AL 1810 CV P4A - Ngarkues telefoni GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas AL 1810 CV P4A GARDENA në format PDF.

GARDENA AL 1810 CV P4A - Ngarkues telefoni
📄 188 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GARDENA AL 1810 CV P4A - page 152
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Karikues baterie për telefon celular
Marka Gardena
Modeli AL 1810 CV P4A
Tensioni i hyrjes 220-240 V AC
Frekuenca 50-60 Hz
Fuqia nominale 26 W
Tensioni i karikimit 18 V DC
Rryma maksimale e karikimit 1000 mA
Lloji i baterisë së përputhshme Li-ion POWER FOR ALL PBA 18V (≥1,5 Ah)
Koha e karikimit (PBA 18V 2,0Ah) 96 min (80%), 124 min (100%)
Koha e karikimit (PBA 18V 2,5Ah) 120 min (80%), 154 min (100%)
Koha e karikimit (PBA 18V 4,0Ah) 192 min (80%), 244 min (100%)
Gama e temperaturës së karikimit 0 °C deri +45 °C
Pesha 0,17 kg
Klasa e mbrojtjes II
Treguesi i karikimit Dritë jeshile (ndezur = karikim, fikur = përfunduar ose gabim)
Funksionet e sigurisë Mbrojtje nga mbingarkesa, qarku i shkurtër, mbinxehja; mos ekspozoni ndaj shiut ose lagështirës
Mirëmbajtja Pastroni kontaktet me një leckë të thatë; mos përdorni ujë rrjedhës
Garancia 2 vjet (defekte materiali/prodhimi)

Pyetjet më të shpeshta - AL 1810 CV P4A GARDENA

Cilat bateri mund të karikoj me këtë karikues?
Ky karikues është projektuar për bateritë Li-ion POWER FOR ALL PBA 18V me kapacitet të paktën 1,5 Ah (5 qeliza). Mos karikoni lloje të tjera baterish.
A mund ta lë baterinë në karikues pas karikimit?
Po, karikuesi e mban baterinë të ngarkuar plotësisht pa rrezik mbingarkimi falë sistemit të tij inteligjent të karikimit.
Çfarë të bëj nëse drita mbetet e ndezur pa karikuar?
Kjo mund të tregojë një bateri shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë (jashtë intervalit 0-45 °C), ose një bateri të dëmtuar. Prisni që temperatura të kthehet në intervalin normal, ose zëvendësoni baterinë.
A mund ta përdor këtë karikues jashtë?
Jo, karikuesi duhet të mbrohet nga shiu dhe lagështira. Përdoreni vetëm në një vend të thatë.
Sa kohë duhet për të karikuar një bateri 2,0 Ah?
Rreth 96 minuta për të arritur 80 % të karikimit, dhe 124 minuta për një karikim të plotë.
A është karikuesi i përputhshëm me bateritë e markave të tjera?
Jo, përdorni vetëm bateri POWER FOR ALL PBA 18V për të shmangur rrezikun e zjarrit ose mosfunksionimit.
Si ta pastroj karikuesin?
Shkëputeni karikuesin nga priza, pastaj pastroni kontaktet dhe sipërfaqet me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kurrë ujë rrjedhës.
Çfarë të bëj nëse karikuesi nuk ndizet?
Kontrolloni që spina të jetë futur mirë në prizë dhe që priza të ketë rrymë. Nëse problemi vazhdon, karikuesi ose kordoni mund të jetë i dëmtuar; kontrollojeni nga një profesionist.
A mund të karikoj një bateri ende të nxehtë pas përdorimit?
Jo, prisni që bateria të ftohet në intervalin e 0 °C deri 45 °C. Karikuesi do të fillojë karikimin vetëm nëse temperatura është e saktë.
Si të asgjësoj karikuesin në fund të jetës?
Mos e hidhni karikuesin me mbeturinat shtëpiake. Vendoseni në një pikë grumbullimi lokale për riciklim në përputhje me direktivën 2012/19/UE.

Pyetjet e përdoruesve rreth AL 1810 CV P4A GARDENA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngarkues telefoni në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AL 1810 CV P4A - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AL 1810 CV P4A e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT AL 1810 CV P4A GARDENA

Karikuesi i baterisë

ET Kasutusjuhend

Akulaadija

LT Eksploatavimo instrukcija

Akumuliatoriaus kroviklis

LV Lietošanas instrukcija

Akumulatoralādētājs

01Lc GARDENA C B GARDENA®

02Lc

GARDENA Karikuesi i baterisë AL 1810 CV P4A

GARDENA Karikuesi i baterisë AL 1810 CV P4A

  1. SIGURIA .... 152
  2. PËRDORIMI....154
  3. MIRËMBAJTJA 155
  4. MAGAZINIMI 155
  5. NDREQJA E GABIMEVE ..... 155
  6. TË DHËNAT TEKNIKE....156
  7. AKSESORË....157
  8. SERVISI/GARANCIA.....157

Përkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali.

GARDENA AL 1810 CV P4A - GARDENA Karikuesi i baterisë AL 1810 CV P4A - 1

Ky karikues nuk është parashikuar për përdorimin nga fëmijët dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore dhe mendore ose me përvojë dhe njohuri të pakët. Ky karikues mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe

persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me përvojë dhe njohuri të pakët nëse mbikëqyren nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre nëse janë udhëzuar nga ai për përdorimin e sigurt të karikuesit dhe që kuptojnë rreziqet e lidhura me të. Përndryshe ekziston rreziku i përdorimit të gabuar dhe lëndimeve.

Përdorimi i parashikuar:

POWER FOR ALL Karikues me bateri 18V është parashikuar për karikimin e baterive përkatëse të POWER FOR ALL System-Akkus dhe për përdorim në kopshte private dhe hobi.

Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë.

1. SIGURIA

GARDENA AL 1810 CV P4A - SIGURIA - 1

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.

Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe / ose plagosje të rënda.

Ruajini mirë këto udhëzime.

Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.

→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.

→ Karikoni vetëm bateri litium-jon të sistemit POWER FOR ALL, tipi PBA 18V, me kapacitet 1,5 Ah ose më shumë (5 qeliza baterie ose më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përputhet me tensionin e karikimit të karikuesit.

Mos karikoni bateri të parikarikueshme.

Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe shpërthimi.

GARDENA AL 1810 CV P4A - Ruajini mirë këto udhëzime. - 1

GARDENA AL 1810 CV P4A - Ruajini mirë këto udhëzime. - 2

Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështisë.

Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.

→ Mbajeni karikuesin të pastër.

Për shkak të papastërtisë ekziston rreziku i goditjes elektrike.

→ Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë dhe riparojeni vetëm nga personel i kualifikuar dhe i specializuar, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale. Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e goditjes elektrike.

→ Mos e përdorni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehjes së karikuesit gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.

→ Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi.

Për shkak të një karikuesi që është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.

→ Në rast dëmtimi ose përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar të baterisë, mund të dalin avuj.

Futni ajër të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt mund të irritojnë aparatin e frymëmarrjes.

→ Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes, kërkoni edhe ndihmë mjekësore. Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.

→ Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klientit për vegla elektrike GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.

RREZIK! Pushim zemre!

Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.

RREZIK! Rreziku i mbytjes!

Pjesët e vogla mund të gëlltiten me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.

2. PËRDORIMI

Karikimi i baterisë [Fig 01/02]:

GARDENA AL 1810 CV P4A - Karikimi i baterisë [Fig 01/02]: - 1

KUJDES!

→ Vini re tensionin e rrjetit!

Tensioni i burimit të energjisë elektrike duhet të përputhet me të dhënat në pllakën e tipit të karikuesit.

  1. Lidheni karikuesin e baterisë © në një prizë të rrjetit të energjisë elektrike.
  2. Shtyjeni karikuesin Ⓓ mbi bateri Ⓑ.

Bateria nuk bën pjesë në setin e livrimit standard. Aksesorin e plotë e gjeni në gamën tonë të aksesorëve.

Falë procesit inteligjent të karikimit, gjendja e karikimit të baterisë dallohet automatikisht dhe karikohet me korrentin përkatës optimal në varësi të temperaturës dhe tensionit të baterisë.

Në këtë mënyrë bateria mbrohet dhe mbahet përherë e karikuar plotësisht kur ruhet në karikues.

Kuptimi i elementeve të treguesit:

Treguesi në karikues:

Pulsanti i treguesit të karikimit të baterisë Lc

Procesi i karikimit sinjalizohet nëpërmjet pulsimit të treguesit të karikimit të baterisë ①.

GARDENA AL 1810 CV P4A - Treguesi në karikues: - 1

Udhëzim: Procesi i karikimit është i mundur vetëm kur temperatura e baterisë është në diapazonin e lejuar të temperaturës së karikimit, shih 6. TË DHËNAT TEKNIKE.

Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë ①c

Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë ①c sinjalizon që bateria është karikuar plotësisht ose që temperatura e baterisë është jashtë diapazonit të temperaturës së karikimit dhe prandaj nuk mund të karikohet. Në momentin që arrihet diapazoni i lejuar i temperaturës, bateria karikohet.

GARDENA AL 1810 CV P4A - Treguesi në karikues: - 2

Kur bateria nuk është e futur, drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë ① sinjalizon që spina është e futur në prizë dhe që karikuesi është gati për punë.

Udhëzime për punën:

Në rastin e cikleve të karikimit të vazhdueshëm ose që pasojnë njëri-tjetrin pa ndërprerje, karikuesi mund të nxehet. Megjithatë, kjo është e padëmshme dhe nuk tregon për një defekt të karikuesit.

Një kohë operimi qenësisht e shkurtër pas karikimit tregon që bateria është konsumuar dhe duhet të ndërrohet.

3. MIRËMBAJTJA

Pastrimi i karikuesit të baterisë:

Sigurohuni që sipërfaqja dhe kontaktet e baterisë dhe të karikuesit të baterisë të jenë gjithmonë të pastra dhe të thata, para se të lidhni karikuesin e baterisë.

Mos përdorni ujë të rrjedhshëm.

→ Pastroni kontaktet dhe pjesët plastike me një leckë të butë, të thatë.

4. MAGAZINIMI

Nxjerrja jashtë funksionimit:

Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.

  1. Pastrojeni karikuesin e baterisë (shih 3. MIRËMBAJTJA).
  2. Ruajeni karikuesin e baterisë në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt ndaj ngricave.

Asgjësimi:

(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU)

GARDENA AL 1810 CV P4A - Asgjësimi: - 1

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë.

Në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.

ME RËNDËSI!

→ Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.

5. NDREQJA E GABIMEVE

Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma

Procesi i karikimit nukështë i mundur.Treguesi i karikimit tëbaterisë ndriçon nëmënyrë të vazhdueshme[Fig 02]Bateria nuk është lidhur(korrekt).→ Lidheni baterinë korrekt nëkarikues.
Kontaktet e baterisë janëtë ndotura.→ Pastroni kontaktet e baterisë(p. sh. duke e futur dhenxjerrë disa herë baterinë.Zëvendësoni baterinë, nësenevojitet).
Temperatura e baterisë ështëjashtë diapazonit të lejuar tëtemperaturës së karikimit.→ Pritni derisa temperaturae baterisë të jetë sërisht midis 0 °C - +45 °C .
Bateria ka defekt. → Zëvendësoni baterinë.

Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma

Treguesi i karikimit të baterisë nuk ndriçon [Fig 02]Spina e karikuesit nuk është futur (korrekt).→ Futeni spinën (plotësisht) në prizë.
Priza, kablloja ose karikuesi kanë defekt.→ Kontrolloni tensionin e rrjetit. Nëse nevojitet, kontrolloni karikuesin nga një tregtar i aturizuar me kontratë ose nga GARDENA Service.
  1. TË DHËNAT TEKNIKE
Karikuesi i baterisëAL 1810 CV P4ANjësia Vlera (Art. 14900)
Tensioni i rrjetit V (AC) 220 – 240
Frekuenca e rrjetit Hz 50 – 60
Fuqia nominale W 26
Tensioni i karikimit të baterisëV (DC) 18
Korrenti maks. i karikimit të baterisëmA 1000
Koha e karikimit të baterisë80%/97 – 100% (rreth)
PBA 18V 2,0Ah W-Bmin96 / 124
PBA 18V 2,5Ah W-Bmin120 / 154
PBA 18V 4,0Ah W-Cmin192 / 244
Diapazoni i lejuar i tempera-turës së karikimit°C 0 – 45
Pesha sipas procedurësEPTA 01:2014kg 0,17
Klasa e mbrojtjes☐/ II

Bateri të përshtatshme POWER FOR ALL System: PBA 18V.GARDENA AL 1810 CV P4A - NDREQJA E GABIMEVE - 1

7. AKSESORË

Bateria e sistemit GARDENA

PBA 18V/45 P4A

PBA 18V/72 P4A

Bateri për kohëzgjatje shtesë pune ose për

ta ndërruar. Art. 14903

Art. 14905

8. SERVISI/GARANCIA

Servisi:

Ju lutemi kontaktoni në adresë në pjesën e pasme.

Deklarata e garancisë:

Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara.

Për të gjithë produktet e reja originale GARDENA, GARDENA Manufacturing GmbH jep 2 vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produktet janë përdorur ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e prodhuesit nuk vlen për produktet e blera nga një treg dytësor. Kjo garanci i referohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose në fabrikim. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një produkt zëvendësues tërësisht funksional ose duke riparuar produktin defektiv që na dërgohet falas; ne ruajmë të drejtën të zgjedhim midis këtyre dy mundësive. Ky shërbim u nënshtrohet dispozitave të mëposhtme:

  • Produkti është përdorur për qëllimin e synuar sipas rekomandimeve në udhëzimet e punës.
  • As blerësi dhe as një palë e tretë nuk janë përpjekur ta hapin apo ta riparojnë produktin.
  • Për operim janë përdorur vetëm pjesë këmbimi dhe konsumimi originale GARDENA.
  • Paraqitja e kuponit tatimor.

Garancia nuk përfshin konsumimin normal të pjesëve dhe komponentëve (për shembull në thika, në pjesët e fiksimit të thikave, turbina, mjete ndriçimi, rripa trapezoidalë dhe rripa të dhëmbëzuar, helika, filtra ajri, kandela), ndryshimet optike, si dhe pjesët e konsumimit dhe përdorimit.

Garancia e prodhuesit kufizohet në dërgesën zëvendësuese dhe riparimin pas kushteve të sipërpërmendura. Pretendime të tjera kundër nesh si prodhues, si p.sh. për zhdëmtim, nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit. Kjo garanci e prodhuesit nuk prek të drejtat ligjore dhe kontraktuale ekzistuese për garancinë kundrejt tregtarit/shitësit.

Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës të Republikës Federale të Gjermanisë.

Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA.

GARDENA Akulaadija AL 1810 CV P4A

  1. OHUTUS 158
  2. KÄSITSEMINE....160
  3. HOOLDUS.....161
  4. HOIULEPANEK ..... 161
  5. TÖRGETE KÕRVALDAMINE ..... 161
  6. TEHNILISED ANDMED ..... 162
  7. LISATARVIKUD ..... 163
  8. TEENINDUS/GARANTII ..... 163
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : AL 1810 CV P4A

Kategori : Ngarkues telefoni