GORENJE CJ30E - Shtrydhëse lëngu

CJ30E - Shtrydhëse lëngu GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CJ30E GORENJE në format PDF.

📄 50 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE CJ30E - page 44
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitShtrydhëse agrumesh
MarkaGorenje
ModeliCJ30E
Furnizimi me energji230 V ~ 50 Hz
Niveli i zhurmës< 60 dB(A)
Koha e punësMaksimum 5 minuta përdorim i vazhdueshëm (cikli i punës: 15 s ndezur, 15 s fikur, përsëriteni 10 herë, pastaj 30 min pushim)
Fillimi/Ndalimi automatikPo, i aktivizuar nga presioni
Aksesorët e përfshirëKoni i madh, koni i vogël, sitë, enë lëngu, kapak pluhuri transparent
Pjesët e shkëputshmePo (konët, sitë, enë lëngu, kapak pluhuri)
Pjesë të sigurta në pjatalarësePo (të gjitha pjesët e shkëputshme)
Pastrimi i njësisë së motoritFshijeni vetëm me leckë të lagur; mos e zhytni
Ruajtja e kabllosPo, në bazë
Karakteristikat e sigurisëFikje automatike kur lëshohet presioni; përdorim vetëm në amvisëri; fëmijët 8+ vjeç me mbikëqyrje
GaranciaGarancia botërore (shih fletëpalosjen)
Përdorimi i synuarVetëm në amvisëri
MaterialiPlastik

Pyetjet më të shpeshta - CJ30E GORENJE

Si e montoj shtrydhësen?
Vendoseni enën e lëngut mbi njësinë e motorit, pastaj futni sitën. Zgjidhni konin e përshtatshëm (i madh për portokall/grapefrut, i vogël për limonë/gëlqere) dhe lidheni në boshtin e lëvizjes. Sigurohuni që dhëmbëzat të kapen në vend për një përshtatje të sigurt.
Mund t'i vendos pjesët në pjatalarëse?
Po, të gjitha pjesët e shkëputshme (konët, sita, ena e lëngut dhe kapaku i pluhurit) janë të sigurta në pjatalarëse. Megjithatë, njësia e motorit duhet të fshihet vetëm me leckë të lagur dhe asnjëherë të mos zhytet në ujë.
Cila është koha maksimale e punës?
Mos e përdorni shtrydhësen e agrumeve vazhdimisht për më shumë se 5 minuta. Pajisja ndjek një cikël pune: 15 sekonda ndezur, 15 sekonda fikur, përsëritet 10 herë, pas së cilës kërkohet një pushim 30-minutësh.
Pse ndalon shtrydhëse automatikisht?
Shtrydhëse ka një funksion automatik të fillimit/ndalimit të aktivizuar nga presioni. Fillon kur shtypni frutin mbi kon dhe ndalon kur lëshohet presioni. Kjo është një veçori sigurie për të parandaluar mbinxehjen.
Mund të shtrydh fruta të tjera përveç agrumeve?
Jo, kjo shtrydhëse është projektuar ekskluzivisht për fruta agrume si portokall, limonë, gëlqere dhe grapefrut. Përdorimi i saj për fruta të tjera mund të dëmtojë pajisjen.
Si e pastroj njësinë e motorit?
Shkëputeni pajisjen nga rryma së pari. Fshijeni njësinë e motorit vetëm me leckë të lagur. Asnjëherë mos e zhytni në ujë ose mos e shpëlani nën rubinet për të shmangur goditjen elektrike.
Çfarë duhet të bëj nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar?
Nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga Gorenje, një qendër shërbimi e autorizuar ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur rrezikun. Mos e përdorni pajisjen derisa të riparohet.
A është pajisja e sigurt për fëmijët?
Fëmijët e moshës 8 vjeç e lart mund të përdorin shtrydhësen nën mbikëqyrje. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijë pa mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen larg mundësive të fëmijëve të vegjël.
Si duhet ta ruaj shtrydhësen?
Mbështilleni kabllon e rrymës rreth bazës, montoni pjesët dhe mbulojeni me kapakun kundër pluhurit. Ruani pajisjen në një vend të sigurt dhe të thatë.
Mund të përdor aksesorë nga marka të tjera?
Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë të rekomanduara nga Gorenje. Përdorimi i aksesorëve të paautorizuar do të anulojë garancinë dhe mund të shkaktojë mosfunksionim.

Pyetjet e përdoruesve rreth CJ30E GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Shtrydhëse lëngu në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CJ30E - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CJ30E e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT CJ30E GORENJE

Udhëzime për përdorim AL

AL Udhëzime për përdorim.... 44

Përshkrim i përgjithshëm

1 2 3 4 5

  1. Kapaku i kokës rrotulluese
  2. Koka rrotulluese e madhe/ vogël
  3. Pillaka kulluese/me vrima
  4. Ena e mesit
  5. Njësia e motorit

E rëndësishme

Përpara se të përdorni pajisjen, lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi dhe ruajeni atë për referencë në të ardhmen.

Rrezik

Mos e zhysni njësinë e motorit në ujë apo lëngje të tjera dhe mos e shpërlani me ujë të rrjedhshëm.

Rrezik

  • Kontrolloni për t'u siguruar që priza elektrike ka paramentrat e duhur (230V/10A).
  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore apo mungesë të përvojës dhe njohurive në qoftë se mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe në qoftë se i kuptojnë rreziqet e përfshira.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pa mbikëqyrur.
  • Në qoftë se kablli elektrik është i dëmtuar, për të shmangur çdo rrezik, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, servisi i tij ose nga një person i kualifikuar në mënyrë të ngjashme.

Kujdes: Kjo pajisje është menduar vetëm për përdorim shtëpiak.

Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë apo që Gorenje nuk i rekomandon në mënyrë specifike. Në qoftë se përdorni aksesorë ose pjesë të tilla, garancia juaj do të bëhet e pavlefshme.

Përpara se të ndizni pajisjen, sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë montuar siç duhet.

Kujdes

Përpara se të lidhni pajisjen, kontrolloni nëse tensioni i treguar në fund të pajisjes korrespondon me tensionin lokal të rrjetit elektrik.

Në rast se kablli elektrik është i dëmtuar, për të shmangur rrezikun, duhet ta zëvendësoni atë nga Gorenje, një qendër shërbimi e autorizuar nga Gorenje ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme.

Mos e përdorni pajisjen në qoftë se janë të dëmtuara spina, kablli elektrik apo pjesë të tjera.

Kjo pajisje nuk është synuar për t'u përdorur nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore (përfshirë fëmijët) apo me mungesë të përvojës dhe njohurive, përveç nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren, për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.

Për të shmangur një situatë të rrezikshme, asnjëherë mos e lidhni këtë pajisje me një çelës me kohëmatës të jashtëm ose me një sistem komandimi në distancë.

Pas përdorimit, hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza.

Për të shmangur një situatë të rrezikshme, asnjëherë mos e lidhni këtë pajisje me një çelës me kohëmatës të jashtëm ose me një sistem komandimi në distancë.

Niveli i zhurrmës: Lc < 60 dB(A)

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EU për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike - WEEE. Kjo direktivë është një kuadër i vlefshëm në të gjithë Evropën për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Përgatitja për përdorim

Kujdes

Pajisjen vendoseni gjithmonë në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.

Mos e përdorni për shtrydhjen e agrumeve më shumë se 5 minuta pa ndërprerje.

Kjo pajisje është menduar vetëm për përdorim shtëpiak.

Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë apo që Gorenje nuk i rekomandon në mënyrë specifike. Në qoftë se përdorni aksesorë të tillë, garancia juaj do të anulohet.

Përpara përdorimit

Përpara se të përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini të gjitha pjesët e çmontueshme

(shikoni kapitullin "Pastrimi").

Përpara se të vendosni spinën në prizën e murit, sigurohuni që pajisja të jetë montuar siç duhet.

Mblidheni kabllin e tepërt rreth bazës së pajisjes.

Futeni spinën në prizën e murit.

Përpara përdorimit për herë të parë

Rrezik Materialin e paketimit mbajeni larg fëmijëve. Ata mund të asfiksohen.

Nxirreni shtrydhësen e agrumeve dhe hiqeni të gjithë materialin e paketimit. Kontrollojeni shtrydhësen për dëmtime të mundshme, si dhe që të jenë të gjitha pjesët.

Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, duhet ta pastroni atë.

Fshijeni bazën e motrit me një leckë të lagur.

Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, shpërlajini me ujë të ngrohtë dhe me pak detergjent enësh konet, kulloren, enën e lëngut dhe kapakun transparent kundër pluhurit.

Përdorimi i Pajisjes

Vendosja e cilësimeve të shtrydhëses Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të rrafshët, e cila mund të pastrohet me lehtësi Çmbështilleni kabllin nga vendi i mbajtjes së kabllit (poshtë shtrydhëses) deri në gjatësinë që iu nevojitet. Për të mos lejuar që shtrydhësja të lëkundet, sigurohuni që kablli të jetë vendosur siç duhet në udhëzuesin e tij,.

Lidheni spinën elektrike me një prizë në mur AC230V, 50Hz.

Zgjedhja e aksesorëve

Në varësi të madhësisë së frutave që do të shtrydhni, ju mund të përdorni konin e madh ose konin e vogël. Koni i madh është i përshtatshëm për të shtrydhur argume të mëdha, si psh qitro, portokalle, etj. Koni i vogël është i përshtatshëm për të shtrydhur agrume të vogla, si psh limona, lime, etj.

Konin e vogël vendoseni direkt mbi aksin rrotullues.

Në qoftë se dëshironi të përdorni konin e madh, vendoseni konin e vogël në aksin rrotullues, pastaj vendoseni konin e madh sipër konit të vogël.

Ju duhet t'i ndjeni dhëmbëzat e konit të madh kur të kapet në në vend mbi krahët e përzier të konit të vogël.

Për të ndarë konet, tërhiqeni konin e madh dhe nxirreni.

Shtrydhja

Kujdes: në qoftë se ushtroni shumë forcë mbi konin e shtrydhjes, motori mund të blokohet.

Vendosni konin e duhur në boshtin lëvizës.

Priteni një agrume në mes dhe shtypeni fundin e prerë të gjysmës së frutit mbi kon.

Shtrydhësja e frutave do të ndizet automatikisht kur të shtypni frutat poshtë dhe koni do të fillojë të rrotullohet. Shtrydhëseja do të fiket automatikisht sapo të ulni presionin në kon. Koni krruan tulin dhe shtrydh lëngun nga frutat. Lëngu rrjedh përmes sitës në enën e lëngut. Kullorja mban tulin e trashë dhe farat. Për të maksimizuar sasinë e lëngut të nxjerrë nga një frut, frutin shtypeni disa herë mbi kon.

Pastrimi

Pas përdorimit

Hiqeni konin, kulloren, enën e lëngut, si dhe aksin rrotullues nga pajisja dhe pastrojini.

Këshillë për shtrydhjen

Lëngjet e agrumeve duhet të konsumohen menjëherë dhe asnjëherë nuk duhet të mbahet në enë metalike.

Lëngjet e agrumeve janë ideale për t'u përzier.

Për shembull, ju mund të përzieni lëng portokalli me lëng limoni për një sasi më të madhe vitamine C.

Lëngjet e saposhtrydhura i japin koktejeve një shije veçanërisht të fortë dhe aromë më të mirë.

Lëngu i limonit është i shijshëm edhe me çaj të ngrohtë dhe gjithashtu ndihmon për të rritur imunitetin në rast se jeni të ftohur.

Pastrimi

Hiqini të gjitha pjesët e çmontueshme nga njësia e motorit.

Pastrojini të gjitha pjesët e çmontueshme me ujë të nxehtë dhe pak solucion të lëngshëm ose në lavastovilje. Pastrojeni njësinë e motorit me një leckë të lagur.

Mos e zhysni asnjëherë njësinë e motorit në ujë dhe mos e shpërlani me ujë të rrjedhshëm.

Mbajtja

Mbështilleni kabllin rreth bazës së pajisjes.

Më pas montojeni dhe mbulojeni me kapakun kundër pluhurit.

Pajisjen mbajeni në një vend të sigurt dhe të thatë.

Mjedisi

Në përfundim të jetës së saj, mos e hidhni pajisjen me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, por dorëzojeni atë në një pikë zyrtare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Garancia dhe shërbimi

Në qoftë se keni nevojë për informacion apo nëse keni ndonjë problem, ju lutemi të kontaktoni Qendrën Gorenje për Kujdesin ndaj Klientit në vendin tuaj (numrin e saj të telefonit do ta gjeni në broshurën e garancisë për të gjithë botën). Në qoftë se në vendin tuaj nuk ka Qendër për Kujdesin ndaj Klientit, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje-s.

Vetëm për përdorim personal!

GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI GJATË PËRDORIMIT TË PAJISJES SUAJ

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çdo modifikim!

Општ опис

1 2 3 4 5

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : CJ30E

Kategori : Shtrydhëse lëngu