PDC1500 - Bateri portative MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PDC1500 MAKITA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth PDC1500 MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Bateri portative në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PDC1500 - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PDC1500 e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT PDC1500 MAKITA
| Modeli: PDC1500 | ||
| Përmasat(GJ x T x L) | 369 mm x 312 mm x 131 mm *1 | |
| Tensioni nominal D.C. 36 V - 40 V maks. | ||
| Kapaciteti i baterisë 43,55 Ah | ||
| Lloji i baterisë E rikarikueshme me jone litiumi | ||
| Koha e karikimit 450 minuta | ||
| Pesha neto Bateria 10,9 | kg *1 | |
| Grupi i rripit të krahut 2,0 kg *2 | ||
*1. Pa grupin e rripit të krahut, përshtatësit dhe karikuesit.
*2. Pa xhepin e përshtatësve
Karikuesi i zbatueshëm
- DC4001
⚠PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm karikuesin e listuar më lart. Përdorimi i karikuesve të tjerë mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
Përdorimi i synuar
Paketa elektrike portative është e përshtatshme për orë pune të zgjatura, duke qenë se i jep mundësi baterisë dhe veglës ose makinerisë që të ndahen.
Kjo njësi mund të përdoret për veglat ose makineritë e mëposhtme.
• Vegël ose makineri me bateri 36 V (18 V x 2)
• Vegël ose makineri me bateri 36 V - 40 V maks.
- Vegël ose makineri me bateri (lidhje direkte me paketë elektrike portative)
Rreth këtij manuali udhëzimesh
Termi “njësi” në këtë manual udhëzimesh i referohet paketës elektrike portative. Paketa elektrike portative përbëhet nga bateria dhe grupi i rripit të krahut.
Kategoria e veglave ose makinerive të pajtueshme
• Sharrë me zinxhir me bateri *1
• Sharrë me bosht me bateri
• Fryrëse me bateri
• Kositëse bari me bateri
• Prerës shkurresh me bateri
• Rektifikuesi me kënd me bateri
- Çekiçi rrotullues me bateri *2
- Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon *3
- Kositëse bari me bateri (vetëm për llojin me konektor)
• Vibrator betoni me bateri
*1. Përveç sharrës me zinxhir me dorezë të sipërme (DUC252 / DUC302 / DUC352 / DUC256 / DUC306 / DUC356 / DUC406 / DUC256C)
*2. Përveç DHR280 / DHR281 / DHR282 / DHR283
*3. Përveç DUX60 kur përdoret në kombinim me aksesorin e fryrëses
Kategoria e pajtueshme e veglës ose makinerisë është subjekt i ndryshimeve pa dhënë njoftim. Referojuni manualit më të fundit të udhëzimeve për informacion rreth kategorisë së pajtueshme të veglës ose makinerisë.
⚠️PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e përdorni këtë njësi me veglat ose makineritë e kategorizuara më poshtë. Përdorimi i kësaj njësie me vegla ose makineri të papërputshme mund të shkaktojë lëndim të personit ose keqfunksionim.
- Veglat ose makineritë kur pjesa e instalimit të baterisë është e mbrojtur nga një kapak
• Spërkatës kopshti me bateri
• Gërshërë krasitëse me bateri
• Karrocë me rrota me bateri - Biçikletë e asistuar me motor
- Fshesë pa kordon me mbajtje në shpinë
- Fshesë robotike
• Xhaketë me ventilator me bateri - Xhaketë me ngrohje me bateri / Jelek me ngrohje me bateri
• Turjelë toke me bateri
VINI RE: Nëse e përdorni fijen e najlonit kur përdorni njësinë me modelet e mëposhtme, sigurohuni që ta përdorni veglën në kombinimin e mëposhtëm:
| Modeli DUR364L / DUR365U / DUR366L / DUR368A / DUR368L / DUX60 | |
| Diametri i prerjes dhe i veglës prerëse | Koka prerëse prej najloni me diametër prerjeje prej 350 mm |
| Diametri i fijes së najlonit | 2,0 mm |
*. Koka prerëse prej najloni nuk është e disponueshme në varësi të zonës ku banoni.
SHËNIM: Për DUB362
Në një mjedis me temperaturë të lartë, makineria mund të ndalojë gjatë punës, për shkak të sistemit mbrojtës të makinerisë.
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.



Lexoni manualin e përdorimit.

Për të reduktuar rrezikun e lëndimit, mbajeni kordonin larg pengesave.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.

Mos e hidhni baterinë në zjarr

Mos krijoni qark të shkurtër të baterisë.

Li-ion
Vetëm për shtetet e BE-së
Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërime sigurie për paketën elektrike portative
- Sigurohuni që të lexoni manualin e udhëzimeve të veglës ose makinerisë përpara përdorimit.
- Mos e ngrini apo transportoni këtë njësi duke e mbajtur vetëm nga kordoni. Mos e tërhiqni kordonin ndërkohë që e vishni apo përdorni këtë njësi.
-
Përpara se ta vishni ose ta hiqni njësinë, hiqni spinën nga vegla ose makineria.
-
Kur lini veglën ose makinerinë, sigurohuni që të hiqni folenë nga vegla ose makineria, ose të hiqni njësinë nga trupi juaj.
- Tregoni kujdes të mos pengoheni te kordoni gjatë përdorimit.
- Mos e përdorni këtë njësi në një sipërfaqe të paqëndrueshme ose vende të larta të paqëndrueshme.
- Gjatë përdorimit, mbajeni kordonin larg nga pengesat. Kordoni do të kapet nga pengesat dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
- Mos i fusni përshtatësit në karikues.
- Inspektoni njësinë, duke përfshirë kordonët dhe rripat përpara përdorimit. Nëse janë dëmtuar, kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të Makita që t'i riparojë.
- Kur bashkoni kordonin me mbajtësen e kordonit, sigurohuni që ta bashkoni ngadalë dhe në mënyrë të sigurt.
- Gjithmonë sigurohuni që vegla ose makineria të jetë e fikur dhe foleja të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim ose mirëmbajtje të veglës ose të makinerisë.
- Kur e përdorni këtë njësi me një vegël ose makineri të pajisur me fletë, sigurohuni që ta mbani kordonin larg nga fleta dhe tregoni kujdes të mos prisni kordonin.
- Kur vishni njësinë, mos vendosni asgjë, si p.sh. rripat sigurie ose rripa krahu, që mund të ndërhyjnë në funksionin e shkëputjes në rast urgjence të njësisë.
- Mos e përdorni këtë njësi kur i ngjiteni një peme.
- Mos e përdorni këtë njësi kur vishni xhaketë me ventilator me bateri ose xhaketë me ngrohje me bateri.
- Mos e ekspozoni këtë njësi ndaj shkëndijave.
- Kur e përdorni këtë njësi pa e veshur atë ose pa e instaluar njësinë në vegël ose makineri, sigurohuni që ta vendosni njësinë shtrirë.
- Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni njësinë.
- Tregoni kujdes të mos ngatërroni rripat ose rripin me veglën ose makinerinë.
- Kur përdorni njësinë, tregoni kujdes të mos prisni kordonët me veglën ose makinerinë.
- Kur e vendosni njësinë në këmbë duke përdorur mbajtësin e baterisë, sigurohuni që ta vendosni njësinë në sipërfaqe të sheshtë.
- Mbajini objektet e huaja si copëzat metalike dhe ujin larg nga fisha e njësisë.
- Mos e përdorni veglën ose makinerinë pranë linjave elektrike të tensionit të lartë.
- Përdorni vetëm karikuesin e dedikuar për njësinë. Mos përdorni karikues të tjerë.
- Mos e dëmtoni kasën e baterisë ose mos vendosni asgjë mbi njësi.
- Mos shkelni mbi njësi ose mos u ulni mbi njësi.
- Mos e transportoni njësinë duke e mbajtur mbajtësin e baterisë.
-
Ruajeni njësinë në ambiente të mbyllura.
-
Kur magazinoni njësinë, shmangni dritën e drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni në një vend ku nuk nxehet apo njomet.
- Mos vendosni apo fiksoni asgjë mes baterisë dhe mbajtëses së baterisë.
- Mos varni asgjë nga mbajtësja e baterisë.
- Nëse kordoni i baterisë nxehet, ndaloni përdorimin e veglës ose të makinerisë dhe shkëputni përshtatësin dhe ftoheni njësinë duke përfshirë edhe kordonin.
- Kur përdorni veglën ose makinerinë me këtë njësi në vende në lartësi, sigurohuni që të mbani pajime sigurie.
- Kur e transportoni njësinë, sigurohuni që të hiqni folenë nga vegla ose makineria.
- Mos i lani pajimet e krahut me ujë ose detergjent.
Udhëzime të rëndësishme rreth sigurisë për baterinë
- Përpara se ta përdorni baterinë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
- Mos e çmontoni baterinë.
- Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe shpërthim.
-
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
-
Mos krijoni qark të shkurtër të baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e baterisë në kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje prishje.
-
Mos e ruani dhe mos e përdorni veglën/makinerinë dhe baterinë në vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
-
Mos e digjni baterinë, edhe nëse është shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund të shpërthejë në zjarr.
-
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni baterinë.
-
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
-
Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifie mbi paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e artikullit për transport, është i nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me gjasë më të detajuara vendore. Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë që të mos lëvizë në paketim. -
Kur hidhni baterinë, hiqeni nga vegla dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
-
Përdoreni baterinë vetëm me produktet e specifikuara nga Makita. Instalimi i baterisë në produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
-
Nëse vegla/makineria nuk përdoret për një periudhë të gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
-
Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
⚠ KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë maksimale të baterisë
- Karikojeni baterinë përpara se të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me veglën/makinerinë dhe karikojeni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së veglës.
- Asnjëherë mos e rikarikoni baterinë e karikuar plotësisht. Karikimi i tepërt shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
- Karikojeni baterinë me temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni baterinë e nxehtë të ftohet përpara se ta karikoni atë.
- Karikojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI I PJESËVE
▶ Fig.1
| 1 | Pllaka e bazës | 2 | Butoni i bllokimit | 3 | Mbajtësi i kordonit | 4 | Butoni i energjisë |
| 5 | Fisha e baterisë | 6 | Mbajtësi i baterisë | 7 | Bateria | 8 | Doreza |
| 9 | Fisha e përshtatësit 10 Fisha e en | 10 Fisha e en | ergjisë e karikuesit të baterisë | 11 | Karikuesi i baterisë 12 Foleja e karikuesit të baterisë | ||
| 13 | Përshtatës për 36 V - 40 V maks. (aksesor opsional) | 14 | Përshtatësit për 36 V (18 V x 2) (aksesor opsional) | 15 | Xhepi i përshtatësve 16 Rripi i mesit | ||
| 17 | Foleja 18 Grupi i pajimeve të | krahut * | --- |
*. Ofrohet si aksesor opsional në varësi të shtetit.
PËRSHKRIMI I PUNËS

⚠KUJDES: Gjithmonë sigurohuni që njësia është fikur përpara se ta rregulloni apo kontrolloni funksionin e njësisë.
Karikimi i njësisë

⚠KUJDES: Pasi karikimi të përfundojë, sigurohuni që të hiqni fishën e energjisë të karikuesit të baterisë nga burimi i tensionit AC, dhe hiqni folenë e karikuesit të baterisë dhe bashkoni kapakun e baterisë.
VINI RE: Karikuesi i baterisë është prodhuar për të karikuar vetëm paketën elektrike portative MAKITA. Asnjëherë mos e përdorni për qëllime të tjera ose për bateri nga prodhues të tjerë.
VINI RE: Kur karikuesi i baterisë është i lidhur me njësinë, vegla ose makineria nuk ndizet. Në këtë rast, hiqni karikuesin e baterisë nga njësia.
VINI RE: Nëse temperatura e baterisë ulet ose ngrihet gjatë karikimit, karikimi mund të ndalojë. Në këtë rast, prisni derisa bateria të jetë në temperaturën e zakonshme duke e ngrohur ose ftohur baterinë, dhe më pas rinisni karikimin.
- Hiqni kapakun e baterisë duke e rrotulluar atë.
▶ Fig.2: 1. Kapaku - Bashkërenditni daljen e folesë së karikuesit të baterisë me pjesën e kundërt të fishës së njësisë, dhe më pas bashkojeni fishën me folenë duke rrotulluar folenë.
▶ Fig.3: 1. Pjesa e dalë 2. Foleja 3. Fisha - Lidheni folenë e energjisë me karikuesin e baterisë në burimin e duhur të tensionit AC.
- Pasi të përfundojë karikimi, hiqni folenë e karikuesit të baterisë, dhe më pas bashkoni kapakun e baterisë.
Gjatë karikimit, Ilamba e rrymës kryesore ndizet në të kuqe dhe llambat treguese tregojnë kapacitetin e mbetur të baterisë. Kur karikimi përfundon, Ilamba e rrymës kryesore dhe llambat treguese fiken.
| Llamba e rrymës kryesore | Llambat treguese | Kapaciteti i mbetur | ||
| GendelNdezur | Fikur | Duke pulsuar | ||
| Karikimi(75% deri 100%) | ||||
| Karikimi(50% deri 75%) | ||||
| Karikimi(25% deri 50%) | ||||
| Karikimi(0% deri 25%) | ||||
Butoni i energjisë dhe treguesi i baterisë

KUJDES: Sigurohuni që vegla ose makineria enë fikur përpara ndezjes së njësisë.
Përndryshe, vegla ose makineria mund të ndizen papritur duke shkaktuar lëndime.
SHËNIM: Nëse ndizni veglën ose makinerinë menjëherë pasi të ndizni njësinë, vegla ose makineria mund të mos ndizet. Në këtë rast, rindizeni veglën ose makinerinë përsëri.
▶ Fig.4: 1. Butoni i energjisë 2. Llamba treguese 3. Llamba e rrymës kryesore
Për të ndezur energjinë, shtypni butonin e energjisë. Llamba e rrymës kryesore ndizet në të gjelbër. Për të fikur energjinë, shtypni butonin e energjisë për pak sekonda.
SHËNIM: Nëse njësia dhe vegla ose makineria e lidhur lihen të pamonitoruara për 8 orë, njësia fiket automatikisht.
Llamba e rrymës kryesore pulson në një prej kushteve të mëposhtme:
- Fisha e përshtatësit ose veglës elektrike/makinerisë nuk është lidhur me folenë e njësisë. Në këtë rast, lidhni fishën e përshtatësit ose veglës elektrike/makinerisë me folenë e njësisë.
• Bateria është e zbrazur.
Në këtë rast, karikoni njësinë.
- Bateria është e mbinxehur ose temperatura e njësisë është e ulët.
Në këtë rast, ftoheni njësinë ose ngroheni njësinë.
Nëse llama e rrymës kryesore pulson në mënyrë të alternuar në të kuqe dhe të gjelbër, fikeni dhe më pas ndizeni sërish. Nëse llama e rrymës kryesore vazhdon të pulsojë në mënyrë të alternuar në të kuqe dhe të gjelbër edhe pas ndezjes, kërkojini qendrés së autorizuar të shërbimit të Makita që ta riparojë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Shtypni butonin e energjisë në njësi për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat treguese ndizen për afërsisht 5 sekonda.
| Llambat treguese Kapaciteti i mbetur | ||
| Ndezur Fikur Duke pulšuar | ||
![]() | 75% deri 100% | |
![]() | 50% deri 75% | |
![]() | 25% deri 50% | |
![]() | 0% deri 25% | |
![]() | Karikojeni baterinë. | |
![]() ![]() | Bateria mund të ketëkeqfunksionuar. | |
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Nëse vegla ose makineria ka llamba treguese për kapacitetin e mbetur të baterisë, mos iu referoni llambave treguese të veglës ose makinerisë, por llambave treguese të kësaj njësie.
SHËNIM: Nëse pulsojnë disa llama treguese, bateria është mbinxehur. Në këtë rast, ftoheni baterinë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/makinerisë/baterisë
Vegla ose makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e veglës ose makinerisë dhe baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës ose makinerisë dhe baterisë. Vegla ose makineria do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla, makineria ose bateria janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla, makineria ose bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, vegla ose makineria fiket automatikisht. Në këtë situatë, fikeni veglën ose makinerinë dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e veglës ose makinerisë. Pastaj ndizeni veglën ose makinerinë për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla, makineria ose bateria mbinxehet, vegla ose makineria ndalon automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën ose makinerinë dhe baterinë të ftohen përpara se ta ndizni sërish veglën ose makinerinë.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, vegla ose makineria ndalon automatikisht dhe një llambë treguese pulson kur shtypni butonin e energjisë. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga vegla ose makineria dhe karikojeni baterinë.
Llamba e treguesit të baterisë së ulët e përshtatësit për 36 V - 40 V maks.
Aksesor opsional
Ky ushqyes ka një llambë treguese që ju njofton rreth kapacitetit të ulët ose zero të baterisë. Kur pulson llama treguese, bie kapaciteti i mbetur i baterisë.
Kur ndizet llama treguese, kapaciteti i baterisë është i shkarkuar ose është aktivizuar sistemi mbrojtës i baterisë.
SHËNIM: Gjatë përdorimit të veglës/makinerisë në mënyrë të vazhdueshme, vegla/makineria mund të ndalojë automatikisht pa pulsuar llamba e treguesit.
SHËNIM: Koha kur llamba e treguesit pulson, varion në varësi të temperaturës së ambientit dhe statusit të baterisë.
▶ Fig.5: 1. Llamba e treguesit të baterisë së ulët
Përdorimi i xhepit të përshtatësve
⚠ KUJDES: Mos e përdorni këtë njësi me kordonin e fiksuar duke përdorur grepin dhe shtrënguesen në formë laku të xhepit të përshtatësve.
Përshtatësit mund t'i fusni në xhepin e përshtatësve siç tregohet në figurë.
▶ Fig.6: 1. Përshtatësi 2. Xhepi i përshtatësve
MONTIMI
⚠KUJDES: Sigurohuni gjithnjë që njësia të jetë e fikur përpara se të bëni ndonjë punë mbi njësinë.
Montimi i njësisë
- Futni pllakën e bazës në pllakën e pajimeve të krahut.
▶ Fig.7: 1. Pllaka e pajimeve të krahut 2. Pllaka e bazës
- Përcaktojeni pozicionin e pllakës së bazës sipas gjatësisë suaj duke iu referuar tabelës.
▶ Fig.8
Zgjidhni një numër në pllakën e bazës sipas gjatësisë suaj duke iu referuar tabelës më poshtë.
| Numri në pllakën e bazës Gjatësia | |
| 7 185 cm ose | më shumë |
| 6 180 - 190 cm | |
| 5 175 - 185 cm | |
| 4 170 - 180 cm | |
| 3 165 - 175 cm | |
| 2 160 - 170 cm | |
| 1 Deri në 165 cm | |
- Rrëshqiteni pllakën e bazës në pozicionin e dëshiruar duke shtypur levën, dhe më pas lirojeni levën për të fiksuar pllakën e bazës.
▶ Fig.9: 1. Leva
- Bashkojeni baterinë me grupin e pajimeve të krahut siç tregohet në figurë.
⚠KUJDES: Tregohuni të kujdesshëm të mos kapni gishtat mes baterisë dhe grupit të pajimeve të krahut kur vendosni baterinë.
⚠KUJDES: Sigurohuni që bateria të fiksohet mirë me grupin e pajimeve të krahut. Përndryshe bateria mund të bjerë ndërsa vendosni ose përdorni njësinë dhe të shkaktojë lëndim. Nëse shikoni treguesin e kuq siç tregohet në figurë, bateria nuk është e bllokuar plotësisht.
▶ Fig.11: 1. Treguesi i kuq
⚠KUJDES: Kur hiqni baterinë, shtypni butonin e bllokimit ndërkohë që mbani dorezën fort.
▶ Fig.12: 1. Doreza 2. Butoni i blokimit
Bashkoni xhepin e përshtatësve me rripin e mesit me grepin dhe shtrënguesen në formë laku sîç tregohet në figurë.
▶ Fig.13: 1. Xhepi i përshtatësve
SHËNIM: Xhepi i përshtatësve mund të bashkohet në anën e majtë ose të djathtë të rripit të mesit.
PËRDORIMI
⚠ KUJDES: Kur e vishni njësinë, sigurohuni që ta vendosni rripin e krahut në të dyja shpatullat. Ndryshe, njësia mund të bjerë ndërsa vishni njësinë ose përdorni njësinë dhe të shkaktojë lëndim.
⚠KUJDES: Kur e vishni njësinë, sigurohuni që ta vishni njësinë në kurriz. Përndryshe, njësia mund të bjerë gjatë përdorimit dhe të shkaktojë lëndim.
⚠ KUJDES: Gjithmonë fikeni veglën ose makinerinë përpara se të ndizni njësinë ose të lidhni fishën e përshtatësit ose veglën/makinerinë elektrike me folenë e baterisë. Përndryshe, vegla ose makineria mund të ndizen papritur duke shkaktuar lëndime.
SHËNIM: Përshtatësi për 18 V nuk është i disponueshëm për këtë njësi.
Përdorimi i mbajtësve të kordonit
Bashkojeni kordonin e baterisë duke përdorur mbajtësit e kordonit të grupit të pajimeve të krahut.
▶ Fig.14: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin e baterisë mund ta bashkoni me mbajtësit e kordonit siç tregohet në figurë.
▶ Fig.15: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin e baterisë mund ta bashkoni gjithashtu duke përdorur vetëm mbajtësin e kordonit të rripit të mesit sîç tregohet në figurë.
▶ Fig.16: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin e baterisë mund ta bashkoni gjithashtu me mbajtësit e kordonit siç tregohet në figurë.
▶ Fig.17: 1. Mbajtësi i kordonit
⚠ KUJDES: Sigurohuni që të bashkoni kordonin me rripin e krahut vetëm në anën e majtë ose anën e djathtë në mënyrë që kordoni të mos kryqëzohet me rripin e krahut.
▶ Fig.18
⚠ KUJDES: Bashkoni vetëm kordonin e baterisë me mbajtësit e kordonit. Mos e bashkoni kordonin e përshtatësve ose veglën/makinerinë elektrike me mbajtësit e kordonit. Bashkimi i kordonit të përshtatësve ose veglës/makinerisë elektrike mund të përbëjë shkak për aksident dhe mund të shkaktojë lëndim.
▶ Fig.19
▶ Fig.20
Lidhja e njësisë me veglën ose makinerinë
- Hiqni baterinë nga grupi i pajimeve të krahut.
- Tërhiqeni kordonin nga ana e majtë ose e djathtë e baterisë. Kur tërhiqni kordonin, sigurohuni që ta vendosni atë në mbajtësit siç tregohet në figurë.
▶ Fig.21: 1. Kordoni 2. Mbajtësi
Mund ta tërhiqni gjithashtu kordonin për poshtë i kordonit siç tregohet në figurë.
▶ Fig.22
- Bashkojeni baterinë me grupin e pajimeve të krahut.
- Futni fishën e përshtatësit ose veglës/makinerisë elektrike në folenë e baterisë në mënyrë që shenja e shigjetës në fishë të jetë e bashkërenditur me atë në fole.
▶ Fig.23: 1. Fisha 2. Foleja 3. Shenja e shigjetës
VINI RE: Kur shkëputni fishën dhe folenë, mos mbani me dorë kordonët, por mbani me dorë fishën dhe folenë. Ndryshe, kordonët mund të dëmtohen dhe të shkaktojnë keqfunksionim të njësisë.
SHËNIM: Fisha dhe foleja shkëputen nëse aplikohet një ngarkesë e caktuar.
- Instaloni përshtatësit në vegël ose makineri në të njëjtën mënyrë si kutia e baterisë.
▶ Fig.24: 1. Përshtatësi
- Për vegël ose makineri me bateri 36 V (18 V x 2), përdorni përshtatësit për 36 V (18 V x 2).
- Për veglën ose makinerinë me bateri 36 V - 40 V maks. përdorni përshtatësin për 36 V - 40 V maks.
- Për vegël ose makineri të Ilojit me lidhje direkte, nuk kërkohet përshtatës.
SHËNIM: Drejtimi i kordonit të përshtatësit mund të ndryshohet në kufijtë prej rreth 180 gradësh.
- Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur. Për të fikur energjinë, shtypni butonin e energjisë për pak sekonda.
▶ Fig.25: 1. Butoni i energjisë
VINI RE: Gjatë instalimit të përshtatësit në vegël ose makineri, sigurohuni që të instaloni përshtatësin e pajisur me 2 kordonë në vendndodhjen e treguar në figurë.
Nëse i instaloni përshtatësit gabim, përshtatësi i pajisur me 2 kordonë nuk mund të futet deri në fund. Në këtë rast, mos e fusni me forcë përshtatësin. Në të kundërt, vegla ose makineria mund të dëmtohet.
▶ Fig.26: 1. Përshtatësi me 2 kordonë
▶ Fig.27: 1. Përshtatësi me 2 kordonë
Veshja e njësisë
⚠ KUJDES: Përpara se të vishni ose të hiqni njësinë sigurohuni që të shkëputni veglën ose makinerinë nga njësia.
⚠KUJDES: Kur rregulloni pozicionin e pllakës së bazës, sigurohuni që të vendosni shtrirë njësinë në mënyrë që bateria të jetë me pamje poshtë siç tregohet në figurë.
Përpara se të vishni njësinë, rregulloni pozicionin e pllakës së bazës për t'iu përshtatur trupit tuaj duke iu referuar seksionit për montimin në këtë manual përdorimi.
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të rrëshqisni pllakën e bazës, ngrijeni lehtë fundin e baterisë në mënyrë që mbajtësi të mos e prekë tokën, dhe më pas rrëshqitni pllakën e bazës.
▶ Fig.28
- Vishni njësinë.
▶ Fig.29 - Rregulloni gjatësinë e pajimeve të krahut në mënyrë që rripi i mesit të jetë te mesi juaj.
▶ Fig.30
Sigurohuni që rripi i mesit të jetë në pozicionin e rekomanduar siç tregohet në figurë. Nëse rripi i mesit është mbi ose nën pozicionin e rekomanduar, është e vështirë të punohet në mënyrë komode.
• Rripi i mesit është në pozicionin e rekomanduar.
▶ Fig.31
• Rripi i mesit është mbi pozicionin e rekomanduar.
▶ Fig.32
• Rripi i mesit éshtë nën pozicionin e rekomanduar.
▶ Fig.33
- Bblokoni tokëzën e rripit të mesit.
▶ Fig.34 - Rregulloni gjatësinë e rripit të mesit.
▶ Fig.35 - Rregulloni gjatësinë e pajimeve të krahut.
▶ Fig.36
Sigurohuni që njësia të puthitet mirë me kurrizin tuaj.
▶ Fig.37
- Bblokoni tokëzën e rripit të kraharorit.
▶ Fig.38 - Rregulloni pozicionin e rripit të kraharorit.
▶ Fig.39
Sigurohuni që të bashkoni rripin e kraharorit brenda zonës që tregohet në figurë.
▶ Fig.40
- Rregulloni gjatësinë e rripit të kraharorit.
▶ Fig.41 -
Palosni dhe fiksoni rripin e kraharorit me grepin dhe shtrënguesen në formë laku sîç tregohet në figurë.
▶ Fig.42 -
Palosni dhe fiksoni rripin e mesit me grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet në figurë.
▶ Fig.43
- Fiksoni pajimet e krahut me grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet në figurë.
▶ Fig.44
-
Kontrolloni si më poshtë:
-
Rripi i mesit është në pozicionin e rekomanduar.
- Pjesa e sipërme e pajimeve të krahut dhe pjesa e sipërme e njësisë janë në një nivel.
• Njësia puthitet mirë me trupin tuaj.
▶ Fig.45
SHËNIM: Ju mund të punoni në mënyrë komode kur e vishni njësinë në mënyrë që pjesa e sipërme e pajimeve të krahut dhe pjesa e sipërme e njësisë janë në një nivel.
SHËNIM: Kur rripi i mesit është në pozicionin e rekomanduar, ju mund ta mbështesni mirë njësinë te mesi juaj.
Ulja e njësisë
AKUJDES: Kur e ulni njësinë, vendoseni njësinë në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme në mënyrë që njësia të mos bjerë.
⚠KUJDES: Përpara se të ulni veglën ose makinerinë, sigurohuni që të fikni veglën ose makinerinë dhe të sigurohuni që vegla prerëse të ketë ndaluar plotësisht.
⚠KUJDES: Sigurohuni që të zhbllokoni rripin e kraharorit dhe rripin e mesit sipas këtij rendi.
Përpara se të ulni njësinë, hiqni veglën ose makinerinë nga njësia.
Zhbllokoni tokëzën e rripit të kraharorit, më pas tokëzën e rripit të mesit, dhe më pas uleni njësinë ngadalë.
▶ Fig.46: 1. Tokëza
Kur ulni njësinë në dysheme ose në tokë, zhbllokoni tokëzën e rripit të kraharorit, më pas tokëzën e rripit të mesit dhe më pas hiqni një nga rripat e krahut.
▶ Fig.47
Hiqni rripin tjetër të krahut dhe mbani dorezën e njësisë ndërkohë që mbani rripin e krahut. Uleni njësinë me ngadalë në dysheme ose në tokë duke mbajtur dorezën.
▶ Fig.48
Përdorimi i rripit të varjes
Aksesor opsional
⚠KUJDES: Përpara përdorimit, sigurohuni që rripi i varjes të jetë vendosur siç duhet te varësja në vegël.
Ju mund të përdorni rripin e varjes me këtë njësi për kositäsen e barit me bateri ose sharrën me bosht me bateri.
Bashkimi i rripit të varjes
- Bashkoni grepat e rripit të varjes me unazat e rripit të krahut ose rripin e mesit siç tregohet në figurë. Zgjidhni Ilojin e rripit dhe metodën e lidhjes të përshtatshme për përdorimin tuaj.
▶ Fig.49: 1. Unaza 2. Grepi
▶ Fig.50: 1. Unaza 2. Grepi
▶ Fig.51: 1. Unaza 2. Grepi
▶ Fig.52: 1. Unaza 2. Grepi - Bashkoni grepin me veglën.
▶ Fig.53: 1. Grepi
Shkëputja e veglës
Shtypni levat në tokëz për të zhbllokuar tokëzën duke mbajtur njëkohësisht veglën për të liruar veglën nga pajimet e krahut.
▶ Fig.54: 1. Leva
SHËNIM: Tokëza nuk jepet me pajisjen në varësi të llojit të rripit.
Shkëputja në rast urgjence
- Shtyni levat në tokëzat e rripit të kraharorit dhe të rripit të mesit për të zhbllokuar tokëzën.
▶ Fig.55: 1. Leva - Ndërkohë që mbani veglën me një dorë, hiqni një nga rripat e krahut me dorën tjetër.
▶ Fig.56 - Ndërkohë që mbani veglën me një dorë, hiqni pjesën tjetër të rripave të krahut me dorën tjetër.
▶ Fig.57
MIRËMBAJTJA
⚠ KUJDES: Sigurohuni gjithnjë që njësia të jetë fikur dhe të jetë hequr nga rryma përpara se të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
NDREQJA E DEFEKTEVE
Përpara se të kërkoni riparime bëni fillimisht inspektimet tuaja. Nëse zbuloni ndonjë problem që nuk shpjegohet në manual, mos u mundoni të çmontoni veglën, makinerinë ose njësinë. Por për riparime drejtojuni qendrave të autorizuara të shërbimit Makita, duke përdorur gjithmonë pjesë këmbimi Makita.
| Gjendja anormale Llamba e rrymës kryesore Shkaku | Zgjidhja | ||
| Vegla ose makineria nuk ndizet. | - | Karikuesi është i lidhur me njësinë. | Hiqni karikuesin nga njësia. |
| Llamba ndizet në të gjelbër. F | ërshtatësit nuk janë instaluar në vegël ose makineri. | Instaloni përshtatësit në vegël ose makineri.Kontrolloni që përshtatësit të jenë instaluar mirë. | |
| Vegla ose makineria ose kordonët e përshtatësve janë mbinxehur. | Lëreni të ftohet veglën ose makinerinë, njësinë dhe përshtatësin. Pas ftohjes, fikeni dhe pastaj ndizeni përsëri. | ||
| Është prishur vegla ose makineria ose njësia. | Kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi të Makita që ta riparojë. | ||
| Llamba pulson në të gjelbër. F | fisha e përshtatësit ose vegla/ makineria elektrike dhe foleja e baterisë nuk janë lidhur. | Lidheni fishën dhe folenë.Kontrolloni që fisha dhe foleja të jenë lidhur në mënyrë të sigurt. | |
| Njësia është e mbinxehur ose temperatura e njësisë është e ulët. | Ftoheni njësinë ose ngroheni njësinë. | ||
| Kapaciteti i mbetur i baterisë nuk mjafton. | Karikojeni baterinë. | ||
| Llamba pulson në mënyrë të alternuar në ngjyrë të kuqe dhe të gjelbër. | Njësia ka dalluar një anomali. Fikni | njësinë dhe më pas ndizeni përsëri. | |
| Është prishur vegla ose makineria ose njësia. | Kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi të Makita që ta riparojë. | ||
| Llamba nuk ndizet. Njësia nuk | është ndezur. Ndizni njësinë. | ||
| Kapaciteti i mbetur i baterisë nuk mjafton. | Karikojeni baterinë. | ||
| Njësia është e prishur. Kërkojini një | qendre të autorizuar shërbimi të Makita që ta riparojë. | ||
| Karikimi nuk fillon kur është lidhur karikuesi. | Llamba pulson në të kuqe. Njësia është e mbinxehur ose temperatura e njësisë është e ulët. | Ftoheni njësinë ose ngroheni njësinë. | |
| Llamba pulson në mënyrë të alternuar në ngjyrë të kuqe dhe të gjelbër. | Njësia ose karikuesi ka dalluar një anomali. | Hiqni folenë e karikuesit të baterisë dhe më pas lidheni sërish. | |
| Njësia ose karikuesi është prishur. | Kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi të Makita që ta riparojë. | ||
| Llamba nuk ndizet. Karikuesi | nuk është lidhur me burimin e duhur të tensionit AC. | Lidheni karikuesin me burimin e duhur të tensionit AC. | |
| Foleja e karikuesit nuk është lidhur mirë. | Lidheni folenë e karikuesit mirë. | ||
| Kordoni i karikuesit nuk është lidhur mirë me karikuesin. | Lidheni kordonin e energjisë mirë me karikuesin. | ||
| Njësia ose karikuesi është prishur. | Kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi të Makita që ta riparojë. | ||
AKSESORË OPSIONALË
⚠KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim me produktin Makita të specifikuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
• Karikuesi original Makita
• Përshtatësit për 36 V (18 V x 2)
• Përshtatës për 36 V - 40 V maks.
• Rripi i krahut
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e produktit si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
СПЕЦИФИКАЦИИ






