1470 AJ - Mjetet multifunksionale SKIL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 1470 AJ SKIL në format PDF.

📄 116 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI ⚙️ Specifikimet
Notice SKIL 1470 AJ - page 102
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SKIL

Modeli : 1470 AJ

Kategori : Mjetet multifunksionale

SKIP

Pyetjet më të shpeshta - 1470 AJ SKIL

Shkarko udhëzimet për tuajin Mjetet multifunksionale në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 1470 AJ - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 1470 AJ e markës SKIL.

MANUAL I PËRDORUESIT 1470 AJ SKIL

  • Kjo pajisje është e projektuar për sharrimin dhe prerjen në dru, plastikë, stuko, metale dhe pllaka muri të buta, si dhe për smerilimin e thatë të sipërfaqeve të vogla
  • Për shkak të motorit me oshilacione, aksesori rrotullohet deri në 22000 herë për minutë për 3°, që e bën këtë pajisje veçanërisht të përshtatshme për punime shumë të sakta në vende anësore, të ngushta dhe vende të tjera që janë të vështira për t’i arritur
  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Kjo pajisje pranon pjesën më të madhe të aksesorëve të disponueshëm për pajisje shumëfunksionale, duke përfshirë aksesorët ekzistues BOSCH OIS 3
  • Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit 4

A Vida kapëse me rondele B Çelësi heksagonal C Paneli i smerilimit D Pajisja e nxjerrjes së pluhurave E Çelësi i ndezjes/fikjes F Butoni i zgjedhjes së shpejtësisë G Të çarat e ajrosjes H Lama e sharrës së segmentit J Lama e sharrës për prerje me zhytje (dru, 20 mm) K Fleta e smerilimit (e ashpër) L Fleta e smerilimit (e imët) M Aksesor për rregullimin thellësi *

  • JO STANDARDE E PËRFSHIRË SIGURIA UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në102 të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).

1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS

a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente. b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt. c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.

2) SIGURIA ELEKTRIKE

a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike. b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar. c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike. d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike. e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.

3) SIGURIA PERSONALE

a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale. b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale. c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente. d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale. e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura. f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje. g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS

a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar. b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet. c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës. d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar. e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet. f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më të lehta për t’u kontrolluar. g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur103 vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës. UDHËZIMET E SIGURISË PËR PAJISJET SHUMËFUNKSIONALE

  • Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç
  • Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
  • Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me një burim 220 V)
  • Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
  • Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
  • Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen)
  • Shkëputnigjithmonëspinënngaburimiienergjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve
  • Kur punoni, mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart dhe mbani një qëndrim të sigurt
  • Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla
  • Përdorni doreza mbrojtëse kur ndërroni aksesorët (kontakti me aksesorët mund të shkaktojë dëmtime)
  • Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
  • Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
  • Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
  • Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht

GJATË SHARRIMIT/PRERJES

  • Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
  • Mbajini duart larg nga zona e prerjes; mos u zgjasni kurrë poshtë materialit për asnjë arsye gjatë prerjes
  • Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
  • Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e deformuar ose jo e mprehtë GJATË SMERILIMIT
  • Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
  • Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
  • Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
  • Përdoreni pajisjen vetëm për smerilimin e thatë (depërtimi i ujit në pajisje rrit rrezikun e goditjes elektrike)
  • Mos e prekni fletën e smerilimit gjatë lëvizjes
  • Mos vazhdoni të përdorni fletat e smerilimit të konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
  • Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni fshesë me korrent dhe mbajini personat e tjera dhe materialet e djegshme larg nga zona e punës PËRDORIMI
  • Ndërrimi i aksesorëve 5 ! hiqeni spinën - hiqni/montoni aksesorin e duhur si në ilustrim - sigurohuni që vrimat e aksesorit aktivizohen në skedat e kokës së pajisjes (çdo pozicion i mundshëm i kapjes) - montoni aksesorin me qendrën e shtypur me drejtim poshtë - lironi/shtrëngoni vidën A me çelësin heksagonal B - kontrolloni aksesorin që të jetë i mbështetur mirë (aksesorët e shtrënguar gabim ose jo në mënyrë të sigurt mund të lirohen gjatë punës dhe të jenë një rrezik)
  • Montimi i fletës së smerilimit 6 - shkundni pluhurat nga materiali VELCRO në panelin e smerilimit C 2 para se të montoni fletën e smerilimit - montoni fletën e smerilimit VELCRO si në ilustrim ! thithja e pluhurave kërkon që të përdoren fletë smerilimi me vrimë ! vrima në fletën e smerilimit duhet të përputhet me vrimën në këmbën e smerilimit ! ndërrojini fletët e smerilimit të konsumuara në kohën e duhur ! përdoreni pajisjen gjithmonë me të gjithë sipërfaqen VELCRO të mbuluar me letër smerilimi
  • Nxjerrja e pluhurave/ashklave 7 - montoni pajisjen e nxjerrjes së pluhurave D si në ilustrim - lidhni fshesën me korrent ! mos përdorni pajisjen e nxjerrjes së pluhurave/ fshesën me korrent kur smeriloni metale - pastroni rregullisht pajisjen e nxjerrjes së pluhurave D për një rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
  • Ndezje/Fikje - ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin E 2 në pozicionin “I”/”O” ! para se aksesori të prekë materialin e punës, vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë ! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga materiali i punës104
  • Rregullimi i shpejtësisë së punës 8 - me anë të çelësit F, frekuenca e duhur e oshilacioneve mund të rregullohet nga e ulët (1) deri në e lartë (6) (edhe kur pajisja është në funksionim) - shpejtësia optimale e punës varet nga materiali dhe mund të përcaktohet me prova praktike
  • Mbajtja dhe drejtimi i veglës ! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri 9 - mbajini të çarat e ajrimit G 2 të pambuluara - mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje (trysnia e tepërt do të shkaktojë nxehtësi të madhe dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e përdorimit të aksesorit)
  • Aksesor për rregullimin thellësi (DEPTH STOP) (jo standarde e përfshirë) 0

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

  • Përdorni lama sharre për segment H 2 për prerje ndarëse dhe për prerje me zhytje në dru, stuko, gips dhe plastikë (si dhe për sharrim afër anëve, në cepa dhe në vende të tjera të vështira për t’i arritur)
  • Përdorni lama sharre për segmente J 2 për prerje ndarëse dhe për prerje të thella me zhytje në dru, stuko, gips dhe plastikë të butë (si dhe për sharrim afër anëve, në cepa dhe në vende të tjera të vështira për t’i arritur)
  • Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes G 2) ! shkëputni spinën para pastrimit
  • Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL - dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com) MJEDISI
  • Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së) - në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin. - simboli ! do t’ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t’i hedhur

DEKLARATA E KONFORMITETIT

Vegël shumëfunksionale 1470 Të dhënat teknike 1

  • Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në “Të dhënat teknike” është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2014/30/ EU, 2006/42/EC, 2011/65/EU
  • E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 92 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 103 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi ✱ m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²) ✱ gjatë smerilimit 8,8 m/s² ✱ gjatë prerjes me lamë sharre për prerje me zhytje 13,9 m/s² ✱ gjatë prerjes me lamë sharre për segmente 7,2 m/s²
  • Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura - përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit - kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit ! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës105 ✎106