TGR120NC6 - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TGR120NC6 GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës elektrik akumulimi |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | TGR120NC6 |
| Vëllimi | 120 litra |
| Presioni nominal | 0,6 MPa |
| Pesha bosh / me ujë | 38 kg / 158 kg |
| Fuqia e lidhjes | 2000 W |
| Tensioni | 230 V ~ |
| Koha e ngrohjes në 75°C | 4 orë 35 minuta |
| Konsumi i energjisë për 24 orë | 2,60 kWh |
| Mbrojtja kundër korrozionit | Smaltuar + anode magnezi |
| Lartësia (A) | 1090 mm |
| Gjerësia (B) | 865 mm |
| Thellësia (C) | 205 mm |
| Distanca e rekomanduar nga tavani (G) | 300-350 mm |
| Lidhja e ujit | 1/2" (filetim) |
| Lloji i lidhjes | Mbyllur (presion) ose hapur (pa presion) |
| Klasa e mbrojtjes | Nuk specifikohet (IP? Vlerësim IP24) |
| Termostati i rregullueshëm | 25°C deri 75°C |
| Mirëmbajtja | Pastrim i jashtëm me detergjent të butë; kontroll i anodës çdo 36 muaj |
| Garancia kundër korrozionit | Në kusht të kontrolleve të rregullta |
Pyetjet më të shpeshta - TGR120NC6 GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth TGR120NC6 GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGR120NC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGR120NC6 e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT TGR120NC6 GORENJE
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.
JU LUTEMI, PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.
KY APLIKACION NUK ËSHTË I DESTINUAR PËR PERSONA (PËRFSHIRË FËMIJËT) ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE, NDIJORE APO MENDORE, OSE ME MUNGESË PËRVOJE DHE NJOHURISH, NËSE ATA NUK JANË NËN MBIKËQYRJE APO NUK U JANË DHËNË UDHËZIME PËR PËRDORIMIN E PAJISJES NGA PERSONI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE.
FËMIJËT DUHET TË MBIKËQYREN PËR T'U SIGURUAR QË ATA NUK LUAJNË ME PAJISJEN.
Bojleri është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është testuar zyrtarisht, prandaj janë lëshuar certifikata sigurie dhe certifikata e përputhshmërisë elektromagnetike.
Karakteristikat e tij teknike fillestare janë të shënuara në pllakën e të dhënave, e cila është ngjitur midis tubave lidhës. Bojlerin mund ta lidhë me rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit vetëm një person i kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësi të tij për riparim, heqjen e gurit të ujit, kontroll ose zëvendësim të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund t'i kryejë vetëm shërbimi i autorizuar i servisit.
MONTIMI
Montoni bojlerin sa më afër pikave të përdorimit. Nëse do ta instaloni ngrohësin e ujit në një hapësirë ku ndodhet banja ose dushi, duhet të respektohen kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Pjesa 701). Fiksojeni në mur me vida muri me diametër nominal minimal 8 mm. Muri me kapacitet të dobët mbajtës, në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet të forcohet. Bojlerin mund ta fiksoni në mur vetëm në pozicion vertikal.
Për kontroll më të lehtë dhe zëvendësim të anodës së magnezit, rekomandojmë që midis ngrohësit të ujit dhe tavanit të lihet hapësirë e mjaftueshme (shih masën G në skicat e masave lidhëse). Përndryshe, gjatë ndërhyrjes së servisit të përmendur, do të jetë e nevojshme çmontimi i ngrohësit të ujit nga muri.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË PAJISJES
| Tipi | TGR 30 N T | TGR 50 N TGR | 80 N TGR 1 | 00 N TGR 120 | N TGR 150 | N TGR 200 N | ||
| Modeli | TGR 30 N TGR 50 N TGR | 80 N TGR 100 | N TGR 120 | N TGR 150 N | TGR 200 N | |||
| Vëllimi | [I] 3 | 30 50 80 100 | 120 150 200 | |||||
| Tensioni fi llestar [MPa] | 0,6 | |||||||
| Sasija / e mbushur me ujë [kg] | 20/50 | 24/74 | 30/110 | 34/134 | 38/158 | 44/194 | 70/270 | |
| Mbrotja kundër korodimit të kazanit | emajluar / Mg anoda | |||||||
| Forca aderuese [W] | 2000 | |||||||
| Tensioni [V~] | 230 | |||||||
| Koha e ngrohjes deri në 75°C 1) [h] | 105 | 155 | 305 | 355 | 435 | 545 | 740 | |
| Sasia e ujit të përzier te 40°C [I] | 50 89 1 | 45 200 236 | 298 399 | |||||
| Shpenzimi energjik 2) [kWh/24h] | 0,90 | 1,32 | 1,85 | 2,20 | 2,60 | 3,20 | 2,80 | |
1) Koha e ngrohjes së të gjithë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik, duke filluar nga temperatura e ujit të ujësjellësit prej 15°C.
2) Konsumi i energjisë gjatë ruajtjes konstante të temperaturës së ujit në bojler në 65°C dhe temperaturës së ambientit 20°C, i matur sipas DIN 60379.
| A | B | C | D | E | F | |
| TGR 30 N 46 | 8 275 17 | 3 - 454 | 461 80 | |||
| TGR 50 N 57 | 0 365 18 | 5 - 454 | 461 130 | |||
| TGR 80 N 77 | 5 565 19 | 0 - 454 | 461 180 | |||
| TGR 100 N 9 | 35 715 20 | 00 - 454 | 461 260 | |||
| TGR 120 N 10 | 90 865 | 205 - 454 | 461 260 | |||
| TGR 150 N 13 | 305 1065 | 220 - 454 | 461 260 | |||
| TGR 200 N 15 | 14 1050 | 444 800 | 500 507 | 260 |

Masat lidhëse dhe montuese të bojlerit [mm]
LIDHJA ME RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit në bojler janë të shënuara me ngjyra. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë blu, ndërsa dalja e tij me ngjyrë të kuqe.
Bojleri mund të aderohet në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Mënyra e mbyllur, sistemi aderues me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende; sistemi i hapur, joshtypës, mundëson furnizim vetëm nga një vend.
Sipas sistemit të zgjedhur të aderimit, duhet të furnizoheni edhe me bateri përkatëse të ujit. Te sistemi i hapur, ai jo me shtypje, duhet që para bojlerit të montohet ventili kundërkthyes, i cili ndërpren rrjedhjen e ujit nga kazani, në qoftë se në rrjetën ujësjellëse ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem aderues, patjetër të përdorni fluks bateri përzierëse. Për shkak të ngrohjes së ujit, shkaktohet rritja e vëllimit të ujit në bojler, e kjo shkakton pikjen e ujit nga bateria fluksore. Me shtërngimin e tepërt të dorëzës në bateri, pikjen e ujit nuk do ta ndërpreni, por mundeni vetëm të prishni baterinë.
Te sistemi aderues i mbyllur, në vendet furnizuese duhet të përdorni fluks bateri përzierëse me shtypje. Në gypin dalës, për shkak të sigurimit të punimit, duhet montuar ventil sigurues ose grupë siguruese, e cila ndërpren rritjen e shtypjes në kazan tepër se 0,1 MPa, mbi atë nominale. Hapësira e daljes në ventilin sigurues nevojitet të përmbajë dalje në presion atmosferik.
Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri ku është ajo e rregulluar në ventilin sigurues. Për shkak se kthyerja e ujit në rrjetën e ujësjellësit është e ndërprerë, mund të vijë deri te pikja e ujit nga hapësira dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta udhëzoni në dalje nëpërmjet mbaresës tubuese, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën lëshuesin e ventilit sigurues, duhet të jetë i montuar në kahje vertikale të drejtuar poshtas dhe në ambient ku nuk ngrinë.
Në rast se, për shkak të instalimit jo të rregullt nuk keni mundësi të kanalizoni në tubacion ujin që pikon nga ventili sigurues kthyes, pikimit të ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës për ekspanzion, me vëllim prej 3l në gypin ngarkues të nxehësit të ujit.
Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues nevojitet që vetë të realizoni kontrollime periodike. Te kontrolli duhet që me lëvizjen e dorëzës ose të zhvidhosjes së dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të çelni daljen nga ventili sigurues dhe kthyes. Tash duhet që nëpërmjet shobës dalëse të ventilit të rrjedhë uji, e kjo është shenjë që ventili është krejt në rregull.
![graph TD A["1: Ventilation Tank"] --> B["2: Pressure Sensor"] B --> C["3: Valve"] C --> D["4: Flow Control Valve"] D --> E["5: Outlet"] F["2: Valve"] --> G["3: Valve"] G --> H["4: Flow Control Valve"] H --> I["5: Outlet"] J["3: Pressure Control Valve"] --> K["4: Valve"] K --> L["5: Outlet"]](/content/2026/02/416723/images/ba3cd2e163844bdacf29f6f74d048cc5c8e675e605c451edf636342c5295f86e.jpg)
Sistemi (me shtypje) i mbyllur Sistemi i hapur (pa shtypje)
Legjenda:
1 - Ventili kthyes sigurues 6 - Mbaresa për provë 2 - Ventili provues 7 - Taftari me kyçësin në tubacion 3 - Ventili kundërkthyes 4 - Ventili reduktiv i shtypjes H - Uji i ftohtë 5 - Ventili mbyllës T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues kthyes nuk është i lejuar montimi i ventilit mbyllës, sepse kështu çmundësoni punimin e ventilit sigurues kthyes.
Bojleri mund të lidhet në rrjetin e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, nëse presioni në rrjet është më i ulët se 0,5 MPa (5 bar). Nëse presioni tejkalon 0,5 MPa (5 bar), patjetër duhet të instaloni ventil reduktues.
Para lidhjes elektrike, së pari duhet mbushur bojleri me ujë. Gjatë mbushjes së parë, hapni rubinetin e ujit të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur kur uji arrin dhe del nga gypi i baterisë përzierëse.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK
Para lidhjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllo lidhëse me diametër minimal të paktën 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për rrjetin elektrik.
Për ta bërë këtë, duhet të hiqni kapakun mbrojtës nga bojleri.
Midis ngrohësit të ujit dhe instalimit të përhershëm, duhet të jetë instaluar një pajisje për shkëputjen e të gjithë poleve nga rrjeti furnizues, në përputhje me rregullat kombëtare të instalimeve.
Legjenda:
1 - Termostati dhe siguresa dypolëshe ngrohëse 2 - Ngrohësi 3 - Gjuha lidhëse 4 - Drita kontrolluese
L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike
KUJDES: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ai patjetër duhet shkëputur nga rrjeti elektrik!
PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pasi të lidhet në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit është gati për përdorim.
Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e përparme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 25° dhe 75°C. Preferohet rregullimi i pullës në pozicionin “eco”. Ky lloj rregullimi është më kursimtar; këtu, temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55°C, veçimi i gurit të ujit dhe humbjet e nxehtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimet në temperaturë më të lartë. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon drita kontrolluese. Ngrohësi i ujit përmban në shtëpizë termometër bimetal, i cili lëviz në drejtim të akrepave të orës nga e djathta, kur në ngrohës gjendet uji i ngrohtë. Në qoftë se nuk keni ndërmend ta përdorni ngrohësin e ujit për një kohë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja në atë mënyrë që të mos e shkëputni nga elektrika, dhe pullën e termostatit ta rregulloni në pozicionin “*”. Në këtë rregullim, ngrohësi do ta mbajë temperaturën e ujit rreth 10°C. Në qoftë se megjithatë ngrohësin do ta shkëputni nga rrjeta elektrike, në rrezikun e ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fitting i posaçëm (T-copë) ose valvul shkarkuese. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet valvulës së sigurisë duke lëvizur dorezën, përkatësisht kapakun rrotullues të valvulës, në pozicion si tek kontrollimi i funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësi duhet të shkëputet nga rrjeta elektrike dhe pastaj të hapet doreza për ujin e ngrohtë në rubinet (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet sasi e vogël uji, i cili rrjedh tek evitimi i fllanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së fllanxhës ngrohëse. Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirë të lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.
Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetën e gjatë të ujëngrohësit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm në qoftë se i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrollit, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar, do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijues.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmëroni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.