Sonicare for Kids Connected HX6352 - Furçë dhëmbësh PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Sonicare for Kids Connected HX6352 PHILIPS në format PDF.
| Lloji i produktit | Furçë dhëmbësh elektrike sonike për fëmijë |
| Marka | Philips |
| Modeli | Sonicare for Kids Connected HX6352 |
| Furnizimi me energji | Bateri litium-jon e ringarkueshme, karikues HX6100 |
| Autonomia | Deri në 28 larje prej 2 minutash (14 ditë) |
| Koha e karikimit | Rreth 24 orë për një karikim të plotë |
| Mënyrat e larjes | Modalitet i ulët (fuqi e reduktuar) dhe modalitet i lartë (fuqi e plotë) |
| Funksionet | KidPacer (kohëmatës 4 zona), KidTimer (melodi përfundimi), EasyStart (rritje progresive e fuqisë) |
| Lidhshmëria | Bluetooth (2,4 GHz, 3 dBm) dhe NFC (13,56 MHz, 30,16 dBm) sipas modelit |
| Aplikacioni celular | Sonicare for Kids (iOS dhe Android) |
| Kokat e furçës | Sonicare For Kids, duhet të ndërrohen çdo 3 muaj |
| Siguria | Përdorim nën mbikëqyrjen e të rriturve për fëmijë nën 8 vjeç; mos përdorni në rast të gjakderdhjes së vazhdueshme |
| Mirëmbajtja | Pastrojeni dorezën me një leckë të lagur; shpëlajeni kokën e furçës pas çdo përdorimi |
| Garancia | Garancia ndërkombëtare (shikoni fletëpalosjen) |
| Aksesorët e përfshirë | Kokat e furçës, baza e karikimit, ngjitëse, kuti udhëtimi (sipas modelit) |
| Riciklimi | Bateria e integruar duhet të riciklohet; mos e hidhni me mbeturinat shtëpiake |
Pyetjet më të shpeshta - Sonicare for Kids Connected HX6352 PHILIPS
Pyetjet e përdoruesve rreth Sonicare for Kids Connected HX6352 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furçë dhëmbësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sonicare for Kids Connected HX6352 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sonicare for Kids Connected HX6352 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT Sonicare for Kids Connected HX6352 PHILIPS
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të rënda.
Paralajmërimet
- Mbajini karikuesin larg ujit.
- Pas pastrimit, sigurohuni që karikuesi të jetë plotësisht i thatë përpara ta lidhni me prizën e murit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi "Philips". Përdorni vetëm karikuesin që vjen me produktin.
- Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga përdoruesi. Nëse pajisja dëmtohet, ndërpriteni përdorimin dhe kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Nëse kordoni është i dëmtuar, ndërroni karikuesin me një të ri.
- Mos e përdorni karikuesin në ambiente të jashtme ose pranë sipërfaqeve të nxehta.
- Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse.
-
Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës.
-
Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të përthyera. Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja konsumimi.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi. Kontakti mund të çojë në shkuljen e fijeve të furçës.
- Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit keni gjakosje të tepërt, nëse gjakosja vazhdon edhe pas 1 jave përdorimi ose nëse keni shqetësime ose dhimbje.
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në mishrat e dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar, konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të përdorni pajisjen.
- Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të pajisjes.
- Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet të përdoret nga pacientë të shumtë në klinika apo institucione dentare.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
- Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm nga persona të kualifikuar.
- Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë informacion përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të rënda. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
- Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë konsumi originale "Philips". Përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm HX6100.
- Karikojeni dhe përdoreni produktin në temperaturë nga 0 °C deri në 40 °C.
-
Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo ndaj temperaturave të larta.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
- Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur bateria është në fund të jetëgjatësisë së saj, pajisja duhet të asgjësohet në mënyrën e duhur. Shihni seksionin "Riciklimi".
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Kushtet e ruajtjes dhe të transportit
Temperatura -10 °C deri në +60 °C.
Direktiva për radiopajisjet
Nëpërmjet kësaj deklarate, "Philips" deklaron se furçat elektrike të dhëmbëve me radiopajisjen (Bluetooth, NFC) janë në pajtim me Direktivën 2014/53/BE.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "Bluetooth" në produktet përkatëse funksionon në 2,4 GHz.
- Fuqia maksimale në dalje e pajisjes Bluetooth është 3 dBm.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "NFC" në produktet përkatëse funksionon në 13,56 MHz.
- Fuqia maksimale e radiofrekuencave të transmetuara nga pajisja është 30,16 dBm.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së jepet në adresën e mëposhtme të internetit:
Shënim: Funksionet e mund të ndryshojnë për modele të ndryshme. Disa modele mund të mos jenë të pajisura me "Bluetooth" ose "NFC".
Përdorimi i synuar
Furçat elektrike "Sonicare for Kids" kanë për synim heqjen e cipës që krijohet dhe mbetjeve ushqimore nga dhëmbët, për të pakësuar prishjen e dhëmbëve dhe për të përmirësuar e mirëmbajtur shëndetin oral. Furçat elektrike të dhëmbëve "Sonicare for Kids" synohen për përdorim personal. Përdorimi nga fëmijët duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e të rriturve.
"Philips Sonicare" juaj (Fig. 1.)
1 Doreza
2 Llamba e baterisë
3 Butoni i ndezjes/fikjes
4 Paneli për ngjitëse
5 Butoni i modalitetit të larjes së dhëmbëve me dritat e modalitetit
Aksesorët:
6 Kapaku i kokës së furçës
7 Koka(t) e furçës
8 Bazamenti i karikimit
9 Ngjitës
10 Kutia për udhëtim
Shënim: Aksesorët dhe funksionet mund të ndryshojnë për modele të ndryshme. Për shembull, disa modele vijnë me një kuti udhëtimi ose pajisen me "Bluetooth".
Aplikacioni "Sonicare" – Hapat e parë
Shkarkoni aplikacionin "Sonicare Kids" për të mbështetur zhvillimin e zakoneve të shëndetshme. Aplikacioni përputhet me një gamë të gjerë të pajisjeve inteligjente iOS dhe Android (TM).
Shënim: Nëse pajisja juaj nuk mundëson Bluetooth, ju mund të vazhdoni ta përdorni aplikacionin "Sonicare for Kids" në pajisjet inteligjente iOS dhe Android (TM) për të përmirësuar përvojën tuaj të larjes së dhëmbëve.
Për të filluar përdorimin e aplikacionit "Sonicare":
1 Shkarkoni aplikacionin "Sonicare for Kids" te pajisja juaj celular.
2 Sigurohuni që "Bluetooth" për pajisjen tuaj të jetë i aktivizuar.
3 Hapni aplikacionin dhe ndiqni hapat.
4 Për të lidhur furçën e dhëmbëve me aplikacionin, ndizni furçën e dhëmbëve duke shtypur butonin e fikjes/ndezjes ose butonin e modalitetit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Kur të ndizni furçën e dhëmbëve, sigurohuni që të mos jetë e vendosur në ngarkues.
5 Krijoni një llogari "Philips" për panelin e prindit nëpërmjet aplikacionit. Nëse ju kërkohet, përfundoni përditësimin e firmuerit për të shfrytëzuar përmirësimet dhe funksionet më të fundit.
6 Aplikacioni lidhet automatikisht me furçën e dhëmbëve. Nëse furça e dhëmbëve nuk lidhet, ndiqni hapat e diagnostikimit të dhëna në aplikacion.
Shënim: Mbajeni pajisjen celulare pranë furçës së dhëmbëve kur ta përdorni këtë të fundit. Sigurohuni që pajisje celulare të jetë në një vend të sigurt e të thatë.
Funksionet e aplikacionit
Aplikacioni "Sonicare for Kids" ofron funksionet e mëposhtme:
- Aftësinë për të gjurmuar modelet e larjes së dhëmbëve të fëmijës
-
Paneli i prindit
-
Përdoret për të parë modelet e larjes së dhëmbëve të fëmijës.
- Përdoret për të ofruar shpërblime kur fëmija ka larë dhëmbët pa aplikacionin
- Përdoret për të ofruar pikë për të vazhduar serinë e larjes së dhëmbëve ose për të rregulluar një seri larje dhëmbësh.
Hapat e parë
Vendosja e ngjitëses suaj të preferuar
"Sonicare For Kids" vjen me ngjitëse të zëvendësueshme.

1 Vendoseni ngjitësen tuaj të preferuar te doreza.
Shënim: Sigurohuni që të drejtvendosni zonat e prerjes të ngjitëses me butonat në pjesën e përparme të dorezës. Sigurohuni që doreza të jetë e pastër dhe që ngjitëset të jenë plotësisht të shtypura mbi dorezë pa asnjë boshllëk ajri për të siguruar ngjitje të plotë.
Vendosja e kokës së furçës

1 Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.
2 Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa të mos shtyhet më tutje.
Shënim: Āshtė diçka normale të shikoni një hapësirë të vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës.
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare for Kids"
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të dhëmbëve "Sonicare for Kids", është normale të ndjeni më shumë dridhje sesa kur përdorni një furçë joelekstrike. Zakonisht, përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion. Ushtroni vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për larjen e dhëmbëve. Për t'ju ndihmuar të kaloni në furçën e re elektrike të dhëmbëve "Sonicare for Kids", ajo ofrohet me funksionin "EasyStart" të aktivizuar. Ky funksion e rrit ngadalë energjinë gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar të përshtateni me larjen e dhëmbëve me furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare for Kids".
Shënim: Për fëmijët nën 8 vjeç, rekomandohet larja e dhëmbëve nga prindi ose kujdestari në moshë madhore.
Udhëzime për larjen e dhëmbëve

1 Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël paste dhëmbësh.
2 Vendosni fijet e furçës mbi dhëmbë në një kënd të vogël (45 gradë). Shtyjini fort në mënyrë që fijet të arrijnë vijën e mishrave të dhëmbëve ose pak nën vijën e mishrave të dhëmbëve.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në kontakt me dhëmbët.
3 Për të ndezur Philips Sonicare shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
4 Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë. Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me një furçë dhëmbësh manuale.
5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim gjysmë për lart dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb.
6 Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë, mund të vazhdoni edhe për pak kohë duke larë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit te dhëmbët dhe në zonat ku nevojitet vëmendje shtesë. Gjithashtu, mund të lani edhe gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve të ndezur ose të fikur, sipas dëshirës.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e sigurt për t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në aparate ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje, kurora, faseta) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk janë dëmtuar.
KidPacer

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> E["⑤"]
E --> A
Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të gjithë gojën, ndajeni këtë të fundit në 4 seksione duke përdorur funksionin "KidPacer". "KidPacer" ndan kohën e larjes në 4 segmente të barabarta dhe tregon se kur duhet të kaloni në zonën tjetër. Segmentet tregohen me një tingull të shkurtër. Furça e dhëmbëve ndalon automatikisht në fund të seancës së larjes me një tingull urimi.
Shënim: Udhëzoni fëmijët tuaj të vazhdojnë me larjen e dhëmbëve derisa të dëgjojnë tingullin e urimit dhe derisa furça e dhëmbëve të fiket.
Modalitetet
Modaliteti i ulët Modaliteti i lartë
| Përfitimi Modaliteti me kursimenergjie përdoret për trajnim dhe për t’u mësuar fëmijëve të vegjël larjen me tinguj. | Modalitet me fuqi të plotë krijuar për fëmijë më të mësuar/të pavarurnë larjen e dhëmbëve. | |
| Koka e rekomanduara të furçës | Koka e furçës Sonic "Sonicare for Kids" | Koka e furçës Sonic "Sonicare for Kids" |
| Koha totale e larjes 2 minutes (shiko KidTimer) | 2 minuta | |
Si t'i lani dhëmbët

flowchart
graph TD
A["Step 1"] --> B["Step 2"]
B --> C["Step 3"]
C --> D["Step 4"]
D --> E["End"]

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> A
Funksionet
- KidPacer
- KidTimer
- EasyStart
KidPacer
"KidPacer" është një kohëmatës me intervale që e ndihmon fëmijën tuaj në larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të gjithë gojën duke e ndarë atë në 4 seksione.
KidTimer
- "KidTimer" luan një sekuencë tingulli urimi në përfundim të kohës së paracaktuar të larjes së dhëmbëve. Përveç kësaj, "KidTimer" fik automatikisht dorezën në përfundim të ciklit të larjes.
- Kur jeni në modalitetin e lartë, "KidTimer" caktohet në 2 minuta.
- Kur jeni në modalitetin e ulët, "KidTimer" caktohet në 1 minutë dhe rritet ngadalë me kalimin e kohës. Kjo rritje e avashtë në kohën e larjes së dhëmbëve ndihmon fëmijët e vegjël të arrijnë kohën e larjes prej 2 minutash të rekomanduar nga dentisti.
Shënim: Udhëzoni fëmijët tuaj të vazhdojnë me larjen e dhëmbëve derisa të dëgjojnë tingullin e urimit dhe derisa furça e dhëmbëve të fiket.
EasyStart
Ky model i "Philips Sonicare" vjen me funksionin "EasyStart" të aktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit me kujdes fuqinë gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar që të mësoheni me larjen e dhëmbëve me "Philips Sonicare".
Shënim: Secila prej 14 larjeve të para duhet të zgjasë të paktën 1 minutë për të lëvizur përpara siç duhet nëpër ciklin e rritjes së energjisë së "EasyStart".
Për të çaktivizuar EasyStart (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve»).
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionin e "EasyStart":
Hapi 1: Vendosni dorezën në bazën e karikimit.

Hapi 2: Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda:
Nëse dëgjoni 1 tingull, atëherë funksioni "EasyStart" është çaktivizuar.
OSE
Nëse dëgjoni 2 tinguj, atëherë funksioni "EasyStart" është çaktivizuar.
Hapi 3: Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes kur të dëgjoni tingullin:
Shënim: Përdorimi i funksionit "Easy-start" përtej periudhës fillestare të rritjes së energjisë nuk rekomandohet dhe redukton efikasitetin e "Sonicare" në heqjen e cipës.
Karikimi dhe statusi i baterisë
Kjo furçë e dhëmbëve "Philips Sonicare for Kids" është projektuar për të ofruar të paktën 28 seanca larje dhëmbësh, ku secila prej tyre zgjat 2 minuta (14 ditë nëse përdoret dy herë në ditë) me një bateri të karikuar plotësisht. Treguesi i baterisë tregon statusin e baterisë kur përfundoni seancën e larjes 2-minutëshe, kur vendosni furçën e dhëmbëve në pauzë ose kur ajo është duke u karikuar.
Shënim: Mund të duhen deri në 24 orë që bateria të karikohet plotësisht përpara përdorimit të parë, por ju mund ta përdorni furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare" përpara se ajo të jetë karikuar plotësisht.
Karikimi në bazën e karikimit
1 Vendoseni karikuesin në një prizë elektrike.
2 Vendosni dorezën në karikues.
- Doreza do të lëshojë 2 tinguj të shkurtër për të konfirmuar se doreza është vendosur siç duhet.
- Drita pulsuese e treguesit të nivelit të baterisë tregon se furça e dhëmbëve po karikohet.
- Kur doreza të jetë karikuar plotësisht në karikues, drita e treguesit të baterisë do të bëhet e gjelbër e qëndrueshme për 10 sekonda dhe më pas do të fiket.
Statusi i baterisë
Statusi i baterisë (doreza në karikuesin e lidhur)
Kur doreza është e vendosur në karikues, treguesi i baterisë tregon nivelin e baterisë.
Statusi i baterisë Llamba e baterisë
| Karikimi Pulson në të gjelbër. |
| Plot Bëhet e gjelbër për 10 sekonda dhemë pas fiket. |
| Statusi i baterisë (kur doreza nuk është vendosurnë karikues)Kur furça e dhëmbëve është aktive, drita e treguesit tëbaterisë në pjesën e poshtme të dorezës tregon nivelin ebaterisë. |
Statusi i baterisë Llamba e baterisë Tingulli
| Plot Ndizet në ngjyrë të gjelbër | - |
| E ulët Pulson në të gjelbër Doreza lëshon 3 tinguj | pas larjes së dhëmbëve |
Bosh Pulson në të gjelbër Doreza lëshon 2 grupe
tingujsh pas larjes së dhëmbëve
Shänim: Për të kursyer energji, treguesi i baterisë do të fiket kur nuk është në përdorim.
Shënim: Kur bateria është shkarkuar plotësisht, furça e dhëmbëve fiket. Për të karikuar furçën e dhëmbëve, vendoseni atë në karikues.
Shënim: Për ta mbajtur baterinë të karikuar plotësisht gjatë gjithë kohës, mund ta mbani furçën e dhëmbëve në karikues kur nuk e përdorni.
Pastrimi
Doreza e furçës së dhëmbëve

1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së dhëmbëve.
Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit metalik me objekte të mprehta, pasi mund ta dëmtoni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Shënim: Mos e trokisni dorezën në lavaman për të hequr ujin e tepërt.
Koka e furçës

1 Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi.
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë. Shpëlajeni kapakun për udhëtim sa herë të jetë e nevojshme.
Ngarkuesi
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë.
Kutia për udhëtim
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një leckë të njomë për të pastruar brenda kutisë për udhëtim.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë produktin, hiqeni atë nga priza, pastrojeni dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Zëvendësimi
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe "Sonicare for Kids".
Gjetja e numrit të modelit
Shikoni në pjesën e poshtme të dorezës së furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" për numrin e modelit (HX63XX).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
PËRJASHTIMET NGA GARANCIA
Çfarë nuk mbulohet nga garancia:
- Aksesorët për brenda gojës, duke përfshirë kokat dhe grykëzat e furçës.
- Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të ndërrimit ose kokave të furçës të paautorizuara.
- Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia, modifikimi ose riparimi i paautorizuar.
- Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet, gërryerjet, çngjyrimin ose zbehjen.
Riciklimi

- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet vetëm nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja hidhet.
Para se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë shkarkuar plotësisht.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
PËRMBAN BATERI TË KARIKUESHME ME JONE LITIUMI. DUHET TË ASGJËSOHET NË MËNYRËN E DUHUR.
Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet vetëm nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja hidhet.
Para se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë shkarkuar plotësisht.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur përdorni veglat për të hapur pajisjen dhe kur hidhni baterinë e rikarikueshme. Sigurohuni të mbroni sytë, duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi të cilën punoni.
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i hidhni.
Për të hequr baterinë e ringarkueshme, ju nevojitet një kaçavidë e rrafshët (e zakonshme). Zbatoni masat paraprake bazë të sigurisë gjatë ndjekjes së procedurës së përshkruar më poshtë.

1 Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e rikarikueshme, hiqni dorezën nga karikuesi, ndizni "Philips Sonicare for Kids" dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa furça e dhëmbëve "Philips Sonicare for Kids" të mos ndizet më.
2 Hiqeni kokën e furçës dhe hidheni.
3 Futni një kaçavidë në folenë në pjesën e poshtme të dorezës dhe rrotullojeni në drejtim kundërorar derisa të shikoni një hapësirë ndërmjet kapakut të poshtëm dorezës.
4 Vendosni kaçavidën në hapësirë dhe shkëputni kapakun e poshtëm nga doreza.
5 Mbajeni dorezën përmbys dhe shtyni poshtë boshtin për të nxjerrë komponentët e brendshëm të dorezës.
6 Futeni kaçavidën poshtë qarkut, pranë lidhjeve të baterisë, dhe rrotullojeni për të shkëputur lidhjet. Hiqni qarkun dhe shkëputeni baterinë nga mbajtësja plastike.
7 Kapni baterinë dhe shkëputeni nga pjesët e brendshme për të thyer gjuhëzën e dytë metalike të baterisë.
Kujdes: Ruhuni nga skajet e mprehta të gjuhëzave të baterisë për të mos lënduar gishtat.

8 Mbuloni me shirit ngjitës kontaktet e baterisë për të shmangur qarqet e shkurtra elektrike nga ngarkesa e mbetur e baterisë.
Tani bateria e karikueshme mund të riciklohet dhe pjesa e mbetur e produktit mund të asgjësohet në mënyrën e duhur.
Shënim: Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tij, por dorëzojeni në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.