WHU621X - Kapaku GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WHU621X GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Kapuç kuzhine i integruar ose muror |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | WHU621X |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V ~ 50 Hz (sipas pllakës së identifikimit) |
| Fuqia e ndriçimit | Halogjene maksimumi 28 W (E14) ose 20 W (G4) |
| Mënyra e funksionimit | Thithës (shkarkim i jashtëm) ose filtrues (rikthim i brendshëm) |
| Numri i shpejtësive | Shumë shpejtësi (sipas panelit të kontrollit) |
| Distanca minimale nga pllaka e gatimit | 60 cm për sobë elektrike, 75 cm për gaz ose të përzier |
| Lloji i filtrit të yndyrës | Metalik ose letër (sipas modelit) – i larë ose i hedhur çdo muaj |
| Filtri i karbonit aktiv | Opsional, duhet të zëvendësohet çdo 4 muaj në versionin e rikthimit |
| Mirëmbajtja | Pastrim i jashtëm me pëlhurë të lagur dhe detergjent neutral; filtrat e yndyrës pastrohen një herë në muaj |
| Siguria | Shkëputeni para mirëmbajtjes; mos bëni flakë nën kapuç; ajrim i mjaftueshëm nëse përdoret me pajisje djegëse |
| Normat e përputhshmërisë | EN/IEC 60335, EN/IEC 61591, EN 55014, etj. |
| Përdorimi i synuar | Shtëpiak dhe analog (kuzhina të kolektivitetit, hotele, ferma) |
| Materiali | Çelik inox (përfundimi X) |
| Montimi | Muror ose nën kabinet |
| Diametri i daljes së ajrit | E sipërme B1 dhe e pasme opsionale B2 (shih udhëzimet) |
| Zëvendësimi i llambave | Me të njëjtin lloj (halogjene) – i arritshëm pas heqjes së grilës |
Pyetjet më të shpeshta - WHU621X GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth WHU621X GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WHU621X - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WHU621X e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT WHU621X GORENJE
SQ Udhëzime montimi dhe përdorimi

Filtri i yndyrës
Filtri i yndyrës
Filtro antigrasso
Filtre anti-gras
Filtro antigrasa
Filtro antigordura
Filtri i yndyrës
Filtri i yndyrës
Filtri i yndyrës
Filtri i yndyrës
Filtri i yndyrës
Zëvendësimi i llambës halogjene


Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Shënim: Detajet e shënuara me simbolin “{*}” janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.
Në këtë produkt, përdorimi i daljes së mbrapme është I NDALUAR brenda shteteve të Komunitetit Evropian, të shteteve EFTA, në Turqi dhe në të gjithë shtetet që janë subjekt i direktivave EU 65/2014 e EU 66/2014.

Vërejtje
Para çdo lloj operacioni për pastrim ose mirëmbajtje, hiqni aspiratorin nga rrjeti elektrik duke hequr spinën ose duke stakuar kuadrin e përgjithshëm elektrik të banesës.
Për të gjitha operacionet e instalimit dhe mirëmbajtjes përdorni doreza pune.
Aspiratori mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më të vogël se 8 vjeç dhe nga persona me kapacitet fizik, sensor dhe mental të reduktuar, nëse janë nën mbikëqyrje ose pasi ata të kenë marrë udhëzime të duhura për një përdorim të sigurt dhe për rreziqet që mund të ndodhin.
Fëmijët duhen kontrolluar që të mos luajnë me aspiratorin.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen bërë nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Vendi ku është vendosur aspiratori duhet të ketë një ventilacion të mjaftueshëm, kur ai përdoret në të njëjtën kohë me pajisjet e tjera që funksionojnë me gaz ose me një djegie tjetër.
Aspiratori duhet të pastrohet shpesh brenda dhe jashtë (TË PAKTEN NJË HERË NË MUAJ), megjithatë duke respektuar atë që shprehimisht është treguar
në udhëzimet e mirëmbajtjes.
Mosrespektimi i normave të pastrimit të aspiratorit dhe të ndërrimit e të pastrimit të filtrave shkakton rrezik zjarri.
Është e ndaluar rreptësisht të gatuhet në flakë të lirë poshtë aspiratorit.
Përdorimi i flakës është i dëmshëm për filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, për këtë arsye duhet shmangur gjithsesi.
Ushqimet e skuqura duhen bërë nën kontroll për të shmangur që vaji i nxehtë të marrë flakë.
KUJDES: Kur vatrat e sobës janë në funksionim, disa pjesë të aspiratorit mund të nxehen.
Për të zëvendësuar llambën duhet përdorur vetëm tipi që është dhënë në seksionin e mirëmbajtjes/zëvendësimit të llambës në këtë libër.
Kujdes! Mos e lidhni aspiratorin në rrjetin elektrik derisa instalimi të jetë i plotë.
Në lidhje me masat teknike dhe të sigurisë që duhen aplikuar për shkarkimin e tymrave, duhen marrë parasysh rregullat e autoriteteve lokale kompetente.
Ajri i thithur nga aspiratori nuk duhet të përcillet në të njëjtin tub që përdoret për shkarkimin e tymrave të pajisjeve të tjera që funksionojnë me gaz ose me një tjetër djegie.
Mos e përdorni ose mos e lini aspiratorin pa llambë të vendosur në mënyrë korrekte, sepse mund të shkaktojë shok elektrik.
Asnjëherë mos e përdorni aspiratorin pa grilat e vendosura korrektësisht!
Aspiratori nuk përdoret ASNJËHERË si bazë mbështetëse, vetëm nëse është e shkruar në udhëzime.
Përdorni vetëm vida fiksimi që janë brenda kutisë së aspiratorit ose, nëse nuk janë, blini vetëm tipin e duhur të tyre.
Përdorni vida me gjatësinë e duhur që janë dhënë në udhëzimet për instalim. Në rast dyshimi, konsultohuni me qendrën e autorizuar të asistencës ose me personelin e kualifikuar.
Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit në përputhje me udhëzimet e dhëna mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment - WEEE).
Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangien e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambientin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

Shenja ■ e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu, ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për eliminimin e pajisjeve të tilla duhet të zbatohen rregullat
vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem lidhuni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikën e shitjes ku e keni blerë pajisjen.
Aparati është projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:
Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.
Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; EN/IEC 60704-3; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.
EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.
Këshilla për një përdorim korrekt për reduktimin e impaktit mjedisor:
Shtypni ON për të ndezur aspiratorin me një shpejtësi minimale kur filloni të gatuani dhe e mbani të ndezur për disa minuta pasi të keni përfunduar gatimin. Shtoni shpejtësinë vetëm në raste të një sasie të madhe tymi dhe avulli dhe përdorni shpejtësinë boost vetëm në raste ekstreme. Zëvendësoni filtrin me karbon nëse është e nevojshme për të arritur reduktimin e erërave me efikasitet.
Pastroni filtrin e yndyrnave nëse doni të arrini thithjen e yndyrnave me efikasitet. Përdorni diametrin maksimal të kanalizimit të paraqitur në manualin e udhëzimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmën.
Përdorimi
Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në llojin thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtrues me qarkullim të brendshëm.
Lloji thithës
Oxhaku është pajisur me një nxjerrje ajri të sipërm B1 dhe mundësisht edhe me një nxjerrje të poshtme B2*, për shkarkimin e tymrave jashtë.
Zgjidhni më të përshtatshmen dhe vendosni flanxhën C me shtesë, mbyllni gjithmonë vrimën e papërdorur me një tapë D* me shtesë nëse është parashikuar.
Shënim: në disa modele vrima e sipërme B1 jepet e mbyllur: Shtypeni me forcë për të shkëputur pjesën e ngjitur që mbyll vrimën e shkarkimit dhe higeni.
Kujdes! Pjesa e shqitur nuk mund të montohet më në vendin e vet, kryjeni këtë veprim vetëm nëse jeni të sigurtë për llojin e instalimit që do të kryeni.
Kujdes! Në disa modele vrima e daljes së pasme nuk arrihet menjëherë, edhe pasi keni hequr tapën (nëse është e montuar); në rast të tillë hiqni pjesën plastike E1 apo E2 që e zë vrimën duke e zhvidhosur dhe duke përdorur një pincë ose një prerëse. Kontrolloni që selektori thithës/filtrues (brenda oxhakut) G të jetë në pozicionin thithës (A).
Lloji filtrues
Në rast se nuk është e mundur të shkarkohen tymërat dhe avujt e gatimit nga brenda, mund të përdoret oxhaku në llojin filtrues duke montuar një filtër karboni, kështu tymërat dhe avujt pastrohen nëpërmjet grilës së parme të vendosur sipër panelit të komandimit. Kontrolloni që selektori thithës/filtrues të ndodhet në pozicionin filtrues (F).
Modelet pa motor thithës funksionojnë vetëm në llojin thithës dhe duhet të lidhen me një njësi periferike thithëse (që nuk jepet).
Udhëzimet e lidhjes jepen me njësinë periferike të thithjes.
Montimi
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 60 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 75 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

Lidhja Elektrike
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Kujdes! Për të parandaluar çdo rrezik, zëvendësimi i kabllos ushqyese duhet të bëhet nga shërbimi i autorizuar i asistencës teknike.
Montimi
Oxhaku mund të instalohet në mur ose në pjesën e poshtme të dollapit; nëse e keni, mund të përdorni vizoren H për të hapur vrimat në largësinë e duhur, përndryshe mbështeteni oxhakun në faqen e murit ose poshtë dollapit dhe shënoni me një laps vrimat që do të hapni.
Fiksimi në faqen e murit – Fusni takot e murit J në vrimat e hapura dhe dy vidat K në vrimat e sipërme, hiqni grilën dhe kapeni oxhakun me dy vidat, më në fund, fusni nga brenda vidën e tretë L dhe shtrëngojini të gjitha.
Fiksimi në dollap – Fiksojeni oxhakun me 4 vida M nga pjesa e brendshme e dollapit.
Funksionimi
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.
Hapni gjithnjë thithësin e avujve N*.
Nëse produkti juaj është pajisur me valvul me veprim elektrik
ose mekanik, tastet dhe/ose butonat dhe/ose dorezat me rrotullim shërbejnë për kontrollin e dritave dhe për hapjen dhe mbylljen e valvulës.
Mirëmbajtja
Pastrimi
Për pastrimin përdorni VETËM një leckë të njomë me detergjent të lëngshëm jo gërryes. MOS PËRDORNI MJETE OSE VEGLA PASTRIMI. Shmangni përdorimin e produkteve që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOOL!
Filtri kundër yndyrës
Thith avujt e yndyrës së gatimit.
Nëse është vendosur nga ana e brendshme e grilës mbajtëse, mund të jetë i tipeve të mëposhtme:
Filtri prej letre duhet të zëvendësohet një herë në muaj ose nëse është i ngjyrosur në anën e sipërme, kur ngjyra del nga vrimat e grilës.
Filtri metalik duhet të pastrohet një herë në muaj, me detergjent të butë, me dorë ose në makinën larëse me temperaturë të ulët dhe në një cikël të shkurtër.
Gjatë larjeve në makinën larëse, filtri kundër yndyrës mund të humbasë ngjyrë, por kjo nuk i ndryshon aspak karakteristikat e filtrimit.
Për të arritur te filtri i yndyrës, hapni grilën nëpërmjet dorezave P dhe lëshojini nga kapëset R1 dhe R2.
Filtri metalik vetëmbajtës nuk ka grilë mbajtëse, kështu që për ta hequr tërhiqni sustat e kapjes P4 nga poshtë dhe nxirrini filtrat nga poshtë.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Thith aromat e pakëndshme të gatimit.
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
Mund të jetë sipas llojeve të mëposhtme:
Drejtkëndor S1, S2 ose S3:
Montimi (S1 ose S2): fusni anën e poshtme T dhe kapeni nga përpara (U).
Montimi (S3): Hiqni kapakun W duke rrotulluar me 90° butonat O.
Fusni fletën prej karboni në hapësirën e posaçme dhe mbërthejeni duke rrotulluar 90° butonin O, pastaj mbyllni sërish kapakun.
Vazhdoni në anën e kundërt për montimin.
Unaza (V1-V2-V3-modele të ndryshme):
Mbërthim bajonete: vendoseni në qendër të grilës mbrojtëse të motorrit, duke pasur kujdes që referuesi X1 apo X2 ose X3 tek filtri i karbonit të përputhen me referuesin Y1 ose Y2 tek konvejeri, rrotullojeni pastaj në drejtim të akrepave të sahatit; në rast çmontimi rrotullojeni në drejtim të kundërt, nëse ka gjuhëzën Z kujtohuni më parë ta ngrini lehtësisht.
Zëvendësimi i Llambave
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat, sigurohuni që të jenë ftohur.
Zëvendësoni llambën e djegur me një llambë tjetër të të njëjtit tip, siç është specifikuar në etiketë ose afër llambës së aspiratorit.
Zëvendësimi i llambave 28W – Zhvidhosni llambën e dëmtuar dhe zëvendësojeni me një llambë ovale me alogjene maksimale 28W E14. Hiqni grilën për të arritur vendin e mbajtjes së llambës.
Zëvendësimi i llambës alogjene – Shkoni te vendi i llambës, hiqni mbrojtësen duke përdorur një kaçavidë të vogël të mprehtë ose një vegël të ngjashme.
Zëvendësojeni llambën e dëmtuar.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të mos i prekni me duar. Mbyllni kapakun mbrojtës (fiksimi i menjëhershëm).
Nëse ndriçimi nuk punon, kontrolloni nëse llambat janë futur siç duhet para se të thërrisni ndihmën teknike.