EIS82453 - Pllakë gatimi ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EIS82453 ELECTROLUX në format PDF.
| Lloji i produktit | Pllakë gatimi me induksion |
| Marka | ELECTROLUX |
| Modeli | EIS82453 |
| Fuqia totale | 7.35 kW |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V / 400 V 2N, 50 Hz |
| Numri i zonave të gatimit | 4 |
| Teknologjia | Induksion |
| Zonat e gatimit (diametrat) | Përpara majtas: 125-210 mm, Prapa majtas: 125-210 mm, Përpara qendër: 125-145 mm, Prapa djathtas: 205-240 mm |
| Fuqia e zonave (nominale) | Përpara majtas: 2300 W, Prapa majtas: 2300 W, Përpara qendër: 1400 W, Prapa djathtas: 2300 W |
| PowerBoost | Po (deri në 3600 W në zonën prapa djathtas) |
| Funksionet kryesore | PowerBoost, SenseBoil, Bridge, Hob²Hood, Kohëmatës, Pauzë, Menaxhimi i energjisë |
| Ekrani | Shirit komandimi me prekje me ekran numerik |
| Siguria për fëmijët | Po (pajisje sigurie për fëmijët) |
| Kyçja e tastierës | Po |
| Zbulimi i enëve | Po |
| Ndalimi automatik i sigurisë | Po |
| Treguesi i nxehtësisë së mbetur | Po (3 nivele) |
| Lidhja me aspirator (Hob²Hood) | Po (infra të kuqe) |
| Pastrimi | Sipërfaqe qeramike, përdorni kruese dhe produkt special |
| Materiali i sipërfaqes | Qeramikë |
| Instalimi | I integruar |
| Kablloja e furnizimit | H05V2V2-F (90°C min) |
| Lidhja | Njëfazore ose dyfazore sipas konfigurimit |
| Klasa e efikasitetit energjetik | 187.7 Wh/kg (sipas IEC/EN 60350-2) |
Pyetjet më të shpeshta - EIS82453 ELECTROLUX
Pyetjet e përdoruesve rreth EIS82453 ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pllakë gatimi në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EIS82453 - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EIS82453 e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT EIS82453 ELECTROLUX
Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.electrolux.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- 1. INFORMACIONI I SIGURISË 2 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË 4
- INSTALIMI 7
- PËRSHKRIM I PRODUKTIT 9
- PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË 10 6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM 11
- FUNKSIONET SHTESË 14 8. UDHËZIME DHE KËSHILLA 17
- KUJDESI DHE PASTRIMI 19 10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 19
- TË DHËNAT TEKNIKE 22
- EFIKASITETI ENERGJETIK 22
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN 23
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose që nuk kanë përvojë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet.
- Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar. Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
- Kjo pajisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak. PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
- PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Tymi është një tregues i mbinxehjes. Mos përdor kurrë ujë për të shuar zjarrin nga gatimi. Fik pajisjen dhe mbuloji flakët me, p.sh. një batanije apo kapak.
- PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
- KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret (madje edhe funksionet automatike të gatimit). Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
- PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
- Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të tiganit.
- Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për ta shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.
- PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtimi i pajisjes.
Hiqni të gjithë paketimin. - Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera. Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithmonë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura. Mbyllini sipërfaqet e prera të dollapit me një izolues për të mos lejuar që lagështia të shkaktojë fryrje.
- Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
- Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
- Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
- Nëse pajisja është e instaluar mbi një sirtar:
- Mos vendosni copa të vogla ose fletë letre që mund të tërhiqen brenda, sepse ato mund të dëmtojnë ventilatorët e ftohjes ose mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes.
- Mbani një distancë prej minimumi 2 cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve të ruajtura në sirtar.
- Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në kabinetin nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen nga një elektricist i kualifikuar. Pajisja duhet të tokëzohet.
- Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin. Përdorni kabllon e duhur elektrike.
- Mos lejoni të ngatërrohet kablloja elektrike.
- Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
- Vendoseni kabllon në mbërthyesin e lirimit të tensionit.
- Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen në prizë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose në kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me rrymë dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla. Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina. Përdorni mjetet e duhura izoluese: doreza mbrojtëse, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavita dhe kontaktoret.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rrjeti elektrik në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
- Nëse kodi E3 shfaqet në ekran, shkëputeni menjëherë pllakën e gatimit dhe kontrolloni nëse lidhja elektrike dhe voltazhi i rrjetit janë të sakta.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes. Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit për herë të parë.
- Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë të bllokuara.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Vendosni zonën e gatimit në “fikur” pas çdo përdorimi.
- Mos vendosni takëme ose kapakë tenxhere në zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
- Nëse sipërfaqja e pajisjes është e plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen nga priza. Bëni këtë për të parandaluar ndonjë tronditje elektrike. Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të mbajnë një distancë minimale prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur pajisja është në punë.
- Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të krijohen spërkatje.
- Mos përdorni fletë alumini apo materiale të tjera midis sipërfaqes së gatimit dhe enëve të gatimit, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe nga prodhuesi i kësaj pajisjeje. Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar nga prodhuesi për këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi.
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe vajrave kur gatuani me ato. - Avujt e çliruar nga vajrat e nxehur mund të shkaktojnë djegie spontane. Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vajrat e përdorur për herë të parë. - Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.
PARALAJMËRIM!
- Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit.
- Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqe të xhamit të pianurës.
- Mos i lini enët e gatimit të thahen duke zier.
- Bëni kujdes të mos lini sende apo enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
- Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë bosh apo pa enë fare.
- Enët e gatimit prej gize apo me fund të dëmtuar mund të shkaktojnë gërvishtje në xham / qeramikën e xhamit. Ngrijini gjithmonë lart këto sende kur t'ju duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
- Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjentë neutralë. Mos përdorni produkte gërryese, pastrues gërryes, solucione apo sende metalike, përveç nëse specifikohet ndryshe.
2.5 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
- Kontaktoni autoritetin tuaj vendor për informacion se si ta hidhni pajisjen.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri serial
3.2 Pianurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
Pianura vjen me një kabllo elektrike. - Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar të rrjetit, përdorni llojin e kabllit: H05V2V2-F i cili përballon një temperaturë prej 90 °C apo më të lartë. Një tel i vetëm duhet të ketë NJË seksion kryq minimal në përputhje me tabelën e mëposhtme. Flisni me qendrën lokale të shërbimit. Kablloja elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga një elektricist i kualifikuar.

PARALAJMËRIM!
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.

KUJDES!
Lidhjet përmes prizave të kontaktit janë të ndaluara.

KUJDES!
Mos i shponi apo saldoni fundet e telave. Është e ndaluar.

KUJDES!
Mos e lidhni kabllon pa fashën e fundit të kabllos.
Lidhja njëfazë
- Hiqni fashën e fundit të kabllos nga teli i zi dhe ai blu.
- Hiqni një pjesë të izolimit të skajeve të kabllit kafe, të zi dhe blu.
- Lidhni skajet e kabllove të zeza dhe kafe.
- Aplikoni një fashë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posaçme).
- Lidhni skajet e dy kabllove blu.
- Aplikoni një fashë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posaçme).
Lidhja me dy faza
- Hiqni fashetën e fundit të kabllos nga telat blu.
- Hiqni një pjesë të izolimit të skajeve të kabllit blu.
- Lidhni skajet e dy kabllove blu.
- Aplikoni një fashetë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posaçme).

| NL 220 - 240 V~ | Lidhja me dy faza: 400 V2N~ | Lidhja me një fazë: 220 - 240 V~ | |||
| 5x1,5 mm² | 5x1,5 mm² ose 4x2,5 mm² | 5x1,5 mm² ose 3x4 mm² | |||
| ½ | E gjelbër - e verdë | ½ | E gjelbër - e verdë | ½ | E gjelbër - e verdë |
| N | Blu dhe blu | N | Blu dhe blu | N | Blu dhe blu |
| L1 | E zeë | L1 | E zeë | L | E zeë dhe kafe |
| L2 | Kafe | L2 | Kafe | ||
3.4 Montimi
Nëse instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve.

Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar, ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të gatimit.

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me induksion Electrolux - Montimi i banakut" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë.
YouTube www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg
Për informacion të detajuar rreth madhësive të zonave të gatimit, referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”.
4.2 Skema e panelit të kontrollit

| Fusha e sensori t | Funksioni | Përeshkrimi | |
| 1 | ① | Aktiv / Joaktiv | Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pajisjen. |
| 2 | Ⅱ | Pauzë | Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin. |
| 3 | ◎ | Kohëmatësi | Për të cilësuar funksionin. |
| 4 | +/- | - | Për të shtuar ose pakësuar kohën. |
| 5 | - | Ekrani i kohëmatësit | Për të treguar kohën ne minuta. |
| 6 | +‰+ | SenseBoil® | SenseBoil®, Për të rregulluar automatikisht temperaturén e ujit një mënyrë që të mos vlojë sapo të arrijë pikën e vlimit. |
| 7 | 1 | Bridge | Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin. |
| 8 | AUTO | Hob2Hood | Për të aktivizuar dhe çaktivizuar modalitetin manual të funksionit. |
| 9 | - | Shiriti i kontrollit | Për të vendosur cilesimin e nxhtësisë. |
| 10 | P | PowerBoost | Për të aktivizuar funksionin. |
| 11 | 1 | Këçë / Pajisja për Sigurëne e fëmjës | Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit. |
4.3 Treguesit e ekranit
| Treguesi | Përshkrimi |
| E + numri | Ka një keqfunksionim. |
| E/ E/ E | OptiHeat Control (Treguesi i nxehtësisë SSE mbetur me 3 faza): vazhdo gatimin/mbaj ngrohtë/ngrohja e mbetur. |
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Kufizimi i fuqisë
Kufizimi i fuqisë përcakton sesa energji përdoret nga pianura gjithsej, brenda kufijve të siguresave të instalimit në shtëpi.
Pianura vjen e programuar në nivelin më të lartë të disponueshëm të energjisë.
Për të pakësuar ose shtuar nivelin e fuqisë:
- Hyni në meny: shtypni dhe mbani ① për 3 sekonda. Pastaj, shtypni dhe mbani
- Shtypni në kohëmatësin përpara derisa të shfaqet P.
- Prekni / + në kohëmatësin përpara për të cilësuar nivelin e energjisë.
- Shtypni ① për të dalë. Nivelet e fuqisë
Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike".

KUJDES!
Sigurohuni që fuqia e zgjedhur të përputhet me siguresat e instalimeve në shtëpi.

KUJDES!
Nëse niveli i fuqisë është më i ulët se ose i barabartë me 2000 W nuk mund të aktivizoni SenseBoil®.
P73—7350W P15—1500W P20—2000W P25—2500W P30—3000W P35—3500W P40—4000W P45—4500W P50—5000W P60—6000W
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Shtypni dhe mbani shtypur ① për të aktivizuar ose çaktivizuar pianurën.
6.2 Zbulimi i tenxheres
Ky funksionalitet tregon praninë e enës së kuzhinës në pianurë dhe çaktivizon zonat e gatimit ku nuk zbulohet ndonjë enë kuzhine gjatë gatimit.
Nëse vendosni enë kuzhine në një zonë të gatimit përpara se të zgjidhni një cilësim të nxehjes, shfaqet treguesi mbi 0 në panelin e kontrollit.
Nëse hiqni enë kuzhine nga një zonë e aktivizuar e gatimit dhe e vendosni atë anash përkohësisht, treguesit mbi panelin e kontrollit korrespondues do të fillojnë të vezullojnë. Nëse nuk e vendosni enën përsëri në zonën e aktivizuar të gatimit brenda 120 sekondash, zona e gatimit do të çaktivizohet automatikisht.
Për të rifilluar gatimin, sigurohuni të vendosni enën e kuzhinës përsëri në zonat e kuzhinës brenda afatit kohor të treguar.
6.3 Përdorimi i zonave të gatimit
Vendosini enët në qendër të zonës së zgjedhur. Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.
Mund të gatuani me enë gatimi të mëdha të vendosura në dy zona gatimi në të njëjtën kohë duke përdorur funksionin Bridge. Ena e gatimit duhet të mbulojë qendrat e dy zonave, por nuk duhet të shkojë përtej shenjimit të zonës. Nëse ena ndodhet mes dy qendrave, funksioni Bridge nuk do të aktivizohet.


6.4 Cilësimet e nxehësisë

- Shtypni cilësimin e dëshiruar të nxehësisë në shiritin e kontrollit.
Treguesit mbi shiritin e kontrollit shfaqen deri në nivelin e zgjedhur të vendosjes së nxehësisë.
- Për ta çaktivizuar një zonë gatimi, shtypni 0.
6.5 PowerBoost
6.6 OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur)

PARALAJMËRIM!
三 / 三 / Për sa kohë që treguesi është i dukshëm, ka rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës. Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve të gatimit.
Treguesit shfaqen kur një zonë gatimi është e nxehtë. Tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht:
- vazhdoni gatimin, - mbani ngrohtë,
- - nxehtësia e mbetur.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
- për zonat e gatimit ngjitur, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,
- kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi një zonë të ftohtë gatimi,
- kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit është ende e nxehtë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.
6.7 Opsionet e kohëmatësit
Për të ndryshuar kohën: zgjidhni zonën e gatimit me dhe shtypni + ose -
Për të çaktivizuar funksionin: zgjidhni zonën e gatimit me dhe shtypni —. Koha e mbetur numërohet poshtë deri në 00.
Kohëmatësi përfundon numërimin poshtë, dëgjohet një tingull dhe 00 vezullon. Zona e gatimit çaktivizohet. Shtypni një simbol çfarëdo për të ndaluar sinjalin dhe vezullimin.
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura aktivizohet, por zonat e gatimit nuk funksionojnë. Cilësimi i nxehësisë tregon 00.
- Shtypni
- Shtypni + ose - për të vendosur kohën.
Kohëmatësi përfundon numërimin poshtë, dëgjohet një tingull dhe 00 vezullon. Shtypni një simbol çfarëdo për të ndaluar sinjalin dhe vezullimin.
Për të çaktivizuar funksionin: shtypni
dhe —. Koha e mbetur numërohet poshtë deri në 00.
6.8 Menaxhimi i energjisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky funksion e ndan energjinë e marrë mes të gjitha zonave të gatimit. Pianura kontrollon cilësimet e nxehësisë për të mbrojtur siguresat e instalimit në shtëpi.
- Nëse pianura arrin kufirin e energjisë maksimale të disponueshme (shihni pllakën e specifikimeve), energjia e zonave të gatimit reduktohet automatikisht. Cilësimi i ngrohjes i zonës së gatimit të zgjedhur e para merr gjithmonë përparësi.
Energjia e mbetur do të ndahet mes zonave të tjera të gatimit sipas radhës së zgjedhjes.
- Për zonat e gatimit që kanë fuqi të reduktuar, paneli i kontrollit pulson dhe tregon cilësimet maksimale të mundshme të nxehësisë.
- Prisni derisa ekrani të ndalojë së vërtulluari ose ulni cilësimin e nxehtësisë së zonës së gatimit të zgjedhur së fundi. Zonat e gatimit do të vazhdojnë të punojnë me cilësimin e ngrohjes së reduktuar. Ndryshojini manualisht cilësimet e ngrohjes së zonave të gatimit, nëse është nevoja.
6.9 SenseBoil®
Funksioni rregullon automatikisht temperaturën e ujit në mënyrë që të mos vlojë sapo të arrijë pikën e vlimit.
i
Nëse ka ndonjë nxehtësi të mbetur ( 三 / 三 ) në zonën e gatimit që dëshironi të përdorni, lëshohet një sinjal akustik dhe funksioni nuk fillon.
Funksioni nuk punon me enë gatimi kundër ngjitjes.

KUJDES!
Mos e përdorni funksionin me enë gatimi bosh.
Mos e lini pianurën pa mbikëqyrje ndërsa funksioni është në punë.
- Vendosni tenxhere të mbushura me 1-5 l ujë të ftohtë në zonat e disponueshme të gatimit për të cilat dëshironi të filloni funksionin.
Nëse vendosni një tenxhere vetëm në një zonë gatimi, funksioni fillon automatikisht.
- Prekni ① për të aktivizuar pianurën.
- Shtypni 日 _ 0 ^ 日 për të aktivizuar funksionin.
Një tregues pulsues sipër P shfaqet për çdo zonë gatimi në të cilën mund ta përdorni aktualisht funksionin. 4. Prekni kudo në rrethin e zonës së zgjedhur të gatimit.
Funksioni fillon.
Pasi funksioni fillon, shfaqen treguesit rrëshqitës dhe animacioni fillon të funksionojë.
Nëse nuk vendosni një tenxhere në asnjë nga zonat e gatimit brenda 5 sekondave, funksioni çaktivizohet automatikisht.
Kur funksioni arrin pikën e vlimit, pianura lëshon një sinjal akustik dhe cilësimi i nxehtësisë ndryshon automatikisht në një nivel të paracaktuar të zierjes.
Për të çaktivizuar funksionin përpara se të arrihet pika e vlimit, prekni l° ose 0.
Për të çaktivizuar funksionin pasi të jetë arritur pika e vlimit, prekni rrëshqitësin dhe rregulloni cilësimin e nxehtësisë me dorë.
Nëse aktivizoni Pauzë ose hiqni tenxheren, funksioni çaktivizohet.
Nëse vendosni një Kohëmatës me numërim mbrapsht në një nga zonat e gatimit dhe koha e caktuar mbaron përpara se të arrihet pika e vlimit, funksioni çaktivizohet automatikisht.
Ndihmë dhe këshilla:
Funksioni është i përshtatshëm për zierjen e ujit dhe gatimin e patateve. - Funksioni mund të mos funksionojë siç duhet për kazanët dhe tenxheret e ekspresit në furrë. - Mbushni gjysmën deri në tre të katërtat e tenxheres me ujë të ftohtë, duke lënë bosh 4 cm nga buza e tenxheres. Mos përdorni më pak se 1 l ose më shumë se 5 l ujë. Sigurohuni se pesha gjithsej e ujit (ose ujit dhe patateve) sillet ndërmjet 1-5 kg.

- Për të arritur rezultatet më të mira gatuani vetëm patate të plota, të paqëruara, të mesme. Sigurohuni që të mos i paketoni patatet shumë ngushtë.
Gjatë fazës së nxehjes shmangni përzierjen me energji të tenxhereve të tjera dhe proceset e gatimit paralel (si p.sh. skuqja ose zierja) në zona të tjera gatimi. Shmangni prodhimin e dridhjeve të jashtme (p.sh. nga përdorimi i një blenderi ose vendosja e një telefoni celular pranë pllakës së gatimit) kur funksioni është në punë. - Në varësi të llojit të ushqimit dhe enëve të gatimit, mund të rregulloni cilësimin e nxehtësisë pasi të keni arritur pikën e vlimit. - Shtoni kripë pasi të keni arritur pikën e vlimit. - Përdorni një kapak për të kursyer energji.
6.10 Struktura e menysë
Tabela tregon strukturën bazë të menysë.
Cilësimet e përdoruesit
| Sibol i | Parametri | Opsionet e mundshme |
| b | Tingulli | Aktiv / Joaktiv (--) |
| P | Kufizimi i fuqisë | 15 - 73 |
| H | Regjimi i kapakut | 0 - 6 |
| E | Zile / historia e gabimeve | Lista e zileve / gabimeve më të fundit. |
Për të futur cilësimet e përdoruesit: shtypni dhe mbani ① për 3 sekonda. Pastaj, shtypni dhe mbani ②. Cilësimet shfaqen në kohëmatësin e zonave të gatimit majtas.
Kalimi përmes menysë: menuja përbëhet nga simboli i cilësimit dhe një vlerë. Simboli shfaqet në kohëmatësin prapa dhe vlera shfaqet në kohëmatësin përpara. Për të kaluar përmes cilësimeve, shtypni në kohëmatësin përpara. Për të ndryshuar vlerën e cilësimit shtypni + ose — në kohëmatësin përpara.
nuk çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas disa kohësh, pianura çaktivizohet.
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:
| Cilësimet e nxheṭësisë | Pianura çaktivizohet pas |
| 1 - 2 | 6 orë |
| 3 - 4 | 5 orë |
| 5 | 4 orë |
| 6 - 9 | 1,5 orë |
7.2 Pauzë
Ky funksion cakton të gjitha zonat e gatimit në punë në cilësimin më të ulët të nxehtësisë.
Kur funksioni është në punë, mund të përdoren ① dhe II. Të gjitha simbolet e tjera në panelet e kontrollit kyçen.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e kohëmatësit.
- Për të aktivizuar funksionin: shtypni II. Cilësimi i nxehtësisë është ulur në 1.
- Për të çaktivizuar funksionin: shtypni II.
Shfaqet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë.
7.3 Kyçje
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të pianurës. Parandalon një ndryshim aksidental të cilësimit të nxehtësisë.
Cilësoni cilësimin e nxehtësisë fillimisht.
Për të aktivizuar funksionin: shtypni
Për të çaktivizuar funksionin: shtypni përsëri.
Funksioni çaktivizohet ndërsa çaktivizoni pianurën.
Ky funksion parandalon vënien në punë pa dashje të pianurës.
Për të aktivizuar funksionin: shtypni ①. Mos vendosni asnjë cilësim të nxehtësisë. Shtypni dhe mbani për 3 sekonda, derisa të shfaqet treguesi mbi simbolin. Çaktivizoni pianurën me ①.
Kur çaktivizoni pianurën, funksioni është ende aktiv. Treguesi i mësipërm është i ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: shtypni ①. Mos cilëso asnjë cilësim të nxehtësisë. Shtypni dhe mbani ① për 3 sekonda, derisa
të fiket treguesi mbi simbolin. Çaktivizoni pianurën me ①.
Gatimi me funksion të aktivizuar: shtypni ① pastaj shtypni ① për 3 sekonda, derisa treguesi mbi simbol të zhduket. Ju mund ta aktivizoni pianurën. Kur çaktivizoni pajisjen me ① aktivizohet përsëri ky funksion.
7.5 Bridge
Funksioni vepron kur ena mbulon qendrat e dy zonave. Për më shumë informacion mbi vendosjen e duhur të enës referojuni "Përdorimi i zonave të gatimit". Funksioni nuk funksionon ndërsa SenseBoil® funksionon.
Ky funksion lidh dy zonat e majta të gatimit dhe ato funksionojnë si një e vetme.
Në fillim caktoni cilësimin e nxehtësisë për një nga zonat e majta të gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni për të cilësuar ose ndryshuar cilësimin e nxehtësisë, prekni një nga sensorët e kontrollit.
Për ta çaktivizuar funksionin: prekni Zonat e gatimit punojnë të pavarura.
7.6 Hob²Hood
Është një funksion automatik i avancuar, i cili lidh pianurën me një aspirator të veçantë. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të regjimit dhe temperaturës së enës me të nxehur në pianurë. Edhe ventilatorin mund ta përdorni manualisht nga pianura.
Për shumicën e aspiratorëve, sistemi në distancë është fillimisht i çaktivizuar. Aktivizojeni atë para përdorimit të funksionit. Për më shumë informacion shihni manualin e përdorimit të aspiratorit.
Përdorimi automatik i funksionit
Për ta vendosur në punë funksionin automatikisht, vendosni regjimin automatik në H1 - H6. Pianura është e vendosur fillimisht në H5. Aspiratori reagon sa herë që vendosni në punë pianurën. Pianura e njeh automatikisht temperaturën e enëve të gatimit dhe rregullon shpejtësinë e ventilatorit.
Regjimet automatike
| Dritë automati ke | Zierja1) | Skuqja2) | |
| H0 | Fikur | Fikur | Joaktiv |
| H1 | Aktiv | Fikur | Joaktiv |
| H2 3) | Aktiv | Shpejtësia e ventilatorit 1 | Shpejtësia e ventilatorit 1 |
| H3 | Aktiv | Fikur | Shpejtësia e ventilatorit 1 |
| H4 | Aktiv | Shpejtësia e ventilatorit 1 | Shpejtësia e ventilatorit 1 |
| H5 | Aktiv | Shpejtësia e ventilatorit 1 | Shpejtësia e ventilatorit 2 |
| H6 | Aktiv | Shpejtësia e ventilatorit 2 | Shpejtësia e ventilatorit 3 |
1) Pianura e dikton procesin e zierjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik. 2) Pianura e dikton procesin e skuqjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik. 3) Ky regjim aktivizon ventilatorin dhe drita nuk varet nga temperatura.
Ndryshimi i regjimit automatik
- Çaktivizoni pianurën.
- Shtypni ① për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket.
- Shtypni për 3 sekonda.
- Shtypni disa herë derisa H të ndizet.
- Shtypni + te kohematemesisit per te zgjedhur nj regjm automatik.
Për ta vënë aspiratorin në punë drejtpërdrejt nga paneli i aspiratorit, caktoni regjimin automatik të funksionit.
Pasi të mbaroni gatimin dhe të çaktivizoni pianurën, ventilatori i aspiratorit mund të vijojë të punojë për njëfarë kohe. Pas kësaj kohe, sistemi e çaktivizon ventilatorin automatikisht dhe jua ndalon aktivizimin aksidental të ventilatorit për 30 sekondat e pasuese.
Caktimi manual i shpejtësisë së ventilatorit
Funksionin mund ta vini në punë edhe manualisht. Për ta bërë atë, shtypni AUTO kur pianura të jetë aktive. Kjo çaktivizon funksionimin automatik të funksionit dhe ju lejon ta ndryshoni manualisht shpejtësinë e ventilatorit. Kur shtypni AUTO, e rrisni shpejtësinë e ventilatorit me një njësi. Nëse, pasi të keni arritur një nivel të lartë, shtypni sërish AUTO, shpejtësinë e ventilatorit e caktoni në 0, që në vijim çaktivizon ventilatorin e aspiratorit. Për ta nisur ventilatorin përsëri me shpejtësi ventilimi 1, shtypni AUTO.
Për të aktivizuar funksionimin automatik të funksionit, çaktivizoni dhe aktivizoni sërish pianurën.
Aktivizimi i dritës
Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë automatikisht dritën kur të aktivizoni pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni regjimin automatik në H1-H6.
Drita në aspirator çaktivizohet 2 minuta pas çaktivizimit të pianurës.
Personat që gatuajnë me induksion, fusha e fortë elektro-magnetike krijon shumë shpejt një nxehtësi në enët e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë të përshtatshme.
- Për të parandaluar mbinxehjen dhe për të përmirësuar performancën e zonave, enët e gatimit duhet të jenë sa më të trasha dhe të sheshta.
- Sigurohuni që bazat e enëve të gatimit të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni në sipërfaqen e pllakës. Gjithmonë kini kujdes që të mos rrëshqitni ose fërkoni enët e gatimit në skajet dhe qoshet e xhamit pasi mund të copëtohen ose dëmtojnë sipërfaqen e xhamit.
Materiali i enës së gatimit
- të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar, inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me shenimin e duhur nga prodhuesi).
- të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë me induksion nëse:
- uji zien shpejt në një zonë të vendosur në shkallën më të lartë të nxehtësisë.
- magneti tërhiqet drejt fundit të enës së gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
- Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.
- Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me diametrin e enës së gatimit. Enët me diametër më të vogël se diametri minimal thithin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e gatimit.
- Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit, mos përdorni enë gatimi më të madhe sesa dimensionet e treguara në
"Specifikimi i zonave të gatimit". Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo mund të ndikojë në funksionimin e panelit të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht funksionet e pianurës.

Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
8.2 Zhurma gjatë përdorimit
Nëse dëgjoni:
- zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra nga materiale të ndryshme (strukturë sanduiç).
- tingull fishkëllimë: përdorni një zonë gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena është e përbërë nga materiale të ndryshme (një strukturë sanduiç). gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.
- klikim: ndodh shkëmbim elektrik.
- fërshëllimë, zukatje: ventilatori është në punë.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se ka keqfunksionim.
8.3 Öko Timer (Kohëmatësi Eco)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim mbrapsht.
Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
8.4 Udhëzues gatimi i thjeshtuar
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një zone dhe konsumit të energjisë së zonës së gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion me rritjen e konsumit të energjisë. Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim mesatar nxehtësie përdor më pak se gjysmën e fuqisë së saj.

Të dhënat në tabelë janë vetëm orientuese.
| Cilësimet e nxhehtësisë | Përdorni që të: | Koha (minuta) | Ndihmë |
| 1 | Mbaieni ushqimin e gatuar të ngrohtë. | sipas nevojës | Vendosni kapakun mbi enën e gatimit. |
| 1 - 2 | Salçë Hollandaise; shkirje: gjalpë, çokollatë, xhelatinë. | 5 - 25 | Përziejeni herë pas here. |
| 2 | Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të pjkura. | 10 - 40 | Gatuani me kapakun të vendosur. |
| 2 - 3 | Zeni oriz dhe gatime me bazë qumështi dhe nxehni ushqimet e gatshme. | 25 - 50 | Shtoni të paktën dy herë lengn sa orizi, trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës së gatimit. |
| 3 - 4 | Zeni zaravatet, peshkun, mishin. | 20 - 45 | Shtoni disa luge uëj. Kontrolloni sasinë e ujit gjatë procesit. |
| 4 - 5 | Zeni patate dhe zaravate të tjera. | 20 - 60 | Mbuloni fundin e tenxheres me 1-2 cm uëj. Kontrolloni nivelin e ujit gjatë procesit. Mbajeni kapakun në tenxhere. |
| 4 - 5 | Gatuani sasi më të medha ushqimesh, gjellërash dhe supash. | 60 - 150 | Deri në 3 I leng plus përbëresit. |
| 6 - 7 | Skuqe e lehtë: eskallop, copa mishi me djathë e proshutë, kotëleta, qofte, salsić, mëlçì, brumë salcash, vezë, petulla, petulla të émbla. | sipas nevojës | Kthejeni kur ùshte e nevojshme. |
| 7 - 8 | Skuqe e mire, qofte me patate, fileto mishi, bîftekë. | 5 - 15 | Kthejeni kur ùshte e nevojshme. |
| 9 | Zierje e ujt, gatimi i makaronave, përcëllimi i mishit (gulash, rosto e majme, patate të pjkura mire. | ||
| P | Zierje sasish të medha uji. PowerBoost ùshte i aktivizuar. |
8.5 Këshilla dhe sugjerime për Hob2Hood
Kur përdorni pianurën me këtë funksion:
- Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e drejtpërdrejtë.
- Mos hidhni dritë halogjene në panelin e aspiratorit.
- Mos e mbuloni panelin e kontrollit të pianurës.
- Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë, me dorezat e enëve të gatimit ose tenxhere të thella). Shihni foton.
Aspiratori i paraqitur më poshtë është vetëm për qëllime ilustrimi.

Pajisjet e tjera të komanduara në distancë mund të bllokojnë sinjalin. Mos përdorni pajisje të tilla pranë aspiratorit ndërkohë që Hob²Hood është i ndezur.
Aspiratorët me funksionin Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të përshtatshëm që funksionojnë me këtë funksion,
referojuni faqes sonë të internetit për klientët.
Aspiratorët Electrolux që punojnë me këtë
funksion duhet të kenë simbolin AUTO.
- Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
- Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër. Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e funksionimit të pianurës.
- Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
- Përdorni gjithmonë një kruajtëse të rekomanduar për pllakat e gatimit mbi sipërfaqen e xhamit. Përdorni kruajtësen vetëm si një mjet shtesë për pastrimin e xhamit pas procedurës standarde të pastrimit.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thika apo mjete të tjera të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e xhamit.
9.2 Pastrimi i pllakës së gatimit
Hiqni menjëherë: plastikë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pllaka e gatimit mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe. - Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e ujit, të yndyrës, çngjyrosjet metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, fshijeni pianurën të thahet me një leckë të butë. - Hiqni çngjyrosjet ndritshme metalike: përdorni një zgjidhje me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.
10. ZGJIDHJA E PROBLEMVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
10.1 Çfarë duhet bërë nëse...
| Problemi | Shkaku i mundshëm | Ndreqja |
| Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini né punë pianurën. | Pianura nuk ßështe e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk ßështe lidhur sakte. | Kontrolloni nëse pianura ßështe lidhur.siç duhet me rrjetin elektrik. |
| Éshte djegur siguresa. | Sigurohuni që siguresa të ketë shkaktuar keqfunkssonimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. | |
| Nuk e vendosët cilësimin e nxheṭësisë për 60 sekonda. | Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxheṭësisë në më pak se 60 sekonda. | |
| Ju prekët 2 ose më shumë fusha sensori në të njëtën kohë. | Prekni vetëm një fushë sensori. | |
| Pauzë ßshte æktiv. | Referojuni "Pause". | |
| Ka uë ëe ose njolla yndyre në panelin e kontrollit. | Pastroni panelin e kontrollit. | |
| Dégohet një sinjal konstant bip. | Lidhja elektrike nuk ështe e sakte. | Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojié instalimin. |
| Nuk mund të zgjidhni cilësimin maksimal të nxheṭësisë për një nga zonat e gatimit. | Zonat e tjera konsumojë fuqinë maksimal të disponueshme. Planura juaj funksonon mirë. | Reduktoni cilësimin e nxheṭësisë tëzonave të tjera të gatimit të lidhura me të njëtën fazë. Referojuni kapitullit "Menaxhimi i fuqise". |
| Tingellón një sinjal akustik dhe cängtivizohet pianura. Tingellón një sinjal akustik kur cängtivizohet pianura. | Vendosët dica mbi një a më shumë prej fushave me sensor. | Hiqni objektin nga fushat me sensor. |
| Pianura cängtivizohet. | Vendosët dica mbi fushën me sensor ①. | Hiqni objektin nga fusha me sensor. |
| Treguesi i nxheṭësisë së mbetur nuk ndizet. | Zona nuk ështe e nxheë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori ështe i dëmtuar. | Nëse zona ka funkssonuar mjaffueshëm për të genë e nxheë, flisni me një gendar të shérbimit të autorizar. |
| Hob²Hood nuk punon. | Ju mbuluat panelin e kontrollit. | Hiqni objektin nga paneli i kontrollit. |
| Ju përdorni një tenxhere shumë të lartë që bllokon sinjalin. | Përdorni një enë më të vogël, ndryshoni zonën e gatimit ose përdoreni aspiratorin manualisht. | |
| Paneli i kontrollit bëhet i nxheë të prekje. | Enët e gatimit janë shumë të medha ose ju i keni vendosur shumë prânë panelit të kontrollit. | Nëse ështe e mundur, vendosini enët e medha në zonat e pasme të gatimit. |
| Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit. | Sinjalet janë të cängtivizuara. | Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm". |
| Shfaqet teguesi sipër simbolit 1. | Pajisja për sigurëne fëmjës ose Kycjë vihet në punë. | Referojuni "Child Safety Device" dhe "Lock". |
| Pulson shiriti i kontrollit. | Nuk ka enë gatimi në zone ose zona nuk ështe plotësisht e mbuluar. | Vendosni enë gatimi në zone në mënyrë që ajo të mbulojë plotësisht zonën e gatimit. |
| Problemi | Shkaku i mundshäm | Ndreqja |
| Ena éshte e papörshatshme. | Pérdorni enè gatimi tê përshtatshme pēr njè pianurè me induksion. Drejtojuni kapitullit "Udhēzime dhe keshilla". | |
| Diametri i bazamenti tê enès éshte tepēr i vogél pērzonen. | Pérdorni enè me dimensione tê sakta. Referojuni kapitullit "Tê dhēnat teknike". | |
| F dhe 1 shfaqen njēkohésisht. | Fuqia éshte shumë e ulët pēr shkak tê enès sè papörshatshme ose një tenxhereje tê zbrażët. | Pérdorni llojin e duhur tê enès sè gatimit. Drejtojuni kapitullit "Udhēzime dhe keshilla" dê "Tê dhēnat teknike". Mos aktivizoni asnjë zone me tenxhere bosh mbi tê. |
| F dhe 2 shfaqen njēkohésisht. | Tenxherja éshte bosh ose pērmban lengndryshe nga uji, p.sh. vaj. | Shmangni pērdorimin e funkSIONit me lengnge tê ndryshme nga uji. |
| F dhe 3 shfaqen njēkohésisht. | Ka tepēr ose shumë pak ujë nê tenxhere. Ju zietë ca ushqime tê ndryshme nga uji dê patatet. Pika e vlimit éshte zhvendosur né kohë dhe SenseBoil® nucle funksiɔi siç duhej. | Ujin dê patatet ziejini vetem duke pērdorur SenseBoil®. Drejtojuni kapitullit "Udhēzime dhe keshilla". |
| Dégjoni një sinjal tingëllues, treguesit mbi 100 pulsojnë dhe SenseBoil® nuk fillon. | Asnjë prej zonave tê gatimin nuk éshte gati për t'u pērdorur me SenseBoil®. Ka nxehétësi tê mbetur nêzonat e gatimit që déshironi tê zgjidhni ose ato janë akoma nê pērdorim. | Pérfundoni aktivitet tuaja tê mëparshme tê gatimit dê zgjidhni një zone gatimi falas pa ndonjë nxehétësi tê mbetur. |
| SenseBoil® nuk punon. | Niveli i fuqisë sè pianurës éshte shumë i ulët. | Rritni nivalin e fuqisë. Sigurohuni që fuqia e zgjedhur tê pērputhet me siguresat e instalimeve nê shtëpi. Referojuni "Pēperpara pērdorimit tê parë" > " Kufizimi i fuqisë". |
| E dhe një numér afishohet. | Ka një gabim nê pianurë. | Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni säreish pas 30 sekondash. Nëse E ndizet säreish, shkëputeni pianurën nga energia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni säreish pianurën. Nëse problemi vazhdon, fl.sini me gendrën e autorizuar tê shërbimit. |
10.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Sigurohuni që e keni vendosur pianurën në punë siç
duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së garancisë. Informacioni rreth kohës së garancisë dhe qendrave të autorizuara të shërbimit gjenden në librezen e garancisë.
| Identifikimi i modelit | EIS82453 | |
| Lloji i pianurës | Pianurë inkaso | |
| Numri i zonave të gatimit | 4 | |
| Teknologi ngrohije | IndukSION | |
| Diametri i zonave rethore të gatimit (Ø) | Mes përpara | 14.5 cm |
| Djathtas mbrapa | 24.0 cm | |
| Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e zonës jorrethore të gatimit | Majtas përpara | L 22.3 cm |
| W 21.8 cm | ||
| Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e zonës jorrethore të gatimit | Majtas mbrapa | L 22.3 cm |
| W 21.8 cm | ||
| Konsumi i energjisë për zone gatimi (EC electric cooking) | Majtas përpara | 189.1 Wh/kg |
| Majtas mbrapa | 189.1 Wh/kg | |
| Mes përpara | 187.5 Wh/kg | |
| Djathtas mbrapa | 185.2 Wh/kg | |
| Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) | 187.7 Wh/kg | |
IEC / EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit.
Matjet e energjisë që i referohen sipërfaqes së gatimit identifikohen me shenjat e zonave përkatëse të gatimit.
12.2 Kursim energjie
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni sugjerimet më poshtë.
- Kur ngrohni ujë, përdorni aq ujë sa ju nevojitet.
- Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakun mbi enën e gatimit.
- Vendosini enët e gatimit në qendër të zonës së gatimit.
- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.
13. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin në mbeturinat shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.