitropdf.com/professional
tjera mund të paraqesë rrezik lëndimi të personave. Përdorini aksesorët ose shtojcat vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse ju nevojiten të dhëna të tjera në lidhje me këta aksesorë, pyesni në qendrën lokale të shërbimit të Makita-s.
- Kompleti i filtrave
• Bateria dhe ngarkuesi original Makita
SHËNIM:
- Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketë si aksesorë standardë. Ata mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.