ZHC92662XA - Kapaku i kuzhinës ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ZHC92662XA ZANUSSI në format PDF.
| Markë | ZANUSSI |
| Model | ZHC92662XA |
| Lloji i produktit | Aspirator kuzhine |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V, 50/60 Hz |
| Fuqia e ndriçimit | 2 x 20 W maks, halogjen 12V G4 |
| Numri i shpejtësive | 3 shpejtësi (minimale, mesatare, maksimale) |
| Lloji i instalimit | Version aspiruese (shkarkim i jashtëm) ose filtrante (riciklim i brendshëm) |
| Filtri kundër yndyrës | Lajmë në pjatalarëse, të pastrohet një herë në muaj |
| Filtri me qymyr aktiv | Tipi 20 LONG LIFE i lajshëm (çdo 2 muaj) ose tipi 15 jo i lajshëm (të zëvendësohet çdo 4 muaj) |
| Distanca minimale nga soba | 50 cm (elektrike), 65 cm (gaz ose e përzier) |
| Pastrimi | Pjesa e jashtme dhe e brendshme të paktën një herë në muaj me një leckë të lagur dhe detergjent neutral |
| Siguria | Shkëputeni para mirëmbajtjes; mos përdorni pa filtër; shmangni flakët e hapura |
| Përdorimi | Ndizeni 5 minuta para gatimit, lëreni 15 minuta pas |
| Paneli i kontrollit | Komanda e shpejtësisë së thithjes dhe komanda e ndriçimit |
| Lloji i llambës | Halogjen 12V - 20W max - G4 |
| Riciklimi | Ambazhime të riciklueshme; pajisje elektrike mos hidhni me mbeturinat shtëpiake |
| Përdorim shtëpiak | Po |
Pyetjet më të shpeshta - ZHC92662XA ZANUSSI
Pyetjet e përdoruesve rreth ZHC92662XA ZANUSSI
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku i kuzhinës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZHC92662XA - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZHC92662XA e markës ZANUSSI.
MANUAL I PËRDORUESIT ZHC92662XA ZANUSSI
Duhen veshur gjithmonë dorashka pune gjatë mirëmbajtjes, instalimit dhe operacioneve të ndriçimit. Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur çelësin e përgjithshëm të banesës. Gjatë gjithë veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikëqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një person i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeta e filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegie gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të shmanget patjetër. Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Kujdes! Kur supi është duke punuar, pjesët e oxhakut mund të nxehen. Për sa u përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente. Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si
brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTEN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual)
Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.
Oxhaku është realizuar për t'u përdorur në
variantin thithës me shkarkim të jashtëm ose filtrues me qarkullim të brendshëm
MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurie që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
! Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithmonë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Largësia minimale midis sipërfaqeve mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithmonë parasysh.
MIRËMBAJTJA
Kujdes! Para çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jo gërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mesipërme.
Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Type 20 LONG LIFE - Filter prej karboni aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjent të përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C (në rastin kur lahet në makinë larëse përdorni ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10 minuta në 100°C për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.
Type 15 - Filter prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rikthehet.
(1*)
(2*)
( ) Tipi 20 ( *) Tipi 15 - Tipi 20
PANELI I KOMANDIMIT
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.




- ON/OFF dritat
- OFF motorët 3.-4.-5. Fuqia thithëse minimale (3.), e mesme (4.), maksimale (5.).
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
NDRIÇIMI
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat, sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba halogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të mos i prekni me duar.
