GORENJE JC200BE - Shtrydhëse lëngu

JC200BE - Shtrydhëse lëngu GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas JC200BE GORENJE në format PDF.

📄 135 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE JC200BE - page 112
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Shtrydhës i ngadaltë
Marka Gorenje
Modeli JC200BE
Furnizimi me energji 230V / 50Hz
Mbrojtja e motorit Çip inteligjent mbrojtës; ndalim automatik pas 20 min, rifillim pas 20 min pushimi
Mënyrat e funksionimit ON, O (ndalim), REV (mbrapa)
Përbërësit kryesorë Kutia, Tamburi, Vida, Sita e shtrydhjes, Kapaku fundor, Shtypësi, Tabaka, Kupa e lëngut, Ena e pulpës
Valvul kundër pikimit E rregullueshme; hapni në të kundërt të akrepave për shtrydhje, mbyllni në drejtim të akrepave për të parandaluar pikimin
Hinka e ushqimit E vendosur në krye të tamburit; pranon fruta/perime të prera
Karakteristikat e sigurisë Butoni i kyçjes parandalon çmontimin e tamburit; mbrojtje nga mbirryma; fikje automatike kur motori bllokohet
Pastrimi Kutia fshihet vetëm me leckë të lagur; pjesët e tjera mund të lahen; pa lesh çeliku ose pastrues gërryes
Përbërës të përshtatshëm Fruta (mollë, portokall, ananas), perime (karotë, selino, kastravec), zarzavate me gjethe, bar gruri
Jo i përshtatshëm për Banane, mango, fruta të thata, kallam sheqeri; lëkura/farat e trasha duhen hequr
Koha maksimale e funksionimit të vazhdueshëm Më pak se 10 minuta për seancë
Mbetje pajisjesh elektrike dhe elektronike Në përputhje me Direktivën e BE-së 2012/19/EU (WEEE) – riciklim në pikat zyrtare të grumbullimit

Pyetjet më të shpeshta - JC200BE GORENJE

Si e montoj shtrydhësin Gorenje JC200BE?
Së pari, lidhni Tamburin me Kutinë duke rreshtuar dy gungat e Tamburit me dy dhëmbëzat e Kutisë dhe shtypni derisa të dëgjoni një 'Tick'. Më pas vendosni Vidën brenda Tamburit. Rreshtoni dhëmbëzën e Sitës së shtrydhjes me gungën e Tamburit dhe futeni drejt. Në fund, lidhni Kapakun Fundor duke rreshtuar shenjën e trekëndëshit me shenjën e zhbllokimit dhe rrotulloni në të kundërt të akrepave për ta fiksuar.
Çfarë duhet të bëj nëse shtrydhësi ndalon gjatë funksionimit?
Shtrydhësi mund të ndalojë për shkak të tensionit të ulët, sasisë së tepërt të përbërësve ose funksionimit të vazhdueshëm për shumë kohë. Kontrolloni tensionin, hiqni përbërësit e tepërt dhe lëreni motorin të pushojë për të paktën 20 minuta. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni mbështetjen pas shitjes.
Si e pastroj shtrydhësin?
Shkëputni pajisjen nga priza para pastrimit. Kutia duhet të fshihet vetëm me një leckë të lagur të shtrydhur. Pjesët e tjera si Tamburi, Vida, Sita e shtrydhjes dhe enët mund të lahen me ujë. Mos përdorni lesh çeliku, pastrues gërryes ose lëngje gërryese si benzina ose aceton. Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të thata para ruajtjes.
A mund të shtrydh fruta agrume me këtë shtrydhës?
Po, Gorenje JC200BE mund të shtrydhë fruta agrume si portokall dhe limona. Për frutat me lëkurë të trashë, hiqni lëkurën dhe farat për të shmangur shijen e hidhur dhe zhurmën e pakëndshme. Shtrydhësi është efikas si për frutat e forta ashtu edhe për ato të buta.
Cilat janë mënyrat e funksionimit të JC200BE?
Çelësi ka tre mënyra: O (ndalim), ON (shtrydhje normale) dhe REV (mbrapa për të pastruar pulpën). Përdorni REV vetëm për një çast duke shtypur dhe mbajtur; lëshimi kthen në modalitetin O.
Si e përdor valvulën kundër pikimit?
Gjatë shtrydhjes, rrotulloni valvulën kundër pikimit në të kundërt të akrepave për ta hapur. Kur të mbaroni, rrotullojeni në drejtim të akrepave për ta mbyllur dhe parandaluar pikimin. Kjo mban tavolinën të pastër dhe shmang humbjen.
Pse ka erë motori gjatë përdorimeve të para?
Një erë e lehtë është normale gjatë funksionimit fillestar ndërsa motori futet në punë. Nëse era vazhdon ose ndodh shpesh, kontaktoni mbështetjen pas shitjes.
A mund të shtrydh zarzavate me gjethe si bari i grurit?
Po, prisni zarzavatet me gjethe ose barin e grurit në shirita më pak se 10 cm të gjatë dhe shtrydhini. Veprimi përtypës nxjerr lëngun në mënyrë efikase duke ruajtur lëndët ushqyese.
Si e çmontoj shtrydhësin për pastrim?
Së pari hiqni Shtypësin, Enën e pulpës dhe Kupën e lëngut. Më pas rrotulloni Kapakun Fundor në drejtim të akrepave për ta hequr. Nxirrni Sitën e shtrydhjes drejt (pa rrotullim). Nxirrni Vidën drejt. Shtypni Butonin e Kyçjes në anën e Kutisë dhe në të njëjtën kohë tërhiqni Tamburin drejt.
Çfarë duhet të bëj nëse nuk del lëng?
Kontrolloni nëse valvula kundër pikimit është e hapur (e rrotulluar në të kundërt të akrepave). Nëse është e mbyllur, nuk do të rrjedhë lëng. Gjithashtu sigurohuni që tamburi të jetë montuar siç duhet dhe përbërësit të mos jenë bllokuar.

Pyetjet e përdoruesve rreth JC200BE GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Shtrydhëse lëngu në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj JC200BE - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. JC200BE e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT JC200BE GORENJE

AL Udhëzime për përdorim 109

  1. Për këtë produkt, do të furnizohet fuqia prej 230V/50Hz. Para përdorimit, konfirmoni furnizimin tuaj me energji elektrike.
  2. Sigurohuni që të shkëputni furnizimin me energji elektrike para çmontimit/rimontimit ose rregullimit të këtij produkti.
  3. Në rast të ndonjë dëmtimi të telit fleksibël, për të shmangur ndonjë rrezik, kontaktoni shërbimin tonë të klientit ose dërgojeni në qendrën e autorizuar të shërbimit për zëvendësim dhe mos u përpiqni ta çmontoni pa autorizimin tonë.
  4. Para përdorimit, kontrolloni kabllon e energjisë, spinën, shoshën e shtrydhjes, boshtin e përzierjes, kutinë dhe pjesë të tjera. Në rast të ndonjë dëmtimi, ndaloni përdorimin e këtij produkti dhe kontaktoni menjëherë shërbimin tonë të klientit pa çmontim apo riparim të paautorizuar, me qëllim shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm.
  5. Para se ta lidhni me furnizimin me energji elektrike, sigurohuni që çdo pjesë e heqshme, si kazani, boshti i përzierjes, shosha e shtrydhjes dhe kapaku fundor, të jenë montuar në vend.
    Vini re: Para se të futni kabllon e rrymës në prizë, konfirmoni që makina është ndezur në modalitetin "O" për të shmangur rrezikun.
  6. Mos i vendosni gishtat ose objekte të tjera në kanalin e ushqimit, ndërsa është në përdorim. Nëse ushqimi depozitohet në kanalin e ushqimit, përdorni vetëm levën shtytëse ose një pjesë tjetër të frutave për ta shtyrë teposhtë. Përdorimi i ndonjë objekti tjetër për të shtyrë përbërësit, përbën rrezik për përdoruesin ose shkakton dëmtim të makinës. Kur kjo metodë nuk është e mundur, fikni motorin dhe çmontoni kazanin për të hequr ushqimin e mbetur.
  7. Përbërësit e ushqimit duhet të priten në copa me madhësi të duhur, në mënyrë që të kalojnë nëpër kanalin e ushqimit. Para përpunimit, çdo frute apo perimeje duhet t'i hiqet bërthama, farat, lëkura ose guaska e fortë.
  8. Duhet të përdoret forca e nevojshme për të shtyrë ushqimin/perimet brenda, jo e tepruar, por e mjaftueshme për ta shtrydhur aq sa duhet.
  9. Ka të ngjarë që shosha e shtrydhjes, boshti i përzierjes apo kapaku fundor të ngjyrosen nga lëngu gjatë punës, e cila është dukuri normale, nuk ka efekt nëngrënshmëri dhe nuk e dëmton shëndetin.
  10. Ky produkt është i pajisur me çipa inteligjentë të mbrojtjes, që e bëjnë të ndalojë automatikisht pas çdo 20 minutash punë. Në raste të tilla, lëreni të pushojë për më shumë se 20 minuta para se ta rinisni, në mënyrë që motori të ftohet dhe të zgjatet jeta e tij e shërbimit.
  11. Ky produkt është projektuar për të kufizuar shkallën e rrjedhjes. Gjatë përpunimit të çdo materiali të fortë, motori do të bblokohet dhe rryma do të rritet. Kur

rryma shkon më lart se 1.3A, pajisja do të lëshojë një sinjal dhe motori do të ndalet, me qëllim të mbrojtjes nga rryma e tepërt dhe shtimt të jetëgjatësisë.
12. Në rast se mbrojtja e kufizimit të rrymës aktivizohet ose motori bllokohet dhe ndalet automatikisht, kalojeni në pozicionin "O" për të shkarkuar përbërësit e ushqimit dhe më pas shtypni butonin në pozicionin "ON" për të rinisur pajisjen. Nëse problemi vazhdon, rekomandohet që të hiqni çdo përbërës ushqimi nga brenda boshtit të përzierjes përpara se ta rinisni, në mënyrë që të mbroni motorin.
13. Pas përfundimit të punës, hiqni çdo pjesë të heqshme vetëm pasi motori/boshti i përzierjes/shosha e shtrydhjes /vida e bluesit të ketë reshtur së rrotulluari dhe energjia të jetë shkëputur.
14. Për t'u mbrojtur nga rreziku i goditjes elektrike, mos e vendosni kutinë në ujë ose lëngje të tjera.
15. Mos përdorni lesh çeliku, detergjent gërryes pastrimi apo lëng gërryes, si benzinë apo aceton, për ta pastruar këtë produkt.
16. Ky produkt duhet të ruhet në një vend që nuk mund të arrihet nga fëmijët. Mos lejoni që personat me gjymtyrë dhe ndjesi të dëmtuara apo me çrregullime mendore dhe personat që nuk kanë përvojë dhe njohuri përkatëse (përfshirë fëmijët), ta përdorin ose të luajnë me këtë produkt.
17. Ky produkt éshtë vetëm për përdorim individual ose familjar.
18. Ky produkt është i klasës ! të mbrojtjes , ndërsa priza é përdorur për të duhet të jetë e tokëzuar siç duhet.

PJESËT DHE FUNKSIONI

GORENJE JC200BE - PJESËT DHE FUNKSIONI - 1

NoEmri i pjesësFunksioni
1Kablloja e energjisëPër lidhje me furnizimin me energji elektrike
2KutiaNjësia kryesore që përmban motorin dhe komponentë të tjerë, që ofrojnë fuqinë dalëse.
3Çelësi i modalitetitKontrollon statuset e funksionimit (ON, 0 dhe Rev) të pajisjes.
4Butoni i bllokimitPër bllokimin e kazanit për të parandaluar lirimin e papritur nga kutia. Për të shkarkuar kazanin nga kutia, shtypni dhe mbajeni shtypur këtë buton.
5Gota e lëngutPër të mbajtur dhe mbledhur lëngun e nxjerrë nga ekstraktuesi.
6Ena e pulpësPër të mbajtur dhe mbledhur çdo pulpë të ndarë nga ekstraktuesi.
7Leva shtytësePër të shtrydhur dhe për ta bërë ngarkesën e përbërësve të ushqimit të kontaktojë plotësisht me boshtin e përzierjes, në mënyrë qëtë maksimizohet efikasiteti i nxjerrjes.
8TabakajaPër ruajtjen e përkohshme të përbërësve të ushqimit për t'u përpunuar.
9KazaniNjë nga komponentët kryesortë për të nxjerrë lëngun, ku përbërësit e ushqimit ngarkohen nga kanali i ushqimit në krye, ndërsa lëngu dhe pulpat shkarkohen nga vrima dalëse.
10Boshti i përzierjesNjë nga komponentët kryesorë për nxjerrjen e lëngut, ku përbërësit e ushqimit shtrydhen drejt shoshës së shtrydhjes.
11Shosha e shtrydhjesPunon me boshtin e përzierjes për të shtrydhur përbërësit e ushqimit dhe për të filtruar lëngun (e aplikueshme për frutat, perimet dhe bishtajat)
12Kapaku fundorI shoqëruar me kazanin për të ofruar mbrojtje.
13Kanali i ushqimitPasimi i ushqimit dhe shkarkimi poshtë në kazan
14Valvula kundër pikimitKur valvula mbyllet, lëngu nuk del jashtë

METODA E FUNKSIONIMIT

Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni tërësisht pjesët e saj në kontakt me përbërësit e ushqimit.

ON O REV

Funksionimi i butonit:

3 MODALITETE:

0: Kur të mbaroni me shtrydhjen e lëngut, kaloni në këtë modalitet për të ndalur pajisjen.

Vini re: Para se të futni kabllon e rrymës në prizë, konfirmoni qëmakina ka kaluar në modalitetin "O" për të shmangur rrezikun.

ON: Kur shtrydhni leng, kaloni në modalitetin "ON".

REV: Kaloni në modalitetin "REV" për të hequr pulpën, thjesht shtypni butonin në modalitetin "REV" dhe mos e lëshoni.

Vini re: Kur lëshohet, çelësi do të kthehet sërish në modalitetin "O", më pas makina ndalet.

Udhëzimet e montimit

  1. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e montimit - 1
  1. Lidhni kazanin > 9 < me kutinë > 2 <.
    Lidhni kazanin me kutinë > 2 < duke drejtvendosur dy gungat në kazan me dy vrimat në kuti, shtyni kazanin drejtas, do të dëgjoni tingullin "Tik" për të konfirmuar mbërthimin e tij fort dhe siç duhet.
  2. Vendosni boshtin e përzierjes >10 < në kazan>9<.
  3. Drejtvendosni vrimën e shoshës së shtrydhjes > 11 9 < dhe më pas futeni drejt në kazan > 9 <.

  4. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e montimit - 2

  1. Vendosni kapakun fundor në fundin e > 9 < kazanit dhe rrotulloni kapakun fundor kundër akrepave të orës.

Drejtvendosni shenjën trekëndësh të drejtvendosjes ▲ në kapakun fundor me shenjën e zhbllokimit 📋 në kazan > 2 < dhe pastaj rrotulloni kapakun fundor në drejtim kundër akrepave të orës për ta mbërthyer atë.

  1. Vendosni gotën e lëngut > 2 < në pozicionin përkatës të kutisë dhe drejtvendosni hapjen e saj me fundin e vrimës dalëse të lëngut të kutisë.

  2. Vendosni enën e pulpës > 2 < nën kompletin e kazanit.

  3. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e montimit - 3

  1. Lidhni furnizimin me energji elektrike për përdorimin e pajisjes.

Shënim: Sigurohuni që çelësitë jetë në pozicionin "O" para se të lidhet furnizimi me energji elektrike.

  1. Pastroni përbërësit e ushqimit dhe priteni në copa të vogla, me madhësi të mjaftueshme për të kaluar përmes kanalit të ushqimit dhe vendosini në tabaka.

Vini re: Çdo bërthamë, farë, lëkurë ose guaskë e fortë nga frutat dhe perimet duhet të hiqet paraprakisht. Përbërësit e përgatitur të ushqimit duhet të shtrydhen në kohë, sepse frutat ose perimet e oksiduara shkaktojnë më shumë krijim shkume.

  1. Funksioni kundër pikimit

E pajisur me valvul që mund të rregullohet lirisht,

nuk ka humbje lëngu, ndërsa banaku mbetet i pastër.

Hapeni-gjatë shtrydhjes së lëngut, rrotulloni valvulën kundër pikimit në drejtim kundër akrepave të orës për ta ndezur.

Mbylleni-kur shtrydhja e lëngut të përfundojë, rrotulloni valvulën kunder pikimit në drejtim të akrepave të orës për ta mbyllur, me qëllim shmangien e pikimit të lëngut.

  1. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e montimit - 4
  1. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e montimit - 5
  1. Kaloni në modalitetin "ON" për të nisur shtrydhjen e lëngut.

Vini re:

  1. Mbajeni makinën në punë për më pak se 10 minuta. Nëse punon për një kohë të gjatë, motori do të dëmtohet.

  2. Mos e prekni çelësin e energjisë me dorë të lagur, me qëllim të shmangies së goditjes elektrike, rrjedhjes ose zgjarrit.

  3. Vendosni disa copa frutash ose perimesh të prera në kanalin e ushqimit,

shtyjini butësisht poshtë kazanit me ndihmën e levës shtytëse > 7 <.

Duhet të përdoret forca e duhur për të shtyrë përbërësit e ushqimit, jo e tepruar, por e mjaftueshme për ta shtrydhur sa duhet.

Vini re: Vetëm leva shtytëse mund të përdoret për të shtyrë përbërësit, çdo objekt tjetër do të shkaktonte rrezik për përdoruesin ose dëmtim të makinës!

  1. Mos e prekni çelësin e energjisë me dorë të të lagur, me qëllim të shmangies së goditjes elektrike, rrjedhjes ose zjarrit.

12.

  1. Pas përfundimit, mbyllni çelësin kur nuk rrjedh lëng nga vrima dalëse dhe shkëputni furnizimin me energji elektrike. Mos e hiqni gotëne lëngut nga vrima dalëse derisa boshti i përzierjes dhe shosha e shtrydhjes të kenë reshtur plotësisht së rrotulluari dhe sigurohuni që valvula kundër pikimit të jetë e mbyllur.
  2. Lëngu i nxjerrë duhet të pihet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi do të ketë shije dhe përmbajtje ushqyese më pak cilësore nëse
    pulpat nuk ruhen për një kohë të gjatë.

Mos e prekni çelësin e energjisë me dorë të lagur, me qëllim të shmangies së goditjes elektrike, rrjedhjes ose zjarrit.

EKSTRAKTUESI I LËNGUT TË FRUTAVE

Shtrydh në mënyrë efikase lëngun e frutave të forta dhe të buta, madje edhe të agrumeve, zakonisht një nga frutat më të vështira për t'u shtrydhur.

Reçeli nuk mund të arrihet. Disa fruta nuk mund të shtrydhen (siç janë bananet, mangot, frutat e thata, kallami i sheqerit etj).

LËNGU I PERIMEVE

Pritni perimet në shirita (më pak se 10 cm).

Shtrydh të gjitha llojet e perimeve, duke përfshirë karrotat, mollët , selinon,kastravecët dhe rrepkat, pa prishur shijen natyrale dhe përfitimet ushqyese. Shija e freskët dhe vlerat e plota ushqyese janë të garantuara me këtë proces unik të nxjerrjes.

Kur shtrydhen domatet, një pjesë e pulpës mbetet në kazan, sepse domatet ndryshojnë lehtësisht në qull. Lëngu del në mënyrë të rregullt. Êshtë dukuri normale për shtrydhësen mbllaçitëse të frutave.

BARI I GRURIT DHE ZARZAVATET ME GJETHE

Pritini në shirita (më pak se 10 cm)

Bari i grurit, lakra dhe spinaqi, janë vetëm disa nga përbërësit natyralë të ushqimit që mund të shtrydhen me shtrydhësen e frutave. Shijoni më të mirën që ofron natyra në ushqimet e papërpunuara të të gjitha llojeve dhe shtrydhini për përfitime të plota ushqyese. Përbërësit e përgatitur të ushqimit duhet të shtrydhen në kohë, sepse frutat ose perimet e oksiduara shkaktojnë më shumë krijim shkume.

UDHËZIME PËR PËRZGJEDHJEN E FRUTAVE

  1. Zgjidhni fruta dhe perime të freskëta, të cilat përmbajnë më shumë lëng. Në mesin e frutave të duhura përfshihen ananasi, kërcelli i selinos, molla, kastraveci, spinaqi, pjepri, portokalli dhe rrushi.
  2. Frutat me lëkurë të trashë, si portokalli, ananasi dhe rrënja e panxharit të papërpunuar, duhet të hiqen. Farat në portokall, limon dhe mollë, duhet të hiqen gjithashtu, gjë që mund të shkaktojë një shije të hidhur të lëngut ose zhurmë të pakëndshme.
  3. Përqendrimi i lëngut të nxjerrë nga molla varet nga lloji i mollës që është zgjedhur. Lëngu i nxjerrë nga molla e lëngshme është më pak i trashë, kështu që zgjidhni llojin e duhur të mollës në varësi të përqendrimit të dëshiruar të lëngut.
  4. Lëngu i saposhtrydhur i mollës do të shndërrohet shumë shpejt në ngjyrë kafe dhe ky proces mund të ngadalësohet duke shtuar pika të lëngut të limonit në të.
  5. Gjethet dhe kërcellet (si ato të maruleve) mund të vendosen në ekstraktues për të nxjerrë lëng.

Udhëzimet e çmontimit

  1. Para se ta pastroni këtë produkt, sigurohuni që të fikni çelësin për të shkëputur furnizimin me energji elektrike.
  2. Pastrojeni këtë produkt pasi ta përdorni.
  3. Kutia nuk mund të lahet nën uijë dhe duhet të pastrohet me një leckë të lagur të përdredhur.
  4. Para se ta vendosni menjanë, sigurohuni që ky produkt të jetë i pastër dhe i thatë.
  5. Çmontojeni këtë produkt për të larë komponentët, duke ndjekur hapat në vijim.

  6. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e çmontimit - 1

  1. Së pari hiqni levën shtytëse > 7 < .
    2.Hiqni enën e pulpës.
    3.Hiqni gotën e lëngut.

  2. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e çmontimit - 2

4.Rrotulloni kapakun fundor në drejtim të akrepavetë orës për ta nxjerrë.
5. Nxirrni shoshën e shtrydhjes drejtas.Vini re: Nuk ka nevojë për rrotullim.
6. Tërhiqni boshtin e përzierjes drejtas për ta nxjerrë.

  1. GORENJE JC200BE - Udhëzimet e çmontimit - 3
  1. Shtypni butonin e bllokimit >4 < në anën e kutisë dhe tërhiqni kazanin >9 < drejtas në të njëjtën kohë për ta nxjerrë. Kazani nuk mund të çmontohet nëse butoni nuk shtypet
Dukuria e defektitAnaliza e shkakutZgjidhja e defektit
Pas lidhjessë furnizimit me energji elektrike dhe ndezjes së çelësit, pas 1s, produkti nuk punon ende.1. Pas ndezjes së makinës, prisni 1s. Do të funksionojë normalisht.2. Nëse nuk funksionon, ndoshta ka kontakt të dobët midis spinës dhe prizës.Futeni sërish në prizë siç duhet.Zëvendësoni prizën dhe provojeni sërish ose kontaktoni me mbështetjen pas shitjes.
Gjatë përdorimeve të hershme, motori nxjerr erë të pakëndshme.Kjo është një dukuri normale.Nëse kjo dukuri ndodh shpesh, kontaktoni me mbështetjen pas shitjes.
Gjatë shtrydhjes, lëngu nuk del.Kontrolloni valvulën kundër pikimit, sigurohuni që është në gjendje të hapur.Hapni valvulën kundër pikimit.Rrotulloni çelësin e valvulës në drejtim kundër akrepave të orës për të hapur valvulën kundër pikimit.
Kjo makinë ndalon gjatë punës.1. Tensioni shumë i ulët2. Sasi e tepërt e përbërësve të ushqimit.3. Makina ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për një kohë të gjatë.1. Kontrolloni se mos tensioni është shumë i ulët.2. Shkëputni furnizimin me energji elektrike dhe hiqni përbërësit e tepërt të ushqimit.3. Kjo është një dukuri normale dhe motori do të rinisë pas një kohe pushimi.
Gjatë punës nxjerr zhurmë.1. Makina punon në një gjendje të pabalancuar për shkak të mosmontimit të boshtit të përzierjes ose shoshës së shtrydhjes në vend.2. Motori i nisjes në kornizë është dëmtuar.Montoni boshtin e përzierjes ose shoshën e shtrydhjes në vend ose kontaktoni me mbështetjen pas shitjes.

Niveli i zhurrmës: Lc < 65 dB(A)

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EU për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike - WEEE. Kjo direktivë është një kuadër i vlefshëm në të gjithë Evropën për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Mjedisi

Në përfundim të jetës së saj, mos e hidhni pajisjen me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, por dorëzojeni atë në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Garancia & shërbimi

Në qoftë se keni nevojë për informacion apo nëse keni ndonjë problem, ju lutemi të kontaktoni Qendrën Gorenje për Kujdesin ndaj Klientit në vendin tuaj (numrin e saj të telefonit do ta gjeni në broshurën e garancisë për të gjithë botën). Në qoftë se në vendin tuaj nuk ka Qendër për Kujdesin ndaj Klientit, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje-s.

Vetëm për përdorim personal!

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çdo modifikim!

GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI GJATË PËRDORIMIT TË PAJISJES SUAJ

ЭЛЕКТР КУРАЛДАРЫН ПАЙДАЛАНУ КЕЗІНДЕ НЕГІЗГІ КАУІПСІЗДІК САҚТЫҚ ШАРАЛАРДЫ ЖӘНЕ ТӨМЕНДЕГІ ЕРЕЖЕЛЕРДІ ӘРҚАШАН ОРЫНДАЊЫЗ,

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : JC200BE

Kategori : Shtrydhëse lëngu