SAMSUNG NK36C5070DS - Kapuçina kuzhine

NK36C5070DS - Kapuçina kuzhine SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NK36C5070DS SAMSUNG në format PDF.

📄 100 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SAMSUNG NK36C5070DS - page 61
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NK36C5070DS SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NK36C5070DS - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NK36C5070DS e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT NK36C5070DS SAMSUNG

SQ Udhëzime montimi dhe përdorimi

HR Upute za montažu i za uporabu

SL Navodila za montažo in uporabo

AL & XK - Udhëzime montimi dhe përdorimi

Simbolet e përdorura në këtë udhëzues

SAMSUNG NK36C5070DS - Simbolet e përdorura në këtë udhëzues - 1

KUJDES

Rreziqe ose veprime jo të sigurta që mund të shkaktojnë aksidente ose vdekje.

SAMSUNG NK36C5070DS - KUJDES - 1

KUJDES

Rreziqe ose veprime jo të sigurta që mund të shkaktojnë rryma elektrike, aksidente ose dëme ndaj sendeve.

SAMSUNG NK36C5070DS - KUJDES - 1

SHËNIME

Këshilla dhe udhëzime të dobishme

Këto ikona dhe simbole njoftimi shërbejnë për të shmangur aksidentet qoftë ndaj jush, qoftë ndaj të tjerëve. Ju lutemi ti ndiqni me kujdes. Pasi të keni lexuar këtë kapitull, jeni të lutur ta ruani në një vend të sigurt për ta përdorur në të ardhmen.

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbalimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi , gjithësesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat.

  • Eshtë e rëndesishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të në çdo moment në rast paqartësie. Në rast shitjeje, dhurimi, ose shpërngulijeje sigurohuni që të shoqërojë produktin.
  • Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme.
  • Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabullin e shkarkimit.
  • Para se te fillohet montimi i aparatit duhet te verifikohet se te gjithe pjeset nuk jane te demtuara. Ne rast te kundert kontaktoni shitesin dhe mos filloni ta montoni.

SAMSUNG NK36C5070DS - Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi , gjithësesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat. - 1

Vërejtje

  • Perpara çdo lloj operacioni per pastrim o mirembajtje, hiqni aspiratorin nga rrjeti elektrik duke hequr spinen ose duke stakuar kuadrin e pergjithshem elektrik te baneses.
  • Per te gjitha operacionet e instalimit dhe mirembajtjes perdor doreza pune.
  • Aspiratori mund te perdoret nga femije me moshe jo me te vogel se 8 vjeç dhe nga persona me kapacitet fisik,sensor dhe mental te reduktuar, nese jane nen mbikqyrje ose mbasi ata te kene marre udhezime te duhura per nje perdorim te sigurt dhe per rreziqet qe mund te ndodhin.
  • Femijet duhen kontrolluar qe te mos luajne me aspiratorin.
  • Pastrimi dhe mirembajtja nuk duhen bere nga femijet pa mbikqyrje.
  • Vendi ku eshte vene aspiratori duhet te kete nje ventilacion te mjaftueshem,kur ai perdoret ne te njejten kohe me pajisjet e tjera qe funksionojne me gas o me nje djegie tjeter.
  • Aspiratori duhet te pastrohet shpesh brenda dhe jashte(TE PAKTEN NJE HERE NE MUAJ), megjithate duke respektuar ate qe shprehesisht e treguar ne udhezimet e mirembajtjes.
  • Mos respektimi i normave te pastrimit te aspiratorit dhe te nderrimit e te pastrimit te filtrave shkakton rrezik zjarri.
  • Eshte e ndaluar rreptesisht te gatuhet ne flake te lire

poshte aspiratorit.

• Per te zevendesuar llamben duhet perdorur vetem tipi qe eshte dhene ne seksionin mirembajtje/zevendesim llambe te ketij libri.

Perdorimi i flakes eshte e demshme per filtrat dhe mund te shkaktoje zjarr, per kete arsye duhet shmangur gjithsesi. Ushqimet e skuqura duhen bere nen kontroll per te shmangur qe vaji i nxehte te marri flake.

KUJDES: Kur vatrat e sobes jane ne funksionim disa pjese te aspiratorit mund te nxehen.

  • Mos lidh aspiratorin ne rrjetin elektrik derisa instalimi nuk eshte i Kompletuar.
  • Ne lidhje me masat teknike e te sigurise qe duhen aplikuar per shkarkimin e tymrave duhen marre parasysh rregullat e autoriteteve lokale kompetente.
  • Ajri i thithur nga aspiratori nuk duhet percjelle ne te njejtin tub qe perdoret per shkarkimin e tymrave te pajisjeve te tjera qe funksionojne me gas o me nje tjeter djegie.

KUJDES! Mungesa e instalimit te vidave dhe te pajisjeve te fiksimit ne perputhje me udhezimet e dhena mund te shkaktojne rreziqe elektrike.

  • Mos perdor o mos le aspiratorin pa llambe te vene ne menyre korrekte se mund te shkaktoj shok elektrik.
  • Asnjehere mos perdor aspiratorin pa grilje te vendosura korrektesisht!
  • Aspiratori nuk perdoret ASNJEHERE si base mbeshtetje vetem ne qofte se eshte e shkruajtur ne udhezimet.
  • Perdor vetem vida te fiksimit qe jane brenda kutise se aspiratorit o ne qofte se nuk jane te blihet vetem tipi korrekt i tyre.
  • Perdor vida me gjatesine e duhur qe jane te dhena ne udhezimet per instalim. Ne rast dyshimi konsultoni qendren e autorizuar te asistences ose personelin e kualifikuar.

▲ KUJDES! Mos e përdomi me programues, timer, telekomandë të veçantë ose çfarëdo lloj tjetër instrumenti që aktivizohet vetë.

Kjo pajisje éshtë e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/EC - UK SI 2013 No.3113 për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment- WEEE).

Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangjen e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambjentin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

SAMSUNG NK36C5070DS - Vërejtje - 1

Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.

Për informacione më të hollëishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë pajisjen.

Aparat i projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

. Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.

. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; EN/IEC 60704-3; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.

. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Keshilla per nje perdorim korrekt per reduktimin ne impaktin ambjental:

Shtypni ON per te ndezur aspiratorin me nje shpejtesi minimale kur filloni te guzhinoni dhe e mbani te ndezur per disa minuta pasi te keni perfunduar guzhinimin. Shtoni shpejtesine vetem ne raste te nje sasie te madhe tymi dhe avulli dhe perdorni shpejtesine boost vetem ne raste ekstreme. Zevendesoni filtrin me karbon nese eshte e nevojshme te arrini reduktimin e ererave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrnave nese doni te arrini thithjen e yndyrnave me efikasitet. Perdorni diametrin maksimal te kanalizimit te paraqitur ne manualin e udhezimeve per te maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmen.

Përdorimi

Oxhaku eshte konceptuar per thithjen e tymrave dhe avujve te gatimit dhe eshte vetem per perdorim shtepiak.

Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në lloji thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtuese me qarkullim të brendshëm.

SAMSUNG NK36C5070DS - Përdorimi - 1

Lloji thithës

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në flanxhën e rakordimit.

KUJDES!

Tubi i evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet ndaj duhet blerë.

Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës lidhëse.

⚠ KUJDES!

Nëse oxhaku është i pajisur me filtra karboni, këta duhet të higen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (fillanxhën e rakordimit).

Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diameter më të vogël sec duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës.

Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.

! Perdorn nje kabëll sa më të shkurtër!

Përdor një kabëll me sa më pak kthesa (kendi i kthesës maksimumi 90°)

! Evitoni kthesat e forta te pjesëvë të kabllit.

SAMSUNG NK36C5070DS - ⚠ KUJDES! - 1

Lloji filtrues

Ajri i thithur do të pastrohet e aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë.Për ta përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi i pajisur me bazë filtrash karboni.

Montimi

- Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

Lidhja Elektrike

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

⚠ KUJDES! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është i pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

Montimi

Përpara se të filloni instalimin:

  • Verifikoni nëse produkti i blerë ka përmasat e duhura me zonën ku to të bëhet instalimi.
  • Hiqni filtrin/at prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin përkatës). Ky/keto filtrer/a do te rimontohet/en vetëm nëse do të përdoret oxhaku i llojit filtrues.
  • Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë(për arsye transporti), materiale amballazhi (psh, zarfa me vida, garancia etj), sipas rastit hiqini dhe ruajini.

Oxhaku është i pajisur me priza fiksuese, të përshtatshme për pjesën më të madhe te mureve dhe tavaneve. është gjithsesi e rëndëishme të kontaktoni me një teknik të kualifikuar, për t'iu siguruar në lidhje me përshtatshmérine e materialit me muret dhe tavanin. Muri ose tavani duhet të jenë të qëndrueshëm në mënyrë që të përballojnë peshën e oxhakut.

Shënim: Detajet e shënuara me simbolin “{” janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.

Mirëmbajtja

Pastrimi

Për pastrimin përdorni VETEM një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes. MOS PERDORNI MJETE OSE VEGLA PER PASTRIMIN. Shmangni perdorimin e produkteve qe permbajne gerryes. MOS PËRDORNI ALKOL! Për të gjitha veprimet e mirëmbajtjes përdorni dorashkat e punës.

Filtri antiyndyrë

Fig.14-32

Thith avujt e yndyrës së gatimit.

Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Për çmontimin e filtrave të yndyrës tërhiqni dorezën me sustë të filtrit.

Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)

Fig. 31

Thith aromat e pakëndshme të gatimit.

Bblokimi i filtrit prej karboni vērehet pas një pērdorimi pak a shumë të gjatë në varësi të llojit të kuzhinës dhe të rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrërave. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet filtrï të paktën katër herë në muaj (ose kur sistemi tregues i blokimit të filtrave – nëse ndodhet në modelin që keni- e tregon këtë nevojë).

NUK mund të lahet ose të përmirësohet.

Montimi

Mbërtheni filtrin e karbonit aktiv në fillim në anën e pasme të oxhakut në gjuhëzën metalike, pastaj së brendshmi me anë te dy dorezave.

Çmontimi

Hiqni filtrin me karbona aktivë duke rrotulluar me 90°dorezat që e fiksojne tek oxhaku.

Blerja e filtrit me karbon

Filtri me karbon mund të bilhet në website-in e Shërbimeve të Asistencës ose pranë Qendrave të Asistencës Samsung. Lexoni informacionet që ndodhen në faqen e fundit të këtij udhëzuesi.

Zëvendësimi i llambave dhe/ose ingranazhit të kontrollit

Aspiratori ka nje sistem ndriçimi qe bazohet ne teknologjine LED.

LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri 10 here me shume se te llambave tradizionale dhe japin mundesine te kursehet 90% i energjise elektrike.

Per ndrimin e aspiratorit kontaktoni assistenzen teknike.

Funksionimi
SAMSUNG NK36C5070DS - Zëvendësimi i llambave dhe/ose ingranazhit të kontrollit - 1

text_image T1 T2 T3 T4 T5 - 1 2 3 b + L1 L2 L3 L4

T1. ON/OFF (Ndezja/Fikja) Motori i thithjes:

Me oxhakun e ndezur me çfarëdo shpejtësi, kur shtypet butoni T1 oxhaku fiket. Kur oxhaku éshtë i fukur (OFF) me të shtypur butonin T1 oxhaku ndizet në Shpejtësinë 1.

T2. Ulja e shpejtësisë

Duke shtypur butonin "T2" arrihet ulja e shpejtësisë, nga shpejtësia 4 (intensive) në shpejtësinë 1.

Duke shtypur butonin "T2" gjatë funksionimit të shpejtësisë 1, oxhaku shkon deri në Fikje.

T3. Rritja e shpejtësisë

Duke shtypur butonin T3 oxhaku kalon nga gjendja Fikje në shpejtësinë 1. Duke shtypur butonin (oxhaku në gjendje Ndezje) rritet shpejtësia e motorit nga shpejtësia 1 në shpejtësinë intensive (sipas një kohe të programuar).

Shpejtësia 1 llama L1

Shpejtësia 2 Ilamba L2

Shpejtësia 3 Ilamba L3

Shpejtësia intensive (me kohë të programuar) Ilamba L4 pulsuese.

Shënim: Shpejtësia 4 (intensive me kohë të programuar) vazhdon të qëndrojë për

5 minuta, pas të cilave oxhaku kalon në mënyrë automatike në shpejtësinë 2.

T4. Shpejtësia me kohë të programuar

Programimi i kohës së shpejtësisë arrihet duke shtypur butonin T4, me mbarimin e kohës së programuar oxhaku fiket.

Programi i kohës ndahet në:

Shpejtësia 1 - 20 minuta (llamba L1)

Shpejtësia 2 - 15 minuta (llamba L2

Shpejtësia 3 - 10 minuta (llamba L3)

Shpejtësia Intensive - 5 minuta (llamba L4)

Gjatë funksionimit me kohë të paracaktuar kur shtypet butoni T2 oxhaku del nga mënyra e programuar e kohës dhe ul shpejtësinë.

Kur shtypet butoni T3 oxhaku del nga mënyra e programuar e kohës dhe rit shpejtësinë.

Kur shtypet butoni T4 oxhaku del nga mënyra e programuar e kohës duke ruajtur shpejtësinë e vendosur.

T5. ON/OFF (Ndezja/Fikja) Ndriçimi

Butoni i kontrollit dhe i konfigurimit dhe sinjalizimit të blokimit të filtrave: Sinjalizimi i filtrit të yndyrës

Pas 40 orësh funksionim llamba L1 pulson.

Kur shfaqet ky sinjal duhen të ndërrohen filtri i yndyrës.

Për të rivendosur sinjalizimin duhet të shtypet butoni T5 për 5". (oxhaku në gjendje ON/Ndezje).

Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llama L1 nuk do të pulsojë më.

Sinjalizimi i filtrave të karbonit

Pas 160 orësh funksionim llama L2 pulson.

Kur shfaqet ky sinjal duhet të ndërrohen filtrat e karbonit.

Për të rivendosur sinjalizimin duhet të shtypet butoni T5 për 5". (oxhaku në gjendje ON/Ndezje).

Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llama L2 nuk do të pulsojë më.

Në rast sinjalizimi të njëkohësishëm të të dy filtrave, llambat L1 dhe L2 pulsojnë në mënyrë të njëpasnjëshme.

Rivendosja bëhet duke kryer 2 herë procedurën e sipërpërshkruar.

Herën e parë rivendoset sinjalizimi i filtrit të karbonit, herën e dytë rivendoset sinjalizimi i filtrit të yndyrërave.

Në mënyrën standarte sinjalizimi i filtrit të karbonit nuk është i aktivizuar.

Në rastin kur përdoret oxhaku në variantin filtrues është e nevojshme të vihet në veprim sinjalizimi i filtrit të karbonit.

Aktivizimi i sinjalizimit të filtrit të karbonit:

Vendoset oxhaku në OFF/Fikje dhe mbahet i shtypur butoni T5 për 5".

Sapo shtypet butoni ndizen llambat që kanë lidhje me sinjalizimin e filtrave që janë aktive.

Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 pulson për 2".

Llambat L1 e L2 do të mbeten të ndezura për 2" përpara se oxhaku të kthehet në gjendjen OFF.

Dizaktivizimi i sinjalizimit të filtrit të karbonit:

Vendoset oxhaku në OFF/Fikje dhe mbahet i shtypur butoni T5 për 5".

Sapo shtypet butoni ndizen llambat që kanë lidhje me sinjalizimin e filtrave që janë aktive.

Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 do të fiket.

Llamba L1 do të mbetet e ndezur për 2" përpara se oxhaku të kthehet në gjendjen OFF.

HR & BA - Upute za montažu i za uporabu

Simboli koji se koriste u ovom priručniku.

SAMSUNG NK36C5070DS - Simboli koji se koriste u ovom priručniku. - 1

UPOZORENJE

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : NK36C5070DS

Kategori : Kapuçina kuzhine