NK24M1030IS - Kapaku SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NK24M1030IS SAMSUNG në format PDF.

SAMSUNG NK24M1030IS - Kapaku
📄 92 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SAMSUNG NK24M1030IS - page 60
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Marka SAMSUNG
Modeli NK24M1030IS
Lloji i produktit Aspirator i futur (i inkastruar)
Gjerësia 60 cm
Thellësia 50 cm
Lartësia 30 cm
Pesha e përafërt 15 kg
Furnizimi me energji 220-240 V / 50-60 Hz
Fuqia e motorit 150 W (vlerësim)
Rryma maksimale e ajrit 600 m³/h (vlerësim)
Numri i shpejtësive 3 (e ulët, mesatare, maksimale)
Ndriçimi Llambë LED 3 W, bazë E14
Filtri i yndyrës Metalik i larë në pjatalarëse
Filtri i karbonit (opsional) Të ndërrohet çdo 4 muaj, jo i larë
Lloji i shkarkimit Thithje (e jashtme) ose riciklim (me filtër karboni)
Distanca minimale e sigurisë (elektrike) 50 cm
Distanca minimale e sigurisë (gaz/miks) 65 cm
Pastrimi Leckë e lagësht dhe detergjent neutral, mos përdorni alkool
Riparueshmëria Pjesë këmbimi të disponueshme (llambë, filtra)

Pyetjet më të shpeshta - NK24M1030IS SAMSUNG

Si të instaloni aspiratorin NK24M1030IS?
Instalimi duhet të kryhet nga një profesionist. Respektoni distancat minimale: 50 cm mbi një pllakë elektrike, 65 cm për një pllakë gazi. Ndiqni udhëzimet e manualit për lidhjen elektrike dhe shkarkimin.
A nevojitet një kanal shkarkimi për versionin thithës?
Po, për versionin thithës, duhet të lidhni aspiratorin me një kanal shkarkimi të jashtëm (nuk ofrohet). Diametri i tubit duhet të përputhet me lidhësin e bashkimit.
Si të pastroni filtrin e yndyrës?
Filtri metalik i yndyrës pastrohet një herë në muaj. Mund ta lani me dorë me një detergjent jo agresiv ose në pjatalarëse në temperaturë të ulët (cikël i shpejtë). Kujdes, pjatalarëse mund të zbardhë filtrin, por nuk ndikon në efektivitetin e tij.
Kur duhet ndërruar filtri i karbonit?
Filtri i karbonit duhet të ndërrohet çdo 4 muaj maksimumi, ose më herët në rast përdorimi intensiv. Nuk mund të pastrohet ose rigjenerohet.
Si të ndërroni llambën?
Shkëputni aspiratorin dhe lëreni llambën të ftohet. Hiqni grilën e thithjes, hiqni vidhat e llambës së vjetër dhe zëvendësojeni me një të re të tipit LED 3W, bazë E14, 220-240V. Vendosni përsëri grilën.
A mund të përdor aspiratorin pa filtrin e yndyrës?
Jo, filtri i yndyrës është i detyrueshëm për të mbrojtur motorin dhe për të shmangur rreziqet e zjarrit. Mos përdorni kurrë aspiratorin pa këtë filtër.
Pse aspiratori fiket vetë?
Aspiratori nuk ka funksion automatik të fikjes. Nëse fiket, kontrolloni furnizimin me energji dhe siguresat. Kontaktoni shërbimin e pas-shitjes nëse problemi vazhdon.
Aspiratori bën zhurmë, a është normale?
Një nivel i caktuar i zhurmës është normal. Sigurohuni që kanali i shkarkimit është instaluar mirë dhe filtrat janë të pastër. Nëse zhurma është e tepërt, kontrolloni që asgjë nuk pengon ventilimin.
Si të kaloni nga modaliteti thithës në atë të riciklimit?
Për të përdorur aspiratorin në modalitetin e riciklimit, instaloni një filtër karboni aktiv (nuk ofrohet) pasi të keni hequr filtrin e yndyrës. Ajri do të pastrohet nga yndyra dhe aromat para se të kthehet në dhomë.
A mund të porosis një pjesë këmbimi nga Samsung?
Po, pjesët si filtrat dhe llambat janë të disponueshme në faqen e internetit SAV Samsung ose në qendrat e autorizuara të asistencës.

Pyetjet e përdoruesve rreth NK24M1030IS SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NK24M1030IS - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NK24M1030IS e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT NK24M1030IS SAMSUNG

SQ Udhëzime montimi dhe përdorimi

HR Upute za montažu i za uporabu

SL Navodila za montažo in uporabo

KK MoNTaxday MeH NaIdaJaHy HycKaybl

UZ O'rnatish va foydalanish bo'yicha qo'llanma

TR Montaj ve kullanim talimatlari

Rreziqe ose veprime jo të sigurta që mund të shkaktojnë rryma elektrike, aksidente ose dëme ndaj sendeve.

SAMSUNG NK24M1030IS - 1

SHËNIME

Këshilla dhe udhëzime të dobishme

Këto shenja dhe simbole njoftimi shërbejnë për të shmangur aksidentet qoftë ndaj jush, qoftë ndaj të tjerëve. Ju lutemi t'i ndiqni me kujdes. Pasi të keni lexuar këtë kapitull, jeni të lutur ta ruani në një vend të sigurt për ta përdorur në të ardhmen.

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libri, gjithsesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat.

  • Është e rëndësishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të në çdo moment në rast paqartësie. Në rast shitje, dhurimi, ose shpërnguljeje sigurohuni që të shoqërojë produktin.
  • Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme.
  • Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabllon e shkarkimit. Para se të fillohet montimi i aparatit duhet të verifikohet se të gjitha pjesët nuk janë të dëmtuara. Në rast të kundërt kontaktoni shitësin dhe mos filloni ta montoni.

SAMSUNG NK24M1030IS - SHËNIME - 1

Verejtje

  • Përpara çdo lloj operacioni për pastrim ose mirëmbajtje, hiqni aspiratorin nga rrjeti elektrik duke hequr spinën ose duke shkëputur kuadrin e përgjithshëm elektrik të banesës.
  • Për të gjitha operacionet e instalimit dhe mirëmbajtjes përdor doreza pune.
  • Aspiratori mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më të vogël se 8 vjeç dhe nga persona me kapacitet fizik, sensor dhe mental të reduktuar, nëse janë nën mbikëqyrje ose mbasi ata të kenë marrë udhëzime të duhura për një përdorim të sigurt dhe për rreziqet që mund të ndodhin.
  • Fëmijët duhen kontrolluar që të mos luajnë me aspiratorin.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen bërë nga fëmijët pa mbikëqyrje.
  • Vendi ku është vendosur aspiratori duhet të ketë një ventilacion të mjaftueshëm, kur ai përdoret në të njëjtën kohë me pajisjet e tjera që funksionojnë me gaz o me një djegie tjetër.
  • Aspiratori duhet të pastrohet shpesh brenda dhe jashtë (të paktën një herë në muaj), megjithatë duke respektuar atë që shprehet në udhëzimet e mirëmbajtjes.
  • Mos respektimi i normave të pastrimit të aspiratorit dhe të ndërrimit e të pastrimit të filtrave shkakton rrezik zjarri.
  • Është e ndaluar rreptësisht të gatuhet në flakë të lirë

poshtë aspiratorit.

  • Për të zëvendësuar llambën duhet përdorur vetëm tipi që është dhënë në seksionin mirëmbajtje/zëvendësim llambe të këtij libri. Përdorimi i flakës është i dëmshëm për filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, për këtë arsye duhet shmangur gjithsesi. Ushqimet e skuqura duhen bërë nën kontroll për të shmangur që vaji i nxehur të marrë flakë. KUJDES: Kur vatrat e sobës janë në funksionim, disa pjesë të aspiratorit mund të nxehen.
  • Mos lidh aspiratorin në rrjetin elektrik derisa instalimi nuk është i kompletuar.
  • Në lidhje me masat teknike e të sigurisë që duhen aplikuar për shkarkimin e tymrave duhen marrë parasysh rregullat e autoriteteve lokale kompetente.
  • Ajri i thithur nga aspiratori nuk duhet përçjellë në të njëjtin tub që përdoret për shkarkimin e tymrave të pajisjeve të tjera që funksionojnë me gaz o me një tjetër djegie.
  • Mos e përdorni ose mos e lini aspiratorin pa u vendosur në mënyrë korrekte, sepse mund të shkaktojë shok elektrik.
  • Asnjëherë mos e përdorni aspiratorin pa grilat e vendosura korrektësisht!
  • Aspiratori nuk përdoret ASNJËHERË si bazë mbështetëse, vetëm nëse është e shkruar në udhëzime.
  • Përdorni vetëm vida fiksimi që janë brenda kutisë së aspiratorit, ose nëse nuk janë, blini vetëm tipin e duhur të tyre.
  • Përdorni vida me gjatësinë e duhur që janë dhënë në udhëzimet për instalim. Në rast dyshimi, konsultohuni me qendrën e autorizuar të asistencës ose me personelin e kualifikuar.

SAMSUNG NK24M1030IS - Verejtje - 1

KUJDES!

  • Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit në përputhje me udhëzimet e dhëna mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
  • Mos e përdorni me programues, timer, telekomandë të veçantë ose çfarëdo lloj tjetër instrumenti që aktivizohet vetë.

Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment - WEEE).

Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangien e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambientin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturine shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për eliminimin e pajisjeve të tilla duhet të zbatohen rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.

Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë pajisjen.

Aparat i projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233

Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; EN/IEC 60704-3; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Këshilla për një përdorim korrekt për reduktimin e impaktit mjedisor:

Shtypni ON për të ndezur aspiratorin me një shpejtësi minimale kur filloni të gatuani dhe e mbani të ndezur për disa minuta pasi të keni përfunduar gatimin. Shtoni shpejtësinë vetëm në raste të një sasie të madhe tymi dhe avulli dhe përdorni shpejtësinë boost vetëm në raste ekstreme. Zëvendësoni filtrin me karbon nëse është e nevojshme për të arritur reduktimin e erërave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrave nëse doni të arrini thithjen e yndyrave me efikasitet. Përdorni diametrin maksimal të kanalizimit të paraqitur në manualin e udhëzimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmën.

Përdorimi

Oxhaku është konceptuar për thithjen e tymrave dhe avujve të gatimit dhe është vetëm për përdorim shtëpiak.

Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në llojin thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtrues me qarkullim të brendshëm.

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në flanxhën e rakordimit.

SAMSUNG NK24M1030IS - Përdorimi - 1

KUJDES!

Tubi i evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet, ndaj duhet blerë.

Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës lidhëse.

SAMSUNG NK24M1030IS - KUJDES! - 1

KUJDES!

Nëse oxhaku është i pajisur me filtra karboni, këta duhet të hiqen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (flanxhen e rakordimit).

Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël se duhet do të çojë në ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës.

Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për raste të tilla.

! Përdorni një kabllo sa më të shkurtër!

Përdor një kabëll me sa më pak kthesa (këndi i kthesës maksimumi 90°)

Evitoni kthesat e forta të kabllit.

SAMSUNG NK24M1030IS - KUJDES! - 1

Lloji filtrues

Ajri i thithur do të pastrohet dhe aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë. Për ta përdorur oxhakun në këtë version, është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi i pajisur me bazë filtrash karboni.

Montimi

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithmonë parasysh.

SAMSUNG NK24M1030IS - Montimi - 1

Lidhja elektrike

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurie që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë II, në zbatim të rregullave të montimit.

Fig. 12SAMSUNG NK24M1030IS - Lidhja elektrike - 1

KUJDES!

Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e duhur, kontrolloni gjithmonë që kablloja ushqyese të jetë e lidhur si duhet.

Oxhaku është i pajisur me një kabllo ushqyese të veçantë; në rast dëmtimi të kabllos, kërkoni një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

Montimi

Përpara se të filloni instalimin:

Verifikoni nëse produkti i blerë ka përmasat e duhura me zonën ku do të bëhet instalimi. - Hiqni filtrin/filtrat prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni edhe paragrafin përkatës). Ky/këto filtra do të rimontohen vetëm nëse do të përdoret oxhaku i llojit filtrues. Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë (për arsye transporti) materiale ambalazhi (p.sh., zarfa me vida, garancia etj.), sipas rastit hiqini dhe ruajini.

Ky tip oxhaku duhet të jetë i futur në bufe ose të mbështetet diku tjetër.

Mirëmbajtja

Pastrimi

Për pastrimin përdorni VETËM një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jo gërryes. MOS PËRDORNI MJETE OSE VEGLA PËR PASTRIM. Shmangni përdorimin e produkteve që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOL! Për të gjitha veprimet e mirëmbajtjes përdorni dorezat e punës.

Filtri kundër yndyrës

Fig. 8-13

Thith avujt e yndyrës së gatimit.

Filtri kundër yndyrës metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

Kur lahet në makinë larëse, filtri kundër yndyrës metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Për çmontimin e filtrave të yndyrës tërhiqni dorezën me susta të filtrit.

Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për llojin filtrues)

Thith aromat e pakëndshme të gatimit.

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.

NUK mund të lahet dhe rivendoset.

Hiqni filtrat anti-yndyrë.

Aplikoni një filtër karboni për çdo anë dhe lidhini me aspiratorin.

Zëvendësoni filtrat anti-yndyrë.

Blerja e filtrit me karbon

Filtri me karbon mund të blihet në website-in e Shërbimeve të Asistencës ose pranë Qendrave të Asistencës Samsung. Lexoni informacionet që ndodhen në faqen e fundit të këtij udhëzuesi.

Zëvendësimi i llambave

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.

Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat, sigurohuni që të jenë ftohur.

Nxirrni sirtarin plotësisht.

Hiqni grilën e thithjes për të kapur zonën e llambës.

Hiqni dritën e dëmtuar dhe zëvendësojeni atë me një të re (shihni tabelën më poshtë):

LlampaFuqia (W)Priza
3E14
Rryma (V)Përmasa (mm)
220-24035x102 (Diametër x Gjatësi)
Kodi ILCOS D (në përputhje me IEC 61231)
DRBB/C-3-220-240-E14-35/102

Vendoseni grilën përsëri.

Nëse ndriçimi nuk punon, kontrolloni nëse llambat janë futur siç duhet përpara se të thërrisni ndihmën teknike.

Funksionimi

SAMSUNG NK24M1030IS - Funksionimi - 1

SAMSUNG NK24M1030IS - Funksionimi - 2

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

a. Drita ON/OFF

Shtypni butonin Drita dhe llambat do të ndizen.

Shtypni butonin Drita përsëri dhe llambat do të fiken.

b. Motori i thithjes ON/OFF

Shtypni butonin POWER dhe do të aktivizohet thithja me shpejtësi të paravendosur.

c. Shpejtësia e mesme

Shtypni butonin "2" dhe thithja do të aktivizohet me shpejtësi të mesme.

d. Shpejtësia maksimale

Shtypni butonin "3" dhe thithja do të aktivizohet me shpejtësi maksimale.

SAMSUNG NK24M1030IS - d. Shpejtësia maksimale - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : NK24M1030IS

Kategori : Kapaku