TG100NC6 - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TG100NC6 GORENJE në format PDF.

GORENJE TG100NC6 - Boiler
📄 76 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TG100NC6 - page 51
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitNgrohës uji elektrik me akumulim
MarkaGorenje
ModeliTG100NC6
Vëllimi (kapaciteti)100 litra
Presioni nominal0,6 MPa (6 bar)
Pesha bosh34 kg
Pesha në ngarkesë134 kg
Fuqia e lidhur2000 W
Tensioni i furnizimit230 V ~
Koha e ngrohjes në 75 °CRreth 3 orë 55 min
Sasia e ujit të përzier në 40 °C200 litra
Konsumi energjetik (mbajtja në 65 °C)2,20 kWh/24h
Mbrojtje nga korrozioniRezervuar i smaltuar + anodë magnezi
Përmasat (L x G x T)926 x 715 x 200 mm
Lidhja e ujitHyrje ujë i ftohtë (blu) dhe dalje ujë i nxehtë (kuqe) – i pajtueshëm me sisteme të hapura dhe të mbyllura
Lidhja elektrikeKabllo H05VV-F 3G 1,5 mm², seksion minimal 1,5 mm²
Temperatura e rregullueshme20 °C deri 75 °C (rregullimi i fabrikës i rekomanduar)
Materiali i rezervuaritÇelik i smaltuar
Anoda mbrojtëseAnodë magnezi (kontroll çdo 36 muaj)
Pajisja e sigurisëValvul sigurie, siguresë termike bipolare
MirëmbajtjaPastrim i jashtëm me tretësirë të butë; heqja e gurëve dhe kontrolli i anodës nga teknik i autorizuar
Indeksi i mbrojtjesNë përputhje me standardet IEC 60364-7-701 (instalimi në dhomë uji)

Pyetjet më të shpeshta - TG100NC6 GORENJE

Cili është kapaciteti i ngrohësit të ujit TG100NC6?
Kapaciteti është 100 litra, i përshtatshëm për përdorim të zakonshëm shtëpiak.
Cila është presioni maksimal i ujit i mbështetur?
Presioni nominal është 0,6 MPa (6 bar). Nëse presioni i rrjetit tejkalon 0,5 MPa, është e nevojshme të instalohet një reduktues.
Si të instaloni ngrohësin e ujit në sistem të mbyllur (nën presion)?
Për një sistem të mbyllur, përdorni një grup sigurie ose një valvul sigurie të montuar në hyrjen e ujit të ftohtë. Valvula duhet të ketë një shkarkim në atmosferë dhe të testohet rregullisht. Mos vendosni valvul mbyllëse midis ngrohësit të ujit dhe valvulës.
Si ta lidhni ngrohësin e ujit me rrjetin elektrik?
Lidhja duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar. Përdorni një kabllo me seksion minimal 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Një pajisje shkëputjeje omnipolare duhet të instalohet midis pajisjes dhe rrjetit. Para çdo ndërhyrjeje, shkëputeni patjetër furnizimin.
Cila është temperatura maksimale e ujit?
Temperatura është e rregullueshme nga 20 °C deri 75 °C. Rregullimi i fabrikës (rreth 65 °C) rekomandohet për një ekuilibër të mirë midis komfortit dhe kursimit të energjisë.
Si të mirëmbani anodën mbrojtëse?
Anoda e magnezit duhet të kontrollohet të paktën çdo 36 muaj nga një teknik i autorizuar. Nëse është e konsumuar, duhet të zëvendësohet për të garantuar mbrojtjen nga korrozioni të rezervuarit.
Çfarë të bëni në rast pikimi nga valvula e sigurisë?
Një piking i lehtë është normal gjatë ngrohjes. Nëse pikinga është e tepërt, kontrolloni që presioni i rrjetit të mos kalojë 0,6 MPa. Mund të instaloni një enë zgjerimi 3 litra në hyrjen e ujit të ftohtë për të reduktuar fenomenin.
Si të kulloni ngrohësin e ujit?
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik. Hapni një rubinet uji të nxehtë. Vendoseni valvulën e sigurisë në pozicion testimi për të evakuuar ujin, ose përdorni një lidhje T në hyrjen e ujit të ftohtë për të zbrazur nga poshtë.
A mund të instalohet pajisja në një banjo?
Po, me kusht që të respektohet standardi IEC 60364-7-701 (VDE 0100 pjesa 701) në lidhje me instalimet elektrike në dhoma që përmbajnë vaskë ose dush.
Çfarë të bëni nëse ngrohësi i ujit nuk nxehet?
Kontrolloni fillimisht furnizimin elektrik dhe ndërprerësin. Drita treguese duhet të ndizet. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e pas shitjes. Mos u përpiqni të riparoni vetë brendësinë e pajisjes.

Pyetjet e përdoruesve rreth TG100NC6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TG100NC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TG100NC6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TG100NC6 GORENJE

Bojleri është i prodhuar në ujdi me standardet në fuqi dhe zyrtarisht i sprovuar, e për atë, janë të lëshuara vërtetime të sigurisë dhe vërtetim për kompatibilitetin elektromagnetik.

Cilësitë e tij fillestare teknike, janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitura ndërmjet gypave aderues. Bojlerin, ka të drejtë ta aderojnë rrjetën elektrike dhe atë të ujësjellësit vetëm personi i profesionalizuar për të. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të ndreqjes, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korodimit mund t'i kryej vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montoni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëqoftëse do ta instaloni ngrohësin e ujit në hapësirë ku gjendet banjoja ose dushi, patjetër nevojitet që të merren në përfillje kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vida për muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me mbajtje të dobët në të cilin keni ndërmend ta varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mundeni ta përforconi në mur vetëm vertikalisht.

Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë, që ndërmjet ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shiko masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muri.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTG 30 N TG 50 N TG 80 N TG 100 N TG 120 N TG 150 N TG 200 N
Modeli TG 30 N TG 50 N TG 80 NTG 100 N TG 120 N TG 150 N TG 200 N
Vellimi [I] 30 50 80 100 120 150 200
Tensioni fi llestar [MPa]0,6
Sasija / e mbushur me ujë [kg]20/5024/7430/11034/13438/15844/19470/270
Mbotja künderin korodimit te kazanitemajluar / Mg anoda
Forca aderuese [W]2000
Tensioni [V~]230
Koha e ngrohjes deri nè 75°C 1) [h]105155305355435545740
Sasia e ujit të pörzier te 40°C [I]50 89 145 200 236 298 399
Shpenzimi energjik 2) [kWh/24h]0,901,321,852,202,603,202,80

1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik në nisje të temperaturës së ujit nga ujësjellësi 15°C . 2) Shpenzimi energetik te mirëmbajtja konstante e temperaturës së ujit në bojler 65°C dhe te temperatura e rrethit 20°C , e matur sipas EN 60379.

ABCDEF
TG 30 N 459275 173- 454 461 80
TG 50 N 561365 185- 454 461 130
TG 80 N 766565 190- 454 461 180
TG 100 N 926 715 200 - 454 461 260
TG 120 N 1081 865 205 - 454461 260
TG 150 N 1296 1065220 - 454461 260
TG 200 N 1505 1050444 800500 507 260

GGORENJE TG100NC6 - MONTIMI - 1

GORENJE TG100NC6 - MONTIMI - 2

Masat aderuese dhe ato montuese të bojlerit [mm]

ADERIMI NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit në bojler janë të shënuara me ngjyra. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë të kaltërt, kurse dalja e tij me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund ta aderoni në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Mënyra e mbyllur, sistemi aderues me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende, sistemi i hapur, joshtypës, mundëson furnizim vetëm nga një vend.

Sipas sistemit të zgjedhur të aderimit, duhet të furnizoheni edhe me bateri përkatëse të ujit. Te sistemi i hapur, ai jo me shtypje, duhet, që para bojlerit të montohet ventili kundërthyes, i cili ndërpret rrjedhjen e ujit nga kazani, nëqoftëse, në rrjetën ujësjellëse ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem aderues, patjetër të përdorni flucks bateri përzierëse. Për shkak të ngrohjes së ujit, shkaktohet rritja e vëllimit të ujit në bojler, e kjo shkakton pikjen e ujit nga baterija fluktare. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, pikjen e ujit nuk do ta ndërprisni, por mundeni vetëm ta prishni baterinë.

Te sistemi aderues i mbyllur, në vendet furnizuese duhet të përdorni flucka baterie me shtypje. Në gypin dalës, për shkak të sigurimit të punimit, duhet montuar ventil sigurues ose grupë siguruese, e cila ndërpret rritjen e shtypjes në kazan tepër se 0,1 MPa, mbi atë nominale. Hapësira e daljes në ventilin sigurues nevojitet të përmbajë dalje në presion atmosferik.

Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri ku është ajo e rregulluar në ventilin sigurues. Për shkak se kthyerja e ujit në rrjetën e ujësjellësit është e ndërprerë, mund të vijë deri te pikja e ujit nga hapësira dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta udhëzoni në dalje nëpërmjet të mbaresës tubuese, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën lëshuesin e ventilit sigurues, duhet të jetë i montuar në kahje vertikale të drejtuar poshtas dhe në ambient ku nuk ngrinë.

Në rast se, për shkak të instalimit jo të rregullt nuk keni mundësi të kanalizoni në tubacion ujin që pikon nga ventili sigurues kthyes, pikimit të ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës për ekspansion, me vëllim prej 3 litra në gypin ngarkues të nxehësit të ujit.

Për funksionimin e rregullshëm të ventilit sigurues nevojitet, që vetë të realizoni kontrollime periodike. Te kontrolli duhet, që me lëvizjen e dorëzës ose të zhvidhosjes së dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të çelni daljen nga ventili sigurues dhe kthyes. Tash duhet, që nëpërmjet të shobës dalëse të ventilit të rrjedhë uji, e kjo është shenjë, që ventili është krejt në rregull.

Sistemi (me shtypje) i mbyllur Sistemi i hapur (pa shtypje)GORENJE TG100NC6 - ADERIMI NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT - 1

Legjenda:

1 - Ventili kthyes sigurues 6 - Mbaresa për provë 2 - Ventili provues 7 - Taftari me kyçësin në tubacion 3 - Ventili kundërthyes 4 - Ventili reduktiv i shtypjes H - Uji i ftohtë 5 - Ventili mbyllës T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues kthyes nuk është i lejuar montimi i ventilit mbyllës, sepse, kështu ç'mundësoni punimin e ventilit sigurues kthyes.

Bojlerin mund ta aderoni në rrjetën e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, në qoftë se është shtypja në rrjetë më e ulët se 0,5 MPa (5 bar). Në qoftë se shtypja tejkalon 0,5 MPa (5 bar), patjetër duhet të instaloni ventil reduktiv.

Para aderimit elektrik, së pari duhet mbushur bojlerin me ujë. Te mbushja e parë, çelni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin dhe del nëpër gypin e baterisë përzierëse.

ADERIMI NË RRJETËN ELEKTRIKE

Para kyçjes në rrjetën elektrike, në ngrohës nevojitet të instaloni kabllo kyçëse me diametër minimal të paktën 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Aderimi i bojlerit në rrjetën elektrike duhet të rrjedhë në përputhje me standardet për rrjetën elektrike.

Për ta bërë këtë, duhet të hiqni kapakun mbrojtës nga bojleri. Midis ngrohësit të ujit dhe instalimit të përhershëm, duhet të instalohet një pajisje për ndarjen e të gjithë poleve nga rrjeti furnizues, në përputhje me rregullat kombëtare të instalimeve.

Legjenda:

1 - Termostati dhe siguresa dypolëshe ngrohëse 2 - Ngrohësi 3 - Gjuha aderuese 4 - Drita kontrolluese

L - Përçuesi fazor N - Përçuesi neutral Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrikeGORENJE TG100NC6 - ADERIMI NË RRJETËN ELEKTRIKE - 1

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, atë patjetër shkëputeni nga rrjeti elektrik!

PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit është i gatshëm për përdorim.

Temperaturën e ujit në aparat e rregullon automatikisht termostati, i cili është i rregulluar në fabrikë. Rregullimin mund ta ndryshoni duke rrotulluar vidën rregulluese në termostat, në brendësi të bojlerit. Zona e rregullimit arrin nga 20 deri në 75°C. Ndryshimin e rregullimit të fabrikës nuk e preferojmë, sepse ai ju mundëson shpenzim ekonomik të energjisë elektrike dhe veçimin më të vogël të gurit të ujit. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon drita kontrolluese. Ngrohësi i ujit përmban në shtëpizë termometër bimetal i cili rrotullohet në drejtim të akrepit të orës nga e djathta, kur në ngrohës gjendet uji i ngrohtë. Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë, shkëputeni nga rrjeti elektrik. Kur ekziston rreziku i ngrirjes së ujit në bojler, atëherë duhet shprazur. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet që midis ventilës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fitting i posaçëm (T-copë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilës së sigurisë duke lëvizur dorezën, përkatësisht kapakun rrotullues të ventilës, në pozicion siç tregohet tek kontrollimi i funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta shkëputni nga rrjeti elektrik dhe pastaj të hapni dorezën për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet sasi e vogël uji, i cili rrjedh tek evitimi i flanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirën e lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrolle të rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetën e gjatë të punimit të ujëngrohësit. Garancioni për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm në qoftë se i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrollit, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do t'ju preferojë edhe datën e kontrollës vijuese.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TG100NC6

Kategori : Boiler